• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Botohet në Kosovë libri publicistik i Ramiz Mujajt, “Diellin nuk lind vetëm në Rugovë”

December 8, 2023 by s p

DOKUMENTARJA DHE ARTSITIKJA 

TË SINTETIZUARA NË NJË LIBËR

Në vend të parathënies për librin e Ramiz Muajajt “Dielli nuk lind vetëm në Rugovë”

Besim Muhadri

Ramiz Mujaj vjen me librin e tij “Dielli nuk lind vetëm në Rugovë”, që është edhe libri i tij jetësor. Në këtë libër autori ka përmbledhur një jetë të tërë veprimtarie dhe krijimtarie, të zhvilluar brenda një periudhe pothuajse pesëdhjetëvjeçare e mbase edhe më gjatë. Me një fjalë, këtu përfshihet tërë jeta e tij në Kosovë dhe Amerikë, ku jeton tash e dyzet vjet. 

Ramiz Mujaj ka një biografi të bujshme, në të cilën përmblidhet aktiviteti i tij letrar, publicistik dhe atdhetar. Autori e ka konceptuar librin e tij në tri periudha jetësore, ku secila ka karakteristikat e veta, që janë të ndërlidhura në mënyrë ciklike. Autori flet për jetën, për familjen e tij të ngushtë dhe të gjerë, por flet edhe për punën e tij krijuese, publicistike dhe veprimtarinë e tij të palodhshme atdhetare, që ai e ka zhvilluar qoftë në Kosovë, qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton që nga viti 1986.

Fokusi i Ramiz Mujajt në këtë libër është i përqendruar në tri fusha: Në ata atdhetare, në atë krijuese dhe në atë humanitare. Një pjesë të madhe të librit ai i kushton veprimtarisë së tij në Shoqatën Panshqiptare “Vatra”, në të cilën ai vepron tash më shumë se tridhjetë vjet. Periudhat e jetës së Ramizit, krahas fatit dhe peripecive të tij jetësore personale, janë të ndërlidhura me fatin e Atdheut. Kudo që të lexojmë, shohim se Ramizi ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i përkushtuar edhe ndaj familjes, gruas dhe fëmijëve. Natyrisht se në këtë kontekst, ai nuk ka lanë në asnjë moment anash as vendlindjen e tij të dashur dhe heroike, Rugovën. Këtë e shohim në kontributin e tij dhe të bashkëvendësve të tij Rugovanë në formimin dhe zhvillimin e Shoqatës “Rugova”, të Ansamblit autokton “Rugova”, përmes të cilës Shoqatë ai sheh jo vetëm kujtimin krenar për vendlindjen, por edhe për ruajtjen e vlerave dhe të traditave kulturore autoktone kombëtare.

Ëndrrat e tij jetësore ishte të shihte “Vatrën”, siç shprehet ai, të kolosëve Noli-Konica, për të cilën para se të vinte në Amerikë kishte dëgjuar përmes librave dhe profesorëve që kishin folur për të kur ai ishte nxënës dhe student në Kosovë. Interesimi i tij për të “prekur” “Vatrën” ishte këmbëngulës që në ditët e para të kalimit përtej Atlantikut dhe të vendosjes së tij me familje në Amerikë. Dëshira dhe ëndrra e tij u realizua dhe që nga ajo ditë ai nuk rreshti së punuari dhe vepruari për “Vatrën”, të cilën ai nuk e gjeti siç kishte dëgjuar në libra e siç dëshironte ta shihte. Mirëpo, vullneti i tij, i vëllezërve të tij dhe të shumë veprimtarëve të tjerë, bëri që “Vatra” të ringjallej dhe të hapëronte drejt rimëkëmbjes së saj, bashkë me gazetën e saj “Dielli” për të cilat Ramizi nuk kurseu as mundin e as dijen. Natyrisht se gjatë këtyre viteve ai do të ballafaqohej me situata jo të mira, të cilat do t’i shohim të shpërfaqura përmes rrëfimeve dhe reagimeve intelektuale të Ramizit, qoftë në shtypin e kohës, qoftë edhe përmes debateve të ndryshme. Të gjitha këto do t’i shohim në faqete e këtij libri.

Ramiz Mujaj në asnjë moment nuk la anash shqetësimet e tij për Kosovën, të cilën kur emeigroi në Amerikë e la në një robëri dhe shtypje të rëndë. Situata në atdheun e autorit sa vinte e rëndohej dhe do të vinin vitet ’90 të shekullit të kaluar, ku shpërtheu edhe lufta për liri. Ramizi, bashkë më shumë veprimtarë të tjerë atje në Amerikë, nuk qëndruan duarkryq. Prandaj iu rrek e iu rrekën punës dhe organizimit, qoftë përmes tubimeve të ndryshme anekënd Amerikës, për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare që kalonte përmes miqve tanë të përhershëm amerikanë. Në vitin 1998, kur shpërtheu lufta në Kosovë, Ramiz Mujaj dha kontributin e tij të çmuar, qoftë në aspektin material, qoftë në gatishmërinë e tij për të shkuar në Kosovë. Të gjitha këto përpjekje dhe kontribute Ramiz Mujaj i ka përshkruar bukur dhe realisht në faqet e këtij libri.

Ramiz Mujaj është poet dhe piktor, njëkohësisht. Në poezitë dhe në pikturat e tij, të llojit dhe stilit të veçantë, në brumin e tyre, krahas aspektit artistik të admiruar, kanë atdheun dhe figurat kombëtare, të cilat ai arrin t’i përjetësojë në mënyrën e vet të duhur.

Libri, krahas teksteve të fuqishme, është i shoqëruar  edhe me fotografi të shumta, që janë një aspekt tjetër dokumentues për ato që flet dhe i prezanton para lexuesit. Prandaj, libri “Dielli nuk lind vetëm në Rugovë”, është një libër sa personal, aq edhe përgjithësues. Sa dokumentues, aq edhe artistik, brenda të cilit shkrihet shpirti i artistit dhe i atdhetarit njëkohësisht.

Filed Under: LETERSI Tagged With: BEsim Muhadri, Ramiz Mujaj

Lamtumirë Isa Balaj …

August 23, 2022 by s p

Ramiz Mujaj/

Në vitin 1998 në Aeroportin e Rinasit në Tiranë ishte Isa Balaj i cili na priti me një makinë mua dhe vllaun Sylen na voziti deri në Tiranë. Pasi që u vendosëm ne nje banese ku banonte Isa dhe qe perpos Ises banonin dhe shumë të rinj qe kishin vershuar anë kend botes per tu mobilizuar per luften qe po fillonte ne Kosovë.

Aty u stacionuam per momentin dhe aty i kisha te gjitha mjetet per lufte qe kisha sjellur nga Amerika. Kisha sjellur shume mjete te ndryshme qe mund te nevojiteshin ushtarit siç thotë një fjalë e popullit qe nga kepuca deri ne kapele por dhe kisha blere ne Amerikë dhe dy anti plumb një per mua dhe nje per vllaun tim Sylen. Gjatë bisedes me Isa Balajn ai po shpjegonte se ishte mjaft i sukseshem ne likuidimin e oficerve ushtarak serb ne zonen e Dukagjinit dhe pasi biseduam gjere e gjat une vendosa qe anti plumin tim personal te ja epja Isa Bales i cili u gëzua shumë. Isa Balen e kam takuar edhe pas mbarimit te luftes ne qytetin e Pejes dhe kemi biseduar gjere e gjate per luften dhe pastaj nuk e kam takuar. Vërtetë ishte i vendosur ishte karakteristik në pamjen e nje gjiganti luftarak. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që luftoi për lirinë e saj. Ngushëllime familjes, farefisit dhe bashkë luftëtarëve të tij.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ramiz Mujaj

AGIM MUJAJ DHUROI 500 USD PËR 110 VJETORIN E VATRËS

July 29, 2022 by s p

Patrioti Agim Mujaj me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dhuroi 500 usd. Kontributi i Agimit bashkë me dhurimin e Ramizit prej 100 usd janë një xhest fisnik dhe patriotik për vazhdimin në histori të Federatës Vatra e gazetës Dielli. Vëllezërit Mujaj prej dekadash kontribuojnë në Vatër dhe në komunitetin shqiptar. Patriotë model e veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare janë një krenari e komunitetin shqiptar në Amerikë. Pjesëmarrës në të gjitha tubimet e organizimet për çështjen kombëtare, të angazhuar shumë seriozisht në çdo kohë, vëllezërit Mujaj përmbushin një premtim dhe angazhim patriotik e vatran për të nxjerrë faqebardhë Vatrën në çdo kohë. Vatra e Dielli u shprehin mirënjohje e respekt për dedikimin, punën e mirë e fisnikërinë e treguar në çdo rast.

Filed Under: Vatra Tagged With: agim mujaj, Ramiz Mujaj

6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ

June 29, 2022 by s p

Sokol Paja

Diaspora shqiptare në Amerikë, familja e miqtë kujtojnë me nderim dhe respekt atdhetarin Mehmet Mujaj në 6 mujorin e largimit në amshim. Kontributorët e çështjes kombëtare jetojnë përjetë në fronin e lavdisë e lirisë së një kombi. Sakrifica për atdhe është sakrifica më e shenjtë dhe më krenare e qënies njerëzore. Me fëmijëri jo të lehtë, Mehmet Mujaj arriti të ishte ombrella dhe shtylla kurrizore e familjes së tij deri në ditët e fundit të jetës tokësore. Ai përmbylli rrugëtimin e tij me ndershmëri dhe dinjitet. Puna, dedikimi për familjen, miqtë dhe çështjen kombëtare ishin krenaria nderi i tij jetësor. Bujar dhe mikpritës, punëtor dhe atdhetar, Mehmet Mujaj kishte vlerat e një shqiptari fisnik i cili do të kujtohet përherë me respekt dhe nderim nga familja dhe miqtë e tij të shumtë në Amerikë e Kosovë. Mehmet Mujaj tregoi kujdes të veçantë për çdo familjar dhe u përball me dinjitet e trimëri me regjimin serb dhe hakmarjen e tyre primitive kur i burgosën djali Sylën për 10 vite padrejtësisht. Mehmet Mujaj ishte një baba krenar për 11 fëmijët e tij. Jeta e Mehmet Mujës përmblidhet me një fjali të artë: Përherë në veprim dhe dobi të çështjes kombëtare. Me guxim dhe vendosmëri prej patrioti të flaktë, Mehmet Muaj ka marrë pjesë në shumë tubime kombetare si në vendlindje po ashtu në komunitetin shqiptar të Zvicrës dhe gjerësisht këtu në Amerikë. Në SHBA shpesh ka marrë pjesë në tubime të Vatres dhe ishte mik shumë i nderuar i shumë vatranve të gjeneratës më të vjetër si me ish kryetarin e Vatrës Agim Karagjozi, Gjon Bucaj, Zef Perndocaj, Zef Balaj, Agim Rexhaj e shumë të tjerë duke mbajtur gjallë shqiptarizmën në Amerikë. Mehmet Ramë Mujaj u përcoll me nje ceremoni lamtumire 3 – 4 ditore dhe në praninë e qindra bashkëvendasve, djemve e vajzave ardhur nga anëkënd botës për ti dhënë lamtumirën e fundit. Nipi i Mehmet Mujës, Ylli Mujaj, djali i Ramiz Mujës në epitafin e lamtumirës qendisur me lot e dhimbje nga Ramiz Mujaj, Ylli dhimbshëm lexoi: “Lamtumire Bac, Sot na mlodhe tan kete njerezim por jo si ktyne here sikur u mledheshin ne oden e kulles tende te ftuar nga ti per gezime si edhe per hidherime. Na mblodhe edhe sot, por na mlodhe per met than ty lamtumire nga kjo bote. Ti tash po shkon, shkove qe te jesh banor i botes se amshueme, Ti po shko atje ku shpirti yt te jetoj i pa trazuar, afer yjeve, atje ku thonë që shpirti nuk shqetësohet ma nga vuajtjet e kësaj bote. Une ti njoha mirë nje pjese te vuajtjeve qe ti u perballove ne kete bote. Ti Bac me vyrtyte e një malësori në gjirin e këtyre kreshtave u mbijetove shumë vuajtjeve guximshëm shumë herë mes sakrificave qendrestare gjatë okupimit serbo Sllav. Bac sot po të thom: ti ishe një gjysh dhe një prind malësor me te gjitha virtytet, shembull për familje dhe komb. Lamtumirë Bac për në botën e paqes. Po te percjellim sot vellau yt Idrizi dhe motra jote Fatimja, familja jone e gjërë, djemtë e vajzat tua, nipat, mbesat, sternipa e stermbesa, Katund kusheri miq dashamir e farefisi qe janë sot ketu pranë teje me të thanë lamtumirë. Te kjoft i lehtë dheu i tokës Dardane që ti e deshe shumë. Shpirti yt pushoftë në qiell tek yjet e pa trazuar. Lamtumirë Bac” përmbylli Ylli Mujaj epitafin e lamtumirës 6 muaj më parë. Mehmet Ramë Mujaj pushon sot i qetë në fshatin e vendlindjes së tij e të parëve të tij në Dukaj. Vepra e tij do të kujtohet e nderohet si një prej kontributorëve të çmuar në përpjekjet për shqiptarizmën përtej Atlantikut. Nderim të lartë Mehmet Mujës dhe çdo patrioti që ka në themel të jetës e veprës së tij familjen, atdheun e kombin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: mehmet mujaj, Ramiz Mujaj

MYSAFIRË NGA KOSOVA NË VATËR

March 30, 2021 by dgreca

Sot, e Marte 30 Mars 2021, pata kënaqësinë që të prisja në selinë e Vatrës ne Bronx, New York, bashkatdhetarë nga Kosova. Dr. Besim Muhadri nuk e ka për të parën herë që viziton Vatrën. Ai është mik dhe dhurues i blibliotekës së Vatrës. Edhe këtë herë  kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës 3 kopje të librit të tij”Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lek Dukagjinit”, një libër studimor me 317 faqe, ku janë përmbledhë studime rreth jetës të Shtjefën Gjeçovit dhe Kanunit të Lek Dukagjinit. Në libër janë të përfshirë dhe dy artikuj të botuar në gazetën Dielli si: Faik Konitza”Ca Kujtime mbi At Gjeçovin”-Dielli 18 Mars 1930; dhe “Si ia dha Besën Gjeçovi Paskal Giadrit për ta lënë duhanin(Botoi Dielli 6 dhjetor 1929-marrë nga Gazeta shqiptare-Bari) etj. Libri ndodhet tash e tutje në bibliotekën e Vatrës në 3 kopje dhe të interesuarit mund ta tërheqin për ta lexuar.

   Dr. Besim Muhadri kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës edhe librat”Rrjedhat e zhvillimit të Arsimit Shqip në krahinën e Hasit” , i shkruar në bashkëpunim me studiuesin Shaqir Lusha; si dhe librin e tij”Maletasit- Burra të Pushkës e të Penës” në 3 kopje.Dr. Muhadri shoqërohej nga profesor Hasan Sadriu, ish inspektor i arsimit në Kosovë.

Anëtari i këshillit të Vatrës z. Ramiz Mujaj shoqëroi gjatë vizitës në Vatër mikun e tij vizitor për të parën herë në SHBA, bashkavendasin prej Rugove z. Bek Lajqi.

Pata kënaqësinë t’u përshkruaja miqëve historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA që nga mbledhja e parë e 24 dhjetorit 1911, që i parapriu bashkimit të shoqatave shqiptare në Vatër në mbledhjen themeluse të 28 prillit 1912, plot 109 vite të shkuara.

Mysafirët lanë mbresat e  tyre  me shkrim gjatë kësaj vizite në librin e  vizitorëve në Vatër. Vatra është e hapur për çdo bashkatdhetar.

Filed Under: Featured Tagged With: Bek Lajqi, Dr. Besim Muhadri, Hasan Sadriu, Ramiz Mujaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT