NE Foto: Nga takimi i komisionit organizator për krijimin e degës së Queensit/
Të enjten me 28 mars 2013, në klinikën e dr. Skënder Murtezanit, i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1990, në Flashing, Queens, u mblodh grupi organizator për krijimin e degës së Vatrës për Queensin, New York. Inisiator ishte dr. Skënder Murtezani, juristi Bashkim Musabelliu, anëtar i këshillit të Vatrës, vatrani Halit Shpuza, dhe miq të tjerë të Vatrës.
Në mënyrë simbolike nisja e punës për organizimin e degës në Queens, dr. Skënder Murtezani kishte porositur edhe një tortë, që shënonte rilindjen e degës, e cila vite të shkuara ka qenë aktive, por për më shumë se dy dekada, e ka pushuar veprimtarinë.
Në takimin e parë të komisionit organizator, u fol për rëndësiën e organizimit të degës, për historinë e Vatrës dhe përkushtimin e saj për cështjen kombëtare.
Po ashtu u rrahën mendime se si të organizohet dega, u përpiluan lista me emra të njërëzve që kanë kontakte me Vatrën, ka ndër ta të anëtarësuar, janë të abonuar në gazetën Dielli dhe janë të përkushtuar për cështjen kombëtare.
Takimi promovues i degës së Vatrës për Queensin do të bëhet në ditët që vijnë.(Korresp. I DIELLIT)