• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përsiatje për një intervistë të presidentit Putin

June 22, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Në një intervistë që presidenti Putin i pati dhënë para do kohësh gazetës italiane “Corriere della sera”, pati deklaruar: “Vetëm një i çmendur apo një njeri qëështë nëëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të sulmojë NATO-n” (Citohet sipas: “Putin: Nuk jam një agresor, pakt me Evropën dhe barazi me USA”.Marrë nga faqja e internetit “Sot News”. 06 qershor 2015).

Në të vërtetë, me këtë deklaratë, Putini zbulon qëndrimin e tij të pasinqertë ndaj Perëndimit dhe konkretisht ndaj NATO-s. Sepse në pikësynimet e tij të dhunshme kundër Ukrainës, Putini kërkon t’i tregojë muskujt Perëndimit, duke iu hakërruar dhe madje edhe duke e kërcënuar haptas fare. Për këtë qëllim, ai ka ngritur rreth vetes një ushtri të tërë me puthatorë (servilë) profesionistë, të cilët janë bërë zëdhënësit e tij të drejtpërdrejtë. Njëri nga këta puthadorë me paha të madhe është Dmitër Kiselovi (1954).

Dmitër Kiselovi është gazetar rus, drejtues emisionesh televizive, drejtor i përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radiopërhapëse Mbarëruse).Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitër Kiselovi, për puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Kështu, me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitër Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e internetit “slon.ru”. 09 dhjetor 2013).

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitër Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).

Prandaj edhe emri i Dmitër Kiselovit, në pjesën e dytë të listës së Bashkimit Evropian që u hartua për shkak të krizës së Krimesë, figuron mes emrave të personaliteteve politike dhe shtetërore ruse, ndaj të cilavejanë vendosur kufizime në marrjen e vizave dhe kufizime të natyrës financiare.

Por, çuditërisht, ky Dmitër Kiselovi, ky puthador i regjur i Putinit, në një tjetër deklaratë, shpalos dyzimin e personalitetit të vet dhe kalon nga roli i poshtëruesit të vetvetes, në rolin e një ngrehaluci agresiv që bëhet karagjoz në sytë e opinionit të shëndoshë publik rus dhe atij ndërkombëtar.

Në emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitër Kiselovi deklaroi:

“Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës – drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).

Por ky nuk është i vetmi kërcënim i hapur që u bëhet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i fshirë ato nga faqja e dheut. Kryetari i Akademisë Gjeopolitike Konstantin Sivkov, në faqet e së përjavshmes ruse“Korrieri ushtarako-industrial”, ka parashtruar planin e “goditjes së garantuar të kundërshtarit”, duke patur parasysh pikat më të dobëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetur në këndvështrimin e gjeologëve, Konstantin Sivkovi thekson se supervullkani ieloustonian[Yellowstone supervolcano – ndodhet në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cepin veriperëndimor të shtetit Uaioming (Wyoming) që përfshihet në grupin e të ashtuquajturve shtete malore – E.Y.] mund të shpërthejë në çdo moment. Sepse, sipas tij, ky vullkan po i afrohet periudhës së aktivizimit dhe, rrjedhimisht, mjafton një shtytje relativisht jo fort e fuqishme. Në përfundim, sipas këtij shkencëtari me pikëpamje kriminale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thjesht do të zhduken nga faqja e dheut, sepse sipërfaqja e tyre do të mbulohet me hi me një shtresë prej disa metrash.

Në hyrje të faqes së internetit që do të citohet më poshtë, thuhet:

“Perëndimi ka filluar një luftë të re të ftohtë kundër Rusisë, e cila është gati të shndërrohet në një luftë “të nxehtë” dhe Rusia duhet të zhduket. Me çfarë mund të përgjigjet Rusia, shtron pyetjen presidenti i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike, doktori i shkencave ushtarake Konstantin Sivkov, këshillëtar politik.

Më poshtë vijon shtjellimi konkret i pikëpamjeve të tij për mënyrën e zhdukjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Rusisë nëpërmjet goditjeve bërthamore:

“Gjeologët janë të mendimit se supervullkani ieloustonian mund të shpërthejë në çdo kohë. Shenjat e shtimit të aktivitetit të tij duken sheshit. Prandaj është e mjaftueshme një goditje bërthamore e klasës megaton, për të nxitur shpërthimin e tij. Pasojat do të jenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë territori i vendit do të mbulohet me një shtresë hiri prej dhjetra metrash trashësi…

Në këtë mënyrë,.. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë së ekzistuari, megjithëse edhe për pjesën tjetër të botës pasojat do të jenë katastrofike.

Rusia do të ketë shumë më pak pasoja, për shkak të largësisë nga vendi i shpërthimit, të përmasave të territorit dhe të pozicionit të saj. Dëmi për vendet që ndodhen në pjesët e tjera të botës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, nuk do të jetëi madh. Por ky shpërthim do të jetë katastrofik për mbarë qytetërimin. Se prandaj edhe ekziston një armë e tillë. Me mundësinë e përdorimit të saj, kjo armë duhet t’i presë rrugën çdo mendimi për të sulmuar Rusinë.

Një tjetër mënyrë e studiuar e megagoditjes ështënxitja e shpërthimit të dallgëzimeve gjigante (cunameve). Këtë mënyrë e pati propozuar më herët akademiku Andrea Saharov. Me këtë mënyrë realizohet shpërthimi i disa municioneve bërthamore në pikat e përllogaritura përgjatë çarjeve tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nga tri deri në katër mbushje bërthamore në çdo çarje) në një thellësi nga 1,5 deri në 2 km.

Sipaspërllogaritjeve të Saharovit dhe të shkencëtarëve të tjerë, pas shpërthimit të mbushjeve bërthamore në një thellësi të tillë, do të krijohet një dallgëzim i tillë, i cili në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrijë një lartësi deri në 400-500 m. Duke u përplasur nëkontinent, dallgëzimi do t’i përpijë të gjitha objektetnë një largësi më shumë se 500 km. Por nëse shpërthimet do të kryhen në thellësi të mëdha, ku korja e tokës në vendtakimet e pllakave është më e hollë, atëherë ato (shpërthimet) do të shkatërrojnë koren dhe magma, duke ardhur në kontakt me ujin e oqeaqnit, do të bëjë që shpërthimet në fjalë të jenë shumë më të fuqishme. Në këtë rast, lartësia e dallgëzimeve të egërsuara (cunameve) do të arrijë më shumë se 1,5 km dhe zona e shkatërrimeve do të zgjerohet përtej bregut në një largësi prej më shumë se 1500 km.

Kjo lloj arme vlerësohet si jashtëzakonisht “e pastër”: sepse nuk do të ketë dimër bërthamor, meqenëse nuk do të formohen re gjigante pluhuri, kurse uji do të bjerë në tokë në formën e rrebesheve radioaktive mbi sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…Kundërdallgëzimi gjigant do të përpijë disa pjesë të Evropës” (Citohet sipas: “Eksperti: lufta është në prag. E fundit në historinë e Rusisë”. Marrë nga faqja e internetit “Vjesti Ekonomika”.06 prill 2015).

Pra, në këtë material të faqes së internetit thuhet se Konstantin Sivkovi qenka këshillëtar politik. Nënkuptohet vetvetiu se këshillëtar politik i kujt qenka konkretisht ky kryetar i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike. Se politikën në Rusi e bën vetëm Putini

Boris Vishnjevski, deputet i Kuvendit Legjislativ të Shën-Peterburgut (fraksioni “Jablloko”), me një të dhënë tjetër interesante, e pasuron edhe më tej fondin e urrejtjes së Kremlinit për Perëndimin. Ai ka deklaruar:

“Këtu e ca kohë më parë, në një bisedë rreth tryezës së rrumbullakët për gjendjen e mjeteve të informimit masiv, Nika Strizhak (emri i plotë i sajështë Veronika Strizhak, lindur në Leningrad në vitin 1962, e njohur si kinoregjisore, autore filmash dokumentarë dhe si drejtuese emisionesh televizive –E.Y.)është bërë e famshme me një subjekt, në të cilin propozohej që Parada e Fitores (është fjala për paradën ushtarake që zhvillohet në Sheshin e Kuq çdo vit më 09 maj –E.Y.) të zhvendoset në Londër ose në Berlin dhe bëheshin përllogaritje se sa kohë do t’i duhet ushtrisë ruse për të “pushtuar” njërin ose tjetrin kryeqytet të Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: Boris Vishnjevski. “Putini dhe opozita “jointeresante””. Marrë nga faqja e internetit “Radiojehona e Moskës”. 07 qershor 2015).

Nëse në Rusi do të ishte ndërtuar me të vërtetë një shtet ligjor dhe nëse president i vendit do të ishte një tjetër individ, me një tjetër format intelektual, sigurisht që gazetari puthador i Putinit, me emrin Dmitër Kiselov, si edhe Kryetari i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkovi, do të duhej të merreshin në ndjekje penale për këtë kërcënim që u kanë bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për mbjelljen në radhët e opinionit publik rus të frymës së urrejtjes për Perëndimin. Por atyre, si njerëz të brumosur me ideologjinë e dhunës putiniane, pas këtyre deklaratave prej krekacorësh të kulluar, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, sepse pas tyre fshihet vetë Putini.

Kjo propagandë helmatisëse në radhët e popullit rus, kjo urrejtje e përhapur me kaq zell kundër Perëndimit dhe sidomos kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes mjeteve të informimit masiv, të cilat e kanë shndërruar Putinin në “Perëndinë e botës ruse”, i ka dhënë frytet e veta me kahje komuniste. Dhe ja rezultati:

“69% e banorëve të Rusisë e vlerësojnë si ngjarje negative shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kurse 61% e tyre i përmbahet mendimit se disa territore të shteteve të tjera, në të vërtetë, duhet t’i përkasin Rusisë”(Citohet sipas: “NATO-Rusi: brezat e rinj po përjetojnë kohën e shkollës së luftës së ftohtë”. Marrë nga faqja e internetit “InoPressa”. 10 qershor 2015).

Pretendimi për pushtimin e territoreve të huaja, të cilin e përkrah shumica e popullit rus, dëshmon fare shkoqur se mjetet e informimit masiv Putini i ka shndërruar në leva të fuqishme të politikës së tij, të cilat kanë kultivuar dhe po kultivojnë me shumë ngulm histerinë e shovinizmit masiv në qëndrimin ndaj vendeve të tjera.

Duke pasur parasysh formatin e formimit psikologjik të popullit rus, i cili propagandën e televizionit shtetëror e merr për të vërtetë“të dërguar nga Hyjnia”, duhet pranuar se informacioni i mëposhtëm është tejet i besueshëm:

“Siç e pranojnë madje ata që janë të lidhur ngushtë me Kremlinin, forca kryesore që formon opinionin publik, është televizioni shtetëror. Më herët, këtë vit, në një bisedë që pati me disa gazetarë të gazetës angleze “The Guardian”, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit, i njohur personalisht me Putinin, deklaroi: “Kush kontrollon televizionin, kontrollon vendin. Sikur televizionin ta hidhnin në dorë komunistët, gjatë tre muajve Rusia do të bëhet komuniste. Nëse kontrollin e tij do ta hidhnin në dorë fashistët, ajo do të bëhet fashiste. Pikërisht në një vend të tillë jetojmë ne”” (Citohet sipas: “Pse rënia e çmimit të naftës e kërcënon Putinin me një përmbysje në oborr”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 22 dhjetor 2014).

Deri tani nuk kemi dëgjuar që ndokush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë bërë ndonjë kërcënim Rusisë me armë bërthamore, madje deri edhe me zhdukje nga faqja e dheut. Armatimet e rënda që NATO-ja po vendos në republikat e Priballtikut dhe në disa vende të Evropës Lindore, shërbejnë si një përmbushje e kërkesave të këtyre vendeve për shtimin e masave mbrojtëse, meqenëse Kremlini nuk po heq dorë nga lufta që po zhvillon në Ukrainë, pranë kufirit të tyre, luftë, të cilën e ka filluar që në pranverën e vitit 2014.

Po si është e mundur që të bëhen kërcënime kaq të hapura në adresë të Perëndimit dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërcënime këto që përcillen përmes mjeteve të informimit masiv, prapa së cilave qëndron politika e Kremlinit? Me sa duket, politikës ruse i ka mbetur peng mosrealizimi i Testamentit të Pjetri të Parë dhe i planeve të Stalinit për pushtimin e Evropës, të cilin aiëndërronte ta vinte në jetë me nënshkrimin e Paktit Molotov-Ribentrop më 23 gusht 1939.

Kur u njoha në faqet e internetit me dy kërcënimet e lartpërmendura të Dmitër Kiselovit dhe të Konstantin Sivkovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, m’u kujtua libri i Stendalit(1783-1842) me titull“Jeta e Napoleonit” (Vie de Napoléon). Stendali shkruan:

“Që nga koha e Pjetrit të Madh, Rusia besonte me bindje të fortë se ajo do të bëhej sundimtarja e Evropës dhe se e vetmja fuqi që do të matej me të, do të jetë Amerika” (Citohet sipas: Stendhal. “Vie de Napoléon”. Napoléon. Tome I”. Texte établi par Henri Martineau. Paris. Le Livre du divan. 1930, p. 227).

Dhe kështu do të kishte ndodhur me të vërtetë. Po të mos kishin zbarkuar trupat amerikane në Normandi në qeshorin e vitit 1944, për të hapur frontin e dytë kundër Hitlerit, Stalini, nën maskën e “çlirimtarit” të Evropës nga zgjedha e Gjermanisë naziste, do të marshonte drejt Perëndimit, për të arritur deri në Gjibraltar, me qëllim sovjetizimin e mbarë kontinentit.

Pra, mjetet ruse të informimit masiv në shërbim të Putinit, bëjnë publike kërcënime për shfarosjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për pushtimin e Evropës. Është në traditën e kastës sunduese ruse që popullin rus ta mëkojë në vazhdimësi me psikozën e luftës.

Gjenerali rus Aleksej Kuropatkin (1848-1925), në një memorandum që i dërgonte carit në vitin 1900, shkruante:

“Gjatë 200 vjetëve të fundit, Rusia ka qenë në gjendje lufte 128 vjet… Nga 128 vjet luftërash, 5 vjet kemi bërë luftëra mbrojtëse, kurse 123 vjet kemi bërë luftëra pushtuese” (Citohet sipas: “Sa herë ka luftuar Rusia?”.Marrë nga faqja e internetit “alternathistory.org.ua”. 21 maj 2013).

Kjo psikozë, me kalimin e shekujve, ka ushtruar ndikimin e vet në formimin psikologjik të popullit rus, i cili e ka pranuar despotizmin ushtarak si pjesë të jetës së vet. Prandaj Stendali thekson:

“Në Rusi askush nuk çuditet nga sundimi i despotizmit. Ky është i lidhur pazgjidhshmërisht me fenë dhe përderisa mbartës i tij është një njeri i urtë dhe i sjellshëm, despotizmi atje revolton vetëm pak njerëz me bindje filozofike, të cilët kanë qenë në vende të huaja. Nuk janë thirrjet dhe as medaljet ato qëi frymëzojnë ushtarët rusë të hidhen në betejë, por urdhrat e lajkatarit të shenjtë të Nikollajit. Mareshali Masena (André Masséna 1758-1817) ka rrëfyer në praninë time se ushtari rus, kur një bashkatdhetar rrëzohet pranë tij i vdekur përdhe, është kaq i bindur për faktin që ai do të ringjallet në atdhe, saqë i jep porosi t’i bëjëtë fala nënës së tij” (po aty, f. 235-236).

Psikoza e luftës, me të cilën kasta sunduese në Rusi e ka mëkuar popullin e vet për shekuj me radhë, ka bërë që ajo të gjejë një truall të përshtatshëm në radhët e tij, për faktin sekasta në fjalë atë s’e ka lejuar asnjëherë të jetojë i lirë, asnjëherë nuk e ka lejuar të shijojë frytet e demokracisë, të mishëruar në formatin e një shteti ligjor, ku mbrojtja e pronës dhe e të drejtave të individit përbëjnë themelet e tij.

Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:

“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët”(Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Marrë nga faqja e internetit “ANVICTORY”. 18 Shkurt 2010).

Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:

“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre” (Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Afanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Marrë nga faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).

Edhe në periudhën e sistemit komunist, Kremlini, në vazhdim të traditës së carizmit, popullin rus të tillë e ka pas vlerësuar, si material konsumi. Gazetarja dhe shkrimtarja ruse Julia Llatëjnina (1966), shkruan:

“Popullsia e Bashkimit Sovjetik shërbente si material konsumi për nënshtrimin e mbarë botës. Nga pikëpamja e atyre qëllimeve që i patën vënë vetes bolshevikët dhe Stalini, kjo ishte gjë pa rëndësi” (Citohet sipas: Julia Llatëjnina. “Popullsia e Bashkimit Sovjetik ishte material për konsum për nënshtrimin e mbarë botës”. Marrë nga faqja e internetit “unitpost.com”. 10 maj 2015).

Dhe Julia Llatëjnina vazhdon:

“Gjatë zhvillimit të luftimeve për pushtimin e Berlinit, humbjet në njerëz të Ushtrisë së Kuqe arrinin në 15 mijë ushtarë në 24 orë. Cila ishte arsyeja? Ishte “gara socialiste” mes Konjevit (mareshalit Ivan Konjev – 1897-1973) dhe Zhukovit (mareshalit Gjergj Zhukov – 1896-1974) se kush do ta pushtonte i pari Berlinin” (po aty).

Edhe pas përmbysjes së sistemit komunist, Kremlini, si gjithmonë, popullin rus ka vazhduar ta vlerësojë si material për konsum. Profesori i Universitetit të Ilisë në Gjeorgji Oleg Panfillov(1957), shkruan:

“Kremlini qenka duke mbrojtur rusët? Në Rusi, deri tani, vazhduakan t’i marrin për të vërteta përralla të tilla? Në Taxhikistan, në vitin 1992, Rusia shpërtheu një luftë të përgjakshme civile. Në përfundim, numri i rusëve nga 388,5 mijë në vitin 1989, ra në 68,2 mijë në vitin 2000. Në Çeçeni, gjatë periudhës midis dy luftërave, prej vitit 1994 numri i rusëve u shkurtua nga 294 mijë në vitin 1989 në 40 mijë në vitin 2002. Atje ku Rusia shpërthen luftëra, e pëson jo vetëm popullsia rrënjëse. Kremlini tallet me rusët, të cilët bën sikur i mbron” (Citohet sipas: Oleg Panfillov. “Njerëzit rusë janë material konsumi i Kremlinit”. Marrë nga faqja e internetit “ru.krymr.com”. 17 shtator 2014).

Putini, si vazhdues i politikës së diktatit mbi popullin rus, duhej të përgjigjej për luftën e dytë në Çeçeni që u shoqërua me dhjetra mijëra viktima, me vdekjen e pengjeve në Nord-Ost, për sulmin në shkollën e Beslanit, për luftën me Gjeorgjinë dhe për sulmin që ka ndërmarrë në lindje të Ukrainës që në pranverën e vitit 2014.

Por Putini, ashtu si edhe sundimtarët pararendës të Rusisë, nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes për jetën e rusëve, të cilët i tajton si mish për top, duke i degdisur nëpër fronte luftërash agresive, pa të cilat Kremlini e ka të vështirë të mbijetojë. Sepse edhe në periudhën e sundimit të tij, populli rus vazhdon të mbetet një material konsumi për Putinin.

Zëvendëskryeredaktori i radiostacionit “Jehona e Moskës” Vladimir Varfollomejevi (1966), ka shkruar se si në rrethinat e Moskës patën varrosur fshehurazi tre ushtarë të vrarë, të cilët Kremlini i kishte dërguar për të luftuar në Lindje të Ukrainës. Ai thotë:

“… minimumi tre arkivolë erdhën këto ditë në rrethinat e Moskës nga Ukraina. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar… Në pranverë, që të tre, nuk dihet se në ç’mënyrë, përfunduan në vendin fqinj, patën luftuar atje në radhët e forcave antiqeveritare dhe qenë vrarë në fund të muajit maj gjatë zhvillimit të luftimeve në Donjeck” (Citohet sipas: “Në Rusi i varrosin fshehurazi të vrarët në Dombas”. Marrë nga faqja e internetit “belaruspartisan.org”. 19 qershor 2015).

Pra, edhe në kërcënimin e gazetarit dhe publicistit Dmitër Kiselov, tellallit të famshëm të Putinit, edhe në planin e kryetarit të Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkov, u parashikuaka një luftë shfarosëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me armë bërthamore. A thua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke bërë një“gjumë letargjik” kur armët bërthamore ruse “do të japin goditje” nësupervullkaninieloustoniandhe nëçarjet tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik, armë këto, të cilat, sipas Konstantin Sivkovit, Rusisë do t’i duhen 10-12 vjet për t’i prodhuar?Edhe në këto kërcënime del fare qartë në spikamë psikologjia çifligariste e Kremlinit, karakteristike për periudhën e bujkrobërisë në Rusi, ku çifligari e trajtonte bujkrobin si mall. Se në një përballje të mundshme bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kremlini nuk e zë në hesap rrezikun që mund t’i kanoset popullit rus, se ky, si gjithmonë, vazhdon të mbetet për të thjesht një material për konsum. Prandaj edhe politologu i shquar rus Dmitër Oreshkin (1953), deklaron:

“Për njerëzit këtu nuk e vret mendjen askush, njerëzit këtu janë material për konsum” (Citohet sipas: Dmitër Oreshkin. “Vladimir Putini – perëndia e diellit”.Marrë nga faqja e internetit “putinbog.wordpress.com”. 09 tetor 2012).

Megjithatë, edhe pse po sillet si krekacor para Ukrainës, edhe pse marrëveshjen e nënshkruar për respektimin e tërësisë së saj territoriale e ka shkelur pa iu bërë vonë fare, Putini e ka marrë një mësim të mirënga Sekretari i Departamentit të Shtetit Xhon Kerri.

Në takimin që u zvillua në Soçi më 12 maj 2015, Xhon Kerri i dorëzoi presidentit Putin një ultimatum të Barak Obamës, në të cilin bëhej fjalë për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Këtë e bën të ditur nëuebsajtin e vet analisti dhe financieri i shquar rus Sllava Rabinoviç (1966). Sipas një burimi që ai ka siguruar në strukturat e larta të Shërbimit Federativ të Sigurisë, midis Xhon Kerrit dhe presidentit Putin është zhvilluar një bisedë, në të cilën presidenti rus ka marrë këtë paralajmërim:

“… Mister Putin, harrojeni një fjalë të tillë si “Mariupol” (qytet në qarkun e Donjecit, në juglindje të Ukrainës, në bregun e detit Azov E.Y).Po u futët atje, aty do të jenë disa ushtarakë amerikanë. Po u ndërmor ndonjë sulm kundër tyre, do të krijohet një precedent: për herë të parë, gjatë gjithë historisë, ushtarakë rusë do të sulmojnë ushtarakë amerikanë. Fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë prapa. Jo përpara, por prapa… Ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj, do ta furnizojmë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, do të vendosim sanksionet më të egra dhe do të stakojmë SWIFT-in [Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunications(Bashkësia e Telekomunikacioneve Botërore Financiare Interbankare – E.Y.)]. Dhe këtë herë unë nuk bëj shaka. Ne kemi për ta bërë një gjë të tillë… Po e lëmë Krimenë jashtë kllapave. Jo se ne e kemi harruar atë, Krimenë juve do t’jua kujtojë Merkeli, e cila aneksimin e quan aneksim. Punën e Krimesë do ta shikojmë më vonë. Tani fjalën e kemi për Lindjen e Ukrainës”(Citohet sipas: “Sipas të dhënave burimore, Kerri e paralajmëroi Putinin: po shkelët në Mariupol, ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj”. Marrë nga faqja e internetit “InoPress”. 24 maj 2015).

Sipas fjalëve të Sllava Rabinoviçit, në bazë të protokollit, ishte parashikuar që me Putinin të takohej Obama, por Obama nuk bisedon më me Putinin. Takimin e Xhon Kerrit me Putinin, analisti Sllava Rabinoviç e vlerëson si një“paralajmërim të fundit amerikan”. Sipas mendimit të autoriteteve amerikane, rreziku i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë i kaloi caqet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të veprojnë.

 

Me sa duket, paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i bënë Putinit përmes Xhon Kerrit, e dha rezultatin e vet. Gazetarja ruse Evgjeni Albac (1958), komentatore politike, politologe, veprimtare shoqërore dhe shkrimtare, kryeredaktore e revistës “The New Times”, ka bërë të ditur se Putini ka vendosur të largohet nga Donbasi. Ajo ka deklaruar:

“Vendimi për Donbasin është marrë. Pala ruse do të largohet që andej. Por këtu lind një shqetësim: ç’do të bëhet me ata njerëz në Donbas, të cilët u gjendën mes kudhrës dhe çekanit dhe që tani nuk i duhen më askujt, si do të mbijetojnë në kushtet kur atje ka probleme për dërgimin e ndihmave humanitare se njerëzit s’kanë ç’të hanë?… Autoritetet ruse, më në fund, filluan ta kuptojnë se sanksionet jo vetëm që janë një gjë serioze, por rezultojnë si diçka shumë më serioze. Edhe spiralja e re e sanksioneve dëshmon se ekonomia ruse nuk është më në gjendje të përballojë gjësend” (Citohet sipas: Evgjeni Albac. “Putini vendosi të largohet nga Donbasi”. Marrë nga faqja e internetit “vlasti.net”. 30 mars 2015).

EvgjeniAlbac thekson se autoritetet ruse po mundohen që, përmes Xhon Kerrit, ta bindin presidentin Barak Obama të heqë qoftë edhe një pjesë të sanksioneve kundër sektorit bankar rus. Kreu i ministrisë së jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, pati deklaruar më herët se vendimin për dhënien e autonomisë krahinave të Donjeckut dhe të Luganskut duhet ta marrë populli ukrainas. Ai pati theksuar gjithashtu se presidenti Poroshenko tani është shansi më i mirë për Ukrainën.

Me sa duket, Putini kërkon të ringjallë Bashkimin Sovjetik, duke pushtuar territore të huaja, çka do të thotë se ai nuk paska nxjerrë mësime nga përvoja e hidhur e Millosheviçit, i cili kërkonte të rikrijonte me dhunë mikroperandorinë jugosllave, duke kryer agresione kundër disa shteteve të Ballkanit. Elita oligarkike rreth tij duhet ta këshillojë që të heqë dorë nga agresionet kundër vendeve të tjera, për të mos pësuar fatin e Millosheviçit, dhe ta çlirojë popullin rus nga epshet shoviniste që ia ka futur në gjak.

Gazetarja Natalia Dvali i ka marrë një intervistë Konstantin Borovoit (1948), politikan opozitar rus, ish-deputet i parlamentit (1995-2000), sipërmarrës, kryetar i partisë “Zgjedhja Perëndimore”. Nëatëintervistëaikadeklaruase Putini ndodhet në një situatë pa rrugëdalje dhe se një luftë e madhe me Perëndimin është e pashmangshme. Pyetjes së gazetares se çfarë do t’i këshillonte ai Kievit zyrtar, ai i ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:

“Që sot Kievi duhet të fillojë të përgatitet për Gjyqin Ndërkombëtar në Hagë dhe për tribunalin kundër Putinit. Në territorin e Ukrainës së pavarur, sovrane, ndodhen formacione ushtarake të një shteti të huaj, të cilat kryejnë akte dhune kundër qytetarëve dhe po u rrëmbejnë tokat. Të gjitha këto krime është e domosdoshme të evidentohen, të grumbullohen video- dhe fotomateriale, të merren në pyetje dëshmitarë, të krijohen komisione dhe qendra informacioni. Kjopobëhetnënivelinegazetarëve dhe të vullnetarëve, por, fatkeqësisht, jo në nivel shtetëror. Është e domosdoshme që sot të ngrihen padi në gjykata ndërkombëtare, sepse me kalimin e kohës ikën aktualiteti dhe largohen dëshmitarët e çdo krimi konkret. Sapo Lindja e Ukrainës të çlirohet, atje kanë për t’u zbuluar varre masive, si në Kosovë. Unë nuk kam dyshuar për asnjë çast se Kremlini ka dërguar krematoriume të lëvizshme për djegien e kufomave, me qëllim që të zhdukë gjurmët e krimeve të veta. Në Lindje të Ukrainës kanë shkuar për të luftuar edhe shumë nazistë të ndërkryer, me tatuazhe në formën e kryqeve të thyera. Këtatërinjjanëstërvitur për të kryer vrasje etnike, para së gjithash, për të vrarë ukrainas”(Citohet sipas: Natalia Dvali. “Intervistw me Konstantin Borovoin”. Marrw nga faqja e internetit “gordon.ua”. 18 qershor 2015).

Mënyra se si Putini po sillet jo vetëm ndaj Ukrainës, që është kryeqendër e hershme e kulturës së sllavëve lindorë, por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bën të dyshosh se ai duhet të vuajë nga komplekset e inferioritetit. Dhe kjo është një fatkeqësi e rëndë për popullin rus, të cilin intelektualët rusë, me përkrahjen që i japin Putinit, dëshmojnë se notojnë në batakun e shovinizmit rusomadh. Po cila është arsyeja që intelektualët rusë kanë dalë në përkrahje të Putinit? Përgjigjen s’po e jap unë. Se përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë një intelektuale ruse, kritike letrare, zonja Alla Kirejeva, bashkëshortja e poetit të talentuar të viteve ’60 Robert Rozhdjestvjenski.

Gazetarja Natalia Dvali, në një intervistë që i ka marrë para do kohësh, i ka drejtuar asaj edhe pyetjen e mëposhtme:

“- Si shpjegohet që kaq shumë përfaqësues të inteligjencies krijuese të Rusisë, si shkrimtarë, artistë, muzikantë, jo vetëm që nuk ngrihen kundër politikës së Putinit, por edhe e përkrahin atë aktivisht?”.

Dhe zonja Alla Kirejeva përgjigjet:

“ – Sepse ata kanë një shpirt prej skllavi, prej lakeu”(Citohet sipas: “Vejusha e poetit Rozhdjestvjenski Kirejeva: Putini, me duart e veta, ka shkaktuar të gjitha tragjeditë kryesore të Rusisë gjatë 15 vjetëve të fundit”. Intervistë për gazetaren Natalia Dvali. Marrë nga faqja e internetit “gordon.ua”. 09 nëntor 2014).

 

Tiranë, 22 qershor 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Eshref Frasheri, për një intervistë, persiatje, Putin, TË PRESIDENTIT

Putin: NATO ka mbërritur në kufijtë tanë

June 17, 2015 by dgreca

MOSKË – Putin: Rusia do të mbrohet nëse është e kërcënuar, NATO ka mbërritur në kufijtë tanë/Rusia do të mbrohet me forcat e armatosura dhe forcën e goditjes, nëse ajo është e kërcënuar, sepse NATO ka mbërritur në kufijtë e saj, deklaroi dje presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse ndonjë kërcënon disa prej territoreve tona, ne do të përqendrojmë forcat tona të armatosura dhe forcën tonë të goditjes drejt territoreve nga ku vjen kërcënimi”, theksoi Putin gjatë një takimi pranë Moskës me homologun finlandez, Sauli Niinisto.

“Edhe në rast të një kërcënimi në një shtet fqinj, Rusia do të reagojë në mënyrën e duhur dhe do të zbatojë mbrojtjen në mënyrë për të neutralizuar këtë kërcënim”, theksoi presidenti rus.

Vladimir Putin njoftoi dje riforcimin e forcës së goditjes bërthamore ruse në përgjigje të projektit amerikan për vendosjen e armëtë rënda në Evropën lindore duke rritur zemërimin e NATO-s që e cilëson si një vendim të rrezikshëm.

“Është NATO që ka mbërritur në kufijtë tanë dhe jo ne ata që po shkojmë diku”, shtoi ai.

“Nuk duhet ekzagjeruar agjë”, theksoi ai.

”Sigurisht, ne do të analizojmë gjithë këtë nga afër, por për momentin nuk shikoj agjë alarmuese”, shtoi Putin

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO ne kufijte tane, Putin, Rusia gati

DIKTATORI I RUSISE VLADIMIR PUTINI THA NJE HERE RASTESISHT SE VENDI I TIJ MUND TI SHKATERROJE SHBA BRENDA NJE GJYSEM ORE OSE MA PAK

January 26, 2015 by dgreca

By Amanda Macias/
Busness Insider/
Perktheu per Diellin: GJON KADELI/Washington/

Ne dhjetorin e 2001-shit,ne ate kohe kryeminister i Rusise, Zotni Vladimir Putini, i cili kishte ba pergaditjet e nevojshme, per tu be perseri President i Rusise, mbasi te beheshin zgjedhjet e Marsit te 2012-tes.
Me kete rast ai kishte organizue nje darke ne Klubin “Shekulli i Ri”, Klubi ma i pasun i Kalorsiakeve per anetaret e Klubit “Vladai” dhe akademikeve dhe gazetarve ma te permendun nga gjithe bota.
Ne kete darke, ushqimet ishin jashtezakonisht te zgjedhuna e te shtrejta, sa qe asht zo me e besue, se nji gja e tille asht ba pjese e kultures se botes komuniste; kulture kjo, qe per vjete me radhe asht kritike e perbuzun, si karakteristike borgjeze. Nuk po permendi ketu emnat e ushqimeve qe u shtruen ne sofrat e asaj darke, se mund te tingllojne cesharake.
Putini iu drejtue mysafireve te pranishem tuej preke ceshtje te ndryshme, si per shembull,”Mbi humbjen e besimit te popullit ndaj qeveris Ruse e deri te nevoja e domosdoshme qe ka Rusija, qe ai te jete udheheqes i saj”.
Ma vone ai foli rreth Shteteve te Bashkueme dhe iu drejtue Amerikenve qe moren pjese ne ate darke. Ju me pyetni mue se a do te ndryshojme ne. Topi asht ne fushen tuej. A do te ndryshoni Ju?
Ai vazhdoi te shprehe paknaqesine e tij rreth planit te Shteteve te Bashkueme, per te ndertue nji sistem te ri raketash mbrojtese, te cilat mendonte ai, se do te perbashin nje kercenim te drejte per drejte, ndaj sigurimit kombetar rus.Mandej Putini shtoi se e vetmja arsye qe Shtetet e Bashkueme tregojne interes lidhun me marredhanjet me Mosken, asht, sepse Rusia ishte i vetmi vend qe mund te “Shkaterroi Ameriken” mbrenda nji gjysem ore ose ma pak.
Dy nga Amerikanet ,Shoen e Kaylan thane nder te tjera “Do te ishte e veshtire te gjeje njeriu nje deklarate qe tregon aq qarte, qendrimin e vertete te Putinit, persa u perket Shteteve te Bashkueme”
Perkthyese ne shqip i ketij artikulli shton deklaraten ka ba perpara disa kohe, lidhun me shperbamjen e Bashkimit Sovjetik. Ai e ka quejtun ate dite si “Dita ma e zeze e jetes se tij”Len pytja, si mund te quhet ajo ngjarje, si dita ma e zeze, kur ne te vertete , rregjimi qe sundoi Bashkimin Sovjetik, ishte ai vete qe zhduku nga fqja e dheut mbi 20 miline shtetas te pa fajshem sovjetike, gati sa u vrane gjate Luftes se Dyte Botnore, robnoi ma se 100 milione Europian te Lindjes e me milione e me miliona te vendeve te tjera te botes. Pra edhe kjo deklarate e Putinit lidhun me shpartallimin e Bashkimit Sovjetik, tregon, shume qarte, shpirtin prej diktatori te Putinit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Amanda Macias, Putin, SHBA

Pretendimet ruse në Balkan

November 18, 2014 by dgreca

Nga Verica Spasovska/
Ku marrin fund ambiciet e politikës së jashtme ruse? Me sa duket jo në skajet e hapësirës postsovjetike. Rusia po zë vend në Ballkan. Diplomatët perëndimorë e shohin me të drejtë me shqetësim, mendon Verica Spasovska.
Ajo që publikohet nga letrat konfidenciale të Ministrisë së Jashtme mbi politikën hegjemoniste së Rusisë, është shqetësuese. Në bazë të tyre thuhet se Rusia i kushton Ballkanit një rëndësi të madhe strategjike. Vëzhguesit konkludojnë se Moska po përpiqet ta lidhë më shumë pas vetes këtë rajon, për ta larguar nga ndikimi i Bashkimit Evropian.
Që Rusia prej kohësh i ka shtrirë antenat në Ballkan, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, kjo dihet. E reja është se me sa konsekuencë Rusia po ndjek pretendimet e saj hegjemoniste edhe jashtë hapësirës postsovjetike.
Ndikimi ekonomik i Rusisë
Strategjia e Putinit në Ballkan është e zgjuar dhe e thjeshtë: Në rradhë të parë Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës (Republika Srpska) janë të lidhura tradicionalisht me Rusinë. Me furnizimet me gaz natyror, me projektet e infrastrukturës dhe investimet ruse në këto vende Rusia po e stabilizon ndikimin e saj në mënyrë konsekuente. Këtu Rusia përfiton sidomos nga gjendja katastrofike ekonomike e këtyre vendeve. Mesatarja e papunësisë këtu është 30 për qind, pothuajse një ndër dy vetë janë pa punë dhe investimet direkte perëndimore prej vitesh janë në nivel të ulët, sepse administratat e korruptuara i frikësojnë investitorët e mundshëm.
Rusia krijon këtu perspektiva: Në Serbi firmat ruse modernizojnë hekurudhat shtetërore, në Mal të Zi një e treta e sipërmarrjeve janë në duart e rusëve. Në Bosnjë-Hercegovine, që juridikisht është akoma një protektorat i Perëndimit, Rusia ushtron presion për të pakësuar ndikimin e Perëndimit. Për herë të parë Rusia votoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër zgjatjes së misionit të EUFOR-it. Me sa duket me synimin për ta mbajtur vendin larg nga BE. Madje edhe në shtetin anëtar të BE, Bullgari, që është i varur në mënyrë dramatike nga furnizimet nga nafta dhe gazi rus, Rusia po e forcon ndikimin e saj politik dhe ekonomik.
BE i lodhur nga zgjerimi
Me këtë strategji soft power Rusia hyn në një vakkum, që për fat të keq nuk plotësohet në mënyrë adekuate nga Perëndimi. Edhe pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftërave të Jugosllavisë Ballkani mbetet jo më shumë se oborri i pasëm i Evropës. Dhe në shumicën e vendeve të BE-së ekziston dëshira që të mbetet kështu. Që nga kriza e euros askush në klub nuk dëshiron të mendojë më për zgjerimin e BE-së. Përveç kësaj rriten shqetësimet përsa i përket shpenzimeve shtesë për kandidatët e dobët për pranim. Vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë arritur deri tani integrimin e dëshiruar në BE. Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor rrinë prej vitesh në pritje.
Për këtë sigurisht nuk është fjator vetëm Perëndimi. Sepse shumë probleme vijnë nga këto vende: në shumë vende koncepti i demokracisë është i pazhvilluar, te partitë në pushtet ka një klientelizëm të shfrenuar, mendësia nacionale dominon dhe pengon reformat politike dhe ekonomike. Por ndërkohë një rol të madh luajnë edhe pritjet e zhgënjyera të njerëzve, të cilët nuk e kanë imagjinuar rrugën e tyre në BE kaq të gjatë dhe të vështirë: Sundon një atmosferë dëshpërimi, zhgënjimi dhe zemërimi Një ndjenjë antievropiane po përhapet.
Evropa duhet të ndërhyjë përsëri
Për të penguar që Rusia ta shfrytëzojë më shumë këtë atmosferë, dhe ta largojë më tej Ballkanin nga sfera e interesave perëndimore, BE duhet të ndërhyjë përsëri më shumë në Ballkan dhe të japë sinjale të qarta për perspektivën e pranimit. Njerëzve u duhet bërë e qartë se pranimi në BE është në avantazhin e tyre. Se ia vlen të bëhen përpjekje për ta bërë vendin gati për anëtarësim. BE-ja, dhe në veçanti Gjermania si motor i integrimit evropian, nuk kanë rrugë tjetër veçse të rinisin me të gjithë forcën detyrën diplomatike të Sizifit në Ballkan. Dhe Brukseli duhet t’i mbështesë këto vende më fort ekonomikisht për të vendosur një kundërpeshë ndaj taktikave të përqafimit rus.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: Beograd, Putin, Ruset ne Ballkan

Në gjurmët e deklaratave qesharake të presidentit Putin

March 22, 2014 by dgreca

Eshref Ymeri/Kalifornia/

  Në njëmesazh të posaçëm që presidenti Putin i patidërguar Kuvendit Federal, ai dënonte deklaratat e politikanëve evropianë lidhur me natyrën e jashtëzakonshme të situatës në Kosovë, krahasuar me situatën në Krime. Me këtë rast, Putini përmendi qëndrimin e Perëndimit lidhur me pavarësinë e Kosovës, në krahasim me situatën në Krime. Ai deklaroi:“Vetë patën vënë tellallin në mbarë botën, i patën fryrë gjërat, kurse tani revoltohen. Pse? Veprimet e banorëve të Krimesë janë në harmoni me orientimet e tyre personale. Si qenka e mundur që ajo që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, na qenka e ndaluar për rusët dhe ukrainasit e Krimesë?” (Citohet sipas: Inga Sllazhinskajte. “Putini: pse ajo qëështë e mundur në Kosovë na qenka e ndaluar në Krime?”. Marrë nga faqja e internetit “baltinfo.ru”. 18 mars 2014).

Lidhur me çështjen se veçoria e jashtëzakonshme e rastit të Krimesë qëndron në faktin se në Kosovë pati shumë viktima në njerëz, në dallim nga situata në Ukrainë, Putini deklaroi:

“Ky është një cinizëm naiv, primitiv” (po aty).

Me sa duket, Putinin e kanë karfosur keq ethet e shovinizmit rusomadh, prandaj edhe arrin të zbresë deri në ato nivele, saqë të lëshojë në efir deri edhe të tilla deklarata absurde. Autoritetet ukrainase, në as edhe një rast të vetëm, nuk kanë ushtruar as dhunën më të vogël kundër ndonjë qytetari të etnisë ruse. Si është e mundur që presidenti rus të heqë një paralele të tillë mes Kosovës dhe Krimesë, kur bota mbarë e di se çfarë gjenocidi të egër ka ushtruar shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste serbe kundë popullit shqiptar të Kosovës pas Kongresit famëkeq të Berlinit, dhe sidomos pas Konferencës edhe më famëkeqe të Londrës të vitit 1913 dhe deri më 12 qershor të vitit 1999? Dhe këtë gjenocid të egër, shovinizmi serbomadh e ka kryer me përkrahjen dhe me nxitjen e drejtpërdrejtë të Rusisë cariste dhe neocariste.

Po se mos është hera e parë që Putini lëshon të tilla deklarata kuturu. Për t’i vënë “vulën e Kremlinit” moszgjidhjes asnjëherë të çështjes së Kosovës përmes pavarësimit të saj, ai, para disa vjetësh, pati bërë një deklaratë të tillë, thelbi i së cilës zbulonte lakuriq mendësinë cariste të politikës së sotme ruse në raport me çështjet ballkanike dhe rolin negativ të Rusisë në trajtimin e tyre, ashtu siç manifestohej ky rol edhe pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore: Para disa vjetësh, Putini deklaronte:

“…ne jemi për zgjidhje të tilla që të kënaqin si Beogradin, ashtu edhe Prishtinën” (Citohet sipas: “Konferencë shtypi për përfundimin e bisedimeve me Kancelaren e RF të Gjermanisë Anxhela Merkel”. Soçi. 21 janar 2007).

Pra, sipas presidentit Putin, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhej të lihej për ditën e moskurrit. Duke e njohur mendësinë paradoksale që manifestonte Kremlini në qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës, për të cilën ai ngulte këmbë për “gjetjen” e kompromisit mes Beogradit dhe Prishtinës, një gazetar i gazetës “Figaro”, jo pa qëllim, i pati drejtuar presidentit Putin pyetjen asgjësuese që vijon:

“Unë do të dëshiroja të reagoja lidhur me atë që u tha për punën e Kosovës. Unë nuk shikoj ndonjë mundësi për kompromis. Më jepni një ide se ç’lloj kompromisi na qenka i mundur në këtë mes. Vendi ose është i pavarur, ose është i varur. S’po e marr vesh se çfarë kompromisi qenka i mundur këtu. Ku e shikoni ju mundësinë e kompromisit?”.

Dhe presidenti Putin i jep gazetarit të “Figaro”-s një përgjigje mjerane, një përgjigje vetëdemaskuese:

“Po ta dija, do ta kisha propozuar me kohë” (Citohet sipas: “Intervistë e presidentit Putin në Gjermani me gazetarë të mjeteve të informimit masiv të vendeve anëtare të “Grupit të Tetëshes””. 04 qershor 2007).

Tre vjet më vonë, Putini lëshon një tjetër deklaratë edhe më absurde kundër kombit shqiptar

“Nuk e kuptojmë pse amerikanët kanë filluar fushatën e tyre për të islamizuar Evropën. Pasi shqiptarët të kenë gëlltitur Evropën, ata do të mundohen të shtrihen më tej, në kurriz të Maqedonisë” (Roland D. Asmus. “Një luftë e vogël që tronditi botën”. Palgrave, Macmillan, 2010. Pjesë nga biseda e Vladimir Putinit me Presidentin e Gjeorgjisë M. Saakashvili, f. 105-107. Citohet sipas: Dr. Islam Lauka & Prof.dr. Eshref Ymeri. “Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012)”. Botim i Universitetit ILIRIA dhe i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Prishtinë-Tiranë 2012, f. 169).

Kjo deklaratë e Putinit, me të pavërtetat që përmban, zbulon urrejtjen që ai ushqente dhe vazhdon të ushqejë ndaj etnisë shqiptare me shumicë dërrmuese myslimane në Evropën Juglindore. Fushatën që ndërmori aleanca veriatlantike për bombardimin e Serbisë për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga zhdukja fizike prej bandave fashiste të Millosheviçit, ai, në radhët e popullit rus, e reklamon si fushatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për islamizimin e Evropës. Çdo lexues me mendje të kthjellët i shtron vetes pyetjen: po si është e mundur, xhanëm, që një deklaratë e tillë paradoksale të dalë nga goja e presidentit të një supershteti, siç është Federata Ruse? Jam i bindur se sikur President i asaj Federate të ishte një intelektual i shquar nga radhët e inteligjencies shkencore, artistike apo letrare ruse, ai kurrsesi nuk do t’ia lejonte vetes një deklaratë të tillë. Por Putin nuk vjen nga radhët e intelektualëve të tillë. Ai vjen nga radhët e KGB-së, prandaj edhe nuk ka asgjë për t’u habitur nga deklarata e tij.

Në paradën ushtarake që u zhvillua më 09 maj 2013 në Sheshin e Kuq, me rastin e 68-vjetorit të fitores kundër nazizmit, Putini, ndë të tjera,  deklaroi:

“Ushtari ynë… çliroi Evropën dhe korri fitoren, madhështia e së cilës do të mbetet përjetë në histori”.

            Që në fillim duhet theksuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht Bashkimi Sovjetik ai që përballoi sakrificat më të rënda të sulmit hitlerian të 22 qershorit të vitit 1941, sakrifica këto që u shoqëruan me 20 milionë të vrarë, sipas të dhënave të botuara në shtypin sovjetik pas përfundimit të luftës.

Por Putini shtrembëron të vërtetën përçlirimin e Evropës dhe lëshon një deklaratë cinike, duke mohuar rolin e aleatëve perëndimorë në fitoren mbi nazifashizmin. Ushtari sovjetik çliroi një pjesë të Evropës që arrinte deri në Berlin, kurse pjesën tjetër të saj e çliruan trupat aleate, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat hynë të parat në Berlin më 08 maj 1945, një ditë para trupave sovjetike.

Por deklaratave qesharake dhe gënjeshtrave të Putinit lidhur me ngjarjet në Ukrainë, ua ka nxjerr bojën keq Departamenti i Shtetit, i cili, para pak kohësh, ka bërë publike një listë me dhjetë gënjeshtra të tilla, të cilën e disponon Agjencia e Pavarur Informative e Lajmeve e Ukrainës. Me sa duket, këto gënjeshtra dhe deklarata mashtruese të Putinit kishin për qëllim të justifikonin zhvillimin e referendumit që do të organizohej më 16 mars në Krime.

Gënjeshtra e parë: Ushtarakët rusë ndodhen në Ukrainë për të mbrojtur objektet ushtarake ruse. Këto janë “grupe të vetëmbrojtjes”, jo ushtarakë rusë.

            E vërteta:Ka prova serioze që vërtetojnëse përfaqësuesit e shërbimeve speciale ruse janë pararoja kryesore e forcave antiukrainase, të organizuara mirë në Krime, pavarësisht se janë të veshura me uniforma pa shenja identifikuese.

Gënjeshtra e dytë: Veprimet e rusëve nuk e shkelin Traktatin e Miqësisë, të nënshkruar në vitin 1997 mes Ukrainës dhe Federatës Ruse.

E vërteta: Traktati i nënshkruar në vitin 1997i kërkon Rusisë të respektojë tërësinë territoriale të Ukrainës. Trupat ruse që kanë marrë kontrollin operativ në Krime, kanë shkelur në mënyrë flagrante tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gënjeshtra e tretë: Putini thotë se opozita nuk e respektoi marrëveshjen e nënshkruar me ish-presidentin Janukoviç më 21 shkurt.

E vërteta: Ajo marrëveshje parashikonte aprovimin prej parlamentit të Ukrainës të ligjit që i jepte fuqi ligjore Kushtetutës së vitit 2004, e cila i linte më shumë kompetenca parlamentit. Janukoviçit iu lanë 24 orë në dispozicion për ta nënshkruar, në mënyrë që konflikti të zgjidhej paqësisht. Por ai nuk pranoi. Përkundrazi, mblodhi rraqet dhe u arratis, duke lënë pas vetes prova të një korrupsioni gjigant.

Gënjeshtra e katërt: Putini thotë se qeveria e Ukrainës nuk është legjitime dhe se Janukoviçi mbetet udhëheqësi legjitim i Ukrainës.

E vërteta: Putini e pranoi vetë se “Janukoviçi nuk ka të ardhme politike”. Pas arratisjes, Janukoviçit i ktheu shpinën edhe partia e tij, e cila votoi për largimin e tij nga detyra dhe në përkrahje të qeverisë. Qeveria e re u votëbesua me 371 vota, pra, në masën 82% të deputetëve.

            Gënjeshtra e pestë: Putini flet për krizë humanitare dhe për qindra mijë njerëz që po arratisen nga Ukraina në drejtim të Rusisë, në kërkim të një strehe.

E vërteta: Sot nuk ekziston asnjë provë për krizë humanitare dhe dyndje njerëzish drejt Rusisë sikur gjoja atje kërkuakan strehë.

            Gënjeshtra e gjashtë: Putini thotë se rusët etnikë i kërcënon rreziku.

E vërteta: Duke mos marrë parasysh njoftimet e mjeteve shtetërore ruse të informimit masiv, nuk ka kurrfarë faktesh që të dëshmojnë për kërcënimin e jetës së rusëve etnikë. Rusët etnikë dhe përfaqësuesit e tyre kanë botuar deklarata, në të cilat vërtetohet se nuk ekzistojnë kurrfarë kërcënimesh.

Gënjeshtra e shtatë: Putini thotë se bazat ruse ndodhen nën kërcënim.

E vërteta: Objektet ushtarake ruse kanë qenë dhe janë të siguruara. Në të vërtetë, të kërcënuara janë objektet ushtarake ukrainase në Krime për shkak të veprimeve të ushtrisë ruse.

Gënjeshtra e tetë: Putini thotë se janë vënë re sulme masive kundër kishave dhe sinagogave në lindje dhe në jug të Ukrainës.

E vërteta: Udhëheqësit fetarë të vendit dhe të komuniteteve fetare ndërkombëtare në Ukrainë kanë deklaruar se nuk është vënë re as edhe një rast i vetëm sulmi kundër objekteve fetare. Madje ata janë shprehur në përkrahje të udhëheqësve të rinj politikë. Komunitetet hebraike kanë deklaruar se nuk kanë vënë re asnjë incident antisemit.

Gënjeshtra e nëntë: Putini thotë se Kievi po mundohet të destabilizojë situatën në Krime.

E vërteta: Qeveria kalimtare e Ukrainës ka vepruar me vetëpërmbajtje dhe ka kërkuar dialog. Kurse trupat ruse, nga ana e tyre, kaluan përtej caqeve të dislokimit, në mënyrë që të arrinin qëllime politike për të vënë nën kontroll infrastrukturën e Krimesë.

Gënjeshtra e dhjetë: Putini thotë se parlamenti i Ukrainës është nën ndikimin e ekstremistëve dhe të terroristëve.

E vërteta: Parlamenti është organi më përfaqësues i pushtetit në Ukrainë. Legjislacioni i fundit u aprovua nga shumica dërrmuese e deputetëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Ukrainës Lindore. Grupet ultra të djathta që dolën haptazi kundër ruajtësve të rendit gjatë protestave, nuk kanë përaqësues të vet në parlament. Nuk ka asnjë nismë për politika diskriminuese (Citohet sipas: “Amerikanët e kapën Putinin duke gënjyer dhjetë herë”. Marrë ngafaqjaeinternetit“from–ua.com”. 06 mars 2014).

MedeklaratatepapërgjegjshmeqëlëshoipërjustifikiminetrupaverusenëKrime, gjojamepretekstinembrojtjessëpopullsisërusishtfolëse, Putiniështëshndërruarnëobjekthumorinëpërfaqeterrjetevesociale. Kështu, drejtoriipërgjithshëmimediagrupit“Premjer” tëqytetittëVollogdës (ndodhetnëveriperëndimtëpjesësevropianetëFederatësRuse), RomanRomanenko, nëemërtëbanorëvetëkrahinësVollogodskaja, iështëdrejtuarmenjëletërpresidentitPutintë futë trupatpërmbrojtjenepopullsisësëkësajkrahine, meqenëse“banorëtesajjanëtëgjithërusishtfolësdhetë drejtatetyrepocenohenrëndë”.RomanenkojailutetPutinittambrojëpopullsinëekësajkrahine, meqenëse“okupatorëtqëkanërrëmbyerpushtetinnëkrahinëpërmeszgjedhjevetëpandershme,s’pobëjnëasgjëpërpopullsinëerobëruar”.AiesiguronpresidentinPutinsepasfutjessëtrupave“nukdotëketëkurrfarëluftepartizanekundër çlirimtarëve”dhese“sanksionetndërkombëtaremesiguriqëdotëshmangen” (Citohetsipas: TatjanaAleksandrova. DrejtoriipërgjithshëmimediaholdinguttëqytetitVollogdaikërkoiPutinittëfutëtrupatnëkrahinënVollogodskaja”. Marrëngafaqjaeinternetit“gorodche.ru”. 04 mars 2014).

EdhebanorëtrusishtfolëstëGjermanisëevënëkeqnëlojëPutininmerastineKrimesë. Nënjëletërqëidërgojnëatijpërfaqësuesitetyre, kopjenesëcilësiakishinpërcjellëedheVladimirKliçkos, njëritngaudhëheqësiteopozitësukrainase, atashkruajnë:

“I nderuar zoti president. Ne jemi pesë milionë banorë rusishtfolës në Gjermani. Neve na detyrojnë vazhdimisht të flasim gjermanisht: në punë, në mësim, madje fëmijët tanë nëpër kopshtet e fëmijëve i detyrojnë të flasin gjermanisht. Edhe neve këtu na detyrojnë të punojmë. Kini mirësinë, na ndihmoni, futni në Gjermani trupat ruse për të na mbrojtur” (Citohet sipas: Sergej German. “V. Kliçko. Detyrë kyç e Putinit nuk është as Krimeja, as Donbasi, por sabotimi i zgjedhjeve”. Marrë nga faqja e internetit “Ostrov”. 09 mars 2014.

Para disa vjetësh, Putini pati deklaruar se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik kishte qenë katastrofa më e madhe e shekullit të kaluar. Me rastin e ngjarjeve të fundit në Krime, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Ukrainës Arsen Jacenjuk ka bërë këtë reagim:

“Unë do të thoshja se katastrofa më e madhe e këtij shekulli do të ishte ringjallja e Bashkimit Sovjetik”(Citohet sipas: “Jacenjuk: Putini ka një skenar për pushtimin e kryeqytetit të Ukrainës”. Marrë nga faqja e internetit “gazeta.ua”. 13 mars 2014).

Lidhur me deklaratën e mësipërme të Putinit, vjen një reagim i fortë në internet:

“Nëse do ta trajtonim fashizmin si një rrymë politike që parashikon përdorimin e dhunës për zgjidhjen e çdolloj problemesh politike dhe jo thjesht si një term politik, atëherë duhet pranuar se atdheu i fashizmit është pikërisht Rusia që polli bolshevizmin, i cili ishte parathënia e fashizmit italo-gjerman dhe që diktaturën, dhunën, grabitjen dhe shpronësimin i shpalli si orientim themelor të politikës së vet, që përmes urisë dhe kampeve të internimit zhduku dhjetra milionë qytetarë të vendit të vet. Pikërisht në Rusi, ditën për diell, para objektivave të telekamerave, pushkatoheshin kundërshtarët politikë. Pikërisht Rusia ishte ajo që pushtoi Afganistanin dhe pjesë të territorit të Gjeorgjisë, duke shkaktuar edhe konflikte të tjera. Kurse sot, pikërisht si puna e Hitlerit, pa shpallur luftë dhe me një pretekst të trilluar, u dynd në territorin e shtetit sovran të Ukrainës. Kështu qëpo të dëshironi ta shikoni fashistin me pamje aziatike, atëherë shkoni në Kremlin se atje e keni”(Citohet sipas faqes së internetit “censor.net.ua”. 05 mars 2014).

Santa Barbara, Kaliforni

21 mars 2014

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dekarata, Eshref Imeri, gjurme, Putin

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT