• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Barka që lundron në gjolin e rrenës greke

November 23, 2016 by dgreca

Replikë me Panajot Barkën rreth ligjit të minoriteteve kombëtare/1-ok-barka-panajot

Nga Arben Llalla/1-barka

Sa herë që Shqipëria i qëndron përballë Greqisë, tek i tregon autoritet dhe kërkon bisedime të barabarta në çdo nivel si një fqinj i mirë dhe jo vasal, profesori i Katedrës së gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka nxjerr në dritë nga një opinion. Në këto sprova të lodhshme, kur Barka bredh si kali në lëmë dallohet veç një qëllim; udha e servilizmit ndaj Greqisë. Sipas tyre nuk duhet ta zgjojmë nga gjumi ariun e Athinës, sepse vota pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE është në rrezik.

Në shkrimin e tij të fundit Panajot Barka i mban leksione qeverisë Rama dhe shqiptarëve se si duhen trajtuar minoritetet në Shqipëri me një ligj të veçantë. Por, Panajot Barka, nacionalist ekstremist, i cili punon dhe lufton për aneksimin e Jugut të Shqipërisë përpara se t’i mbajë leksione shqiptarëve për të drejtat e pakicave, duhet në fillim këto mësime t’ia mbaj atdheut të tij amë, Greqisë. Republika e Greqisë është i vetmi vend anëtar në Bashkimin Europian që nuk njeh minoritetet, të cilat kanë jetuar dhe jetojnë brenda saj prej shekujsh. Kështu, ajo nuk njeh minoritetin hebre, edhe pse ky minoritet ka varrezat e tij të ndara nga të tjerët. Hebrenjtë, më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut, ku dikur ndodhej varreza më e madhe e tyre në Europë me mbi 500 mijë varre, por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta të tyre ndërtuan Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinjë në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve.

Greqia nuk njeh minoritetin sllavo-maqedonas numri i të cilëve është diku 40 mijë, nuk njeh minoritetin turk, minoritetin pomak, nuk pranon minoritetin shqiptar i njohur zyrtarisht me Marrëveshjen e Lozanës. Pakica shqiptare e njohur me këtë marrëveshje, megjithëse e përzënë, e masakruar me genocid në vitin 1944-‘45 në Çamëri, ende jeton në masë të madhe në Trakën greke, diku në këtë zonë janë afërsisht 60 mijë shqiptarë, pa folur për grupime të vogla në prefekturën e Selanikut dhe Janinës.

Greqia në fillim të viteve 1980 ka prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve.

Minoriteti bullgar është asimiluar, vetëm diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq, të cilët flasin gjuhën bullgare.

Greqia, minoritetin turk, e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grekë të fesë islame dhe jo pakicë turke. Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehë grekë (ellinovllahon). Pra, vllehët në Greqi, edhe pse kanë patur shkolla në gjuhën e tyre deri në vitin 1912, kur jetonin nën Perandorinë Osmane, pas vitit 1912 Greqia i mbylli shkollat e tyre duke mos i klasifikuar as si minoritet kulturor.

I rikujtoj Panajot Barkës se kur Greqia nxori ligjin e emigracionit për pajisjen me leje qëndrimi në vitin 1998, në këtë ligj parashtroheshin edhe dy kushte që duhet të plotësojë emigranti:

Analizat e gjakut, grupin e gjakut, ADN, e e kështu me radhë

Deklarimi fetar.

E pra, këto ishin dy kushte që binin ndesh me të drejtat e njeriut, sepse në asnjë vend të botës demokratike emigrantëve që kërkojë leje qëndrimi ekonomik nuk i kërkohen analizat e gjakut, ADN apo përkatësia fetare.

Në Greqinë “demokratike” të Panajot Barkës ekziston edhe racizmi fetar, ku grekët që nuk i përkasin besimit ortodoks përndiqen. Disa herë grekët që praktikojnë besimin e Jehovai janë goditur dhe thirrur disa herë nëpër biseda informative nga policia e Greqisë, pa folur më për ata qytetar grekë që i përkasin besimit islam.

Është mirë që profesori Panajot Barka të mbaj në Greqi disa leksione për të drejtat e minoriteteve duke bërë paralele me pakicën greke që gëzon të drejta të barabarta me qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare. Sot, minoritetet greke, sllavo-maqedonase, vllahe, egjiptase kanë partitë e tyre politike kombëtare. Mësojnë në gjuhën e tyre amtare nëpër shkollat fillore, 9 vjeçare dhe minoriteti grek që është më i përkëdheluri mëson deri në universitet.

Vetëm pak ditë më parë policia e Janinës ndaloi dy shoferë të MPJ të Shqipërisë dhe gjykata dënoi me mbi dy vite burg, vetëm se po transportonin disa dhjetëra libra që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Më këtë veprim Greqia tregoi se funksionon si në shekujt VIII-XIX, kur përndiqeshin shqiptarët që mësonin nga një gërmë të gjuhës shqipe.

Ndaj profesor nxirre barkën tënde nga ky gjol se baltovina e shpifjes dhe gjirizi i gënjeshtrës do të të thithin në gropë e të marrin frymën.

Do qe e udhës që Panajot Barka të na tregonte rreth leksioneve që ka marrë në fillim të viteve 1990 nga organizata ekstremiste greke SFEVA, PASIVA dhe Mitropoliti i Konicës, Sebastianos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Panajot Barka, rrena greke

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT