• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRAGJEDIA- KRIMI QE TRONDITI SHQIPERINE

December 6, 2016 by dgreca

1-tragjedia

Një krim makabër tronditi qytetin e Korçës pasi një 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vari veten. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës kur, Naum Toshi mbyti me një tel fëmijët e tij të moshës 7 dhe 4 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në katin e dytë të banesës ku ai jetonte. Burime zyrtare policore konfirmojnë se 41-vjeçari jetonte prej pak kohësh i vetëm pasi bashkëshortja e tij 24-vjeçarja Marsela Toshi ishte larguar nga banesa, pas konflikteve të shpeshta në çift. Mësohet se 24-vjeçarja punonte në një lokal nate në qytetin e Korçës dhe pikërisht ky ishte edhe shkaku i konflikteve mes tyre. Sipas të njëjtave burime, e reja mëngjesin kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në banesën ku qëndronte Toshi dhe dy fëmijët ku kishte kërkuar që ti merrte këta të fundit me vete dhe të nisej drejt Greqisë aty ku jetonte prej pak kohësh. Një fakt të tillë nuk e ka pranuar 41-vjeçari Toshi dhe për këtë është hakmarrë ndaj bashkëshortes duke sjellë edhe tragjedinë.

1-vrasesi-korce-400x279 Të afërmit e 41-vjeçarit bëjnë me dije se, gruaja ishte larguar nga shtëpia në mes të muajit nëntor, drejt Greqisë, duke e braktisur të shoqin dhe dy djemtë e mitur. Toshi ishte prind i fëmijës 4-vjeçar ndërsa 7-vjeçari ishte fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij. Marsela Toshi punonte si kameriere në një klub nate në Korçë, që dyshohet të ketë qene dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit, ndërsa prej pak kohësh ajo jetonte në shtetin fqinj. Burime nga policia pohuan se bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 të natës, e më pas është larguar serish drejt shtetit grek në orën 05:00. 1-femijet18Dyshohet se babai i dy fëmijëve ka ndërmarre krimin makabër pak momente pasi e shoqja ka dalë nga banesa si shenjë hakmarrje ndaj saj.

Letra

Policia e Korçës njoftoi ditën e djeshme se, 41-vjeçari Toshi para se të kryente vrasjet e dy fëmijëve, ka lënë një letër tek dera e shtëpisë private ku ai jetonte duke sqaruar edhe motivin e krimit të trefishtë. Ka qenë babai 41-vjeçarit, i cili kishte shkuar pranë banesës ndërsa në derën e jashtme të saj ka gjetur një letër ku autori i shkruante babait të tij, se gjithçka e kishte kryer pasi bashkëshortja i kishte marrë rrugë të keqe. “Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, kishte shkruar në letër 41-vjeçari. Më pas, babai i të ndjerit ka parë të gjithë skenën dhe menjëherë ka njoftuar policinë për ngjarjen. Nga ana tjetër, policia njoftoi zyrtarisht se ditën e djeshme në lagjen nr 4,të qytetit të Korçës, në rrugën “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve Naum Toshi, 41 vjeç, V. T., 4 vjeç djali i tij, si edhe J. T.,7 vjeç, fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41-vjeçarit. Nga veprime hetimore në vendngjarje, rezulton se shtetasi Naum Toshi, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambientet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.

Kortezi: Ermal Vija

Filed Under: Sociale Tagged With: qe tronditi, shqiperine, TRAGJEDIA- KRIMI

Balona me flamurë që tronditi serbët

October 17, 2014 by dgreca

Nga Zaim Kuçi/
U thanë dhe stërthanë, u karikaturizuan dhe u qeshëruan ato që ndodhën në stadiumin serb, por le të sjellim një tjetër kënd vështrimi se çfarë fshihej pas kësaj loje futbolli, a ishte rezultat trazire tifozash apo skenarë i mirëpërgatitur serb?
Sipas meje, ajo që ndodhi në këtë stadium dhe qëndrimi i mëpastajshëm zyrtar serb, tregoi se situata e krijuar ishte një fushë betejë me skenarë të përgatitur për t’u zhvilluar, para/gjatë dhe pas ndeshjes që, ushtarakët mbi këto skenarë ndërtojnë vlerësim situate. Në këto skenarë ndërrthureshin qendrime politike dhe diplomatike të një historie të shkuar që sa vjen dhe trazohet në hapsirën e gjeopolitikës konfliktuale serbe.
Ajo që u bë keq në këto skenarë ishte prezenca me forca në ekstremitet në të gjitha situatat; e cila tregoi më shumë paaftësinë e rendit serb për ta demostruar këtë force, më pas dhe për të menaxhuar një situatë të pritshme të mundshme. Ajo që ndodhi në Beograd erdhi nga mbimobilizimi, mjete dhe forca, gati në kufijtë e një situate të vlerësuar- Shtetrrethim. Stacionimi i kësaj force para fillimit të ndeshjes zbuloi atë që parashikohej të zhvillohej nga vet serbët në këtë lojë, ku dihej se tifozët shqiptarë ishin teje të limituar kohë më parë nga vet shteti serb. Në këtë lojë, sigurisht serbët e dinin se « kundërshtarë » kishin pjesëtarët e ekipit të futbollit, të medias dhe të ftuarit vip. U dhunuan futbollistët nga tifozët të ndihmuar nga ata që duhej t’i mbronin siç parashikojnë rregullat e zhvillimit të lojës. Ateherë, kujt i sherbeun, ato më shumë se katër mijë forca të rendit? Ushtarakisht, e pakuptimtë…planifikuan forca me kundërshtarë imagjinarë.
A ishte balona shkak për të filluar betejën kundër shqiptarëve? Terreni antishqipar tashmë u duk se kishte kohë që përgatitej. Duhet kuptuar se irritimi serb kishte filluar qekur ata u nisën për të ardhur në stadium, pra ishte një organizim. Është e turpshme të merret në konsideratë për t’u vlerësuar irrituese një ballonë si ato të fëmijëve ku varej një banderolë me simbole kombëtare. Dhuna e ushtruar mbi sportistët ishte barabare që zor bota e civilizuar do ta gëlltisë atë. Kemi parë irritime huligantësh në stadiume por ata janë të veçuar, të grupuar por kurrë nuk kemi parë një urrejtje në kor në një stadium të tërë me thirrjen “vdekje shqiptarëve”. Ata vepronin të orkestruar, të mirëdirigjuar, kjo është për të analizuar, kjo duhet t’i sherbejë Evropës si analizë për veprim. Sa herë u shkelën hapsirat ajrore të shteteve elitë nga avionët gjuajtës luftarakë rus, edhe pse ishin shumë larg kufirit të tyre, edhe pse Rusia ishte në gjendje lufte, dhe u mjaftua me notë proteste simbolike midis shtetesh- kjo në emër të ruajtjes së paqes.
Serbët nuk u trembën aq shumë as dhe nga avionët gjuajtës dhe bombardues më të sofistikuar të vendeve më elitare dhe demokratike të botës, të marsit -99 tës, se sa u trembën nga ballona lodër fëmijësh e cila nuk ishte as helikopter apo dron zbulimi.
Flamuri ishte një revoltë e një pakice tifozësh shqiptarësh që nuk mundën të hynin si qytetarë të ballkanit për të parë një loje futbolli. Teknologjitë kanë avancuar dhe banderola simbolike në këtë stadium sherri tregoi sa larg dhe sa e vjetëruar është sjellja serbe në sofrën ballkanike dhe europiane.
Serbët përfundimisht e kanë humbur Kosovën, histeria serbe e shumë mediatizuar në botë përforcoi edhe më shumë të padëshirueshmen, kthim mbrapa, duke rritur distancën Prishtinë-Beograd.
Postndeshja. Ajo që duhet të na shqetësoj ne shqiptarët është fakti se serbët janë ekspert manipulues të kontinentit tonë. Ata dinë të transformojnë lajmin, imazhin të cilin e kanë prodhuar me kujdes në laboratoret e sajimeve duke futur në lojë kartën e nacionalizmit shqiptar edhe me fqinjët tanë. Më keq se kaq, ata kanë organizma dhe shtete në Europë dhe më gjerë që i mirëlobojnë. Diplomacia e jonë është ende larg këtij lobingu të kërkuar edhe pse kemi çfarë të shesim për imazh, atë që ndodhi dhe të tjera sjellje modele shqiptare ndaj të huajve.
Realisht pamjet filmike e vendosin shtetin serb absolutisht në bazën e akuzës, kjo varet edhe nga sa të aftë jemi në vijimësinë e çuarjes deri në fund të kësaj situate që sipas meje diskreditoi serbinë dhe lartësoi krenarisht qëndrimin paqësor të atyre sportistë përballë një tifozerie rebele dhe një force të madhe sigurie por totalisht inegzistente. Asgje nuk nxiti dhe turp të analizosh veprimin paqësor të marrjes së simbolit kombëtar nga ana e sportistëve tanë dhe t’ia dorëzosh personit zyrtar te fushës së lojës, kjo është qytetare, më tepër patriotike. Qëndrimi zyrtar shqiptar ishte real, politikisht i qartë, kurajues, me vlera që distancuan të keqen e këtij shteti, më tepër është një qëndrim europian. Shqiptarët në Beograd fituan autoritet, më tepër kulturë, më tepër qytetari, më tepër jemi europian.
Vizita e pritshme e Kryeministrit shqiptar në Beograd.
Janë dy pamje per t’u vlerësuar, së pari pala serbe ende është larg për t’u afruar në sofrën e shtruar për diskutime ballkanike. Ata, mendoj se sajuan mediatikisht edhe këtë çorpë të prishur për të qënë larg këtij bashkëpunimi, më tepër se kaq udhëheqësit aktual serb thirrën në skenë kartën nacionaliste shqiptare për të dalë nga paaftësia e tyre ku ata janë vendosur dhe së dyti, ata kanë një aleat të vetëm strategjik, ajo është Rusia. Aktualisht, Serbia për Rusinë është një prioritet emergjence, ajo do të luajë të gjitha kartat e mundshme (me te ndjeshmen- ekonomike për të cilën serbia ka nevojë) për të forcuar interesat e saj.
Pa rivlerësuar tradicionalen serbe, urrejtjen ndaj nesh, duhen marrë në konsideratë edhe lëvizjet e fundit të suksshme të Kryeministrit shqiptar drejt Evropës sigurisht ato nuk janë sukses apo të vlerësohen të tilla për politikën serbe. Edhe në fushën e luftimit palët ndërluftuese organizojnë bisedime për kompromise apo dhe vijim lufte.
Guzhina propagandistike serbe nxitoi dhe prodhoi fabrikime të pallogjikshme madje edhe qesharake duke na dhënë pamje të dyshimta ndaj vizitës së pritshme të kryeministrit tonë, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për palën shqiptare, koha ka ardhur që të kuptohet mirë se 7.5 miljon shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, tashmë janë faktor në rajonin e ballkanit.
Vizita në Beograd, në situatën e krijuar, nuk është e lehtë për t’u zhvilluar, por është e domosdoshme për t’u realizuar, ai shkon atje politikisht i qartë, me kufij tashmë të kthyer imagjinarë me shtetin kosovar, me aleatë të fuqishëm evropiane, me politika të konsoliduara integruese NATO-BE. Kryeministri Shqiptar i del për detyrë qe të zhvillojë vizitën në Beograd duke afruar modelin moderator shqiptar për një Ballkan me më shumë paqe, që do të jetë jo shumë vonë, vlerë dhe interes padyshim dhe për popullin serb.
Së fundmi, por kryesore, vizita e pritshme e Putinit….Ndeshja u zhvillua pak kohë më parë kur Beogradi përgatitej për paradën ushtarake për vizitën « buj » të Putinit, të sajuar apo e programuar sigurisht pas një triumfi të tij të rihapjes luftë në Ukrainë. I kundërshtuar tërësisht nga gjithë bota mbarë Putini si udhëheqës shpirtëror i serbëve gjen mbështetje tek shteti serb, i cili është e vetmja bazë apo burim ku mund të turbullohen ujrat në ballkan dhe më gjerë.
Ballkani vazhdon të hallakatet në të kaluarën e tij historike, herë herë e shikojmë larg atë dhe herë herë ajo është shumë pranë….kjo kërkon maturi dhe kthjelltësi diplomatike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Balona, BEOGRADIN, qe tronditi, Zaim Kuci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT