• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRIBUNALIN E RI PËR KOSOVËN E SOLLI INDIFERENTIZMI YNË

March 23, 2014 by dgreca

Është koha e fundit që ta flakim indiferentizmin tonë si dhe praktikën që fajin për pësimet tona tua hedhim të tjerëve. Tribunalin e ri për Kosovën, më shumë se ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hages – Carla Del Ponte dhe ish-senatori zvicran Dik Marti  na e saolli indiferentizmi ynë marroq./

Nga Rexhep KRASNIQI/Prishtinë/

Kohëve të fundit po debatohet vend e pa vend vendimi i  Asamblesë Parla-mentare të Evropës së Bashkuar për themelimi e Tribunalit të ri për krimet e supozuara se janë kryer gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Është interesant se debatues të shumtë të kësaj tematike, shprehen të befasauar me këtë vendim. Kjo befasi është tërsisht e pavend, pasi një masë e tillë ka qenë e propozuar dhe e mirartuar në fillim të vitit 2011, si pjesë përbërse e Raportit të ish-senatorit zvicran Dik Marti -“Trajtimi ç’njerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i  organeve njerëzore në Kosovë.” Aty thuhet Asambleja Parlamentare e Evropës “mbështet po ashtu konkluzionin sipas të cilit është e nevojshme të përpunohet një instrument juridik ndërkombëtar që do bëjë të mundur të përkufizohet trafikimi i organeve, indeve e qelizave me origjinë njerëzore, të përcaktohen masat që duhen marrë për të parandaluar këtë trafikim e për të mbrojtur viktimat, si dhe masat e së drejtës penale për shtypjen e këtij trafikimi.” (Pika 20 e Projektrezolutës). Megjithatë, institucionet kosovare, përveç fajsaimit të ish-kryeprolurores së Gjykatës së Hagës – Carla Del Ponte dhe bashkëatdhetarit të saj – ish-senatorit  zvicran Dik Marti, nuk ndërmorën as një hap tjetër për zgjedhjen e këtij problem: themelimin e “instrumentit juridik” vendor, e pse jo edhe me pëfaqësues të EULEX-it; me prokurorë, hetues e gjyqtarë të përbashkët me EULEX-in… Pasi akuzat e këtyre dy personaliteteve zvicrabe ishin aq të rënda sa që shteti ynë, edhe pa rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Evropës së Bashkuar, është dashur, që në bashkëpunim me EULEX-in t’I ndërmerrte hetimet më profesaionale, dhe ta ndriçonte problemin. Andaj, kundërshtimi I Tribunalit të ri për Kosovën, është mëse I pa vend dhe nuk duhet t’i frigohemi pasi, “sado që të sofistikohet arti I peshkimit, kurrë s’do të arrihet të peshkohet qoftë edhe një peshk I vetëm në ujrat ku s’ka peshqi.”

Hapja e Tribunalit për Kosovën jashtë vendit është një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë sonë. Megjitatë, ta vejmë dorën në zemër e të përgjigjemi me sinqeritet, me çka e kemi dëshmuar një besim të tillë?! Ndoshta jo, me shkallën e korrupcionit në asistemin tone juridik?!…

Si do që të jetë, lutjet tona drwejtuar  Clint Whgilliamson  – kryeprokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale  të Asamblesë  së Parlamentit të Evropës së Bashkuar (e themeluar në janar 2011), që ky proces të jetë “në funksion të drejtësisë që kemi ne” dhe që “të jetë në funksion të imazhit tonë” – tingëllojnë paksa naïve.

Sikur të mos ishte ky indiferentizëm marroq, në rend të parë i institucio-neve tona shtetërore, po pse jo edhe subjekteve trjera,  gazetarëve,  akademikëve tanë, Odës së Advokatëve të Kosovës, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtavëe dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, sot ka pasë mundësi që për këto vepra ç’njerëzore (marrja e oreganeve njerëzore dhe trafikimi I tyre) të akuzoheshin e të përgjigjeshin akterët e vërtetë të këtyre veprave të llahtarëshme – pjesëtarët e forcave serbe, të cilët nuk lanë asnjë të zezë pa ushtrua mbi popullin tone. Për këtë mënxyrë ka pasur edhe dëshmi shumë serioze. Po e thekësoj vetëm njëren prej tyre: Dëshminë e oficerit boshnjak nga Kanada, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte pjestarë i ushtrisë serbe… Dëshminë e tij e patë botuar, para 8-9 vjetësh, para se Carla Del Ponte ta botonte librin e saj, një e përditshme e jona, me sa mbaj mend ishte “Epoka e re”… Artikulli, përafërsisht ka pasë këtë titull “Dëshmitë e oficerit boshnjak nga Kanada”… Dëshmitë në fjalë kishin këtë përmbajtje: oficeri boshnjak, si pjestar i ushtrisë serbe në Kosovë, krimet e kryera nga  bashkëluftëtarët e tij gjatë luftës, i kishin shkaktuar trauma të rënda psikike… Më vonë e kishin dërguar për mjekim në Akademinë Medicinale Ushtarake të Beogradit. Por, as aty nuk i shkoi mbarë, pasi, për disa ditë me radhë, gjatë mëngjesit, i ranë në sy grupe të rinjsh shqiptarë, me duar të lidhura, që i dërgonin në bodrumet e akademisë, ku ndodheshin laboratorët mjekësorë… Pas një kohe oficeri u shpërngul në Kanadë, ku vazhdoi mjekimin, por përjetimet luftarake dhe ato të laboratorëve të akademisë nuk po e lenin të qetë… Përjetimet e tij ia rrëfeu edhe mjekut, i cili, për tia shfry emocionet e tij, ia solli gazetarët, përmes të cilëve, ish-oficeri i rrëfeu dëshmitë e tij…

Ka të ngjarë që grupet e të rinjëve shqiptarë që po dërgoheshin në labora-toret e akademisë, po ua pregaditnin kartelat me analizat dhe ekzaminimet e duhura për organet e tyre vitale, në mënyrë që t’i shitnin me kartela të gatshme për marrje organësh, e gjersa tregu t’i kërkonte organet e tyre, të punonin në minjerat e Siberisë, apo diku tjetër… Kjo mënxyrë ka vite që më mundon, e aq më shumë kur lexova librin e Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës” si dhe reaportin e Dik Martit “-“Trajtimi ç’njerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i  organeve njerëzore në Kosovë.” Që të dy këto krijime nuk kanë as një provë të argumentuar për pretendimet e tyre, por shfrytëzojnë burimet e vetme me të cilat disponojnë: hamendjet, trillimet dhe gënjeshtrat si dhe “dëshmitë” e regjistruara audio e video në të cilat “dëshmitarët” (shqiptarët e burosur) pyeteshin nga përfaqësues të shërbimeve ndëshkimore serbe…

Çuditërisht, përkundër këtyre dëshmive kaq të rëndësishme, gjer më sot, ato, nuk u bënë objekt trajtimi, madje as i ndonjë dëbati opinionistësh. Dihet, krerët tanë politik, janë të preokupuar jashtë mase me rivalitetet partiake dhe me fodullakun e tyre mrroq, duke harruar atë thënjen e uretisë sonë popullore se: “Në livadhin e vëllezërve të përçarë, kullosin edhe kuajt qorra.”

Pa asnjë dyshim, indiferentizmi ynë, ua mundësoi qarqeve serbe që përmes ca “advokatus diaboli” (si Carla Del Ponte e Dik Marti) të na i hedhin ne, krimet e tyre më të llahtarshme dhe më çnjerëzore që i kryen mbi ne…

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: INDIFERENTIZMI YNË, Rexhep Krasniqi, TRIBUNALIN E RI PËR KOSOVËN E SOLLI

Dr. REXHEP KRASNIQI

March 13, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen Shehu/Lindi në Gjakovën e burërisë më vitin e largët të 1906-ës.Lindi në atë natyrë të bukur,ndër ato male të larta që kishin provuar në supet e tyre krismat e luftërave shekullore me shkijet.Lindi tok me shekullin e ri për të provuar krejt luftërat,gëzimet dhe vuajtjet e vetë shekullit.Jeta e tij tek e mbramja është një metaforë epike e vet shekullit që e lindi. Gëzimet e vetme dhe të parat ishin ato të shkollës. Rexhepi ky djalosh me një pamje fisnike do të dallohej ndër shokët për mençurinë dhe dashurinë e madhe për dije.

Për shkak të trazirave ballkanike,synimet e „të mëdhenjëve“ të Europës,tanimë do ishin drejtuar të gjitha në këtë gadishull kush të mbërrinte i pari në brigjet e adriatikut,anipse aty jetonte prej shekujsh një komb i lashtë autokton.Sidoqoftë Austro-Hungaria me pretendimet e saja po bëhej një barierë e fuqishme ndaj pretendimeve serbo-sllave.Në pjesën shqiptare nën protektoratin e saj,dhe nën veprimet edhe të rilindasve shqiptarë,kishin filluar të çeleshin shkollat shqipe dhe në bangat e tyre ulej djalëria shqiptare në mesin e tyre dhe ndjaloshi Rexhep Krasniqi i dalluar në prirjet e tija për të mësuar.Por herët i vdesin prindërit dhe djaloshi Gjakovar mbetet shpresëthyer.Tanimë atij i duheshin lënë librat për të fituar bukën e gojës,ate tashmë e thëriste jeta në ato sfida të mëdha përkundër moshës së njomë,mirëpo dukej sikurse djaloshit fisnik do ti shkëlqente një fat i madh. Ai kish jetuar në Gjakovë krejt pranë shtëpisë së fëmijërisë të Bajram Currit i cili një ditë do ta mësonte mbi hallet e gjitonit të  vet. Dhe mrrekullisht është Bajram beg Curri i cili duke paraparë tek Rexhepi jo vetëm prirjet e tija fisnike por edhe atdhetarin e nesërm, endihmon atë materialisht për të vazhduar ëndrën e prerë në rrugë drejt mësimit e dijes.Më pas vetë Bajrram Beu e dërgon birrin e marum në shpirtë për në Vienë,duke e këshilluar që duhej më thellë të mësojë për vatanin e vet,që këtu Rexhep Krasniqi e ndjen në thellësinë e shpirtit peshën e madhe jo vetëm të gjakovarit por edhe të qenurit shqiptar.Ai duhej të mësonte për të çelur sytë e tij e mëndej dhe të bashkëkombasve të vet, ndaj dhe punon me plot pasion,tërhiqet veçmas ndaj historisë,ai tashmë ka nisur të kuptojë se historitë në të vërtetë mund të sjellin mërira,por ato duhet vlersuar për të njohur sam ë mirë të kaluarën e largme dhe të afërme,kujtesa e një kombi duhet të jetë kurdoherë në gjendje të zgjuar.

Puna e palodhshme dhe ngjitja e shkallëve shkencore Rexhepi do të Doktorohet në filozofi në Universitetin e Vienës  para një komisioni akademikësh me në krye mentorin e tij prof.dr. Carl Patch,në vitin 1934. Teza shkencore e punimit të doktoraturës kishte në themel punimin mbi coptimin e Shqipërisë Verilindore në Kongresin e Berlinit.Fjalët i kishte të prera dhe të sakta,burimet e arkivave të historiografisë i kishte marrë nga studjues të shumtë nga mbarrë Europa,mendimi i thellë dukej se përbënte një aktakuzë për padrejtësitë që Europa i kishte bërë Shqipërisë,gjakovari do të kishte guximin të tregonte jo vetëm ç’kish ndodhur me atdheun e vet por sidoqoftë edhe ç’do të ndodhte më tej,merr titullin e Doktoraturës  dhe preferon për tu kthyer në atdhe për të punuar.Kështuqë në Shqipëri  në vitin 1934 emërohet mësues në gjimanzin e Gjirokastrës.Ngase ishte tepër i dashur me nxënësit,mbase fliste edhe për të kaluarën e qytetit të lashtë jugor,mjaft prej shtëpive gjirokastrite i hapën dyert për gjakovarin gojë ëmbël e mësuesin e dijes së thellë.Duke parë se shkolla e mesme e atyre viteve kishte mungesa të mëdha në mbrendinë saj,Rexhep Krasniqi punon dhe përpilon një tekst mbi historinë e Shqipërisë.Të dhënast që jepeshin aty,jo vetëm që kishin të vërtetën e madhe brenda por ishin edhe të pa kontestueshme prej askujt, erudicioni i profesorit gjakovar bëri që teksti i tij i historisë të mësohej pothuaj në krejt gjimanzet shqiptare.

Vitin 1939 do ta përjetonte tok me nxënësit e tij,mbrendësinë e asaj drame të madhe që parandjenin krejt shqiptarët e mençur dhe të ndershëm. Me 7.prill, edhe pse gjimnazi mbahet i rrethuar prej ushtarëve italian,ai del në balle të nxënsve dhe duke folur evokon luftërat e famshme të shqiptarëve.Fashistët italianë do ta pushonin nga detyra e nëndrejtorit të gjimnazit dhe për ta patur nën survejim të plotë e dërgojnë si mësues në gjimnazin e Tiranës. Edhe këtu,trimi gjakovar nuk do të mungonte t’u tregonte asnjëherë nxënsve të vet, mbi historinë dhe trimërinë e Ilirëve të lashtë,madje jo rrallë,kur shihte fytyrat e ndrojtura të nxënsve ai do t’u thoshte me ate buzëgazin e tij ;“Të jem krenar për të kaluarën tonë !“.

Më vitin 1941 dr.Rexhep krasniqi kthhet në Kosovë në detyrën e Komisarit të lartë të shkollave shqipe dhe të drejtorit të shkollës normale-gjimanizi „Sami Frashëri“ të Prishtinës Pas kapitullimit të Italisë fashiste,filluan të frynin erëra të tjera në të mirë të kombit shqiptar.Më 1943 zgjidhe Ministër i Arsimit dhe nën/kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ku morrën pjesë deputetë të zgjedhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare nën Qeverinë e Mehdi Frashërit.Fjala e tij e mençur gjithmonë do ti shërbente bashkimit të shqiptarëve ndërvedi dhe bashkimit të krejt viseve shqiptare të copëtuara padrejtësisht në Berlin e Londër.

Është mjaft domethënëse pjesmarrja e trimit gjakovar në mbledhjen themeluese të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit në 16 shtatorin e vitit 1943.Historia përsëritej tashmë në kushte të tjera,sidoqoftë ishte po ai flamur i mbajtur  dikur prej burrave të shquar si Abdyl Frashëri,Ymer Prizëreni,Iljaz Pashë Dibra, Sulejman Vokshi etj,për të kauar në atë vjeshtë rrebeshesh në duart e Aqif Blutës,Rexhep Mitrovicës,Bedri Pejanit, Xhafer Devës e dhjetra burrave të tjerë që ndjenë këngët majëkrahu që në përkundjet e djepit.

Që në ditën e dytë të këtij Kuvendi  dr.Rexhep Krasniqi me shumicë votash zgjidhet në funksionin e nënkryetarit të Kongresit. Në po këtë ditë,ndërsa falenderonte pjesëmarësit për besimin e dhënë profesori dhe akademiku gjakovar me shumë pasion fliste për të kaluarën e trojeve etnike shqiptare.Ai solli në ate Kuvend dokumente dhe argumente të disa prej personaliteteve të njohura botërore të cilët mbronin tezën e autoktonisë shqiptare në gadishullin ballkanik si pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë.Dokumentimet e konstatuara krijuan bindje tek të gjithë pjesmarësit se karakteri i Ilirëve të lashtë është pikë për pike ai i shqiptarëve të sotëm,kështu dëshmohej vazhdimësia e natyrshme të jetës në këto troje stërgjushore e për më tej konstatimi i dr.Rexhep Krasniqit ishte ;

„Sllavët kanë formuluar dhe vazhdojnë të formulojnë mbi këto vise thjeshtë shqiptare,pretendimet dhe kërkime krysekëputë absurde,kërkime të cilat mbasi ja shëron si një hirug i pamëshirshëm por shpëtimtar një analizë historike dhe etnografike e thellë, e cila i hedh poshtë si të pathemelta dhe të sendergjueme vetëm nga një qëllim,për të gjetun pretekse me justifiku nevojën me u shtri mbi vendet tona pa arsye,pa të drejtë dhe pa asnjë dokument provues të pretendimeve të tyre“.

I pjekur në mendime e gjykime por edhe energjik në veprim,trimi i Gjakovës i përkiste atij grupi burrash që donin të mos humbënin asnjë çast prej asaj rrjedhe ngjarjesh që vërshonin në krejt trojet shqiptare të asaj kohe.Kësisoj në ditën e tretë të këtij Kuvendi,dr.Rexhep Krasniqi me zë të lartë e të plotë do të deklarojë ;

„Kuvendi i Dytë i Prizërenit i mbledhun me 16 të shtatuerit 1943,si bisedoi në mbledhjen e tij të tretë,ditën e 18 shtatuerit 1943 gjatë e gjanë,problemin e prefekturës së Mitrovicës,tue e shqyrtue nga të gjitha pikëpamjet si nga ajo historike,gjegrafike dhe etnografike, bisedim në të cilën muern pjesë të gjithë delegatët e viseve të përfaqsuara në Kongres,deklaron ; Të gjitha vendet që përshin rrethi i Perfekturës së Mitrovicës,don me thanë Mitrovica, Vuçitërna,Pazari i Ri dhe Podujeva,janë vise krejtësisht të banueme prej prej popullsie me gjak shqiptari,po ashtu me gjuhë e zakone shqiptari,me një përqindje dërmuese gjithnjë shqiptare,që kapet deri në 95-99 përqind dhe si i tillë përkasin Shqipërisë.Shpresojmë se dëshira jonë do të merret parasysh nga Qeveria e cila do t’i kushtojë krejt përpjekjete e saja si Qeveri Kombëtare,diplomatike e politike për të realizuar vullnetin e popullit“.(a Shqiptare 9 maj 1999,faqe 13.Tiranë ).

Nëse Lidhja e Dytë e Prizërenit u godit rëndë ashtu siç ishte goditur që më parë dhe Balli Kombëtar,kjo do t’u kujtonte shqiptarëve se jo vetmë se fatet e shqiptarëve ishin në duart e të huajve të cilët nuk mund të pranonin vetëdien një bashkim të tillë,por aq më shumë ndihmoi dhe tradhëtia komunistëve shqiptarë të lidhur ngushtë me armiqtë tanë shekullorë serbosllavët.Përderisa Rahstagu Gjerman kishte pranuar dhe njohur Shqipërinë Etnike dhe kërkonte tërheqjen e Bullgarisë nga trevat e rrobëruara shqiptare,tashmë po godiste lufta civile që i hapte rrugë pushtimeve të serbosllavëve. Komunistët shqiptaro-sllav filluan tashmë pushkatimet  persekucionet,burgosjet e deri tek ndjekjet e pafundme të gjith atyre që kishin luftuar e sakrifikuar për bashkimin e Kombit  e trojeve etnike shqiptare, kështu që së bashku me Xhafer Devën,Rexhep Mitrovicën,Xhelal Mitrovicën,Tahir Zajmin e tjerë do t’iu bashkohet dhe dr.Rexhep Krasniqi të detyruar për ti thënë lamtumirën e padshëruar atdheut të tyre të rrobëruar tashmë prej komunistëve sllavoortodoks dhe veglave të tyre shqipfolëse komuniste,por gjithmonë në shpresë se një ditë do të kthehen sërish në tokën që i lindi dhe i bëri burra.

Dr.Rexhep Krasniqi,intelektuali i ngritur në shkallë të lartë akademike,patrioti dhe atdhetari i zjartë ,tashmë do të provonte rrugët e hidhura të mërgimit fillimisht në Itali andej në Siri e deri në Australinë e largët ku punoi si një puntor i thjeshtë fabrike për mbijetesë. Ndërsa në vitin 1956 ai thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme të SHBA-ve për të marrë pjesë në riorganizimin e Komitetit Kombëtar Demokrat  „Shqipëria e Lirë“.Në krye të Komitetit.dr.Krasniqi kreu një veprimtari të gjërë politike me emigracionin shqiptar dhe ate diplomatike duke përfaqsuar emigracionin antikomunist shqiptar.Po ashtu ai mirrte pjesë dhe në tribuna e simpoziume politike e shkencore si në SHBA ashtu dhe në botën perëndimore antikomuniste,gjithmonë dukdemonstruar  fatin e ndërlidhur të Shqipërisë me Kosovën.Revista „Shqiptari i Lirë“ do të ishte tribuna dhe zëri i përçimit të antikomunizmit shqiptar,gjithmonë në rrugën e lirisë dhe bashkimit kombëtar shqiptar,në këtë revistë gjithmonë do të shkëlqente në gjdo numër të sajën, mençuria dhe mendimi i vyer i profesorit gjakovar.Megjithëse në moshë të rënduar ai deri në ditët e fillimit të luftës në Kosovë zëri i tij në telefonata do të ishte gjithmonë këmbues dhe optimiste në çlirimin e Kosovës kur thoshte se „tash jam i lumtur se rrokëm armën liria troket dhe vjen shpejtë,zori i shqiptarit asht sa të futet në luftë,si të futet s’ka kush e ndal, tash edhe me vdekë e di se Kosoava do të lirohet“ (Bisedë me autorin së fundmi më 15.qershor 1998). Kështu për të ardhur deri tek ajo që quhet ditë hidhërimi e dhimbjeje të shkurtit 1999 kur dhe do të mbyllte sytë përjetësisht me imazhin e Kosvës së lirë dhe të bashkuar me shqipërinë.Fjalët e fundit „Rroftë Kosova,rroftë Shqipëria Etnike !“ sikur grishin ndërgjegjen e pastërt të  intelegjencës shqiptare për të kuptuar se interesat e Kombit dhe Atdheut vëhen mbi interesat ditore apo të çastit.

Bern-Zvicër

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugen Shehu, patrioti, Rexhep Krasniqi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT