Kosovare Rrustemi, nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete. Rrustemi aktualisht është Asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar për Klan Kosova se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit, siç u shpreh, të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat të barabarta per shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota. Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët. Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës “Terre des Hommes” e cila meret me kujdesin nda fëmijëve dhe ka degë edhe në Kosovë.