• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veseli në Vjenë:Republika e Kosovës, realitet gjeopolitik i pakthyeshëm

January 17, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit/

-Veseli në Vjenë: Brengosës fakti se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli/

Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (1)Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (2)PRISHTINË, 17 Janar 2017-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Vjenë,  e cilësoi brengosës faktin se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. “Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli, që ne konsiderojmë se në fund të fundit do t’i bëjë dëm më së shumti vetë Serbisë dhe qytetarëve të saj”, tha kryeparlamentari kosovar.

Veseli shtoi se Republika e Kosovës përbën një realitet gjeopolitik të pakthyeshëm, ndërsa theksoi se, shumëçka mund të ndodhë në Ballkan, por në asnjë mënyrë kthimi i të së kaluarës. “Ne i kuptojmë vështirësitë e Serbisë për t’u çliruar nga trashëgimia e së kaluarës, por fqinji ynë verior duhet ta kuptojë se nuk mund të bëhet pjesë e BE-së duke penguar fqinjët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë besoj se në muajt dhe vitet në vazhdim do të ecim të gjithë së bashku në këtë drejtim, që një ditë paqja e brishtë ballkanike të fitojë epitetin e asaj që quhet paqe demokratike mes kombeve. Por, është e domosdoshme që BE-ja të qartësojë parimin e barazisë së të gjitha shteteve të rajonit në perspektivën integruese”, tha kryeparlamentari Veseli.

Duke folur për sfidat e vendeve të Ballkanit dhe nevojën e mbështetjes nga Bashkimi Evropian, Kryeparlamentari Veseli ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe dialog. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në procesin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy shteteve fillimisht të normalizohen, si hap i parë drejt procesit të njohjes reciproke si dy shtete të pavarura, që ndajnë të njëjtën aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u është adresuar sot përfaqësuesve të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë, të mbledhur në Vjenë, në Konferencën “Com-sult”, në të cilën po diskutohet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1 Ministrja HoxhaMinistrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

PRISHTINË, 17 Janar 2017/ Në konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në

2 Mins e DrejtesiVjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim-sundimin e ligjit.
“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Më tej, ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Ndër të tjera, ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka  sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.

Ministrja Dhurata Hoxha, ritheksoi gatishmërine e Kosovës dhe popullit të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e Shtetit dhe shoqërisë kosovare./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: i pakthyeshëm, realitet gjeopolitik, Republika e Kosoves, Veseli

Republika e Kosoves, Qendër Kulturore në Çikago

May 5, 2014 by dgreca

Në Çikago është përuruar Qendra Kulturore e Kosovës ndërsa janë themeluar edhe rrjetet e bizneseve në SHBA dhe Kanada.
Kështu njofton ministria e Diasporës, pas një vizite pune që kreu i këtij dikasteri, Ibrahim Makolli, i ka bërë këtyre vendeve.
Gjatë vizitës në Kanada, ministri Makolli u takua me shoqata të komunitetit shqiptar në Montreal, Toronto, London dhe Hamilton, si dhe me bashkatdhetarë në këto qytete.
Në Toronto, ministri thuhet se pati një takim pune me Robert Baines, nga Këshilli i Kanadasë për NATO, njëherësh koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO. Me të thuhet se bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij këshilli dhe Kosovës.
Në Detroid, Çikago e Dallas, ministri Makolli zhvilloi takime me përfaqësues të mërgatës, me të cilët bashkëbisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mërgatës, si dhe për objektivat e përbashkëta.
Gjatë qëndrimit në Çikago, ministri Makolli u takua edhe me zyrtarë të Universitetit t ë Ilionisit, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve të Republikës së Kosovës dhe këtij universiteti, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Në kuadër të projektit të rrjetëzimit të bizneseve në diasporë, më 19 prill u themelua edhe Rrjeti i bizneseve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetare e të cilit u zgjodh Lida Ragami.
Më 20 dhe 21 prill, në Toronto të Kanadasë u themelua Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Kanada. Kryetar i këtij rrjeti u zgjodh Bashkim Breznica.
Në Detroit të ShBA-ve, më 23 prill, po ashtu u themelua Qendra e rrjetit të bizneseve për shtetin e Miçiganit. Me këtë rast, u zgjodh edhe kryesia prej 15 anëtarësh, e cila do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Goqi.
Dy rrjetet e fundit të bizneseve në ShBA u themeluan në Çikago (më 24 dhe 25 prill)dhe në Dallas(më 26 dhe 28 prill).
Në Çikago u zgjodh edhe kryesia e përbërë prej 14 anëtarësh e shoqatës së bizneseve, e cila do të koordinohet nga biznesmeni Gani Ahmetaj.
Ndërkaq, në Dallasu zgjodh kryesia prej 15 anëtarëve të shoqatës së bizneseve, e cila do të udhëhiqet nga Nazar Mehmeti.
Ministri thonë se qëllimi i projektit të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre nëpërmjet projekteve të përbashkëta e investimeve në trojet shqiptare.
Në këto takime u bisedua edhe për konferencën e përgjithshme të rrjeteve të bizneseve, e cila do të mbahet në Kosovë, nga data 16 deri më 18 maj 2014.(Bota Sot)

Filed Under: Komunitet Tagged With: kulturore, ne Cikago, Qendër, Republika e Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT