• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Thaçi, qytetar nderi i Shkodrës

October 4, 2016 by dgreca

Presidenti Thaçi vizitoi Bashkinë e Tiranës, thotë se kryeqyteti shqiptar është modernizuar shumë/1-thaci-voltana-ok

1-thaci-keshilli

1-thaci-ule-okShkodër, 4 tetor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur sot qytetar nderi i Bashkisë së Shkodrës. Me propozimin e të parës së Shkodrës, Voltana Ademi, ky titull iu nda sot presidentit Thaçi në një ceremoni solemne para këshillit bashkiak. Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për ndarjen e këtij titulli nga Bashkia e Shkodrës.

“Ky titull mund të konsiderohet si një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë shpirtërore që ekziston mes Shkodrës dhe Kosovës. Një lidhje e fortë tradicionale që e ka zanafillën tek rrugët e lashta tregtare mes Shkodrës, Pejës dhe Gjakovës. Një lidhje që është ujitur me gjakun e derdhur nga Isa Boletini me shokë, të cilët erdhën këtu në mbrojtje të Shkodrës dhe që u dëshmua më së miri edhe me dyert e panumërta të shtëpive bujare shkodrane të hapura për refugjatët kosovarë gjatë luftës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka thënë se kontributi i Shkodrës për botën shqiptare është i pallogaritshëm.

“Kjo trevë e juaja është karakterizuar me atdhedashurinë dhe trimërinë. Nuk është aspak rastësi që Komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ u vendos pikërisht në Shkodër, duke u mbledhur në një ndërtesë disa dhjetëra metra larg prej këtu”, ka thënë ai.

Me kulturën e pasur dhe hapjen ndaj perëndimit, presidenti Thaçi ka thënë se Shkodra e ka mbajtur të pashuar lidhjen shpirtërore me Evropën.

Presidenti Thaçi ka thënë se titullin “Qytetar nderi i Shkodrës” e pranon me përulësi dhe mirënjohje të madhe.

“Faleminderit për nderin e bërë dhe mikpritjen e ngrohtë!”, ka thënë ai.Para ceremonisë bashkiake për dhënien e titullit “Qytetar nderi i Shkodrës”, i cili presidentit Thaçi iu nda për rolin dhe kontributin e tij për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin dhe kontributin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon, ai dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kanë mbajtur edhe një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për thëllimin e bashkëpunimit të Shkodrës me komunat e Kosovës.Në fund, presidenti Thaçi dhe e para e Shkodrës, Voltana Ademi, kanë vendosur kurora lulesh edhe te shtatorja e Shën Terezës, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Shkodër.

***

Presidenti Thaçi vizitoi Bashkinë e Tiranës, thotë se kryeqyteti shqiptar është modernizuar shumë/

2-thaci-velia

1-keshilli-velia-thaciTiranë, 4 tetor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Bashkinë e Tiranës, ku është pritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.Presidenti Thaçi e ka përgëzuar kryebashkiakun Veliaj për punën dhe angazhimin e tij për Tiranën e re.“Me punë dhe energji të reja jeni duke e bërë Bashkinë e Tiranës shembull për të gjithë shqiptarët. E keni ndryshuar dhe modernizuar edhe më shumë”, është shprehur presidenti Thaçi.Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj e ka njoftuar presidentin Thaçi për punën e tij, për mbledhjen e përbashkët të komunave shqiptare dhe për planet e tij për emërimin e një rruge në Tiranë me emrin “Rruga e UÇK-së”.“Jemi duke punuar në mbi 100 vende në Tiranë. Po përpiqemi që me projekte të ndryshme të krijojmë hapësira publike për qytetarët. Po qëndrojmë larg politikave të mëdha dhe jemi përqendruar më shumë në asfaltim, parqe dhe projekte që përmirësojnë jetesën e qytetarëve, sepse është mire të jemi shqiptarë, por edhe më mirë është të jetojmë mirë si shqiptarë. Kur jetojmë mirë, jemi më të mëdhenj”, ka thënë kryebashkiaku Veliaj.Gjithashtu, Veliaj ka treguar se ka marrë bekimin e presidentit Thaçi për mbledhjen e përbashkët të komunave shqiptare, e cila, sipas tij, vjen si nevojë për të thelluar bashkëpunimin konkret dhe jo për t’u marrë me folklorizëm.Presidenti Thaçi dhe kryebashkiaku Veliaj kanë diskutuar edhe për shtrirjen e bizneseve kosovare në Tiranë dhe për diasporën shqiptare në përgjithësi.

driteroi-dhe-thaciDritero Agolli, Thaçit: Kosova do ecë aq përpara sa do të çuditeni

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë të posaçme në shtëpinë e shkrimtarit Dritëro Agolli, të cilit i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin në pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi e falënderoi shkrimtarin Agolli që u bë frymëzim për të gjithë për lirinë e Kosovës edhe kur të tjerët shpresuan pak. Shkrimtari Dritëro Agolli tha se Kosova u ka të gjitha mundësitë që në një të ardhme të afërt t’ia kalojë të gjitha vendeve. “Gjithmonë do përpiqem që të luftoj, të punoj për ngritjen lart të Kosovës. Keni përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”, tha shkrimtari Agolli. Ndërsa kryeministri Thaçi u shpreh: “Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”

 

Filed Under: Rajon Tagged With: qytetar nderi i Shkodrës, Thaci, Voltana Ademi

Artikujt e fundit

  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT