• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POETI SALVATORE QUASIMODO, NOBELIST ITALIAN

August 21, 2021 by s p

Nga Visar Zhiti

– …kam qenë në shtëpinë e tij, në Modica, në Sicilinë magjepse, tani ajo shtëpi është muze, (lindi si sot në 20 gusht 1901). Teksa ecja në të përpjetën e rrugës, lexoja vargje të tij, të shkruara në muret e vjetra. Në shtëpi ishte dhe zëri i tij, aspak hermetik, i inçizuar, pashë penën, skrivaninë, orenditë, ndjeva frymën, heshtjen, shfletova njërin nga librat. Poezia e tij është hermetike, – thonë kritikët.

Gjeta dhe tercinën që ishte shkruar në mur, çuditërisht na kishte mbërritur dhe në burg, larg, s’di se si: ED È SUBITO SERA Ognuno sta solo sul cuor della terra trafitto da un raggio di sole: ed è subito sera. Dhe ne e përkthenim si të na pëlqente. Unë nuk doja ta humbte atë rimën e vetme dhe në shqip: DHE MENJËHERË VJEN MBRËMJA Secili është vetëm mbi tokë, te zemra, i çarë nga një rreze dielli dhe menjëherë vjen mbrëmja. Kaq e shkurtër dhe kaq tingëlluese, kaq e përjetëshme, e bukur deri në pikëllim hyjnor. Do të takoja dhe djalin e tij, aktor në Milano, Alessandro-n, ma tregoi poeti Sebastiano Grasso, kur beja stazh në gazetën “Corriere della Sera”, kujtoj që më thoshin se aty ishte ulur poeti Quasimodo. Mos më kishte thirrur ai, s’dihet ç’kumt donte të më jepte, se poetët janë të çuditshem…

Filed Under: Politike Tagged With: Nobelist Italian, SALVATORE QUASIMODO, Visar Zhiti

NOBELISTET E LETERSISE-SALVATORE QUASIMODO

June 9, 2016 by dgreca

NOBELISTI  XVI  1959-SALVATORE QUASIMODO/

Salvatore Quasimodo Është një nga përfaqësuesit më origjinal të hermetizmit. Lindi në sirakuzë. Në fillim punoi si gjeometër, çka i dha mundësi ta shëtiste Italinë anekënd.Qe autodidakt. Më 1938 shkëputet nga puna për të jetuar me shkrimet e veta: punon në fillim si redaktor në disa revista, pastaj falë suksesit si poet dhe kulturës së vet të gjerë fitoi katedrën e letërsisë italiane në Konservatorin e Milanos. Më 1959 i dhanë çmimin Nobel. Vdiq në Napoli .

MOTIVACIONI :

 «për fluturimin sublimimin dhe gjuhën evokative  të poezisë së tij e cila në një mënyrë vizionare pasqyron gjendjet  e kohës sonë»

 _________________________________________________________________

 DITA E PARË

 Një  qetësi ujërash të shtrira

më zgjon të vetmuar

në zemrën e uraganëve të lashta

përbindëshi i vogël i shqetësuar.

Janë të lehta në errësirën time

yjet e shembur së bashku me mua

në globe sterile me dy pole ndesh

midis brazdave të agimeve të shpejta:

dashuri shkëmbinjsh edhe resh.

 

Është yti gjaku im,

Zot : le të vdesim.

 

LULJA E DIELLIT I PËRKULET  PERËNDIMIT

Lulja e diellit përkulet drejt perëndimit

dhe tashmë rrokulliset dita

në syrin e saj në rrënim dhe ajri i verës

dendësohet dhe përkul gjethet dhe tymin e kantiereve.

Largohen me vrap rrokullimthi resh të thata

dhe gjëmime bubullimash

lojë, kjo, e fundit e qiellit. Për fat të keq,

dhe për vite me rradhë, e dashur, na ndalon ndryshimi

i pemëve të shtrënguara brenda rrethit

të Naviljeve. Por është përherë dita jonë

dhe gjithmonë dielli që ikën

me fillin e rrezes së tij të dashur.

Nuk  kam më kujtime, nuk dua të kujtoj;

kujtesa ngitet nga të vdekurit,

jeta është e pafundme.

Është jona çdo ditë

Njëra do të ndalet përgjithmonë,

dhe ti si unë, kur të na duket vonë.

Këtu në anë të kanalit,

Këmbët në lëkundës, si të fëmijëve,

shikojmë ujin, degët e para

brenda ngjyrës së tij të gjelbër që errësohet.

Dhe njeriu që në heshtje afrohet

Nuk fsheh një thikë në duart e tij,

por këtë lule barbarozë.

 Përktheu: Faslli Haliti

 

 

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Faslli Haliti, Nobelistet, SALVATORE QUASIMODO

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT