Dalin rezultatet e para preliminare të balotazhit të zgjedhjeve lokale sot në 20 komuna të Kosovës.Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Shpend Ahmeti udhëheqë me 50,19% të votave në garën me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi, i cili ka marrë 49,81%.
Ky rezultat është nga 100% e vendvotimeve të procesura, që janë gjithësej 236.Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta, dhe këto mund ta ndryshojnë rezultatin e ngushtë dhe fituesin.
Në komunën e Prishtinës kanë votuar 44,39% e e 188.341 votues të regjistruar.
Edhe në disa komuna të tjera rezultati është i ngushtë.
Në Prizren, Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje me 50,32% të votave udhëheqë në garën me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Shaqir Totaj me 49,68% nga 100% e 219 vendvotimeve të procesuara. Në Prizren kanë votuar 30,56% e 168.884 votuesve të regjistruar.
Rezultatet po publikohen në vazhdimësi në faqen zyrtare të KQZ të Kosovës.