• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria e Kosovës: Masa e përkohshme e Kushtetueses procedurë normale

November 11, 2015 by dgreca

Prishtinë, 11 nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.
“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese”, thekson komunikata e qeverisë kosovare.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës miratoi dje Masë të përkohshme për marrëveshjen Kosovë – Serbi për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: procedure normale, qeveria

LDK: Zhvillime të papranueshme, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita

September 23, 2015 by dgreca

-LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës/

PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Lidhja Demokratike e Kosovës, në një deklaratë pak më parë, shprehu shqetësimin e thellë për zhvillimet e papranueshme të ditëve të fundit, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita.LDK-ja dënon aktet e dhunshme të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe vlerëson se veprimet e tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionim normal të institucioneve kushtetuese dhe janë në kundërshtim të plotë me aspiratat e popullit të Kosovës.LDK-ja dënon të gjitha sulmet ndaj pronës publike dhe pronës private të bëra nga ana e opozitës, si akte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat, me qëlllim të vetëm përfitimin politik e në dëm të interesave madhore të vendit.LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës.LDK-ja dënon ashpër tentimin e sotëm për të sulmuar dhe rrezikuar jetën e Kryministrit të Kosovës nga njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, që janë kundër demokracisë dhe prosperitetit, si dhe që po tentojnë që pa zgjedhur mjete ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj evropiane.LDK-ja e konsideron tepër të rrezikshme thirrjen e opozitës për të penguar funksionim e shtetit të Kosovës dhe kërkon që ajo të heqë dorë dhe të distancohet nga aktet e dhunës dhe nga veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.LDK-ja fton opozitën që të veprojë sipas ligjeve dhe që të gjitha pretendimet e veta t’i shprehë me argumente brenda instucioneve kushtetuese e jo përmes akteve të papranueshme të dhunës.LDK-ja i jep mbështetje të plotë Kryministrit, Qeverisë dhe instucioneve të vendit që të shtyjnë përpara axhendën e integrimeve euro-atlantike dhe që të vijojnë të punojnë ngushtë me partnerët tanë strategjikë, BE-në dhe SHBA-të, në dobi të të gjithë qytetarëve te vendit./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove, LDK, Opozita, orkestrimi, qeveria

Kosovë-Qeveria zhvilloi mbledhjen e 50-të

September 23, 2015 by dgreca

-Opozita peticion me afër  63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator  2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve,  deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin.  Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita  “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të  deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër  63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Opozita, Peticioni, qeveria

Kosova, përgatitje teknike dhe lobuese për procesin e anëtarësimit në UNESCO

August 11, 2015 by dgreca

– Thaçi u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s. Selimi takon ambasadorët e Kuintit-
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Gusht 2015/ Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës po vazhdon me përgatitjet teknike dhe lobuese për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, është takuar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë në vazhdën e konsultimeve gjithëpërfshirëse rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO si dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Në takim u diskutuan sfidat dhe strategjitë e përbashkëta të komunikimit, nevoja që Republika e Kosovës të vazhdojë të respektojë standardet më të larta të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si dhe aspekte të tjera teknike të procesit të anëtarësimit.
Ambasadorët e Kuintit konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në UNESCO. Javën që shkoi zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së procesit dhe për të kërkuar votën e tyre në takimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të zhvillojë punimet në tetor si dhe në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor të këtij viti.
Kohë më parë, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO ndërsa do të përmbyllë aplikimin në disa organizma të tjerë të rëndësishëm multilateralë deri në fund të këtij viti.
Në 17 korrik, MPJ kosovare bënte të ditur se, Kosova sapo kishte aplikuar për anëtarësim në UNESCO, agjencionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë, ndërsa anëtarësimi pritet në nëntor.

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, Lobimi, qeveria, UNESCO

QEVERIA PER SIGURINE E KOSOVES

August 11, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 11 Gusht 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik lidhur me pretendimet e prezantuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), përmes një hulumtimi të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë ndaj institucioneve në çështjet e sigurisë.
Qeveria e Kosovës sqaron opinionin publik se të gjitha dikasteret relevante të Qeverisë së Kosovës, dhe bartësit e tyre, janë të angazhuara plotësisht në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në territorin e Kosovës.
Udhëheqësit më të lartë të Qeverisë së Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e thirrura për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, për të bashkërenditur veprimet me qëllim të garantimit të sigurisë në vend.
Qeveria e Kosovës po ashtu ka bashkëpunim dhe koordinim të afërt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë për të luftuar çdo formë të mundshme të cenimit të rendit dhe të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.
Në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, duke qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Andaj, përtej perceptimeve të plasuara nga anketat apo format e tjera të hulumtimeve të pjesshme, Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Kosovës se institucionet e shtetit janë në nivel të detyrës së tyre për ruajtjen e plotë të rendit dhe të sigurisë në vend./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, m Siguria, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT