• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË DENJËT PËR NDËSHKIM

October 19, 2017 by dgreca

ATA JANË TË DENJËT PËR NDËSHKIM TË HIDHUR QË I BËNË TË ECIN KOKËULUR/

Nga Ramadan Bozhlani/

Kryetarëve të komunave u erdhi koha për t’i zbritur shkallët e frontit, së bashku me drejtorët e tyre. Braktisja e kolltukut është e dhimbëshme, por dyfishohet ajo nëse detyra e ushtruar nuk ka qenë e justifikuar me zotësi dhe përgjegjëshmëri. Çdo identifikim i mos qeverisjesë së duhur të periudhës katër vjeçare ua rëndon shpatullat duke ju shkaktuar trazira në ndërgjegjje.

Ta vështrosh me fytyrë të zbehur për të fundën herë zyrën e kryetarit ose të drejtorit dhe pastaj ta mbyllësh duke e tërhequr pas vetës ngarkesën psikologjike dhe emocionale të abuzimit, fajit, padrejtësisë, padijenisë dhe të mos zotësisë është sikurse të nisësh në funeral për ta varrosur ndërgjegjjen.

Ky katër vjetësh skalit gjurmë në historinë e qytetit. Këto gjurmë i ndjekun deri në varr dhe përtej tij prijësit. Udhëheqsat në ikje kur përballohen me pasojat e shkaktuara nga ana e tyre, së bashku me familjen dhe pasardhësit i përjetojnë më dramatikisht se sa të tjerët. Dhe në këtë mënyrë shndërrohen në kryeviktima të skenarit të tyre tragjik. Të abuzosh me besimin e njerëzve nga cilësia e udhëheqësit është krimi i ndëshkushëm ligjërisht dhe moralisht nga e kaluara e tashmja dhe e ardhmja. Por, ne kemi prijës të atillë që në vend të brejtjes së ndërgjegjes marrin kurajo për t’i ringjitur shkallët e pushtetit.

Qytetarët sistemohen në bankën e kryefajtorëve nëse e marrin guximin e verbër për t’i ndihmuar që t’i ringjesin shkallët e pushtetit partit ose prijësit që na kanë zhgënjyer për katër vitet e kaluar. Mos të funksionojmë me trurin e peshkut duke harruar çdo pakënaqësi, vuajtje, dëshprim, zhgenjim dhe sfidë përballë premtimeve naive të shijusëve të pushtetit.Ata janë të denjët për ndëshkim të hidhur që i bënë të ecin kokëulur.

Filed Under: Analiza Tagged With: PËR NDËSHKIM, Ramadan Bozhlani, TË DENJËT

TË RINJËT TANË SHFRYTËZOHEN SI SKLLEVËR NGA PARTIT POLITIKE

June 6, 2017 by dgreca

Politizimi i të rinjëve në Evropë konsiderohet si çmenduri dhe marrëzi nga shoqëria./
1 LSI takimNga Ramadan Bozhlani/
1 hasha-nxenes
Fatkeqësia përgjatë kësaj fushate elektorale qëndron në tendencën për t’i joshur dhe rrëmbyer mendjet e të rinjëve e në veçanti të nxënësave të shkollave të mesme.
Beteja për t’i mbjellur bindjet politike tek këta të rinjë me ndihmën e profesorëve të politizuar  tregon qartazi synimet e partive politike për t’i errësuar këto mendje të hapura vetëm për hir të votave.
Krekosja e partive ose personave politik para kamerave ose me fotografi përmes deklaratave entuziaste, që na u bashkangjitën edhe një numër i madh i të rinjëve, tregon parasegjithash mjerimin dhe poshtrimin e tyre politik.
Çfarë ju duhen të rinjët partive politike?
Ata ju duhen për t’i tundur flamujt e partive politike, për t’i mbushur qytetet dhe fshatrat me postera, për t’i mbushur sheshet dhe sallat kur mban fjalime lideri i tyre si dhe për t’i brohoritur dhe duartrokitur ata.
Dëmëthënë këta të rinjë pushtohen për t’i  shfrytëzuar, skllavëruar dhe mbas zgjedhjeve për t’i shpërfillur duke i lënë të bredhin rrugëve.
Këta të rinjë janë preh e lehtë e partive politike,  sepse janë të pavetëdijshëm dhe manipulohen kollajshëm nga gjuhët e tyre të magjishme.
Në momentin kur joshën dhe aderojnë në një parti, ata automatikisht njerëzit e partive të tjera politike i konsiderojnë si armiqë, sepse në këtë mënyrë edukohen nga partia e tyre.
Që do të thotë politizimi i tyre i bënë të kenë më shumë kundërshtarë se sa miqë. Kjo pozitë e pafavorshme në këtë moshë i çrregullon emocionalisht, psikologjikisht dhe i kulturon nën ndikimin e urrejtjes.
Pastaj këta të rinjë përdorën për t’ju bërë presion familjeve të tyre duke ua kërkuar votën për partinë, për të cilën punojnë pa kursyer dhe pa kurrfar shpërblimi. Në këto raste shpeshëherë krijohen konflikte dhe polemika në mes familjarëve, sepse prindërit i shohin si të shfrytëzuar fëmijët e tyre. Dhe e gjithë kjo çrregullon familjet vetëm për hir të votës.
Kurse kryefatkeqësia shfaqet kur këta të rinjë shkëputën nga angazhimet mësimore, sportive dhe shoqërore duke ua kushtuar kohën partive politike.
T’i bëshë të rinjët të shkëputën nga shkolla dhe fakulteti për hir të zgjerimit të antarëve të partisë, dhe mbas zgjedhjeve t’i trajtosh si të panevojshëm është një krim që janë të afta ta bëjnë vetëm partitë tona.
Kjo analiz logjike tregon thjeshtësisht pasojat e rënda që shkaktohen nga okupimi i të rinjëve nga partitë politike.
Prandaj, të rinjët tanë duhet të çlirohen nga ndikimet politike për të përparuar në fushat e dijës dhe për të kontribuar në depolitizimin,  paqësimin, emancipimin, humanizimin dhe solidarizimin e shoqërisë sonë.
Politizimi i të rinjëve në Evropë konsiderohet si çmenduri dhe marrëzi nga shoqëria.
Prandaj apel për depolitizimin e të rinjëve dhe pro arsimimit, aktiviteteve kulturore, sportive dhe shoqatave të pavarura.

Filed Under: Politike Tagged With: politizimi i rinise, Ramadan Bozhlani

STUPCAT JANË ZËRI I POPULLIT DHE I UÇK-SË

January 3, 2016 by dgreca

Nga Ramadan Bozhlani/
UÇK-ja e simbolizon zemrën heroike të kryengritjes shqiptare dhe shfaqja e saj mbi sipërfaqe të tokës e ngjalli shpresën për frymëmarrjen e lirë të popullit tonë.
Bashkimi i këtyre tri shkronjave e ngërtheu përmbajtjen hyjnore për çdo shqiptar dhe në këtë mënyrë u skalitën në ballinën e lavdishme të historisë. Kushdo që e dyshon konceptimin e përgjithshëm të saj e konfirmon antishqiptarizmin, ndërsa kushdo që ka guxim të shpreh kritika për individ të caktuar të saj duke i përfillur faktet, konsiderohet përpjekje fisnike, sepse, shënjestrohen personat të cilët kanë dalur nga suazat e misionit të shenjët duke e përligjur egon e shthurur. A ka persona të tillë? Fatkeqësisht ka dhe ne nuk mund të kemi qëndrim nderues për ta, përkundrazi duhet të tregohemi shumë kritik, sepse, përmes tyre u krijua një imazh i zymtë i ushtrisë.
Autorët e frazës tmerruse menjëherë mbas luftës nëpër objekte të ndryshme reflektuan ndërkombëtarisht habi: UÇK e nxane! Përdoruesit e asaj fraze famë keqe kanë qenë luftëtar dhe jo luftëtar, po kushdo qofshin ata konsiderohen armiqët e uniformës ushtarake dhe të aspiratës së UÇK-së.
Kam takuar me qindra ushtarë të denjët të UÇK-së që jetojnë në mjerim të thellë dhe që janë shprehur me ashpërsi ndaj babëzisë së kolegëve të tyre.
Modele shembullore ka me mijëra, por njëri që më ka bërë përshtypje të posaqme quhet Mensur Kasumi. Ai ka qenë pjesë e luftës së Sllovenis, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe sot mezi arrin t’i grumbullon parat e qiras mujore, ku edhe disa herë është detyruar të del në rrugë. Ai mohoj çdo gjë për hirë të kaluares së tij të lavdishme. E ka edhe mijra të tillë që i ka përfshi harresa dhe i kanë mbuluar plagët sociale. Ndërsa ka edhe të atillë që e jetojnë jetën e sheikave, e këta janë të detyruar ta mbartin koston e kritikave, prandaj le të tregohen më zemërgjërë.
UÇK-ja është populli dhe populli është UÇK. Vetë kritikat janë të mirëseardhura para se ato të na shfaqin të huajt.
Analizat evropiane i shestojn me objektivitet anët pozitive dhe negative pastaj dalin në një konkluzion të arsyshëm për një individ pavarësisht se kush mund të jet ai.
E kaluara nuk e ndriçon të tashmën dhe e tashmja nuk është e aftë t’ia errëson të kaluarën askujt, prandaj duhet të bëheni zemërgjërë për t’i pranuar opinionet publike në përputhje për të bëmat.
Për ta shikuar edhe për ta kuptuar humorin e stupcave duhet të kesh kultur të nënkuptimit, sepse, ata shprehen me metafor.
Stupcat e kanë lujtur rolin e një opozite të denjët dhe më shumë kanë bërë politik se sa humor nëpër projektet e tyre.
Ata janë zëri i denjët i popullit, e në të njëtën kohë i UÇK-së.
Nga skeçi e kuptova himnizimin e meritorëve dhe çmitizimin e pa meritorëve.

Filed Under: Featured Tagged With: DHE I UÇK-SË, I POPULLIT, JANË ZËRI, Ramadan Bozhlani, STUPCAT

PARISI PO LËNGON NGA DHEMBJA

November 15, 2015 by dgreca

Nga Ramadan Bozhlani/
Epiqendra kulturore me 13-të nëntor e lëshoj klithjen e dhimbjes mortore, që përshkoj çdo qenie të këtij planeti.Shumë qenie njerëzore pushuan së marruri frymë nëpër rrugët e Parisit, duke i shikuar me lemeri hijenat e buzëqeshura duke marr shpirtra pa dhembje. Në sytë e hapur të viktimave lexohej dëshira për jetë dhe brenga për familjet e lëna nëpër ambientet shtëpiake që prisnin kthimin e tyre. Familjeve të tyre krismat e rënda ia përçuan lajmin e hidhur të më të dashurëve të tyre: mirëupafshim në përjetësi.
Zemrave familjare ju hapën plagë të pashërushme.
Përbindshat me tipare njerëzore dhe me frymëzime djallëzore në emër të Zotit i çbanuan torturshëm shpirtërat e pafajshëm njerëzor nga kjo jetë. U shtie pa mëshirshëm ndaj veprës më të çmuar të Autorit të këtij universi, madje edhe në emër të Tij. Paradoks absurd që gjen prehje vetëm tek çrregullimet e thella mendore. Terroristat nuk kanë identitet njerëzor, kombëtar dhe fetarë.
Të jesh viktim dhe peng nën mëshirën e atyre që janë të etur për gjakun njerëzor është dramatike, ndërsa tragjedi për familjarët dhe dhimbje e shokim për mbarë njerëzimin pa dallimin kombësie, religjioni, ngjyre dhe ideologjie.
Simpatin e kujt e synuan këta mizor duke e derdhur gjakun njerëzor në kryeqytetit e këtij planeti?! Ata u treguan aq antinjerëzor dhe aq antifetar sa që në vend të zemrave të tyre kishin antijetën.
Ata e flijuan vetën që t’i bëjnë pjesë të vdekjes fëmijët, grat dhe burrat e pasionuar pas jetës paqësore. Ata shkuan nga kjo jetë të kënaqur se e përfunduan një mision të shenjët dhe se do të gjejn prehje në nën tokë, duke lënë dhembje dramatike pas.
Lotët e familjarëve, të miqëve dhe të mbarë njerëzimit e tronditën tokën bashkë me gjakun e viktimave. Kjo tokë që më dhembje të madhe e absorboj gjakun njerëzor ndjehet e mllefosur dhe e synon hakmarrjen ndaj tyre. Ata tashmë i ka në gjirin e saj dhe në bazë të mallkimeve të familjarëve ua hap ferrin e torturave të përjetshme.

Filed Under: ESSE Tagged With: NGA DHEMBJA, PARISI PO LËNGON, Ramadan Bozhlani

SHPRESA VARET TEK NDËRRIMI I FIZIONOMIS SË UDHËHEQËSVE

October 24, 2015 by dgreca

Nga Ramadan Bozhlani/
I gjithë aktualiteti simbolizohet me një mishmash! Më shumë shpresohet për një fatalitet se sa që ka kurajo të identifikohet filli që inkurajon zgjidhjen.
Simbas babait të tragjedisë njerzore, Eskilit: e drejta lëviz, duke u bërë pjesë herë e njërës, e herë e tjetrës palë.
Në këtë situat kaotike e drejta po lëvizë me një shpejtësi marramendëse herë te pozita, herë tek opozita sa që popullin e ka trullosur deri në menjanimin e tij. Statusi i heronjëve mishërohet me të tradhëtarëve dhe anasjelltas brenda ditës shumë herë. Aktet e pa takt justifikohen nga opozita, pastaj ligjitimohen duke e fituar simpatin e shumicës. Pozita ato i kritikon duke i konsideruar në favor të destabilitetit dhe cenimit të proceseve të rëndësishme të vendit, ku po ashtu ngjallin mbështetjen e shumicës. Një kokëcarje e këtillë, vetëm sa ja thellon popullit dëshprimin dhe e bën të mendon të ardhmen jashtë atdheut.
Thuhet se populli me stomak të zbrazur nuk mundet ta këndoj himnin pa ndërprer.
Zajdenica e pjelli gjëmën aktuale, por nuk dyshohet që do të frymëzon edhe në të ardhmën, sepse, raca e udhëheqësve serbë është avokate e denjët e së keqës dhe fatkeqësisht ajo ju triumfon siç ka ndodhur historikisht. Themelet e Zajdenicës kanë filluar të ndërtohen që nga viti i 2013-së të aprovuar nga parlamentarët tanë. Por, largpamësia e shqiptarëve nuk arriti ta tejkaloj as hundën fatkeqësisht. Këtë zgjedhje e imponuan fuqit e mëdha si një kompromis të hidhur, por deklaratat e fryera me mburrje të nënshkruesve shqiptar më tingëlluan tepër naive: ne fituam! Çfarë fituam?! Këtu u loz vetëm me shtetin e Kosovës, se shteti i Serbis ishte jashtë lojës së bixhozit.
Domethënë në Kosovë u legjitimua një mikrob infektues.
Besimi tek udhëheqsit shqiptarë është zbehur nga populli, ata kur patën pak hapsirë u shëndrruan në individ të fuqishëm, po ashtu në fise duke ja kallur datën popullit në emër të përfitimeve, sa që e sfiduan edhe shtetin me fuqi.
Shpëtimi i popullit shqiptarë është i varur nga ndërkombëtarët e pranuam apo jo. Liria e dhurume ka kushte të hidhura fatkeqësisht.
Fjalori banal i Kadri Veselit si përfaqësues i organit me autoritetin më të madhë moral, po ashtu skenat e pakëndshme në parlament janë si premisa për ta këshilluar moshën e caktuar nëpër ekrane televizive kur fillojn seancat parlamentare.
Shpresa e popullit do të lulëzon kur do të ndërrohet fizionomia e udhëheqësve tanë!

Filed Under: Opinion Tagged With: nderrimi i fizionomise, Ramadan Bozhlani, Shpresa

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT