PRISHTINË, 2 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, kanë qëndruar në Kosovë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot – 2 Qershor 2021, ka dërguar këtë komunikatë:
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë
1 qershor 2021 – Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përmbylli vizitën e tij 2-ditore në Kosovë.
Ambasadori Lajçak vizitoi Kosovën si pjesë e përgatitjeve të nevojshme për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë të planifikuar për në fund të këtij muaji.
Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla.
“Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen sa më të mirë të takimit të liderëve në Bruksel më vonë gjatë qershorit”, tha z. Lajçak.
Në Kosovë, Ambasadorit Lajçak iu bashkua Matthew A. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. “Sot jam këtu me mikun tim të mirë Matt Palmer, gjë që është një shenjë e bashkëpunimit tonë të ngushtë transatlantik”, përfundoi Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së.
Z. Lajçak gjithashtu u takua me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe krerë të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.
Më vonë gjatë kësaj jave, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, do të vizitojë Beogradin për të vazhduar përgatitjet për takimin e nivelit të lartë.
PRESS RELEASE
EU Special Representative Lajčák met with Kosovo leadership to prepare the High-level meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue
1 June 2021 – Today, the EU Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues, Miroslav Lajčák, wrapped up his 2-day working visit to Kosovo.
Ambassador Lajčák visited Kosovo as part of the necessary preparations for the High-level meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue scheduled for later this month.
This was the focus of his consultations with President Osmani, Prime Minister Kurti, First Deputy Prime Minister for European Integration, Development and the Dialogue Bislimi, Second Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Gervalla.
“My visit to Kosovo has been a productive one with the primary aim to ensure the best possible preparation for the leaders’ meeting in Brussels later in June”, Mr. Lajčák stated.
In Kosovo, Ambassador Lajčák was joined by Matthew A. Palmer, US Deputy Assistant Secretary of State in the Bureau of European and Eurasian Affairs with responsibility for the Western Balkans and the Aegean and Special Representative for the Western Balkans. “Being here today with my good friend Matt Palmer is a sign of our close transatlantic cooperation”, the EU Special Representative concluded.
Mr Lajčák also met with representatives of the international community and heads of EU member states in Kosovo.
Later this week, EU Special Representative Lajčák will visit Belgrade to continue preparations for the high-level meeting.