• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZIA VIZUALE, KALIGRAMAT                                                                                                

April 26, 2023 by s p

Nga “Avant Garde” e Apolinerit në Paris te burgu i Visar Zhitit në Spaç –

Nga Qemal Agaj

Florida, SHBA

      Qemal Agaj

Gjatë leximit të librave poetikë të poetit Visar Zhiti, më tërhoqën vëmendjen disa poezi vizuale, të shkruara në formën e Kaligramave  (CALLIGRAMMES). Ato gjendeshin te “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, poezi të gjysmës se dytë të shekullit XX, vërtet një çudi jo vetëm poetike dhe rishfaqeshin së voni te përmbledhja “Thesaret e frikës”, fillimi i shekullit XXI, ndër librat më të bukur, por dhe më të rëndësishëm, sipas meje, në gjithë poezinë e re shqipe. Poezinë vizuale e kisha parë më herët te poeti francez Guliem Apoliner  (Guillaume  Apollinaire, 1880 – 1918), që konsiderohet poeti, kritiku i artit më i shquar i viteve të para të shek. 20-të.

A kishte ndonjë fill lidhës mes poezisë së këtyre dy autorëve aq të ndryshëm në gjuhë, vende dhe kohë? Që arti është perceptim i jetës që na rrethon na e mësojnë që në kohën e shpellave, vizatimet prehistorike. Dhe të zbresim rrëmbimthi, fakt është se shoqëria e Apolinerit me artistët përreth nxiti fantazinë e tij, për të krijuar një formë të re origjinale për të shprehur poezinë. Në këto rrethana, në 1914, botoi për herë të parë një grup prej tyre me titullin, ‘’E t   m o i   a u s s i   j e   s u i s s   a   p a i n t r e’’ (Dhe unë gjithashtu jam një piktor). Subjektet e tij mes të tjerave ishin,  Kulla Eifel, Zonjushë me kapele të modës, Shatërvan etj.

Po Visar Zhitin në burgun e Spaçit ç’e nxiti të shkruajë Vizatoj një gijotinë, Litari i grackës, Harta e atdheut?

Ngjashmëria e disa prej poezive të Visar Zhitit me ato të Apolinerit më habiti. Instiktivisht më lindi pyetja: Si ndodh që një poet, në kohë dhe vend tjetër, në rrethana të ndryshme, (I pari në Paris dhe i dyti në një burg komunist në Shqipëri) të përdorë të njëjtën teknikë poetike?

Po më parë të themi se

Ç’është Kaligrami? Dhe Apollinaire…

Vetë termi vjen nga greqishtja:  Calli – e bukur, e mirë dhe Gram – diçka e shkruar. ‘’Calligrammes’’  janë poezi, ku  renditja e fjalëve krijon një imazh, që trasmeton (bart) në një formë vizuale atë për çka poezia flet.  Kjo teknikë është përdorur për herë të parë nga Guliem Apoliner. ‘’CALLIGRAMMES’’, është botuar në 1918.

. 

Guliem Apoliner u formua si artist në Paris, ku ashtu si Firence në fund të shek. 15-të dhe fillim të shek.16-të, filloi të tërheqë një masë artistësh dhe intelektualësh. Parisi u bë qendra e artistëve më të shquar të shek. 20-të, duke u bërë kështu sinonim me epokën e shquar të Rilindjes Italiane. 

Në këtë kryeqytet  të Kulturës dhe Artit Modern Europian jetonte Apolineri, i rrethuar nga elita  e artistëve më të shquar të kohës, si Picasso, Raul Dufy, Vlaminck, George Braque… koleksionistes amerikane, Gertrude Stein, poetit, Max Jakob. Mik i ngushtë me Faik Konicën, për të cilin do të shkruante, ‘’Nga njerëzit që kam takuar dhe që unë e kujtoj me admirimin më të madh, Faik Bej Konica është një nga më të pazakonshmit.’’

Po Visar Zhiti?

Në gjysmën e dytë të shekullit XX ai u burgos në Shqipërinë e tij të mbyllur dhe diktatoriale, ku në letërsi dhe arte sundonte Realizmi Socialist. E arrestuan në 8 nëntor 1979, me akt-akuzë për poezitë e tij, të trishtuara dhe hermetike, kundër regjimit dhe diktatorit, etj. Lexojmë që poezitë pjesërisht i memorizoi në qelinë e hetuesisë dhe më pas i shkroi fshehurazi gjatë kohës në burgjet e Spaçit dhe Qafë Barit, mes maleve, rrethuar me tela me gjemba dhe ndën mbikqyrjen e rojeve të armatosura. Jeta ishte më e errët se vet errësira. Nga galeritë nëntokësore, në fjetoret e ftohta dhe prapë në galeri… Mall për pak diell.

Burgjet komuniste nuk ishin një ambjent për të shkruar, pa momente qetësie, edhe liria e imagjinatës ndalohej. Vetë të mbijetuarit ishte në rrezik, dëshira për të krijuar ishte e fundit në ato kushte violente dhe abuzive, kështu lexojmë. 

Por kjo ndodhi me Visarin dhe shokët e tij. Poezia i shërbeu si forcë kundërvenëse dhe mbijetese. Dhe çudia, ai krijon dhe aty të bukurën, madje diçka dhe si Apolineri, poezi që vizatojnë, kaligrame. Njëra ka formën e tabelës “Ndalim Kalimi”, të litarit të një gracke a një tjetër, të gijotinës tjetra, të germës V, ndjell fitoren e brendshme, shkruar në tre gjuhë: Victory, Vittoria, Victoire – dhe më e dhimbshme, do të thosha profetike, poezia, ‘’HARTA E ATDHEUT TIM’’ me konturet e Shqipërisë së sotme.

*   *   *

Dramaturgu i shquar Irlandes, Shan O Keisi (Sean O’Casey, 1880- 1964), mik i ngushtë i fotografit të famshëm me origjinë shqiptare,Gjon Mili, kur ishte fjala për lirinë e të shkruarit, me zë të fuqishëm ka deklaruar: ‘’Bukuria, Zjarri dhe poezia e dramës po zbehen nga një stuhi realizmi të shtirur. Leri zogjtë të fluturojnë në qiell, kafshët të enden në xhungël, peshqit të notojnë në det, na lini ne të kemi Art në Teatër…Në djall me të ashtuquajturin Realizëm, sepse nuk të çon asgjëkundi. Artisti duhet të jetë ku është jeta, jeta aktive, që nuk gjendet në kullën e fildishtë, as në bunkerin e betonit; Ai duhet të dëgjojë çdo gjë, duhet të shohë çdo gjë, duhet të analizojë gjithëçka.’’

‘’Vazhdoi të shkruajë me një çmënduri magjepsëse’’, – kujton e shoqja e Visarit, Eda Zhiti. ‘’Ato ruajnë shenja dhe pllanga si gjak i tharë. Ku i fshihte? Vetëm ai e di, tek kashta e dyshekut, tek thesi i ushqimeve, tek këpucët? E më saktë e ata të burgosur, miq të Visarit, që ashtu siç sakrifikonte dhe familja, rrezikonin për t’i ruajtur, ndokush duke i mësuar përmendësh, siç dëshmojmë. Dhe Visari vazhdonte të shkruante.’’

Por qëllimi i këtij shkrimi është të evidentoj të përbashkëtën dhe të veçantën mes dy poetëv në teknikën poetike, ‘’Calligrammes’’. 

Na rezulton që i dyti, Visari, nuk ka patur njohje të të parit, Apolinerit. Pohimi dhe i Visarit për këtë, interesimi im i drejtpërdrejtë me të, është i besueshëm. Veprat e autorëve të shquar botërorë, që kishin krijuar shkolla, medota dhe drejtime në letrat moderne, jo vetëm që s’ishin përkthyer, por nuk qarkullonin në Shqipërinë e atëhershme në origjinalin e tyre, ishin futur në Fondin e Zi të Bibliotekës Kombëtare dhe sulmoheshin dhe kritikoheshin në shtypin e kohës si vepra dekadente, armiqësore të shoqërive kapitaliste dhe atyre revizioniste, fjala ishte për vendet e perandorisë komuniste. 

Apolineri me autorë të tjerë, të trajtuar si ai, mund të lejoheshin në duart e pak kritikëve të besuar të Realizmit Socialist në kryeqytet, të miratur nga Partia e atëhershme në pushtet, kështu që Visari, student i varfër në Shkodër, pastaj mësue fshati në Kukës dhe pastaj i burgosur në Spaç dhe në Qafë Bari, ka mundur të lexojë vetëm sharjet për ta në shtypin letrar, të politizuar të kohës. 

Pra, poezitë e tij janë jashtë çdo influence apo imitimi, kur k:eto ishin dhe t;e d;cenueshme, por ato, duke i nxjerrë një mjedis dhe fat i caktuar,  janë po aq autentike dhe krijime origjinale.

Për të shpjeguar këtë subjekt, do të thosha intrigues, më vjen në ndihmë një botim special i TIME, me titull:

           THE  SCIENCE  OF  CREATIVITY 

Sipas  R i c h a r d   J e r o m e  (Editor dhe autor i TIME, Inc.) në introduksion, “Termi Creativity mbart një lloj aurore mistike. Forca e saj speciale është e mbushur me një nuancë hyjnore. Mbi të gjitha, krijimi është fjala e parë e Biblës.  ‘At  the  begining  GOD  Created…’ Dhe prap me gjithë tonet Metafizike dhe Teologjike,  Krijimtaria është gjithashtu cilësia më themelore e njeriut.’’

Pa dyshim kjo nuk vihet në diskutim. Ngulmoj që ishte shpirti krijues i këtyre dy Poetëve, që arritën të krijojnë një formë të re të shprehuri, bazuar në rrethanat e këtij momenti krijues, por në kushte diametralisht të kundërt. Ja pse në subjektet e Kaligramave të tyre nuk gjejnë ngjashmëri në përmbajtje, se janë të ndryshme, por ato kanë të përbashkët anën vizuale. A nuk është e habitshme?

‘’Creativity është në fakt,’’ – shkruan fituesi i  Pulitzer Price biologjisti, Edwar O. Wilson në librin e tij, ‘’The Origins of Creativity ‘’ – ‘’ një shtytje drejt kërkimit të  origjinalitetit, që merr impulse nga pasioni i njeriut për diçka të re, në zbulimin e realiteteve dhe proceseve të reja, në  zgjidhjen e sfidave të vjetra  dhe kënaqësi për pamje të reja.’’

Antropologjisti i Universitetit ‘Notre Dame’, autor i ‘’How Imagination Made Human’s Exeptional’’, Augustin Fuentes, e shpjegon fenomenin në këtë mënyrë: ‘’Me pakë fjalë esenca e krijimit është të shikosh botën që na rrethon si është dhe përfytyro mundësira të tjera dhe pastaj  të kthesh këto përfytyrime në realitet.’’

Dhe  më kujtohet kjo thënie e Pikasos: ‘’Ka njerës që shikojnë diçka dhe pyesin; Ç’është kjo?  Ka disa të tjerë, që shohin diçka dhe thonë; Çfarë mund të bëhet me këtë?’’

‘’Novacionet më tërheqëse në art, shkencë dhe në të tjera fusha,’’ vazhdon antropologjisti ‘’nuk lulëzojnë nga një vakum. Të gjithë krijuesit edhe ata më të shquar, tërhiqen pas punës të të tjerëve, influencohen me ndërgjegje ose jo nga ç’ka ardhur më parë,’’

Nëqoftëse Apolineri u influencua nga arti i piktorëve që e rrethonin dhe deklaroi, ‘’Unë jam një piktor gjithashtu’’ kjo s’kishte si të ndodhte me poetin Visar Zhiti. Gjasat ishin të pamundura. Po kaligramet e tij janë. Ç’i nxori ato?

Në burgoligjitë e Visar Zhitit “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë” gjejmë se dhe ai rrinte me piktorë në burg, me Maks Velon, Edison Gjergon në Spaç, ku kishte qenë dhe Ali Oseku, ndërsa në burgun e Qafë Barit me atë që do t:e bëhej piktor, Valeri Dyrzi Tarasov. 

Të pikturuarit ashtu si dhe të shkruarit ishin të ndaluara, në kufijtë e së pamundurës. 

Poezitë e Visar Zhitit në përgjithësi dhe ato vizualet në veçanti janë frut i një ankthi, i një kërkese të brendshme, që ngjan me mbijetesën, rrjedhojë e aftësive imagjinative, i fuqisë së penës, penës së tij të fuqishme, ato janë vetë rrethanat e pabesueshme, ku ai i krijoi. Janë origjinale. Kjo është e veçanta e tyre. Burgu i Spaçit mes maleve ka qenë si një gijotinë dhe ashtu do të duhej të shkruhej poezia për të. Visari vendosi të vizatonte me fjalët.

GUILLIAUME   APOLLINAIRE

          dhe  lëvizja   ‘’AVANT  GARDE’’                                                                                                                           

Guillaume Apollinaire, pseudonim  i Wilhelm Apollinary Kostrowicki, lindi në Romë në 26 Gusht 1880. Djali ilegjitim i një gruaje aristokrate me origjinë  polake. I jati nuk dihej, por flitej se ishte një oficeri Italian. Vetë Apolineri kurrë nuk e njohu atin e tij dhe asnjëherë nuk e përmendi. 

U rrit dhe u edukua në Monako. Erdhi në Paris në 1897 dhe menjëherë u bë një nga më të njohurit anëtarë në komunitetin artistik në Montmartre dhe Monparnasse. Në 1904 u njoh me Pikason dhe poetin Max Jakob në kafenenë, Closerie des Lilas.  Pikaso,  Max Jacob dhe  Apoliner u lidhën në një miqësi që influencoi në artin e secilit. Takimet e tyre dhe të tjerë artistëve në studion e Picassos në Montmartre ishin aq të shpeshta, sa Pikaso shkroi në derë, ‘’Vend Takimi i Poetëve.’’

Apolineri ishte bashkëpunëtor në periodiket si, L’ Europien, Le Mercure de France, ALBANIA, La Revue Blanche dhe La Plyme. U njoh me Faik Konicën nëpërmjet një artikulli që ai shkroi dhe u botua në periodiken, ’’ L’Europien’’. 

Faik Konica në moshën 22 vjeç, në 1897, filloi botimin në Bruksel të gazetës, ALBANIA, që shpejt u bë organi më i rëndësishëm shqiptar jashtë Atdheut. Në 1902 Konica vendoset në Londër dhe vazhdon publikimin nga Londra deri në 1909.  Apolineri qëndroi me Konicën në Londër gjatë viteve, 1903 – 1904. Mardhëniet e tyre u ndërprenë, kur Konica emigroi në U.S.A., në 1909.

Robert Elssie shkruan në ‘’ An Introdukction to Faik Konica’’, që  Konica, jo vetëm e priti Apolinerin në Londër, por duket që ndërmjetësoi në një, ‘’Affair de Coer.’’ 

Në 1909 botoi përmbledhen e parë poetike, ‘’L’Enchanteur Pourrissant’’                                                                                                             Në 7 Shtator 1911 u arrestua dhe u burgos si i dyshuar në vjedhjen e Mona Lisa në Muzeun e Luvrit, por u lirua pas një jave për mungesë provash. 

Vjedhësi i Mona Lisa, Vincenzo Perugia,  u zbulua në 1913 në Firence. 

Emri i Guliem Apolinerit është sinonim i rritjes së lëvizjes, ‘’Avant Garde’’ në fillim të shek. 20-të. I përhershëm në takimet e artistëve në ‘’Parisien Cafe  Society’’, u bë shok me shumë artist bohemianë, të së ashtuquajturës, ‘’School of Paris’’. Duke mos qënë piktor, as dhe i shkolluar në Histori Arti, ai ishte një entusiast i palodhur i Modernizmit. Me artikujt si kritik arti në revistën e tij, ‘’Les Soirees de Paris’’, bëri më shumë se  çdo shkrimtar tjetër i gjeneratës së tij në njohjen dhe stabilizimin e legjendës të disa prej artistëve më të shquar të shek. 20-të.

Ishte një këndvështrim i ri, ku gjenerata e re e artistëve në Paris u përfshi në valë entusiazmi. Zhvillimi i shpejtë i industrisë dhe progresi i teknologjisë, vunë në lëvizje artistët të prezantojnë botën në rrugë dhe mënyra novatore. Rezultati ishte një art, që mori ngjyra të reja, alternativa dhe eksperimente në abstraksion. Madhështia kulturore  që rezultoi nga fermenti i ri është e njohur.

Krejt papritur njeriu modern u duk sikur po jetonte në një kontekst ndryshe nga i vjetri, nga bota e ngadalshme e shek. 19-të. Aftësia e tij për të përdorur me shkathtësi ambjentin rrethues dhe kapaciteti për shndrrime të reja ishte rritur pafundësisht. Tani ai ndihej mjeshtri triumfues i të ardhmes së tij. Nuk ishte surprizë që ky  sensibilitet i ri do të sillte një ritëm të ri në artet dhe një dëshirë për shndrrime artistike. Të gjitha lëvizjet  e reja provuan se format artistike të së shkuarës, nuk ishin të mjaftueshme për të shprehur shpirtin e ri dhe duhej në mënyrë radikale të rinovoheshin.

Një kaos rrymash artistikesi, Fovizmi, Kubizmi, Dadaizmi, Surealizmi, Futurizmi…pushtuan artin. Në këto rrethana kompozitori i shquar me origjinë Ruse, Igor Stravinski shkroi, ‘’Arti  është  e  kundërta  e kaosit.  Arti  është  një  kaos  i  organizuar.’’

Studjuesit e Artit e përshkruajnë Apolinerin si më mjeshtri novator i lëvizjes, ‘’Avant  Garde ‘’, jo vetëm se idetë e tij ishin më origjinale, por sepse ai kishte aftësi krijuese të transformoi konceptet estetike, të krijojë një formë të re arti thellësisht origjinal në konceptim dhe formë dhe i çliruar nga imitimet.

E pamohueshne që Apolineri ishte inkurajuar në mendimet e tij nga fragmentarizmi i pikturës Kubiste, në mënyrë të veçantë nga Pikaso. 

Mbështetja e Apolinerit për Kubizmin i dha atij reputacionin si kampion i publikimit të artistëve më të shquar të kohës. Në shumë drejtime ai u bë një version i Giorgio Vasarit, që bëri aq shumë në publikimin e Artistëve të Rilindjes Italiane.

Botimi në 1914, i përmbledhjes poetike, ‘’ALCOOL’’(Alkol), stabilizoi reputacionin e tij si një poet i shquar modern. I çliruar nga çdo rregull i të shkruarit poezi, theu rregullat e vargëzimit dhe nuk përdori shenja pikësimi. Ato e dëmtojë poezinë, deklaron ai. Poetika e tij është konsideruar eksperimentale, sidomos me të ashtuquajturat, Calligrammes, ku aranxhimi tipografik me mjeshtëri i fjalëve krijojnë një imazh.

Shkrimtari Amerikan, Roger Shattuk e përshkruan Apolinerin si: ‘’Një klloun i suksesshëm, një i shkolluar, një pijanec, një ngrënës, një dashnor, një kriminel, një katolik i devotshëm, një  endacak, një ushtar.’’

Ishte ai që futi termin, SURREALISM në leksikun e Artit Modern  kur thotë: ‘’ Kur Njeriu vendosi të imitojë ecjen, ai shpiku rrotën, që nuk duket si këmbë. Duke vepruar kështu, pa e kuptuar, ai ishte duke praktikuar  Surealism. 

Por po ashtu Pikaso pretendonte se Surealizmi e mori emrin nga thënia e tij, ku ai e quan artin, ‘’Një ngjashmëri më e thellë dhe më reale se vetë realja, kjo është që formon  surealen ( Sur–Real).

Apollinaire angazhohet në luftën e Parë Botërore dhe në 1916 plagoset rëndë në kokë. I dobësuar pas plagosjes, ndërroi jetë nga Gripi Spanjoll në 9 Nëntor,1918. Menjëherë pas vdekjes u botua vëllimi poetik, ‘’CALLIGRAMMES : Poems of Peace and War.’’

VISAR  ZHITI  dhe  KALIGRAMAT   E  BURGUT                                                                                                         

« Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase janë pasqyra më e mirë e historisë së kombit të tij… » Robert Elsie, albanalog (The condemned apple)

“Shkenca e neurologjisë’’tregon që mendja e njeriut është e kontrolluar nga konditat në të cilat ai jeton, por në rastin e poetëve të burgut, ka raste që shihet në një këndvështrim  tjetër. Këto mendje, nga  nevoja për të jetuar  momente të çliruara, estetikojnë orët e errëta të burgut duke i ndriçuar me pjesë poetike që ata krijojnë.’’ 

  Robert Johnson & Nina Çhernof  (‘’ Inmate Poetry’’)

Kjo thënie ka parasysh burgjet, ku i burgosuri nuk është i privuar nga të lexuarit dhe të shkruarit.

  Në rastin e Zhitit ishte krejt ndryshe. ‘’Në fillim nuk i shkrova ‘’, kujton Poeti, ‘’por i krijova me mend mes mureve ciklopile  të qelisë, në vetmi dhe ankth. I thosha me vete që të sfidoja absurdin, hetuesinë dhe boshin.’’ 

Në qeli ai ishte i privuar nga çdo lexim dhe të shkruarit ishte jashtë imagjinatës. Për Zhitin të poetizuarit u kthye në nevojë, jo vetëm për të thyer më të errëtat ditë të jetës, për të sjellë pak magjepsje dhe shplodhje në atë ambjent skëterrë, por për të qëndruar, të ekzistonte. Në gjithë këtë absurditet rrënqethës, imagjinata e tij ishte e lirë, aq sa një shpend me krahë të thyera. Te poezia ai gjeti fuqi për të mbijetuar, të sfidonte, ‘’…absurditetin, hetuesinë dhe boshln ‘’. Edhe veten. 

Studiuesit e lartpërmendur, Robert Johnson & Nina Çhernof, vazhdojnë: ‘’Pse përdoret poetika si një dritare në eksperiencën e burgut? Sepse poetika është një formë e veçantë në krijmin e të shkruarit dhe komunikimit. Poezia i jep drejtim të shprehurit, e detyron shkrimtarin të zgjedhë fjalën dhe shprehjen më perfekte, për të përshkruar botën. Poezia e burgut është një dëshmitare rrethanash të veçanta.’’

Nuk diskutohet që: ‘’Poezia e burgut është dëshmitare rrethanash të veçanta’’, por pyetja është, kur fizikisht burgosen njerëz, a burgoset dhe mendjen dhe imagjinata e tyre? Ka ndonjë veti speciale në këto qënie njerëzore, që i bën ata t’u kundërvihen vuajtjeve? I burgosur do të thotë të jesh i shkëputur nga jeta shoqërore, nga familja dhe shokët. Kështu, në këto kondita psikologjike, kur censura dhe kontrolli ekzistojnë në të gjitha nivelet, çfarë e motivon një të burgosur të shkruajë atë që i kanë ndaluar, poezinë? Dhe studiuesit në një pikë janë dakord; ‘’Të shkruarit poezi në burg është një akt rezistence.’’ 

Këtë konkluzion e provojnë poezitë e Zhitit. Por, po Kaligramat? A nuk flasin ato për më shumë se ‘’një akt rezistence?’’. Po kërkohet edhe më. Rreziqet shtohen…

  Fotografi Gjon Mili i përshkruan ‘’Vizatimet e Dritës’’ të Pikasos, të fotografuara nga ai vetë, që ‘’.. zhduken menjëherë sa lindin. Ato janë shprehje të qarta të vizionit të Artistit. Ato nxjerrin në pah lidhjen automatike mes dorës dhe trurit, që është baza e shtytjes krijuese të Pikasos.’’

Atëherë në rastin e Zhitit, ishte një vizioni artistik? – Që ka shumë mundësi. –  Ishin  impulse të çastit shtytur nga rrethanat dhe nevoja për t’u shprehur në një formë të re, origjinale? – Pa dyshim. Lidhin prangat me trurin. Telat me gjëmba me emocionin.

Kur Picaso pikturoi tablonë, ‘’Les Demoiselles de Avignon’’ (1907) ishte një nxitje për të thyer standarted në art TIME shpiegon : ‘’Kur artisti thyen standartet për të gjeneruar diçka të re, është rezultat i diçkaje të veçantë…’’

  Komentet shkuan aq larg sa do të shkruhej: ‘’Arti tradicional është përmbysur dhe kthyer në tallje, vlerat antike dhe moderne janë shkërmoqur menjëherë dhe goditur për vdekje para syve tanë.’’ (Art of the  20-th Century.)

Ndërsa koleksionistja amerikane, Gertrude  Stein, do të shkruante: ‘’Çdo kryevepër arti ka ardhur në botë me një dozë kërcënimi brenda saj. Ky kërcënim është një shenjë që krijuesi është duke thënë diçka të re, në një mënyrë të re’’.

  ‘’Hapësira krijuese, – shkruan Richard Jerome, editori i TIME në artikullin INSIDE THE CREATIVE SPACE’ – ka variuar në akord me okupantët e saj, personalitetit të veçantë të artistit dhe karakteristikat  mentale ose morale që i përkasin një individi të shquar.’’

Unë do të thosha se është vështirë të hysh në diskutim me Editorin e TIME, (J.R.), sepse rasti i Pikassos, aq më shumë i poetit  Zhiti, vërtet janë  karakteristikë mentale dhe krijuese individësh të shquar, por ajo që ndan Poetin nga Piktori  janë  RRETHANAT dhe  STUDIOJA  ku ato u krijuan. 

STUDIOJA… Çfarë  ironie!  Ja si e përshkruan vetë poeti Visar Zhiti në librin e tij studimor,  ‘’ KARTELA  TË  REALIZMIT  TË  DËNUAR’’:                                                                            

‘’Në burg nuk lejohej të jetoje, vetëm të gjalloje si kafshë pune nga kafshët më të forta se ne, ato me kthetra dhe uniformë polici dhe oficerash, me brirë e gojë të hapura çapulishëm… Ndryshe nga studiot e shkrimtarëve dhe artistëve, ato janë tërësisht e kundërta. Studiot e të burgosurëve ishin fjetoret, të zhveshura dhe të ftohta, me tre radhë shtretërish të drunjtë njëri mbi tjetrin, ku flinin 50 veta, edhe të sëmurë, ngjeshur si mos më keq, që i numëronin dhe në gjumë duke goditur me shkop gome mbi bataniet e kalbura, për të kuptuar në kishte poshtë tyre të burgosur, në fund të këmbëve ishin leckat që do të vishnin për të shkuar në punë, në galeri, të (u)shqyer keq, në një si tjetër oxhak (studioje) miniere, ku kishte ca gryka që quheshin furnele, jo furnella, ku digjeshin nga puna rraskapitëse, diku në temperaturat 45 gradë C. edhe plus 50-të e diku apo jashtë në borë ishin dhe minus15-të apo 20-të gradë C.’’

Janice Mathie – Heck në introduksionin e botimit në anglisht të vëllimit poetik të Zhitit, ‘’THE  CONDEMNET  APPLE’’,  shkruan ‘’Pishtarët e mitit janë filozofët dhe poetët. Intelekti vetëm nuk mund të ushqej shpirtin. Intuita ndjenja dhe imaginata mundet… Zhiti çuditërisht mundi të memorizojë rreth 100 poezi gjatë muajve në izolim! Kjo ishte një mënyrë të përqendruari të energjive të Tij, të  mbaj mendimet dhe veten të kthjellët… Në këtë mënyrë Ai ishte në gjendje të durojë realitetin e hidhur të burgut dhe ishte i zoti të krijojë realitetin e vet’’.

Por le të kthehemi te Kaligramat. Të shkruarit poezi për Zhitin ishte pasion. Demoniak do të thoshim atëherë. Në çfarë rrethanash krijoi? Në  origjinale të të shprehurit. Në vargjet e tij ai deshi që të shikohej dhe ajo që do të lexohej. Pse? Vetëm Poeti e di. 

Bashkëvuajtësi i Visarit, Maks Rakipaj kujton: ‘’ … Janë krijime të Spaçit dhe Qafë Barit. Unë i pata lexuar në ca dorëshkrime nëpër fletë të zhubravitura, me pluhur miniere dhe të njomura me djersë. Por, që, larg qoftë, mund edhe të ishin njomur me gjak, me gjak të fisëm poeti, me gjak të fisëm Prometeu të vërtetë…’’

Kur Visar Zhiti botoi në Tiranë, në 1994, tashmë i dalë nga burgu,  librin “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, që përmbledh një pjesë të poezive të burgut,  është kujdesur që dy poezi, “Pranë Vdekjes”, ku është një tabelë “Ndalim Kalimi”, dhe poezia tjetër “Vizatoj një gijotinë”, të kenë dhe anën e tyre vizuale. Ndoshta kjo ndodhte për herë të parë në shtypshkronjat primitive shqiptare, botimi i kaligramave. 

I kishte parë Visari tani Kaligramet e Apolinerit? Ai thotë jo. Dhe kështu na rezulton. 

Ndërsa në shekullin e ri, në të 21-tin, mbas shumë librave me poezi dhe prozë Visar Zhiti nxjerr përmbledhjen me poezi “Thesaret e frikës”, Tiranë 2005 dhe atje duket se i rikthehet poezisë vizuale, janë tre, “Trup dashurie” që me vargjet krijohet vërtet trupi njerëzor, “Minare blu”, që ka formën e gjatë të një minareje dhe “Njëra nga kambanat e ikjes së madhe”, ku poezia vizualisht ka formën e kambanës, të shkruara në Stamboll. Duket shumë afër Apolinerit. Njëjtë me të si Kulla Ejfel.

Por ai ende nuk i ka parë Kaligramet e Apolinerit. Vetëm burgu dhe Stambolli e joshën për poezi të tillë vizuale. Dhe unë do të kërkoja posaçërisht për të librin dy gjuhësh, frëngjisht dhe anglisht “Poems of Peace and War, CALLIGRAMMES” të Guillaume Apollinare, botim i 2004 nga “University of California Press”.

Visari i pa dhe gëzua estetikisht, por “Mbas kësaj unë s’kam për ta përsëritur më këtë gabim të bukur.”.  Kështu e mbyllte përgjigjen e tij ndaj pyetjes që një profesor universiteti në Miçigan i bënte për kaligramet, në një libër të porsadalë.

Megjithatë botimi anastatik “Dorëshkrimet e fshehta të burgut” me atë performancë tronditëse, që është dhe imazh, mbetet një kaligramë e madhe, unike dhe mahnitëse,    

Clearwater, Fl.  –  Prill, 2023

   R E F E R E N C Ë

Dorëshkrimet e fshehta të burgut             –  Visar  Zhiti     ( 2021 )                                                                                                                     THESARET E FRIKËS                                                                                                       –         Visar Zhiti                                (   2005  ) THE  CONDEMNET  APPLE :                         –   Visar  Zhiti    ( 2005 )                                                                                                                                  KARTELA TË  REALIZMIT  TË  DËNUAR          –  Visar  Zhiti     ( 2020 )                                                                                                                                        The Science of  CREATIVITY                        –   TIME              ( 2019 )                                                                                                                             Art  of  the  20-th  C E N T U R Y                  –   Hachete     ( 1999 )                                                                                                                                               Photographs  &  Recollections                  –   Gjon  MILI    ( 1980 )        

I M A Z H E   S H O Q Ë R U E S E

Calligrammes                         – Visar Zhiti                                                                                                                                             Calligrammes                                                                                                                                                              –  G. Apollinaire                 

   Kaligrama nga Visar Zhiti

Kaligrama nga Guillaume Apollinaire

Filed Under: LETERSI Tagged With: Qemal Agaj

KUJTOJMË GJON MILIN, FOTOGRAFIN E SHQUAR DHE ANTARIN E VATRËS NË 117 VJETORIN E LINDJES 28 NËNTOR 1904

November 21, 2021 by s p

Qemal   Agaj – Fragment nga libri në proces për Gjon Milin.         

‘’Gjon Mili nuk kënaqet thjeshtë të fotografoj njerës të shquar, ai e bën çdo imazh një provë, një eksperiment… Nëqoftëse Mili të bën pjesë të koleksionit të tij ai ju ka vëzhguar, do t’ju njoh plotësisht.’’

                                                            Jean – Paul Sartre  ( Nga prezantimi i ekspozitës së Mili, Paris, 1946.)

Në introduksionin e librit, ‘’GREAT ARTISTS’’ me autor Robert Kuming botuar në Londër, 1998, shkruhet:

‘’Lloji i personalitetit që lulëzon te një artist në çdo kohë, është produkt i shumë faktorëve të ndryshëm. Duhet të ketë aftësi, vendosmëri dhe frymëzim; Por këto aftësi esenciale nuk janë mjaftueshëm në vetëvete. Është një e vërtetë e thjeshtë që shumë artistë reflektojnë kohën e tyre dhe jo më shumë, ndërsa një artist i shquar ka aftësinë të kap imagjinatën e gjeneratës së ardhme dhe të thotë diçka që u intereson atyre.

 …Përjetshmëria dhe universaliteti i punës së një artisti të shquar egziston sepse, ai ose ajo, ka diçka të veçantë për të thënë dhe sepse për këta artistë, krijimtaria nuk është një fund në vetëvete, por një qëllim të arrij një të vërtetë fondamentale njerëzore.’’

Gjatë karierës së tij si fotograf, Mili  provoi, se ishin aftësitë e tij të rralla teknike, kombinimi i vëzhgimit me fantazinë, bindja e thellë personale dhe një vizion i qartë, që e shtyn atë të thotë diçka më tepër, të impresionoj dhe kënaq jo vetëm një audiencë specifike, por edhe më gjerë. I magjepsur nga drita dhe lëvizja, Mili zhvilloi teknika fotografimi të ndryshme – Stop motion photography, stroboscopic phottography dhe light painting photography , realizuar kjo e fundit në mënyrën më të përsosur në vizatimet me dritë të Picasso-s.

Do të ishte e limitizuar të thuhej vetëm se Gjon Mili ishte fotografi më me influencë në fotografimin me këto teknika. Janë këto,  gama e gjerë e subjekteve, që e radhiti atë në fotografët më të shquar të shekullit të kaluar.

Nga sportet, te baleti, nga muzikantët e Xhazit si duke Ellington , Billie Holiday,…te artistët më të shquar të muzikës klasike, Pablo Casals, Igor Stravinsky,…Nga vizatimet me dritë të Picasso-s, te  skulpturat e Picasso-s, nga kërcimi popullor Lindy Hop, te baleti klasik, nga këngëtarët e muzikës së lehtë, Edith  Piaf, Frank Sinatra, Tina Turner,…te këngëtarët e operas, Lizia Albanese, Maria Calas, nga dramaturgët e shquar, Sean O’Casey, Eugene Ionesco, Artur Miller, te aktorët e shquar të teatrit, Paul Robenson, Helene Weigel,…dhe aktorët më të shquar të kinematografisë, Sophia Loren, Juliet Greco, Silvana Mangano,…Nga fotografimet e filmave të Hollywwod-it, si  – Exodus, në Israel, 1958, me aktor Paul Newman,  –  Lady L., 1965 në Nice me Sophia Loren, Paul Newman, – Night of the Iguana, në 1964 Meksikë, me aktor, Elisabeth Taylor dhe Richard Barton, te koncerti i Casals në Athinë,1966. 

Nga politikanët e pasluftës, Presidentin Truman, Kryeministrin David Ben Gurion – arkitektin e krijimit të shtetit të Israelit,…në 1961, i autorizuar nga qeveria Isralite, ishte i vetmi fotograf që fotografoi në burg kriminelin e luftës, Adolf Eichman.

Në 1974 fotografon skandalin Watergate.

Dhe nga më tërheqëset, pasioni i tij për artin e Rilindjes dhe arkitekturën, që e çuan atë të fotografoj skulpturat e Michelangelo-s në Firence, në 1959 dhe një nga katedralet më të shquara në historinë e arkitekturës mesjetare, Chartres Cathedral, në Francë, 1961. Fotografitë e sjella nga Firence, bën që gjatë viteve 1963-1966, të angazhohet nga LIFE të fotografoj civilizimet Greko – Romake, ku ishte dhe bashkëautor në hartimin e teksteve që shoqëruan imazhet.

1923 – E m i g r i m i  n ë  A m e r i k ë.

Mbasi mbaroi shkollën e mesme në kolegjin më me emër në Bukuresht – Gheorghe Lazar National College, sponsorizuar nga dajua i tij Koço Çekani, në 1923, në moshën 19 vjeçare emigroi në Amerikë dhe filloi studimet në M.I.T. ( Massachusetts Institute of Technilogy), Boston, në degën e inxhinierisë elektrike.

‘’Jo shumë kohë pas arritjes në Amerikë,në kërkim të karierës në inxhinieri,’’ kujton Mili, ‘’u prita ngrohtë nga Faik Konica, një bashkëatdhetar i moshuar. Një shkrimtar i shquar, humanist i suksesshëm dhe intelektual i mprehtë. Konica u përpoq të zgjeroj interesimin tim në artet, sidomos në kinematografi, të cilën ai e pëlqenta dhe e konsideronte të ishte një formë arti të veçantë. Ai tërhoqi vëmendjen time me një artikull nga G.K.Chesterton në gazetën , London Illustrated News, duke lavdëruar vlerat e filmit… Idetë e Chesterton hapën sytë e mi. Tashmë kisha filluar të merresha me fotografi. Unë shtova optikën dhe ndriçimin në Inxhinierinë Elektrike.’’

Pasioni i Milit për artet vizuale nuk ishte e vështirë të zbulohej nga Konica, ai vetë një njohës dhe admirues arti. Por brenda tij nuk fshihej vetëm pasioni për Artet Vizuale. Ishte akoma student kur për herë të parë dëgjoi të inçizuar një koncert të violinçelistit të shquar spanjoll, Pablo Kazals (Casals). Aq shumë u mahnit nga interpretimi i tij, sa Mili kujton, ‘’Unë u mbërtheva në inçizimet e tij dhe i dëgjoja ato për orë të tëra. Preva fotografinë nga gazeta dhe e mbërtheva në mur – unë e kam atë akoma. Për mua ai është një mrekullli.’’  (Life, 11 Nëntor, 1966.) Në këtë botim editori i Life, Xhorxh Hant (George Hunt), shkruan: ‘’ Shumë njerëz, në shumë vende janë paraqitur përpara kameras së Gjon Milit, por asnjë nuk ka lën përshtypje kaq të thellë në jetën e tij sa violinçelisti i shquarsa Pablo Casals.’’ 

Kjo u bë nxitje për Milin,, të abandonoj oboe-n dhe të ushtrohet në piano.

Pas mbarimit të studimeve në 1928, filloi punë në ‘’Westinghouse Electric and Manufacturing Co.’’ Gjatë asaj kohe shkroi shumë artikuj teknik mbi kërkimet e tij në projeksionin e dritës, optikës dhe fotografinë. Zhvilloi llampën me dopio filament, më e ndritshmia llampë atëherë në përdorim. Në vazhdim të kërkimeve zhvilloi teknikën e ndriçimit përdorur gjerësisht në fotografinë me ngjyra me intensitet të lartë ndriçimidhe me fotoflash lamp.

Takimi me bashkëkohësin e tij student në M.I.T.. Profesor Harold  Exherton ( Edgerton),- shpikësin e dritës stroboskopike,  në një simpozium për ndriçimin në fotografi në vitin 1937, ndërroi kursin e jetës së tij, bëri më të qarta ëndrrat e Milit. Ky takim është përshkruar nga Mili në librin e tij Photographs & Recollections, si më poshtë:

‘’Gjatë Marsit të vitit 1937, Prof. Exherton dhe unë ishim folës në një simpozium për ndriçimin në fotografi në M.I.T. Unë fola për burimet e dritës artificiale atëherë në përdorim dhe prof. Exherton diskutoi zhvillimin e tij të ri të ’electronic flash’ me një kohëzgjatje shumë të shkurtër, 1/100.000 të sekondës. Fotot më tronditën . Për herë të parë kuptova që koha mund të bëhej të ndalonte, tekstura mund të ruhej me gjithë lëvizjet e furishme të papritura…

Kur mbaroi takimi u kthyem në zyrën e Prof. Exherton për një bisedë. Ai më pyeti: ‘’Çfarë mund të bëjmë sipas mendimit tënd me këtë burim drite?

Unë shpërtheva :’’Më jepni dhjetë herë më shumë dritë dhe unë do të largohem nga Westinghouse!’’

‘’Është kurioze të mendosh,’’  vazhdon Mili, ‘’si kjo bisedë e paplanifikuar në  zyrën e Exherton ndërroi drejtimin tim.’’

Pasi siguroi dritat elektronike brenda disa javësh nga Prof. Exherton, me gjithë vështirësitë e para, filloi eksperimentet në një kishë të abandonuar në New Jersey. Për një gjë ishte i sigurt kur thotë: ‘’Unë vazhdova të bind veten, se për një kohë do të isha në gjendje të përdorja këtë dritë mjaftë të sofistikuar, një burim drite magjike.’’

 Pas gjashtë muajsh eksperimentesh me paisjet e reja , me një numër fotografish u paraqit në LIFE, në atë kohë revista më e lexuar ndonjëherë.

 Fotografitë  e kampionit të tenisit, Bobi Rigs botuar në LIFE, 5 Shtator, 1938, shënojnë  angazhimin e parë të Milit si fotograf. Kështu filloi kariera  e tij e shkëlqyer 40 vjeçare si fotograf pa kontratë (freelance) në LIFE, që vazhdoi deri në fund të jetës së tij, 14 Shkurt, 1984. 

Në periudhën e parë të kriimtarisë së tij ishte më shumë i vizituar se vizitor. Studioja e tij, ‘’Kjo guvë e ditëve të mira të artit të tij ‘’,  si e quante Mili dhe ‘’Athina e NewYork-ut’’, si e quante fotografi dhe shoku i tij, Henri Kartier- Bresson, u bë qendër fotografimi për sportistë, kërcimtarë, dhe mbrëmje gazmore me muzikantë . Më vonë, pas fotografimit të Konferencës së Paqes në Paris, 1946 – ku hapi dhe  një ekspozitë fotografike – angazhimet për LIFE, por shpesh herë për kënaqësinë e vetë atij, e çuan atë në shumë vende të botës. Tashmë Mili u kthye më shumë vizitor se i vizituar. Me një nxitim sikur koha po ndryshonte ritmin, po ikte më shpejt – në Paris, Rivierën Franceze, Londër, Romë, Firence, Venecia, Napoli, Vojvodinë, Athinë, Spanjë, Berlinin Lindor, Izrael, Meksikë, Puerto Riko – dhe si për të mbyllur ciklin e udhëtimeve të tij, në 1971 në Bukuresht pas 48 vjetësh, për të sjell në jetë kujtimet e nënës së tij, të cilën e adhuronte pafundësisht, ku hapi dhe një ekspozitë fotografike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Qemal Agaj

HISTORIA NË FOTOGRAFI…

September 21, 2021 by s p

A F G A N I S T A N I –   “V a r r e z a   e   P e r a n d o r i v e” dhe   historia  e  fotografisë   më   të   famshme   botuar   në   revistën      

 N A T I O N A L    G E O G R A F I C,     ‘’A F G A N     G I R L’’

“Afganistani   është   i   lehtë   për   të   marshuar   drejt   tij, por   i   vështirë   për   të   dal   prej   tij’’

                                                                       Aleksandri  i  Madh

Nga   Qemal  Agaj

 Afganistani, vendi ku u zhvillua lufta e parë e shekullit të 21, ku fuqia më e madhe ushtarake e kohës u vu përballë tij, i ka njohur këto pushtime 2300 vjet më parë kur  Aleksandri i Madh, në fushatat e tij për të vën ndën kontroll Persinë, gjatë rrugës së tij për në Hindi, duhej më parë të pushtonte  Afganistanin.

Aleksandri i Madh, gjenerali më i famshëm i kohës së tij dhe nga më të famshmit në histori, u përball me rezistencën e vendasve. Por ai e shpartalloi këtë rezistencë, krijoi atë që u bë qyteti modern, Kandahar – në atë kohë quhej, Aleksandria – dhe vazhdoi rrugën për në Hindi. Më vonë ai tha:’’ Afganistani ishte i lehtë për të marshuar drejt tij, por i vështirë për të dal prej tij.’’

Terreni i thyer, klima e paqëndrueshme, jeta politiko-sociale e mjedisit afgan –  ndar në fise dhe në luftë të vazhdueshme midis njeri tjetrit –   ka qën një tmerr për invaduesit’’, shkruan historiani dhe arkeologu amerikan, Frank Holt në libri e tij, ‘’Into the Land of Bones’’, ( 2005).

Holt shpjegon se si tre superfuqitë moderne që kanë invaduar Afganistanin – Britania në shek. e nëntëmbëdhjetë, Sovjetikëët në të njëzetin dhe dhe SH.B. A. në shek. e njëzetë e një, janë vazhdimësi e përpjekjeve që Aleksandri i madh filloi shekuj më parë. 

Historia e Afganistanit është shquar nga invazione dhe tërheqje me humbje nga të huajt, sa vendi është pagëzuar me titullin, ‘’The Graveyard of Empires.’’ ( Varreza e Perandorive). Ky simbolizëm tregon se edhe  më të  fuqishmet perandori mundet të kenë sukses në fillimet e invazionit, por asnjëri nuk mundi të mbaj pushtet në këtë vend. Historianë dhe  analistë janë në një mendim, me Holt kur shkruan: ‘’Është e lehtë në një luftë me gueriliet të vërshosh me trupa në qytete, por është shumë më vështirë të vërshosh nëpër male. Dhe Afganistani nuk është një vend me qytete të fuqishëm, por me mijëra fshatra të izoluara nga një terren i thyer me klimë të ashpër, që i bën guerilasit të zhduken dhe rikthehen.’’ 

 Ky vend malor, me një sistem kompleks fisnor dhe etnicitete të ndryshme, është shumë vështirë për t’a administruar. Afganistani, ’’Varreza e Perandorive,’’ qëndron më rëndë mbi aventurat imperiale të Britanisë, Bashkimit Sovjetik dhe  Sh.B. A.  Fundi i luftrave dhe tërheqja e tyre, koincidon me rënien e dy perandorive – Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Britania luftoi tre luftra në Afganistan. E para në vitet, 1839 – 1842. E dyta në 1878-1880 dhe e fundit në 1919.

     I N V A Z I O N I    S O V J E T I K ,   1 9 7 9 – 1 9 8 9                                                                                               _________________________________________________________

Në  24 Dhjetor, 1979, Sovjetikët hynë në Afganistan me arësyen për të mbështetur regjimin pro-sovjetik, stabilizuar në 1978 me një grusht shteti. Në një kohë të shkurtër, mijëra trupa sovjetike vërshuan në Afganistan. Kështu filloi një konflikt ushtarak me Muxhahedin – ose Holy Wariors –  të cilët përçmonin qeverinë e tyre komuniste dhe trupat sovjetike që i mbështesnin ata. Gjatë dhjetë  viteve, të dy palët u përleshën për kontroll në Afganistan, ku as sovjetikët, as forcat e Muxhahedin ( Mujaheden ), qëfurnizoheshin me armatim nga SH.B.A.,nuk ishin në gjendje të arrinin një fitore përfundimtare.

SH.B.A. me rreptësi kritikuan ndërhyrjen sovjetike në Afganistan me sanksione ekonomike dhe politke deri në bojkotimin e Lojrave Olimpike në 1980 në Rusi.

Në 15 Shkurt, 1989, pas nëntë vjet lufte dhe humbje të pallogaritshme në njerës dhe rrënimi ekonomik, sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani. Tërheqja filloi në 15 Maj, 1988 deri në 15 Shkurt, 1989. Asnjëherë nuk u publikua një shifër nga ana e sovjetikëve për të vrarët në luftë, por mendohet se 15.000 trupa sovjetike dhe afërsisht një milion popullatë civile afgane u vranë gjatë luftës dhe miliona kërkuan strehim si refugjatë në Pakistan dhe Iran. Kjo luftë është quajtur, ‘’Soviet Union’s Vietnam.’’

Sipas NATIONAL GEOGRAPHIC, invazioni sovjetik krijoi një krizë të paparë refugjatësh. Rreth gjashtë milion Afgan u detyruan të largohen. Nga këta rreth tre milion e gjysëm në Pakistan, dy milon në Iran dhe pjesa tjetër në vende të ndryshme.

THE   AFGAN   GIRL   –   S H A R B A T    G U L A

Pakistan, 1984.

Eshtë interesante të shënohet se si një jetime nga Afganistani, refugjate në Pakistan, pa emër, pa prindër, pa shtëpi, u bë një nga fytyrat më të njohura në botë.

Ishte fundi i vitit 1984. Fotogazetari, Steve McCurry u ngarkua nga revista NATIONAL GEOGRAPHIC të mbulonte gjendjen e vështirë të Afganëve që emigruan nga tmeri i luftës dhe shkatërrimi i fshatrave të tyre gjatë invazionit sovjetik. Gjatë një shetitje përreth kampit të refugjatëve, Nasir Bagh, në Pakistan, dëgjoi zëra fëmijësh që dilnin nga një tend dhe kuptoi se ishte një shkollë vajzash. Ai hyri brenda dhe i kërkoi mësueses nëse lejohej të shihte dhe të merrte disa fotografi. Ajo ra dakord. Duke vrojtuar grupin e nxënëseve, vuri re në qoshe një fëmijë të veçantë me sytë mprehtë. ‘’Unë e vura re atë vajzë,’’ shkruan McCurry në librin e tij, ‘’ Untold StoriesBehind the Photography ‘’ajo kishte një shikim të mprehtë vëzhgues. Dukej shumë e turpshme, dhe mendova, nëse  fotografoj të tjerë fëmijë më parë, do të ishte më e  pranueshme  të pranonte, sepse nuk besoja se do të dëshëronte të  mos fotografohej.’’

Ajo ishte 12 vjeç, vetëm një vit para se të mbulont fytyrën me vello. McCurry mori në fotografi dy vajza, duke pritur për portretin që ai me të vërtetë ishte i interesuar. ‘’Duhet të ishin rreth pesëmbëdhjetë vajza në atë klasë.’’ Kujton Mc Curry.’’ Ato ishin te reja dhe ishin duke bër atë çfarë fëmijtë bëjnë në gjithë botën në shkollë, bridhnin përreth duke bër zhurmë dhe duke ngritur pluhur…Kështu unë fillova të fotografoj të tjera nxënëse. Unë  doja që ajo të kuptonte se nuk isha i interesuar për të, Kështu unë arrita atje ku dëshëroja. Ajo pranoi të fotografohej. Për çudi,  në këtë moment të shkurtër kur fotogrova vajzën, nuk dëgjoja zhurmën, apo shihja të tjerë fëmijë. Ishte një moment shumë i fuqishëm. Lidhja ishte shumë e shkurtër. Me sytë e ngulur drejt kameras si me inat, pas dy shkrepjesh ajo u largua, por nuk m’u shqit nga mendja ekspresioni i syve të saj. Mendoj se ajo ishte kurioze për mua, ashtu si isha dhe unë për të, sepse ajo kurrë nuk ishte fotografuar, dhe ndoshta nuk kishte parë një kamera. Vetëm kur u ktheva në New York dhe pash  imazhet e vajzës, kuptova sa i fuqishëm ishte portreti i saj.’’ 

Menjëherë sa u botua në kopertinën e NATIONAL GEOGRAPHIC, në Qershor, 1985, imazhi u shpall si një portret klasik modern.

‘’The Afgan Girl’’,  titulli me të cilin fotografia e McCurry është njohur, fitoi një status të veçantë. Për miliona prezanton vuajtjet e fëmijëve dhe  pasojat në njerëzit e zakonshëm gjatë luftrave, por në të njejtën kohë është një imazh i një bukurie të rrallë që rrezaton, edhe pse në konditat e tmerrshme në të cilat ajo gjendet. Është një përzjerje e hollë mes forcës  dhe dobësisë në portret. Për McCurry-in imazhi tregon për shikim ngulmues të tij  si fotograf, kur vajza vetë me shikim të ngulitur, duket e hutuar që fotografohet. 

Emocioni i saj në fotografi është pak misterioz. Një vepër arti shihet dhe gjykohet në mënyra të ndryshme, varet nga ai që e shikon. Kjo llojshmëri, është një cilësi për të  gjithë veprat e quajtura ‘’Ikon’’, ato çdo herë i ofrojnë  shikuesit diçka të re. Nuk është surprizë që portreti i vajzës Afgane është përmendur si, ‘’Modern Mona Lisa.’’

               SHTATËMBËDHJETË VJET MË VONË. 

‘’Është thën se Pashtu janë në paqe kur ata janë në luftë.’’

                                                           National Geographic

Në Janar të vitit 2002, McCurry me një grup televiziv të NATIONAL GEOGRAPHIC , kthehet në Pakistan në disa nga kampet që ai kishte fotografuar për artikujt e vitit 1985, me idenë të zbuloj për ‘’Vajzën Afgane.’’ Akti terrorist në 11 Shtator, 2001 dhe invazioni Amerikan i Afganistanit në muajt që pasuan, solli një tension të ri në rajon. Në 2002, pas një grumbullimi informacionesh dhe kordinim kontaktesh, McCurry dhe grupi që e shoqëronte, arritën në Pakistan. Kampi i refugjatëve ku ai fotografoi vajzën ishte vendosur të shkatërrohej dhe ata kuptuan se ishin në kohën e duhur për kërkimet e tyre.

Ata filluan të tregojnë fotografinë të moshuarve dhe autoriteteve të kampit dhe kur fjala u përhap, disa gra, duke menduar se mund të kishin ndonjë përfitim monetar, u shfaqën me pretendimin se ishin vajza në imazh. 

‘’Ne gjetëm një grua, që për  shumë nga grupi ishte Vajza Afgane’’ shkruan McCurry, ‘’por unë nuk isha aq i sigurtë. Sytë e saj ishin të errët, ndërsa  sytë e Vajzës Afgane ishin të gjelbër dhe ajo kishte një shenjë në hundë, e dukshme në fotografi. Hunda e gruas ishte e shkurtër dhe nuk e kishte gërvishtjen.’’

Kërkimet vazhduan dhe zhurma u përhapën se Vajza Afgane mund të kishte vdekur ose ishte vrarë. McCurry dhe grupi ishin gati të tërhiqeshin, kur një burrë pohoi se jo vetëm që njihte vajzën, por dinte dhe ku banonte vëllai i saj. Vajza jetonte në një nga zonat më të rrezikshme në Afganistan ndën sulmet ajrore të SH.B.A. Ai premtoi se do mundohej të sillte atë dhe vëllanë e saj matanë kufirit. Pas një udhëtimi të lodhshëm prej dhjetë orësh, vajza dhe familja e saj arritën në fshatin e vogël, ku McCurry dhe grupi i tij po prisnin. 

Zakoni i vendit diktonte që vetëm një grua mund të takohej me atë më parë. Kur pjesëtarja e grupit televiziv hyri në dhomën e vogël të errët ku ato do bisedonin, ajo diktoi sytë e ndritshëm të gruas dhe kuptoi se kjo ishte vajza që McCurry kishte fotografuar në 1984.

Ajo mësoi se emri i gruas ishte Sharbata Gula, që në gjuhë Pashtu do të thotë, ‘’Sherbet’’, e martuar me trefëmijë dhe bisedoi me familjen të lejonte McCurry-n të takohej dhe ndofta  t’a fotografonte.

 ‘’Biseda jonë’’ shkruan McCurry, ‘’ ishte e shkurtër dhe jo emocionale. Ajo më mbante mend, sepse takimi ynë ishte i vetmi moment që ajo ishte fotografuar dhe unë isha i vetmi i huaj që ajo kishte takuar. Kur pa fotografinë për herë të parë, ajo u ndje pak e turpëruar për shallin e saj. Një zjarr gjatë gatimit e kishte djegur tha ajo. Prindërit e saj ishin vrarë dhe ajo kishte jetuar një jetë shumë të kontrolluar. Ajo nuk kishte asnjë kontakt me njerës të tjerë, përveç burrit, fëmijëve të saj, dhe  fqinjët.’’

McCurry i shpiegoi sa i famshëm ishte bër imazhi dhe se imazhi tjetër mund të vinte në dijeni botën për vuajtjet e Afganistanit. Përfundimisht ajo pranoi të fotografohej përsëri.

McCurri kujton sa u trondit nga pamja e saj kur ajo ngriti vellon. ‘’Unë akoma në imagjinatë kisha imazhin e saj, një vajze 12 vjeçare, dhe tani përpara meje kjo grua në të tridhjetat, që dukej se jetonte një jetë të vështirë.’’ 

Imazhet e reja të McCurry-t u botuan në kopertinë të revistës NATIONAL GEOGRAPHIC  në Prill, 2002.

‘’Kur unë shikoj në sytë e fëmijve Afgan’’ kujton McCurry, ‘’unë shikoj një popull të rrept dhe me zemër, plotë dinjitet dhe të papërkulur. Jeta atje është e ashpër, por ata i përballojnë sfidat me gjallëri dhe sens humori. Shpresa ime për t’a dhe për fëmjët në mbarë botën është, një edukim solid dhe një kujdes i qëndrueshëm për shëndetin e tyre. Këto dy gjëra  janë të drejta bazë për çdo fëmijë.’’

Angazhimi i McCurry në Afganistan nuk mbaroi në atë kohë. Ai ka qenë nga dëshmitarët e parë në ngjarjet më të rëndësishme lidhur me Afganistanin në 20 vjetët e fundit, inkluduar  11 Shtatorin, 2001.

 Në gjithë këtë periudhë të gjatë, si ndodh shpesh me fotografët, McCurry u lidh ngusht me popullin Afgan dhe fatin e tij. Në një intevistë të fundit, 21 Shtator, 2021, me GUARDIAN,shpreh keqardhje për të ardhmen e popullit Afgan, kur thotë:

‘’ Ne ndoshta duhej të largoheshim nga Afganistani kohë më parë. Ne duhej të kishim mësuar nga invazioni Rus në vitet 1980.  Mënyra si u organizua largimi ishte një tmerr dhe një dështim komplet i iteligjencës tonë. Unë jam i dëshpëruar për fatin e popullit Afgan, në mënyrë të veçantë për të rinjtë, ëndrrat e të cilëve u shkatërruan.’’

Filed Under: Kulture Tagged With: Historia ne fotografi, Qemal Agaj

REVOLTAT QË SOLLËN PËRMBYSJEN E KOMUNIZMIT NË EUROPË

August 19, 2021 by s p

‘’Ne fotografët kemi të bëjmë me momente që janë vazhdimisht duke u zhdukur, dhe kur ato zhduken nuk ka shpikje në botë t’i bëj ato të kthehen përsëri. Ne nuk mund të zhvillojmë apo printojmë një memorie.’’   

                                              Henri  Cartier – Bresson

Nga  Qemal Agaj

Në vështrim të përgjithshëm, ka fotografi që i vlerësojmë për bukurinë e tyre artistike, në mënyrë të veçantë imazhet nga natyra, dhe ka fotografi që na tronditin, ngjallin emocione dhe ngelen në memorien tonë përgjithmonë, ( Fotografia. KOSOVO PIETA,1991 e fotografit Georges Merillon –Dielli, Janar, 2019.)

Disa imazhe  jo vetëm tërheqin vëmendjen e publikut në një kohë të caktuar, por vazhdojnë të kenë impakt deri në ditët tona. Forca shprehëse e tyre sjell ndryshime sociale dhe shpesh herë influencon në  mënyrën si jetojmë dhe mendojmë. Disa fotografi kapin momente kyçe kthesash historike të veçanta për rajone, shtete dhe nganjëherë për gjithë botën: ( Falling Soldier, 1936, nga lufta e Spanjës – Dielli, Shtator, 2018 dhe D-Day, 1944 – Dielli – Maj, 2019 ).

Thuhet se historia është shkruar nga fituesit. Kombet dhe palët e mundura gjatë betejave, ngelen në errësirë, derisa u sigurohet një provë vizuale brezave të ardhshëm për padrejtësitë dhe brutalitetin. Por edhe kjo shpesh herë është e pamundur. Në diktatura fotogazetaria ka qenë dhe është në kontroll të shtetit.  

Shkrimi i mëposhtëm është bazuar pikërisht në imazhet e botuara në albume dhe botime për fotografinë, që përshfaqin ngjarjen më të shënuar  në historinë e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, përmbysjen e komunizmit.

_______   B U D A P E S T,  2 3  T E T O R,  1 9 5 6. _______

 ‘’Tirania  luftohet  me  dije,  gatishmëri  ndaj  vuajtjes,  intelektualizëm  dhe objektivizëm  ndaj  realitetit  pa  pasur  frikë. Kur  padrejtësia  e  përgjithshme  bëhet  rrugë,  rezistenca  është  detyrë.’’

                                                                                          A t j o n    Z h i t i

Revolta  më e ashpër kundër regjimit komunist në Europën Lindore, filloi në 23 Tetor, 1956,  në Budapest. Ajo që filloi si një demostrim paqësor  nga studentët e Universitetit të Budapestit në atë ditë, shpejt u kthye në një revoltë që përfshiu gjithë Hungarinë kur policia hapi zjarr kundër demostruesve.

Revolta në Budapest erdhi si rrjedhim i një fjalimi të Sekretarit të Partisë Komuniste të B.S., Nikita Hrushov,  në të cilin ai kritikoi Stalinin. Të inkurajuar nga liria e re e debatit dhe e  kriticizmit, demostrimi  i kapi krerët e Kremlinit në befasi.  Demostruesit me mijëra kërkuan një sistem me më shumë liri demokratike  dhe shkëputje nga  shtypja e B.S. Ata rrëzuan statujën e Stalinit, simbolin e kontrollit sovjetik në Hungari,  dhe e hoqën zvarrë në sheshin kryesor të qytetit.  Flamuri sovjetik u hoq nga godinat  qeveritare dhe dyqanet  ruse  u vandalizuan me thirrje, ‘’ Rus, shkoni në shtëpi. Ngrihuni Hungarezë. Atdheu  ju thërret. Koha është këtu, o tani o kurrë. Ne nuk do të jemi më skllevër.’’ 

Në  mbështetje të kërkesave të demostruesve, zyrtarët e lartë të Partisë Komuniste rikthyen  në krye të Partisë Imre Nagi, që ishte hequr nga kryetar i partisë, për qëndrimin i tij kritik ndaj ligjeve Staliniste.   

Imre Nagi premtoi të stabilizonte një sistem shumë partiak,  heqjen e censurës së shtypit,  ngadalësimin e kolektivizimit të bujqësisë, dhe në 1 Nëntor, 1956, e shpalli Hungarinë një shtet neutral dhe do të tërhiqej nga Pakti i Varshavës. Ai kërkoi nga Kombet e Bashkuara mbështetje, por Fuqitë Perëndimore ishin të papërgatitura për të rrezikuar një konfrontim global, sidomos gjatë krizës së kanalit të Suezit po atë vit.

Shpresat e popullit Hungares  nuk zgjatën shumë. Ushtria Sovjetike  u vu në lëvizje dhe në 4 Nëntor, 1956, tanket sovjetike u dukën në Budapest për të shtypur Revolucionin dhe brenda dy javësh  150.000 trupa të Paktit të Varshavës  pushtuan Hungarinë. Rezistenca vazhdoi me sulme sporadike, po ashtu dhe arrestimet, dhe mendohet se 2500 Hungares u vranë gjatë përpjekjev dhe 200. 000 u larguan nga vendi. Imre Nagi u arrestua dhe dy vjet më vonë u ekzekutua fshehtas për tradhëti. Ish kolegu u i tij, Janosh Kadar, me mbështetjen e Sovjetikëve  zuri vëndin në krye të Partisë dhe pas kësaj, Hungaria jetoi ndën shtypjen e një regjimi komunist për më shumë se 30 vjet. Revolucioni Hungares qëndron në histori si një akt heroizmi. Asnjë ngjarje tjetër në vitet e mëpasshme nuk ishte aq dramatike në përpjekjet për t’u shkëputur nga zgjedha komuniste. Për herë të parë, komunizmi  mori një goditje që u pasua nga të tjera revolta deri në shpërbërjen e tij. Koha tregoi se komunizmi si regjim politik dhe ekonomik ishte i padëshëruar, i dështuar. 

__________   P R A G Ë,  2 1  G U S H T,  1 9 6 8.   _________

Muaji i parë  i vitit 1968, solli një rilindje në jetën politike dhe kulturale, në atë që ishte në atë kohë Çekosllovakia. E ashtuquajtura, ‘’Pranvera e Pragës’’( The Prague Spring), filloi në 5 Janar, 1968, kur Aleksandër Dubçek u zgjodh Sekretar i Parë i P.K. në Çekosllovaki.

Menjëherë pas zgjedhjes në krye të Partisë, Dubçek deklaroi se do të liberalizonte jetën në Çekosllovaki që inkludonte,  lirinë e shtypit dhe besimit fetar, t’i jap fund kufizimeve të qarkullimit dhe kontrollit mbi jetën e shtetasve dhe reforma në industri dhe bujqësi. 

Gjatë Prillit qeveria publikoi një,  ‘’Akt Program’’ ku përshkruhej plani i Dubçekut për të stabilizuar një ‘’Socializëm me pamje njerëzore.’’  Plani siguronte një demokratizim gradual të jetës politike, liberalizim të ekonomisë dhe i bëri thirrje Partisë Komuniste të konkuronte me të tjera parti në zgjedhjet e ardhshme.

Të alarmuar nga këto reforma, që dukej se do të sillnin fillimin e fundit të komunizmit në Çekosllovaki, disa nga antarët e Paktit të Varshavës, shprehën kundërshtimin e tyre duke thënë se: ‘’ Programi i reformave në Çekosllovaki, rrezikon interesat jetësore të vendeve të tjera komuniste.’’

Pas disa bisedave me Brezhnjevin, Dubçek e mbrojti lëvizjen e tij drejt  reformave, duke siguruar Kremlinin se reformat e tij nuk do të rrezikonin komunizmin në Çeki. Por udhëheqësit  Sovjetik nuk ishin të bindur dhe i  pakënaqur Kremlini vendosi të ndërhyj ushtarakisht. Pas mesnatës të 20 Gushtit, 1968, i ashtuquajturi, ‘’Operacioni Danubi’’ , operacioni më i gjerë ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore  me 250.000 trupa të ushtrisë Sovjetike dhe Paktit të Varshavës, invaduan Çekinë për t’u dhënë fund inisiativave për reforma.

Menjëherë Dubçek dhe të tjerë që mbështetnin reformat u arrestuan dhe u dërguan në Moskë. Një ditë më vonë, në mesditë 21 Gusht, udhëheqja e re e Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, me një deklaratë i bëri thirrje popullit të mos rezistonte, të ruanin paqen se, traditat , prosperiteti dhe toleranca do të riktheheshin. Ushtria për të mos u angazhuar në ndonjë konfrontim, u bllokua në gazerma.

Por qytetarët e thjeshtë, në shenjë rezistence vërshuan në rrugë duke konfrontuar ushtarët direkt,  dhe rrrethuan tanket në Pragë dhe qytete të tjera. Studentë dhe qytetarë u mblodhën në qendër të kryeqytetit në mbështetje të Dubçekut dhe Qeverisë me pllakate dhe thirrje, ‘’Dubcek, Svoboda’’ ( Dubçek, Liri ). Gjatë revoltës u vran 137 dhe u plagosn 350 demostrues.

Pas kthimit nga Moska, Dubçek u detyrua të jap dorëheqjen si Sekretar  i Parë dhe me  një fjalim emocional  njoftoi se  jo të gjitha reformat do të plotësoheshin dhe bëri thirrje për bashkëpunim. Kështu me Qeverinë e re u  rikthye kontrolli i Kremlinit mbi jetën politike dhe ekonomike të Çekosllovakisë  dhe shumë nga reformat e ’’Pranverës së Pragës’’ u abandonuan. 

Për dy dekadat në vazhdim  Dubçek u tërhoq nga jeta politike dhe  punoi si nëpunës në një fabrikë druri në Sllovaki. Ai u kthye përsëri në politikë si kryetar i Parlamentit të Ri, që unanimisht zgjodhi  shkrimtarin desident, Vasllav Havel si Krysministrin e parë pas rënies së komunizmit në Çeki. 

Dubçek ndrroi jetë në 1992,  i lumtur që jetoi zbatimin e reformave që ai vetë inicioi  20  vjet më parë, rënien e komunizmit dhe ndryshimet në Europën Lindore.  

Fotografia e djaloshit mbi tank dhe shumë të tjera u morën fshehuras nga një fotograf  teatri, që nuk kishte eksperiencë në fotogazetari.  Imazhet e fotografit të ri, Josef  Koudelka, që kishin një vlerë të jashtëzakonshme force dokumentuese, fshehuras u bën pronë e shoqërisë, ‘’Magnum Photos’’ e cila i botoi ato një vit më vonë në gazetën Londineze, ‘’The Sunday Times.’’  me autorsi, ‘’Prague Photographer.’’ Fotografimi dhe publikimi i  këtyre ngjarjeve ishte i dënueshëm në regjimet komuniste. Imazhet e fotografit Koudelka u bën një  nga prezantimet më të fuqishme për shtypjen e revoltës në Pragë në 1968. Ndërkohë shoqëria Magnum ndërhyri në autoritetet Britanike dhe në 1970 i siguruan fotografit, azil politik.

 Në 2008  pas një ekspozite,  imazhet u botuan në librin, ‘’Invasion, 68. PRAGUE.’’ 

______  B E R L I N,  1 2  Q E R S H O R,  1 9 8 7.  ______

Vizita e Presidentit Regan me rastin e 750 vjetorit të qytetit të Berlinit dhe fjalimi i tij drejtuar popullit Berlinez, shënoi fillimin e fundit të komunizmit në Europë.

Shkruesi i fjalimit të Presidentit, Peter Robinson shkruan në kujtimet e tij: ‘’…Pasi përgatita fjalimin, në takim me Presidentin i thashë; Zoti President, dëgjova se fjalimi juaj do të trasmentohet në Berlinin Lindor. Keni ndonjë gjë pët të shtuar për popullin nga ana tjetër e Murit? Presidenti me një lëvizje kuptimplote të kokës shtoi. ‘Ky Mur duhet të shëmbet, ja çfarë dua të them për Berlinezët Lindor.’ Kështu lindi fraza, ‘ Mr. GORBAÇOV , TEAR DOWN THIS WALL!’’

Historia e rënies së Murit të Berlinit dhe fjalimi i Presidentit Regan, janë botuar në Dielli, Tetor, 2019.  Pres. Regan, pasi falënderon  Kancellarin Kohl dhe Guvernatorin e Berlinit Perëndimor për ftesën, midis të tjerash shton: 

‘’Mitingu  jonë sot po transmetohet në Europën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Unë e kuptoj se do të dëgjohet edhe në anën Lindore. Popullit të Gjermanisë Lindore një fjalë të veçantë, edhe pse nuk jam pranë jush unë ju adresoj fjalët  e mia njësoj si këtyre që qëndrojnë këtu përballë meje. Unë bashkohem me ju, ashtu si bashkohem me bashkëqytetarët tuaj në Perëndim  në një besim të patundur dhe të patolerueshëm: Ka vetëm një Berlin.

Presidenti Von Weizsacker ka thënë: ‘Çështja Gjermane është e hapur sa kohë që BRANDERBURG GATE  është i mbyllur.’ Sot unë them: Sa kohë që BRANDERBURG GATE është i mbyllur, sa kohë që ky mur është i  lejuar të qëndroj, nuk është vetëm një çështje gjermane që qëndron e hapur, por çështja e lirisë për gjithë njerëzimin…

Sekretar i përgjithshëm Gorbaçov, nëqoftëse ju kërkoni paqe, nëqoftëse ju kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëqoftëse kërkoni liberalizim, hajde këtu. Mr. Gobaçov, TEAR DOWN THIS WALL!’’

Fjalimi i Pres. Regan dhe tirrja e tij, ‘’Mr. Gorbaçov, tear down this wall’’, prezantuan një epokë të re, një kthesë në histori për bashkimin e një bote tejetë të ndarë. Me këtë fjalim Pres. Regan tregoi se, thjeshtësia e një fjalimi dhe guximi për të shprehur me pak fjalë thelbin e çështjes, është më efektive se një fjalim i stërholluar. Dhe nëse fjalët e urta të Shenjtërisë së tij Papa John Paul i II-të në 3 Qershor, 1979, para popullit të Varshavës se, ‘’Paqja dhe barazia e popullit mund të arrihen vetëm me respektimin e të drejtave të tij, e drejta e egzistencës dhe lirisë,’’  prekën dhe hynë thellë në shpirtin e popullit Polak, toni burrëror  i fjalimit të Pres. Regan, tingëlloi si një ultimatum dhe shkundi popullin Gjerman dhe gjithë botën komuniste.

Këtu zë fill ajo ditë historike, që shënoi përfundimisht rënien e komunizmit dhe hapi rrugën për bashkimin e Europës.

Në 9 Nëntor, 1989, gjatë një konference shtypi, Ricardo Ehram, korespondent i ANSA, pyeti Ministrin e Propagandës të Republikës Demokratike të Gjermanisë Lindore, Gunter Skabovski, kur do të lejohet kalimi nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore, përgjigja ishte, ‘’Menjëherë, pa vonesë.’’ Përgjigja surprizë e Ministrit krijoi sensacion dhe mijëra Berlines Lindor të nxitur nga lajmet në radio dhe televizion vërshuan nëpër rrugë dhe u grumbulluan gjatë natës dhe të nesërmen përgjatë Murit. Nuk kishte forcë që të ndalonte popullin që vërshoi si stuhi. Çdonjëri e dinte se po jetonte një nga momentet historike të shekullit. Grupe njerëzish të ‘’armatosur’’ me vare, qysqi dhe kazma nxorën inatin e grumbulluar te muri, në atë barier të imponuar që nga viti 1961. Ata janë kujtuar thjesht, ‘’Kazmat e Murit.’’

Në imazhin e fotografes amerikane, Aleksandra Avakian, korespondente e LIFE në Berlinin Lindor, një burrë duket të jetë plotësisht në një betejë personale kundër murit të betonit. I gjithë trupi i tij është në lëvizje duke filluar nga vështrimi me ngulm. Në anën tjetër ushtarët e Gjermanisë Lindore nuk guxuan të përdorin armët. Ata u munduan të dekurajonin atë me ujë me presion nga e çara e Murit. Mbrapa tij shokët e inkurajonin të mos ndalej.

Në 22 Dhjetor, 1989, ‘’The Branderbourgh Gate’’ u hap për trafikun. Muri me ato grafika shumë-ngjyrëshe u rrëzua. Mbeturinat u varrosën dhe pjesë të tij u shitën si relike. Në një kohë të shkurtër, çështje javësh, ‘’The Branderbourgh Gate ‘’ fitoi pozicionin e saj në qendër të Berlinit dhe u kthye në simbol të një kohe të re.

__________   D U R R Ë S,  7  G U S H T,  1 9 9 1.  __________

           E K S O D I   I   S H Q I P T A R Ë V E   D R E J T   I T A L I S Ë.

                                   3 0   V J E T   M Ë   P A R Ë

‘’ Fotografia në një fraksion të sekondës na jep njohjen e menjëhershme,                               rëndësinë  e  një  ngjarje dhe  një organizim  të saktë të formave, që i jep                             ngjarjes  përshtypjen  e  vërtetë.’’

Kështu shkruhet në introduksionin e albumit fotografik, ‘’PHOTOS THAT CHANGED THË WORLD.’’ Botim i Prestel, 2000. 

Në Shqipëri, mënyra staliniste e qeverisjes, izolimi dhe mbajtja e pushtetit me dhunë, provuan të ishin një kombinim fatal, një ecje në kah të kundërt të historisë, në kah të kundërt me progresin, lirinë dhe mirëqënien e popullit. Në 1990, e ashtuquajtura Kështjellë e pamposhtur e komunizmit  përfundimisht u shpartallua dhe Shqipëria u gjend në mizerje universale, me një ekonomi si vendet e Botës së Tretë.

Në 7 Gusht, 1991  anija Vlora sapo kishte mbërritur në portin e Durrësit me një ngarkesë sheqeri nga Kuba komuniste. Pa mbaruar akoma shkarkimi, me mijëra njerës të moshave të ndryshme të dëshpëruar për t’u larguar nga Shqipëria prej 45 vjetësh ndën komunizmin Stalinist, invaduan anijen.

Por ky nuk ishte rendja e parë e Shqiptarëve drejt Perëndimit. Në ditët e para të Korrikut, 1990,  me mijëra kërkuan strehim në ambasadat e huaja në Tiranë dhe me mijëra të tjerë kaluan kufirin për në Greqi. Sidoqoftë, eksodi drejt brigjeve të Italisë, ishte më i madhi eksod në një ditë të vetme në histori. 

Albumi Fotografik, ‘’ PHOTOS THAT CHANGED THE WORLD’’, boton një imazh  të fotografit Italian, Luca Turi,  me përshkrimin si më poshtë:

 A L B A N I A N    R E F U G E E S.     A u g u s t  8,  1 9 9 1                                                                                                          B a r i,  I t a l y :  P h o to g r a p h e r: L u c a   T u r i.

‘’Sapo Shqipëria u përfshi në një anarki të armatosur në 1991, refugjatë Shqiptar vërshuan në Jug të Italisë, inkluduar këta njerës që arritën në Bari me një anije të rrëmbyer në portin e Durrësit, anija e vjetër tregtare VLORA, ngjeshur me mijra njerës mbulon horizontin. Ajo është gati të ankorohet në portin e Barit. Kapiten është Halim Maliqi dhe ngarkesa që ai ka është çmënduri, dhe e papritur. Një anije e vogël e karabinierisë, që i afrohet këtij masivi, duket plotësisht e pafuqishme nga dallgëzimet e këtij gjigandi. Pushtuesit që  janë ngjitur deri lart në direkët dhe mbajtësja e flamurit, janë burra dhe djem të rinj. Ata sulmuan anijen në portin e Durrësit dhe erdhën në bord pa plan dhe pa bagazhe. Ata janë të gjithë Shqiptarë por flasin Italisht, mësuar kjo nga nga programet e RAI. Janë veshur sikur të jenë akoma në vitet 1970, megjithëse është 8 Gusht, 1991.

Dielli i Pulias përvëlon dhe humiditeti i Gushtit është i padurueshëm. Autoritetet lokale janë me pushime dhe plazhet janë mbushur me turistë, në kohë që një valë – pothuajse 20.000 njerës, inondojnë portin. Disa hidhen në det, kur të tjerë rrëshqasin përgjatë litarëve. 

Ikja nga Shqipëria për t’a ishte më e lehtë se të rindërtonin atë. Rrëzimi i statujës së diktatorit Enver Hoxha, në Shkurt të po atij viti, sinjalizoi përmbysjen e regjimit komunist. Ngjarje të ngjashme politike dhe transformime kulturale filluan me rënien e Murit të Berlinit në 1989 dhe vazhduan në shumë vende të Europës Lindore. Italia dhe Shqipëria janë vetëm 50 milje detare larg njëra tjetrës dhe ‘Vendi i Shqipeve’ e pa atëherë Italinë si ’Toka e Premtuar’. Bari është i pa përgatitur, po tregoi  solidaritet në çdo mënyrë. Qeveria megjithatë planifikon rikthimin e menjëhershëm sipas ligjit, pasi nuk kanë të drejtë për azil politik. Ata i drejtuan në, ‘’STADIO delle VITTORIE’’, që u kthye në një vend burgimi dhe lufte guerilie. Një linjë ajrore është organizuar t’i kthej ata në Shqipëri, por eksodi sapo ka filluar.’’

R e f e r e n cë:

  •  Photos  that  changet  the  World. Prestel – Munich, London, New York, 2000.                                                                           
  • 100 Photographs – The most  influential images of all times , TIME,  2015.
  • CENTURY , 100 years in Photography,  Phaidon 2000

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fotografi Historike, Qemal Agaj, shembja e komunizmit

IMAZHET DHE 77 DITËT QE NDËRRUAN KURSIN E HISTORISË SE KOSOVË

November 1, 2020 by dgreca

THE  POWER  OF  PHOTOGRAPHY, KOSOVO/

IMAZHET DHE 77 DITËT QE NDËRRUAN  KURSIN E HISTORISË SE KOSOVË/

NGA QEMAL AGAJ-Florida-USA-

Një vështrim panoramik i imazheve influencuese të shek. të 20-të do të ishte i pakompletuar pa evidentimin e ngjarjeve të mëdha historike, luftrave dhe tragjedive, që vazhduan deri në fund të shekullit. Aftësia e fotografisë për të kapur momente kyçe që nuk përsëriten, shtron pyetje për zgjidhje, për grupe popujsh, vende dhe nganjëherë për gjithë botën, dhe  sjell kthesa në histori.

Do të ishte e pamundur të thuash diçka më tepër nga mijëra tituj gazetash, revistash dhe libra, për përpjekjet dhe luftën e Shqiptarëve të Kosovës për shkëputjen nga Federata Jugosllave, më saktë – për një Kosovë të lirë e të Pavarur.

Si në disa shkrime të mëparëshme në Dielli edhe këtë herë po e lidh Luftën e Kosovës me influencën e fotografisë në vendimin e NATO-s me në krye SH.B.A., për bombardimin e Jugosllavisë.

I pari imazh botuar në shtypin botëror, ka lidhje me përpjekjen Shqiptarëve të Kosovës në protestën e Dhjetorit, 1989, kundër heqjes së Autonomisë së Kosovës nga Millosheviçi. Fotografia me titull, ‘’Nogovaç, Kosovë, Yugosllavi. Vajtuesit në vdekjen e 27 vjeçarit Nasim Elshanit, që u vra gjatë një proteste kundër vendimit të Qeverisë Yugosllave për heqjen e Autonomisë së Kosovës,’’ e fotografit  Frances, Georges Merillone, botuar një muaj më vonë, 28 Janar, 1990 në revistën Parisiane, L’EXPRES, ishte shkëndia e parë e një zjarri që nuk do të shuhej lehtë. Ky imazh, që për nga ngjashmëria e tablove mbi varrosjen e Krishtit, është quajtur nga stjudjuesit, ‘’Kosovo Pieta,’’ tërhoqi vëmendjen e opinionit në një kohë që Kosova nuk kishte hyrë në radarin e medias dhe politikës Europiane.

Presidenti François Mitterrand ishte i pari personaliteti politik, që kur pa fotografinë, shkruajti: ‘’Si ka mundësi të mos sjellësh ndërmend Mantegna apo Rembrandt? Zemërimi dhe dhimbja kanë gjithmonë të njejtën pamje. Një nga problemet që po ballafaqohet Europa në këtë fund-shekulli është ajo e minoriteteve. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sa më shpejt.’’ ( Dielli, Mars, 2019.)

Në albumin fotografik, ‘’THE 100 PHOTOGRAPHS THAT CHANGED THE WORLD,’’ botuar në 2016, është përfshirë fotografia me titull, ‘’The Plight of Kosovo,’’ marrë nga fotografja Amerikane Carol Guzi në Maj, 1999, në kampin erefugjatëve në Kukës. Fotografia e djalit të vogël, Agim Shala, i dha autores Pulitzer Prize, 2000.   ( Dielli, Prill, 2019.)

Albumi fotografik, CENTURY, botim i Phaidon, 2002, që ilustron historinë e botës gjatë shek. të 20-të, mbyllet me gjashtë fotografi shoqëruar me komente nga Lufta e Kosovës, 1999.

_______   The New York Times.  September, 30, 1998. ____________

Masacres  by  Serbian  Forces in  Three  Kosovo  Villages.  __________________________________________________

990701-M-5696S-003 U.S. Marines provide security as members of the Royal Canadian Mounted Police Forensics Team investigate a grave site in a village in Kosovo on July 1, 1999. Elements of the 26th Marine Expeditionary Unit are deployed from ships of the USS Kearsarge Amphibious Ready Group as an enabling force for KFOR. KFOR is the NATO-led, international military force which will deploy into Kosovo on a peacekeeping mission known as Operation Joint Guardian. KFOR will ultimately consist of over 50,000 troops from more than 24 contributing nations, including NATO member-states, Partnership for Peace nations and others. DoD photo by Sgt. Craig J. Shell, U.S. Marine Corps. (Released)

‘’Trupat e 15 grave, fëmijëve dhe të moshuarëve, pjestarë të familjes Deliaj u gjendën të shtrirë nëpër gurë dhe rrëke të luginës poshtë fshatit të tyre në Provincën e Kosovës, qëlluar në kokë nga afër dhe në disa raste të sakatuar, në kohën që mundoheshin të shpëtonin nga ndjekja e forcave Sërbe. Në shtëpitë e fshatit, tre burra – inkluduar plakun  95 vjeçar të paralizuar, Faslli Deliaj – u dogjën kur Serbët u vunë zjarrin shtëpive.’’

Në 27 Shtator, 1998, International Observers, zbuluan trupat e 21 shqiptarëve civil të ekzekutuar në pyll pranë fshatit Gornje Obrinje. Të nesërmen pjesëtarë të Human Right Watch,gazetarë dhe fotografë  vizituan vendin dhe dokumentuan vrasjen e 15 shqiptarëve në fshati fqinjë, Golubovaç. Artikulli në New York Times, galvanizoi opinionin botëror dhe ndihmoi në një raund të ri bisedimesh diplomatike udhëhequr nga diplomati Amerikan, Richard Holbrook.

Në 15 Tetor, 1998 u vendos një armëpushim, që do të ndalonte sulmet e policisë dhe forcave paramilitare Sërbe dhe do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të  mijëra Kosovarëve të shpërngulur nga barbarizmat Sërbe.

Qeveria Sërbe e Millosheviçit, nuk e respektoi marrëveshjen e 15 Tetorit. Tre muaj më vonë, 15 Janar, 1999 në fshatin Racak, u vranë 45 Shqiptarë. Masakra në Racak provokoi një shpërthim të ri zëmërimi në  publik dhe Qeveritë Perëndimore filluan bisedimet për një diplomaci mbështetur në forcën ushtarake. NATO e rriti kërcënimin e përdorimit të forcës kur pa se Millosheviçi nuk po i ndalonte sulmet ndaj popullatës civile.

   ***

FOTOGRAFI  dhe  fotografia  e  botuar  në

  ___  The New York Times,  30 Shtator, 1998. ____

‘’Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësim në publik dhe mund të bëjnë presion në vendim – marrësit…Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’                                                                                                                                             

                                                      Wade  Goddard

Wade  GODDARD, fotografi 22 vjeçar nga Zelanda e Re, pa eksperiencë në fotografi, ishte nga të parët fotograf  që u ndodh në skenë në atë mëngjes të fund-Shtatorit, 1998.

Goddard kujton :‘’Unë kurrë nuk e mendoja se do të punoja në një fushë beteje. Unë takova një fotograf t’a pyesja si të shkoja atje. Unë erdha vetëm për një muaj, por qëndrova në Ballkan përgjithmonë.’’

Suksesi i tij si fotograf gjatë Luftës së Kosovës, bëri që gjatë dhjetë vjetëve të angazhohet si freelance photographer nga Reuters, The  New York Times, dhe Associated Press.

Me 60 fotografi të  marra gjatë luftës së Kosovës, Goddard – tani me banim në Dubrovnik, Kroaci – në vitin 2018, boton librin, ‘’ KOSOVO  WAR ’’

Në prezantimin e librit, Goddard shkruan:

‘’Mbulimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë u bë qëllimi i jetës time. Unë duhej të ishja atje, t’a shihja vehtë, t’a ndjeja atë, të mundohesha t’a kuptoj atë, brutalitetin, vdekjen, shkatërrimin. Çfarë e shtyn një popull të shkatërroj një tjetër dhe vehten e tij?

Nëqoftëse ne do të kuptonim pyetjen dhe konsekuencat e konflikteve të armatosura, ndoshta ne do të shtynim udhëheqësit tanë politik të tentonin pak më shumë t’a mënjanonin atë.

GORNJI OBRINJA:KOSOVO:29SEP98 – Ethnic Albanian men lift a dead villager onto a stretcher to be carried to the burial site in the village of Gornji Obrinja, Kosovo. 18 civilians mostly women and young children where executed by Serb forces on the morning of september 26 in and around the village of Gornji Obrinja./Photo by Wade Goddard

Mendoj dhe akoma shpresoj, që imazhet si këto do të influencojnë në rrjedhën e historisë njerëzore…

DONJA OBRINJA:KOSOVO:29SEP98 – Shehide Hysenaj 73 looks at her dead neighbour Ali Kolludra 62 who was executed in his garden by Serb police on the morning of September 26 in the village of Donja Obrinja./Photo by Wade Goddard

Një mëngjes në fund të Shtatorit unë shkova në  Kosovës, kur pash në një fshat kodrinor një vrasje masive civilash, inkluduar gra dhe fëmijë, që ishin qëlluar gjatë tentativës për t’u larguar. Ekzekutimi i fëmijëve – kujton Godard – ishte një nga skenat më të tmerrshme. 25 gra dhe fëmijë ishin ekzekutuar kur mundoheshin të fshiheshin nëpër shkurre. Një nga ata i posa-lindur. Ishte tronditëse, dhe një nga momentet më  rrënqethëse që unë jetova gjatë luftës në Kosovë.

Në një nga imazhet, një Shqiptar i quajtur Imer Deliaj ka shtrirë në një bord prej druri fëmijën e tij katër vjeçar, kur vetë qëndron i ngrirë si një gur. Gruaja e tij po ashtu ishte vrarë. 16 pjestarë të familjes së tij ishin vrarë në atë fund – Shtatori, 1998. Një fëmijë gjashtë muajsh nga familja e tij, u gjend shtrirë në krahët e nënës së tij të vrarë, por që dhe ai vdiq pak orë më vonë.

Të ndodheshe në skena si kjo ishte e tmerrshme fizikisht dhe e rrënueshme mëndërisht. Kjo atmosferë e rëndë akoma kumbon në jetën time dhe unë kurrë nuk do t’a harroj.

Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësime në publik dhe mund të bëjnë presion në vendime – marrësit. Të paktën ne bëmë atë që duhej të bënim. Ne fotografuam disa momente tronditëse dhe u munduam të hedhim dritë në të vërtetën. Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’

___________  Richard   HOLBROOKE  _____________                                                   

Pse  NATO  vendosi  të  sulmoj  Sërbinë  ushtarakisht

Richard  Holbrooke, diplomat i shquar dhe përfaqësues i SH.B.A. në Organizatën e Kombeve të Bashkuara . Suksesi i tij në bisedimet diplomatike në luftën e Bosnjes, bëri që administrata e SH.B.A t’a ngarkoj atë në konfliktin e Kosovës. Në 1998 Holbrooke arriti të ashtuquajturin, Marrëveshja e Tetorit. Kjo marrëveshje  midis Qeverisë Jugosllave dhe Shqiptarëve të Kosovës, do të lejonte kthimin e 250.000  Kosovarëve  në shtëpitë e tyre dhe stabilizimin e një armë –pushimi të kontrolluar.

                 ____________     I n t e r v i s t ë  ________

Çfarë lloj gjuhe diplomatike kuptonte Millosheviçi ?                                                                                                                                           Më vjen keq t’a them, por ishte e qartë, që Millosheviçi kuptonte vetëm forcën, një kërcënim me  forcë absolute. Kjo ishte e qartë në Kosovë.

 Pse për Millosheviçin  KOSOVA  ishte ndryshe nga BOSNIA ?  Si e shpjegoni ?

Kosova ishte ndryshe jo vetëm për Millosheviçin, por për Komunitetin Ndërkombëtar gjithashtu dhe ja pse ishte një problem shqetësues i veçantë. Komuniteti Ndërkombëtar gjithmonë mbështeti indipendencën e shteteve të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Bosnie – Hercegovinës.

Kosova ishte krejtësisht ndryshe. Kosova – me të drejtë apo gabim – ishte parë nga Komuniteti Ndërkombëtar si pjesë e Jugosllavisë. Nga këndvështrimi etnik, kultural dhe historik, ju mund t’a diskutoni këtë. Por në fakt Shqiptarët e Kosovës dhe Sërbët e Jugosllavisë, janë shumë më ndryshe si grupe  etnike. Në Bosnje, të gjithë flasin të njejtën gjuhë, kanë të njejtën kulturë, të njejtën prejardhje dhe martesa midis njëri – tjetrit. Në Kosovë asnjë nga këto nuk egziston. Ata flasin tjetër gjuhë, kanë tjetër kulturë, tjetër histori dhe një grindje tmerrësisht të papajtueshme me Sërbët. Në Bosnie urrejtja midis grupeve etnike ishte e fabrikuar nga racistë, demagogë  dhe mashtrues.

Për Millosheviçin Kosova ishte një çështje e brendëshme. Ne i thamë se e pranojmë faktin që Kosova është në kufijtë kombëtar të Jugosllavisë, por kjo nuk ju jep ju ( atij ) të drejtën të shtypësh popullin e saj.

Urrejtja mes Sërbëve dhe  Shqiptarëve në Kosovë ishte tepër, tepër e madhe nga çdo të ashtu-quajturat urrejtje etnike. Kjo urrejtje në Bosnie, ka qënë shumë e egzagjeruar. Midis Shqiptarëve dhe Serbëve ishte e vërtetë. Ja pse për ne ishte esenciale të kuptonim se situata mund të kërkonte një ndërhyrje nga jashtë.

Kur e kuptuat se duhej të bisedonit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ?

Ishte e qartë për mua që në fillim.Unë isha takuar me përfaqësues të U.Ç.K. në sekret. Dhe kam qënë në kontakte të vazhdueshme, sepse ata ishin një pjesë legjitime e procesit. Edhe nëse ata ekspozonin një zgjidhje violente, ose jo, nuk mund të injoroheshin, sepse ata ishin duke impozuar prezencën e tyre në marrëveshje. Por Rugova, udhëheqësi i njohur i shqiptarëve – burri që propagandonte jo violencë, që kishte fotografi të Gandhit dhe Martin Luther King Jr. në shtëpi – ishte personi që ne merreshim vesh publikisht.

Çfarë mundoheshit ju të arrinit në këto bisedime sekrete?

Ne mundoheshim t’i bënim ata të punonin me Rugovën në një front të bashkuar, që të bisedonin për një zgjidhje  jo violente. Kjo provoi të ishte e pamundur, sepse forcat e sigurimit sërb, papushim i provokonin ata me aksione. Në  fakt unë i thash Millosheviçit:

 ‘’ A e dini se ju jeni gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë U.Ç.K.-s ? Duke mos biseduar me të moderuarit, ju po bëni një gabim monumental.’’

Në 30 Shtator,  një masakër në fshatin Obrinje u  botua në faqe të parë të, The  NEW  YORK  TIMES.                                                   Çfarë  ishte e veçanta e saj ?

 Unë e kujtoj atë me kthjelltësi. Ishte një takim  kryetar komitetesh, që më duhej të merrja pjesë personalisht në Washington. The TIMES shtrihej në mes të tavolinës në Situation Room, si një dëshmitar i heshtur për çfarë po ndodhte. Ishte nga ato momente të rralla kur një fotografi… ( Pauz, moment emocional ) Fotografia drithëruese e atij personi të vdekur në atë fshat, ishte një lloj paralajmërimi, një realitet dhe pati shumë efekt në dialog.   Ky ishte takimi në të cilin u vendos se unë duhej të shkoja në Beograd për bisedime. Ishin 12 -13 ditë bisedimesh me grupin tim, inkluduar komandantin e N A T O-s, që do të ishte i ngarkuar për bombardimin. Chris Hill dhe Jim O’Brian nga grupi i Sekretares  Albright. Ne u mbyllëm  midis Beogradit, Prishtinës, Brukselit dhe Londrës pambarim.

Vendimi ishte të shkohej në N A T O dhe t’ju kërkohej të vinin aeroplanët në gatishmëri dhe të pregatiteshin të viheshin ndën komandën e Gjeneralit Clark , i ngarkuari  për bombardimin. Kërcënimi ishte i besueshëm. Unë ja bëra të qartë Millosheviçit, ashtu si dhe Gjeneralit  Short, që kjo ishte e vërtetë. Kur Gjenerali Short u bashkua me mua në mes të bisedimeve, ne u futëm në dhomë, dhe fjalët e para të Millosheviçit ishin:

’’Kështu, Gjeneral,  ju jeni i ngarkuar të bombardoni ne?                                                                                                                                                                                  

Përgjigja e Gjeneralit Short isht e shkurtër:                                                                                                                                    

– Mr. President. Unë kam B 52 në një dorë dhe U 2 në dorën tjetër. Varet nga ju se cilën unë do të përdor.’’                                

Fjalët e Gjeneralit patën  një efekt të dukshëm. Kombinuar kjo me unitetin e grupit dhe moskundërshtimin e Rusisë, bëri që kjo të ndodhte. Kërcënimi ishte i besueshëm, dhe rezultoi në një marrëveshje që mundësoi  mbi 100.000 shqiptarë të dilnin nga shkurret dhe pyjet përpara se të fillonte dimri, ku mund të kishte vdekje masive nga urija dhe të ftohtit.Millosheviçi asnjëherë nuk lejoi prezencën e Ndërkombëtarëve në Kosovë.

Në Tetor ne e bëmë  atë të pranonte rreth 2.000 njerës nga OSCE –Organization of Security and Cooperation in Europe,  të ishin  prezent në rajon. Kështu refugjatët  filluan të kthehen. Sidoqoftë,  një numër i konsiderueshëm  jetësh u shpëtuan nga marrëveshja e Tetorit.

Ç‘mund të na thoni për RAMBOUILLET, pasi Shqiptarët përfundimisht ranë dakord ? Ç’farë ndodhi në atë takim të Martën, pikërisht para bombardimit ?

Sekretaria  Albright dhe Presidenti Clinton më kërkuan të shkoja përsëri për një takim të fundit pas firmosjes në Paris. Ne i prezantuam ultimatumin Millosheviçit, se nëqoftëse nuk do të firmoste marrëveshjen, bombardimi do të fillonte. Ai tha, ‘’JO.’’ Ne kaluam natën në Beograd . Në mëngjes unë shkova përsëri, fare vetëm  t’a shihja atë, sepse unë isha shumë i ndërgjegjëshëm  për faktin se në Gusht 1914, në këtë pjesë të botës, nga një keqkuptim i evitueshëm, një luftë e tmerrëshme filloi. Lufta e Parë Botërore mund të evitohej.Unë nuk dëshiroja të kisha një përsëritje të saj , edhe në një nivel më të ulët.       

Kështu unë shkova përsëri vetëm dhe i thash  Millosheviçit:                                                                                                        –

‘’A e kuptoni se,  nëqoftëse unë largohem sot pa ndonjë marrëveshje, bombardimi do të filloj pothuajse menjëherë.’’                                 

Unë vazhdova me këto tre  fjalë :

‘’A e kuptoni se do të jetë, I SHPEJTË, I ASHPËR dhe ME PASOJA.’’                                                                                                        

I thashë këto fjalë me shumë kujdes, pasi u konsultova me Pentagon-in.                                                                                                 

– ‘’ Ju  jeni një shtet i madh,  një shtet i fuqishëm.  Ju mund të bëni çdo gjë që doni të bëni. Ne nuk mund t’ju ndalojmë ju.’’

Pas kësaj ishte një pamje dorëzimi nga ai dhe ne u ulëm vetëm në atë pallat të madh bosh, rrethuar nga piktura të Rembrandt, të lëna  nga  regjimet e mëparëshme . Unë e pyeta përsëri:

’’A e kuptoni ? A  jeni plotësisht  i qartë se çfarë do të ndodh pasi ne të largohemi ?’’                                                     

Ai tha me mjaftë qetësi, ’’ Po,  ju do të na bombardoni.’’

Unë i thashë që,  Shtëpia e Bardhë, dhe Departamenti i Shtetit janë duke pritur për një raport dhe unë duhet të shkoj     dhe  e pyeta për herë të  fundit:

 ‘’ Kjo është e gjitha ? Edhe një herë, a e kuptoni se çfarë po ndodh ?                                                                                      

Ai u përgjigj : ‘’ Po.’’                                                                                                                                                                        

Kështu ne u larguam dhe kjo ishte e gjitha. Dua të theksoj se nuk kishte keqkuptime në mendjen e tij. Ai e dinte se bombardimi do të  fillonte menjëherë  pasi ne të largoheshim, dhe ai  filloi, në më pak se 30 orë më vonë.

Nuk kishte altenativë tjetër.  Millosheviçi zgjodhi  fatin e tij. Ai përmbysi një marrëveshje shumë më të mirë nga çfarë mori pas 77 ditësh bombardim .

                                                                                                              Home interview, 1995.

      The   RAMBOUILLET    Conference.

 ________ February   6 – 22 ,  1999. ______

 Konferenca në Chateau of Rambuillet në afërsi të Parisit, ishte për një marrëveshje për Paqe  dhe Vetëqeverisje në Kosovë midis Republikës Federale të Yugosllavisë dhe delegacionit që përfaqësonte Shqiptarët e Kosovës, nxitur sidomos nga masakra në Racak, në Janar, 1999. U formulua nga North Atlantic Treaty Organization, ( NATO)  dhe mori emrin e kështjellës ku u zhvilluan bisedimet.

Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright, përpara bisedimeve, tërhoqi vëmendjen se, ‘’ Vetëm të paraqitesh në Konferencë, nuk do të jetë mjaftueshëm. Ne u kemi dërguar pjesëmarrësve një mesazh – MERRENI  SERIOZISHT.’’

Delegacioni i Shqiptarëve të Kosovës u përfaqësua nga  Hashim Thaçi. Millosheviçi refuzoi të  merrte pjesë dhe dërgoi  një delegacioni pa prestigj.

Qëllimi i takimit ishte që Sërbët dhe Shqiptarët të nënshkruanin një marrëveshje që do të njihte Autonominë e Kosovës, dhe që do të garantohej nga forcat Paqe-ruajtëse Internacionale.

Bisedimet dështuan pasi delegacioni Jugosllav nuk nënshkroi marrëveshjen. Për Millosheviçin, Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Ishte e papranueshme një Autonomi e Kosovës dhe për më tepër kjo Autonomi të garantohej nga prezenca e Forcave Ushtarake Ndërkombëtare.

Këshilltarët Perëndimor u tërhoqën vëmendjen Shqiptarëve se mos- firmosja e marrëveshjes, do të ishte një armë e fuqishme në duart e Millosheviçit për kundër –akuzë.Veprimi i mënçur nga ana Shqiptare për firmosjen e marrëveshjes, bindi Amerikanët dhe Aleatët se Millosheviçi njihte vetëm forcën.

Koha provoi se Millosheviçi ishte një udhëheqës komunist dritëshkurtër. I verbuar nga urrejtja, ai dështoi të mbante Federatën Jugosllave të bashkuar dhe të ngrinte një Sërbi  të fuqishme. Fundi i tij dihet.

   ________________        Madeleine   ALBRIGHT            _______________

      U.S.  SENATE   hearing.  –  ‘’ The  WAR  in  KOSOVO. ‘’ –  April  20, 1999.

‘’Me aleatët dhe partnerët, SH.B. u munduan t’i japin fund këtij cikli violence me mënyra diplomatike, dhe Tetorin e shkuar, Presidenti Millosheviç ra dakord për një armë – pushim, që do të mund lejonte shumë nga të shpërngulurit të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shpejt u bë e qartë që Millosheviçi nuk kishte ndërmend të respektonte marrëveshjen. Në Janar, forcat e tij të sigurimit e pozicionuan vehten për një ofensivë të re dhe masakruan fshatarët në Racak.

Në Rambuillet, Beogradi refuzoi një plan për paqe, kur ndërkohë përgatitej për një plan barbarizmash, një plan për spastrim etnik të të gjithë komunitetit të Shqiptarëve të Kosovës.

Ne të gjithë kemi parë imazhet e familjeve të shpërngulura dhe hedhur nëpër trena, fëmijë që qajnë se nuk gjejnë dot prindrit, refugjatët që numërojnë të afërmit e tyre si u ndanë nga njeri-tjetri, dhe fotografi ogurzeza  banesash në flakë. Pas këtyre imazheve është realiteti i një populli jo ndryshe në të drejtat e tyre fondamentale nga unë dhe ju.

Nuk ka dyshim, se kjo fushatë terrori ishte shkaku, dhe jo aksionet e NATO-s. Është prodhim i Millosheviçit. Vendimi i NATO-s për përdorimin e forcës kundër regjimit të Millosheviçit ishte i nevojshëm dhe i drejtë, dhe kushtet që Aleanca vendosi për përfundimin e fushatës së tij, janë të qarta, të drejta dhe të rrepta. Duhet të ketë një proces të verifikuar për ndalimin e aksioneve ushtarake kundër popullit të Kosovës. Forcat policore të Beogradit dhe paramilitarët duhet të largohen, kështu refugjatët duhet të kthehen. Një prezencë ushtarake Internacionale duhet të lejohet të shkoj në Kosovë dhe popullit të Kosovës duhet t’i jepet vetëqeverisje Demokratike, që për një kohë të gjatë e ka merituar…’’

                                                                                         Madeleine  Albright  –

                                                                            Sekretare e Shtetitt të SH.B.A. 

GORNJI OBRINJA:KOSOVO:29SEP98 – An ethnic Albanian man covers a young girl from his village befor carring her to the burial site in Gornji Obrinja, Kosovo. 18 civilians mostly women and young children where executed by Serb forces on the morning of September 26 in and around the village of Gornji Obrinja./Photo by Wade Goddard

Wade Goddard for The New York Times
A villager in Gornji Obrinje in Kosovo covered the body of a girl Tuesday before carrying her to a burial site. Fifteen members of the Deliaj clan, including children and the elderly, were killed in a massacre on Saturday by Serbian forces. There was another massacre that day a few miles away.

GORNJI OBRINJA:KOSOVO:29SEP98 – Ethnic Albanian men lift a dead villager onto a stretcher to be carried to the burial site in the village of Gornji Obrinja, Kosovo. 18 civilians mostly women and young children where executed by Serb forces on the morning of september 26 in and around the village of Gornji Obrinja./Photo by Wade Goddard

Wade Goddard for The New York Times
Ethnic Albanian men lift a dead villager onto a stretcher to be carried to the burial site in the village of Gornji Obrinja, Kosovo.

Filed Under: Featured Tagged With: Imazhet e 77 diteve, Qemal Agaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT