Ndodhi ajo që pritej. Ylli i futbollit portugez dhe atij botëror, Cristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë 2013”, për të dytën herë herë karrierën e tij, në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA Në Zyrih.
Hera e parë ka qenë në vitin 2008. Nuk kanë munguar lotët nga ana e 29-vjeçarit gjatë marrjes së këtij çmimi.
“”Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment”, tha Ronaldo. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi tek Reali, tek përfaqësuesja, familjen time, e cila është këtu të pranishme.
Është një nder i pakrahasueshëm. Falënderoj presidentin, shumë prej personave që më kanë ndihmuar që të arrij këtu, të fejuarën time, djalin tim dhe Eusebion që nuk jeton më, por që më ka frymëzuar që në hapat e mi të parë si futbollist. Është një moment shumë emocionues për mua”- shtoi portugezi.
FIFA ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë për vitin 2013-të,në të cilin gjenden katër futbollistë të Barcelonës, tre të Bajernit, tre të Realit dhe dy të Paris SG.
Rreshtimi më i mirë i vitit të lënë pas sheh Neuer në portë, Alves, Ramos, SIlva dhe Lahm në mbrojtje, Iniesta, Xavi, Ribery në mesfushë dhe Messi, Ibra e Ronaldo në sulm.
Pas shpalljes së fituesve, të 11 futbollistët u rreshtuan në mënyrë simbolike, për të pozuar si pjesë e një skuadre të vërtetë futbolli.
Trajneri me i mire eshte zgjedhur ish tekniku i Bayern, Hup Henkes, pas tij Jurgen Klop dhe i treti Ferguson.