• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRAJNIM AMERIKAN NE PORTIN E DURRESIT

April 14, 2017 by dgreca

*Përfundon trajnimi për identifikimin dhe kapjen e makinave të vjedhura/

 1 Trajnim*Për disa ditë rresht specialistë amerikanë të EXBS trajnojnë efektiva të Policisë sonë Kufitare në portin e Durrësit/

 2 tajnim

Nga Shefqet Kërcelli/

 Durres, 14 Prill 2017- U mbyll sot 14 prill 2017, në Portin e Durrësit, trajnimi i vecantë me efektiva të Policisë Kufitare të gjithë vendit për identifikimin dhe kapjen e automjeteve të vjedhura që hyjnë në doganat e postat tona kufitare. Gjatë kursit për ndalimin e mjeteve motorike të vjedhura u trajtuan cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugët hyrëse të automjeteve të vjedhura, kontrollin e dokumentacionit, denoncimin dhe reklamimin e këtyre automjeteve, bashkëpunimin me policitë homologe, grumbullimin dhe kryerjen e procedurave përkatëse, etj. Të gjitha këto cështje ju shpjeguan gjerësisht në teori dhe praktikë policëve tanë nga specialisti i EXBS në vendin tonë, zoti Christopher.  Kështu pjesmarrësit u njohën me shënjat identifikuese të automjeteve të vjedhura, mënyrat se si kruhet vjedhja, mundësitë e kontrollit dhe treguesit kryesorë. Për këtë u pa konkretisht në terren identifikimi i makinave të vjedhura sipas markave kryesisht ato perëndimore si, Audi, VË, BMË, Mercedes, BUS, Kamiona bashkë me rimorkio, etj. Vlerat dhe rëndësinë këtij seminari ja shtuan mësimi i përdorimit të aparaturavë të vecanta “Autel” që përdoren në këto raste. Janë disa aparatura speciale të dhuruara nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet programit EXBS, me vlerë rreth 22 mijë $, të cilat do rrisin efikasitetin e kontrollit në pikat kufitare dhe doganat tona, në korridoret kryesore të vendit. Këto ndihma të ardhura këto ditë për Policinë tonë Kufitare ku, futen dhe pajisej motorike, janë pjesë e programit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve {EXPS}. Theksojmë se krahas programeve e projekteve të shumta të bashkëpunimit në të gjithë fushat të shtetin shqiptar me Departamentin e Shtetit të SHBA, nga viti 2003, ka filluar zbatimi i një programi të vecantë bashkëpunimi, i emërtuar shkurt EXBS, kryesisht Ministrinë e Brendshme, si rezultat i të cilit janë trajnuar qindra kuadro e specialistë të Policisë Kufitare, Doganës, Antikontrabandës, Policisë së porteve, aeroporteve, etj. Gjithashtu në vijimësi janë dhuruar paisje, aparatura, mjete për shtimin e kapaciteteve operacionale, sigurisë dhe monitorimin e kufijve tanë. Nga momenti i fillimit të këtij projekti deri tani, strukturat tona të kontrollit të kufijve detarë, tokësorë e ajrorë, kanë përfituar 3.5 milionë $ ndihma. Në fund pjesmarrës të ndryshëm vlerësuan rëndësinë e këtij seminari që i shërben direkt punës së tyre në terren, pozicionit që kanë dhe detyrave të përditëshme. Cështjet e trajtuara do rrisin nivelin e tyre profesional për diktimin e makinës së vjedhur bashkë me karakteristikat dhe kufizimin e këtij fenomeni në vendit tonë. Ndërkohë zoti Christopher falenderoi personelin e këtij seminari për vëmendjen, interesimin e tyre në përvetsimin e programit të kursit, pyetjet dhe diskutimet, duke shprehur besim se, seminari i arriti objektivat e tij. Gjithashtu specialisti i EXBS, theksoi se paketa e ndihmave për strukturat e Ministrisë së Brendshme, ka qenë e vazhdueshme, por duhet të shohim dhe mundësitë e kostos dhe efikasitetit të tyre. Ne kërkojmë që personeli i trajnuar nga pala shqiptare të mësojë e instruktojë për këto cështje, pjesën tjetër që nuk ka mundësi të vijë këtu.  Pra, ju të jeni instruktorë për të tjerët, u shpreh zoti Christopher. Po ashtu dukë zhvilluar seminarin direkt në terren, afër  vendosjes së policisë kufitare kursejmë kohë, lëvizje dhe kosto. Natyrisht programi I bashkëpunimit do të vazhdojë dhe në të ardhmen, në fushta më të nevojshme të organeve ligjzbatuese e të sigurisë në vendin tonë, përfundoi përfaqësuesi amerikan i EXBS.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e Durrësit, në portin, Shefqet Kercelli, TRAJNIM AMERIKAN

ANIJA QE GODITI BAZEN E ASADIT KA VIZITUAR VLOREN

April 11, 2017 by dgreca

Anija “USS Porter” DDG-78, që goditi  bazën e Asadit, ka vizituar Gjirin e Vlorës më 26 shtator 2015. {Shkrim i “Diell-it”}/

12

Nga Shefqet Kërcelli/

3

Nga data 26-29 shtator 2015, Anija USS Porter, DDG-78, {Pjesë e Flotës së 6-të të SHBA}, zhvilloi një vizitë në Gjirin e Vlorës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak mes të dy vendeve. Fillimisht anijen e vizituan Zvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ZvendësAmbasadori i SHBA në vendin tonë, zoti David Muniz, të shoqëruar nga ushtarakë dhe diplomatë të dy vendeve, ku u pritën nga komandanti i anijes dhe pjesëtarë të ekuipazhit. E veçantë e kësaj vizite ishte pjesëmarrja e një grupi antarësh të Këndit Amerikan në Vlorë dhe nxënës të Shkollës Internacionale të këtij qyteti, të cilët u cuan tek “ USS PORTER”, me anijen Patrulluese “Butrinti”, P-133. Të shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, zoti Ryan Roberts, të rinjtë vlonjatë zhvilluan vizitë në ambientet e anijes, ku u njohën me disa karakteristika teknike të saj, armatimin, aparaturat dhe detyrat që kryen. Gjithashtu pjesëtarë të ekuipazhit të anijes amerikane i shpjeguan vizitorëve se si iu bashkuan marinës amerikane, eksperiencën, specialitetin, mundësitë dhe perspektivat që të afron shërbimi në marinën amerikane, dashurinë për profesionin dhe shtetin amerikan etj. Ndërkohë dhe marinarët e anijes “USS Porter, DDG-78” zhvilluan vizita në objekte muzeale, historikë dhe turistikë të zonës së Vlorës. Para largimit nga ujërat tona, “USS PORTER, DDG-78”, zhvilloi stërvitje të përbashkët me anije të Flotiljes sonë detare me Vendbazim në Pashaliman.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: anija qe godi Asadin, Shefqet Kercelli, vizitoi Vloren

Detarët durrsakë respektonjë Heroin e 7 Prillit

April 7, 2017 by dgreca

Detarët durrsakë respektonjë Heroin e 7 Prillit, Mujo Ulqinaku dhe diskutojnë për problemet e tyre/1 Lule

Nga Shefqet Kërcelli/1 durresParaditen e 7 prillit qindra dhjetra detarë durrsakë ju bashkuan ceremonisë përkujtimore në respekt të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939, ku spikati akti heroik i Kapterit të Marinës Mbretërore Mujo Ulqinaku. Mbas fjalës së rastit mbajtur nga zyrtari i bashkisë Adrian Gurra, zyrtarë të institucioneve vendore e qëndrore dhe përfaqësues të shoqatave atdhetare e të shoqatës së detarëve “Adrijon” vendosën kurora me lule në monumentin e Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku. Mbas kësaj ceremonie detarët durrsakë u mblodhën përsëri tek pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” për të diskutuar shqetësimet dhe të drejtat e pazgjidhura nga qeveritë e ndryshme në Shqipëri. Mbas prezantimit të problemeve kryesore nga Kryetari i shoqatës, Kapiten Aleksandër Gjermeni, {PS.e kini ne ëord, vendoseni këtu}, detarët durrsakë Bahri Gurri, Enver Kokomani, Galip Dedeja, Nexh Allushi, Xhemal Molla, etj. ngritën disa probleme kyce të jetës së marinarëve si, cështje të statusit të tyre të anatemuar nga cdo qeveri, ndërkohë që kontributi i tyre përfshin 50% të ekonomisë shqiptare, marrja parasysh e viteve të punës  e vështirësive në det, mungesa e një zyre pune që do shërbejë jo vetëm për takime pune, por dhe si muze e bibliotekë për detarët, vlerësimi i shoqatës së detarëve, që nuk mund të krahësohet për nga numuri i anëtarëve dhe rëndësia me asnjë shoqatë tjetër. Këtyre diskutimeve  të rëndësishme jo vetëm për detarët si simbol i qytetit të Durrësit, por dhe rolit specifik në cështjet social-ekonomike të qindra familjeve i vuri kapak detari i vjetër Nexh Allushi, me një thënie proverbiale, mbas vitit 1990, të gjithë zanacinjtë morën nga një gjë, deri tek berberi që mori një dhomë e karike, ndërsa për ne marinarët nuk ngeli asnjë copë llamarinë anije. pra ngelëm me gisht në gojë, tha zoti Allushi, fjalë që u përshëndet nga të pranishmit. Në vijim të takimit detarët theksuan nevojën e hartimit të statusit të tyre, ashtu si si kolegët e vendeve të tjera, gjithashtu gjetjen e një ambienti të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Filed Under: Kronike Tagged With: 7 prilli, Mujo Ulqinaku, Shefqet Kercelli

Departamenti Amerikan i Shtetit dhuroi pajisje për Policinë Kufitare Shqiptare

April 5, 2017 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/2 shefqetMë datën 4 prill 2017, në ambientet e Drejtorisë së Kufirit u zhvillua ceremonia e dhurimit të tetë automjeteve, mjeteve e pajisjeve për Policinë tonë Kufitare. Këto mjete janë të përshtatëshme për të operuar në cdo lloj terreni të vendit tonë dhe do shërbejnë për monitorimin dhe forcimin e kontrollit të kufijve tokësorë. Ndihmat e ardhura këto ditë për Policinë tonë Kufitare janë pjesë e programit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve {EXPS}. Theksojmë se krahas programeve e projekteve të shumta të bashkëpunimit në të gjithë fushat të shtetin shqiptar me Departamentin e Shtetit të SHBA, nga viti 2003, ka filluar zbatimi i një programi të vecantë bashkëpunimi, i emërtuar shkurt EXBS, kryesisht Ministrinë e Brendshme, si rezultat i të cilit janë trajnuar qindra kuadro e specialistë të Policisë Kufitare, Doganës, Antikontrabandës, Policisë së porteve, aeroporteve, etj. Gjithashtu në vijimësi janë dhuruar paisje, aparatura, mjete për shtimin e kapaciteteve operacionale, sigurisë dhe monitorimin e kufijve tanë. Nga momenti i fillimit të këtij projekti deri tani, strukturat tona të kontrollit të kufijve, kanë përfituar 3.5 milionë $ ndihma. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, Zv.Ambasadori i SHBA në vendin tonë, zoti David Muniz dhe specialistë amerikanë të EXBS, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, specialistë të Policisë Kufitare, etj. Duke treguar mjetet e pajisjet e dhuruara nga EXBS, të cilat do të përdoren në pikat tona kufitare për të parandaluar trafikimin ilegal, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Genc Merepeza, falenderoi njëkohësisht Ambasadën dhe shtetin amerikan për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve, Policisë sonë Kufitare në shtimin e kapaciteteve të saj për monitorimin e kufijve. Në fund të këtij aktiviteti, Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në shenjë mirënjohjeje i dhuron Zv. Ambasadorit David Muniz, stemën e Policisë së Shtetit Shqiptar.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Departamenti i shtetit, Ndihma, Policia kufitare, Shefqet Kercelli, shqiptare

Me detarët e “Ilirisë” dhe kadetët e FSK në Adriatik

March 30, 2017 by dgreca

1 LISUS

Reportazh nga Shefqet Kërcelli/

3 anija

Agimi në portin e Durrësit/

2 Ushtaret adriatik

Ditë marsi. Ora shënon 6.30 të mëngjesit. Mbasi përshëndesim rojet e sigurisë të portit bashkë më kryemotoristin Fredi Mara të anijes “Iliria”, shijojmë agimin e një dite të re nga moli “0” i portit të Durrësit. Është kënaqësi e vecantë për cdo qytetar, vizita në portin e Durrësit, në këtë nyje të rëndësishme tregëtare të shqiptarëve. Gjykuar nga përmasat, dimesioni ekonomik e transporti detar, porti është një tregues, zemër dhe puls i vërtetë jo vetëm për Durrësin, por për gjithë Shqipërinë. Zgjimin e portit e bëjnë anijet e peshkimit, të cilat mbas një ditë-nate të lodhshme, kalojnë lehtësisht kanalin hyrës të portit nën shoqërinë e disa pulëbardhave dhe bregëzojnë anijet në molin e tyre që kufizohet me skajin juglindor të trageteve. Brenda një kohe të shkurtër shokë të mi bëhen detarë të moshuar që kontrollojnë parangallët e hedhur një natë më parë, detar Florian Lilaj, që drejton skafin e kapitenerisë dhe zoti Oliver, përgjegjës për këtë pjesë të portit. I hedh një vështrim portit nga feneri jeshil, nga ky syri afër dhe larg, të kap krahët e vincave të fuqishëm të vjetër dhe të rinj. Më tutje të molit lindor më shfaqet hijerëndë silueta e bigës “Adem Reka”. Më ngjall shumë kujtime kjo bigë me histori të vecantë. Por, sakaq shoh pilotin e parë që shkëputet nga moli 5 dhe më shpejtësi del në anë të kanalit hyrës. E njoh, skafi i Enkelejd Shedullës që pret tragetin e mëngjesit “Adria”. Ndërkohë rimorkiatorët “Durrah” dhe “Epidamn” shoqërojnë tragetin “Adria” për tja bërë atij bregëzimin e sigurt. Disa peshkatore kthehen, disa të tjerë dalin për të filluar gjuetinë. Pamvarësisht mjegullës së mëngjesit, i bëra fotografi dhe i urova fat e gjueti të mbarë këtyre njerzve të guximshëm. Më pas fotografoj anijet e klasit GSM, të mbushur me kontenierë, godinat e institucioneve detare, rimorkiatorët e kompanisë së mjeteve detare, {ASHD}, anijet e transportit “Frojdi”, “Kristi I” të cilat përpunohen në port dhe skafet e pilotimit. Në molin 1 dhe “0” krahas mjeteve të pastrimit detar zënë vend skafet e institucioneve të ndryshme detare, Policisë Kufitare, Sigurisë të Autoritetit Portual, Kapitenerisë, Presidentit, Hidrografisë, Guardia Financës, zhytësat e Portit dhe ngjitur me fenerin e kuq, anija “Iliria” dhe MV “118” të Forcës Detare. Anash syri më kap skalierën e portit të peshkimit. Brenda pak minutave, me një vëzhgim të thjeshtë të krijohet përshtypja se Porti i Durrësit në vetvete përbën një pasuri të madhe. Është shkruar mjaft për këtë port të lavdishëm, që daton njëherësh me krijimin e qytetit, por ky mëngjes më thotë:- zotërinj krijues, keni shkruar pak për këtë port, pasuri të cmuar të kombit tonë. Sepse ky port shënon cdo ditë një histori, një tregim, një rrëfenjë, një histori të re. Ndërsa jetoja me këto mendime, shoh kamionët që zhurmshëm drejtohen tek depot e molit 3 dhe anijet, ndërsa skafi i kapiten Lulëzim Hates lëviz me shpejtësi për të pritur tragetin e radhës “Ventouris Ferries”. E kështu në portin e Durrësit, rrjedh një mëngjes i zakoshëm, i zhurmshëm, plot lëvizje dhe jetë. Më gëzon fakti që ky port gëlon cdo ditë dhe si një barometër i vërtetë tregon dinamikën e qytetit tonë. Natyrisht shumica e qytetarëve durrsakë, të rrëmbyer nga rutina e përditëshme, nuk e dinë se cfarë ndodh në port. Në fakt Porti me gjallërinë e tij, thyen përgjumjen e qytetit të Durrësit, ndaj lum si ai që shijon agimin e tij. Nderim dhe respekt të vecantë për të gjithë marinarët, specialistët, dokerët, vincierët, dispecerët, agjensitë detare, etj. të cilët me mund e sakrifica mbajnë gjallë aktivitetin e portit të Durrësit.

Miq të vecantë tek anija “Iliria”

Anija “Iliria”, anija flamurtare e Forcës Detare, qëndron hijerëndë tek moli “0” i portit të Durrësit. Kapiteni i anijes, Taulant Bako, bashkë me ekuipazhin kanë erdhur qysh herët në mëngjes dhe po bëjnë gati anijen për lundrim. Punët e detarëve nuk mbarojnë asnjëherë. Fillojnë herët në mëngjes me pastrimin, kontrollin dhe lëvizjen e mekanizmave, motorave dhe aparaturave; pastaj mbas cdo lundrimi, cojnë në vend gjithshka dhe organizojnë shërbimin e radhës. Shoh se këtë mëngjes djemtë e “Ilirisë”, po tregojnë merak të vecantë në përgatitjen e anijes. Mbasi ngrenë flamurin bëjnë instruktazhin e radhës dhe shkojnë nëpër postet e tyre. Ndërsa Komandanti i anijes me vartësit e tij zenë vend tek Ura e Komandimit, kryemotoristi Fredi Mara, motoristët Naltin Mersinllari dhe Ilir Qosja, provojnë gatishmërinë e motorrave. Dhe postet e tjera raportojnë gatishmërinë. Shoferi Lulëzim Voci bën furnizimin e anijes me ujë. Gjithëshka në anije është gati. Interesohem për itinerarin e këtij lundrimi. Përgjigjen ma jep Komandanti i Grupit, Kapiten i Rangut të II-të Lulëzim Kryeziu, i cili ka erdhur herët për të ndjekur përgatitjen e anijes. Kemi miq të vecantë sot, më thotë kapiteni. Do lundrojmë drejt Pashalimanit, duke pasur në bord kadetët e Qendrës  së Studimeve Universitare të FS Kosovë. Është nder i vecantë për anijen tonë të ketë në bord miq të tillë, thotë kapiten Taulanti, ndaj në këto raste i zoti i shtëpisë shton dicka. Mbas pak minutash në sheshin para anijes shohim disa djem të rinj me uniformën e kadetëve dhe emblemën e Republikës së Kosovës që afrohen drejt anijes. “Jemi të impresionuar. Nuk mund ta imagjinomin para disa vitesh se do vinte një ditë e tillë”, thotë major Blerim Cufaj, drejtuesi i ekipit. Ushtarakë nga Kosova të lundrojnë me anijet e Flotës shqiptare?! Ëndërr! Tashmë realitet. E kemi parë vetëm në hartë. Mirënjohje për ata që e sollën këtë ditë, shprehet major Cufaj.  Mirëseardhët në anijen “Iliria” i uron kapiten Luli. Të shoqëruar nga Komandant Taulanti, miqtë e cmuar i drejtohen urës së Komandimit në Anije, për ti treguar se tashmë jeni pjesë e ekuipazhit të anijes. Kërshëria dhe interesimi i kadetëve është i madh. E fillojnë me portin e Durrësit. I shpjegojmë një historik të shkurtër, përmasat dhe karakteristikat kryesore teknike të tij. Ndërkohë kapiteni jep komandën: për lundrim! Ndërsa MV 118 i ka liruar krahun, “Iliria”, lëshon cimën, kryen manovrën e radhës, kalon fenerët hyrës dhe futet në kanalin e portit. Në një det të qetë, anija le në të majtë anijet e radës dhe përshkon lehtësisht gjirin e Durrësit.

Nga Kepi i Lagjit në Pashaliman

Mjegulla që qarkonte bregdetin shqiptar atë ditë kufizonte fushpamjen e tij. Sidoqë kapiteni u përpoq të afronte anijen sa më afër bregut, shikimi ishte i pamundur, kështuqë djemtë e “Ilirisë” i shpjegonin vendodhjen nëpërmjet apraturave moderne të anijes. Cdo oficer apo detar i anijes, përpiqet të shpjegojë dicka për postin e tij, detin, historinë dhe gjeografinë detare. Një lëksion i hapur me përmbajtje civilo-ushtarake në detin Adriatik. I sapo kthyer nga një trajnim në SHBA, Kapiten Lejtnant Mufit Ferraj me dashuri e pasion i flet për anijen, të dhënat tekniko-taktike, rolin, misionin, operacionet e kryera gjatë këtyre viteve, ndërsa i bën një tur në gjithë anijen. Nga ana e tyre kadetët donin të dinin sa më shumë për anijen dhe detin. Jo se s’kishin parë anije dhe det. Disa prej tyre kanë qenë dhe pushues në bregdetin shqiptar. Por, anija flamurtare “Iliria”, ka histori dhe karakteristika të vecanta. Anijet e këtij klasi, bashkë më “Archangelat” dhe MV Amerikane të dhuruara në v.1999, po shkruajnë historinë moderne të Flotës sonë. Kapiten Taulanti qëndronte në urën e Komandimit, por duhej zbatuar tradita e zakoni i detarit shqiptar. Ndaj për disa minuta i lë komandën zvëndësit të tij për ti afruar kafe dhe biskota vëllezërve nga Kosova. Shfrytëzon kohën për ti treguar dicka për historinë dhe misionin e anijes. Më pas dhurata simbolike. Në dhomën e punës së efektivit të anijes zuri vend emblema e FSK dhe një kalendar i saj. Nga ana tjetër kapiten Taulanti i dhuroi major Cufajt, kapelën e personelit të anijes, foto të saj bashkë më një “Antologji të Detarisë shqiptare”. Ky moment i shërbeu dhe për shplodhje vëllezërve me uniformë, se lundrimi vazhdoi në det të hapur. Kështu anija mbasi përshkoi grykëderdhjet e lumenjve Shkumbin, Seman e Vjosë i afrohet ishullit të Sazanit. Lundrimi shoqërohet me foto, tregime e histori pa fund për jetën e detarëve shqiptarë, momentet më të vështira, trajtimin, përgatitjen e personelit detar, etj. Detarët tanë kanë cfarë të tregojnë për këtë. Marinari i vjetër Fredi i tregon motorat Caterpillar, detarët Hamzallari dhe Vjeshta, tregojnë jetën në anije, Inxhinjer Olger Shkëmbi për cilësitë e motorrave, skafit dhe të dhëna të vecanta për bregdetin, kapiten Nezha për lundrimet e kryera. Aq sa mund të tregosh në një lundrim prej disa orësh. Duket se moti i ndihmoi djemtë nga Kosova. Detari i ri vlonjat Florian Lilaj, dëgjon dhe ai me vëmendje. Një foto përballë ishullit të Sazanit dhe disa njohuri për të, bregdetin Jonian dhe shpellat e Karaburunit, piratin Haxhi Alija, trafikun e sotëm, etj. Vërtet bregdeti jonë është i shkurtër, por aq sa labirinthe ka reliefi, po aq histori mbart në vetvete bashkë me fundin e detit. Mund të shkruash novela e romane pa fund. Duket se lundrimit po i vjen fundi. “Iliria” merr kursin për në bazën e lavdishme të Pashalimanit. Miqtë shijojnë magjinë e Gjirit të Vlorës, sodisin me kërshëri në njërën anë bregdetin shkëmbor dhe plazhet e Karaburunit, ndërsa në anën tjetër shfaqet qyteti i Vlorës. Shfrytëzoj rastin për ti treguar dicka për stërvitjet e para me anijet amerikane dhe të NATO-s, vizitat që ato kanë bërë në portet tona dhe dicka për operacionet detare. Temat e bisedave ishin të bollshme, vetë ajri i pastër, natyra dhe deti të frymëzojnë për të qenë më i clirët dhe bashkëbisedues. Pamja e bazës së Pashalimanit ishte një befasi tjetër për kadetët. Kishin dëgjuar plot histori për të dhe tani erdhi puna ta shihnin e preknin vetë. Dhe detarët aq sa dinin i shprehnin lirshëm, flisnin sikur të ishin njohur prej vitesh. Për mbi 3 orë anija u kthye në auditor dije dhe leximi për detin. Nga bordi i anijes “Iliria”, djemtë e rinj nga Kosova panë të gjitha llojet e anijeve, kantierin dhe ambientet e Bazës së Pashalimanit. Është një nga ditët më të mrekullueshme të jetës, u shpreh instruktor Granit Hasanaj. Largohen nga anija mes përqafimesh, për ato që panë dhe jetuan me detarët e “Ilirisë”, për shpirtin e tyre dhe miqësitë e krijuara rishtas. Ju presim në Kosovë, ishte mesazhi i ndarjes. Në molin e Pashalimanit, miqtë i pret vetë Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, Kapiten i Rangut të I-rë, Ferdinand Kreshpani. Komandanti Kreshpani i shpjegoi konkretisht bazën, më pas një foto e përbashkët. Por, leksioni për Forcën Detare dhe detin nuk mbaron këtu. Në vijim, Zv/Komandanti i Flotiljes Detare, Kapiten i Rangut të II-të, Engjëll Sinanaj, nëpërmjet një brifingu të zgjeruar i shpjegoi kadetëve historinë, misionin, operacionet SAR të kryera nga Forca Detare, si dhe misionin e ri në Detin Egje, ku për herë të parë, FD kryen një mision të tillë. Me këtë shpjegim kadetët e FSK e mbyllën vizitën në Forcën Detare. Natyrisht mjaft prej tyre e kishin vizituar bregdetin shqiptar, por kjo vizitë mbresëlënëse ja shtoi 100 fish dëshirën për të pushuar në këto brigje.

Një fidanishte e denjë për përgatitjen e oficerëve të ardhshëm

Në fakt nuk kisha dëgjuar që në Kosovë të kishim një universitet për përgatitjen e oficerëve të ardhshëm, ndaj mu duk një befasi e këndshme një lajm i tillë. Një grup studentësh të Qendrës së Studimeve Universitare Prishtinë kreu një vizitë në KDS dhe Komandat e Forcave në Shqipëri, të shoqëruar nga major Gega. Një ditë ata ja kushtuan Forcës Detare. Dhe ata mësuan dicka, por dhe ne mësuam shumë prej tyre. Gjatë lundrimit u njoha me programin, curriculat dhe kohëzgjatjen e këtij universiteti. Për 4 vite atje formohej si ushtarak, ndërsa merrje dhe diplomë në një degë civile. Ishte gërshetuar përvoja më e mirë e akademive të NATO-s, bashkë me universitetin Amerikan në Prishtinë. Në përzgjedhjen e kandidatëve ishin përdorur kritere të shkollave perëndimore. Rezultat, aftësi, meritë, konkurs, TOEFL dhe SAT. Qindra djem e vajza kishin konkuruar, por kishin fituar më të mirët. Gjithashtu më gëzoi fakti që në këtë shkollë studjonin dhe të rinj nga Shqipëria. Mbas përfundimit të studimeve dhe një përvoje në reparte, kadetët shkonin një vit në SHBA, në sajë të një marrëveshje bashkëpunimi të shtetit të Kosovës me shtetin e Giorgias. E pra, nuk ka më bukur. Zgjidhja e duhur në kushtet reale që kalon FSK dhe Ushtria shqiptare. Një fidanishte e së ardhmes, ku krahas të rinjve nga Kosova, mund të studjojnë dhe të rinj nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ju lumtë. Udhë të mbarë vëllezer! Udhë të mbarë shkolla e ushtarakëve të ardhshëm të FSK dhe FA Shqiptare!

Filed Under: Featured Tagged With: kadetet e FSK, Me detarët e “Ilirisë” dhe, në Adriatik, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT