Mbrëmjen e 26 Korrikut, në Ulqin, është hapur Panairi i Librit ku morën pjesë personalitete të shumta të jetës politike, institucionale e kulturore të Malit të Zi,Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë ngjarje të madhe për kulturën dhe librin shqip në Mal të Zi, mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili, në ceremoninë e hapjes së panairit, ndër të tjera përmendi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërkulturor mes hapësirave shqiptare.
Ministri Shala, në fjalën e rastit vuri theksin te nevoja që të forcohet kultura e leximit, dhe në këtë drejtim, panairet luajnë një rol të rëndësishëm: “Ky panair është një takim krijuesish, takim me libra të rinj, libra të traditës e të të gjitha fushave, si dhe promovon rritjen e kulturës së leximit, e cila është domosdoshmëri për një shoqëri modern” tha Shala
Po ashtu, ministri Shala theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkulturor mes shqiptarëve, sidomos pjesëmarrjen e botuesve nga të gjitha vendet shqiptare në ngjarje të tilla si kjo “sepse në këtë mënyrë forcohet komunikimi kulturor ndërshqiptar dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit”-shtoi Shala.
Në këtë funksion të objektivi, ministri Shala tha se: “Qeveria e Kosovës ka iniciuar arritjen e një Marrëveshje me Malin e Zi, në funksion të shtimit dhe të bashkërendimit të aktiviteteve kulturore ndërmjet dy vendeve, por dhe të formalizimit të raporteve, për t’i bërë ato institucionale, më sistematike dhe më të dobishme.”
Duke e vu theksin te nevoja e intensifikimit të komunikimit kulturor ndërshqiptar, ministri Shala përmendi veprimet konkrete që ka ndërmarrë MKRS-ja për të afruar mundësi të reja bashkëpunim kulturorndërshqiptar. Ai pohoi se “Ministria e Kulturës së Kosovës po punon që të arrijë një Memorandum bashkëpunimi me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, me të cilin do të saktësohen aktivitet kulturore, për të cilat institucionet e kulturës së Kosovës do të ndihmojnë sistematikisht dhe sipas një axhendetë dakorduar.”
Shala ndër të tjera tha se me këtë këshillë ka zhvilluar takim dhe me drejtuesit e këtij Këshilli “Jemi dakorduar që të punojmë së bashku në dobi të aktiviteteve institucionale kulturore. “
Duke përfunduar fjalën e rastit, ministri Shala theksoi nevojën që të punohet më shumë që,” si vite më parë, të shpërndahetlibri që botohet në Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, në ambientet shqiptare në Mal të Zi, në bibliotekat publike dhe në ato të shkollave.”
Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Ulqinit 2015, përveç ministrit Shala morën pjesë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, si edhe kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ministri i Kulturës të Malit të Zi, Pavle Goranoviq dhe shkrimtari Fatos Kongoli.