• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagim ndaj disa televizioneve militante shqiptare dhe pseudo-analistit Ilir Demalia

June 19, 2021 by dgreca

Nga Valentin Lumaj,Michigan- 19 Qershor 2021/

Palo-analisti ose analisti i vetshpallur Ilir Demalia: “Vatra eshte ne nivelin e atyre shtepive te kultures neper fshatra ne kohen e komunizmit…Vatra eshte nje gje e mbaruar…” Emisioni Te Paekspozuarit, 17 Qershor 2021/

Po endesha  ne mendime per te gjetur nje shprehje qe i shkon pershat pseudo-analistit Ilir Demalia, dhe nder te tjera si keto qe pershkruajne njerezit pa asnje rendesi dhe qe kur flasin, fjala e tyre nuk ka asnje peshe, u ndalova tek keto dy te fundit: “fyell pa bira” apo “bira e fundit e kavallit”, mbasi i pashe se ishin me etike se te tjerat. Si shume paradokse te tipit vetem shqiptar, ku horrat, gojendyret dhe te marret nderohen, ndersa te ndershmitperçmohen si qyqare apo te pazotte, edhe Iliri eshte nje nga keto paradokse, qe fale ndyresise se gojes dhe mendimeve, por pa u kufizuar tek keto dy te dyja, eshte bere i “famshem” ne disa ekrane televizive shqiptare te cilat kane nevoje edhe per pak diabolizem mediatik i tipit Demalia. Them diabolizem sepse Iliri gjoja si analist, shperthen ne banalizem, etiketon dhe sulmon te medhenjte e Kombit, ne kete rast Sali Berishen, lideret e komunitetit, ne kete rast Elmi Berishen apo Evi Kokalarin dhe çdo gje me vlere sikurse eshte Vatra.

Une po ndalem vetem tek pershkrimi i mesiperm qe Demalia i ben te mires, te bukures, antikes dhe te pavdekshmes Vatra. Vatra, kjo bashkesi njerezish te mire, veprimtare e patriote, te cilet cdo dite kontribuojne dhe japin nga koha, nga mendja dhe nga xhepi i tyre per brengen e tyre te madhe, Shqiperine dhe Kosoven, por edhe viset te tjera shqiptare, qe nje dite te bashkohen si nje komb i lire. Sigurisht qe ne ketu ne Vater nuk jemi asnje si Noli e as Konica, e as pretendojme te jemi te tille, por jemi ca te tjere, shume te ngjashem në virtyte por prape te ndryshem në borekuptime, gjithsesi ithtare te devotshem ne ndjekje te gjurmeve qe lane pas korifejte tane, me te njejtin mission, te njejtin vision dhe destinacion. 

Kjo Vater, ne vijim te rruges se saj 108 vjeçare, reflekton ngjyrat e saj ne pershtatje te  koheve dhe shekujve, tashme te shekullit 21, me e shndritshmja e kuqja e flamurit te kombit dhe te Skenderbeut, e cila duket se e terbon “demin” Demalia. Them “demin” jo ne perngjasim te mbiemrit te tij, por te natyres dhe instiktit  te njejte kafsheror per ti “ngulur briret” kujtdo qe i del perpara.

Por horizontin e ngushte te Ilirit, nuk mund te behesh analist pa denigruar dike dhe nuk mund te denigrosh dike pa qene analist dhe keshtu ai sorodhatet ne rrethin vicioz te mendimeve te tij skizofrenike, i pashprese per te dale shendosh nga gjendja e tij e renduar. 

Me vjen ne mend nje here kur shkoja ne shkolle me autobuzin e linjes. Nder ato dite, filloi te vinte ne autobusin tone nje meso-burre leshtarak i parruar e i palare. Sapo hipte ne autobus, ulej ne ndenjese, vinte koken mbi duar dhe fillonte nje kenge pa kuptim duke u çjerur “ga ga ga ga “ dhe jarget i vareshin pergjate mjekres. Fillimisht njerezit filluan qe ta marrin per humor dhe te qeshin, por shpejt çjerrja e tijj “ga ga ga ga” filloi te behej e bezdisshme dhe e neveritshme per te gjithe. Filluan qe ti bertasin, por burri çirrej edhe me shume. Atehere doli njëri qe i ofroi 100 leke per te pushuar. Burri sa i pa, i mori, pushoi kengen dhe u ul nga autobuzi yne dhe u fut tek autobusi tjeter. Aty ishte loja, tek 100 lekshi. Çdo dite e njejta loje, burri çirrej derisa dilte dikush qe ti falte 100 lekshin. Te gjithe e kuptuan “biznesin” e tij, leke per ti mbydhur gojen. Nje dite ndodhi qe ne autobus afer burrit  te ishte nje nga ata “hunde-leshet qe ne ate kohe nuk ishin te pakte rrugeve.  Pusho i tha nje here, por burri edhe me te madhe “ga ga ga ga”. Pusho i tha te dyten here. Prape burri vazhdoi edhe me te madhe. Te treten here pashe qe fluturoi nje dore ne ajer dhe shpulla u ngjesh mbas kokes se burrit. Ai as nuk e priti e as nuk e diti nga i erdhi, mbasi ra nga sedilja ne dysheme, u ngrit dhe tha:  “a nuk mundesh ma lehte a?”.  Si tha ashtu, u ul nga autobusi dhe nuk e pame me.

Me kete histori, te cilen ndoshta ndokush qe bente te njejten linje autobusi e kujton, nuk dua te them se Demaliaj merr leke per te llomotitur, per te mbydhur gojen apo dikush do tja meshoje mbas kokes, por qe pa dyshim qe Iliri joshet nga televizionet shqiptare me hapesiren qe i japin per te “kenduar çjerrjen” e rradhes, dhe te pakten Demalia duhet qe ta kuptoje sa i neveritshem dhe i padurueshem eshte bere.

DREJTUESIT E EMISIONEVE DHE PRONARET E TELEVIZIONEVE DUHET QE TA KUPTOJNE NJE HERE E MIRE SE NUK MUNDEN ME TEJ QE TE NEPERKEMBIN DIASPOREN DUKE FTUAR “NJE ZE NGA AMERIKA”, “NJE SHQIPTARO-AMERIKAN”, NJE PERFAQERUES TE DIASPORES” E TE TJERE TITUJ TE PAQENE DHE TE PAMERITUAR PER ILIR DEMALIAJ, PASI ILIRI JO VETEM QE NUK PERFAQESON ASNJE GRUP APO SHOQATE DHE AQ ME PAK DIASPOREN, POR AI NUK PERFAQESON AS VEHTEN E TIJ, PER SA KOHE QE AI ESHTE I PUSHTUAR NGA ATA QE NUK THUHEN DHE SALL QE FJALA IME T’I BEJE DERMAN PERDERISA AI KA NEVOJE PER NJE EKSORTIZEM TE THELLE TE SHPIRTIT. 

Keshilla ime per Demaliaj eshte qe kur te permende  Vatren, le te pastroje me pare gojen, ne menyre qe fjala e tij te mos mbaje ere te keqe, me te rende se myku i podrumeve ku gdhihet ne  mengjes dhe ngrys naten, dhe perpara se te dale ne ndonje emision driteshkurter, te shkundet mire qe te pastroje kakrroçet, por jo aq shume per te mos zgjuar djajte brenda tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Demalia, Pseudoanalist, reagim, Valentin Lumaj

KOSOVA, JO NË NJË “ZJARR TË KRYQËZUAR” HIPOTETIK

March 11, 2020 by dgreca

Reagim i Akademisë lidhur me situatën politike në Kosovë-

Prishtinë, 11 mars 2020- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si shumica e qytetarëve të vendit, është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të nxitura nga një betejë e ashpër dhe e paparimtë midis subjekteve politike dhe institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Duke qenë një demokraci e re, me institucione të brishta dhe me një pozitë të luhatshme ndërkombëtare, ka qenë e ditur se Kosova nuk do ta kalojë aq lehtë këtë fazë të vështirë të transicionit. Mirëpo, pakkush ka besuar se klasa jonë politike me një lehtësi kaq të madhe do të shkel të gjitha parimet, do të kthejë përmbys çdo ideal dhe, për interesa meskine, do të jetë në gjendje që, herë pas here dhe gjithnjë e më shpesh, të vërë në dyshim të gjitha arritjet e Kosovës, duke e çuar atë në zgrip të ekzistencës, krejt afër zhbërjes.  Askush nuk ka besuar dhe nuk beson se kauza populiste e një qeverie, mbijetesa politike e një presidenti, kërcënimi i Gjykatës Speciale, ose konflikti ndërmjet proveniencave të ndryshme politike dhe ideologjike mund të ketë më shumë rëndësi se vetë Kosova, sikundër që askush nuk beson se konfliktet dhe betejat tona politike kanë në prapavijë synime të larta dhe ideale të mëdha.

Opinioni i Kosovës, veçmas që nga zgjedhjet e fundit e këndej, që disa muaj, jeton një torturë të paparë të retorikave nxitëse dhe lënduese, një herë duke përçarë, herën tjetër duke krijuar perspektiva të zymta për Kosovën; herë duke përdorur Serbinë si “Hannibal ante portas” për të shkatërruar çdo iluzion dhe perspektivë; herën tjetër për ta vënë në dyshim të nesërmen dhe për t’ua bërë të pamundur jetën në Kosovë atyre që nuk mund ta përballojnë korrupsionin dhe sundimin e mendjeve të cekëta, duke bërë një jetë pa vlerë dhe pa dinjitet.

Me të gjitha makiavelizmat politike Kosova tashmë ka një përvojë dhe opinioni i gjerë mund ta pranojë të mirëqenë një betejë politike si garë opsionesh dhe idesh, por nuk mund të pranojë që në betejën politike të përfshihet vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës. Ne nuk mund ta pranojmë që Kosova të humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të një klase politike të korruptuar, sikundër që nuk mund ta pranojmë që në betejën e brendshme politike ndërmjet presidentit dhe qeverisë të përdorën miqtë tanë tradicionalë dhe të pazëvendësueshëm. Ne nuk mund të pranojmë që për interesa të Serbisë, të mbijetesës së një klase politike nacionaliste në zgjedhjet që do të mbahen atje, Kosova të përfshihet në krizë dhe të bëjë koncesione deri në humbje të subjektivitetit shtetëror, të rregullimit të brendshëm kushtetues, apo të tërësisë territoriale dhe integritetit; sikundër që nuk mund të pranojmë që një klasë politike, e përfshirë në betejë të paparimtë për pushtet, ta vendos Kosovën në një “zjarr të kryqëzuar” hipotetik ndërmjet miqve tradicionalë dhe njësoj të rëndësishëm, SHBA-së dhe BE-së, duke shpallur së fundi Brukselin “armik të Kosovës”, po atë Bruksel ku kemi ngarendur deri së fundi për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për të bërë marrëveshje poshtëruese për Kosovën dhe ku synojmë një ditë të përfshihemi në integrimet euro-atlantike. Por ne njëkohësisht nuk mund të pranojmë që paqëndrueshmëria e koalicionit qeverisës të përdoret për t’i dhënë edhe më shumë dilemë qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, duke e bërë atë të luhatshëm dhe me një perspektivë të zymtë. Po kaq e papranueshme për qytetarët e vendit është kthimi i qeverisjes në kauzë populiste, duke vendosur kredot personale dhe partiake mbi interesat shtetërore të Kosovës dhe duke e mbajtur tendosjen politike si agjendë të përhershme institucionale.

Duke parë këtë rrethanë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ngre zërin fuqishëm për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së tanishme të mosmarrëveshjeve të brendshme politike, ndërmjet institucioneve dhe subjekteve politike, duke ua sjellë në vëmendje se nuk kanë asnjë të drejtë, as mandat të nëpërkëmbin shtetin e Kosovës, as të cenojnë interesat e tij, por të ndjekin agjendën shtetërore, në përputhje me përgjegjësitë për të cilat vetë janë zotuar. Njëkohësisht ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, veçmas përkrahësit e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, që të kenë mirëkuptim për mangësitë, mungesat dhe dështimet e klasës sonë politike dhe ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, si vullnet dhe ideal politik i popullit të saj.

Për Kryesinë e ASHAK
Akademik Mehmet Kraja

Filed Under: Politike Tagged With: reagim

REAGIM-KRYEKAZANI ETIKETON”KAZAN” MEDIAT E DIASPORËS

March 2, 2019 by dgreca

Ç’mund t’i themi tjetër Kryeministrit, që ashtu si “Mbreti lakuriq”, nuk e sheh dështimin e Samitit, siç nuk sheh lakuriqsinë e vetes dhe të Qeverisë që udhëheq, përveçse: Kryekazani je vetë!/

dalip Greca

Të shajë Kryeministri, aq shumë i sharë nga shqiptarët, në këtë situatë të bën nder. Kryekazani së fundmi zgjodhi Samitin e dështuar të Diasporës për të etiketuar Kazan mediat e Diasporës. Pasi etiketoi”kazan” të gjitha mediat e Shqipërisë(me përjashtim të atyre që i mbajnë anën dhe paguhen prej tij), pasi nisi dyluftimin e humbur në distancë me “Zërin e Amerikës”, së fundmi ai hapi frontin e ri antimedia me Mediat e Diasporës, që i dolën kundër në Samit. Natyrisht Mediat në Diasporë ndjehen mirë që i sulmon Kryekazani i mediave të paguara, që i bëjnë fresk atij.

Çfarë të pavërtete shkroi Media e Diasporës përveçse paralajmëroi dështimin e Samitit të Dytë të Ramës, siç patën parashikuar dështimin e Samitit të Parë?

Përveç atij, që e quan sukses Samitin e dytë, ashtu si të parin, gjithë të tjerët e panë se ai ishte veçse një një fasadë për qeverinë e tij dhe shënoi dështimin e radhës.

Shqiptarë;  A e dëgjuat kryeministrin tuaj tek duartokitej gjatë fjalimit të  tij butaforik në Samit,kur deklaronte se: Nga Samiti i parë në të Dytin është shënuar një sukses i madh sepse në Parlamentin e Maqedonisë flitet Shqip?

Se në Komunën e Tuzit, shqiptarët janë bashkë etj etj…!

Së pari, Shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Mal të Zi, ashtu si dhe ata në Luginën e Preshevës, nuk janë pjesë e Diasporës, por shqiptarë etnik në trojet e veta.

Së dyti, asnjë nga sukseset që përmendi ai, nuk burojnë as nga Samitet e Ramës, as nga qevria e tij.

Së treti, Diaspora, veçanërisht ajo e Amerikës, e bojkotoi Samitin e Ramës, që ai e quan Sukses. Jo vetëm Vatra me 13 degët e saj nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe në Kanada, por edhe shoqatat me peshë si: Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare, më i madhi bashkim i të rinjëve shqiptarë në Diasporë-Organizatorë të Paradës së Madhe Kuq e Zi në SHBA, Bijtë e Shqipes në Filadelfia,organizata serioze në SHBA,  institucionet fetare në të gjithë Amerikën, nuk e morën rrugën për t’i mbajtë Isoooo, Ramës. Ky është një tregues i mjaftueshëm, për të vlerësuar Samitin Rama & Majko.

Gazeta DIELLI, që shënon 110 vjetorin e botimit të numrit të parë, Dekane e shtypi shqiptar, që vjen prej Kohës së Rilindjes(Jo Rilindjes së Ramë), ndjehet mirë që e udhëhoqi median e Diasporës në paralajmërimin e dështimeve të Samiteve Fasadë 1+ 2, dhe shkrimet e Diellit, u botua në Tiranë.

Ç’mund t’i themi tjetër Kryeministrit, që ashtu si “Mbreti lakuriq” nuk e sheh lakuriqsinë e vetes dhe të Qeverisë që udhëheq, përveçse: Kryekazani je vetë!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Kryekazan, Kryeministrit Rama, reagim

DIASPORA NE VOTIME: REAGIM

May 20, 2017 by dgreca

REAGIM: Periudha e Aplikimit për Regjistrim për votim jashtë Kosovës/

Organizata jo-qeveritare Germin reagon ndaj pengesave teknike që diaspora shqiptare po has gjatë procesit të regjistrimit për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjithë ata që kanë provuar t’i dërgojnë formularët e nënshkruar në e-mailat zyrtarë në ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org, kanë pranuar një mesazh që thotë: Inboxi është i mbushur me shumë mesazhe dhe për momentin nuk mund të pranojë mesazhe të tjera. “Ju lutem provoni ta dërgoni më vonë këtë mesazh, ose kontaktoni direkt me marrësin e mesazhit”, thuhet në vazhdimësinë e e-mailit automatik.

Ky problem teknik, pamundëson që diaspora të marr pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Afati i shkurtër për t’u regjistruar nga jashtë, mungesa e organizimit të votimeve në diasporë, tani edhe problemet teknike për të votuar, sfidojnë trefish mërgimtarët të realizojnë të drejtën e tyre për votim. Diaspora është grupi më i madh shoqëror në Kosovë. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, e drejtë e cila u garantohet me ligj, do të bënte që Kosova të ketë demokraci përfaqësuese. Teknikisht, diasporës në praktikë po i mohohet e drejta elementare e votës, edhe kësaj rradhe.an

Për këtë, ne kërkojmë nga KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante që:

  1. Të zgjidhin problemin e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike deri më sot;

  2. Të adresojnë të gjitha problemet teknike që i kanë mërgimtarët gjatë periudhës së shkurtë për votim nga jashtë;

  3. Të lehtësojnë procesin e votimit nga jashtë (zgjasin afatin kohor për aplikimi, të shqyrtojnë alternativa të tjera për votim jashtë Kosovës).

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, reagim, votim

Shqiptarët me kohë i kanë thënë jo Moskës

May 8, 2017 by dgreca

(Reagim i SHSHA-së në Çikago)/

Për gjendjen e krijuar politike në Maqedoni kanë dorë edhe qarqet e huaja dhe skenarët e Moskës,thotë në fillim të reagimit SHSHA bë Çikago,që ky vend me një të ardhme të brishtë të bëhet mollë sherri në Ballkan.

Populli shqiptar në Maqedoni është në hapësirën e vet etnike dhe nuk ka nevojë për porosinë e Moskës së Putinit,,Ose me ne,ose me Amerikën,,që është ultimatum për Ivanovin dhe Gruevskin dhe skenarët e tyre antishqiptar në hapësirën etnike në Ballkan,ndonëse shqiptarët me kohë i patën thënë jo Rusisë dhe kanë përcaktuar udhën e vet në BE dhe në miqësi të përjetshme me SHBA,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
 
Kushdo që merre pjesë në këtë lojë politike dhe për skenarët e Putinit ndaj çështjes politike e të sigurisë në Ballkan,mund të ndahen e të shkojnë pa shqiptarët më Rusinë,kjo mund të jetë porosi nga shqiptaro-amerikanët  në Çikago për Ivanovin dhe Gruevskin,thuhet zëshëm në fund të këtij reagimi për opinion.
(Skënder Karaçica)

Filed Under: Komunitet Tagged With: reagim, SHSHA Cikago, Skender Karacica

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT