• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA- Në Oslo u promovuan dy vepra të Dr.N.Pllanës

February 27, 2018 by dgreca

Libri Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999 (ribotimi i shtatë) dhe filmi dokumentar Luftëtari që ia dha gjymtyrët lirisë së atdheut,  kushtuar luftëtarit emblematik dhe invalidit të UÇK-së (tashmë i ndjerë Jahush Shkreta)./

1 Oslo 2 Pllana1 Pllana me 2 flamuj2 Pllana flet2Pllana Salle1 Pllana me kufje1 Terrori1 flet Pllana

Oslo- 24 shkurt 2018- Në këtë libër Prof. Pllana si asnjëherë më parë, detajisht dhe bindshëm i argumenton krimet monstruoze të Serbisë fashiste të kryera për një periudhë kohore më shumë se një shekull e gjysmë.Libri i Prof. Pllanës trajton në një masë masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe dëbimin nga trojet e tyre. Pastaj u referohet masakrave të shumta që nga okupimi i Kosovës me 1912 e tutje.

Libri i Nusret Planës, i përkthyer në shumë gjuhë(anglsiht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, maqedonisht, japonisht e suedisht), mundëson njohjen e të vërtetës për barbarizmat e Serbisë mbi shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës në veçanti, me theks të veçantë e ka trajtuar luftën gjenocidale të viteve 1998/1999. Në të përshkruhen dhe dokumentohen torturimet, dhunimet, djegëjet, vrasjet pa gjyq, deportimet masive, dhe vrasjet masive të popullsisë civile të pafajshme. Ndër të vrarët kishte nxënës, arsimtarë, studentë, bujqë, zejtarë dhe me atë rast nuk kurseheshin as fëmijët, gratë, as pleqtë. Vetëm në periudhën e viteve 1981 – 1999, janë vrarë 1600 fëmijë shqiptarë, nga zero deri në 18 vjeç.
Profesor Dr. Nusret Pllana në fjalimin e tij para të pranishmëve në sallën e mbushur nga të interesuarit e shumtë, u dha mesazhe të qarta edhe bashkëatdhetarëve për rrugëtimin e librit të tij anë e mbanë rruzullit tokësor, dhe ajo që bëri me të inkurajuar publikun dhe vet autorin futja e librit në Parlamentin Evropian në Bruksel, duke ua ‘dhuruar’ librin e tij  751deputetëve dhe 28 anëtarëve të Komisionit Evropian.. në shenjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe 10 vjetorit të Pavarësisë sëKosovës.
Falënderoi në këtë rast edhe dy aktivistët shqiptarë në  Bruksel, deputetin Amet Gjanaj dhe patriotin Nexhmedin Demiri, për ndihmën e pakursyer dhe vendosmërinë  për të realizuar këtë akt patriotik, mu në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!
Më pastaj u bë shfaqja e filmit dokumentar kushtuar heroit të kombit, Jahush Shkreta, i cili muaj më parë u nda nga jeta pas një sëmundjejë  të rëndë. Jahushi kishte humbur edhe njërën këmbë në luftën e fundit në Kosovë dhe profesori arriti të përgatis filmin deri sa ishte gjallë, por ja që Jahushi  nuk arriti të  shoh realizimin final të këtij filmi!
Ai u nda fizikisht nga kjo botë duke lënë bashkëshorten Teuten dhe tre fëmijët trashëgimtarë: Ardin, Erzen dhe Erdin.
Nje film mjaft emocional por edhe shpresëdhënës se një ditë do të jemi të bashkuar dhe do e dërgojmë në vend amanetin e qindra e mijëra dëshmorëve të kombit tonë, për kauzën e popullit i cili  luftoi me shekuj për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Mesazhi i veprave të Profesor Pllanës përmes këtyre veprave publicistike – dokumentare ishte shumë i qartë, mos barazimin e viktimës me kriminelin, që fatkeqësisht është insistim absurd i Evropës, sidomos kohëve të fundit, për çka autori tha se ky është gabim historik dhe i pafalshëm i sajë. Dëbimi i 1 milion shqiptarëve nga trojet e veta, vrasja e më shumë se 14.000 shqiptarëve civilë, dhunimi i më shumë së 20.000 femrave shqiptare nga ushtria dhe policia vrastare serbe, vrasja e 1600 fëmijëve shqiptarë, krejtë këto vetëm në luftën e fundit gjenocidale 1998/1999, zhdukja edhe më tutje, qe 19 vite, i  më shumë se 1400 shqiptarëve, janë fakte të bollshme që Serbia fashiste të dënohet për gjenocidin  mbi shqiptarët, nga drejtësia ndërkombëtare e Tribunalit të Hagës.Përndryshe, thekson autori, stabilitet as në Ballkan e as në Evropë nuk do të ketë kurrën e kurrës.
Duke e përgëzuar autorin,  stafi i Radio Rilindjes i uron suksese në punën e tij të mëtejshme!

24.02.2018,  Oslo –  Norvegji
Radio Rilindja
Metush Bajrami/ Alush Baliqi/ Rexhep Shehu
Foto:Fehmi Sejdijaj

 

Filed Under: Featured Tagged With: Alush Baliqi, Fehmi Sejdijaj, Prof. Pllana, promovon ne Oslo, Rexhep Shehu

E kaluara historike në shërbim të së tashmes dhe udhërrëfyese e së ardhmes

February 11, 2016 by dgreca

Nga Prof. dr. Asllan Hamiti/
Prof. dr. Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” (botimi i gjashtë i plotësuar), Arkivi Shtetëror i Kosovës, Sektori i Arkivit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, 2015
Duke shikuar fotografitë e duke lexuar tekstin e librit e kishim shumë vështirë të shkruanim pak rreshta për promovimin e librit enciklopedik të krimeve monstruoze serbe ndaj shqiptarëve, hartuar nga luftëtari i lirisë, zëdhënësi i gjenocidit serb, prof. Nusret Pllana.
Libri enciklopedik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” botimi i gjashtë i plotësuar (versioni në gjuhën angleze) ka gjithsej 770 faqe. Në 92 faqet e para intelektualë të shquar shqiptarë japin vlerësimin e tyre për veprën (të përkthyera në disa gjuhë). Ky libër me fjalë e me mbi 900 fotografi autentike dëshmon bindshëm dhunën, masakrat, terrorin, helmimet, gjenocidin e shfrenimet shtazarake individuale e institucionale të vazhdueshme të pushtuesve serbë e të kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarëve për një shekull e gjysmë.
Kjo encilopedi faktografike ka vlera të shumëfishta:
a) Dëshmon kanibalizmin shekullor serb ndaj shqiptarëve dhe njofton gjithë botën për këto të këqija të papara që janë ushtruar ndaj shqiptarëve. Me këtë të vërtetë historike të dhimbshme, por krenare të popullit tonë, duhet të njihen jo vetëm shqiptarët, por gjithë njerëzit e rruzullit tokësor.
b) Ky libër hudh poshtë gënjeshtrat serbe dhe propagandën antishqiptare se gjoja shqiptarët nuk janë autoktonë, se Kosova ka qenë, është e duhet të mbetet në kufijtë e Serbisë së sotme.
c) Libri i përkthyer në tetë gjuhë e i përhapur në shumë shtete të botës arsyeton luftën për mbijetesë e për liri të shqiptarëve, arsyeton ndihmën e aleatëve për çlirimin e Kosovës, formimin e shtetit dhe njohjen ndërkombëtare të tij. Nga ana tjetër, ky libër ndikon për të formuar bindjen e botës së qytetëruar se shteti i ri i Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi duhet përkrahur vazhdimisht që të mëkëmben e të gëzojnë lirinë.
Viktimat e shfrenimeve serbe, njerëzit e masakruar, të djegur, të prerë, të përvëluar e të zhdukur nga terrori serb, të shënuar me emra e mbiemra, të dhënë edhe me fotografi e dëshmi të tjera janë bërë të pavdekshëm jo vetëm për familjarët e farefisin, por edhe për gjithë kombin si dhe në përmasa evropiane e botërore. Ky libër paraqet një përmendore kolektive me fjalë e fotografi, e sakrificës, e qëndresës, e vujatjeve dhe e luftës së shumë brezave shqiptare për liri e pavarësi.
Po të mos regjistrohen në letër ose në ndonjë material tjetër të qëndrueshëm, shumë ngjarje të rëndësishme të historisë me kalimin e kohës do të harrohen ose do të humbasin përgjithmonë. Në këtë kuptim, autori i librit prof. Nusret Pllana ka mbledhur e paraqitur në letër një nga krimet më të egra të njrëzimit, shfrenimet e hordhive serbe ndaj popullit shqiptar që nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri në mbarim të shekullit XX.
Pas përfundimit të luftës së nxehtë (me armë) nis lufta e ftohtë (me fjalë, lufta diplomatike). I vetëdijshëm për këtë, autori Nusret Pllana, me një punë mbi 20-vjeçare mblodhi fakte e të dhëna të tjera autentike, i sistemoi në një libër enciklopedik, i botoi e i ribotoi në disa gjuhë dhe po i përhap nëpër botë.
Kur mungon e vërteta, gënjeshtrat zënë vend, por kur del në shesh e vërteta, gënjeshtrat harrohen. Pushtuesit serbë, nga njëra anë janë përpjekur të shlyejnë nga faqja e dheut shqiptarët, por nga ana tjetër kanë përhapur informata të rrejshme për shqiptarët se nuk janë atuktonë, se janë të egër, të paqytetëruar e me tipare nga më të këqijat e njerëzimit. Me këtë libër, prof. Nusret Pllana dëshmon të kundërtën.
Shoqëria shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni është duke kaluar nëpër procesin e integrimeve lokale, makrorajonale e globale. Ripozicionimi në fushën politike, ekonomike e kulturore karakterizohet nga përpjekjet për promovimin e ekonomisë së tregut të lirë, për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për integrimet evropiane dhe në NATO.
Në procesin e globalizimit, çdo popull duhet të shfaqet e të garojë me të tjerët me vlerat që ka. Ne shqiptarët kemi vlera të mirëfillta morale, njerëzore, paqësore e intelektuale për t’u prezantuar para të tjerëve. I kemi dhënë njerëzimit mendje të ndritura, udhëheqës, artistë, luftëtarë të lirisë, humanistë dhe njerëz të tjerë të mëdhenj në përmasa evropiane e botërore.
Në këtë kontekst, e vërteta për terrorin shekullor serb ndaj shqiptarëve duhet dalë në shesh. Prof. Pllana në këtë libër na shfaqet si faktograf i gjenocidit serb mbi shqiptarët, ambasador i luftës sonë për liri dhe zëdhënës i përkrahjes së përgjithshme të shqiptarëve për pavarësi si dhe për përmirësimin e padrejtësive shekullore që i janë bërë kombit tonë.
Atë që Nëna Terezë e bëri për përhapjen e bamirësisë nëpër botë, atë po e bën prof. Nusret Pllana për përhapjen e të vërtetës për terrorin shekullor serb ndaj shqiptarëve.

Filed Under: ESSE Tagged With: Prof. Asllan Hamiti, Prof. Pllana, Terrori i Serbise pushtuse

PROMOVIM HISTORIK I LIBRIT TË PROF. NUSRET PLLANËS NË UNIVERSITETIN E GJENEVËS

October 21, 2013 by dgreca

Shkruan:Endri PODA/ Asistent dhe  Doktorant i Universitetit t Gjenevës/

‘‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999’’,ribotimi i pestë i plotësuar dhe i shtypur perfekt në Shtypshkronjën « Arbëria Design », në Tetovë, vazhdoi rrugëtimin e tij të suksesshëm të promovimit, në Gjenevë të Zvicres. NËn kujdesin e ShoqatËs sË StudentËve ShqiptarË tË Gjenevës (AEAG-ShSShGj) dhe falë përkushtimit të z. Emrush Tafili – ish i burgosur politik, profesori i mirënjohur Nusret Pllana u mirëprit mes shumë pjesëmarrësish në një nga sallat më prestigjoze të Universitetit të Gjenevës.

Fjalën e hapjes e mori Fortesa Mehmeti, anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Studentëve pranë këtij Universiteti, e cila pasi prezantoi shkurtimisht aktivitetet e Institucionit studentor shqiptar, përshendeti të pranishmit, mes të cilëve znj. Mira Bregu (diplomate pranë Misionit  të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë), z. Arjan Kashtanjeva (zv. Konsull i Republikës së Kosoveës në Gjenevë), z. Salih Sefa (Konsull i Republikës së Kosovës ne Zyrih), z. Ali Mehmeti (Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Gjenevë) dhe z. Thierry Apothéloz (kryetar i komunës Vernier në Gjenevë).

Ali Mehmeti vuri në dukje rëndësinë që mbart dokumentimi i krimeve mbi popullsinë e pafajshme shqiptare, ndërsa Mujë Shala (anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Studentëve), theksoi se amaneti i dëshmorëve të atdheut për një Kosovë të lirë dhe demokratike duhet çuar deri në fund.

Më pas, për të pranishmit u shfaq, dokumentari ‘‘Rrugëtimi i një libri nëpër botë’’. Ky dokumentar shoqëronte të gjitha promovimet e suksesshme të profesor Pllanës, dhe mbi të gjitha deshmonte përkrahjen e fuqishme të çështjes shqiptare prej profesorëve dhe intelektualëve të Universiteteve më prestigjioze botërore.

Pas përfundimit të dokumentarit, Profesor Pllana iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve dhe të pranishmëve tjerë. Në qasjen e tij, profesori nënvizoi rëndësinë historike të dokumentimit të masakrës serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm, vrasjen e më shumë se gjysëm milioni shqiptarëve në periudhën e viteve 1844-1999, nga regjimet fashiste serbe, mosbarazimin e viktimës me dhunuesin, dhe gjithashtu dëshiren e madhe të shqiptarëve të Kosovës për t’u integruar sa më shpejt në strukturat euro-atlantike. Në shenjë kënaqësie me përgjigjet e Profesor Pllanës, të pranishmit në sallë e përcillnin atë me duartrokitje të shpeshta frenetike. Vlen të theksohet se, libri në fjalë me ribotimin e pestë të radhës, i sajuar në shtatë gjuhë : shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht është pasuruar edhe me 140 faqe maeriale shtesë, shokuese dokumentare si ; Masakra e Bujanit e vitit 1912, Masakra e Kabashit dhe Korishës, Masakra e Konjuhit e vitit 1912, Masakra e Studimes, Masakra e Therandës(ish- Suharekës), Masakra e Paklekut, Masakra e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, Masakra e Fortesës(ish Bella Cerkës), Masakra e Izbicisës, Masakra e Kralanit,  Masakra e Skënderajt me rrethinë, emrat e rreth 1600 fëmijëve të vrarë në periudhën e viteve 1981-1999, Lista e kriminelëve serbë me më shumë se 300 emra prej tyre, si dhe Kapitulli i fundit i librit i titulluar : « Të tjerët për librin… », me 21 kumtesa, recensione, komente e vështrime të autorëve më të njohur evropianë e botërorë për librin e Profesor Pllanës.

Pas një bashkëbisedimi tepër miqësor me gazetarin dhe publicistin e mirënjohur zvicerian z. Raymond Zoller, ky i fundit e falënderoi profesorin për studimin e tij dhe e nxiti që të vazhdojë kërkimet e tij shkencore, me qëllim  ndriçimin e lexuesit me të tjera fakte të pazbuluara deri më sot.

Në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me profesorin në një banket të përgatitur nga organizatorët.  Prof. Pllana, pasi nënshkroi për lexuesit e tij, premtoi se do ta vazhdonte me energji të pashterueshme, misionin e tij atdhetar, anë e mbarë  botës.

Pa ngurrim mund të themi, që në Gjenevë, çështja shqiptare në përgjithësi dhe libri publicistik ‘‘Terrori i Serbisë  Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999’’ në veçanti u vlerësuan me notën 10.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Endri Poda, ne Gjeneve, Prof. Pllana, Promovim historik

Një sukses i jashtëzakonshëm i Prof.Pllanës në Toronto, Kanada

September 11, 2013 by dgreca

Shkruan: Dr. Ruki KONDAJ/

Më 1 shtator 2013, në Markland Wood Golf Club, 245 Markland Drive, Toronto  M9C 1R1,  midis qindra bashkëatdhetarëve të të gjitha trevave dhe të huaj, morën pjesë në promovimin e librit historik e kombëtar “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844– 1999” i Prof . dr. Nusret Pllanës, nga Kosova.

Organizatorët e këtij libri ishin: Qendra Shqiptare në Hamilton, me president Qamil Breznicën, Shoqata Shqiptaro Kanadeze e Torontos me zv/president Xhemi Agaj aktor i mirënjohur, përfaqësues të biznesit Bedri e MehdiToqani dhe Bujar Zejnullahu, konsujt e Shqipërisë në Toronto, z.Genc Tirana dhe z.Ervin Musta, Shoqatat si motra nga Londoni e St.Tomasi me presidentë Naser Berisha dhe Ramadan Maliqi, dy përfaqësues të këshillit të nderit të Shoqatës Shqiptaro –Kanadeze, prof.Kristian Bukuroshi e Z.Murat Hashani, Shkrimtari Rifat Dajti, përfaqësues i komunitetit fetar mysliman  Muhamet Osmani, z.Mustafa Ismaili –poet, etj. Ishin të pranishëm dhe drejtori i Shkollës Amerikane në Kosovë , Prof. Charles Launder, si dhe humanistja me origjinë italiane, Znj.Izabelle Belleti.

Aktivitetin e moderoi aktori i mirënjohur Xhemi Agaj i cli i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen kaq massive, dhe i ftoi në ekzekutimin e hymnit kanadez dhe shqiptar, si dhe në mbajtjen e një minut heshtjeje për viktimat e popullit tonë të pafajshëm,  që janë, hiq  më pak se 570.000 njerëz, që u vranë e u masakruan në periudhën e viteve 1844 – 1999,  dokumentuar nga Prof. Dr.Nusret Pllana në librin e tij.

Pasqyrimin e këtij realiteti nuk e bën më mire askush se sa ai që e ka jetuar atë realitet, dhe ky është vet autori, Prof. dr.N.Pllana – i cilësuar nga folësit si: humanisti, luftëtari i lirisë,  dashamirësi i fjalës së lirë, akademiku, shkencëtari dhe kryediplomati i çështjes shqiptare.

Me këtë botim studiuesi i mirënjohur dr.Nusret Pllana mbush një boshllëk të ndjeshëm në fushën e dokumentimit të historisë së popullit shqiptar, pikërisht të asaj periudhe tragjike që ka të bëjë me shtypjen dhe terrorin e regjimeve serbe në Kosovë në periudhën 1844 – 1999. Një pjesë e dokumenteve dhe fotove janë grumbulluar ose kryer nga vetë autori gjatë kohës kur ai punonte si gazetar për radion “Kosova e Lirë”.

Së pari publiku u njoh me një biografi të shkurtër të prof.dr.Nusret Pllanës, si dhe me filmin dokumentar ‘’Rrugëtimi i një libri nëpër botë’’i cili zgjati 30 minuta.

Më pas, Aktori Xhemi Agaj lexoi një pjesë nga libri « Ditar lufte »i autorit N.Pllana,  ku u dëgjua me shumë vëmendje  e emocion nga auditori.

Më tej përshëndetën folësit si ; Konsulli i nderit në Toronto z.Genc Tirana, poeti dhe dashamirësi i letërsisë shqipe nga Kosova z.Mustafa Ismaili, Prof. Charles Launder, i cili për shtatë vite ishte drejtor i shkollës Amerikane në Kosovë, humanistja italiane Izabelle Belleti,  Dr.Ruki Kondaj – Presidente  e  Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze me seli në Toronto, etj.Të gjithë folësit vlerësuan punën voluminoze të autorit bazuar në fakte reale, një pune shkencore të mirëfilltë, me vlera kombëtare e historike. Njëri  nga folësit theksoi se, atë që ka bërë Prof.Pllana në këtë libër nuk e ka bërë as shteti dhe vetë politika.

 

Mustafa Ismaili – poet, theksoi:  duke e lexuar këtë libër gjejmë një këshillë që të mos biejmë në grackën e vjetër të pushtuesit, që të mos përsëritet më: Toplica, Sanxhaku, Prekazi, Reçaku etj.

 

Prof.Charles Launder– Principal American school of Kosova, duke i dëshiruar mirëseardhje Prof.Pllanës në Toronto, ndër të tjera tha: Libri i Prof. Pllanës është një libër historik me vlera të mirëfillta shkencore. Fotot e këtij libri tregojnë një histori të dhimbshme dhe tragjike  të popullit shqiptar të  Kosovës për një kohë të  gjatë.

Përvoja ime shumëvjeçare në shkollën amerikane të Kosovës, si ligjërues,  ka një rëndësi të madhe për mua dhe familjen time, siç ka rëndësi edhe pjesëmarrja ime në këtë eveniment kulturor bashkë me popullin mik shqiptar.  Prandaj, edhe pamja e kësaj salle kaq të bukur e ka një domethënie të veçantë, sepse në ballë të saj qëndrojnë bukur tre flamuj të tri shteteve demokratike: Flamuri i Kosovës, ai i Shqipërisë, dhe Flamuri i shtetit tim – i Kanadasë.

 

Izabelle Belletti – (Humaniste), me fjalën e saj përshëndetëse për promovimin e këtij libri tha: Unë e uroj nga zemra Dr.Pllanën për këtë libër kaq të rëndësishëm, jo vetëm për historinë e shqiptarëve, duke I dëshiruar  suksese edhe më të mëdha në përhapjen e së vërtetës të popullit mik shqiptar, edhe pse kjo e vërtetë ka qenë tepër e hidhur për ta. Përmes këtij manifestimi përurues ju dëshiroj paqe dhe mirëqenie gjithë shqiptarëve kudo që janë, sepse ata e meritojnë këtë. Bile kam përshtypjen që ky popull ka shumëçka të përbashkët me popullin Italian, janë bujarë e mikëpritësa, janë dy popuj me vlera të larta historike.

 

Genc Tirana– Konsulli i R. së Shqipërisë në Toronto, pasi mori fjalën dhe i uroi mirëseardhje autorit të librit, tha: Është një kënaqësi e veçantë për mua sot, që marr pjesë në promovimin e një libri kaq historik, siç është ky libër i Dr.N.Pllanës.

Së pari,  unë do të doja ta falënderoja profesorin e nderuar për këtë inisiativë që mori për ta promovuar këtë libër në Toronto, ku ka tashmë një bërthamë intelektuale nga të gjitha trevat e Shiqpërisë, pra pa dallim. Natyrisht që ky promovim është bërë edhe në qendra tjera evropiane e botërore, por besoj se në Totonto do t’i shtohet vlera edhe më shumë, këtij projekti kaq gjigant që ka ndërmarrë Prof.Pllana për të treguar të vërtetën e Kosovës gjatë shekujve.

Ajo që më ka bërë shumë përshtypje dhe më ka lënë pa fjalë është se, pata mundësinë jo vetëm ta shfletoj, por edhe ta lexoj, mirëpo me  pamjet që ka ky libër kaq voluminoz, me 490 faqe dhe me përkthim në katër gjuhë të huaja, ka udhëtuar botën, ka marrë gjithë ato përshtypje, është një libër që nuk ka vetëm vlera historike, kombëtare e diplomatike, por ka edhe vlera të mirëfillta shkencore, prandaj Prof. Pllana nuk është vetëm historian, nuk është vetëm një akademik, por është një shkencëtar, e mbi të gjitha është një Kryediplomat i çështjes shqiptare. Libri i Prof.Pllanës ka bërë atë që siç e pam edhe nga filmimet, që nuk mund ta bëjë dot as shteti. D.m.th.ky libër u shkon të huajve, u shkon institucioneve që kanë zë për të folur për Kosovën – thesoi diskutuesja Dr. Ruki Kondaj.

 

U vazhdua me  pyetje dhe përgjigje dhe në fund ju dha fjala vetë Prof.dr.Nusret Pllanës, i cili mes duartrokitjeve të fuqishme dhe gjithë sallës të ngritur në këmbë, për respektin që tregonin ndaj tij, ai shprehu dhe falënderoi organizatorët për këtë aktivitet madhështor, i një niveli shumë të lartë, tejet profesional , surprizë për autorin, por edhe  për të gjithë pejsëmarrësit që morën pjesë në këtë eveniment tejet të rrallë, që për nga rëndësia i tejkalon përmasat e  një  promovimi të zakonshëm libri. Gjithë aktiviteti u xhirua nga z.Zef Luca dhe u fotografua nga z.Genti Hala në çdo detaj, dhe njerëzit të etur për të blerë librin dhe ata pak ekzemplarë që memzi i kishte sjell autori, për shkak të peshës së rëndë që kishin, u gjendën në radhë duke marrë edhe autografe nga autori Pllana. Nje mbrëmje e paharrueshme për të gjithë, që u kororëzua dhe me një koktej, të përgatitur me ushqime shqiptare, nga familja Qafleshi prej Kosovës.

 

Sponsorët e këtij promovimi historik ishin:

 

1. ‘’Besi Auto Collision’’ (me pronar : Bedri dhe Mehdi Toqani)

2. Agjensioni Turistik ’’Travelonly’’ (me pronar: Bujar Zejnullahu dhe Dashnor Hasku)

3. ‘’Five Star Motors’’ me pronar : Adnan Aliti

4. ‘’Brothers Auto Sale’’ me pronar : Faik dhe Agim Shabani

5. ‘’Beqiri Acconting’’ me pronar : Ylli Beqiri

6. ‘’Crown Plaster and Stuco Design’’ me pronar :
Milazim Sylejmani

7. Visar Zejnullahu – DJ VISS

8. Burim Zejnullahu – Manager në ’’Country Golf Club’’

9. Qendra e Komunitetit Shqiptarë në Kanada (me seli në Hamilton,  me kryetar Qamil Breznica)

10. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze (me seli në Toronto me nënkryetar Xhemi Agaj)

1 Shtator 2013, Kanadë – Toronto

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Genc Tirana, Prof. Pllana, Ruki Kondaj, Toronto

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT