• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI ÇAM NUK KERKON NDRYSHIM KUFINJESH, POR VETEM TE DREJTAT E MOHUARA

March 14, 2014 by dgreca

DERI KUR DO PRESIM?!/

NGA SALI BOLLATI/

Më 27 Qershor, mbushen 70 vjetë që nga fillimi I masakrave dhe vrasjeve terroriste të mbi 5000 njerësve, kryesisht pleq e fëmijë të pafajshëm dhe dëbimit të më se 30.000 Shqiptarëve të Çamërisë nga trojet tona etnike, me te vetmin “faj” se kishim lindur Shqiptarë?!

(Në ato kohë vazhdonte ende Lufta e II-të Botërore)

Por sot, ndërsa jemi duke pritur ti bashkangjitemi Bashkimit Europian, ne të përjetuarit e pakët të atij Genocidi të tmershëm, për “fajin tonë” se jemi Shqiptarë të lindur në Çamërinë Shqiptare, nuk na lejohet hyrja atje?!Ishim fëmijë, tashti jemi pleq, nuk kemi pasur mundësi të bënim as që mendojmë të kryejmë sot, ndonjë akt terrorizmi, I kujtojmë me lotë në sy e me dhimbje të madhe në zemër ato kohëra shumë të llahtarshme, me brengë e mall për prindërit shumë të dashur që u masakruan dhe mbeten pa varrosur. Dhe sot, ende gjallë, na ndalohet nga “shteti demokratik grek” tu afrohemi atyre pragjeve të shtëpive të rrënuar ku kemi lindur dhe me një tufë me lule të përulemi mbi ato vende ku na janë vrarë prindërit e pa varrosur por të paharruar.

Duke lexuar librin e historianit të nderuar z. Beqir Meta “Tensioni Greko Shqiptar“, njihesh( se në vitin 1972, Ambasadori I Shqipërisë në Athinë, shkon e kuvendon Shqip me kryetarin e Bashkisë së Gumenicës, dhe ky I fundit I tregon se në mbi 40 fshatra të Çamërisë , flitet vetëm Shqip, bile shumë njerës të moshuar nuk dijnë asnjë fjalë greqisht. Dhe jo për çudi, sot, kur kemi edhe Konsullatë në Janinë, asnjëherë, asnjëherë, nuk kam lexuar se dikush nga ajo konsullatë “shqiptare” ka vajtur për të takuar vëllezrit tanë Shqiparët Çamë të krishterë që vazhdojnë të jetojnë( pa të drejta njerëzore), në trojet Shqiptare Çame. Çudia vazhdon e pa spjegueshme. Si paska qenë e mundëshme që në ato kohëra si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri sundonin diktaturat, njera fashiste dhe tjetra komuniste dhe nuk pengohej as gjuha e aqë më pak vizitat në trojet Shqiptare të Çamërisë??!

Ndërsa sot, paskemi nënshkruar një pakt miqësie, jemi antarë të NATO krenohemi se jemi miq strategjikë( megjithëse ligjërisht jemi në gjendje lufte), dhe qytetarëve Shqiptarë ju ndalohet hyrja në Greqi??!

Dhe “arësyeja” sepse kanë lindur në Çamëri. Pra u vramë dhe u dëbuam me dhunë se ishim Shqiptarë të lindur atje, me shtetësi greke dhe sot nuk lejohemi te hyjmë atje ku kemi lindur se jemi Shtetas Shqiptar! A ka absurditet më të madh se ky??! Ti thërasim “miq strategjikë” dhe të mos na lejojnë të hyjmë atje ku kemi lindur?!

Po mirë se grekët njihen historikisht si të pabesë, po neve me qeveri demokratike, me zakonin e “Besës” që krenohemi se I kemi ndihmuar Hebrenjte gjatë luftës, dhe mirë kemi bërë, si nuk tregohemi tamam Shqiptarë të Besës dhe krenarë për ti treguar grekut se ku e ke vendin e merituar?

Greku, në kundërshtim me mbrojtjen Shqiptare, ja dorëzoi gjermanit Çifutët për ti çfarosur; por para dy vjetësh u njohi atyre shtetësinë greke (edhe pse nuk ishin etnikë atje);

Dje në Korçën Atdhetare të Petro N.Luarasit, e të Mihal Gramenos, konsulli grek deklaron :“Korça është Greqi”; Sot në Këlcyrën Shqiptare, Ministri grek Avramopulos deklaron se varrezat për nder të ushtarëve grekë të rënë në luftë janë “prioriteti ynë më i lartë”?! Dhe flasin botërisht se ata jo vetëm luftan kundër fashistave Italianë, por “çliruan” edhe ata argatë grekë të punësuar në tokat e Shqiptarëve.

E për të vazhduar edhe më tutje të ashtuquajturën “megalide”-ekspansionin grek, mbi pjesën tjetër të Shqipërisë Jugore, krahas varezave, kishave dhe shkollave , si edhe me deklaratat e reme të eurodeputetëve grekë në Parlamentin Europian për “shkeljen e të drejtave të minoritetit etnik grek”; atyre duhet tu njihet e drejta për “autonomi” sepse “jetojnë në tokat e tyre”, të dhuruara me ligjin e famshëm Nr.7501, ligj për të cilin kohët e fundit Berisha për ironi, jo për atdhetarizëm, pranoi se e kishte miratuar gabim.

Kështu plani strategjik që prej 23 vjetësh I hartuar nga Micotaqi dhe zbatuar prej Janullatosit për greqëzimin e Shqipërisë bëhet realitet.

Politikanë e qeveritarë të Tiranës edhe sa duhet të presim për të njohur dhe gëzuar të drejtat tona të firmosura si nga qeveria Shqiptare dhe ajo greke? Po ju deputetë të PDIU, si pranoni te gënjeheni me të ashtuquajtura rezoluta të (mos)pranuara??!

Ne Çamët nuk kemi kërkuar ndryshim kufijsh, por kërkojmë:

1.Njohjen e Dënimin nga qeveria greke të Genocidit të viteve 1944-45

2.Kthimin dhe gëzimin e te drejtave ligjore të pronave tona shekullore

3.Rinjohjen e Minoritetit Shqiptar atje, me te gjitha të drejtat arësimore në gjuhen Shqipe pjesemarje ligjore në administratën publike.

Vetëm kështu do bëhemi ura miqësie e bashkëpunimi midis dy shteteve

Duke vënë në jetë amanetin e të ndjerit Fadil Zeqirit:

PA LIRINE ÇAME, S’ KA QETESI BALLKANI!!

Sali Bollati New York, mars 2014

 

Filed Under: Opinion Tagged With: deri kur do te presi, komuniteti cam, Sali bollati

NDERIM APO PROVOKIM?!

January 20, 2014 by dgreca

Nderimi kryhet për njerëz dinjitarë që me veprën dhe punën e tyre lenë mbas vehtes kujtime me porosi për të mësuar edhe të tjerët gjatë veprimtarisë dhe jetës së tyre. Z. Janullatos -greku, në bekimin për vitin që sa filloi shprehet: “..të shprehim mirënjohjen e të forcojmë respektin për jetën e çdo njeriu duke luftuar dhunën, padrejtësinë dhe indiferencën që e rrezikojnë atë dhe ta mbështesim me solidaritetin tonë” Këto fjalë ashtu siç u thanë, sikur të gjenin zbatim në veprimtarinë e tijë gjatë këtyre 22 vjetëve që vepron në Shqipëri, do ta nderonin. Por e vërteta qëndron ndryshe:

Ai u dërgua në Shqipërinë postkomuniste “ateiste” për të ringjallur besimin duke pregatitur priftërinjë dhe peshkop Shqiptarë që në përputhje me Kanunoren e Kishës së Pavarur Ortodokse Shqiptare të ngjallnin besimin tek orthodoksit e atij vendi, pra të ishin lindur, rritur me gjak shqiptari dhe natyrisht me Kombësi dhe Shtetësi Shqiptare.

Dhe pa harruar se kjo Kishë Shqiptare ishte krijuar nga Atdhetarët Shqiptare të besimit Ortodoks si Fan Noli, Kristo Kirka e tj. këtu në Amerikën, Nënë të dytë të Shqiptarëve, me të vetmin qëllim që të mos varej nga kisha greke. Ky pikësynim Atdhetar erdhi si pasojë se priftërinjtë grekë nuk pranuan të varrosin Shqiptarët e vdekur në se do meshohej SHQIP gjatë ceremonisë mortore??!

Kur e mësuan shqiptarët këtë lajm u ngritën më këmbë dhe në një zë kërkuan që shqiptarët të shkëputeshin krejt nga kisha greke. Shikojmë pra, se Kisha Ortodokse Shqiptare lindi nga brengat e popullit tonë!
Ungjilli u shkrua në gjuhën greqisht në fillim, po si duket grekët e kënduan ungjillin vetëm përciptas, ndryshe do të kishin kënduar edhe këto fjalë: “Duaje fqinjin si veten tënde” dhe “Shkoni dhe mësoni të gjithë popujt secili në gjuhën e tij”.

Por asnjë të mos kujtojë se Janullatosi nuk veproi. Gjatë atyre 22 vjeteve Janullatosi hapi shumë varre të fëmijëve dhe të moshuarve shqiptarë dhe me kockat e tyre mbushi “varrezat e ushtarëve grekë”?? duke krijuar në tokat e Shqipërisë së Jugut kufirin e të ashtuquajtur vorioepir. Me hapjen e shkollave greke edhe atje ku nuk ka pasur, as edhe ka, asnjë grek, mbjell etjen shoviniste për zgjerim të kufirit grek duke kërkuar greqëzimin e shqiptarëve

Dhe si përfundim të kësaj veprimtarie shumë të gjatë kohore-mbi 22 vjeçare, I ashtuquajtur akademik nuk arriti( ose me mirë nuk deshi) të përgatisi asnjë, asnjë peshkop Shqiptar. Atëhere për çfare mund të nderohet, aqë më tepër në shkencat humane?!

Si mund te dërdëllisi alla janullatçe të forcojmë respektin për jetën e çdo njeriu duke luftuar dhunën, padrejtësinë dhe indiferencën kur refuzon kategorikisht pjesëmarjen në përshpirtjen e mijëra Shqiptarëve të Çamërisë që u masakruan dhe u vranë nga shovinistat grekë vetëm se ishin Shqiptarë??!

Në rast se nuk e di, le ta ndigjoi se më 1877 Peshkopi I ÇAMËRISË SHQIPTARE Grigori, përktheu Dhjatën e Re në GJUHËN SHQIPE se të krishterët Çamë, nuk e kuptonin meshën në greqisht. Ndërsa sot mbas 137 vitesh, Janullatosi meshon në mes të Tiranës greqisht???!

Duket qarte se keto “nderime” nuk behen nga authoritetet e Universitetit të njohur Amerikan , por nga qarqe të caktuara shoviniste greke, që bashkë me janullatosin ushqehen me idetë mesjetare bizantine të “megalidesë” Simbas asaj të gjithë ata që janë ortodoks konsiderohen grekë dhe se çdo banor tjetër I Greqisë që nuk I përket atij besimi duhet të greqizohet ose të zhduket. Ja si shkruan studjuesi A.Kola: “Përtej çdo dyshimi fuqia dhe pushteti I klerit sundoi deri në ditët e sotme dhe çdo gjë që u krijua gjatë asaj kohe, vulosi dhe historinë e Greqisë dhe përbëjnë burimin e fatëkeqësisë shumëvjeçare greke”. Dhe kjo ide bizantino shoviniste vazhdon të zotëroi edhe sot. Me këtë ide , ata u përpoqën të asimilojnë Arvanitasit ,po ashtu edhe sllavomaqedonasit, duke sajuar një shtet pa asnjë minoritet

I vetquajtur grek G. Tennet, me gojën e tijë ka pohuar se “ne grekët jemi komplotista te lindur” dhe prandaj bashkë me vllahun N.Gaxojanis, megjthëse të rritur këtu në Vendin e Madh të Demokracisë; në bashkëpunim me Janullatosin, përpiqen me të gjitha mënyrat për greqëzimin edhe të asaj pjese të Shqipërisë së Jugut, se pjesën tjetër atë të Çamërisë Shqiptare, mbas pushtimit dhe genocidit te ushtruar ndaj Shqiptarëve autoktonë mijëravjeçare mendojnë se e kanë te tyren??!

Duke marrë parasysh këto që shënuam më lart, kemi shpresë se të rinjtë tanë do të na kuptojnë më mirë dhe do të marrin vesh se pse luftojmë që të mos përhapet influenca greke në kishat tona Shqiptare

PRA JASHTE JANULLATOSI NGA SHQIPERIA!!

Sali Bollati.

New York, 20 Janar 2014

 

Filed Under: Featured Tagged With: Nderim apo provokim, Sali bollati

FRIKA NGA E VERTETA

October 14, 2013 by dgreca

Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur  palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë/

Nga SALI BOLLATI/NEW YORK/

Kur ne, Shqiptarët me krenari të madhe po festonim 100 vjetorin e ngritjes se Flamurit Tonë Kombëtar nga Ismail Bej Qemali në Vlorën Historike; ndoshta pa dashur ose i entuziazmuar nga Ndjenja e lartë e Shqiptarizmës të shprehur anë e kënd , jo vetëm ne trojet etnike shqiptare, por në botën mbarë, që nga Amerika deri në Australi, kryeministri firmosi një pergamen(helbete,le të mbetemi edhe ne si faraonët e Egjiptit të lashtë?!)  Në atë pergamen, veç të tjerave shkruajti edhe emrin e Prevezës , një nga qytetet më jugore të Trungut Shqiptar, të banuar prej mijëra vjetësh nga Shqiptare Autoktone. Nuk shtoi asnjë gjë më tepër se sa I Nderuari At Gjergj Fishta, si edhe shumë intelektualë atdhetarë kanë kënduar para 100 vjetësh:

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

   Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

                            Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

                            Prej Tivari në Manastir,

                            Edhe Flamuri Shqipnisë

                            Si flakë mnijet e Perendisë

                            Do t’valvitet në Kaçanik!

Pra nuk përmendi asgjë më shumë sesa disa nga emrat e vendbanimeve mijëra vjeçare të Shqiptarëve.Por jo për çudi, sa  u ndëgjua  emri  I Prevezës së Abedin Pashë Dinos -Çamit që më1879 me këmbënguljen Atdhetare dhe njohuritë Intelektuale I imponoi Kongresit të Berlinit të anullonnte vendimin e mëparshëm dhe Krahinën Shqiptare të Çamërisë me kryeqendër Janinën e Ali Pashë Tepelenës të mos e ndante nga Trojet e tjera Shqiptare ; atje në Athinë, ministrit të jashtëm grek, I cili kishte miratuar vajtjen në Tiranë për këtë 100 vjetor, I hyri frika në palcë( si palikar I vërtetë grek) dhe anulloi vizitën zyrtare??!

Kjo frikë e kishte ndjekur edhe presidentin grek më 2005, I cili megjithëse kishte hyrë pa u ndjerë në Shqipëri I mirepritur edhe nga Janullatosi, u tremb te takohej me Presidentin Shqiptar që e kishte ftuar, dhe ja mbathi vrapit për në Athinë. Atëhere nuk ishte përmendur asnjë emër, por meqenëse kishin dalur për  mirëseardhje  edhe Shqiptare të Çamerisë-pra edhe si qytetarë grekë të lindur atje; ai ju tremb edhe bashkëqytetarëve të vetë, (megjithëse shprehen se kemi “marëdhanie të shkëlqyera strategjike”), dhe duke shkelur edhe rregullat më elementare të protokolleve diplomatike, nuk pranoi të ulej në sofrën mikëpritëse të shtruar nga Presidenti Shqiptar??!

Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur  palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë. Emri Çam-Çamëri është emri antik Thiamis-lumit të sotëm Kallama, trimat e sajë Boçarenjtë, Pronjatët, Çaparenjtë e shumë të tjerë janë emrat e prijësave dhe heronjve të kryengritjes greke te 1821, me gjuhën e tyre “gluhën e Perëndisë”,për çudi të madhe edhe të mbretit që I sollën gjermanët Greqisë, ishte gjuhë e Parlamentit te parë në Greqi. Në atë kohë gjithë Athina dhe fshatrat përqark dhe më shumë se gjysma e sipërfaqes së Greqisë së sotme banohej nga shqiptarë-Arvanitas dhe Çamë që flisnin gjuhën shqipe dhe jo greke.

Po të ndjekësh historianët e sotëm grekë si ata të edukuar në Amerikë prof. Stavrianos ose ata të universitetit të Athinës ose të stacionit televiz SKAY po të Athinës, do të mësojsh se grekët që banojnë në Greqinë e sotme nuk janë aspak pasardhës të grekëve të lashtësisë, bile ata krenoheshin me emrin Romei ashtu si edhe sot shqiptarët e krishterë në Çamëri e quajnë vehten Romei;grekët e sotëm janë krijesa të shartimeve të shqiptarëve-Arvanitasve, turqëve, sllavo maqedonasve, vllehëve dhe romëve.

Kur fuqitë europiane vendosën të krijonin një shtet grek më1831, pavarësisht se përfshinë një pjesë shumë të madhe të Shqiptarëve-Arvanitas që banonin në fshatin Athinë të asaj kohe , në ishujt dhe Peloponez; por krahinën e pastër shqiptare të Çamërisë nuk mundën ta ndajnë nga trojet e tjera shqiptare. Bile edhe kongresi I Berlinit, në sajë të kundërshtimeve por edhe të luftës se shqiptarëve, anulloi vendimin e mëparëshëm të tijë, duke mos ja  dhënë Krahinën e Çamërisë. Por dihet që “megalidea ose ma mirë megalomania greke vazhdoi përpjekjet dhe me mbështetjen prapë të atyre fuqive europiane, më 1913 e pushtoi  krahinën më jugore të  Shqipërisë.

Dhe për ta mbështetur edhe më tepër  këtë pushtim vazhduan të zgjerojnë “megalidenë” duke krijuar të ashtuquajtur “vorioepir”.Pra,simbas tyre jo vetëm Çamëria nuk është shqiptare, por edhe pjesa tjetër e jugut shqiptar është greke??!

Ketu duhen shikuar mirë perceptimet greke për kufijtë e sajë verior: 1.Greqia nuk e ka nënshkruar protokollin e Firences që përcakton kufirin verior te saje me Shqipërinë.

2.Greqia mban ende ne fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të 1940??

3.Jo vetëm organizata ekstreme por edhe funksionarë grekë në Shqipëri deklarojnë me paturpesi se pjesë ose krahina të tëra si Korça, Himara e tj. qenkan greke?!.

4.Deputetë kërkojnë nga parlamenti grek “pavarësinë” e të ashtuquajtur “VE

5.Me mbështetjen e qeverive të Tiranës, grekët kanë hapur shkolla edhe atje  ku nuk ka banuar asnjë grek

6.Me uzurpimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga një peshkop ose më qartë  nga një kryeambasador i greqëzimit të Shqipërisë, duke zhdukur me qëllim të gjitha gjurmët e shqiptarësisë(këtu e vlen për tu nënvizuar, se atdhetarët e  krishterë ortodoks shqiptare e ngriten KAOSH-in me të vetmin qëllim që të vlerësohen SHQIPTARE dhe jo grekë).

7. Me varrezat e ushtarëve pushtues në gjithë jugun e Shqipërisë

Dhe pa harruar tokat e bejlerve shqiptarë të dhëna ish argatëve ardhacakë grekë, atëhere del më se I qartë pretendimi I shprehur nga deputetë neofashistë grekë,  që asaj pakice greke të ushqyer me pensione mujore me të hollat e taksapaguesave europianë ti lind“e drejta” e autonomisë.??

Dhe të gjitha këto , në përputhje me kërkesat për integrimin e Shqipërisë në BE?!

Sepse sipas grekëve, megjithëse ata kanë mbetur “pa brekë” si lypësa të vërtetë, por edhe bukëshkalë, u lindka e drejta që ta rekomandojnë ose jo Shqipërinë për në BE??!.

Ketu nuk mund të harrohet se ashtu siç ishte Shqipëria në kohën e komunizmit (pa brekë, por në të vërtetë jo lypëse!) “fener ndriçues për botën” sot na del Greqia e pocaqisur, që ka brenda sajë jo vetëm neofashista por edhe komunista të rregjur, si rekomanduese??

Tamam,ashtu siç thotë me të drejtë populli ynë: “Dhi e zgjebosur, me bishtin përpjetë”.

Sot për herë të parë, në mes të Tiranes, Z.Ditmir Bushati, si minister i puneve te jashtme,me kjartësi e dinjitet të plotë por edhe si trashegimtar i Pashallareve Bushatllinje(ndoshta nuk e di,por në gjak e ka;para 200 vjetesh Bushatllinjtë, kishin ftuar per mësues dhe edukator të fëmijve të tyre Rilindasin e Madh Hasan Tahsinin nga Çamëria!); midis të tjerave i tregon Venizelosit:

Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne, ajo që njihet si Çështja Çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy.

Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal

Ndërsa , duke harruar frikën e nëndorit të kaluar,me fëtyrë të shëmtuarë e të ngërdheshur, tamam greke, zv/kryeministri e Ministër i jashtëm grek z.Venizelos, si dishepull i denjë i antishqiptarizmit, bërtet me zë të lartë se nuk e njeh Problemin Çam?!

More malakas(siç i thoni vehtes ju), nuk janë Shqiptarë vetëm muslimanët e Çamërisë që masakruat dhe dëbuat me dhunë, por edhe vëllezërit e tyre të krishterë Shqiptarë Çamë janë dhe Shqip flasin mes tyre dhe fëmijëve, ata e ndjejnë vehten shumë të përmallur kur takohen dhe flasin shqip me neve(them me neve Shqiptaro Çamë të Amerikës, se juve megjithese nuk e njihkeni Çamërinë, si e shpjegon o Venizelos që nuk i lejon Çamët e dëbuar që sot jetojnë në Shqipëri të shkojnë e të vizitojnë vendet ku kane lindur??! Dhe e quani vehten “demokrat” dhe Greqinë “djep demokracie”??

Më fal, por dua të kujtoj të hapesh dosjet e ministrise që përfaqëson dhe të shikojsh vizitën e të ngarkuarit të asaj ministrie me Ambasadorin Shqiptar z.Lik Seiti në Krahinën e Çamërisë më 5-9 qershor 1972.Këtu kryetari i Bashkisë së Gumenicës fliste Shqip dhe deklaroi se shumë fshatra  flasin shqip, aty mund të takosh plaka që flasin vetëm shqip, se nuk dinë greqisht

Në prefekturën e Prevezës,kishte mbi 40 fshatra që flisnin Shqip!!

Pra si u zhdukën ata mijëra vetë Shqiptarë Çamë dhe ju pohoni se nuk ka Çështje Çame??!

Ndërkombetarët, jo se nuk e kuptojnë, por duhet ti flasin qartë Greqisë ”europiane” që të meret me punët e veta  dhe në perputhje me të gjitha të drejtat e njohura nga legjislacionet ndërkombëtare, të pranojnë genocidin  e ushtruar ndaj popullësisë shqiptare të Çamërisë duke I njohur të drejtat e pronësisë shekullore dhe atë të identifikimit me shkolla dhe administratë ne gjuhën amtare shqip.

Këto kërkesa më se të drejta të përfshira në Rezolutën Çame paraqitur parlamentit Shqiptar , nuk kanë asgjë të përbashkët me nacionalizmin e përmendur, ato janë të drejta legjitime që I kanë njohur vetë fuqitë europiane. Dhe kur këto të drejta të pamohueshme neglizhohen, tu kërkohen autoriteteve greke ti zbatojnë. Në rast se jo Greqia e krijuar dhe e mbështetur gabimisht  prej këtyre fuqive europiane të largohet nga BE si edhe nga NATO.

Pra nuk është Greqia ajo që nevojitet të na rekomandoi Shqipërinë për në BE, ose Maqedoninë për në NATO, por duhet që ajo të dëbohet prej tyre si grindavece, dembele, lypse dhe bukëshkalë e Europës.

Këtë duhet ta kenë shumë të qartë edhe deputetët e Parlamentit Shqiptar. Ata në rast se e ndjejnë vehten si përfaqësuesa të popullit shqiptar, duhet ta ndjejnë edhe krenarinë e të qenit Shqiptar.

Dinjiteti Shqiptar vendoset kur kërkohen të Drejtat e shqiptarëve kudo ku i ka vendosur Zoti si në Kosovë,Mal të Zi, Çamëri, Dibër, Preshevë e Diasporë.

Dhe ta kenë shumë te qartë se Shqiptarët janë të zgjuar, puntorë të palodhur, nuk kanë qenë asnjëherë lypsa si fqinjët shovinista, jemi trima dhe krenarë si Shqiptarë. Këto cilësi , megjithëse me vonesë(jo per faj te popullit), po I tregojmë sot kudo ku na shpërndau padrejtësisht komunizmi enverian, me punen, veprat dhe dinjitetin tonë.

Sali Bollati,  New York, Tetor 14, 2013

Filed Under: Featured Tagged With: ceshtja came, Ditmir Bushati, Frike nga e verteta, minsitri i Jashtem, Sali bollati, Venizellos

Ndahet nga Jeta edhe një Dëshmitar i Çamërisë Shqiptare

October 4, 2013 by dgreca

Ne shtator u nda jeta  nderuari Rexhep Llaja nga Filati i Çamërisë Shqiptare, antar i Vatrës ne Degën e Jacksonville , Florida./

Nga Sali BOLLATI/

Z. Rexhep I lindur në familje atdhetare Filaqote,me nëne nga Sejkot dhe për ta forcuar atdhetarizmin martohet me z.Aferdita, vajzën e families se njohur per Atdhetarizem Plaku, nga ana e brendshme e Çamërisë Shqiptare që vetëm gjatë Mbretërisë se Mbretit të Shqiptarëve
A.Zogu, u mbajt me emrin N/Prefektura e Çamërisë, Konispol. Pra një lidhje familiare Atdhetare nga të dyja anët e Çamërisë Shqiptare; e mbajtur gjallë gjatë gjithë jetës me halle.
Përjashtim ishin vitet e fundit ketu ne Amerikë që I ndjeri Rexhep në çdo bisedë miqësore përsëriste me shpirt: ”GOD BLESS AMERICA“!!
Kur ishte vetëm 13 vjeç u burgos dhe u internua nga greket, bashkë me babain dhe me qindra burra te tjere Çamë, me të vetmin motiv se ishin Shqiptarë, natyrisht të pafajshëm. Edhe kur hynë në Shqipëri, familjet e tyre si edhe shume familje te tjera Atdhetare, burgosjet, internimet
dhe vuajtjet nuk ju ndanë. Nuk mjaftoi babai, Shuaipi qendroi I burgosur mi 10 vjetë, edhe vjehrri Rexho Plaku bashke me familien pothuajse gjithe jeten te burgosur dhe internuar, por duhej qe edhe Rexhepi vetë të kalonte 7 vjet në burgjet e Shqiperise, I denoncuar “për politikë e propagandë” duke lene femijet e vegjel për të vazhduar vuajtjet e tij e te zonjes Aferdita.
Shtepia e tyre te Rruga e Dibres ne Tirane, si edhe kjo ne Jacksonvile te Floridas, gjithemone ka qene plot me miq e dashamires. Nena e ndjere e Rexhepit, Hatixheja, ashtu edhe e shoqja Afërdita me embelsi e respekt per miqte, tamam si Zonja Çame te Verteta, kane pritur e
percjellur miqte e shumte. Vete Rexhepi, ashtu si I ati, Shuapi, kane qene gjithemone shume te vemendshem dhe mikeprites ndaj miqeve te shtepise. Me embelsine karakteristike gjat kuvendimit, Rexhepi tregonte me nje kujtese shume te madhe, ngjarjet e diteve te jetuar; e
vecanta e tije qendronte ne faktin se babai I tije e ka mbajtur gjitemone prane gjate bisedave me miqte e shtepise por edhe kur vizitonin e merte gjitemone me vehte.Per shume ndodhi te vjetra ne Çameri, e pyesja vazhdimisht ne telefon dhe ai pa pertese dhe me kenaqesi me tregonte ato qe dinte . Vetem per nje gje nuk me ka “degjuar”, qe ti shkruante kujtimet shume te vyera qe kishte jetuar, shumica jo te mira, por qe do ishin me vlere te mbeteshin te njohura
edhe per brezat e ardhem.
I ndjeri R.Llaja, ishte nje njeri shumë I veçantë, kishte kujtesë fenomenale, ishte si një kompjuter I gjallë. Mbante mend me emra dhe data të sakta ngjarjet dhe njerezit që kishte takuar dhe ndëgjuar.
Bisedonim shpesh herë për ndodhi të ndryshme për Çamërinë tonë të gjakosur, por të paharruar. Kur u mblodhem në ditët e para të Janarit 1991, z.Rexhep Llaja ishte ndër te parët që firmosëm krijimin e Shoqerise Atdhetare Politike Çamëria.
Diskutimet e tija ishin plotë zjarr respekt e dashuri per vendlidjen Çameri.Edhe ne Florida ishte nder te paret, bashke me Aferditen qe me kenaqesi te veçante firmosen antaresimin ne Vatren e Fan Nolit dhe te Konices.
Kur flasim e shkruajme për Çamërinë Shqiptare, me dhimbje të madhe përcjellim të tille Çam të nderuar që pavaresisht, jo për fajin e tyre, u shpërngulen nga trojet Etnike Shqiptare dhe si gur të rokullisur u shpërndamë nëpër botë.
Përsa kohë ende do mbeten gjallë, ata që deshmojnë për Genocidin Grek ndaj Shqiptareve të Çamërisë??!
I ndjeri Rexhep Llaja,krahas z. Afërdita, ka lën vajzën Alma dhe djalin Gent dhe për “fat”, megjithëse nuk u varos ne Filatin e
lindjes, po prape u varos ne toke Shqiptare, ne varezat e Tiranes ,prane babait, Shuaip.

S.Bollati. NY , Tetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Ndahet nga jeta, Rexhep Llaja, Sali bollati

ÇAMËRIA SHQIPTARE DËSHMON NË ANGLISHT

August 13, 2013 by dgreca

Duke lexuar librin e Përparim Kapllanit: ”Last Will”, based on the Chameria Genocide “Amaneti i fundit”, bazuar në Genocidin e Çamërisë./

Shkruan: Sali BOLLATI/NEW YORK/

Çamëria, kjo krahinë mijëra vjeçare me gjuhë, zakone e tradita dhe emërtime vendesh qartë Shqiptare, mbas masakrave dhe shpërnguljeve me dhunë të mijëra njrëzish të pafajshëm nuk ka sesi të harrohet; pavarësisht nga pretendimet shoviniste greke se Çështja Çame nuk ekziston. Greqia si shtet shovinist me mentalitet bizantino mesjetar, mbas okupimit me 1913 te pjeses më jugore të trojeve shqiptare, Çamërisë; me pikësynim strategjik për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit deri në Shkumbin, filloi menjëherë spastrimin e kësaj krahine shumë të bukur e të pastër nga elementi shqiptar. Mbas vrasjeve, shpërnguljeve, sekuestrimeve të pasurive, mohimit të gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar duke ndryshuar edhe emërtimet e vendbanimeve antike shqiptare; gjatë viteve 1944-45 me masakrimet e vrasjet të mbi 5.000 njerëzve të pafajshëm dhe shpërnguljen me dhunë të mbi 30.000 shqiptareve, Greqia zyrtare filloi ta mohoi Çamërinë me mendimin se i erdhi rradha per pjesën tjetër të Jugur Shqiptar??!

Para disa ditësh më erdhi një dhuratë shumë e çmuar dhe e jashtëzakonshme, libri i porsa botuar në Kanada, nga z. Përparim Kapllani :”Last Will”, based on the Chameria Genocide “Amaneti i fundit”, bazuar në Genocidin e Çamërisë.

I bindur se e vërteta mënon por nuk harron, krahas mallëngjimit, u mahnita pa masë që një e vërtetë e jetuar me shumë dhimbje dhe e pa harruar nga unë, gjatë afro 70 vjetësh, del para lexuesit në gjuhën angleze. Dhe kjo e Vërtetë, shkruhet nga nje Atdhetar Shqiptar që nuk ka lindur në Çamëri, por e ndjen vehten Çam si çdo Shqiptar I Vërtetë.

 

Prej kohësh nuk kam lexuar ndonjë libër pa e shkëputur nga dora, por “Amanetin e Fundit”, ashtu si veproi djali Shqiptaro Kanadez, Zylyftar Çami; me lotë sy, nuk mund ta ndërprisja pa e lexuar deri në fund.

Dua të nëvizoj, se me z. P. Kapllani u njoha nëpërmjet internetit, kur po kërkonte të plotësonte ose më mirë të saktësonte disa të dhëna mbi Tragjedinë e Çamërisë Shqiptare që ende kullon gjak.

Z.P.Kapllani, si nje Intelektual Atdhetar I Mirëfilltë I ka vënë vehtes si detyrë që padrejtësitë masakrimet dhe shpërnguljet e Shqiptarëve nga Çamëria ti shprehi qartë nëpërmjet Besës të bazuar në Kanunet e paharruara Shqiptare.

Protagonisti i romanit ose më saktë i kësaj dëshmie dritheruese, nuk është sajesë nga e shkuara historike, por një djal shqiptar I sotëm I brumosur me doket e traditat e shquara shqiptare. Ai ka degjuar nga babai masakrat e grekëve ndaj gjysherve dhe vetë atij, atehere 10 vjeçar, e nuk mund ta neglizhoi amanetin megjithëse ndodhet në Kanadanë mike e të largët. Dhe niset bashkë me gruan, megjithëse jo ne gjendje shëndetësore të mirë, Ata vijnë tek babai në prag të vdekjes ne Shqipëri dhe me krenari, guxim, trimëri e këmbëngulje, marrin rrugën për në Çamëri për të plotësuar Amanetin e tij të fundit .

Më poshtë përshkruhet një karakteristikë Shqiptaro-Çame tjetër, bashkëjetesa fetare. Para nisjes babai Muharrem i tregoi Zylyftarit se kodin e hapjes së kutisë me tapitë e shtëpijave dhe pasuritë do ta gjente vetëm te kushuriri I tyre Kristo Xhavella në Artë. Ai si I krishtere nuk ishte dëbuar si Muharremi më 1944, por Besën Shqiptare nuk e kishte harruar. I mallengjyer dhe me shumë dashuri e priti nipin Zylyftar dhe i tregoi kodin e mbajtur fshehur prej vitesh. I biri i Kristos, Spiro së bashku me të shoqen ,Elena me një shqipe çame të pastër kuvenduan gjatë , duke u përqafuar kohë mbas kohe me njeri tjetrin si kusherinjë të përmallur

Po kështu edhe nga fëmijtë e tyre, Kleopatra dhe Jani, që erdhën nga shkolla, në shqip u përshëndetën dhe folën .Mbas drekës shumë te pasur dhe te shijshme, alla çamçe dhe mbrëmjes plotë muhabet të embël për te kaluarën e paharruar, ranë të flejnë mbas mesnate

Të nesërmen Zylyftari me bashkëshorten, ndahen me dashuri me familien e kushuririt Kristo dhe marrin rrugën drejtë shtëpisë së prindërve në Paramithi. Shtëpia e madhe dykatshe e rrenuar ishte në gërmadhë.Por me këmbëngulje dhe me trimëri gërmon edhe gjen kutinë me amanetin e babait brenda

Shikuan se mos gjenin ndonjë varr të të parëve, por pa dobi. Të gjitha varret shekullore, bashkë me varret e perbashkëta të masakruareve me 1944, ishin zhdukur.

Këtu fillon të dali në dukje frika, pabesia, mohimi dhe mungesa e plotë e humanizmit veçanërisht tek zyrtarët grekë. Një grua e moshuar njofton , dhe policia nuk vonon dhe arreston për hyrje pa leje në pronë të huaj Zylyftarin.

Ne zyrat e policies fillojnë pyetjet dhe mbasi marrin vesh se është bir Çami kur Zylyftari pohon: “…. Unë jam krenar se jam Çam dhe këtë fakt nuk do e ndryshoja për asnjë çmim!”, atëhere fillon frika dhe dyshimi pse ka ardhur. Shefi i policise e pyet :mos je antar i Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë dhe ke ardhur këtu për Shqiperinë e Madhe?; Zylyftari tregon se ka ardhur të shohë shtëpinë e babait, të cilën e gjeti të rrënuar dhe se pranë saj , në tokat e tij ishin ngritur shtëpija të reja nga njerës të ardhur nga malet .

Mbasi i kontrollojnë me imtësi çantën ku nuk gjejnë asgjë të dyshimtë, polici me një shkop druri të trashë fillon ta rrahi në trup, e kur i bije në kokë , një rrymë gjaku ja mbulon fytyrën e Zylyftari bie pa ndjenja në dysheme. Trupin pa ndjenja e marrrin dhe e shpien në spitalin e Janinës. Në zyrat e policë një telefonatë urgjente vjen nga ministri i brendshëm i informuar nga hoteli ku Zylyftari që kishte prenotuar ishte me shtetësi kanadeze Ministri i nevrikosur dhe i frikësuar se mos njoftohet ambasada kanadeze për keqtrajtimin , urdhëron shefin e policisë të shkoi sa më shpejt në spital. Shefi i trembur akoma më shumë hyn me nxitim në dhomën e urgjencës dhe i heq pacientit tubin e oksigjenit. Doktori ndërhyn duke i thënë se pacienti ndodhet në gjendje shumë të rëndë, prandaj nuk mund ti hiqet tubi i oksigjenit, Porse shefi i trembur edhe më shumë se ministri për të zhdukur gjurmat e keqtrajtimit, urdhëron dy policat që e shoqëronin, ta marrin pacientin nga shtrati dhe kur dalin në rrugë mbasi e hedhin njeriun ende të gjallë në trotuar, ikin shpejtë me makinën e policies, duke e lënë njeriun të vdesi Në këtë mënyrë zbatohet urdhëri i ministrit për të zhdukur gjurmat e krimit të sotëm.

Me të njëjtën taktikë vazhdojnë authoritetet greke të fshehin duke mohuar masakrat e ushtruara para afro 70 vjetesh ndaj shqiptarëve të Çamërisë, edhe mohim indirekt i Tiranes zyrtare me heshtjen që bën ndaj kétij Genocidi të cilin “rastësisht” e njohu më 1994 e që nga ajo kohë e ka mbyllur në sirtaret e të ashtuquajtur traktat “miqësie”të 1996??!

Dhe kjo heshtje me mungesë dinjiteti shqiptar u jep krahë elementave grekofilë të udhëhequr nga krye ambasadori I greqëzimit janullatos, të shprehin zyrtarisht pretendimet e tyre ndaj tokave të tjera shqiptare .

Dhe merita e atdhetarit P.Kapllani pasqyrohet edhe më qartë nga qëndrimi i frikshëm që mbajtën autoritetet greke ndaj këtij botimi të së Vërtetës. Ajo nëpërmjet një deklarate të shtypit të qeverisë greke vetëm disa ditë pas publikimit të “Amanetit të fundit” shprehet : “Në Toronto të Kanadsë u publikua një libër me tematikë “ÇAMIKO“ nga nje shqiptar(jo i lindur në Çamëri)”. Pra vetë fjala “çamiko”-sipas tyre inekzistente, i tremb ata, dhe për më tepër libri I mësipërm tregon shumë qartë Genocidin grek ndaj Shqiptareve të Çamërisë.

Frika e grekëve ndaj Problemit të Çamërisë Shqiptare pasqyrohet në gjithë veprimtaritë e tyre me Shqipërinë.

Por mua nuk më hiqet nga mendja moslejimi i Dr.Tasin Demit për në Greqi para një viti. Ky i pajisur me pashaporte shqiptare, ku shkruhet qartë vendlindja Paramithi (ashtu siç e shkruajnë greket vete),ju refuzua hyrja në Greqi. “Arësyeja greke”- person i rrezikshëm?!

Ky Doktor i mirenjohur nga authoritetet europiane, i nderuar dhe i ftuar për të referuar në simpoziume ndërkombëtare që nga Kopenhageni, Viena, Londra, Lisbona e tjerë qenka i rrezikshëm për Greqinë “europiane”??!

“Rreziku” që paraqet për Greqinë është se ka lindur në Paramithi-Çameri më 1944, atje kur ishte bebe 4 muajshe i vrasin babain 27 vjeçar. Por jo për çudi, më 2010, gjatë vizitës atje një grua e moshuar-Çame e krishterë-Vasilika i njihte njerezit e doktorit të sotëm dhe nuk I hiqej nga mendja vrasja e Nelos së pafajshëm nga zervistat grekë. Ajo dhe ne të pranishëm filluam të përqafohemi dhe të qajmë me brengë të madhe për ato kujtime të hidhura ,por të paharruara. Dr.Tasini është një deshmitar i gjallë dhe si tillë nuk lejohet të takohet me ata që nuk e harojnë të shkuarën makabre që ushtruan zervistat ndaj Shqiptarëve Çamë

Po kështu në librin e P.Kapllanit, gjejmë se populli i thjeshtë grek, shoferi Baltsioti, jo vetëm ndihmon ne shpetimin e jetes se Çamit Krenar, por edhe sakrifikon deri sa e sjellë gjallë në Tiranë.

Ashtu siç shkruan edhe i Madhi Ismail Kadare :”..Çamëria nuk është fantazëm. Grekët duhet ta njohin barbarinë që kanë ushtruar ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, vetëm atëhere do vendosen ura miqësie të ndërsjellte midis dy fqinjëve mijëra vjeçarë”!

Frika nga e Vërteta është Motivi i Greqisë “europiane”-fatëkeqësisht ende mesjetaro-bizantine

Libri i shkrimtarit Atdhetar P.I.Kapllanit është një Lapidar mbi varret e shkatëruara të Çamëve Shqiptarë

S.Bollati New York, Gusht 2013

Filed Under: Analiza Tagged With: based on Chameria Genocide, Last Will, Sali bollati

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT