• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Krime serbe në Kosovë – një libër tronditës

November 6, 2020 by dgreca

Rexhep Shahu: Krime serbe në Kosovë – një libër tronditës/

-Së shpejti del në Prishtinë dhe në qytetet e tjera./

-Varret masive të shqiptarëve janë ende në Serbi./

Kriminelët serbë në pushtet Vuçiq e Daçiq nuk i tregojnë ato varre dhe kanë veshe kostumin e viktimave dhe drejtojnë gishtin e akuzës kundër shqiptarëve.

Shqiptarët, besoj naivë, duket u mjaftuan, u nginë me lirinë e Kosovës, me Kosovën pa serbë, me shtetin e tyre të dytë shqiptar të lirë dhe i lanë të qetë kriminelët serbë, nuk i paditën as Vuçiqin as Daçiqin as shtetin kriminal serb në asnjë gjykate penale ndërkombëtare.

Shqiptarët dënohen, shkojnë nëpër gjykata për të provuar drejtësinë, shqiptarët duhet të paguajnë ende për lirinë, ndërsa serbët fërkojnë duart e krimit.

Edhe trupat e pajetë të shqiptarëve që janë në varrezat masive në Serbi janë pjesë e çmimit të rëndë që shqiptarët paguan për lirinë.

Janë disa libra që shqiptarët nuk i kanë lexuar, politikanët e intelektualët shqiptarë që duhet të jenë të lexuar nuk i kanë lexuar. “Shqiptarët e fuqitë e mëdha”, libër i shkruar nga kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, gurra e të ligës serbe kundër shqiptarëve, botuar në 1913 në frëngjisht e gjermanisht e pastaj përkthyer në serbisht nuk e kanë lexuar politikanët e intelektualët shqiptarë. Ndoshta e kanë shfletuar, por nuk e kanë lexuar, nuk e kanë lexuar, nuk e kanë lexuar, nuk e kanë thithë, nuk e kanë bërë pjesë të vetëdijes. Ky është libri që i bën shqiptarët me bisht. E ka shkruar kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, e ka përkthyer kryeministri shqiptar Mustafa Kruja, e kam botuar unë në 2015. Më 1928 e ka përkthyer dhe botuar në Zarë, Mustafa Kruja dhe që nga ajo kohë deri në 2015 nuk e botoi as Tirana as Prishtina. Kush i pengoi, kë kishin frikë Tirana e Prishtina…

Ai libër u thotë Fuqive të mëdha se shqiptarët janë me bisht, janë të pazhvilluar, janë muslimanë fanatikë, të paqytetëruar, nuk u duhet dhënë shtet, nuk duhen njohur, por na i jepni neve serbëve një shekull shqiptarët që ti kulturojmë, ti civilizojmë ne dhe pastaj ua japim ne një autonomi kulturore…

Pra këtë libër nuk e kemi përfillë. Librin ‘Shpërngulja e shqiptarëve’ të Vaso Çubrilloviqit nuk e kemi lexue, nuk e kemi njofte ani se shumëkush mban hundët përpjetë si hajvan e gënjen veten, por dy referatet e Vaso Çubrilloviqit nuk i kemi njoftë as politikani as intelektuali as dreqi as i biri. Në 2015 edhe atë e kemi botuar libër, por askush nuk e lexon.

Dhe themi pastaj si shkojnë shqiptarët si gomari në ëndërr.

Me librin e Vladan Gjiorgjeviqit, Vaso Çubrilloviqit e gjithë traktatet serbe kundër shqiptarëve ne nuk jemi të njohur, nuk i dimë, nuk i kemi lexuar si popull dhe qajmë sot. Nuk flitet në shkollat e auditoret tona për këto traktate urrejtje, jo të mësojmë urrejtjen prej tyre por të dimë se si na përfytyron fqinji ynë serb.

Ky libër i ri ‘Krime serbe në Kosovë’, bashkë me librin e Vladanit, të Çubrilleviqit, me platformën e Ivo Andriçit dhe gjithë platformat tjera, kanë qenë e janë dokumente të mjaftueshme me e paditë Serbinë në Gjykatën e Hagës për krime çnjerëzore pasi ajo e ka të dokumentuar politikën kriminale, strategjinë kundër shqiptarëve.

Titulli: Krime serbe në Kosovë

Konsulent në dy botimet: Sadik Ram Llapashtica

Me parathënie dhe pasthënie nga Çerçiz Loloçi

Redaktor: Rexhep Shahu

Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë.

Arti grafik: Blendi Shahu

Filed Under: Histori Tagged With: Agim Neza, Çerciz Loloci, krimet serbe, Rexhep Shahu

Pa inat, per 2 korrikun e shqiptareve

July 3, 2016 by dgreca

NGA REXHEP SHAHU/
Me 2 korrik 1990 u debua nga Shqiperia pjesa me vitale e shqiptareve. I deboi atdheu komunist qe i shfytyroi njerzit, i beri kavie, i ndeshkoi me uri, me mungese proteine, me kampe perqendrimi, me burgje, me mungese lirie, me mungese shprese, me vrasje endrrash.
Po te kishte mundesi informimi si sot dhe po te kishte anije mjaftueshem, mbase shumica e shqiptareve do te iknin nga atdheu qe nuk premtonte asgje pervec karikatures se njeriut te ri.
Ne atdhe mbeten njerez heroj per te mbijetuar.
Iku mbreti Zog prej atdheu ne prill 1939, por la nje popull patriot sepse kur vendi u pushtua nga Italia, shqiptaret renden drejt depove te armeve dhe kerkonin pushke per te luftuar kunder italianeve, edhe pse mbreti i tyre nuk u priu ne lufte qofte per te fituar e qofte per te humbur.
Kur ra diktatura e Enver Hoxhes, shqiptaret desh e braktisen atdheun te gjithe se diktatura ua kishte heqe palcen shqiptare, i kishte trajtue si njerez te rij, si Lejfene, nuk kishte ndertue shtepia per shqiptaret por bunkere per trillet e manite e diktatorit, ua kishte zhbe dinjitetin dhe arsyet per te qene krenare se jane shqiptare, ua kishte zhduke fene e zotin dhe fe kishte bere partine e zot diktatorin dhe parulla sunduese ishte Partia – Shqiperia. Pra diktatura atdhe na kishte bere partine, Shqiperi na kishte bere partine.
Po te ishin ne atdhe shqiptaret qe u debuan, nuk do te kishte shans asnje qeveri qe te terhiqte zvarre kete popull, sepse ata guximtaret vitale qe shaluan vdekjen, nuk do te mund te duronin asnje lloj qeverie qe t’ua fuste gishtat ne hunde njerzve dhe t’i terheqe zvarre duke i mashtruar, vjedhe e rjepe, duke ndjelle si lope.
Po te ishin ne atdhe shqiptaret qe i deboi e perzuri atdheu – burg, atdheu – kamp perqendrimi, atdheu – fabrike spiunesh, do te kerkonin pune, do te dridhnin e do te shembnin cdo qeveri dhe ne kete vend nuk do te instalohej mendesia ekzistuese qe pushteti eshte biznesi qe te sjell fitime me shume se cdo biznes tjeter i ligjshem a i paligjshem.
Me 2 korrik 1990 shqiptaret ne Kosove me aktin e kesaj dite bene referendumin qe i pohoi bashke, i pohoi shqiptare dhe nuk paten udhe apo shteg te zene ne udhetimin e tyre drejt lirise e pavaresise.
Me 2 korrik 1990 ne Kosove u be ajo qe mungon sot per shqiptaret – referendumi per bashkimin kombetar, referendum qe duhet te behet (le te mos vleje sot per sot) per te cele shtigjet e zena neser.
Me 2 dhe pas 2 korrikut 1990, bota rinjohu shqiptaret, te cilet fale vitalitetit te tyre, shpesh bejne qe qarqe te caktuara antishqiptare te mendojne se shqiptaret jane nje komb 100 milionesh, qe lumturojne miqte e trondisin armiqte.

Filed Under: ESSE Tagged With: 2 korriku i shqiptareve, Rexhep Shahu

Një pamflet rrëqethës

June 18, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/Më 12 qershor 2015, në faqet e internetit ishte botuar pamfleti i zotërisë Rexhep Shahu, me titull “T’u shtoftë jeta, qeveri!” E lexova me shumë kërshëri. Më pikoi në zemër për ato të vërteta që shpaloseshin në atë pamflet. Kisha lexuar edhe më parë për gjendjen e rëndë ekonomike që ishte krijuar në Kukës dhe për largimin masiv të njerëzve për në emigracion. Por nuk mund ta përfytyroja dot atë pamje tragjike që zotëria Rexhep Shahu zbulon në pamfletin e vet. Fuqia stigmatizuese e atij pamfleti është e jashtëzakonshme. Ajo më ktheu shumë prapa në kohë dhe më solli në kujtesë pamfletin e Ciceronit(Marcus Tullius Cicero 106-43 p.e.r.) që e pati botuar në vitin 61 p.e.r.kundër Publij Klodit (Publius Clodius Pulcher 93-52 p.e.r.), një demagog ky nga radhët e patricëve romakë, të cilin gjykata e pati nxjerrë të pafajshëm pas fyerjes që i kishte bërëperëndeshës së dëlirësisëBona Dea.

Më kujtoi njërin nga mjeshtrit e shquar të pamfletit të periudhës së klasicizmit, Erazmin e Roterdamit (Desiderius Erasmus Roterodamus1466–1536). Në pamfletin me titull “Lëvdatë budallallëkut” (LobderTorheit), të botuar në vitin 1509, ai stigmatizon princat, priftërinjtë dhe skolastikën.

MëkujtoipamfletinefamshëmtëDaniel Defosë(Daniel Defoe – 1660-1731), me titull “Rruga më e shkurtër për të larë hesapet me disidentët (TheshortestWaywiththeDissenters), të botuar në vitin 1702, në të cilin demaskonte obskurantizmin klerikal.

Më kujtoi pamfletin e Lev Tolstoitme titull “Nuk mund të hesht” (Nje mogu mollçat), të botuar në vitin 1908. Në atë pamflet shkrimtari i shquar i çjerr maskën carizmit për ekzekutimin e fshatarëve të pafajshëm pas revolucionit të viteve 1905-1907 që pati shpërthyer në Rusi, me qëllim që të mbillte frikë dhe tmerr në radhët e popullit rus. Tolstoi shkruan:

“Sot, më 9 maj, ka ndodhur diçka e tmerrshme… Sot, në Herson… janë ekzekutuar me varje në litar dymbëdhjetë fshatarë…Dymbëdhjetëveta, pikërisht nga radhët e atyre njerëzve, me punën e të cilëve ne ushqehemi, të atyre njerëzve që ne i kemi shthurur dhe po vazhdojmë t’i shthurim me të gjitha mënyrat, duke filluar nga helmi i vodkës e deri tek ajo gënjeshtra e tmerrshme e besimit, të cilin ne vetë nuk e marrim për të vërtetë, por që po mundohemi t’ua mëkojmë atyre me se s’bën. Dymbëdhjetë të tillë janë varur në litar pikërisht nga ata njerëz që mbahen me ushqim dhe me veshëmbathje me djersën e atyre të gjorëve”.

Qeveria shqiptare nuk ka ushtruar asnjë dhunë fizike ndaj qytetarëve kuksianë, por ajo ka ushtruar një dhunë të tmerrshme shpirtërore kundër tyre. U ka kërkuar të paguajnë faturat e prapambetura të energjisë elektrike që arrijnë në miliona lekë. Në pamundësi për të paguar dhe për të mos përfunduar nëpër burgje, një masë e madhe qytetarësh kuksianë janë detyruar të braktisin atdheun dhe të degdisen familjarisht në emigracion. Për pasojë, siç shkruan zotëria Rexhep Shahu, shumë pallate janë boshatisur, nëpër shkolla janë rralluar nxënësit, mësuesit janë larguar, pa nxjerrë përfundimet vjetore, njerëz të moshës së tretë kanë mbetur në mëshirë të fatit deri në atë shkallë, saqë, për shkak të moshës së rënduar, nuk janë në gjendje të shkojnë të tërheqin pensionin.

Por gjendja katastrofike ku e ka katandisur vendin qeveria Rama-Meta, nuk është karakteristike vetëm për Kukësin, siç përshkruhet vërtetësisht në pamfletin e zotërisë Rexhep Shahu. Një gjendje e tillë ka pllakosur mbarë vendin.

Ja se si e përshkruan gjendjen ekonomike të qytetit të Vlorës gazetarja Laureta Petoshati:

“Të gjithë mendojnë se Vlora është një bastion i së majtës dhe ky krah politik shpreson se edhe këtë herë fitoren do ta ketë më të lehtë, aq sa në gazetën “Telegraf”, të datës 08.06. 2015 në intervistën dhënë gazetarit Çlirim Hoxha, shkruhet shprehimisht: “Flet për “Telegraf” kryebashkiaku i ri i Vlorës”, duke zhvlerësuar kështu zgjedhjet dhe demokracinë pjesëmarrëse. Asnjëherë nuk duhet folur para kohe. Atë e vendos sovrani popull, pasi në terren gjërat qëndrojnë ndryshe, pavarësisht tymnajës së mediave. Te komuniteti vlonjate, qysh vjet që kam punuar si gazetare në terren, kam parë se po kristalizohej mendimi se e majta që është në pushtet është tjetërsuar dhe është duke e humbur thelbin e vet social. Nga dita në ditë po rritet varfëria, si shkak i papunësisë dhe i masave drastike të qeverisë. Në Vlorë pakënaqësia është e dyfishtë, sepse njerëzit janë të pakënaqur dhe nga puna e bërë për 18 vjet nga pushteti vendor në pesë mandate, ku në dy prej të cilave kishte në krye dy mjekë dhe në tre të fundit një mësues të gjuhës frënge” (Citohet sipas: Laureta Petoshati. “Leli apo Deromemaj? – Vlora ka nevojë për një menaxher transformimi”. Marrë nga faqja e internetit “VOAL”. 10 qershor 215).

Pasojat e masave drastike të qeverisë Rama-Meta u dukën açik edhe në Vlorë: me mijëra qytetarë vlonjatë morën rrugën e emigracionit.

Çuditërisht, e njëjta politikë qeveritare, me pasojë varfërimin e njerëzve, ndiqet edhe në Kosovë: me dhjetra mijëra qytetarë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, janë detyruar të braktisin vendin. A thua të jetë rastësi ngjashmëria e një dukuri e tillë: zbrazja e vendit nga qytetarët e vet? Nuk e di. Por për një gjë gjithsekush duhet të ketë një mendim të kristalizuar: shqiptarët, tradicionalisht, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë varrmihës të vetvetes, si pasojë e politikës mercenariste të klasës në pushtet.

Qeveria Rama-Meta nuk kishte se ç’t’u merrte më atyre banorëve kuksianë, si edhe gjithë atyre të zonave të tjera që qenë detyruar të braktisin vendin. Si qytetarë që s’kishin para për t’i dhënë qeverisë, ata, me sa duket, nuk i duheshin më asaj. Prandaj edhe ata u detyruan të emigrojnë në një mënyrë aq masive. Por a nuk do të kishte qenë më mirë vallë që qeveria Rama-Meta t’ua falte kamatëvonesat të gjithë atyre qytetarëve të varfër dhe çmimin e energjisë për kilovatorë, t’ua caktonte pak më të reduktuar? Se në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kryetari i opozitës së asokoshme, zotëria Edi Rama, premtoi uljen e TVSH-së së energjisë elektrike deri në 06%. Por nuk e mbajti fjalën. Madje çmimin e energjisë e ngriti mbi 20%. A nuk do të kishte qenë më mirë qëqeveria, përmes uljes së taksave, përmes investimeve, përmes masave lehtësuese për investitorët e huaj, të nxiste hapjen e bizneseve të reja që njerëzit të punësoheshin që t’u rriteshin të ardhurat?

Në kulmin e dëshpërimit për zbrazjen e Kukësit nga qytetarët e vet, zotëria Rexhep Shahu shkruan:

“A thua kanë ardhë në pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipërinë? A mos i ka sjellë në pushtet ndonjë fuqi e huaj që i intereson të zbrazet Shqipëria nga shqiptarët?”.

Lexuesit le ta klikojnë në google titullin e pamfletit të zotërisë Rexhep Shahu dhe të njihen vetë me të vërtetat drithëruese që përshkruhen aty.

Mund të jetë edhe kështu, siç hamendëson zotëria Rexhep Shahu, se, siç e përmenda më lart, varrmihësit e shqiptarëve kanë qenë politikanët mercenaristë. Por mund të jetë edhe dashuria e verbër që ushqejnë për pushtet Rama dhe Meta, të cilët, të dehur prej saj, me politikën që po bëjnë, po sjellin si pasojë varfërimin e popullit shqiptarë. Pikërisht kjo politikë me pasoja varfëruese, i ka detyruar disa dhjetra mijëra qytetarë të zbrazin atdheun për të gjetur kafshatën e gojës në vende të huaja. Pikërisht kjo politikë me pasojat e lartpërmendura që ndjekin Rama dhe Meta, me vetëdije apo pa vetëdije, në thelb, është një politikë antikombëtare. Prandaj do të ishte mirë që ata të heqin dorë nga dashuria e dendur për pushtet përhedhjen në dorë të të gjitha levave të tij. Sepse është si zor që ta besosh se një dashuri e tillë do të ketë pasoja të mira për politikën e tyre. Se dashuria e dendur, – thotë populli, – është e keqe dhe e nëmur.

 

Tiranë, 18 qershor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Eshref Ymeri, Pamflet rrenqethes, Rexhep Shahu

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT