• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TI JEPET FUND UZURPIMIT TË PRONAVE SHQIPTARE NË MARTINAJ

May 28, 2013 by dgreca

REAGIM NGA SHOQATAT  SHQIPTARO- AMERIKANE “ANA E MALIT” DHE  ” KRAJA” – NEW YORK/ SHBA/

NE Foto: Pamje nga Martinaj, ku ka ndodhur rasti i arrestimit dhe burgosjes së grupit shqiptar nga Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e mbrojtjes së pronave të tyre,tregon dispunimin antishqiptar të pushtetit të tanishëm malazez./

Në çdo shtet të mirëfilltë demokratik , e drejta e fjalës së lirë si edhe e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore,është e garantuar me ligj apo kushtetutë, mirëpo në Mal të Zi, pra në shtetin i cili pretendon të jetë demokratik dhe që aspiron të jetë pjesë e integrimeve europiane,fatkeqësisht këto të drejta themelore cenohen vazhdimisht.

Shembulli i fundit i arrestimit dhe burgosjes së grupit shqiptar nga Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e mbrojtjes së pronave të tyre,tregon dispunimin antishqiptar të pushtetit të tanishëm malazez.

Veprimet e fundit të pushtetit malazez në fshatin Martinaj, janë plotësisht në kundërshtim me parimet demokratike sepse autoritett qeveritare të Malit të Zi, në vend të dialogut dhe mirëkuptimit me banorët vendas të fshatit Martinaj, ato po ushtrojnë  gjuhën e dhunës ndaj shqiptarëve të kësaj treve etnike,duke burgosur njerëz të pafajshëm të cilët kërkuan drejtën e tyre legjitime.

Kjo nuk është hera e parë që pushteti malazez mundohet të zgjidh problemet përmes aksioneve  policore ndaj shqiptarëve.Arrestimet e fundit të shqiptarëve në Martinaj,dëshmon edhe një herë se qeverisë malazeze nuk i intereson zgjidhja e problemeve të shqiptarëve sipas standardeve europiane,por përkundrazi,  përmes uzurpimit të pronave ku banojnë shqiptarët si dhe përmes metodave të ndryshme të presionit politik dhe ekonomik ndaj tyre ,ky pushtet, ka për qëllim  shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi i tyre stërgjyshor me synim përfundimtar të spastrimit etnik të trevave shqiptare.

Apelojmë tek autoritet malazeze që të japin fund një herë e përgjithmonë metodate të dhunës dhe sjelljes së tyre diktatoriale dhe antidemokratike ndaj kërkesave të drejta dhe paqësore të shqiptarëve dhe të demonstrojë respekt dhe tolerancë në rend të parë ndaj banorëve shqiptar në Martinaj,por edhe ndaj kërkesave të përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi.

SHOQATA SHQIPTARO- AMERIKANE “ANA E MALIT – NY

SHOQATA ATDHETARE ” KRAJA” – NY

Maj 2013

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kraja, ndaj ngjerjes, ne Martinaj, reagim, Shoqata Ana e Malit

RAGIM NDAJ HEQJES SE SHTETESISE SHQIPTAREVE PREJ MINISTRISE SE BRENDSHME MAQEDONASE

February 21, 2013 by dgreca

Javën që shkoj Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, duke vërejtur se janë me mijëra shqiptar që kanë krijuar familje me shtetas/e të Maqedonisë dhe pa asnjë shkak apo motive serioze Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ju refuzon të drejtën e shtetësisë me motivacionin se: Prania e këtyre personave rrezikojnë integritetin e Republikës së Maqedonisë, sigurinë dhe mbrojtjen Kombëtare. PUSH, duke vërejtur se prej kaq vitesh partitë politike shqiptare në pozitë dhe opozitë nuk e kanë në programin e tyre çështjen e shtetësive për ta ngritur si çështje delikate në Kuvendin e Maqedonisë, duke vërtetuar se shpeshherë Avokati i Popullit pajtohet me vendimet absurde të MPB, vendosëm që këtë çështje ta ngrejë në Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Prandaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë probleme me shtetësinë të paraqiten në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com., dhe që drejtohet nga Teuta Kamberi – Llalla. Brenda pak ditësh në këtë zyrë janë paraqitur katër raste midis tyre edhe rasti i qytetarit pa asnjë dokument verifikimi Avdullah Ibrahimii cili paraqiti rastin në zyrat e PUSH. Avdullah Ibrahimi ka lindur në Kumanovë – Maqedoni në vitin 1965 dhe deri ne vitin 1996 ka patur shtetësi, por më tej MPB ja ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij që është nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë, ndërsa vetë ai jo. Edhe përse ai ka mbi vetë shtëpinë , dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, por ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi, është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore.

/R E A G I M /

Programi Unik Shqiptar – PUSH, reagon ndaj rastit të heqjes dhe refuzimit të shtetësisë së Maqedoni qytetarit z.Avdullah Ibrahimi i lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por më tej MPB ja ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësinë, ndërsa ai vetë jo. Edhe përse z.Avdullah Ibrahimi ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush. Në fillim të vitit 2013 përherë të tretë MPB i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni.

Programi Unik Shqiptar – PUSH shpreh shqetësimet se në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje. PUSH reagon ndaj standarteve të dyfishta të MPB për dërgimin e letrave për refuzimit të shtetësisë. Ne kemi vërejtur se letra që ka pranuar z.Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar z.Ibrahim mungon logoja e MPB, mungojnë numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie, ne shprehim shqetësimin se kemi të bëjmë me gjëra shqetësuese për shqiptarët që ç’regjistrohen dhe ju refuzohet shtetësia pa asnjë shkak.

Siç dihet problemi i mohimit të shtetësisë nga IJRM mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë dhe përkatësisë fetare. Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme.

Edhe njëherë PUSH tërheq vëmendje në lidhje me përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë, të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com, dhe numër tel 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do tju presin dhe do tju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të fituar të drejtën e shtetësisë.

Kryetari

Teuta Kamberi – Llalla

Programi Unik Shqiptar

Maqedoni, 21.02.2013

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ndaj heqjes, reagim, se shtetesise, Teuta Llalla

NEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!

January 4, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Reagimi im lidhet me dy shkrime të botuara tash së fundi që kanë ngjallur diskutime. I pari nga Rudina Xhunga titulluar «Serbi afër teje… » dhe i dyti nga Nexhmedin Spahiu „Rudina Xhunga dhe dallimi Kosovë – Shqipëri“.

Nuk është e vërtetë se ne dhe fqinjët tanë nuk e dimë historinë e njëri-tjetrit; nuk është e vërtetë se ne shqiptarët prodhojmë mite; nuk është e vërtetë se historiografia shqiptare minimizon kontributin e fqinjit tonë verior në Europë, sepse ne nuk kemi fare historiografi; nuk është e vërtetë se shqiptarët shohin me lente zmadhuese të shkuarën e largët me qëllime denigruese ndaj fqinjit tonë verior apo me qëllim dëmtimin e fqinjit tonë verior; nuk është e vërtetë se jemi treguar ndonjëherë agresivë ndaj pakicave; ne jemi dalluar gjithnjë nga mikpritja, bashkekzitenca, toleranca fetare e shqiptarëve është unike; nuk është e vërtetë se kemi ndërhyrë në punët brendshme të fqinjit tonë; se kemi dërguar ne njerëzit tanë të themelojnë partinë komuniste në Beograd, përkundrazi. Ne jemi duke folur për të tashmen ose për të shkuarën e afërt, kur ndodhi një konflikt i përgjakshëm, ku viktimat ishin shqiptarët dhe agresori ishte një shtet kriminal. „Falni, por mos harroni“, u tha shqiptarëve të Kosovës Presidenti Clinton. Dhe kurrsesi të harrojmë. Kujtesa na bën veç mirë. I bën mirë edhe fqinjit tonë verior.

Nuk kemi arsye t’i largojmë frikat se fqinji ynë verior nuk i ndal pretendimet ndaj Kosovës; nuk është e vërtetë se jemi ne inatçorë, hakmarrës apo urrejtës ndaj fqinjit tonë verior.

Nuk është e vërtetë se ne jemi fajtorë ndaj fqinjit tonë verior; nuk kemi kryer asnjë faj, asnjë vepër që të na bëjë të kërkojmë ndjesë, nuk e kemi shqetësuar kurrë fqinjin tonë verior, nuk e kemi përdorur kurrë historinë për të ushqyer asnjë lloj nacionalizmi apo patriotizmi e krenarie. Nuk jemi krenuar ne me Nishin por Serbia, nuk jemi krenuar për turpin tonë as me perandorin iliro-romak Shën Konstandinin, që ligjëroi dhe përhapi krishtërimin, por Serbia.

Gjithmonë jemi sulmuar prandaj na është dashur të mbrohemi. Kjo është e gjitha, kjo është e vërteta, por ne duam të fillohet një faqe e re e historisë moderne, si fqinj dhe vende të integruara në Europë.

Nuk kishte asnjë simpati, dyzim apo dyshim, siç pretendon Rudina Xhunga në programin e Ivo Andriçit kur firmosi “Memorandumin e Akademisë Serbe” që siç e pohon vetë Rudina programonte shfarosjen e shqiptarëve.

Programin e Andriçit e ekzekutoi pikë për pikë Milosheviçi në luftën e fundit në Ballkan që shkaktoi mijra viktima dhe 1 milion të dëbuar. Pas 14 vitesh edhe sot e kësaj dite nënat shqiptare të Kosovës presin një lajm apo një trumbë eshtra të fëmijëve të tyre vrarë gjatë këtij konflikti mizor, ku urrejtja etnike dhe fetare ishte monstruoze. Rudina Xhunga tani do të bëhet nënë dhe sa ta marrë foshnjen e saj në krahë uroj që ta kuptojë dhimbjen e nënava të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe shtetit amë kanë treguar shumë vullnet pas konfliktit që të ndërtojnë me fqinjin tonë verior marrëdhënie të fqinjësisë të mirë në kontekstin e reciprocitetit e integrimeve europiane. Janë zhvilluar për herë të parë në historinë midis dy vendeve takime të nivelit më të lartë në të mirë të dialogut, ndërkohë që Serbia e Nikoliçit reagon me platforma që cënojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Ashtu si u shpreh edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson, e cila nënvizoi se «platforma e Serbisë për Kosovën është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit».
Këtë qëndrim do të duhej të mbante pseudoelita shqiptare në Shqipëri ndërsa vazhdon e mbetet puthadore si në kohën kur Enver Hoxha do t’i justifikonte të gjitha vrasjet e shokëve se ishin kryer me orientimin e Miladin Popoviçit.

Tani janë zbuluar fakte të reja që hedhin dritë se Enver Hoxha ka patur lidhje të ngushta me Serbinë, më tepër përmes Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Për një fije floku, Shqipëria nuk u bë republikë e shtatë e Jugosllavisë. Masakra e Tivarit është një krim, ku janë të përfshirë regjimi i Enver Hoxhës dhe Serbia. Por gjatë diktaturës, në asnjë kohë – edhe në ato më të tendosurat midis dy vendeve, – asnjëherë nuk u ndal bashkëpunimi. Edhe tani. Serbia nuk i ka dorëzuar kurrë dosjet e spiunëve të saj midis rradhëve të shqiptarëve dhe kjo do të thotë se njerëzit e Serbisë në trojet shqiptare, përfshi edhe shtetin amë kanë qenë e vazhdojnë të mbeten të privilegjuar, ndërsa politikanët janë shumë prudentë në qasjen ndaj Serbisë. Ndërsa opinionistët si puna e Rudina Xhungës janë ultrakonformistë dhe puthadorë.

Dhe prandaj nuk kemi si të mos pretendojmë se ndodhemi përballë fasadës së një segmenti të politikës, si vijim i atij të Enver Hoxhës, në kushtet të reja.

Si konkluzion do të thosha, se dëshirat e mira dhe vullneti i mirë duhet të jetë i kompensuar nga pala tjetër, në mënyrë reciproke, nëse jo, elitat duhet të kujdesen që të ndihmojnë afrimin nga pozita të barabarta dhe jo të përgjunjëzuara, siç bën Rudina Xhunga.

Shkrimi i Xhungës shkaktoi me të drejtë shqetësim në Kosovë dhe opinioni publik reagoi me pyetjen „e si është e mundur të shkruhet kësisoj“.

Ndërkohë, nervozizmi kaloi të gjitha përmasat dhe Xhunga u sulmua me një gjuhë të padenjë dhe të patolerushme, kur, në vend të iracionalitetit, do të duhej të hapej temë për diskutim dhe të ftoheshin gazetarë të Tiranës e të Kosovës për t‘u shprehur. Por gazetarët e Tiranës janë plaçka më e pavlerë e konsideruar nga politika e tranzicionit dhe oligarkët e mediave, ndërsa opinionistët-oligarkë kushedi se ku lluksozeshin në ndonjë rezort lluksi në kontinentet e ngrohta, për turp të botës.

Dhe Rudina Xhungën nuk kishte se kush ta mbronte. Atëherë sollën në skenë Nexhmedin Spahiun, një kalorës pa kalë, që i doli në krah Xhungës, i doli në mënyrën më donkishoteske të mundshme, por për çudi, jo nuk është aspak çudi, donkishotizmi i tij u botua gati në të gjitha gazetat e Tiranës. Shikoni pra pushtetin e oligarkisë mediatike si instrument të një segmenti të politikës të Tiranës, që ka pushtet politik dhe ekonomik, por që s’ka asnjë lidhje me demokracinë dhe marrëdhëniet midis dy shteteve në kohën e sotme.

Po ndalem tek reagimi i Nexhmedin Spahiut, i cili vë në diskutim pozitën e tij si intelektual dhe publicist. Në pseudoargumentat që ai jep për të mbrojtur Rudina Xhungën, shkruan se reagimi negativ i shqiptarëve të Kosovës ndaj shkrimit të Rudina Xhungës „ vjen për shkak të një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë…”, sepse, sipas Nexhmedin Spahiut,„shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, jo se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik“.
Një përçartje tjetër e Nexhmedin Spahiut është kur del me deduksionin se „Të jesh viktimë nuk është gjë për t’u mburrur“. Po ky zotëri nuk është fare në vete, sepse, natyrisht, asnjë shqiptar i Kosovës nuk mburret se ka qenë viktimë e Serbisë, por çdo shqiptar i Kosovës kërkon drejtësi dhe një shtet ku të jetojnë të gjithë bashkë në liri, demokraci dhe të integruar në Europë!

Kulmi arrin kur Nexhmedin Spahiu shkruan se „shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb dhe janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike.“
Mentalitet foshnjor nuk kanë shqiptarët e Kosovës, por mentalitet të një të vonuari ka pikërisht i ashtuquajturi publicist Nexhmedin Spahiu, i cili e arrim një kulminacion tjetër të padijës së tij kur shkruan se „Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100-vjeçar… për dallim prej kombit kosovar që po mbush 5 vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet.“
Zoti na ruajtë! Ky profan nuk e ka idenë dhe nuk e bën dot dallimin midis shtetit dhe kombit! Shqipëria dhe Kosova janë një komb disa mijëra vjeçar, nga më të lashtët në Europë, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe në mileniumin e tretë jetojnë në dy shtete, shteti amë posa ka hyrë në qindshin e dytë, ndërsa Kosova së shpejti feston 5 vjetorin e pavarësisë dhe çlirimit të saj nga një ish-pushtues, si Serbia e cila do t’i bashkohet një ditë me Kosovën dhe Shqipërinë në BE, por që tani për tani ka shprehur qartë se nuk dëshiron që t’i bashkangjitet aleancës Verio-Atlantike të NATO-s, e cila i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga konflikti i fundit i urrejtjes etnike në Ballkan.

 

Tani nuk ka më dyshime se e ardhmja e rajonit është integrimi dhe shqiptarët janë fatlumë ngaqë u ka trokitur fati në derë që të jenë faktorë integrimi, paqeje dhe stabiliteti, por nuk kanë asnjë arsye të shfaqin kompleks inferioriteti ndaj fqinjit tanë verior, i cili ende nuk është shkëputur nga e shkuara e tij mitomane dhe vazhdon t’i pengojë proceset në të mirë të gjithë banorëve të rajonit.

Disa muaj më parë Vuk Jeremiçi, ish-Ministri i Jashtëm serb ishte vizitë zyrtare në Zvicër dhe gjatë një konference për shtyp me gazetarë e pyeta se përse ai, duke qënë i ri në moshë e duke i takuar gjeneratave të reja, të edukuara në Perëndim, Europë dhe SHBA, kalonte pjesën më të madhe të kohës në qiell duke fluturuar nga njëri kontinet tek tjetri për t’i bindur vendet që vizitonte për të mos e njohur Kosovën, kur do të duhej që kjo kohë të përdorej për të ndërtuar ura midis dy kombeve, sepse tani e kemi një fat të përbashkët siç është integrimi europian.

Por deri më tani nuk e kemi asnjë shenjë të tillë. Ne të gjithë ishim dëshmitarë se njohja e pavarësisë të Kosovës nga ana e Pakistanit shqetësoi Beogradin për të vazhduar turin që të mos lejojë pavarësinë e Kosovës! Ne po ashtu jemi dëshmitarë se si po tensionohet situata në Bujanoc dhe Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiç për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së apo për heqjen e Flamurit Kombëtar. Ky është realiteti. No comment.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, ne dhe fqinjet, Nexhmedin Spahiu, reagim, Rudina Xhunga

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT