• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUBA NË SHESH MBAS 27 VITESH: PROTESTA TREMB REGJIMIN

July 17, 2021 by s p

Mijra njerëz nga Santiago në Havana: “Bukë e vaksina. Poshtë diktatura”/

Nga SARA GANDOLFI,- Përktheu Eugjen Merlika, /

Që nga “maleconazzo” i 1994, kur mijra njerëz manifestuan gjatë Malecón të Havanës, njëri ndër anëdetet më të shquar të botës, që në Kubë nuk shihej një protestë e tillë. Por këtë herë ishin shumë më tepër. Protesta e nisur nga san Antonio de los Bonos, një vend 5 kilometra në jugë – perëndim të Havanës dhe zemra “kulturore” e ishullit, seli e Escuela Internacional de Cine y Tv, e dashur nga Gabriel Garcia Marquez, e që u shtri në Cadenas, në Havanë, në Metanzas e në njëzet lokalitete të tjera deri në “kryeqytetin kryengritës” të Jugut, Santiago i Kubës. Gra, burra e fëmijë që kërkonin “bukë, ilaçe e vaksina”, por që thërrisnin edhe “Poshtë diktatura”, “Liri”, “Atdhe dhe jetë”, titulli i një kënge të kundërshtarëve që tallet me “Atdhe dhe vdekje” të kujtesës fideliane. Mijra njerëz të thirrur në sheshe edhe nga twitter me hashtagun # Sos Cuba. Dhjetra, ndoshta qindra, të përfunduar në arrestime, simbas disa burimeve.

Si tridhjetë vite më parë, në të vërtetë shumë më keq se atëherë. Janë ndërprerjet e vazhdueshme të korrentit dhe një krizë ekonomike urie të vërtetë, si në kohët e “Periudhës së veçantë”, mbas shëmbjes së BRSS, por është dhe pandemia (7000 infeksione e 50 të vdekur çdo ditë) dhe social network ku të rinjtë derdhin zëmërimin e zhgënjimin. Nuk janë më Kastrot, baballarët e Revolución, që i kanë lënë fronin një presidenti  – inxhinjer bukurosh por shumë më pak karizmatik, i cili as nuk kishte lindur kur vëllezërit “mjekëroshë” rrëmbyen armët kundër diktaturës filo-amerikane të Fulgencio Batistës. Trashëgimtari Manuel-Diaz Canel ka dalë dy herë në televizion ndërmjet së djelës e ditës së djeshme. E para ishte një “thirrje nën armë” “revolucionarëve” të vërtetë, pothuajse  një thirrje për luftë civile, që ndoshta “mbulonte” zbatimin e përndjekjes së protestave, jashtëzakonisht mizore. E dyta ishte më e përmbajtur: ka pranuar”keqkuptime” e “pakënaqësi” në popull, pastaj me tonet e Luftës së ftohtë ka drejtuar gishtin kundër bllokadës së SHBA që, prej 60 vitesh e mban të shtrënguar në rrethim ishullin – të fuqizuar nga  masat e dëshiruara nga Trump-i e të pahequra nga Biden-i – “provokimet e mercensrëve të paguar nga jashtë”, “propaganda nëpërmjet internetit që manipulon kubanët”.

Me të thënë e me të bërë. Dje Kuba ishte e veçuar nga bota. Interneti nuk punonte në një pjesë të mirë të ishullit, i prerë nga presidenti që ka falënderuar botërisht “vëllain president” Nikolas Maduro, të serisë: kujtojuni se nuk jam i vetëm. Në fakt tek përndjekja e llahtarëshme e kundërshtimit në Venezuelë shkon mëndja, duke parë pamjet e filtruara nga Kuba të djelën në darkë. “Berretat e zeza” të korpusit të zgjedhur të Forcave të Armatosura Revolucionare që zbresin nga kamionçinat, policia që hap zjarr në rrugë, por edhe maqina të përmbysura nga disa manifestues dhe dyqane të bastisura.

Dje presisenti amerikan Joe Biden ka thënë se “SHBA qëndrojnë të lidhur fort me popullin kuban që shpalos hapur të drejtat e tij universale” dhe i ka kërkuar qeverisë kubane “të heqë dorë nga dhuna”. Asnjë shenjë për sanksionet që para-ardhësi i tij demokrat projektonte t’i hiqte dalngadalë. Kohë të tjera, të tjera tone edhe në Kubë. Nga një anë lëvizja San Isidro, një nga organizatat kundërshtare më vepruese, që deri në fund ka twittuar # “No tenemos Miedo” (nuk kemi frikë). Nga tjetra një president që imiton Fidelin: “Duhet të kalojnë mbi kufomat tona nëse duan të poshtërojnë revolucionin”. Në mes një popull i raskapitur.

“Corriere della Sera”, 13 korrik 2021     Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Featured Tagged With: - Përktheu Eugjen Merlika, SARA GANDOLFI

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT