• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PSE 6 MAJ 2015 I REXHEP DEDUSHAJ ËSHTË NJË DATË E RE NË KALENDARIN E KOHËS?

May 6, 2015 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1. Secili ka datat e veta në jetën e tij, po kjo e 6 majit 2015 e shqiptaro-amerikanit Rexhep Dedushaj hyn dhe në kalendarin e kohës, ku prej vitesh janë aty dhe emri e veprat kombëtare të tij për Plavë-Gucinë e Pejën…. Kit’ datë të sotme të këtij historiani atdhetar nuk po e përveçoj privatisht për mirë, por e shenjon vet aktualiteti ynë shqiptar i vështirë. Është një datë që i duhet politikës kombëtare shqiptare, edhe në Kosvë, edhe në Shqipëri, edhe në trevat shqiptare nën Malin e Zi e nën Serbi, edhe në Maqedoni.
Po vjen historiani i njohur vuthjan Rexhep Dedushaj në një kohë dhimbjeje të madhe kur me mijëra shqiptarë të Kosovës po largohen këta muajt e fundit nga toka e tyne genetike. Po ikin nga toka, nga deti, nga ajri. Kahmos. Me gjithçka. Gjithkund. Po ikin nga politika “ku-ku” e Kosovës, nga sofra e unjtë, nga arat e pambjella, nga rrugët papunë…Kjo është një tragjedi, pasi më 1998-1999 shqiptarët e Koosvës i përndjekte Millosheviçi për spastrim etnik e tashti po e përndjekin vetëveten…Realisht sotpërsot Kosova është shteti ma i përndjekur i Europës kontinentale e ishullore. Kontributi i madh i Europës dalëngadalë me qëndrimet e saj vitpasviti po përkthehet tashma dhe ndryshe: në një turp të ri të saj, e për disa shtete të saj si një “orgazmë” politike e shovene…! E nejse, fjalën e kishim tek ikjet eksodike. Tek braktisja e madhe e Kosovës së vogël. Dhe jo vetëm e saj…po edhe Plavë-Gucia e tij nën Malin e Zi.

Po vjen atdhetari shqiptar Rexhep Dedushaj në një kohë të vështirë për Kosovën, e cila – sipas të dhanave të CIA-s në publikime të saj zyrtare – renditet shteti më i varfër i Europës së Bashkuar e Të Ndarë. Përndryshe: një nga 25 shtetet ma të varfëra të botës për vitin 2014. Kosova e ka 53.6 për qind indeksin e varfërisë, 8.3 për qind inflacionin, papunësi e shfrenuar, etj. Nga mërgata e saj në Europë e Amerikë janë pakësue dërgesat deri në 18 për qind të GDP të Kosovës.

2.
Për të gjithë ata që nuk e dijnë po them se Rexhep Dedushaj ka mbi një çerek shekulli në Amerikë. Saktësisht: 27 vjet. Ka shkue 41 vjeç e po kthehet 67 vjeç, pikërisht më 6 maj, në përvjetor të lindjes së tij. E ka përzgjedh datën e kthimit dhe, njëherash, kjo datë e përzgjodhi atë. I vështirë rikthimi: planeti Amerikë i magneton edhe gjermanët me ndejt përjetsisht aty e jo ma shqiptarët në Ballkan, që shumëkush kit’ gadishull (veçmas pjesën perëndimore) i sheh si “apendesit”…e (…eh’) shpeshherë iu ka kthye në “fuqi baroti” për luftra botërore e ballkanike.

Të gjitha ia dha Amerika qytetarit të saj dinjitar Rexhep Dedushaj përveçse Vendlindjen e tij, që është në Qarkun e hershëm të Pejës otomane e përfshinte Pejë, Plavë-Guci, Rrozhajë… Demokracinë e madhe, pasi Amerika është tempull i saj. Lirinë e plotë. Ndejen e mirë. Çekun e majmë. Shoqërinë e afërt e të gjanë, që vetëm disa ia njoh si Avdyl Dedushaj, Idriz Lamaj, Dema Balidemaj, Muharrem E. Hardolli, Naim Dedushaj e shumë të tjerë. Edhe mua tashti do më mungojë diçka jetësore shoqërore, i afërt e afirmativ, në Amerikë: Rexhep Dedushaj. Shpesh kur kujtoja Amerikën më vinte në mendje dhe Rexhep Dedushaj, e ka’i’herë takoheshim nga afër prej së largit, në mure e dritare të Facebook të Mark Zuckerberg. Ka’i’herë edhe i kena dhanë vurmak fjalës ndërveti e shpesh e ma shpesh ishte si një “katedër” për historinë e Plavë-Gucisë ku unë e ngreja dorën për pyetje e i rrija “me laps e letër” në dorë, telefon e facebook, e-mail.

Rexhep Dedushaj kur iku më 1989 për në Amerikë ishte mësues i landës së historisë në shkollat shqipe të Pejës me rrethina e, tashti, po kthehet prej andejna si historian me shumë libra monografik si “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) edhe në gjuhën boshnjake, me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013). “Komandanti me plumb në trup” (2014). E kjo ndodh në Amerikë, në vendin e lirive e mundësive të madhe. E kjo ndodh tek njerëz të rrallë si Rexhep Dedushaj, që e shkruajnë historinë e trollit të vet etnik, të Plavë-Gucisë e të Pejës…dhe mërgatës së tyne në Amerikë. Ai vjen me tetë libra me interes panshqiptar, kombëtar. Nuk është pak. Përkundrazi: shumë. Nderim! Mirënjohje!

3.
Edhe atje në Amerikë Rexhep Dedushaj, shqiptaro-amerikan, historian, atdhetar kombëtar, kudo e kurdohë e kishtë Shqipërinë me vete: me Vuthaj, Plavë-Guci, Pejë, Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Shkup, Podgoricë, Çamëri…Ai është një nga shqiptarët që në mbi tre dekadat e fundit ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ka dhanë për kombin e vet, ka ndihmue në lirinë e Pavarësinë e Kosovës, ka ngritë zërin për të drejtat historike, etnike e demokratike të Plavë-Gucisë të okuptuar e aneksuar nga Mali i Zi shoven e diktatorial, etj. Shqipëria ishte në zemrën e ndërgjegjen e tij, në sytë e hapat e tij, në penën e veprat e tij, në demonstratat për Çështjen Kombëtare Shqiptare, në takime e biseda me shqiptarët e me personalitete amerikane. E rdëshmon këtë rikthimi i tij në Atdhe pas 27 vitesh, në ditën e lindjes së tij, në ditën e emnit të tij, më 6 maj 2015.
Rexhep Dedushaj, mastër i shkencave historike, është nderue për kontributet e tij gjatë kohëqëndrimit në Amerikë: Ëdekoruar nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë me Çmimin “Pjetër Budi” (më 28 maj 2008). Shoqata Atdhetare “Dibra” i ka dhanë “Mirënjohje” (më 7 mars 2005) si një mësues kombëtar, ndër 12 mësuesit e përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare. Njihet e mbetet si një nga veprimtarët e njohur të Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë.
Sot, më 6 maj 2015, Rexhep Dedushaj po vjen nga Nju Jorku i Amerikës në Prishtinë të Kosovës me Pasaportë Amerikane, pasaportën e shtetit ma të fuqishëm të globit. Ai e ka dhe pashaporten tjetër: Pashaporten e Kosovës, shtet i ri në hartën e botës, me pasaportën e të cilit del deri në oborr të shtëpisë?! Europa e Bashkuar, që ka ardhë aty në Prishtinë e në krejt hartën e Kosovës në Flamur e deri tek Hymni memec i Kosovës, duhet me e ditë se është aty dhe për Kosovën, dhe për Serbinë…, po nuk duhet ta pranojmë që ta shohin Kosovën me sytë e njerkës, çeker, pasi deri më sot nuk po ia njeh Lëvizjen e Lirë në hapësirat Shengen, etj.?!

Tashti dy pyetje të përafërta ia baj ditës së sodit e kohës tonë shqiptare: Kush dhe Si do ta presin Rexhep Dedushaj në Kosovë?! A e veç njerëzit e gjakut e të pragut, a veç rremat bio-genetik të farefisnisë, a veç do’ shokë të tij të vjetër e të ri’?! Po shteti i Kosovës, shteti i Atifete Jahjagës, i Isa Mustafës, i Hashim Thaçit, i Ramush Haradinajt…a kanë me e prit zyrtarisht, veçmas apo në një ceremony të veçantë? Po Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës apo i vjen diçka nëpër mendje për historianin flokëthinjër e emërmirë Rexhep Dedushaj?! Po komuna e Pejës me kryetar të sotëm, të përkushtuarin Gazmend Muhaxheri, a ka me e prit’, qysh ka me e prit’, a i rri në hatër për mirë dhania e një mirënjohje këtij shqiptari atdhetar që rikthehet pas një çerek shekulli nga Amerika e përtej Atlantikut në Atdheun e tij, në Pejën e lashtë e të re, në Pejën mes Alpeve Shqiptare, ndërkohë që të tjerët, me mijëra, përditë, po ikin nga trojet e veta?! Politika kombëtare e Kosovës duhet ta vlerësojnë këtë akt, këtë veprim e veprimtari të historianit Rexhep Dedushaj, pasi 6 maji 2015 është një datë e re në kalendarin e kohës… E, në përmbyllje: Rexhep Dedushaj nuk po rikthehet si “hero i ditës”, po vjen natyrshëm si një shembull i mirë i kohës që i duhet shumë politikës sonë kombëtare kur eksodi në Kosovë, Luginën e Preshevës, Shqipëri, në trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi dhe në Maqedoni ka marrë përmasa të pazakonta. Sigurisht, vlerësimi i këtij shembulli të thjeshtë e me forcë të madhe tregon se politika zyrtare shqiptare nuk është në “ekzil”, po është në tokën e vet, ka punon për kombin e vet. Se nuk udhëhiqet vetëm nga politikanët e lartë me programe afatore, nga policët që bllokojnë eksodet, po dhe nga forca e shembullit të mirë të ditës.
Ne foto: Rexhep Dedushaj ( i dyti – djathtas) me ish-ambasadorin amerikan ne Tirane, Rajersonin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Lushaj Ramiz, Rajerson, rexhep dedushaj

NDRIÇIMI I SHUMË FIGURAVE DHE I RRETHANAVE HISTORIKE TË KRAHINËS SË PLAVË – GUCISË

April 13, 2015 by dgreca

Shkruan: Mikel GOJANI-Kline*/
Rexhep Dedushaj lindi në vitin 1948 në Vuthaj,nga një familje me tradita përparimtare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Vuthaj e Guci, ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë i kreu në Pejë, në Gjakovë dhe Prishtinë. Për shumë vite ka punuar arsimtar i lëndës së historisë në shumë shkolla të Rrafshit të Dukagjinit. I detyruar si shumë bashkëvendës të tij, për shkak të angazhimeve të tij u detyrua që të migrojë në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, ku gjendet edhe tani. Arsyen pse pedagogu dhe veprimtari Dedushaj ka migruar në Amerikë e arsyeton edhe vetë, i cili me këtë rast shprehet: “ Shkaku pse unë jam në Amerikë është hapja e shkollës shqipe në Vitomirice, në “Malla Moskva ” – siç i thonin serbët. Në vitin 1982, kur ata mendonin për t’i mbyllur shkollat shqipe edhe në Prishtinë, unë i përkrahur nga udhëheqësia e Arsimit në Pejë, në krye me Sadik Ukellën, Xhevdet Bashën, Adem Kelmendin, Hajdar Mekaj etj., arritëm ta hapim shkollën shqipe aty. Vidna Rakoçeviq një antishqiptare e dëshmuar atëbotë m’u kërcënua me fjalët më të rënda. Pas vitit 1987 e dini si u zhvilluan ngjarjet dhe udhëheqesit e Arsimit komunal më kërkuan që të largohesha, sepse na paraqitej rreziku që të burgoseshim që të gjithë, prandaj u detyrova të braktis Kosovën dhe të migroj për në Amerikë. Detajisht lidhur me këtë kam shkruar edhe në librin “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, shton prof. Dedushaj.
Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli
Edhe në Amerikë, Dedushaj dha një kontribut të çmuar, duke iu mundësuar fëmijëve të diasporës shqiptare në SHBA gjuhën e ëmbël shqipe dhe historinë e kombit. Ka botuar shumë artikuj dhe punime shkencore me temë historike në gazetat dhe revistat shqipe në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Deri më tani ka botuar këta libra: “Krahina Plavë – Guci nëpër shekuj” 1993, (i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake), “Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë – Gucisë”, Nju Jork 1997, “100 – vjet luftë”, Nju Jork 1999, “Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, Nju Jork 2009, “Gjurmë mërgimtarësh”, Nju Jork 2009, “Çung Tahiri i Vuthajve”, Pejë 2013 dhe “Komandanti me plumb në trup”,Pejë 2014. Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë. Në luftën për liri e çlirim kombëtar, u shquan luftëtarë e udhëheqës të sprovuar me trimërinë, burrërinë dhe idealizmin e të cilëve populli ynë i shumëvuajtur në shekuj, i mbanë të gjalla në kujtesën kolektive të tij dhe i përcjell brez pas brezi. Ata qenë me dhjetëra e qindra që dolën nga gjiri i këtij populli, nga “palca e kombit”, siç do të shprehej rilindësi i shquar Zef Jubani. Ata, me aktin, veprimtarinë e guximshme,me qëndresën dhe aktivitetin e tyre mahnitën epokën në të cilën jetuan,çuditën çdo strateg e kronist të kosës, u bënë sfidë shekujve. Këta luftëtarë të paepur dhe udhëheqës të shquar popullorë nuk ishin të vetmuar, por të lidhur me popullin që i lindi dhe i rriti. Një bir i tillë legjendar është edhe Çung Tahiri i Vuthajve, nga Vuthajt e Gucisë së Malit të Zi, por edhe shumë emra të tjerë që ndoqën rrugën e këtij atdhetari të shquar të kombit. Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli. Është mirë kur kjo punë bëhet me zell, përkushtim dhe disiplinë intelektuale. Sidomos është e çmueshme kjo punë kur bëhet për ndonjë personalitet të shquar të jetës historike,për ndonjë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë,që për shkaqe ideologjike dhe shkaqe të tjera politike për aq kohë të gjatë ka qenë vlerësuar shtrembër. E kuptova kështu përpjekjen e autorit Rexhep Dedushaj për të ndriçuar personalitetin dhe veprimtaritë atdhetare të atdhetarit Çung Jahë Tahiri i Vuthajve, po edhe i disa të tjerëve, si Bajram Musa, Bajram Xhuku, Isuf Zymeri, Jahë Tahir Dedushaj, por edhe shumë emra të tjerë të brezit më të ri, si Smajl Isufi, dr. Isuf Isufi – Dedushaj, Naim Dedushaj, Jeton Idriz Dedushaj, e të tjerë. Janë këta emra të shquar të jetës historike, politike dhe shoqërore, që kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie për brezat që do të pasojnë. Krejt më qëllim të ndriçimit të jetës dhe veprimtarisë së këtyre figurave, autori Dedushaj ka shkruar këtë libër, si një vlerë e rëndësishme që këta emra dhe këto ngjarje që i ka përfshirë, të mos i mbulojë pluhuri i harresës as ndryshku i kohë.
Çung Tahiri i Vuthajve dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha
Në epiqendër të shqyrtimit, autori Dedushaj ka figurën e patriotit Çung Jahë Tahirit, i lindur më 1890 në katundin e Epërm, të Vuthajve, veprimtarie e të cilit është shumë e rëndësishme dhe me vlera dimensionale për kohën kur ka vepruar me qëllim të çlirimit të trojeve shqiptare. Sipas evokimeve që autori ka shfrytëzuar nga njerëzit që kanë njohur këtë trim malësor, guximi i tij i mahniste të gjithë. Sipas autorit Dedushaj, Çungu ishte ndër të parët që kishte shkuar në luftën e Grebenit në mbrojtje të Krahinës në tetor të vitit 1912, ku iu kishte plagosur rëndë xhaxhai i tij Smajl Isufi. Pastaj, sqaron autori, ky patriot kalon në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezët. Gjatë Jugosllavisë së parë të Karaxhorgjëve, shpeshherë kishte rënë në konflikt me xhandarët e Gjorgje Llashiqit, që vetëm në territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, këtë kufi,të cilin nuk e kishte pranuar asnjëherë deri në vdekje. Në vitin 1920 ky patriot dhe luftëtar i denjë merr pjesë edhe në Luftën e Koplikut, në mbrojtje të Shqipërisë nga okupuesit jugosllavë. Në rrugën e tij jetësore ky patriot i shquar edhe në shumë lëvizje të tjera dëshmoi veten, me heroizmin dhe patriotizmin e tij. Për veprimtarinë e tij atdhetare dhe liridashëse, patrioti Çung Tahiri u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë – dr. Sali Berisha, me rastin e 80-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me “Urdhër për veprimtari patriotike të klasit II”. Atdhetarizmin, guximin dhe luftën e paepur për çlirimin dhe lirinë e trojeve etnike shqiptare, që dëshmuan përpos Çung Jahë Tahirit, autori Dedushaj e prezanton në mënyrë shumë të thukët edhe për pinjollët të tjerë të kësaj dere më tradita patriotike dhe heroike, deri te brezi më i ri dhe shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtyre lëvizjeve për çlirim kombëtar. Përpos pasqyrimit të këtyre figurave të shquara të historiografisë sonë kombëtare, autori Dedushaj, po ashtu nuk lënë anësh edhe ndriçimin e disa ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë ndodhur në atë krahinë gjatë këtij rrugëtimi historik. Autori Dedushaj në vijim pasqyron ngjarjen e 18 korrikut 1951, kur pas prishjes së marrëdhënieve jugosllave – shqiptare, më 1948, sllavo-komunistët jugosllavë e rivendosën “Murin e Berlinit”në këtë kufirin shqiptaro-shqiptar. Me këtë rast, sqaron autori, çetat kaçake të përbërë nga patriot e atdhetarë të kësaj krahine, u vunë në lëvizje sërish dhe të cilët nuk iu dorëzuan okupatorit serbo-jugosllav. Por, edhe ata që ikën në Shqipëri pas atij viti e më parë, me të vetmin qëllim që ta bindin popullin që të mos i dorëzohet pushtuesit, të mos i mashtrojë doktrina e UDB-ës,që për moto e kishte parullën “përçajë e sundo”, d.m.th. të mos spiunojnë njëri – tjetrin, të mos vriten njëri me tjetrin, të mos pranojnë të shkojnë diversantë në Shqipëri – veprime këto tejet djallëzore dhe të rrezikshme, që i sajonte UDB-eja serbosllave pas vitit 1948. Pastaj, ishte një rezistencë e madhe për moslejimin e mbylljes së shkollave shqipe në Mal të Zi dhe të kërkojnë rihapjen e atyre që ishin mbyllur më parë, të mos lejojnë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga kjo krahinë në Turqi dhe vendet tjera. Janë edhe të shumta ngjarje të tjera që gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur në këto pjesë të hapësirës sonë etnike. Autori Dedushaj, në mënyrë shumë kronologjike me këtë rast i prezanton edhe pasojat që ka përjetuar popullata e kësaj krahine pas ngjarjeve të 18 korrikut 1951. Një kapitull të veçantë autori Dedushaj i kushton luftëtarëve të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjve, Jeton Idriz Dedushaj dhe Ismet Avdi Dedushaj. Jetoni veproi në brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që i ka zhvilluar kjo brigadë në Loxhë, Gllogjan, Prejlep, Maznik, Lumbardh, Jabllanicë (tani Dushkajë) etj., duke luftuar deri në flijimin e tij për lirinë e Kosovës,më 5 qershor 1999, në mes të fshatrave Dashinoc dhe Lumbardh të Deçanit,duke u përjetësuar. Një tjetër luftëtar i lirisë nga kjo familje që në kuadër të batalionit “Atlantiku” nga Amerika, ishte edhe i riu Ismet Avdi Dedushaj, i cili iu përgjigj zërit të atdheut dhe nga Amerika erdhi për të çliruar atdheun e tij, Kosovën. Sipas autorit Dedushaj, nga krahina e Plavës dhe Gucisë, batalionit “Atlantiku” nga Amerika iu bashkëngjiten edhe shumë luftëtarë të tjerë, si Haxhi Balidemaj, Cen Haxhaj, Sadri Mehaj, Ymer Kukaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xhemë Goçaj dhe Arben dhe Milot Buçaj.
Meditimet që ngërthejnë rëndësi shumëdimensionale
Një kapitull të veçantë autori Dedushaj e ka titulluar, “Meditime”, me ç’rast autori i shpalos disa opinione të tij me interes dimensional. Po potencojmë disa nga opinione e tij që autori Dedushaj i shpalos, si Vujanoviqi mashtrohet, Pse po diskriminohet Malësia e madhe, Pse po flijohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata nën Malin e Zi, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: Kontributi i Plavë – Gucisë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Vuthajt në 100-vjetorin e Pavrësisë, Pse shqiptarët e Plavës e Gucisë nuk flasin shqip, Në kullën e Ali Demë Gecit të Llukës, Eshtrat në Previ kërkojnë drejtësi (100-vjet nga masakra e Privisë në krahinën martire të Plavë – Gucisë, ku malazezët vranë barbarisht 700 shqiptarë), Shkolla fillore Dardania e arsyetoi emrin e vet, Lufta për mbrojtjen e Plavë – Gucisë (1879-1880) dhe dilemat rreth saj, (Me rastin e 135-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) etj. Kështu, në përfundim lirisht mund të konstatojmë se libri dokumentar dhe historik “Çung Tahiri i Vuthajve”, i autorit Rexhep Dedushaj, është një libër e mirë për lexuesit, sepse autori nga njeh me shumë figura dhe ngjarje të rëndësishme historike nëpër disa periudha kohore, në krahinën e Plavë- Gucisë. Ky libër, po ashtu njëherësh edhe e pasuron fondin e librave tanë dokumentarë dhe historik, duke njoftuar lexuesit për shumë fakte dhe dëshmi të panjohura deri me tani edhe rreth këtyre figurave, po ashtu edhe shumë aspekteve dhe ngjarjeve të zhvilluara në këto pjesë të hapësirave etnike shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: figurat historike, Mikel Gojani, Plave-Guci, rexhep dedushaj

NJË DITË ME ISH PARTIZANËT E TROPOJËS

December 7, 2014 by dgreca

*… Masakrat që janë bërë në Kosovë, në Sanxhak, në Plavë e Guci, janë të tmerrshme.Më shumë se 800 shqiptarë janë vrarë vetëm në Plavë e Guci!!/
* Folesi kryesor ishte kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LNÇ të Shqipërisë, i biri i Shefqet Peçit- RRUSTEM PEÇI/
Nga Rexhep DEDUSHAJ,N.Y./
Posa kisha arritur në Pejë, Dr.Isuf Dedushaj më thirri në telefon.Më uroi mirëseardhje dhe më njoftoi se më 6 Nëntor 2014,duhet të shkojmë së bashku në një përvjetor të Brigadës 25 -të Shqiptare ,na kanë ftuar udhëheqësite e saj – Doçët , dajat tonë…
Duke i ditur meritat e Niman Syle Doçit me t’bijtë ,vendosa ti bashkangjitem Doktorit edhepse nuk isha shumë kurioz!!Ditën e caktuar u takuame në Gjakovë .Me të ishte edhe punonjesi i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë z. ARBEN DOÇI, një pinjoll i Doçëve të T’Planit .
Meqë udhtonim me veturë diplomatike në kufi vetëm na përshëndetën .Vërtetë,njëri nga policët e Shqipërisë e tha pak si me cinizëm: ” Në festë po shkoni a ?!”
Arritëm në Tropojën zëmadhe ku nuk përputhej zeri i saj i madh me gjendjen katastrofike të saj??!
” Një fshat i prapambetur ” – u shpreh djali im – Arianiti që na shoqëronte.
Rreth labidarit ,ku para 70 vitesh ishin tubuar hiç më pak se 1700 vullnetar ( siç u cek ne tubim ) i gjetëm ca pleq me ca shamija të kuqe rreth qafës – ku shkruante; “70 VJETORI I FORMIMIT TË BRIG.XXV SHQIPTARE “.
Na pritën me buzeqeshje të malësorëve dhe na i lidhën nga një shami të tillë rreth qafës!Mu kujtua thenja : “Lidhe kalin ku t’ thot zotria “!!
Dalëngadalë u tubua një masë bukur e madhe,shume gazetar e kamera televizive dhe tubimi filloi e mbaroi sipas një skenarit të pregatitur nga ” Lartë “.Kishte edhe musafirë nga Tirana dhe nga Prishtina,në krye me Pajazit Nushin.
Fjalën e mori Kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LNÇ të Shqipërisë z. RRUSTEM PEÇI ( djali i Shefqet Peçit ) Dhe pastaj u renditën pothuajse të gjithë komandantët e batalioneve përbërëse të brigadës në fjalë.Sipas fjalorit që përdornin ta merrte mendja se jemi në kohen e komunizmit: ” shoku,antifashistët,çlirimi i Malësisë,i Plavës e Gucisë dhe shkuarja në ndihmë partizanëve (vetëm nuk thonin vëllezërve) jugoslavë,në çlirimin e Jugosllavisë etj.Pastaj shprehjet : luftë kundër okupatorit dhe bashkpunëtoreve të tij etj.”!! Foli edhe përfaqësuesi i Kosovës,që su dallua shumë prej kolegeve të tij nga Shqipëria. E ÇLIRUANE PRA KOSOVËN dhe në maj të vitit 1945 u kthyen ,sipas tyre triumfues në Tiranë…Duke e theksuar çdoherë 29 Nëntorin si ditën e çlirimit të Shqipërisë -kuptohet!!
Pastaj ndanë edhe shumë dekorata e mirënjohje , më të
merituareve, kuptohet…Nxënësit e shkollës fillore ” Ali Ibër Neza ” e kishin pregatitur një program të larmishëm dhe pastaj kaluam në një hotel në Bajram Curr.
Vëzhguesit nuk mund ti shpëtoj rasti pa e bërë një krahasim në mes të Tropojës së famshme gjatë historisë tonë krenare dhe ish Kolgecajve – sot Bajram Currit,që është shëndrruar në kryeqendër të Malësisë së Gjakovës:një zhvillim paksi interesant !!
Gjatë drekës ua dhanë fjalën edhe ca musafireve prezent:Pa e pritur fare,konferencieri tha: Fjalen e ka Rexhep Dedushaj ,nga Vuthajt!! dola në bina dhe i përshëndeta: ” Të nderuar Daje,nipa e miq.I lindur ne Vuthaj,dhe si shtetas e SHBA ua uroi këtë gazmend,Këtë takim të përbashkët.Këtë përkujtim të ditëve shumë të vështira dhe për mua është kënaqësi që gjindem sot në mesin tuaj.
Ditën e sotme,para 70 vjetëve janë tubuar djemtë e malësisë ,hiç më pak se 1700 veta për NJE QELLIM dhe për NJE DESHIRE:
Qëllimi i tyre ka qenë me iu bashkuar Frontit Antifashist ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA dhe dëshira e tyre ka qenë me i bashkuar trojet tona të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë më 1913 dhe me i zbatuar vendimet e Konferencës së Bujanit që ështe mbajtur diku këtu.
Ajo u pa më së miri kur shkuane prej këtu e në Ferizaj,dhe komandanti i kësaj brigade,pinjoll i familjes DOÇI ,VELI NIMAN DOÇI u drejtohet ferizajaseve me këto fjalë:( meqë pati ndërhyrje në shenjë mospajtimi .E ceka:Jam profesor i historisë dhe po e citoj historinë ) ” Të nderuar vëllazën,shkoni nëpër shtëpitë e juaja,jeni të lirë dhe s’ka me guxue kush me u prekë.Unë jam këtu !!( apllauze).
Veliu me këtë brigadë ka vazhduar deri në qoshe të trojeve shqiptare .Ka
shkuar deri atje ku,siç tha djali i Veli Niman Doçit sot, Gjeneral SKENDER DOÇI ,sfer Pazarit të Ri e ngulën shpatën duke thënë;” Deri këtu janë trojete tona “!!
Jane kthyer mbas,kane ardhe ne Tirane dhe Veli Niman Doçi ne çdo mbledhje,ne çdo tubim qe mbahej ne ate kohe ka pyetur : ” Çfare po behet me Kosoven,ç.po ndodhe me vendimet e Bujanit”?Mu per ate edhe e ka humbur jeten ,si duket!?
Ndersa djali i motres tij,agjutant i tij dhe perkthyesi i Brigades 25 Shqiptare,ISUF ZYMERI DEDUSHAJ, eshte detyruar qe te kaloi ne Vuthaj pasi i kishte kryer dy vite te akademise ushtarake ne TIRANE.
Atje meqe ishte i vetmi i ri i shkolluar ketu e ne Tirane ,ka organizuar kurset e analfabetizmit .Por me nje makinacion te UDB-ese ,bashk me vjen keq ta them,me ish Sigurimin e Shqiperise me 18 korrik 1951 pas nje montimi te nje rasti rreth kufirit shqiptaro – shqiptar,UDB-a e vret diten per dreke s’bashku me mixhen e tij – CUNG TAHIRIN DEDUSHAJ ( e keni librin ketu ).
E kane vrare se ka qene deshmitar okular ,ndoshta i vetem i cili i ka pare me syte e vet MASAKRATE qe jane bere ne trojete shqiptare mbas LDB ,ne fund te vitit 1944 dhe fillim te vitit 1945.
Masakrat që janë bërë në Kosovë, në Sanxhak, në Plavë e Guci, janë të tmerrshme.Më shumë se 800 shqiptarë janë vrarë vetëm në Plavë e Guci!!
Duhet falenderuar Zotin ,qe djali i Veli Niman Doçit ,SKENDER DOÇI ,i ka mbledhe djemte e diaspores se New Yorkut dhe me batalionin ATLANTIKU ka ardhur ne Luften e Kosoves ne vitin 1999 dhe sot eshte realizuar endrra e Veli Niman Doçit .Eshte realizuar endrra e juaj,Zoterinje te nderuar,KOSOVA ESHTE E LIRE dhe krenonu me festen e urime .Gjithmone ne gezime u ardheshim….

Filed Under: Featured Tagged With: E TROPOJËS, NJË DITË ME ISH PARTIZANËT, rexhep dedushaj

RRUGA DECAN – PLAVË ME RËNDËSI KOMBËTARE

November 19, 2014 by dgreca

Nga biseda me kryetarin e komunes se Decanit, z.RASIM SELMANAJ/
Bisedoi: Rexhep DEDUSHAJ/
Kryetari i komunës së Decanit, Rasim Selmanaj, është nga ata drejtues që e ka jetën të pasur me ngjarje në shërbim të Kosovës.Ka kryer studimet universitare për biologji-Kimi. Ai së bashku me disa aktivistë është themelues i organizatës ilegale”Shqiponja”. Veprimtaria e tij ra në sy dhe u arrestua disa herë, në vititet 1981, 83 dhe 1992. Ishte ndër luftëtarët e parë të formacioneve luftarake për clirimin e Kosovës;- në luftën frontale në Dukagjin me 24 mars 1998, kapet nga forcat serbe dhe dënohet me 6 vjet heqje liri. Është i dënuar katër herë nga serbët, por asnjëherë i nënshtruar. Eshte shkrimtar me 10 libra…Po si rrodhi më tej jeta e tij?
Ndiqeni bisedën:
PYETJE:Kush eshte RASIM SELMANAJ ?
PERGJEGJE:U linda me 8 nentor 1963 ne Gllogjan te Decanit.Me profesion Bachelor i Biologji – Kimise…
Me 1980,se bashku me disa shoke e themeluam organizaten ilegale te te rinjeve ” SHQIPONJA ”
Arrestohemi dhe denohem ne vitin 1981,1983 dhe 1992.
Diten e fillimit te Luftes Frontale ne Dukagjin ,me 24 mars 1998,kapet nga forcat serbe dhe gjykata e Qarkut ne Leskoc e denon me 6 vjete burg.Pra 4 here i denuar.U lirua ne mars te vitit 2001.
Z. Selmanaj ka botuar 10 libra dhe shume artikuj neper gazeta e revista te kohes.Eshte antar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe themelues i cmimit ” JUSUF GERVALLA “.
Me sukses e ka udhehequr fushaten: ” ME RAMUSHIN “ne tere Kosoven.E vazhdon mandatin e dyte si kryetar e komunes se Decanit. ( Marre nga “ËIKIPEDIA’ NE INTERNET…)
PYETJE; Cili eshte historiku i rruges Decan – Plave ?
PERGJIGJE: E kisha prioritet ate pune ,edhe pse e dija se s’eshte lehte: Financimi( problemi ekonomik) dhe Zona e mbrojtur – grabitja e tokes nga Manastiri i Decanit ( problemi politik ).
PYETJE;Cilate ishin pengesate tjera ?
PERGJIGJE : Si deputet i Parlamentit nuk e votova Ligjin mbi Zonen e mbrojtur!! S’ishte fare ne rend te dites kjo teme ?!S’kishte lobim per te etj.
Por ,megjithate ,ceshtjen e filluame ne vitin 2007.Ku u be nje perpjekje e deshtuar!
PYETJE: Pse e deshtuar ?
PERGJIGJE; Se nderhyne ambasadate e huaja ne Kosove !!
PYETJE; Pse nderhyne ato?
PERGJIGJE;Se u ankua Manastiri dhe ishim te dobet – te papregatitur me iu kundervene atyre.
PYETJE; A kishte faj pushteti qendrore ?
PERGJIGJE; JO. E kishim perkrahjen nga Qeveria por…
PYETJE; Cili eshte hapi i pare qe e solli suksesin?
PERGJIGJE; Takimi me ambasadorete e huaj dhe me Qeverine ,qe e nxorrem mbi tavoline problemin.Me nje presion te perditeshem arrijtem rezultate dhe ne nje moment ,para nje viti e gjysem,me tha Kryeministri THACI: ” Rasim,me perkrahjen e Ambasadorit Amerikan do te suksesojme “! Por problemi ishte si ti bashkojme ne nje mbledhje te perbashket : ZHBOGARIN ( UE) me AMBASADORIN E AMERIKES me THACIN? Gje qe u arrite me ne fund.Aty fola edhe une duke e paraqitur qellimin …Foli edhe Thaci,qe e mbeshteti kerkesen time .E perkrahen edhe ZHBOGARI e KRISTOFOR DELLI .Ndersa POPI i Manastirit – SAVA nuk e kundershtoi shume por edhe as se perkrahi ne teresi problemin?!!Pra,mbajti qendrim neutral- kur e pau se te gjithe po e perkrahin aksionin …
Me kete procesi politik ,qe pengonte me se tepermi u eliminua dhe i mbeti Qeverise ta fuste ne Projktin financiar te vetin.
Beja presion ne Thacin dhe Qeverine .Sidomos te ministri i financave z.FEHMI MUJOTA .Dhe, mos ti kisha lodhur me kerkesa te perditeshme nuk do te ndodhte fillimi dhe ate qe nga viti 2007 e kendej…
Ruga shkon:Nga rruga Decan – Gjakove,ne mes te Carrabregut dhe Prejlepit,neper LLocan,ne Qeste – kah ish kazermate ushtareke Jugosllave – afer Fabrikes se mjaltit dhe del ne Bjeshke te Decanit te Carrabregut te Laku i Kryq’ s . Kthehet djathtas e del te Hotel ” KALAJA ” ne Gryken e Decanit duke vazhduar bregut te lumit drejte Plaves.S’ka nevoje per tunel fare.E gjate 33 km dhe sipas buxhetit te tanishem parashihet te kryhet per 4 – 5 vite.Por jemi ne kerkim te fondeve e besojme qe do ta kryejme me pare…Deri ne Plave jane rreth 40 km.
PYETJE ;A ka levizur Mali i Zi ne kete drejtim?
PERGJIGJE;Kemi mearrur premtime prej Qeverise se Malit te Zi.Ata e kane futur ne planin e vet te zhvillimit shteteror per vitet 2014 – 2020.
PYETJE; A kishit kontakte me komunen e Plaves?Si u prit ky projekt atje?
PERGJIGJE;Paralelisht me zhvillimet ne Kosove mbanim kontakte edhe me udheheqesite e Plaves.Jemi vellazeruar me ate komune dhe jemi ne kontakteë te perhereshme ne te.
PYETJE; A ka dallime ne mes te ish kryetarit te Plaves – Sharkinoviqit me te tanishmin -Shahmanoviqin?
PERGJIGJE;Te dyte e perkrahen njelloj kete projekt…Qeveria jone i aprovoi 1100,000 E.dhe ia nisem punes,sic e dini…
PYETJE;Cilet jane dobite nga kjo rruge per komunen e Decanit e me gjere?
PERGJIGJE;E vetmja perspektive e kesaj ane per zhvillimin e bujqesise ,tregtise dhe turizmit eshte kjo aorte.Pa te s’ ka perspektive per rrafshin e Dukagjinit ne pergjithesi.
PYETJE; Pse do te ndihmoi bujqesine?
PERGJIGJE;Mundesohet dalja ne bjeshket tona por edhe ne ato te Plaves me lehte.Mundesohet shfrytezimi i resurseve t’ atjeshme qe kane mvetur pothuajse te pashfrytezuara fare,per shkak te shpernguljes se popullsise se atjeshme!!Mundeson daljen ne tregun e Plaves dhe te Gucise me prodhimet tona etj.
PYETJE; SA ESHTE ANGAZHUAR SHTETI SHQIPTAR NE KETE DREJTIM;
PERGJIGJE;Ka investuar mund ish KRYEMINISTRI BERISHA qe ka pasur bisedime me THACIN desa here per kete rruge.
PYETJE; A ka mundur te beje me shume Berisha ,kur dihet se eshte dhenderr i asaj ane.Dhenderr i Martinajve ( Balidemajve )?
PERGJIGJE; Une me te s’kam kontaktuar ,prandaj s’kam pergjigje!!

Iu falenderuame Kryetarit Selmanaj dhe bashk me Drejtorin e qedres se kultures ” JUSUF GERVALLA ‘ ne Decan Z.ALI GECIN -veteran te UCK dhe Arianit DEDUSHAJ e vizituame trasene e rruges e cila dukej per bukuri dhe punimet kishin perparuar mjafte duke arritur deri ne hyrje te grykes qe shkonte paralel me Gryken e Decanit…
* Biseda eshte zhvilluar ne zyren e tij me 12 tetor 2014/

Filed Under: Interviste Tagged With: DECAN - PLAVË, Kombetare, ME RËNDËSI, rexhep dedushaj, rruga

PO SHKRIHEN AKUJT NE LUGINEN E GUCISE

October 1, 2014 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Me ne fund edhe nga Plave – Gucia po vijne lajme shpresedhenese:
– Filloi ndertimi i rruges Decan – Plave
– Filloi zgjerimi i rruges lokale Guci – Vuthaj
– Po vazhdon ndertimi (?) i rruges Guci – Hani i Hotit
– U zgjodh udheheqesia e Komunes se Gucise etj.

Ishte emocionale per banoret e asaj krahine fillimi i ” lidhjes se shqiptareve te Kosoves me ata te Malit te Zi ” – sic u shpreh kryeministri H. Thaci ne trasene e posafilluar te ndertimit te rruges Decan – Plave.Per rendesine e saj kam shkruar disa here ,kane shkruar edhe shume te tjere autor,prandaj s’po e shoh te nevojshme te shkoj me gjate! Dhashte Zoti e s’ nderpritet por perfundon sa me shpejt ky aksion ne permasa kombetare…
Pothuajse pernjeheri u perhap lajmi edhe per fillimin e zgjerimit te rruges lokale GUCI – VUTHAJ , 6 km.e gjate.
Kete nuk e filloi shteti por nje VUTHJANE ,Dr.AHMET ISA ULAJ,.I lindur ketu dhe i rritur e i shkolluar ne Tirane .qe pas renjes se kufirit te mallkuar shqiptaro – shqiptar u kethye ne vendlindje dhe po bene mrukullira :Duke i ndertuar kullate e veta dhe duke i dhene impuls zhvillimit ekonomik te kesaj krahine.
Ahmeti me vellezer ,dhe prof.AVDYL SH. DEDUSHAJ – qe pas 50 vitesh u kethye dhe ndertoi nje kulle ne vendlindje ,jane shembulli me i mire se si duhet vendlindja.
Keto shembuj duhet ti nxisin edhe te larguarit tjere nga keto ane:Ti largojne muret e arave e ta lajojne zgjerimin e rruges se filluar.Dhe,pasi te kryhet rruga Guci- Vuthaj,duhet dikush prej ” parelive ” te shumte te New Yorkut ta ndertoi nje minihotel apo ca vicendica ( si rugovasit p.sh.)ne Vuthaj.Kur dihet se per dite e me shume ka vizitor te huaj e te krahinave tona perreth qe shkojne nga Gucia ne Theth e Tropoje dhe e kunderta.
Veren e kaluar e takova te xhamia e Vuthajve ambasadorin e Ekuadorit me nje zyrtar te vetin qe kishin ardhur nga B.Curri ,kishin fjetur ne Theth e kerkonin vend me u ushqyer e fjetur te ne.
I mora me kerr e i cova deri ne Guci.Sepse s’kishte vendqendrim ne Vuthaj?!!Gjate bisedes kerkoi te dinte se :A jane “Boshnjaket “e Gucise te njejte me ata te Bosnjes?Une ia sqarova se “Boshnjaket” e Gucise deri ne vitin 1948 ishin shqiptar pothuajse te gjithe…
Pra,sa s’eshte vone duhet te pregatitemi ti presim turistet e huaj dhe vendor para se te kryhet rruga DECAN – PLAVE – GUCI – SHKODER ( Dhashte Zoti e te kryhen sa me shpejte se jane vonuar teper!!)
Me ne fund pas ca ngerceve qe dijme tia siellim vetevehtes ne shqiptaret ( shih situaten ne Kosove f.v.)u zgjodh edhe udheheqsia e komunes se riformuar te Gucise:
Sic dihet Gucia ka qene qender administrative qe nga koha e Ilireve.Tanipertani nuk disponojme me shenime te shkruara se kush ishte themeluesi apo sundimtaret ne te sic ka f.v.per Plavenqe e ngriti Perandori Romak me origjine Ilire- PLAVIUSI ( Shih lib.E.Jasque “Shqiptaret nga origjine e gjer me sot” SHBA,)
Dihet se kah fundi i viteve 50-ta apo fillimi i vit.60-ta te shek XVII,veziri i Shkodres,Sylejman Pashe Bushati e dergoi sundimtar ne Guci dhendrrin e vet SHABAN AGEN nga Gruemira e Shkodres.I cili u shpall Kapedani i pare i keshtjelles se Gucise.Pas tij vijne:Ali Beg Shabanagaj,Mehmet Pasha ( i vellai i tij), Gjyl Begu,Hasan Begu Shabanagaj dhe ALI PASHE GUCIA.
Pas shkuarjes se Ali Pashes ne Peje ( 1881) ishte perseri edhe Prefekt i Nenprefektures se Gucise deri ne vrasjen e tij me 1885.
Ne kohen e sundimit te A>H.nje kohe te shkurter ishte kryetar ISMAIL NIKOCI e me vone ADEM OMERAGAJ.qe rrjedh nga fisi Shale Qe te parte e kishin pranuar fene islame ne Guci dhe ishin bere agallar.( E jo themeluase te Gucise sic po del koheve te fundit ne ca shkrime te ca “historianeve “sharllatan).
Pas vendosjes me hekur e zjarr te sundimit te Karagjorgjeviqeve,ne keto ane.populli i Gucise e vendosen kryetar te saj djalin e HASAN BAJRIT NIKOCAJ ( qe i pat thene Avro Cemoviqit:LARGOU SHKJA GEJAT JE AFRUA..Percka e pati derguar ne ” strelishten “e Qafprevise!!) SALI NIKOCIN.i cili sundoi deri ne vitin 1944.Dhe mbahet mend si sundimtari me popullor i te gjitha koherave.
Ne Kohen e Shqipnise (1941-1944) Sali e kishte caktuar sekretar te komunes se Gucise nje kelmendas nga Martinajt:ISUF SYLEN BALIDEMAJ.Ashtu sic u zgjodhe keto dite edhe nje kelmendas tjeter nga Vuthaj :ENVER A. DEDUSHAJ.
Enveri eshte i nje familje Vuthjane,me nje histori te paster,atdhetare qe cdohere kane qene ne balle te lufterave per liri …Njeri i duhur,ne vend dhe kohe te duhur
Udheheqesia e re e komunes se Gucise duhet ti siguroi kufijte e komunes,Ata kufije qe i kishte kjo komune ne kohen e Sal Nikocit.
Duhet ti perciell dhe ti nxis punimet ne ndertimin e rrugeve te lartepermendura. dhe te bjer ne kontakt ( nepermes te nje komisioni te posacem e permanent)me biznismenete e shumte e te pasur ,me origjine nga keto ane per ti joshur ata t’investojne ne kete komune duke ua siguruar kushtet e nevojshme,kuptohet..

Filed Under: ESSE Tagged With: E GUCISE, NE LUGINEN, PO SHKRIHEN AKUJT, rexhep dedushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT