Burime zyrtare amerikane njoftuan se, Pentagoni do të dërgojë në Irak edhe 200 trupa të tjera, si edhe helikopterë të tipit “Apache” për të luftuar kundër ISIS. “Trupat dhe helikopterët do të përdoren kryesisht në formën e asistencës për ushtrinë irakiane, që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër ISIS”, deklaroi shefi i Pentagonit, Ash Carter. Njoftimi vjen në një kohë kur trupat irakiane po luftojnë ashpër për marrjen e Mosulit, qyteti i dytë i vendit për nga rëndësia, që është ende nën kontrollin e xhihadistëve. Po kështu, ky njoftim vjen pasi vizitës së papritur të Carterit në Irak disa javë pas negociatash të vazhdueshme mes komandantëve amerikanë dhe liderëve irakianë. Vendimi i Pentagonit është edhe një përgjigje ndaj këshillave të presidentit Barack Obama për rritjen e numrit të ushtarakëve amerikanë në Irak nga 3 870 në 4 087. {Sh.K}
Biblioteka e Korcës, lexues dhe shërbim i kualifikuar
Nga Shefqet Kërcelli/
E vendosur në qendër të qytetit, godina e Bibliotekës nuk i shpëton syrit të cdo vizitori të Korcës. Një ndërtesë tipike me arkitekturën e sistemit të kaluar, mbi të cilën nuk ka asnjë shenjë mirëmbajtje gjatë këtyre viteve. Ndërkohë që gjithëshka përreth është rikonstruktuar e transformuar, vetëm për godinën e Bibliotekës, këtij tempulli të dijes nuk janë gjetur fonde për të përmirësuar e rinovuar pamjen e jashtme dhe ambientet brenda saj. Me sa kam parë kjo situatë është dhe në bibliotekat e qyteteve të tjera si Durrës, Vlorë, madje dhe Bibliotekën Kombëtare. Janë harxhuar para për shumë e shumë ndërtime e projekte, hera-herës të panevojshëme, ndërsa për bibliotekat nuk ka fonde. I shoqëruar nga miku im Ardian Sheremeni, hyj në godinën e këtij institucioni që më kthen në kohë 40 vjet më parë, kur unë kam pasur mundësinë të shijoj ndjesinë e të lexuarit në kushte optimale në sallën kryesore, ku nuk mungonte ngrohja. Asoj kohe si nxënës i gjimnazit “Fuat Babani”, përfaqsoja shpesh herë këtë gjimnaz në olimpiadat dhe konkurset e ndryshme dhe kjo bibliotekë ishte mikpritësja jonë më e mirë. Të dashuruar pas librit, kushtet dhe komoditeti që na afronin ambientet e brendshme të saj, na i shtonte dhjetëfish dëshirën për të lexuar. Ka qenë një nga godinat më të bukura, një nga bibliotekat më të mira në shkallë vendi. I shkonte për shtat qytetit të Korcës, djepit të kulturës e arësimit dhe në një farë mënyre korcarët krenoheshin me të. Biblioteka plotësonte më së miri rrethin e institucioneve arësimore e social-kulturore të qytetit. Por tani, pamja që më afronte kjo godinë më ngjallte paksa trishtim dhe keqardhje. Pushtetarët e sotëm nuk e perceptojnë cdo të thotë të investosh për librin, ti krijosh kushte librit dhe lexuesit bashkë. Gjithsesi më gëzoi fakti që pamvarësisht pamjes së jashtme, në koridoret e sallat e saj kishte jetë si dikur. Pashë lexues të shumtë, të moshave të ndryshme që hynin e dilnin me libra në dorë. Pra, qytetarët korcarë lexonin, nuk e kishin braktisur librin. Personeli i bibliotekës shërbente me kulturë e profesionalizëm. Pamvarësisht ditës së shtunë, Drejtori i Bibliotekës, poeti i njohur, Skënder Rusi dhe nënpunësit e tjerë ishin në krye të detyrës. Në koridorin e katit të parë, dy lexues sapo dorëzuan librat që kishin lexuar dhe po mernin të tjerë. Biblioteka ka një fond të pasur librash e gazetash, të cilat shtohen cdo ditë. Korcarët e kanë pasur traditë dhurimin e librave dhe gazetave. Mjaft tituj nuk i gjen në bibliotekat e tjera, ndërsa arkivi i shtypit të shkruar është i vecantë. Ngjitemi në katin e dytë. Në sallën e albanologjisë, nënpunsja e re, Jorida Dhëmbi, po sistemonte disa tituj të sapodhuruar nga një mik i bibliotekës. I kërkojmë disa gazeta “Dielli”, nga koleksioni i viteve ’30. Me mirësjellje dhe dashamirësi Jorida na afroi gazetat me informacionin përkatës. Gradualisht po kalonte trishtimi i disa minutave më parë, kur shikoje këta njerëz që i shërbenin me aq përkushtim librit dhe lexuesve. Ndërsa po linim këtë sallë, në derën e sallës kryesore më ngjalli kureshtje një tabelë: “Free American Public Library”. Ishte një nga ndjesitë më të këndshme që përjetova atë ditë. U mrekullova kur hyra brenda. Një fond i tërë librash në anglisht ishte vendosur me kujdes e funksionalisht në raftet e shumta të sallës. Këta pasuri e administronin zonjat Anxhela Qirinxhi dhe Semele Lushka{Tushinka}. Kureshtja ime shkoi direkt tek burimi, kush ishte dhuruesi i këtyre librave? Semele, më shpjegoi qetësisht për autorin e kësaj mrekullie. Është Pitter C.Cole, një shqiptaro-amerikan që banon në Klivlend, mik i familjes sime, thotë Semele. Dhuratë më të bukur e më të cmuar nuk kisha parë këto vite. Me mijëra tituj në anglisht, të të gjitha fushave, shkencorë e shoqërore, letërsi, politikë, histori, filologji, pedagogji, ekonomi, juridikë, inxhinjeri, libra për fëmijë, etj. Pitteri kishte sjellë Amerikën këtu në Korcë. Mu duk vetja sikur isha atje në Klivlendin e largët dhe në heshtje imagjinoja rrugëtimin e këtyre librave nga Klivlendi këtu në Korcë. Harxhime, transport, kosto, peripeci, sakrifica. Nuk kisha dëgjuar më parë për një filantrop të këtyre përmasave, me këtë shpirt e zemërgjerësi. Me një vështrim të shkurtër, duke llogaritur sasinë e librave, plus raftet të sjella nga SHBA, vlera totale e këtij donacioni, pa frikë e kapte shifrën e 3 milion $ dollarëve. Nuk gjen dot fjalën për të vlerësuar e falënderuar këtë njeri të madh, Pitterin. I kaloj raftet me rallë dhe prek këtë pasuri të madhe që zoti Pitter i kishte dhuruar korcarëve, vecanërisht të rinjve e studentëve të universitetit “Fan Noli”. Mundësi pa fund për tu njohur me shkencën, historinë, letërsinë, vetë Amerikën në gjithë dimesionet. Semele më shpjegon dicka nga jeta e këtij njeriu të madh. Me origjinë nga Pogradeci, bir i Athinasë dhe Kristos, Pitteri e kishte marë rrugën e emigracionit në vitin 1939. U arësimua në Amerikë dhe tani ka bisnesin e vet në Klivlend. Ka ndihmuar shqiptarë sa ka mundur, biles me paratë e veta ka arësimuar disa studentë shqiptarë në SHBA. Ja dinë, s’ja dinë për nder, ja di zoti, tregon Semele. Pitteri nuk i ka humbur asnjëherë lidhjet me vendlindjen, ku natyrisht dhuratat e donacionet e shumta janë pjesë e jetës së tij. Vec bibliotekës së Korcës, Pitteri i ka dhuruar libra dhe universitetit “Marin Barleti” si dhe ndihma për kopështe, cerdhe e shkolla në Pogradec. Kuptohet që një pjesë të këtyre librave Pitteri e ka blerë me valutë krahas bibliotekës së shtëpisë. Mu bë qefi, që këtë figurë të nderuar shqiptaro-amerikane e ka dekoruar ishpresidenti Bamir Topi. Natyrisht, ju do të pyesni:-po sa shfrytëzohet ky fond i cmuar? Ka mjaft lexues, sidomos ata që njohin anglishten. Por kemi dhe studentë të Universitetit “Fan Noli”, që janë lexues të rregullt. Ka mjaft profesorë e pdagogë të këtij universiteti që jo vetëm e shfrytëzojnë këtë fond për leksionet e tyre, por i nxisin studentët të studjojnë, psh. Profesor Ali Jashari, është një nga dashamirësit më të mirë të bibliotekës. Do jetë fat dhe për ne, sikur Profesor Aliu, të zgjidhet rektor i Universitetit “Fan Noli”, vijon Semela. Sigurisht që do shtojmë lidhjet dhe bashkëpunimin në interes të formimit teorik e shkencor të studentëve korcarë. Dua t’ju them dicka tjetër. Kemi shumë lexues të vegjël. Mjerisht kemi pak libra për fëmijë. Semela sqaron se, do ishte mirë që shqiptaro-amerikanët të sillnin këtu në Shqipëri libra për fëmijë. Ka mjaft interes nga vogëlushët, kjo i shërben më së miri dhe mësimit të anglishtes. Më vinte keq të largohesha nga ky ambient që rrezatonte dritë e dije, bashkë me këto punonjëse të afta e plot kulturë. Ishin në sinkron, librat dhe punonjësit, me përjashtim të godinës të pamirëmbajtur. Semela, mbesa e Pitterit e justifikonte plotësisht punën e saj në këtë bibliotekë. E kush më mirë se ajo mund ta administronte fondin e librave dhuruar nga miku i saj?! Me këto përshtypje u largova nga biblioteka e Korcës, një institucion i rëndësishëm e me vlera të shumta për edukimin e të rinjve. Një thesar që ndricon mendjet e qytetarëve korcarë të cilët gëlonin qetësisht në ambientet e bibliotekës atë të shtunë dimri.
Përkujtohet rezistenca antifashiste e 7 prillit 1939
Shefqet Kërcelli*/
Dhjetra veteranë, qytetarë, detarë, ishushtarakë, përfaqsues të pushtetit qendror e vendor, media të ndryshme etj, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e rezistencës antifashiste të 7 prillit në Durrës. Më datën 7 prill 1939, patriotë durrsakë dhe marinarë të marinës mbretërore organizuan një rezistencë simbolike, por që bashkë me rezistencën e organizuar në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, pati jehonë në shtypin evropian, përfshi shtypin anglez dhe amerikan. Në këtë luftë krejtësisht të pabarabartë, një popull i vogël, viktimë e agresionit, tregoi vlerat e tij të mosnënshtrimin ndaj pushtuesve fashiste dhe dëshirën për liri. Gjatë betejës në sheshin e portit të Durrësit dhe para Torrës Veneciane u vranë e plagosën dhjetra fashistë, ndërsa ranë për liri, Mujo Ulqinaku, Kapter i Marinës Mbretërore, {Hero i Popullit} dhe dëshmorët Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koci, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reci dhe Ramazan Velia. Në vijim nga pjesmarrësit u vendosën kurora dhe buqeta me lule në përmendoren e Mujo Ulqinakut, ndërkohë që dëshmitarë të asaj dite dhe familjarë të të rënëve, sollën kujtimet e tyre për këtë ditë të rezistencës antifashiste.
* E falenderojme korespondentin e Diellit ne Shqiperi Shefqet Kërcelli per angazhimin e vazhdueshem per te sjelle ne faqet e gazetes informacione, fotografi,komente, analiza, reportazhe.
Ceremoni festive për 7 vjetorin e anëtarësimit në NATO
Nga Shefqet Kërcelli/
Plot para 7 vitesh, në sajë të punës, përpjekjeve, mundit e sakrificës së popullit shqiptar, ushtarakëve shqiptarë, diasporës shqiptare në SHBA e perëndim, u bë e mundur realizimi i ëndrrës dhjetra vjecare për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në botë, NATO. Anëtarësimi në këtë aleancë po i shërben forcimit të demokracisë, paqes e sigurisë në Ballkan e më gjerë, ndërsa kontributi i NATO-s për clirimin e popullit shqiptar të Kosovës është një ngjarje madhore për kombin shqiptar, për të cilën ne duhet ti jemi përjetë mirënjohës. Në derim dhe respekt të kësaj dite të shënuar për ushtrinë dhe popullin shqiptar, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm, ushtarakë, qytetarë, diplomat, politikanë, etj. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm z. Sajmir Tahiri, ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Zoti Donald Lu, atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Gjeneralë, ish – ministra të Mbrojtjes, Drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, Punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu ishin të pranishëm efektiva të reparteve të ndryshme të FA bashkë me pjesë nga pajisjet, aparaturat dhe armatimi në përdorim. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj, më pas Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilët evidentuan rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të vendit tonë në NATO dhe vlerat e aleancës për paqen dhe sigurinë në botë. Ata falenderuan partnerët perëndimorë vecmas SHBA në integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe zgjidhjen e ceshtjes kombëtare. Ndërkohë, Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli, në fjalën e mbajtur me këtë rast, pasi vlerësoi rrugën e vendit drejt NATO tha se, Shqipëria gjeneron paqe, siguri dhe stabilitet. “Jemi mbledhur të gjithë bashkë për të festuar përvjetorin e 7 të anëtarësimit, që na jep mundësinë për të reflektuar për rrugën e bërë nga Shqipëria dhe rëndësinë e NATO. Sot, po festojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit. Jemi të pranishëm me misione që nga viti 2002 duke ju bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit. Ne kemi dhe dëshmorët tanë në këto operacione, kapiten Voglin, sakrificë që na bën të përulemi para ushtarakëve”, – u shpreh ndër të tjera ministrja Kodheli.
Më tej, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, duke vënë theksin në pasigurinë në rajon, theksoi rëndësinë e anëtrësimit të Malit të Zi dhe Kosovës në aleancë. Ajo u shpreh se, Shqipëria ka marë një rol primar me donacionet ushtarake. “Qeveria shqiptare – nënvizoi ministrja Kodheli, – ka bërë shumë reformë në modernizimin e Forcave të Armatosura. Falënderoj për këtë rrugëtim, qeveritë e SHBA, Turqisë, Italisë, Greqisë, Gjermanisë dhe Britanisë. Falënderim për të gjithë ata që e kanë bërë të mundur anëtarësimin në NATO, falënderoj Forcat e Armatosura, administratën shqiptare dhe shoqërinë.”, theksoi znj.Kodheli. Në vijim personalitetet politiko-ushtarake vizituan këndet e ngritura enkas nga cdo repart ushtarake për të prezantuar misionin dhe detyrat që zgjidh në kuadër të FA shqiptare dhe aleancës. Po ashtu aparaturat, mjetet, armatimet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura u panë nga dhjetra qytetarë të cilët ishin kureshtarë për teknikën e re që ka në përdorim Ushtria jonë. Si ish ushtarak më vjen keq që kjo datë e shënuar në historinë e kombit shqiptar, përkujtohet përsëri e ndarë, vec pozita, vec opozita.
Shtroj pyetjen?-Kur do vijë ajo ditë, që ngjarje të tilla unikale, që kanë të bëjnë me të ardhmen e kombit tonë, të festohen së bashku nga politikanët tanë, se qytetarët dhe ushtarakët e thjeshtë, e kanë kaluar tashmë këtë fazë?!!!
Aeroporti i Kukësit, gati për pasagjerët
Pista e aeroportit të Kukësit ka një gjatësi totale prej 1.950 metrash. Edhe pse punimet kanë përfunduar që në vitin 2005 dhe në vitin 2007 ai është çertifikuar për të kryer fluturime, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot. Por marrëveshja e arritur keto ditë për heqjen e ekskluzivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve këtë aeroport. I pozicionuar 137 km nga aeroporti i Rinasit dhe 120 km nga ai i Prishtinës, ky kompleks synon të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Aeroporti, që mban emrin “Zayed Bin Sultan” dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 66 hektarë, është një donacion i Emiratave të Bashkuara Arabe dhe në projekt është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit. Të vetmit persona që qëndrojnë përreth aeroportit janë punonjësit e sigurisë. Madje edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me këtë kompleks ka vetëm një lokal, edhe ai i mbyllur. Por lajmi për nisjen nga puna duket se do të ndryshojë panoramën. I njohur si qarku më i varfër në Shqipëri, Kukësi tashmë sheh një dritë në fund të tunelit. “Ka të mira, sidomos zhvillimin, se edhe Kosova është afër”, thotë një banor i zonës.
“Ky aeroport do të sjellë një sërë vendesh pune sa i përket rrjetit të hotelerisë, ndërsa ka rritur automatikisht vlerën e zonës dhe tokave”, thotë një tjetër. Pas më shumë se 10 vitesh, gjithçka duket se është gati. Pista që ende nuk ka shenja të gomave të avioneve, kulla e komandimit, terminali i pasagjerëve dhe të gjitha strukturat e tjera që i nevojiten një aeroporti. Por mungojnë vetëm pasagjerët. {Sh.K}
- « Previous Page
- 1
- …
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- …
- 44
- Next Page »