• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një analizë e zgjedhjeve

June 30, 2017 by dgreca

Nga Reshat  Kripa/

Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha: – Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat? Seneka iu përgjigj:    – Hidhua fajin të krishterve. Në atë kohë krishterimi kishte vetëm pak kohë që kishte lindur dhe Shën Pjetri ndodhej në Romë. – Po, a do të më besojnë? – pyeti Neroni.\ – Populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret, – iu përgjigj Seneka.

Mendoj se kjo sentencë e Senekës u realizua plotësisht në vendin tonë   me rezultatin e zgjedhjeve që sapo përfunduan. Populli u besoi gënjeshtrave të shumta të Edi Ramës se tani e tutje do të hanin “me lugë të florinjtë”, siç thoshin dikur ish komunistët. U besoi gënjeshtrave për qindramijrat që do të punësoheshin, për shërbimin shëndetësor falas, për heqjen e taksave për bisnesin e vogël, për legalizimin e banesave e të tjera, e të tjera që do t’u kryekan brenda një afati të shkurtër. I besoi politikës së drogës së përhapur në çdo skaj të vendit. I besoj trafikimit të saj në çdo skaj të botës. U përul përpara blerjes së votës për një thes mielli dhe për një shumë mizerabile të hollash që shpesh herë nuk i kalonte të pesëmijë lekët apo ndoshta edhe më pak. Populli u besoi këtyre prrallave ndaj i dha shumicën dërmuese prej 74 deputetë Partisë Socialiste, ndërsa Partisë Demokratike 43, Lëvizjes Socialiste për Integrim 19, Bashkimit Demokratik per Integrim  dhe Unitet 3 edhe Partsë Social-Demorate, apo më mirë Tom Doshit, 3. Natyrisht një rezultat i tillë shokoi edhe ata parashikuesit më të aftë të rezultateve, Të tre forcat politike pretendonin me të madhe per fitoren. Madje kreu i socialistëve pretendonte per 71 mandate. Si ka mundësi që ai morri më tepër? Si ka mundësi që Shkodra që, për njëzetepesë vjet. ka qenë bastione e së djathtës të fitojë vetem 5 mandate, ndërsa partitë e majta, ajo Soaialiste, LSI dhe Social-Demokrate të rrëmbejnë 6 të tilla madje edhe në përqindjet e fituar për çdo parti PD-ja të fitojë me një diferencë fare të vogël ndaj socialistëve, në një kohë kur në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ato bashkiake më 2015 diferenca ishte shumë më e madhe? Si ka mundësi që Kavaja, djepi i demokracisë ia dha votat për deputet Partisë Socialiste, ndërsa në zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë fitoi kandidati demokrat? Pikërisht në këto pyetje duhet të vihet theksi i arsyeve të shkaqeve të mësipërme.      Le të fillojmë t’i analizojmë ato. Qysh me daljen e listave për kandidat për deputetë të PD-së, në skakierën e politikës së kësaj partie filluan të shfaqen thirrje histerike për dorëheqjen e menjëherëshme të drejtuesit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe këto thirrje nuk zhvilloheshin nga njerëz të zakonshëm por nga ata që me vite kishin qenë në krye të politikës së djathtë në rang kryetarësh  të Kuvendit të Shqipërisë apo minstrash të qeverisë demokratike dhe që mungonin në këto lista për disa arsye, të cilat unë nuk jam në gjenjde t’i gjykojë,  . Dua t’i pyes këta individë:

  • Si mendoni ju të nderuar, a mund të jap dorëheqjen kryetari i nje partie pesëmbëdhjetë

apo njëzetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve? A mund të  mendoni  që  kryetari  i  ri  për  një

kohë kaq të shkurtër do ta çonte partinë në fitore? Një thirrje e  gabuar  e  bërë  në  një   kohë

të gabuar.

Unë nuk e besoj dhe mendoj se edhe shumica e demokratëve do të kenë të njejtin mendim. Atëherë përse? Përse militantët e kurdisur prej jush filluan të  bëjnë një fushatë te egër kundra drejtuesit të Partisë Demokratike, ndoshta më të egër se dhe ajo e kundërshtarëve politikë. Ishte pikërisht kjo një nga arsyet që çoi në humbjen e thellë të Partisë Demokratike, Këtij korit tuaj më vonë iu bashkuan edhe zëra të tjerë që arritën kulmin, me përfundimin e zgjedhjeve, kur dolën edhe me të ashtuquajtura peticione të hapura ku vazhdonin të kërkonin dorëheqjen e tij dhe duke ia ngarkuar atij të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Po ju të dashur kundërshtarë të Lulzim Bashës, a nuk poaskeni patur asnjë lloj përgjegjësie në këtë humbje? A nuk keni gabuar edhe juve ne karrieren e gjate politike?

Le të përqëndrohemi në disat të dhëna të nxjerra edhe nga e kaluara kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Po  marr  dy  raste . I pari është për ish-Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte viti 2012. Tre figura të shquara të të përndjekurve  politikë, Bardha  Gjonmarkaj,

vajza e kapedanit të Mirditës,  dy herë e dënuar politike dhe pjesën tjetër të periudhës totalitare e internuar nëpër kampet e errëta të komunizmit, Abdyl Kërluku i dënuar për qëndrimin e tij antikomunist nga regjimi totalitar, i ridënuar përsëri për tentativë arratisje nga kampi i punës së detyruar nëpërmjet një tuneli që kishin gërmuar fshehurazi dhe qëndrestari i orëve të para të rezistencës antikomuniste, nismëtari i shoqatës tonë burri i urtë dhe i shquar, Faik Selenica, kishin ndërruar jetë. Të tre ishin të moshës mbi 85 vjeç. Por nuk ishin vetëm këta.

Lidhur me sa më sipër shoqata e jonë i propozoi Qeverisë Shqipatre një projekt-ligj për këtë çështje dhe për disa të tjera dhe qeveria e dërgoi atë në Kuvend. Çfarë përmbante ky projekt ligj:

  1. Shpërblimin financiar  me  një   këst  të  vetëm  të  atyre që kanë mbushur moshën 85 vjeç. 2. Shpërblimin     financiar    të      atyre   që     në dëshminë  e dënimit politik kanë edhe  nenin  që  i konsideronte veprimet e tyre terroriste. 3. Ndryshimin  e  afatit  të   periudhës  së  vrasjes  pa   gjyq   nga   30  nëntori  1944,  deri në  25  tetor 1944. 4. Zgjatjen e afatit  të  dorëzimit të   kërkesave që   kishte  përfunduar  më  30  qershor 2009 deri më 31 dhjetor 2013.

Projekt ligji kaloi për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë të cilët e miratuan madje  duke ndryshuar moshën nga 85 vjeç në 75 dhe ia kaloi seancës plenare por, çuditërisht, megjithëse kaloi më shumë se një vit ky projekt-ligj nuk kaloi në seancë dhe praktikisht nuk u miratua.

Moszbatimi i këtij ligji u shfrytëzua nga Edi Rama, i cili kur miratohej ligji e dënshpërblimit të të përndjekurve politikë i nxorri deputetët nga salla, ndërsa tani kur mori pushtetin  filloi zbatimin e tij dhe të këtij projekt-ligji duke menduar se me këto do  të mashtronte të përndjekurit politikë. Këtë armë në dorë ia dhuruat pikërisht ju që jeni vetë një anëtare e kësaj shtrese dhe duhej të miratonit çdo projekt-ligj që paraqitej për ta. Por ju nuk i bëtë..

Rasti i dytë për ish-ministrin Arben Imami. A nuk ishit ju që braktisët Partinë Demokratike qysh në vitin 1992 duke formuar të ashtuquajturën Aleanca Demokratike që në vitin 1997 u lidh me Partinë Socialiste dhe bandat rebele, madje ju u veshët edhe gjeneral. A nuk ishit ju që u emëruat dy herë ministër në qeveritë sosialiste pas vitit 1997? Me këto të dhëna mendoj se ishte e prapanueshme që Qeveria  Demokratike e riverndosur në vitin 2005 t’ju emëronte përsëri ministër por, për fat të keq kjo ndodhi dhe tani pretendoni se qenkeni një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Përmenda   këto   dy   raste   pasi   janë  më  flagrantet .por  jo  më  pak  flagrante  dhe

luftënxitëse janë thirrjet e disa personaliteteve të tjera të  Partisë  Demokratike.  Më  lejoni  t’i citoj:

Genc Ruli:

“ U them atyre që ende e duan PD-në dhe që ende ju duhet PD-ja,nëqoftese ai nuk jep dorëheqjen deri nesër, atëherë shkoni te selia e PD-së dhe dëbojeni atë, gruan dhe kunatin, ashti siç dëboi Jezusi tregëtarët nga tempulli”.

Jozefina Topalli: “Në këto kushte,nëse Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin në dorë me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-së demokratëve”

Besnik Mustafaj: Unë  nuk  kam  besim  se  Basha   pa   një  presion  të  fortë do  ta  pranonte  këtë  lloj

procesi. Basha nuk është njeri autokritik, pasi ka pasur shumë raste që duhet në këto katër vite të ishte vetëkorigjuar dhe nuk e ka bërë. Nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e bëra”

Arben Imami: “Kreyetari i PD-së, me gjithe respektin për personalitetitn e tij,duhet të largohet nga posti i kryetarit të partisë. Unë jam me këtë deklaratë: Nëse zoti Basha do ta uzurponte atë vend,sigurisht që do të ketë reagim. Kjo është e kuptueshme.

A janë thirrje të një intelektuali demokrat këto? A nuk janë në kundërshtim me statutin e Partisë Demokratike thirrje të tilla histerike? Në cilën pikë të tij thuhet se kryetari mund të shkarkohet me revolta apo thirrje historike. Më e madhe kjo bëhet kur këtë e bëjnë ish-krerë të kësaj parite. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq.

Përse ndodh kjo? Më vjen keq ta them por shqiptari ka brenda vetes së tij nje gen të keq që i ngjallë cmirën për këdo që ngrihet mbi veten e tij. Ja një anekdotë tjetër e lidhur me këtë temë:

“ Tre vëllezër iu drejtuan Perëndisë për t’iu dhuruar diçkja që do t’i ndihmonte të jetonin normalisht. Zoti i pyeti të tre, sipas moshës, se çfarë kërkonin.

I pari tha:Dua një shtëpi të bukur me një kopësht ku të lulëzojnë të gjitha llojet e luleve.

I dyti ,:Dua një arë të madhe ku të mbjellë të gjitha bimët që ndodhen në botë.

Ndërsa i treti:Unë nuk dua asgjë por ju lutem ua hiqni edhe atyre ato që kërkuan.”

Ky ishte ai geni i keq që e vuri kundër edhe  dy  vëllezërve  të  tij. Pikërisht  këtë duan të bëjnë këta bandillë me kryetarin që vetë e zgjodhën  para katër viteve.

Lidhur me sa përmenda më sipër ndoshta edhe unë do të doja që Basha të jepte dorëheqjen por jo si pasojë e ultimatumëve nga indivinë apo grupe të ndryshme. Moszgjedhja e tij mund të bëhet vetëm me anën e zgjedhjeve, vetëm me anën e votës së lirë. Një praktike të tillë i duhet dhënë fund në rast se nuk duam të shkatërojmë partinë tonë të ngritur me aq mund.

Së fundi edhge vetë  Basha iu përgjigj këtyre thirrjeve histerike. Ja çfarë tha ai:

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin.Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundra sapo humbën kolltuket Sa kam gabuar dhe ku kam, gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë demokratieke”

Ndërsa më poshtë vijon:Kam vendosur të ngrij të  gjitha  funksionet e  mia   organizative  si  kryetar  i  Partisë

Demokratike dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit “ Një anëtar, një votë”.Oraganizimi i zgjedhjes së kryetarit të tij ka filluar, dy nënkryetarët dhe sekretari kanë hartuar programin përkatës. Po ngrihen komisionet dhe më datën 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin.

Le të heqim dorë nga mënyrat përçarëse dhe le të bashkohemi për një proces demokrati. dhe europian, përndryshe duhet të mbajmë përgjegjësinë për shkatëtërimin e partisë që shembi e para regjimin totalitar komunist dhe vendosi sistemin demokratik.. Ndaj të bashkuar le të ecim gjithmone përpara për një shqipëri demokratike. Le të paraqesi kushdo kandidaturën e tij dhe ai që do të fitojë le të drejtojë Partinë Demokratike drejt së ardhmes.

Së fundi, më lejoni ta mbyll këtë analizë me meszhin e dhënë nga lideri historik i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, i cili ta;Gjykoj se është detyrim ligjor dhe moral i çdo anëtari apo drejtuesi të PD-së të kontriboajë në integritetin, transparencën, besueshmërinë e këti procesi në luajalitet të plotë të vlerave dhe rregullave demokratike që ndajmë njeri me tjetrin! Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë. Ajo kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes, as edhe përjashtimit. Unë kam besimin më të thellë se ne kemi vullnetin e hekurt që të bashkuar  të kryejmë me sukses të plote ringritjen e fuqishme të Partisë Demokratike që presin sot me padurim anëtarët, mbështetësit tanë, pret e djathta shqiptare dhe miqtë tanë në mbarë Europën dhe botën’

Çdo fjalë tjerët është e tepërt.

*Autori eshte Anëtar i  Kryesise së Degës së Tiranës së Shoqatës Antikomunsite të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë

Filed Under: Opinion Tagged With: Një analizë e zgjedhjeve, reshat kripa

Homazh për Edip Tërshanën

June 13, 2017 by dgreca

Me rastin e 110 vjetorit të lindjes dhe 70 vjetorit te ekzekutimit/

1 edip

Nga Reshat  Kripa/Fisnikëria lind bashkë me njeriun. Ajo trashëgohet brez pas brezi. Atë nuk mund ta përçudnojë asgjë. Ajo është një dhuratë e Zotit, të cilën nuk mund ta kenë fat të gjithë.  Ky gjak nuk mungonte në dejet e familjes Tërshana. Edipi, i lindur më 15 mars  1907, ishte djali i katërt i Abdurrahmanit dhe Sabries.  I ati, anëtar i klubit patriotik “Bashkimi“, merr pjesë në Kuvendin e Dibrës më 23 korrik 1909. Punon për hapjen e shkollave shqipe me alfabetin latin dhe është pjesëmarrës me armë në dorë i përpjekjeve të mëdha të viteve 1912 – 1913 kundër serbëve.

Shkollën fillore Edipi e filloi në vitin 1916 në shkollën shqipe të Dibrës. Më 1920 ajo mbyllet dhe ai fillon punë si çirak në një repart qeleshepunuesish. Në vitin 1922 vendosen në Peshkopi. Po atë vit vazhdon shkollën qytetëse të hapur në Tiranë me vendimin e qeverisë së Sulejman Delvinës, për fëmijët dibranë. E  mbaron në vitin 1923 dhe po atë vit fillon shkollën normale në Elbasan të cilën e mbaron në vitin 1928.

Më 16 shtator 1928 fillon punë si mësues i klasës së parë në shkollën plotore Shijak. Kështu vazhdon vite me rradhë. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e priti me indinjatë. Refuzon me përbuzje propozimin për t’u regjistruar si anëtar i partisë fashiste. 27 nëntor 1942, 30 vjetori i shpalljes së pavarësisë. Me nismën e tij vihet në skenë drama e Foqion Postolit “Lulja e Kujtimit“. Entuziazmi ishte i paparë. Sallën e ndezën më tepër fjalët e zjarrta të Edip Tërshanës dhe Beqir Haçit. Të nesërmen manifestimi i madh në shesh për  ditën  e  flamurit.  Përleshje me forcat e kuesturës.

Në   pranverën   e   vitit  1942  bie  në  kontakt  me elementë antifashistë si Irfan Hajrullai dhe Mustafa Gjinishi. Ata e njohin me punimet e Konferencës së Pezës. Në bazë të vendimeve të saj, shtruan nevojën e krijimit të këshillit antifashist të Dibrës. Me krijimin e tij zgjidhet kryetar i këtij këshilli. Motivi kryesor  ishte lufta kundër pushtuesve fashistë. Në të bënin pjesë të gjitha forcat politike. të vendit

Më 8 shtator 1943 Italia kapitullon. Edipi merr kontakt me kapitenin anglez Hendz dhe komandantin e batalionit italian “Firence“ Armando Picci, për të ardhmen e batalionit. Vendosin që forcat e këtij batalioni të vihen në dispozicion të Komandës së Divizionit të Lartë Aleat të Lindjes së Mesme. Divizioni largohet nga Dibra. Këshilli antifashist del nga ilegaliteti. Por rrugët morën një rrjedhë tjetër, fare të papranueshme. Mbrojtjen e qytetit e mori komanda partizane që priste kthimin e Haxhi Lleshit. Çuditërisht filluan plaçkitjet në qytet. U dogjën edhe disa shtëpi, kryesisht të nacionalistëve.  Më 9 shtator 1943 organizohet një mbledhje në prefekturë. Edipi kërkon shpjegime për gjendjen, por askush nuk i kthen përgjigje. Tradhëtia e madhe e konferencës së Mukjes kishte filluar të vihej në zbatim nga krerët e lëvizjes komuniste. Edipi detyrohet të jap dorëheqjen nga kryetar i këshillit antifashist në shenjë proteste.

Tashmë pasojat e Mukjes ishin shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Edipi dhe kapiteni anglez Hendz kërkojnë të gjejnë një rrugë pajtimi ndërmjet forcave që po venin drejt një lufte vëllavrasëse.. Më 24 shtator 1943 organizohet një takim i Mit-hat Frashërit, Hasan Dostit dhe Isuf Luzit me krerët dibranë Fiqiri Dine dhe Cen Elezi që kishte si qëllim organizimin e  një  komiteti  kombëtar  dibran. Por  ngjarjet  kishin  marrë  rrugë. Komunistët kishin mundur të marrin në dorë drejtimin e këshillit. Sipas udhëzimeve të tyre, krahas flamurit shqiptar u ngrit edhe ai maqedonas. Shenja e parë e tradhëtisë së madhe që do të vazhdonte më vonë me dorëzimin e këtyre krahinave Jugosllavisë. Edipi heq dorë përfundimisht nga ky këshill.

Në mars 1945 shkon të takojë dhëndrin e tij Habib Gegën që ndodhej në burg. Merr kontakt me Qenan Dibrën, i cili i rekomandon për avokat Suat Asllanin. Ata e informojnë për lëvizjen antikomuniste që kishte filluar në Tiranë, me pjesëmarrjen e personave të rrymave të ndryshme.  Ata i parashtruan organizimin e një organizate të tillë antikomuniste dhe demokrate në Dibër. Këtë gjë Edipi filloi ta vinte në zbatim porsa mbërriti në qytetin e tij. Aty takohet me miqtë e tij Shefqet Shehun, Eqerem Kukelin, Rasim Fetahun, Islam dhe Xheladin Ndreun me të cilët krijon bërthamën e organizatës që do të quhej “Bashkimi Demokratik“ dhe që do të përmblidhte rreth vetes përfaqësues nga rryma të ndryshme si social-demokratë, monarkistë dhe të grupit të rezistencës. Lidhjet me Tiranën i mbante nëpërmjet Qenan Dibrës.

Aktiviteti i mësipërm nuk kishte si të mos binte në sy të sigurimit të shtetit. Për këtë, sipas udhëzimeve nga qendra Edipi tërhiqet për pak kohë. Cen Elezi me djemtë Islam dhe Xheladin Ndreu, Dan Kaloshi dhe Menajt e Lurës detyrohen të marrin malet. Shefqet Shehu, Rasim Fetahu dhe Eqerem Kukeli arrestohen.  Po ashtu arrestohen në Tiranë edhe Qenan Dibra, Suat Asllani, Ivzi Golja dhe të tjerë. Kishte filluar terrori i tmerrshëm komunist.

Ardhja e Hysni Alimerkos si profesor i letërsisë në fund të shtatorit 1946, i dha një hov të ri lëvizjes. Ajo kishte gjetur në personin e tij njeriun që dinte të drejtonte dhe të jepte leksione të shkëlqyera organizimi.  Hysni Alimerkua, i lindur në Tragjas të Vlorës, mori mësimet fillore dhe të mesme në vendin e tij. Pastaj shkoi për studimet e larta në Firence të Italisë, ku u diplomua për letërsi. Gjatë luftës ka qenë sekretar i financës së Komitetit Krahinor të organizatës së Ballit Kombëtar për Vlorën. Takimi me Edipin bëri që pikëpamjet e tyre të ishin të njëjta. Së bashku me Jani Ikonomin, Alqi Nushin dhe  Kozma   Gjergon   u   bënë   strumbullari   i   lëvizjes antikomuniste në Peshkopi.

Më 17 maj 1947 në Dobrovë, shefi i sigurimit krimineli Kopi Niku kryen arrestimin e Edip Tërshanës.  Arrestohen gjithashtu  edhe Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Alqi Nushi dhe të tjerë.Për të detyruar të arrestuarit  të pranonin akuzat false, u provuan llojet më të tmerrshme të torturave. Vetëm ata që i kanë provuar ato  në shpinën e tyre, mund t’ju tregojnë për to. Por më mirë të mos flasë. Ato duken si të pabesueshme dhe të sajuara. Megjithatë një gjë dihet. Të gjithë qëndruan si luanë, pa u përkulur para dhunës së ushtruar. Në mbarim të hetuesisë Edipin e lejojnë të takojë vajzën dhe djalin. Ky takim la mbresa në shpirtin e tij. Iu kujtua e kaluara. Ata i kishin sjellë disa ushqime të mbështjella me një gazetë “Bashkimi“ që qarkullonte në atë kohë. Anët e kësaj gazete përdori Edipi për të shkruar dy letra, njërën për të bijën, Lirinë, kurse tjetrën për diktatorin Enver Hoxha.  Pastaj vendosi t’i jap fund jetës duke prerë damarët. Të mbytur në gjak e gjeti një nga rojet rastësisht. Në letrën drejtuar Lirisë shkruan:

“Ëndrra ime është që Shqipëria të bëhet siç  dua  unë.  Ajo do të realizohet dhe ju do të gëzoni emrin si bij të saj. Të jeni  kryelartë  se vdes si shqiptar”.

Ndërsa në letrën drejtuar diktatorit, ndër të tjera,  thekson  me  krenarinë   e  një nacionalisti të vërtetë:  “Ideali kombëtar më ka ba qi të jem kundra Lëvizjes Nacionalçlirimtare, unë qi kam qenë krijuesi i saj. Ju jo vetëm hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por sot pushteti juej i quejtun popullor asht në robëni të Belgradit politikisht dhe ekonomikisht Kjo asht tradhëti!

            Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq qi i bahen këtij populli. Jam kundra për burgosjet e 20.000 apo 30.000 shqiptarve vetëm e vetëm se nuk janë komunistë. Dhe kjo vetëm pse kështu don sllavi.  Kjo  asht tradhëti”!

Më 17 nëntor 1947 filloi gjyqi kundër 12 të akuzuarve. Para gjykatësve kukull ndodhen: Edip Tërshana, Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Alqi Nushi, Rexhep Mborja, Selim Graceni, Adem Shehu, Rifat Dibra, Mahmut Ndreu, Elez Selishta, Ferit Pervizi dhe Munir Shatku. Para gjykatësve të arrestuarit qëndruan si heronj.

`           Më 21 nëntor jepet vendimi. Edipi, Hysniu dhe Jani dënohen me vdekje me pushaktim. Të tjerët me burgime të rënda. Të arrestuarit kthehen në qeli në pritje të zbatimit të vendimit. Në fund të dhjetorit lejohet takimi i fundit. Xhevria, e shoqja, dërgon fëmijët. Fjala e fundit e Edipit drejtuar atyre ishte:

– Mos vishni petkun e tradhëtisë

Personalisht kam patur fatin të njihem me dy nga personazhet kryesorë të këtij grupi. Avokatin Jani Ikonomi e kam njohur në kampin e Urës Vajgurore. Një burrë i veçantë. Një intelektual dhe idealist i rrallë. Një mësues i ndjenjave nacionaliste për ne të burgosurit e brezit të ri.. Shpesh herë na thoshte:

– Mos u ligështoni, mos u përkulni para torturave dhe urisë! Qëndroni me kryet lartë, ashtu si kanë qëndruar paraardhësit tanë! E ardhmja e Shqipërisë është e sigurtë. Gjaku i të rënëve është ushqimi i saj. Do të vijë koha kur njerëzit do shkëputen nga demagogjia e kuqe dhe do fillojnë të ndërtojnë të ardhmen e atdheut, të ardhmen me të vërtetë demokratike! Për këtë jam i sigurtë,

Sot Jani nuk jeton më, por ideali i tij trimfoi mbi dogmat komuniste.

Me Hysniun u njoha pasi doli nga burgu,. por më tepër u lidhëm me ndryshimet demokratike, kur luftonim në Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, për realizimin e amanetit të të rënëve tanë, për çrrënjosjen e komunizmit nga vendi ynë. Idhulli i tij ishte Edip Tërshana. Kur u lirua nga burgu i Burrelit pas njëzet vjetësh dhe po kthehej për në shtëpi, ndaloi në qytetin e Kavajës. Donte të takonte Xhevrien, Lirinë dhe Nihatin, familjen e mikut të tij më të mirë, të cilët banonin atje.  Trokiti në portë. Ajo u hap dhe ata mbetën të shtangur. Iu duk sikur para tyre u shfaq Edipi. Të nesërmen ai u nis për në Vlorë.

Shpesh herë Hysniu më tregonte çastet e fundit të mikut të tij të pavdekshëm, Edipit,  duke i  shoqëruar me dhimbje:

– Kishte kaluar mesi i natës dhe ne, qoftë nga  ngarkesa  psikologjike, qoftë nga të ftohtit, nuk na kishte marr gjumi. Duhet të ketë qenë ora dy e gjysmë e natës, kur dëgjojmë një urdhër që u jepet ushtarëve:

– Përgatitni armët!

Nga biruca e tij dëgjojmë zërin e Edipit që na thotë:

– Nuk janë shenja të mira. Unë jam njëqind për qind i vdekur. Sidoqoftë, kushdo që do të shpëtojë, t’u tregojë fëmijëve të vërtetën. Amanet djalin!

S’vonoi shumë kur dëgjojmë  Kopi  Nikun  që  i  drejtohet Edipit:

– Qenke bërë gati? Dil atëhere.

E hipën në makinë dhe u nisën. Zhurma e saj u dëgjua edhe pak kohë, pastaj e mbuloi zhurma e lumit. Pas pak u dëgjua një breshëri armësh. Edipi ishte ndarë prej nesh. Një rreshter nga Pogradeci që shërbente aty na tregoi çastet e fundit të tij. Kur e kishte pyetur prokurori për fjalën e fundit ai thirri:

– Rrnoftë Shqypnia!

Në sytë e Hysniut pashë të rridhnin dy pika lot.

Filed Under: ESSE Tagged With: homazh, për Edip Tërshana, reshat kripa

Kujtesë e diasporës në SHBA – Ago Shero Agaj

May 4, 2017 by dgreca

Ne kuadrin e 120 vjetorit te lindjes/         1 Ernest-Koliqi-permes-fotografise_Publikim-Albert-Vataj-12

Ne Foto: Ago Agaj ne te djathte te Ernest Koliqit ne festimet e 60 vjetorit te Gazetes”Dielli”, organizuar me 28 dhe 29 Nentor 1969 ne Hotel “Americana”, New York/

Nga Reshat  Kripa/

Lindi më 7 mars 1897 në Smokthinë të Vlorës, në një familje të njohur për patriotizmin e saj. I ati i tij, Shero Emin Agaj, pjesmarrës në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë, ka kryer detyrën e komandantit të xhandërmarisë shqiptare në vitet 1913-1914.

Shkollën fillore Agua e kreu në vendlindje. Kurse shkollën e mesme dhe atë të lartën në Vjenë të Austrisë, ku u diplomua në degën e ekonomisë agrare. Pasi përfundoi studimet, për shkak të Luftës së Parë Botërore,  duke mos pasur mundësi të kthehej në atdhe, punoi një vit në Moldavi dhe një vit në Poloni si agronom. Mundi të kthehej në vitin 1919.

Në janar të vitit 1920 merr pjesë në delegacionin e rrethit të Vlorës në Kongresin e Lushnjes, ndërsa në qershor të atij viti bëhet pjesmarrës aktiv i Luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë.

Në qershor 1924 bashkohet me lëvizjen fanoliste. Ji si shkruan ai lidhur me qendrimin e tij perkrah Nolit”.

“Unë, edhe pse admiroja Zogun për veprimet e tij, e pashë se Noli ishte idoli ynë i lirisë së bashku me Gurakuqin, Fishtën e Koçulin. Dhe, u bëra me ta. Më ftuan dhe më ngarkuan të organizoja krahinat e Vlorës. I thirra lebërit dhe ata erdhën, më dëgjuan e nuk më kthyen fjalën. U formua batalioni i Vlorës dhe shokët më zgjodhën sekretar. Kështu, të organizuar, arritëm deri në Tiranë.”

Pas vendosjes së mbretërisë shqiptare punoi si Drejtor i Shkollës Bujqësore Lushnje dhe si agronom kudo ku ishte nevoja e atdheut. Në vitin 1929 ishte antar i komitetit për reformën agrare. Në vitin 1932 arrestohet si pjesmarrës në lëvizjen kundër Zogut, por lirohet përsëri. Nga viti 1932-1941 punon si ekspert i agrikulturës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare.

Në kohën e Luftës së dytë botërore, kur më 17 prill 1941 mbretëria jugosllave u dorëzua dhe viset shqiptare të Kosovës dhe Metohisë iu bashkuan Shqipërisë, shumë patriotë shqiptarë u drejtuan për atje, për të  ngritur administratat shqiptare në vend të atyre serbe. U emërua prefekt në prefekturën e Mitrovicës që përmblidhte edhe nënprefekturat e Vushtrisë, Podujevës dhe Pazarit të Ri.

Atje ai filloi shqiptarizimin e administratës së Kosovës. Kryetar gjykate caktoi Shefqet Shkupin, prokuror Kudret Kokoshin, komandant xhandërmarie Bajazitin, djalin e Isa Boletinit, mjek Ibrahim Dervishin dhe të tjerë, të gjithë vullnetarë të ardhur nga Shqipëria. Për një kohë të shkurtër Mitrovica përjetoi një liri që nuk e kishte pasur asnjëherë. Kjo liri e ndezi aq shumë popullin e krahinës sa edhe gratë, gjë nuk kishte ndodhur më parë, morën pjesë në kremtimin madhështor që u bë më 28 nëntor 1941.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ai shpëtoi mjaft hebrej të cilët i vendosi në një godinë të mirë dhe më pas, kur gjeti mundësinë, mundi t’i dërgonte në Shqipëri si dhe mjaft jevgj dhe ciganë të cilët ai i paraqiste me origjinë nga Egjypti dhe India dhe që ishin nomadë. Për të vërtetuar këtë shërbeu libri i profesor E. Novak i cili ishte marrë me studimin e tyre. Kështu ata shpëtuan dhe në shenjë mirënjohje dhanë një koncert siç dinin vetëm ata.

Në qershor 1943 merr pjesë në mbledhjen themeluese të Lidhjes se Dytë të Prizrenit së bashku me shumë bashkatdhetarë të tjerë patriotë, midis të cilëve Bedri Pejani që u zgjodh kryetar i saj. Kjo lidhje ishte nje kundërpeshë e lëvizjes komuniste në Kosovë dhe Shqipëri. Lidhur me këtë Ago Agaj shpreh një vlerësim të veçantë për komandantin trim nacionalist Shaban Polluzha që tregoi heroizma të papara në luftën kundër çetnikëve serbë. I gjithë ky aktivitet në të mirë të Kosovës, bëri që vendasit mos ta thërrisnin më me emrin e tij por me epitetin “Kosovari nga Vlora”

Ja si shkruan ai per Kosoven:“Në vjetin 1924, në mbarim të udhëtimit t’im të parë rreth e rrotull, mal më mal e grykë më grykë të Shqipërisë, dolla dhe në majë të malit të Bishtrikut prej ku me dylbi kundrova me mall Kosovën. Dashurinë për këtë vend m’a kishte mbjellë në shpirt kur isha pothuaj hala fëmijë, Kolë Margjini që m’u bë si vëllaj i math në Vjenë dhe më vonë do të bëhej profesor – martir i shqiptarizmës në Prizren, viktimë e sllavokomunizmës. Ai dhe Dervish Hima më tregonin dhe trimëritë e luanit të Dardanisë, Isa Boletinit, që ahere ish bërë legjendë e gjallë në tërë Evropën”.

Kështu i lindi dashuria Ago Agajt për Kosovën.

Më prapa kthehet në Shqipëri ku në shtator 1943 merr pjesë në qeverinë e kryesuar nga Rexhep Mitrovica ku i ngarkohet posti i Ministrit të Ekonomisë Agrare, detyrë të cilën e kreu me përkushtim.

Në fundin e vitit 1944, kur forcat komuniste po hynin në qytetet shqiptare detyrohet të lerë atdheun dhe të emigrojë fillimisht në Egjypt, ku qëndroi për gati njëzet vjet dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vendos ne Detroit pranë teqesë së famshme të Baba Rexhepit, një qendër e madhe e patriotizmit shqiptar.

Në librin “Milloshi Heroi i Kosovës”, në kundërshtim me studiuesit sllavë, që heroin që vrau Sulltan Muratin në Betejën e Fush Kosovës e paraqesin si serb, Ago Agaj dokumenton se ai është shqiptar, madje edhe origjinën e tij e nxjerr nga Blloshmajt e Librazhdit.

Në librin “Lufta e Vlorës”, një libër përmendore, një enciklopedi e trimërisë, një shembëlltyrë se si duhet shkruar historia, paraqitet gjendja aktuale e vendit, përgatitja, personazhet, dëshmorët dhe të plagosurit e kësaj lufte legjendare të një populli që nuk duron dot robërinë.

Libri “Si e njoha Xhafer Devën” është një kronikë e vërtetë e luftëtarëve të lirisë dhe bashkimit kombëtar në Shqipërinë etnike.

Ago Agaj ndërroi jetë më 24 dhjetor 1994, në Clearëater të shtetit Florida, në Shtetet e Bashkluara të Amerikës, në moshën 97 vjeçare. Gati një shekull jetë në shërbim të Shqipërisë së vërtetë. U përcoll në banesën e fundit nga qindra bashkatdhetarë dhe personalitete të tjera të ardhur nga të katër anët e Shteteve të Bashkuara, madje edhe nga Kanadaja.

Ja si shkruan ai ne ditet e fundit te jetes se tij:“Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë na kthetrat e kuçedrës serbe, atëherë do të kemi një komb tetëmilionësh dhe askush nga fqinjtë keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast e Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjegj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”.

Ky ishte Ago Agaj. Po si konsiderohet ai sot në atdheun e tij, pas njëzetegjashtë vjetësh pas përmbysjes së sistemit totalitar? Për fat të keq ka ende të indoktrinuar nga mentaliteti komunist që vazhdojnë ta quajnë kolaboracionist duke e lënë në harresë dhe duke harruar majat e larta që ai arriti me karakterin dhe inteligjencën e tij. Madje midis tyre ka edhe intelektualë të shquar që i shohim përditë në faqet e shtypit të shkruar dhe atij viziv.

Një miku im  më ka thënë një shprehje që nuk do ta harroj kurrë: “Të huajtë e kthejne baltën në njeri kurse shqiptarët njeriun e kthejnë në baltë”.Kjo shprehje u dedikohet kryesisht atyre trundryshkurve që nuk duan të shkëputen nga mentaliteti komunist.

Si figura e Ago Agajt shqipëria ka edhe plot të tjera që qëllimisht lihen në harresë. Do të përmendja ato të Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës,  Hasan Dostit, Ernest Koliqit, Lef Nosit, Patër Anton Harapit, Xhevat Korçës dhe të tjerëve.Ja si është shprehur Patër Anton Harapi para trupit gjykues që e akuzonte si kolaboracionist të pushtuesve të huaj:“Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem”.Duke i mbyllur këto rreshta dua t’iu drejtohem lexuesve dhe t’iu them

  • A mund të quhet kolaboracionist Ago Shero Agaj apo figurat  e   tjera  të  përmendura më sipër? A nuk ka ardhur koha që këto mentalitete të një sistemi totalitar të hidhen poshtë? Kur do të vijë kjo kohë?

Ju lutem, më ktheni një përgjigje!

Filed Under: Histori Tagged With: Ago Shero Agaj, Kujtese, reshat kripa

Dekorimi i kater figurave te shquara antikomuniste

April 29, 2017 by dgreca

Nga Reshat  Kripa/Me daten 18 prill 2017 ne Presidence u zhvillua ceremonia e dekorimit te kater figurave te shquara te nacionalizmit shqiptar, zoterinjve Isuf Hysenbegasi, Kudret Kokoshi dhe Hysni Alimerko ( pas vdekjes) me urdherin ‘Nderi i Kombit” si dhe te zotit Avni Xhomaqi me “Dekoraten e Arte te Shqiponjes”.Fort i nderuari Shkelqesia Juaj zoti President i Republikes.

Me lejoni t’ju falenderoj per dekorimin qe i bete ketyre kater figurave te shquara te rezistences antikomuniste ne Shqiperi. Veprimi juaj nuk eshte vetem nje nder qe u behet ketyre figurave por eshte gjithashtu nje vleresim i madh qe i beni gjithe shtreses se te perndjelurve politike. Dua te theksoj se ky nuk eshte rasti i vetem qe ju keni ndermare inisiativa te tilla dhe ne e vleresojme qendrimin tuaj per kete veprim. Ndaj ju faleminderit edhe nje here i nderuar zoti President.

Por cili eshte kontributi i ketyre figurave qe merituan nderimin nga ana juaj? Dua te perqendrohem  ne disa çaste te veçanta qe karakterizojne karakterin dhe veprimtarine e tyre dhe keto jane ngjarje qe i kam mbijetuar vete se bashku me ta ose qe m’i kane rrefyer miqte e tyre me te ngushte.Me lejoni pra te filloj;

Isuf  Hysenbegasi/

1Dr-Isuf-Hysenbegasi

Isuf Hysenbegasi lindi në vitin 1913 në Starovë të Pogradecit. Ishte  biri i Jasharit, një luftëtar i vendosur kundër pabesive greke që, në atë periudhë, ndesheshin në çdo hap që hidhte atdheu. Ati i tij i shkolloi të dy djemtë. Isufin e dërgoi në Romë, në Universitetin Shtetëror, që më vonë do të merrte emrin “La Sapienza”, në fakultetin e mjekësisë në vitin 1932, ku u laureua për doktor në mjekësi dhe kirurgji me rezultate të larta. Nga 100 pikë të mundshme mori 97. Një rezultat me të vërtetë i mrekullueshëm.

7 prilli i vitit 1939 e gjen në Tiranë.Është njëri nga tetë anëtarët e komisionit të të rinjve që shkuan për të kërkuar armë në pallatin mbretëror, por mbreti tashmë kishte ikur.

Në vitin 1941 shkon për specializim në Itali. Dikush i propozon që të vishej mjek ushtarak në frontin italo-grek, kundrejt një page të konsiderueshme. Doktori përsëri refuzoi. Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia ne Firence..

Viti 1945 e gjen në klinikën e tij në Tirane  ku, në fund të dhjetorit 1946, arrestohet. Pas dy vjet torturash të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake me pushkatim. Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai Feriti. Kjo bëri që me vendim të Kuvendit Popullor, vendimi t’i kthehej në burgim të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vjet burg.

U lirua në fund të vitit 1955 dhe u emërua të punonte në qytetin e Vlorës. Vlonjatët nuk do ta harrojnë kurrë figurën e ndritur të tij dhe në mënyrë të veçantë ish-të burgosurit politikë të cilëve ai u qëndroi gjithmonë në krah.:

I mbylli sytë më 4 tetor 1988. I mbylli i qetë, pa iu rënduar njeriu, pa u ankuar. I mbylli siç i mbyllin burrat e mëdhenj. Por i mbetën dy brenga pa u plotësuar. E para që nuk pa ditën e rilindjes së atdheut, ditën e demokracisë, së cilës i ishte përkushtuar dhe që do të vinte pas dy vitesh dhe e dyta për djalin e vetëm, Enin, që nuk kishte mundur t’i trasmetonte profesionin e tij, profesionin e mjekut, për të cilin ai kishte punuar gjithë jetën.

Megjithatë të dy këto dëshira u plotësuan, ndonëse ai nuk mundi t’i gëzonte. Shqipëria e shpërtheu perden e hekurt që e kishte ngujuar për gati një gjysëm shekulli, ndërsa Eni, me përkujdesjen e jashtëzakonshme të nënës së tij të nderuar, fisnikes Gjyltere Hysenbegasi, sot punon në profesionin e mjekut në Romë, duke ndjekur shembullin e të atit.kudret.kokoshi-201x300Kudret  Kokoshi/

Lindi në vitin 1908 në qytetin e Vlorës. Bir i një familje të madhe qytetare me tradita të pasura patriotike, nacionaliste dhe intelektuale. Lindi në ato vite kur Shqipëria përgatitej për të firmosur aktin më të madh të historisë së saj, që nga koha e Skënderbeut legjendar, aktin e pavarësisë kombëtare, ku krahas firmës së Plakut të Vlorës, do të vihej dhe ajo e Qazim Kokoshit, xhaxhait të tij. Do të ishte përsëri ky një nga ata që do të formonin treshen drejtuese Osmën Haxhiu, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi në luftën patriotike të Vlorës më 1920, për të vazhduar me aktivitetin e tij patriotik deri sa do ta mbyllte jetën e tij në burgun e Vlorës më 1946 si kundërshtar i regjimit komunist.

Që kur ishte fëmijë Kudreti, i ati  Hasan Efendiu, e kishte njohur karakterin dhe intelektin e të birit. E dërgoi në Romë ku kreu studimet  e mesme dhe të larta, duke u laureuar ‘’Doktor në jurisprudencë‘’ në vitin 1933.

7 Prilli 1939 e gjen anëtar të gjykatës së shkallës së parë në Korçë. Më vonë shkon po me këtë detyrë në Shkodër dhe Tiranë. U angazhua në radhët e Ballit Kombëtar si anëtar i qarkorit të Vlorës dhe mori pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore të tij.

Në vitin 1941shkon në Kosovë për organizimin e gjykatave të atjeshme.

Më 28 nëntor 1942 është në ballë të demonstratës së madhe antifashiste të zhvilluar në Prizren.

Gushti i vitit 1943 e gjen ne  Mukje,  në  konferencën historike.

Ne fund te dhjetorit 1944, duke u kthyer nga kampi i internimit ne kufirin Austro-Hungarez arrestohet dhe i  lidhur  i  dorëzohet Shefqet Peçit në kufirin shqiptar.

Kështu për Kudretin filloi kalvari nëntëmbëdhjetë vjeçar i vuajtjeve të burgut të Burrelit.

Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991.

Hysni  Alimerko/
3 Hysni AlimerkoLindi ne Tragjas te rrethit te Vlores ne 19 Janar 1919. Mesimet e shkolles fillore i kreu ne Vlore , me tej vazhdoi te ndjeke shkollen Teknike Amerikane te Harry Fultz deri ne 1935. Studimet e mesme i kryeu ne shkollen Normale te Elbasanit deri ne 1939.

Ndjek dhe perfundon shkelqyeshem  studimet e larta Universitare  ne Firenze te Italise deri ne 1943, ku titullohet Profesor ne Letersi-Histori. Njohes shume i mire i tre gjuheve te huaja Anglisht,Frengjisht dhe Italisht.

Pas perfundimit te studimeve universitare, emerohet si arsimtar ne Prishtine. Kthehet ne Vlore ku  perfshihet ne levizjen antifashiste te Ballit Kombetar.

Merr pjese si degjues ne Konferencen e Mukjes, 1-2 Gusht te 1943. Nga Shtatori i 1943 zgjidhet si Sekretar i Komitetit Qarkor te Ballit Kombetar deri ne fund te vitit 1944

Ne fillim te vitit 1945 emerohet profesor ne gjimnazin e Elbasanit. Ne 1946 transferohet per ne gjimnazin e Tiranes dhe ne Nentor te po atij viti transferohet ne gjimnazin e Peshkopise

Me 16 maj te 1947 arrestohet si pjesemarres  i grupit te ashtuquajtur te “Bashkimi Demokratik” .

Me 21 nentor 1947 me Vendim te Gjykates Ushtarake te Elbasanit denohet me vdekje. . Denimi kthehet me burgim te perjetshem dhe pune te detyruar nga Gjykata e Larte. Vuan 20 vjet ne burgun e Burrelit deri ne 1964.Pas perfundimit tedenimit lirohet dhe punon si punetor i thjeshte per 16 vjet ne Fabriken e Tullave Vlore deri sa del ne pension.Ne fillim vitet ’90 perfshihet dhe jep kontribut familjarisht ne levizjet antikomuniste. Mer  pjese  ne organizimin e Shoqates se ish te Perndjekurve Politike ku zgjidhet kryetar per degen e Vlores dhe njekohesisht Nenkryetar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te ish te Perndjekurve Politike deri ne vitin 1995.  Ne zgjedhjet e para demokratike per administrimin lokal te vitit 1992 zgjidhet anetar i Keshillit te Bashkise Vlore dhe njekohesisht Kryetar i Grupit te Partise Demokratike deri ne 1996.

Nderroi jete ne moshen 83 vjeçare ne Mars 2002

Avni  Xhomaqi/Avni Xhomaqi

Lindi me 18 dhjetor 1924 në fshatin Bejkovë të Kolonjës në një familje me tradita të pasura nacionaliste.Ne vitin 1943, i ati i tij Zenel Xhomaqi rreshtohet ne rradhet e çetws balliste qw drejtohej nga Safet Butka

Me krijimin e organizates se Ballit Kombetar edhe Avniu bashkohet me këtë organizatë.

Zenel Xhomaqin e arrestuan në fillim të vitit 1945. E dënuan me vdekje me pushkatim.

Me 23 maj 1945 arrestohet dhe Avniu. Vendimi, Avni Bejkova me vdekje me pushkatim. Më prapa ky dënim u kthye në burgim të pëtrletshëm.

Në 1946, Avni Bejkovën e dërguan në Burgun e Burrelit. U lirua pasi kreu 20 vjet në këtë burg. Por odisea e persekutimit nuk mbaroi këtu. E internuan në fshatrat e Elbasanit ku qëndroi deri në përmbysjen e sistemit totalitar.

Menjeherë sapo u krijua Shoqata e të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me në krye të nderuarin Osman Kazazi, u bashkua me të duke mbajtur postin e anëtarit të kryesise kombetare, post të cilin e ruan deri në ditët tona.

      *     *      *

Prill 1953. Kampi i punës së detyruar Vlashuk. Djali gjashtë vjeçar i toger Ademit, operativit mizor të kampit, ishte sëmurë rëndë. Një ftohmë e tmerrshme e kishte shpënë në buzë të varrit, me gjithë kujdesin që kishte treguar doktor Isufi. Shpëtimi i vetëm ishte inxheksioni me penicilinë oleoze, një medikament i kohëve të fundit që vinte nga SHBA. Një të tillë kishte avokati Jani Ikonomi nga Narta, një i burgosur politik. Togeri e mësoi një gjë të tillë dhe iu lut doktorit t’ia merrte duke i premtuar se do t’ia kthente përsëri.Ujku ishte shndërruar në dele. Doktori ndërhyri, e mori penicilinën dhe ia injektoi fëmijës që u shërua, por bashkë me sëmundjen togeri harroi edhe premtimin. Delja ishte kthyer përsëri në ujk

Pas pak kohe u sëmur rëndë Bejo Vrazhdua nga Bolena. Edhe për këtë rast shpëtimi ishte penicilina oleoze. Doktori i kërkoi togerit të mbante premtimin, por ai ishte i atij brumi që premtimet i hidhte në koshin e plehrave pa e vrarë farë ndërgjegja, sepse nuk kishte ndërgjegje. Në fillim të qershorit Bejua mbylli sytë. Ajo ishte një ditë zie për gjithë kampin.. Më i prekuri, më i revoltuari ishte doktori. Një i burgosur, një nga ata që fjalën e fundit e thonë në fillim, i tha një fjalë të rëndë. Doktori iu përgjigj:

– Unë jam mjek. Detyra ime është të shëroj çdo të sëmurë, i kujtdo kraho qofte, aq më tepër kur ai është fëmijë. Ndoshta një ditë këtij djali do t’i vijë rëndë për xhestin e të atit.

Nuk dihet nëse ky djalë rron apo jo dhe se çfarë mendon për të atin, por po të jetonte duhej ta dinte se jeta e tij është ngritur mbi vdekjen e dikujt tjetër.

Maji i vitit 1954. Kampi i punës së detyruar Shtyllas. Sulejman Dizdari e ndjeu veten të sëmurë Ishte i pafuqishëm dhe me temperaturë. Doktori e pa dhe vendosi ta shtronte në infermieri. Por e ndaloi toger Ademi. Sulejmani bënte pjesë në forcat që duhej të shkonin në punë. Doktori u mundua shumë, bile u ndesh shumë ashpër me togerin, por ishte e pamundur. I sëmuri u detyrua që i mbajtur nga shokët të nisej. Por ai nuk ishte në gjendje të punonte. Duke shtyrë karron u rrëzua dhe nuk ngrihej dot më. Togeri urdhëroi disa të dënuar ordinerë ta mbulonin me dhe. Dëgjoheshin rënkimet e mbytura të Sulejmanit, por askush nuk kishte mundësi ta ndihmonte. Rojet nuk lejonin t’i afroheshe. Ai u mbulua me dhe duke patur jashtë vetëm kokën. Në mbarim të orarit të punës shokët e tij e nxorrën nga dheu dhe duke e mbajtur në krah e çuan në kamp. Atje shkëlqeu gjenia e doktorit. Ishte merita e tij nëse Sulejman Dizdari u kthye përsëri në jetë. Doktor Isuf Hysenbegasi me përkushtimin e tij, me vetëmohimin e tij e ringjalli përsëri 

Shtatori i vitit 1955 në kampin e punës së detyruar të Bulqizës. Me nismën e doktor Isuf Hysenbegasit u organizua fshehurazi një pasdite përkujtimore kushtuar tridhjetepesë vjetorit të luftës së Vlorës. Në atë pasdite nuk pati fjalime dhe kumtesa. Nuk pati kokteje dhe darka. Në vend të koktejit ishte çaji i ftohtë pa sheqer, dhe në vend të kumtesave ishin vargjet e mikut të tij, poetit të burgosur politikë Kudret Kokoshi, një figurë tjetër e shquar e nacionalizmit shqiptar. U deklamuan ‘’Toto Bolena’’ dhe ‘’Epopeja’’, ‘’Luftëtarit të Kombit’’ dhe ‘’Vegimi epik’’, ‘’Vlorës’’ dhe ‘’Këngën më të bukur këndoj’’, ‘’Spartaku’’ dhe ‘’Neroni’’, ‘’Nënës’’ dhe ‘’Gruas shqiptare’’, “Një ditë vjeshte “ dhe të tjera. Natyrisht atë natë dhe netë të tjera të gjithë përfunduan në qeli.

  *   *    *

Në kohën kur Kudreti studionte në Itali për drejtësi në ambjentet studentore të asaj kohe shqiptarët konsideroheshin inferiorë në krahasim me studentët e vendeve të tjera. Një gjë e tillë nuk kishte si të mos binte ndesh me karakterin e Kudretit dhe të miqve të tij. Ndaj vendosën që t’i sfidojnë.   Organizuan   një   konferencë   në   të  cilën  përveç  profesorëve   dhe  studentëve  të universitetit, morën pjesë edhe disa nga mendjet më të ndritura të asaj kohe në Romë. Kumtesën kryesore e mbajti Kudreti.

Foli   e   foli   me   oratorinë   e   tij   për    Shqipërinë  dhe shqiptarët, për shqipet dhe vendin e tyre, për doket dhe zakonet e këtij populli, për besën dhe nderin e shqiptarit. Foli për Pirron dhe Teutën, per Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, për Faik Konicën dhe Fan Nolin. Foli per Bilbilenjtë që ‘’vanë në litare vetë‘’ duke dredhur cigaren. Në fund foli për historinë e malësorit krenar që luftonte pa u epur para hordhive pushtuese otomane. Dikur malësori trim kapet nga koshadhet turke dhe dërgohet para trikëmbëshit. Në ekzekutimin e tij merr pjesë edhe valiu i krahinës. Në momentin e hedhjes së litarit ai, gjithë fodullëk, i drejtohet me ironi malësorit:

– Eh or mik, a e ke ndjerë veten ndonjëherë më ngushtë se sot?

Malësori i qetë, pa i lëvizur qepalla, i përgjigjet rëndë rëndë me një krenari mospërfillëse:

– Po mor zotni! E kam ndier atëhere kur më ka ardhë miku për darkë dhe nuk kam patun as bukë dhe as krypë per t’i nxjerrun.

Suksesi ishte i  jashtëzakonshëm. Që  nga  ajo  ditë nëpër gazetat e kohës filloi të shkruhej për Shqipërine dhe shqiptarët.

 Në mars 1944 ndodhej në Kosovë, ku  arrestohet nga gestapua dhe internohet në kampet e shfarrosjes në Prishtinë dhe, më pas, në kufirin Austro-Hungarez. Lirohet nga forcat aleate në fund të dhjetorit 1944. Mori rrugën e kthimit. Rrugës spiunohet nga agjentët shqiptarë të UDB-së. Arrestohet dhe i  lidhur  i  dorëzohet Shefqet Peçit në kufirin shqiptar.

Nje farsë e vërtetë gjyqi i zhvilluar kundër tij. U quajt antishqiptar dhe bashkëpuntor i fashizmit. Lakejtë e regjimit lëshonin thirrje histerike. Prokurori çirrej dhe hakërrohej. Kudreti në vend që të revoltohej apo të mbrohej me termat juridike për të cilat ishte mjeshtër, u drejtohej me vargjet e tij që i kish shkruar pas demonstratës së zhvilluar në Prizren:

Mallkuar qofsh, Benito Musolini!

Një zë nëmës shpërthen nga çdo stërkalë,

Mallkuar qofshi ju që vdekjen bini,

Dhe nëma ushton nga mali në mal.

   *   *   *

Po afronte festa e flamurit, 28 nentori i vitit 1991.  Shoqata e te perndjekurve politike Vlore vendosi te mos lejonte qe ne shtizen e flamurit te ngrihej ai me yll. Per kete, me nismen e kryetarit te saj, Hysni Alimerko, u organizua nje takim me forcat e djathta, Partine Demokratike, Republikane dhe Bashkimin e Sindikatave te Pavarura e Shoqaten “Çameria”. Iu dergua nje kerkese Komitetit Ekzekutiv Pluralist ku shumicen e kishin ish-komunistet te cilen ai e refuzoi.

Me 27 nentor, me urdher te Komitetit u ngrit flamuri me yllin e kuq. Por Vlora kishte djem te gjalle. Xhemal Mustafaraj, ish- i denuar politike dhe Fadil Ndreu, lindur dhe rritur ne internim, hipen ne shtizen e flamurit, grisen yllin e kuq dhe e ngriten ate pa yllin e urryer. Ne mbremje komiteti u detyrua te pranonte qe te nesermen te ngrihej flamuri pa yll.

28 nentor. Suita e drejtuesve te Komitetit Ekzekutiv po drejtohej per te ngritur flamurin. Te porta e lulishtes, nje grup ish-te burgosurish politike me ne krye kryetarin Hysni Alimerko i dolen para dhe i thane:

  • Duart  e  atyre  qe  kane   ngritur   flamurin   e   komunizmit  nuk  do  te  ngrene

flamurin e  Ismail Qemalit! Ky flamur eshte i yni

Flamurin e ngriten duart e pastra te Altin Kokoshit, djalit 17 vjeçar te Burim Kokoshit, ish- i burgosur politike dhe nipit te Qazim Kokoshit, firmetar i aktit te pavaresise  me 1912.

Ne ato çaste nga syte e Hysniut filluan te rridhnin dy pika lot.

Mos harroni, ne ate kohe Kuvendi i Shqiperise nuk e kishte vendosur ende heqjen e yllit nga flamuri.

    *   *   *

Avni Xhomaqin e arrestuan më 23 maj 1945. E morën para syve të ngrirë nga tmerri i të vëllait katërmbëdhjetëvjeçar, Hasanit dhe e çuan në komandën e vendit. E futën në birucë.

Kështu erdhi dita e gjyqit, por Avniu nuk e kishte firmosur procesverbalin. Pasdite hetuesit  bënë gjithçka që ai të firmoste një procesverbal tjetër, më të zbutur por ai nuk pranoi. “Nuk dua të më vrisni me duart e mia!”, u tha. E hodhi firmën vetëm në një variant të hartuar siç deshte ai. Gjithçka u mbyll pak minuta para se të niste seanca gjyqësore.

U dha vendimi, Avni Xhomaqi me vdekje me pushkatim. Më prapa ky dënim u kthye në burgim të pëtrletshëm. Ndërkohë i ati ishte ekzekutuar.

Në 1946, Avniun e dërguan në Burgun e Burrelit. U lirua pasi kreu 20 vjet në këtë burg. Por odisea e persekutimit nuk mbaroi këtu. E internuan në fshatrat e Elbasanit ku qëndroi deri në përmbysjen e sistemit totalitar.

Menjeherë sapo u krijua Shoqata e të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Avniu nuk mund te qendronte spektator. Ndergjegja e tij nuk e lejonte. Erdhi ne Tirane dhe mori pjese qysh ne konferencen e pare te shoqates, me 28 prill 1991, e cila zgjodhi në krye të nderuarin Osman Kazazi. Qysh nga Kuvendi i Pare i Shoqates dhe deri ne ditet tona Avniu ka qene anetar i Kryesise Kombetare te saj.

Eshte fati yne i madh qe sot e kemi ende ne mes tone kete figure te shquar te rezistences antikomuniste, kete enciklopedi te nacionalizmit shqiptar. Pyeteni per çfare te deshironi rreth historise se luftes se dyte boterore dhe perballjes se eger midis dy forcave, komunisteve dhe antikomunisteve dhe do te merrni nje pergjigje qe nuk do e degjonit nga asnje historian i njohur. Ate mund ta gjeni çdo mengjes duke pire kafe ne “Fast Fut Xheni” ne rrugen Ismail Qemali.

Avni Bejkova nuk ka qejf të zbresi në nivelin e fanatikëve partiakë. Ndoshta ky është edhe sekreti i mbijetimit të bindjeve të tij. Këtë bindje ai e ka edhe sot kur deklaron:

“Sa më shumë kohë shkon aq më tepër ballist bëhem”.

Ky eshte Avni Xhomaqi.

Filed Under: Histori Tagged With: Antikomuniste", dekorohen kater, reshat kripa

Kudret Kokoshi: Vetëm shqipja le të rrojë!

April 25, 2017 by dgreca

Ne 26 vjetorin e vdekjes/

kudret.kokoshi

Kudret Kokoshi, u shua me 26 Prill 1991/

Shkruan:Reshat KRIPA/

I mbylli sytë njëzetegjashtë vjet më parë. I mbylli pa shijuar mirë aromën e lirisë që sapo kishte filluar të lulëzonte, por iku me po atë besim që kishte në rininë e tij kur shkruante:

Unë po vdes!… Oh, le të vdesë!

                        Vetëm shqipja le të rrojë!

Në varrin e tij nuk u mbajtën fjalime protokollare. U thurën ditirambe, u lexuan vargje. Folën bashkëvuajtesit e tij, vëllezerit e tij, Engjëll Kokoshi si dhe Viktor e Tomor Dosti.. Ai nuk vdiq se martirët nuk vdesin. Ai vazhdon të jetojë me vargjet e tij, me veprat e tij, me personalitetin e tij.

Lindi në vitin 1908 në qytetin e Vlorës. Bir i një familje të madhe qytetare me tradita të pasura patriotike, nacionaliste dhe intelektuale. Lindi në ato vite kur Shqipëria përgatitej për të firmosur aktin më të madh të historisë së saj, që nga koha e Skënderbeut legjendar, aktin e pavarësisë kombëtare, ku krahas firmës së Plakut të Vlorës, do të vihej dhe ajo e Qazim Kokoshit, xhaxhait të tij. Do të ishte përsëri ky një nga ata që do të formonin treshen drejtuese Osmën Haxhiu, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi në luftën patriotike të Vlorës më 1920, për të vazhduar me aktivitetin e tij patriotik deri sa do ta mbyllte jetën e tij në burgun e Vlorës më 1946 si kundërshtar i regjimit komunist.

Historia do të vazhdonte dhe më tej. Ajo do të bënte që dora e një pinjolli të kësaj familje, Altin Kokoshit, të kishte nderin për të ngritur në Vlorë nën hundën e komunistëve mbas  dyzeteshtatë  vjet  mohimi  flamurin    dy    krenor   pa   yllin   e  urryer  të  turpit  dhe shtypjes më 28 nëntor 1991.

Që kur ishte fëmijë Kudreti, i ati  Hasan Efendiu, e kishte njohur karakterin dhe intelektin e të birit. E dërgoi në Romë ku kreu studimet  e mesme dhe të larta, duke u laureuar ‘’Doktor në jurisprudencë‘’ në vitin 1933. Në kohën kur Kudreti studionte në Itali për drejtësi në ambjentet studentore të asaj kohe shqiptarët konsideroheshin inferiorë në krahasim me studentët e vendeve të tjera. Një gjë e tillë nuk kishte si të mos binte ndesh me karakterin e Kudretit dhe të miqve të tij. Ndaj vendosën që t’i sfidojnë.   Organizuan   një   konferencë   në   të  cilën  përveç  profesorëve   dhe  studentëve  të universitetit, morën pjesë edhe disa nga mendjet më të ndritura të asaj kohe në Romë. Kumtesën kryesore e mbajti Kudreti.

Foli   e   foli   me   oratorinë   e   tij   për    Shqipërinë  dhe shqiptarët, për shqipet dhe vendin e tyre, për doket dhe zakonet e këtij populli, për besën dhe nderin e shqiptarit. Foli për Pirron dhe Teutën, per Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, për Faik Konicën dhe Fan Nolin. Foli per Bilbilenjtë që ‘’vanë në litare vetë‘’ duke dredhur cigaren. Në fund foli për historinë e malësorit krenar që luftonte pa u epur para hordhive pushtuese otomane. Dikur malësori trim kapet nga koshadhet turke dhe dërgohet para trikëmbëshit. Në ekzekutimin e tij merr pjesë edhe valiu i krahinës. Në momentin e hedhjes së litarit ai, gjithë fodullëk, i drejtohet me ironi malësorit:

– Eh or mik, a e ke ndjerë veten ndonjëherë më ngushtë se sot?

Malësori i qetë, pa i lëvizur qepalla, i përgjigjet rëndë rëndë me një krenari mospërfillëse:

– Po mor zotni! E kam ndier atëhere kur më ka ardhë miku për darkë dhe nuk kam patun as bukë dhe as krypë per t’i nxjerrun.

Suksesi ishte i  jashtëzakonshëm. Që  nga  ajo  ditë nëpër gazetat e kohës filloi të shkruhej për Shqipërine dhe shqiptarët.

Kthehet në Shqipëri  në  moshën  26  vjeçare.  Zotëronte  në  mënyrë  të  përsosur  gjuhën

italiane.  Por  jo më pak zotëronte gjuhën frënge, latine dhe greqishten e vjetër.

Karrierën juridike e filloi në  vitin  1933,  duke  hapur  një zyrë avokatie në Vlorë, aktivitet të cilin  e  vazhdoi  deri  në  vitin 1936. Po atë vit emërohet ndihmës gjyqtar në Bilisht dhe më vonë në Pogradec.

7 Prilli 1939 e gjen anëtar të gjykatës së shkallës së parë në Korçë. Më vonë shkon po me këtë detyrë në Shkodër dhe Tiranë. Ishin vitet e përplasjeve të mëdha. Si në shumë situata të tjera edhe atëhere vendi pati forca që nuk i verboi demagogjia e atyre që propagandonin se do ta bënin popullin ‘’të hante me lugë të florinjtë‘’. Ishte nacionalizmi shqiptar, një nga forcat e të cilit ishte ajo e Ballit Kombëtar e drejtuar nga Korifeu i Shqiptarizmës, Mit-hat Frashëri dhe ajka e inteligjencës shqiptare të asaj kohe.

Në këtë forcë gjeti veten e tij edhe Kudret Kokoshi. U angazhua në radhët e Ballit Kombëtar si anëtar i qarkorit të Vlorës dhe mori pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore të tij. Me porosi të Mit-hat Frashërit në vitin 1941, Hasan Dosti i propozoi për të shkuar në Kosovë për organizimin e gjykatave të atjeshme dhe për formimin e kuadrove me njohuritë juridike bashkëkohore.

Më 28 nëntor 1942 është në ballë të demonstratës së madhe antifashiste të zhvilluar në Prizren, ku plagoset nga milicia italiane. Ishte ndërhyrja e një oficeri të xhandarmërisë shqiptare që e shpëtoi nga vdekja duke e hequr nga kthetrat e milicisë që megjithëse i plagosur vazhdonin ta qëllonin me kondakët e pushkëve të tyre. Pa ndjenja  dhe  me  plagë  në  kokë,  ky kosovar patriot e mori dhe e shoqëroi deri në spitalin e Tiranës ku edhe u operua.

Gushti i vitit 1943 e gjen ne  Mukje,  në  konferencën historike, që me vendimet e saj tentoi të hidhte themelet e demokracisë shqiptare, por që komunistët i kthyen në vendime  të tradhëtisë së madhe.

Zëri i atdheut e ftoi përsëri Kudretin. Në mars 1944 shkon përsëri në Kosovë, ku  pas pak kohe arrestohet nga gestapua dhe internohet në kampet e shfarrosjes në Prishtinë dhe, më pas, në kufirin Austro-Hungarez.

Lirohet pas dëbimit të gjermanëve nga forcat aleate në fund të dhjetorit 1944. I lodhur, i dobët i zhveshur, i sëmurë dhe me shumë mundime arrin në qytetin e Gracit, ku fal njohjes së gjuhës latine, mundi të fitonte besimin e drejtoreshës së spitalit e cila e shtroi dhe e kuroi. Bashkë me të ndodhej dhe biri i industrialistit të shquar francez, pronarit të uzinës së makinave ‘’Renault‘’, me të cilin kishte lidhur miqësi të madhe. Ai e ftoi që të shkonin të dy në Francë, por Kudreti nuk pranoi. Atë vazhdonte ta thërriste zëri i atdheut. Ndaj mori rrugën e kthimit. Rrugës spiunohet nga agjentët shqiptarë të UDB-së. Arrestohet dhe i  lidhur  i  dorëzohet Shefqet Peçit në kufirin shqiptar.

Nje farsë e vërtetë gjyqi i zhvilluar kundër tij. U quajt antishqiptar dhe bashkëpuntor i fashizmit. Lakejtë e regjimit lëshonin thirrje histerike. Prokurori Selim Alimerko çirrej dhe hakërrohej. Kudreti në vend që të revoltohej apo të mbrohej me termat juridike për të cilat ishte mjeshtër, u drejtohej me vargjet e tij që i kish shkruar pas demonstratës së zhvilluar në Prizren:

Mallkuar qofsh, Benito Musolini!

            Një zë nëmës shpërthen nga çdo stërkalë,

            Mallkuar qofshi ju që vdekjen bini,

            Dhe nëma ushton nga mali në mal.

Kështu për Kudretin filloi kalvari nëntëmbëdhjetë vjeçar i vuajtjeve të burgut të Burrelit. Me një fizik të dobët, në konditat e tmerrshme të atij burgu, Kudreti mundi të mbijetonte në saj të forcës së rrallë shpirtërore dhe besimit të patundur për të ardhmen. Ai ruajti të paprekur shpirtin e lartë poetik. Aty për aty krijonte vargje të cilat ua deklamonte miqve të tij pa i shkruar, se rregullorja e burgut nuk lejonte të shkruaje më shumë se një  gjysmë  faqeje  letre në muaj.

Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991. Ai ishte njeri dhe poet i  madh. Ishte poet  i heroizmit kombëtar.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: kudret Kokoshi, le të rrojë!, reshat kripa, Vetëm shqipja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT