RFE- Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Organizata e Atlantikut Verior i ka dhane te drejte Ukraines, qe po te dishroje,mund te bahet antare e kesaj Aleance Perendimore qe perbahet nga 29 shtete Perendimore.Gjeorgjija,
“Ne nji deklarate qe u ba nga Aleanca e Natos,thuhet se dera e saj asht e hapet per cdo vend te Europes, qe asht i afte te ndermarri zotimet dhe detyrimet per t’u ba antare e Natos,dhe te ndihmoje ne sigurine e zones Euro-Atlantike.”
Ne deklarate lidhun me kete ceshtje thuhet se,kater vende ortake te Natos kane shfaq deshiren per t’u ba antare te kesaj Aleance.Keto vende jane Bosnja e Hercegovina,Gjeorgjija,
Vendet qe zyrtarisht kane shfaq deshiren per t’u ba antare te Natos, ne fillim ato ftohen te bajne bisedime te hollsishme me zyrtare te Natos rreth deshires se tyne per antarsim si edhe per reformat qe ato duhet
te bajne.
Hapi tjeter drejte mundesise per t’u ba antare asht pjesmarrja ne Planin e Veprimtarise se Natos, ne te cilin vehen ne dukje detyrimet dhe zotimet qe kane te bajne me mudesin per t’u ba antare.
Deri tashti,vetem Bosnja -Hercegovina e Maqedonija kane vu ne dukje deshiren per antaresim e,qe marrin pjese ne Planin e Veprimeve per antarsim.
Me 8-te Qershor,2017,Parlamenti i Ukraines miratoi nji ligj, ne baze te cilit, perparsija e politikes se jashtme te atij vendi.do te jete antersimi ne Nato.Ne Korrik te 2017-tes, Presidenti i Ukraines Petro Peroshenko njoftoi se do te kerkoje fillimin e bisedimeve me Naton, per te marre pjese ne Planin e Veprimtarive te Antarsimit.
Tash per tash Ukraine gjindet ne nji gjendje lufte me kryengritsit ruse,ne zonen e saj lindore,ku deri tashti, gjate luftimeve qe filluen ne Prill te 2014-tes, jane vra ma shume se 10300 njerez, dhe zhvendos me qinda mija te tjere.Luftimet filluen kur Rusia nxiti trazime ne zonen lindore te Ukraines,mbas debimit te presidentit pro-rus te Ukraines Viktor Janukoviq.