Akademikët Kosovarë ishin mysafirë të degës së Vatrës në Miçigan dhe të Kishës “Zoja Pajtore”./
NGA MONDI RAKAJ-Nën/Kryetar i Degës së Vatës në Michigan/
Me datën 1 Maj 2016, u promovuan librat dhe dokumentarët e dy kolosëve të letrave shqipe nga Kosova: Dr. Dom Lush Gjergji dhe Dr. Nusret Pllana . Akademikët Kosovarë ishin mysafirë të Vatrës Miçigan dhe të Kishës “Zoja Pajtore”. Promovimi i librit të plotë të Prof. Dr. Nusret Pllana , “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqipëtarët 1844-1999” dhe filmat dokumentarë , “Shoqata Humanitarë Bamirse Nëna Terezë” dhe “Dëshmitë e Heshtura” ishin dhe arsyeja e këtij takimi.
Fjalën e hapjes e mbajti Akademiku Dr.Gjeke Gjelaj, i cili pasi i uroj mirëseardhjen miqve , bëri një ekspoze të veprës së Prof. Pllanës., i cili lartësoi veprën e Pllanës si unike. Gjithashtu ai vlerësoi veprën e Dr.Dom Lush Gjergji , si një nga biografitë më të spikatura në botë , që ka shkruar për Nënë Terezën deri më sot.
Dr. Dom Lush Gjergji , si reçensor i veprës së Prof.Pllanës, shpjegoi rëndësinë e veprës së Pllanës, si një vepër që i ka kaluar kufinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë me kohë…Ai ndër të tjera përmendi dhë shenjtërimin e Nënë Terezës, ku porositi , që shqiptarët duhet ta imitojnë Nënë Terezën, që të lartësojnë veten si shenjë obligimit ndaj Shenjëtores.
Rita Gjelaj , drejtuesja e takimit shpjegoi , se takimi është i një vlere të veçantë , për vetë promovimin e veprave të tilla që vijnë nga kolosë si , Dr. Lush Gjergji dhe Prof. Pllana.
Në takim merrnin pjesë dhe përfaqësuesit e shoqatave në Miçigan.
Zoti Kujtim Qafa , përshëndeti në emër të Vatres dhe kryetarit Alfons Grishaj . Ai shpjegoi përse Vatra kishte zgjedhur Kishën “ Zoja Pajtore” për të zhvilluar takimin . Ai falemnderoi të pranishmit dhe veçanërisht, Dom Ndue Gjergjin dhe çiftin Gjekë dhe Rita Gjelaj, të cilët kishin mbajtur peshën kryesore të këtij takimi. Në këtë takim përshëndetën dhe , Luigj Gjokaj , Sekretari i” Shoqatës Malësi e Madhe” , Marash Nucullaj, Kryetar i “Liga Shqiptaro-Amerikane” Miçigan, Mikel Dema , Kryetar i “Shoqatës Kosova” Anton Lajçaj , Kryetar i “ Shoqatës Rapsha” Dom Anton Kqira, Zef Pergega. Dom Fred Kalaj, Dom Ndue GJergji.Për këtë eveniment kishin ardhur nga Toronto , pjestarë nga “Shoqata e Bashkëssisë Shqiptaro-Kanadeze”, Ramazan Këllezi me të bijen Uarda, Dr. Ruki Kondaj, Gaz Kondaj, Iliaz Loku dhe Murat Hashani. . Gjithashtu ishte i pranishëm nga Kanadaja , ish luftetari i UÇK, Bedri Toqani, i cili ishte dhe shoqëruesi i Z. Pllana. Dr. Rukie Kondaj dhe Ramazani përshëndetën në emër të organizatës qe përfaqesonin…
Dr. Pllana , pasi falenderoi Vatrën , me Z. Buçaj në krye ,kishën Zoja Pajtore me në krye Dom Ndue Gjergji, Z. Alfons Grishaj dhe Edmond Rakaj, etj… Ai theksoi ndër të tjera , “ Unë jam njeriu më i pasur në botë , sepse unë kam me vete mbi 400 mijë martirë të Kosovës”!
Nga Vatranët merrnin pjesë , Zv/ Kryetari Edmond Rakaj , Dr. Gjekë Gjelaj , Gjevalin Gega , Valentin Lumaj,Petrit Doda, Gjon Kaçaj, Rafael Floqi, Sokol Kalaj, Gjergj Filipi,Gjergj Krasniqi, Gjovalin Gjelaj etj…Në këtë takim morën pjesë dhe ALB TV USA , me President Gani Vila dhe ACTV me Drejtor Eduard Aliko. Kryetari i Vatrës Miçigan , Alfons Grishaj , pas takimit , e vlerësoi si një takim model , duke falemderuar personalisht kokë pë kokë kryetarët e shoqatave dhe veçanarisht Kishën “Zoja Pajtore” me në krye Dom Ndue Gjergjin , i cili si gjithnjë ka ndihmuar raste të tilla me përkushtim dhe bujari të pashoqe. Një falemnderim i veçantë ishte për çiftin Gjelaj, që drejtuan me kompetencë takimin. Gjithashtu një falemnderim shkon dhe për Valentin Lumaj , i cili për dy ditë punoi me projektorin për dy dokumentarët e rëndësishëm. Po një falemnderim i vëçantë ështe dhe për TV ALB USA.
Michigan me, 3 Maj 2016