Detarët durrsakë respektonjë Heroin e 7 Prillit, Mujo Ulqinaku dhe diskutojnë për problemet e tyre/
Nga Shefqet Kërcelli/Paraditen e 7 prillit qindra dhjetra detarë durrsakë ju bashkuan ceremonisë përkujtimore në respekt të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939, ku spikati akti heroik i Kapterit të Marinës Mbretërore Mujo Ulqinaku. Mbas fjalës së rastit mbajtur nga zyrtari i bashkisë Adrian Gurra, zyrtarë të institucioneve vendore e qëndrore dhe përfaqësues të shoqatave atdhetare e të shoqatës së detarëve “Adrijon” vendosën kurora me lule në monumentin e Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku. Mbas kësaj ceremonie detarët durrsakë u mblodhën përsëri tek pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” për të diskutuar shqetësimet dhe të drejtat e pazgjidhura nga qeveritë e ndryshme në Shqipëri. Mbas prezantimit të problemeve kryesore nga Kryetari i shoqatës, Kapiten Aleksandër Gjermeni, {PS.e kini ne ëord, vendoseni këtu}, detarët durrsakë Bahri Gurri, Enver Kokomani, Galip Dedeja, Nexh Allushi, Xhemal Molla, etj. ngritën disa probleme kyce të jetës së marinarëve si, cështje të statusit të tyre të anatemuar nga cdo qeveri, ndërkohë që kontributi i tyre përfshin 50% të ekonomisë shqiptare, marrja parasysh e viteve të punës e vështirësive në det, mungesa e një zyre pune që do shërbejë jo vetëm për takime pune, por dhe si muze e bibliotekë për detarët, vlerësimi i shoqatës së detarëve, që nuk mund të krahësohet për nga numuri i anëtarëve dhe rëndësia me asnjë shoqatë tjetër. Këtyre diskutimeve të rëndësishme jo vetëm për detarët si simbol i qytetit të Durrësit, por dhe rolit specifik në cështjet social-ekonomike të qindra familjeve i vuri kapak detari i vjetër Nexh Allushi, me një thënie proverbiale, mbas vitit 1990, të gjithë zanacinjtë morën nga një gjë, deri tek berberi që mori një dhomë e karike, ndërsa për ne marinarët nuk ngeli asnjë copë llamarinë anije. pra ngelëm me gisht në gojë, tha zoti Allushi, fjalë që u përshëndet nga të pranishmit. Në vijim të takimit detarët theksuan nevojën e hartimit të statusit të tyre, ashtu si si kolegët e vendeve të tjera, gjithashtu gjetjen e një ambienti të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.