Nga Astrit Lulushi/Washington/
Një brez shkon, brezi tjetër vjen. Kjo është rruga që ndiqet, dhe njerëzimi rron. Dielli ngrihet, dhe zbret poshtë, shkon në perëndim, duke lindur njëkohesisht përtej horizontit.
Popull do të thotë komb, nyje e pazgjidhur, rreth i mbyllur, në varësi të askujt, aq më pak të shtetit krijuar brenda tij, por që shpesh duket se është Zot i tij.
Diktatori pa popull nuk ekziston dot, ai del nga populli, por jo për popullin. Kur Lenini mori pushtetin në Rusi më 1918, ai vendosi nëpër zyrat dhe korridoret e Kremlinit shenjat “Ndalohet Duhani”, për të ruajtur shëndetin e njerezve. Të tjerë mendojnë se kjo ishte një nga idetë e tij për të “ruajtur” popullin. Tirani ka nevojë për njerëz, pavarësisht se në cfarë gjendje, mjafton të jenë gjallë, pasi vetëm kështu, duke i vrarë, rrënuar, shtypur, kontrolluar të tjerët, ai ndjehet i fuqishëm.
Dhe, mos prit drejtësi, thotë Platoni, atje ku i fuqishmi bën drejtësinë. Atje ku qeveria ka frikë nga populli, liria ekziston; kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania.