• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur bekimi i Kishës Ortodokse Serbe kthehet në mallkim!

June 24, 2013 by dgreca

Në vend të reagimit dhe disa qasje të SHSHA-së në Çikago/

Nga Skënder Karaçica/

Gjatë një shekulli Kisha Ortodokse Serbe ka qenë promotor ,,shpirtëror i besimit,,për popullin serb si të thuash për tërë rrugëtimin antishqiptar me mitet e krijuara ndër vite,,Kosova është shpirti dhe zemra hyjnore,,(!),thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago përkitazi me disa qasje aktuale në relacionin Serbi-Kosovë.Koha i ndryshon vitet dhe rrugëtimin e Serbisë në Ballkan dhe luftërat e parreshtura të popullit shqiptar(1844-1999)për liri dhe mëvetësi nga regjimi ndër vite deri në shkallë të gjenocidit nga regjimet serbe në Beograd.Nëpër tërë këtë rrugëtim Kisha Ortodokse Serbe gjithnjë e ka mbajtur shkapin dhe kryqin e zi para hundëve të pushteteve që,si thuhet në kronikat historike të kohës(arkivat ndërkombëtare politike dhe diplomatike)për të krijuar sa më shumë mite të rreme ndaj tokës së,,shenjtë,,të Kosovës sipas profesor Noel Malkolm.
Populli shqiptar dhe Kosova e ka mësuar mirë,,hisotorinë,,e Kishës Ortodokse Serbe,e cila në të gjitha ritet e saj (fetare e politike)i pati bekuar përmes kryqit të zi të gjithë luftëtarët serb që erdhën për të mbrojtur,,tokën e shenjtë,,dhe me porosinë e madhe të largimit,të vrasjes deri në asgjësim të substancës kombëtare të popullit shqiptar në tokën e vet e quajtur Kosovë,thuhet në reagimin e këtij asociacioni politiko-kombëtar në Çikgo.Po kjo kishë serbe e pati bekuar për ardhjen në pushtet të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç dhe për tërë ofanzivat vrastare që bënë forcat ushtarako-plicore me përmasat e paparë në fund të shekullit të kaluar në Europë.Dhe saherë që ka qenë në pyetje Kosova dhe populli shqiptar Kisha Ortodokse Serbe ka pasur qendrim konstant dhe me moton,,Toka e shenjtë Kosovë të mbrohet me çdo kusht,,(!)
Tashti në Serbi kemi tre drejtime të politikës aktuale karshi çështjes shqiptare në Ballkani dhe rreth Kosovës,vazhdon më tej reagimin e vet SHSHA-ja në Çikago,duke vënë në dukje (platformën)e përpunuar mirë nga skenarët e vjetër të Serbisë dhe të njohur mirë për ne që kalon pëmes dy liderve politik(Ivica Daqiç -Tomislav Nikoliq)dhe të Kishës Ortodokse Serbe në në anën tjetër e cila po kërkon me çdo kusht të,,mbrohet territori serb në Kosovë,,(!).Çfarë po ndodh aktualisht në Serbi,pyet zëshëm SHSHA-ja,duke shtuar se Ivica Daqiç po paraqitet para opinionit ndërkombëtar si njeri i ,,përmirsuar dhe i disiplinuar,,(sic!)me tiparet gjoja demokratike të kohës europiane,ndërsa Tmislav Nikoliq,ultranacionalisti i njohur dhe krahu i djathtë i Vojislav Sheshelit(tashti në gjykim për krime ludte në Hagë)si krahu sërish më radikal i pandryshuar karshi çështjes shqiptare dhe të Kosovës.Ndërsa vijën e tretë me ritet e njohura fetare ortodokse serbe,Kisha dhe peatriarku Irinej po e mbajnë flakën e ndezur në Ballkan krejt kjo gjoja në emrin e Zotit dhe anti Zot(sic!)për ta përthekuar me kryqin e zi sërish Kosovën dhe mallkimin e shqiptarëve.
Për të ilustruar kolovajzën serbe karshi çështjes së Kosovës,Kisha Ortodokse Serbe para do dite ia sjelli mbi kokë kryqin e zi kryetarit të Serbisë Tmislav Nikoliq në Graqanicë,i cili kishte ardhur për të (festuar)disa nga ritet fetare ortodokse këso kohe,kur në Kishën e Graqanicës nuk kishte dalur askush nga priftërinjët ortodoks serb që ta presin njeriun e parë të shtetit të tyre(!).Në të vërtetë çfarë ndodhi,është çudi që pas një shekulli Kisha Ortodokse Serbe dikur që bekonte krerët e shtetit,sot sikur po e lëviz kryqin e zi për të mallkuar të bekuarit e vet pse jo edhe Nikoliqin për të cilin i tymosnin tërë kishat ortodokse serbe në Serbi dhe Kosovë për ,,heroizimin,,e tij ndaj kombit hyjnor serb që luftonin për Kosovën.Erdhi kryetari serb dhe hyri në Kishën e Graqanicës e hapi derën dhe aty nuk kishte njeri që ta priste pos kryqave të shumtë dhe qirinjve që ishte i vetmja mundësi që ti ndizte sipas riteve fetare pa asnjë serb brenda(!).Ky,në të vërtetë,është mallkimi i Kishës Ortodokse Serbe ndaj krerëve të shtetit të Serbisë që,sipas dofarë ligjeve të saj nuk po bëjnë asgjë që të shpetojnë ,,tokën e shenjtë,,të Kosovës!
Paradoksi i gjithë kësaj loje,thuhet më tej në reagimin e SHSHA-së,është krijuar haberi në qarqet serbe se më 31 tetor 2013,Vojislav Shesheli do të lirohet nga Gjykata për Krime Lufte në Hagë dhe do të kthehet në Serbi(?).Për këtë nismë të ligjeve ndërkombëtare të drejtësisë,Kisha Ortodokse Serbe po përgaitet me qilima të kuq që ta presin si(hero)të popullit serb kriminelin me duart e përgjakura me popujt joserb dhe të shiptarëve në Kosovë.Këso kohe,qarqet ultranaciionaliste serbe presin që sërish Shesheli posa të vjen në Serbi të hapë kutinë e pandorës(!)dhe të filloj betejën për Kosovë,që si thotë Kisha Ortodokse Serbe e shitën krerët aktual në Beograd.Duke vijëzuar më tej çështjet aktuale shqiptaro-serbe,SHSHA-ja thekson domosdonë që të jemi më të matur ndaj Serbisë dhe nuk ka nevojë për asnjë formë të entuziazmit politik të aktualitetit pas marrëveshjes(jo historike në Bruksel),ndonëse na ka mësuar historia nëdr vite se programet poltike serbe të kohës Milladin Popoviqit,të Millovan Gjillasit,të Dushan Mugoshës dhe të (internaciionalës)në ish Jugosllavi,,do të jetojmë të bashkuar dhe njeri pranë tjetrit,,koha e tregoi se të gjitha këto ishin vetëm huqe dhe loja e strucit për shqiptarët dhe Kosovën.Këto dhe disa qasje të politikës aktuale sot në Beograd,po i dëgjojmë shpeshherë nga Ivica Daqiç,,do të jetojmë së bashku më Prishtinën,,(sic!)tregon qartë se tashti janë aktivizuar skenarët e vjetër me qëllimin e vetëm përthekimi politik dhe ekonomik i shtetit të Kosovës.Po e themi shtruar,thekson në fund të këtij reagimi SHSHA-ja në Çikago se nuk është koha për ,,çmime për paqe,,në relacioinet e marrëveshjes në Bruksel për ndonjë shpërblim politik (ndërkombëtar)për Serbinë dhe Ivica Daçiç dhe për anashkalimin e shtetit të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: bekimi i Kishes ortodokse, kthehet ne mallkim, Serbe, Skender Karacica

Kisha ortodokse serbe tronditet nga skandali seksual

April 23, 2013 by dgreca

Nga Daisy Sindelar/

Kisha Ortodokse Serbe formalisht e ka shkarkuar nga detyra një peshkop të njohur 74 vjeçar, për shkak të skandalit seksual, në kuadër të të cilit janë përfshirë orgji dhe dhunime të djemve dhe vajzave të mitura. 
Ky peshkop është Vasilije Kaçavenda, që ka shërbyer në qytetet Tuzlla dhe Zvornik në Bosnjë e Hercegovinë.Para një muaji ai ishte tërhequr nga detyra e tij kishtare, për shkak të dyshimeve në rritje se kishte shfrytëzuar pozitën e vet për organizimin e orgjive të shpeshta dhe kishte dhunuar djem dhe vajza të mitura.
Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar dorëheqjen e tij, pasi këtë javë janë publikuar videot në të cilat ai duket të jetë përfshirë në aktivitete seksuale me djem të rinj.
Vendimi i Sinodit të Shenjtë të kësaj kishte që ta pranojë dorëheqjen e tij duket se është pranimi i parë i pakënaqësisë në Kishën Ortodokse Serbe me akuzat e tmerrshme, që më tepër do t’i përkisnin një gjykate të perandorit Caligula se sa Dioqezës Ortodokse.
Bojan Jovanoviq, ish studenti i teologjisë në Bijelinë të Bosnjë Hercegovinës, ku ishte selia e Dioçezës së peshkopit Kaçavenda, thotë se ai e kishte parë një numër të orgjive të organizuara nga peshkopi 74 vjeçar, në të cilat kishin marrë pjesë edhe klerikët e tjerë dhe biznesmenë.
Jovanoviq thotë se zoti Kaçavenda personalisht kishte kërkuar nga ai që të gjejë fëmijë të rinjë për qëllime seksuale.
“Ata u përpoqën disa herë që të më vinin në situatë të komprometuar, ose të më tërheqin në mesin e grupit të tyre. Peshkopi, po ashtu, ka sugjeruar se unë duhet ta përdori shkollën ku kam dhënë mësim për t’i sjellë atij fëmijë deri në moshën 10 vjeç, por natyrisht se unë kam refuzuar”.
“Unë, po ashtu, isha dëshmitar kur murgjit, nga manastiret e tjera, i sillnin studentët e teologjisë, të cilët do ta kalonin natën me peshkopin. Një mëngjes, njëri prej tyre më thirri dhe më luti që ta hapja derën e dhomës së peshkopit, në mënyrë që ai të mund t’i merrte gjërat e tij”, tha Jovanoviq.
Peshkopi Kaçavenda kishte tërhequr interesimin e opinionit me stilin luksoz të jetës dhe lidhjet me liderët e kohës së luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
Disa njerëz tashmë janë paraqitur me akuza kundër peshkopit, përfshirë edhe një vajzë myslimane, e cila tha se Kaçavenda e ka detyruar atë të kalojë në fenë e krishterë dhe pastaj e ka dhunuar atë kur ajo ishte 16 vjeçare.
Në vitin 2010, thashethemet u forcuan kur u paraqitën fotografitë në të cilat peshkopi merrte poza afër stripterit të njohur beogradas, Dejan Nestoroviq, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie personale me Kaçavendën.
Por, kultura e heshtjes brenda kishës nuk mbijetoi shumë gjatë. E përditshmja beogradase Blic kishte raportuar se i ka parë videot pornografike, që duket se e paraqesin peshkopin Kaçavenda, të angazhuar në seks oral dhe aktivitete të tjera seksuale me të rinj në lokacione të ndryshme.
Tash Kaçavenda, i larguar nga Kisha, mund të ballafaqohet me akuza të shumta në gjykatë.
Avokati nga Bijelina, Dushko Tomiq, thotë se ai ka mbledhur dëshmi nga shumë njerëz që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga peshkopi.
Në mesin e këtyre dëshmive gjenden edhe ato të dy klerikëve, dhe të nënës dhe gjyshërve të një personi, Miliq Bllazanoviq, student i teologjisë, i cili si 16 vjeçar nuk kishte mundur të avanconte nga Kaçavenda, dhe më vonë kishte vdekur nën rrethana misterioze në një manastir të izoluar.
Avokati Tomiq thotë se vendimi për largimin e Kaçavendës nga shërbimi duhet të jetë vërejtje edhe për anëtarët e tjerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe elitës politike se askush nuk është mbi ligjin.
“Kur i lexova të gjitha informacionet dhe të gjitha raportet nga njerëz të ndryshëm, që ai i kishte abuzuar, nga njerëzit që ai u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje, unë isha i shokuar si besimtar ortodoks dhe si njeri; si mundet ky person të jetë ende i pranishëm në jetën publike”.
“Kaçavendea ishte bërë politikan, dhe të mos harrojmë, se ai është gjeneral i armatës së Serbisë, të mos harrojmë se ai është shok i ngushtë me Millorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë, dhe me shumë biznesmenë dhe ndërmarrës me ndikim. Të gjithë ata tash kanë probleme të mëdha”, tha avokati Dushko Tomiq.
Kaçavenda i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për keqbërje dhe është kërcënuar me padi ndaj atyre që e kishin “njollosur dhe përgojuar”.
Duke e pranuar dorëheqjen e tij, Kisha nuk e ka përmendur fjalën skandal, duke thënë se peshkopi vetëm po tërhiqej për shkaqe shëndetësore.
Por, rënia e tij e qartë nga pozita, me gjasë do t’i forcojë kritikët e Kishës Ortodokse Serbe, e cila tashmë ka pësuar një varg të skandaleve me abuzim seksual të klerikut tjetër, peshkopit Pahomije, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual të katër të miturve në periudhën 1999-2002.
Kisha Ortodokse Serbe me seli në Beograd, e ka mbajtur heshtjen strikte ndaj të gjitha akuzave për abuzim seksual, ndërsa patriarku Irinej, zëshëm i ka kundërshtuar planet për marshin e homoseksualëve në Beograd, duke thënë se një ngjarje e tillë do të ishte një “hije morale” në vendin e tij.
Qëndrimi i tillë i kishës ka nxitur krahasime fatkeqe me mënyrën se si Vatikani i ka menaxhuar skandalet e veta me abuzimet seksuale.
Sociologu nga Beogradi, Mirko Gjorgjeviq, thotë se udhëheqja e Kishës Ortodokse, tash një kohë të gjatë, mendon se është e paprekshme, edhe nëse në dritë dalin dëshmi të shumta.
“Kisha jonë u përpoq t’i fuste gjërat nën qilim. Në rastin e peshkopit Pahomije, shteti thjeshtë po pret që e gjithë situata të vjetrohet, megjithqë mendohet se fenomeni i pedofilisë në Kishë dhe shoqëri është shumë i përhapur”.
“Problemi është se në vendin tonë, me përjashtim të disa rasteve të dukshme, opinioni është në gjum ose i frikësuar, dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me këto probleme”, thotë Gjorgjeviq.
Peshkopi Grigorije nga Zahumle në Hercegovinë, njëri nga pesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ka kërkuar kujdes në gjykimin e gjërave, duke thënë se hetimet e Kishës për këtë çështje “nuk mund të bëhen shpejtë”.
“Sugjerimet e mia për besimtarë janë që të mos gjykohet askush derisa e vërteta të dalë në shesh. Kur të mësojmë se cila është e vërteta, sipas fesë sonë, dhe ky është paradoks i religjionit tonë, ne nuk duhet ta urrejmë personin, por duhet ta duam atë dhe të lutemi për të. Por, gjykata do ta bëjë punën e vet”, tha peshkopi Grigorije. (f. bujupi)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kisha Orthodokse, Serbe, skandal seksual

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT