• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rustem Kleqka – një ish hoxhë – tani veprimtar për çështjen kombëtare

September 25, 2021 by s p

(Mbresa udhëtimi)

Bardhyl Selimi

Në harkun e një muaji –shtatorit 2021- udhëtova dy herë për në Kosovë. Të dy herët e takova aty edhe mikun tim, zotin Rustem Kleqka nga Magura. Ai kish ardhur, si zakonisht, në vendlindje. Para tri javësh ai ishte edhe në Tiranë në “Festën e Plisit”, organizuar në fushën e Dajtit nga vëllezërit Bytyçi.. 

E kam Rustemin nëpërmjet valëve të radios së shqiptarëve mërgimtarë në Norvegji, radio me emër të bukur “Zëri i Arbërit”, që e festoi në verë 20-vjetorin e themelimit. Rustemi dhe zoti Imri Trena janë “motorët” e saj! Kam biseduar shpesh me telefon, me figurë dhe me zë, kështu që kemi mësuar shumë gjera për njëri tjetrin. Më ka thënë se është larguar nga vendlindja më 1987 për të shmangur përndjekjet e mëtutjeshme nga regjimi serb. Ishte fillimisht një hoxhë i ri, praktikant në xhaminë e Magurës, mandej një shitës në një kioskë të fshatit. 

Nga ato që kam mësuar për të, dëshmoj se Rustemi është një atdhetar po aq i flaktë sikur shumë të tjerë si dhe heronjtë e dëshmorët e luftës. E them me bindje, se shumica e hoxhallarëve shqiptarë, e kanë treguar këtë gjatë shekujve. Nuk mund t’i përbaltë ata shembulli i ndonjë syresh të korruptuar dhe me shpirt të shitur ose të molepsur nga fanatizmi fetar.

Është madhështore ajo që bën radio “Zëri i Arbërit” këta 20 vjet. Kjo medie, e ngritur dhe vepruese mbi baza thjesht vullnetare, ka tërhequr dashamirë në mbarë Mërgatën tonë. 

Rustemi vjen nga një familje me tradita patriotike. Në shtëpinë e gjyshit, Sefer Kleqka, është strehuar për një kohë të gjatë vetë Isa Boletini.

Edhe Rustemi është ithtar i njërës parti të sistemit pluralist në Kosovë, por kurrësesi kjo nuk e pengon të ngrejë zërin për unitetin kombëtar, për edukatën qytetare të shëndoshë në shkolla, për shtetin ligjor dhe të fortë të Kosovës. Kjo shprehet në emisionet e përditshme disa orëshe muzikore, kulturore, përkujtimore, që radio në fjalë emeton, por edhe në “Odën e Thesareve Popullore” që ajo mban çdo të shtunë nga ora 22-24. Rustemi regjistron në magnetofinin e tij të vogël por me nxënësi gati të pafund, intervista, rrëfime personale, veprimtari të ndryshme atdhetare dhe i pasqyron në emisionet e radios. Këta dy muaj “pushime” në vendlindje kanë qenë për të, në fakt, një shërbim pune shumë i dobishëm. Dhe mendo që, vite më parë, mjekët kanë ndërhyrë kirurgjikisht në zemrën e tij duke bërë tre bypass-e!

Këtë radhë, Rustemi erdhi bashkë me kolegun tim mësues nga Kaçaniku por me banim në Ferizaj, zotin Maliq Luzha, që rrjeti prestigjioz informativ CNN e fiksoi në filmimet e demonstratave të 1989 në Ferizaj duke u përleshur me milicinë speciale të Milosheviçit.

Erdhën ata në Shkollën Teknike “Adem Gllavica” në Lipjan, ku u pritën nga një grup mësuesish dhe drejtuesisht të shkollës. Ishte shumë bukur ta shihje Rustemin të bisedonte dhe t’i regjistronte të gjithë në magnetofonin e tij për të përcjellë kështu, më vonë, mjaft të dhëna për ecuninë e kësaj shkolle të madhe teknike me 18 profile studimi, që nga bujqësia deri te jurisprudenca! Foli ish drejtori veteran, zoti Hajrush Stublla, sociolog, që, përveç shumë cilësive të tjera si drejtues, është dalluar në vjeljen e investimeve për objektin shkollor nga fondacionet norvegjeze dhe amerikane si dhe për zgjerimin e listës së përgatitjes së profilizuar të tashmë mbi 1800 nxënësve të saj. 

Foli edhe drejtori i sotëm, ingjinieri Skënder Rudari, i përkushtuar për ta vijuar këtë traditë. Folën tre juristë, një informaticiene, një ekonomiste, një sekretar, folën edhe të ftuarit, vetë Rustemi dhe Maliqi, si edhe unë.

Rustemi me të vëllanë, Hakiun, na priti edhe në shtëpinë e tij të bukur tre katëshe në Magurë, ku ai na shërbeu me kafe, çaj, fruta. Aty vizitova Odën e Burrave, diçka madhështore, ku në mure kundrova jo vetëm foto të familjes por edhe të figurave të mëdha kombëtare shqiptare. Në ballkonin – verandë varej në mur një orë e stërmadhe prej druri në formën e hartës së Shqipërisë Etnike të hartuar nga prof. Ahmet Latif Gashi i paharruar.

Gëzohem që ka shqiptarë të tillë të përkushtuar si miku im Rustem!

Bardhyl Selimi, 23 shtator 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bardhyl Selimi, Rustem Kleqka

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT