• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NENDETESJA TURKE-PREVEZA- “ZBARKON” NE DURRES

September 29, 2015 by dgreca

Nëndetsja turke “TCG PREVEZE, S 353” zhvillon vizitë portuale në portin e Durrësit/

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, mëngjesin e sotëm data 29 shtator 2015, mbrriti për një vizitë portuale në Durrës, Nëndetsja {ND} “TCG PREVEZE, S353”. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës sonë Detare dhe Flotës Turke. Anija turke u shoqërua në ujërat tona territoriale nga Motovedeta R-118, me Komandant Kap.Lt. Alket Cullhaj. Në molin 4 të portit Durrës ND “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. Mbas bregëzimit, Komandanti i anijes Kapiten i Rangut të III-të, Murat Bozdag i shoqëruar nga kuadro kryesorë të saj zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Drejtuesit e anijes turke u pritën nga Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra dhe Shefi i Shtabit i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj. Mbasi i uroi mirëseardhjen në Portin e Durrësit, Kapiten Agastra vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy flotave dhe fushat specifike në të ardhmen, si arësimimi e trajnimi i personelit detar, strëvitjet e përbashkëta, etj. Ushtarakët turq falenderuan për pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe theksuan se mirëpresin cdo projekt bashkëpunimi me interes të dy palëve. Më pas komandanti i Nëndetses Turke vijoi vizitat me autoritetet e pushtetit vendor e qëndror të Durrësit. Takimin e parë ushtarakët turq e patën me kryetarin e Bashkisë Durrës, zotin Vangjush Dako, pastaj në Prefekturën e Durrësit ku u pritën nga Prefekti zoti Roland Xhelilaj dhe në fund me zotin Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës. Gjatë takimeve u evidentua miqësia tradicionale midis dy popujve, resurset ekonomike dhe turistike të Durrësit, rëndësia e bashkëpunimit ushtarak në kuadrin e NATO-s, për forcimin e paqes e sigurisë në rajon, etj. Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në ND, vizita të personelit të anijes në objektet muzealë dhe kulturorë të Durrësit e Krujës, etj. Krahas këtyre aktiviteteve ND turke do zhvillojë stërvitje të përbashkët me personelin dhe anije të Flotiljes Detare. ND Turke do largohet nga porti i Durrësit më 3 tetor 2015. Theksojmë se është viti i pestë që një ND turke zhvillon vizitë portuale në Durrës.

Të dhëna shkurt për ND “TCG PREVEZE, S 353”, Gjatësia-62 m, gjerësia-5.8 m, peshkimi-6.3 m, tonazhi-1400 t.

 

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: NENDETESJA TURKE-PREVEZA- "ZBARKON" NE DURRES, Shefqet Kercelli

Mes emigrantëve sirianë, luftëtarë të ISIS”

September 15, 2015 by dgreca

Ndërkohë që Bashkimi Europian ra dakord në parim për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në shtetet e unionit, një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur mbi emigrantët sirianë që çdo ditë e më shumë po zbarkojnë në brigjet italiane e në ishujt e Greqisë.

“Dy në 100 emigrantë sirianë janë mbështetës të Shtetit Islamik”. Ky është paralajmërimi që ministri libanez i arsimit i ka dhënë Kryeministrit britanik, David Cameron.

Ministri libanez, Elias Bousaab, i cili u takua me Cameron gjatë një vizite të papritur në Britani, tha se grupi ekstremist po dërgon xhihadistë të trajnuar për të goditur objektivat në Perëndim.  Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Europës do t’i duhet të përballet me mbi 3000 xhihadistët, të cilët sipas ministrit libanez, janë mes 160 mijë refugjatëve që do të shpërndahen në shtetet e BE- së. Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj Shtetit Islamik, pasi sipas tij ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh. “Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”, tha Elias Bousaab në takimin që pati me Cameron. {Sh.K}

Filed Under: Emigracion Tagged With: luftëtarë të ISIS”, Mes emigrantëve sirianë, Shefqet Kercelli

ANIJET E NATO-s , NE PORTIN E VLORES

September 12, 2015 by dgreca

Anije të Grupit SNMCMG2, vizitojnë portin e Vlorës/

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me NATO-n, aktiviteteve kryesore të Forcave të Armatosura dhe Forcës Detare për vitin 2015 nga data 11 deri më 13 shtator 2015, po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës grupi i gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2,{Standing NATO Mine Countermeasures Group 2}. SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje te perbashkëta ose kryen  misione dhe  operacione në gjithë botën . Ajo është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut , por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për tu dislokuar ose per te kryer operacione . SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqëse, Minakërkuese) dhe një anije mbështetese (Ndihmuese), nga vendet anëtare të NATO-s si,  Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara . Në këtë rast grupi që vizitoi portin e Vlorës përbëhej nga anijet, TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare,  TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës turke, M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane. Vizita në portin e Vlorës i parapriu një vizite që ky grup zhvilloi në portin e Barit, Mali i Zi, më datën 5 shtator 2015.

Qëllimi i kësaj vizite tre ditore në vendin tonë është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona Detare dhe atyre të NATO-s. Fillimisht Anijet e NATO-s u pritën dhe shoqëruan në ujërat tona territorale nga Anija Patrulluese e Forcës Detare, P-132, “Oriku”, me komandant, Kapiten i Rangut të III-të, Ilirjan Cobo.  Ndërsa për pritjen e anijeve në portin e Vlorës kishin dalë kuadro të Flotiljes Detare  dhe shtabit të Flotës kryesuar nga Kapiteni i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, përfaqësues të Autoritetit Portual dhe Kapitanerisë Vlorë, Policisë Ushtarake, Sigurisë  Portuale, etj. Mbas kësaj pritje komandanti i Grupit SNMCMG2, Kapiten Ramazan  Kesgin, Shefi Operacional I grupi Engin Ozmen dhe drejtuesit e anijeve përbërëse, LCDR Murat Erdogan, Gorgios Maraslis, Feliks Uhlemann dhe Kap.Lt. Yasin Tekin zhvilluan një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare Pashaliman, ku u pritën nga Komandanti i kësaj Flotilje Kap.Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj dhe kuadro të shtabit dhe grupeve patrulluese. Zoti Zenelaj i uroi mirëseaardhjen në vendin tonë Kapiten Kesgin dhe ditë të mbara bashkë me efektivin e grupit. Më pas ai i njohu kolegët e NATO-s me punën që bën personeli i Flotiljes për të realizuar misionin  e tij në det, stërvitjet e përbashkëta , përgatitjen dhe arësimimin e personelit dhe disa nga fushat kryesore të bashkëpunimit me partnerët. Kapiten Kesgin falenderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit  e partneritetit ushtarak midis Forcës Detare dhe Strukturave të NATO-s, ku vend të vecantë zë bashkëpunimi me Grupin SNMCMG2, një bashkëpunim që do vazhdojë në trajnimin e përbashkët, operacionet ndihmuese në luftën kundër terrorizmit detar dhe aktivitete të tjera. Në vijim të vizitave të tyre paraditen e datës 11 shtator,  drejtuesit e grupit SNMCMG2 zhvilluan një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vlorës ku u pritën nga Zv/kryetari i saj, zoti Arben Beqiraj. Zoti Beqiraj i uroi qëndrim të qetë në Vlorë ushtarakëve  miq  dhe i njohu ata me disa ndryshime  gjeografike{sipërfaqja} dhe demografike që kanë ndodhur në bashkinë e Vlorës mbas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Gjithashtu ai ftoi personelin e grupit që të shijojë bukuritë natyrore-turistike të qytetit, pasuritë kulturoro-historike dhe traditën e zones duke i prezantuar element të saj. Jam me fat që kam pritur dhe vitin e kaluar këtë grup,  por  në një muaj tjetër, ndërsa tani ju vini pa u mbyllur sezoni turistik, tha nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë ai i përcolli ushtarakëvë të huaj dhe urimin e kryetarit të bashkisë, i cili për arësye pune nuk ndodhej në takim. Kapiten Kesgin falenderoi zotin Beqiraj për pritjen e bërë dhe nënvizoi qëllimin e kësaj vizite në portin e Vlorës, si pjesë e programeve  të përbashkëta me ushtrinë dhe flotën shqiptare. Po atë ditë Drejtuesit e këtij Komponenti Detar të NATO-s zhvilluan një vizitë në prefekturën e Vlorës ku u pritën nga prefektja, zonja Etjona Hoxha. Gjatë takimit znj.Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit të vendit tonë me NATO-n dhe vendosmërinë e shtetit shqiptar për të përmbushur gjithë detyrimet që rrjedhin si pjesë e aleancës. Duke i uruar një qëndrim sa më atraktiv në Vlorë personelit të anijeve, znj. Hoxha evidentoi para ushtarakëve të NATO-s disa nga projektet kryesore infrastrukturore për zhvillimin e qytetit të Vlorës, sidomos ai për zgjerimin e portit. Dhe në këtë takim Kapiten Kesgin, falenderoi për mikpritjen dhe theksoi misionin e SNMCMG2, si strukturë e NATO-s që zgjidh një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh. Grupi është i aftë për të mbështetur operacionet anti-terroriste, është i gatshëm për të ndihmuar në parandalimin e situatave të krizës dhe konflikteve në dete. Njësitë brenda grupit janë gjithashtu në gjendje për të kryer operacione të heqjes se minave detare, kërkim-shpëtimit (SAR), operacione të evakuimit  për popullatën civile, gjatë së cilës civilët janë evakuar nga zonat e rrezikuara. Këto detyra tregojnë qartë se NATO-ja me strukturën e SNMCMG2 dhe të gjitha shtetet e tij, janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe sigurinë në mbarë botën sidomos në det, ku përfshihet dhe vendi ynë. Në përfundim Kapiten Kesgin vlerësoi forcimin e bashkëpunimit me Forcat tona të Armatosura në të ardhmen. Në fund të takimeve u shpërndanë dhe dhurata simbolike midis palëve. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë efektivat e anijeve të këtij grupi po zhvillojnë vizita njohëse në qytetin e Vlorës, vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Kalanë e Kaninës dhe objekte të tjera muzeale e kulturore. Kuptohet që në këto ditë të bukura shtatori marinarët e shumtë të NATO-s po shijojnë bukuritë e plazheve të Vlorës dhe shummëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale të kësaj treve. Ndërkohë përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, të subjekteve e institucioneve detare të Vlorës kanë zhvilluar dhe vizita në anijet e Grupit. Krahas këtyre aktiviteteve me përfaqësuesit dhe komunitetin civil, efektivat e anijeve aleate do zhvillojnë stërvitje të përbashkët me anijet e Flotiljes sonë Detare, ku bazë do jenë ato me tematikë “PASSEX”, patrullim, lundrim i përbashkët, shkëmbim sinjalesh, bordim anijesh, veprime antiterroriste në det, etj. Më datën 13 shtator Grupi SNMCMG2, do largohet nga porti i Vlorës.

Të dhëna shkurt për anijet që vizituan portin e Vlorës.

TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare, pjesë e flotës Turke, përmasa 18.8×11.8×4.4 mt, tonazh-2940, shpejtësi-20 nyje.

TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës Turke, përmasa 54.4×9.2×2.6 mt, tonazh-650 t, shpejtësia-18 nyje.

M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke, përmasa 60×9.8×2.2 mt, tonazh-750 t, shpejtësia{v}-17 nyje.

dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane, përmasa 54.4×9.2×2.6, tonazh-650 t, v-18 nyje.

Theksojmë se është viti i shtatë që ky grup zhvillon vizitë në vendin tonë, vizitën e parë e ka zhvilluar në portin e Durrësit më datat 3 deri më 7 mars 2008.

Shefqet Kërcelli

Vlorë, 11, 12 shtator 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: Anije të Grupit SNMCMG2, Shefqet Kercelli, vizitojnë portin e Vlorës

Pentagoni do shtojë përdorimin e dronëve

August 20, 2015 by dgreca

Numri i avionëve me telekomandë që përdorin Shtetet e Bashkuara në mbarë botën do të rritet me afro 50 përqind. Plani në fjalë kërkon shtimin e numrit të fluturimeve ditore të këtyre avionëve nga rreth 60 deri në 90, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis. Avionët me telekomandë mbledhin të dhëna nga pikat e nxehta në mbarë botën dhe kanë aftësi luftarake, që është edhe pjesa më e debatueshme. Anës luftarake të avionëve me telekomandë i është vënë ndjeshëm një theks më i madh gjatë administratës së presidentit Barack Obama. Zëdhënësi i Pentagonit tha se shtimi i fluturimeve me këta avionë do të ketë nevojë për më shumë analistë që përpunojnë informacionet e zbulimit. Zoti Davis tha se pjesa më e madhe e fluturimeve me telekomandë realizohet nga Forca Ajrore, por plani i ri do ta zgjerojë programin edhe për degë të tjera brenda Pentagonit deri tek kontraktorët që punojnë për qeverinë. Forca Ajrore, tha zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis, do të vazhdojë të kryejë rreth 60 fluturime të tilla në ditë, ndërkohë që këmbësoria do të kontribuojë me 10 deri 20 fluturime. Komanda e Operacioneve Speciale do të kryejë rreth 10 misione me avionë me telekomandë. Po ashtu, tha ai, do të punësohen kontraktorë për qeverinë për të kryer deri në 10 fluturime në ditë, por asnjë nga këta avionë nuk do të jetë i pajisur me armatim. Shtetet e Bashkuara kanë kryer operacione me avionë të telekomanduar në vende si Pakistani, Afganistani, Iraku, Jemeni dhe Somalia, për të vënë në shënjestër udhëheqës terroristë. Gjatë kohës së luftrave në Irak dhe Afganistan, kërkesat e komandantëve për avionë të telekomanduar u rrit mjaft, saqë Pentagoni e ka patur të vështirë të plotësojë kërkesast. Një anketë në fillim të vitit e realizuar nga “Associated Press”, gjeti se shumica e amerikanëve, rreth 60 përqind, mbështesin përdorimin e këtyre avionëve për të vënë në shënjestër terroristët. Anketa tregoi se vetëm 13 përqind e amerikanëve u shprehën kundër, ndërkohë që 24 përqind ishin të painteresuar.
Sh.Kërcelli

Filed Under: Kronike Tagged With: Pentagoni do shtojë, përdorimin e dronëve, Shefqet Kercelli

Histori-Beteja e Okinavës dhe kapitullimi i Japonisë Perandorake

August 13, 2015 by dgreca

Kjo javë shënon 70 vjetorin e ditës (15 gusht), kur Japonia ju dorëzua forcave aleate të udhëhequra nga SHBA duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, konfliktit ushtarak më vdekjeprurës në histori. Ndërsa ka pasur shumë beteja shkatërruese dhe pika kthese në fushatën në Paqësor, Beteja e Okinavës mbahet mend si më e përgjakshmja dhe më e kushtueshmja e luftës, dhe citohej në atë kohë për të arsyetuar përdorimin e mëvonshëm të armëve atomike në tokën japoneze. Pushtimi i Okinavës ishte beteja e fundit dhe një nga më të mëdhatë të Luftës së Dytë Botërore. Aty mori pjesë flota amerikane detare prej mbi një mijë anijesh dhe qindra mijëra trupa. Luftimet vazhduan për 82 ditë dhe lanë pas fshatra të shkatërruar, pyje të djegur dhe afër 200-mijë të vrarë. Një muze i vogël në një bazë detare në Okinava ruan fotografitë historike të kohës së luftës. Kuratori Mark Waycaster thotë se në Okinava, gjenerali japonez Mitsuru Ushijima ndoqi strategjinë e luftës guerile. “Qëllimi i tij nuk është për të fituar, por të shkaktuar sa më shumë të vrarë mes forcave amerikane që Shtetet e Bashkuara të kërkonin paqe.” Viktimtat e shumta dhe qëndresa e ashpër në Okinava u përdorën si argument për të justifikuar vendimin për hedhjen e bombave atomike në Nagasaki dhe Hiroshimë për të thyer vullnetin e japonezëve. Sot në Okinava, shumë ende kujtojnë betejën e tmerrshme që vrau pothuajse një të tretën e popullatës civile. Bunkerë ushtarake japoneze janë ruajtur si përmendore. Muzeu i Paqes Himeyuri tregon historinë e gati 200 nxënëseve të cilat ishin rekrutuar për të punuar si infermiere për ushtrinë japoneze. Shumë prej tyre vdiqën në luftime. Shimabukuro Yoshiko u plagos rëndë gjatë një shpërthimi. Ajo tregon se oficerët japonezë i paralajmëronin vajzat se po të kapeshin, amerikanët do t’i përdhunonin mizorisht dhe do t’i vrisnin ato. Por një ushtar amerikan i shpëtoi asaj jetën, thotë ajo: “Dhe pastaj mendova, është ky armiku? Kisha dëgjuar se ata ishin djaj’ dhe kur pashë fytyrën e tij, ai dukej i mirë dhe më tha: Unë jam duke të ndihmuar”. Kujtimet e shkatërrimit të kohës së luftës dhe humbjet e jetës kanë bërë të zëshëm shumë pacifistë në këtë ishull, disa që kritikojnë vazhdimin e pranisë amerikane në ishuj dhe të tjerë që kritikojnë përpjekjet për të fuqizuar ushtrinë japoneze. Por mbi të gjitha beteja e Okinavës dhe betejat e tjera të zhvilluara më parë në Azi-Paqësor shprehin qartë koston njerzore, financiare dhe ushtarake të këtij fronti të madh gjatë Luftës së II-të Botërore. Ky konfrontim ishte po aq i përgjakshëm sa frontet e luftës në Evropë.
SH.K.

Filed Under: Histori Tagged With: Beteja e Okinavës dhe, kapitullimi i Japonisë, Perandorake, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT