• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E VËRTETA NË SHOQËRINË E LIRË

February 14, 2021 by dgreca

-Dikush irritohet, dikush  thotë “Si ka mundësi”?!, por e vërteta në shoqërinë e lirë ka gjithmonë “dy sy” dhe një finale, fiton përsëri e vërteta-/

-në një gjykim të ftohtë dhe jopartizan, mesazhi i konservatorëve në Senatin Amerikan është i qartë: qytetari privat nuk preket. Liria e individit mbetet e shenjtë.Ndaj është e rëndëshishme e vërteta të shihet  nga “dy palë sy”. Në këtë plan sërish “çuditë amerikane” vazhdojnë…

Nga Shefqet Meko, Minneapolis USA/
Në një shoqëri që promovon lirinë dhe të drejtën e fjalës pa kufizim, e vërteta duket sikur bëhet “viktima” e parë. Dhe unë pajtohem me këtë. Për shumë mendje të hapura, për shumë liberalë dhe njerëz që thonë se ka vetëm “ një të vërtetë”   realiteti është zhgënjyes. E vërteta duhet të jetë një. “Vrasja” e kohës për të gjetur të vërtetën e pranueshme nga të gjithë  është e kotë. Por pyetja shtrohet: kush tregon të vërtetën? Kush e di të vërtetën?  Sa  ashiqare është ajo? “E vërteta është shpesh një armë  agresioni.Është e mundur të gënjesh, madje edhe të vrasësh me të vërtetën”, shkruan  austriaku Alfred  Adler.

Dita e 6-të e Janarit 2021 në Amerikë, për herë të parë në një rrafsh botëror i tregoi njerëzimit se ka “dy të vërteta”: një që besoj unë, dhe tjetra që beson ti.Por cila është realisht e vërteta?  Për herë të parë në historinë e vet, demokracia amerikane po sheh “ringun” mes të vërtetës dhe të kundërtës së saj. Për herë të parë politika amerikane po përpiqet të dënojë dy herë të njëjtin president, i cili guxoi të dilte kundër një “rutine politike” në Uashington DC.

 Për mendimin tim nuk ka dyshim se presidenti Tramp është një “demon” i konservatorizmit amerikan. Shërbimet e tij ndaj traditës konservatore amerikane janë një “piramidë egjyptiane” që nuk ka mundur ta arrijë të realizojë asnjë republikan i mëpërshëm. Kjo është merita historike e presidentit të 45-të të Amerikës. Një kampion i realizimeve republikane. Merita i takon Doland Tramp, që skurse ka thënë në “betejat elektorale” më 2016: “Unë i vetëm mund ta normalizoj Uashingtonin”. (“Alone I can fix”). Pa 6 Janarin 2021, ai do mbetej “ikonë republikane”.

Kurrë me parë opinioni amerikan dhe elitat politike nuk kanë debatuar kaq shumë rreth së vërtetës dhe gënjeshtrës si dy “binjake” që i krijon dhe mëkon njeriu  me mendjen dhe fantazinë e vet. Nëse e vërteta  është një dhe vetëm një, nuk mund të ketë ideologji, besim  apo parti që mund ta  verë në dyshim. Por cila është e vërteta? A ka nevojë e vërteta për votë dhe verdikt? Nuk mundet që të vërtetën ta “kërkojmë me vota”. E vërteta siç thonë “Zhytet por nuk mbytet”. Shoqëria amerikane për herë të patë në historinë e vet është e shokuar nga ajo që ndodhi më 6 Janar 2021. Askush nuk mund ta besonte, askush nuk mund ta imagjinonte. Nuk është herë e parë që mijra dhe mijra demonstrojnë në DC.Nga demonstrimet e M.L.King dhe shumë të tjera, kanë tronditur DC, por nuk kanë sulmuar kurrë  Kapitolin. Ky ka qënë dhe mbetej  “paprekshmëria” në rruzullin tokësor. Por, ja që më 6 janar  2021 ndodhi ajo që nuk imagjinohej: Sulmi mbi simbolin amerikan: ndërtesën e Kongrsit.Të githa faktet, provat, të vërtetat e dëshmuara nga biliona sy e veshë, fajësojnë një njeri, por procesi konstitucional amerkan është një  “cirk faktesh dhe perceptimesh”. Varet si e lexon kushtetutën, ose thënë më shqip “merr syte e mi e shikoje…”.

Liria amerikane është një “paradoks” që po shkon drejt  2.5  shekujve: individi është i lirë. Qytetari amerikan nuk preket, nëse nuk kryen krim në  statusin e vet privat. Ky është një leksion i madh amerikan. Fjala e konservatorit që kryeson pakicën në Senat, Miç Mekanëll, ishte një “leksion kushtetues” amerikan. Shkurt dhe qartë, republikani që  qëndroi “sulmit trampian” tha se  ajo që ndodhi e gjitha ishte gabim, ishte “përgjegjësi e presidentit”, por kushtetuta nuk lejon  që senati të “dënojë e gjykojë një qytetar privat”. Guximi i udhëheqsit të pakicës në Senat, të bën të mendosh që vërtet  Amerika ka një “Fondacion lirie”  të kontrolluar nga Kushtetuta. Edhe pse senatorët votuan në shumicë që “gjyqi është kushtetues”  në fund të fundit, senatorët konservatorë zgjodhën të votojnë në shumicë  që sipas tyre “është detyrë kushtetuese”, pikërisht ajo detyrë që sipas Mckonnell “ish- presidenti nuk e bëri”.

Nuk ka një rast të dytë në politikën amerikane që “mishi të piqet, por helli mos digjet”. Kreu i pakicës republikane në senat, në fjalën e tij  i bëri gjyqin “vdekjeprurës” ish-presidentit amerikan. Ja tha në sy dhe publikisht të gjitha përgjëgjësitë, mëkatet, gënjeshtrat,frymëzimet ndaj dhunës, mosveprimin si detyrë kushtetuese, por sipas tij “kushtetuta nuk lejon të gjykosh qytetarin privat”. Ndërkohë prokura dhe akuza ndaj ish-presidentit u hodh në “ring”. Askush nuk mund ta mbrojë ish-presidentin ndaj çdo akuze që mund t’i bëhet, ndërkohë që ishte në detyrë zyrtare,nëse akuzohet në gjykatë, por Senati nuk është gjykatë. Senati është Senat dhe nuk merret siç thonë në shqip me “pula të ngordhura”. Donal J. Tramp prej 20 Janar 2021 është një qytetar privat amerikan.

Vendimi i sotëm i Sentatit Amerikan më shumë se “shpëtim” për  presidentin e 45-të amerikan, është një konfirmim kushtetues që individi i lirë mbetet i lirë derisa  e kap “laku” ligjor. Nuk ka fuqi senati të gjykojë dhe dënojë dikë që nuk është në “juridiksionin” e tij.

Për ne shqiptarët është vërtet “leksion kushtetues”. A ju kujtohen gjyqet tona popullore. A ju kujtohet se si e “pushkatoi” vetëm një njeri, në sallën e mbledhjeve plenumi i PPSh, Kadri Hazbiun? Asnjë provë nuk u shfaq, asnjë detaj për krimet dhe tradhëtitë e lakuara, por sepse tha “njëshi”, Kadri Hazbiu  duhet të dënohej. Dhe si viktimë e  ideologjisë që besonte, ai njeri i mjerë përballë kolegëve dhe shokëve të plenumit pohonte:”Në më arreston, partia ime më arreston”. Çfarë ironie e kohës që shkoi…

Ja pse ka shumë rëndësi që  çdo proces të shihet në dy kahe. Nëse në rastin që flasim ka një shumicë që mendon  se presidenti është fajtor, ka një këndvështrim tjetër që thotë se “Jo, ai nuk mund të gjykohet e penalizohet nga Senati”.Amerika po mëson nga vetvetja, ndaj edhe çdo mësim që duam të marrim prej saj, duhet ta gjykojmë në specifikat  e realiteiti politik. Sidoqoftë mesazhi më i madh që jep senati amerikan është i qartë: qytetari privat nuk është subjekt gjykimi nga  instancat ligjformuese, por kjo nuk garanton “imunutet” në përballje me ligjin në çdo nivel gjykate.”Liria nënkupton përgjegjësi.Kjo është arsyeja që shumë njerëz i ndruhen” ka thënë Bernard Shou!

Edhe pse në një vështrim të gjërë  habitesh dhe pyet veten se si është e mundur; në një plan real,në një gjykim të ftohtë dhe jopartizan, mesazhi i konservatorëve në Senatin Amerikan është i qartë: qytetari privat nuk preket. Liria e individit mbetet e shenjtë.Ndaj është e rëndëshishme e vërteta të shihet  nga “dy palë sy”. Në këtë plan sërish “çuditë amerikane” vazhdojnë…

13 Shkurt 2021

Filed Under: Politike Tagged With: E vertea, Shefqet Meko

LIRIA AMERIKANE NË “SHTETRRETHIM”

January 19, 2021 by dgreca

-Meditim në prag të ndërrimit të pushteteve-/

Nga Shefqet Meko, Minneapolis, SHBA/

            Kurrë më parë  tranzicioni i pushteteve në Amerikë nuk ka provuar një kërcënim kaq serioz qysh nga  ditëthemelimi i saj, gati 250 vjet më parë.  Një etje për dhunë, për sulm mbi institucione qeveritare, kërcënim dhe “asgjësim” fizik të pushtetarëve dhe ligjvënësve, sikur ka pushtuar nga bregu në breg kontinentin amerikan. Këtu, ku jeta fillon me “lirinë e fjalës”, duket se  vetë  demokracia  po teston fuqinë mbijetuese të saj. Një  angazhim i paparë për të parandaluar çdo lloj kryengrigtje të armatosur  dhe për të “vulosur” me paqe dhe nder mesditën e 20 Janarit 2021 ndërrimin historik të pushtetit qeverisës. Kryeqyteti amerikan është blinduar dhe është kthyer si një “kazermë ushtarake” ku janë në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë  mbi 20 mijë trupa, ose më shumë se trupat amerikane në Affgansitan dhe Irak së bashku. Kangjella të hekurta, blloqe betoni,  postblloqe  dhe kontroll i rreptë  në rrugët dhe aeroportet e Uashingonit. Hotelet anullojnë rezervime të dyshimta, pezullim i  trenave drejt DC, rrjeti  i madh i tregut privat të akomodimit në shtëpitë private (AIRBNB) ka anulluar të gjithë rezervimet në Uashington e rrethinat në praginagurim. Bileta flturimi të dyshimta anulohen pamëdyshje… Bota sikur po ndjek me ankth një “tmerr amerikan”,  ndërsa unë që jetoj këtu, hesht dhe mendoj….

            Pse kjo frikë? Kush mbolli kaq pasiguri në këtë  kontinent që e krijoi fuqia e lirisë njerëzore? Në të vërtetë “retë” e kërcënimit e tmerrit “shëtisin”  më shumë në internet dhe media, sepse në jetën e përdithshme. “Thakma” e prithsme prej ditesh që paralajmërohet shumë nga rrjetet televizive si “shpata e Demokelut” mbi shoqërinë amerikane e cila jeton normalisht, edhe pse e tronditur  nga  ajo që ndodhi më 6 Janar 2021.

            Prej vitesh banoj në qytetin e Minneapolisit, ku u ndez edhe “fitili” i parë i protestave dhe revoltave të dhunshme, pas vrasjes së një afrikano-amerikani. Kam parë me sytë e mi egërrsinë e turmave dhe flakën  shaktërruese të reagimit ndaj padrejtësisë. Këtu shteti në fillimi u “dorëzua” dhe mua më drithëroi sepse më kujtoi 97-ën shqiptare.U vu në flakë stacioni lokal i policisë, u dogjën biznese, zyra të shërbimit postar, u shkatërruan disa ndërtesa të mrekullueshme që ndërtoi njeriu me shpirt krijues..E dhimbshme, por vura re një “mrekulli” që anashkalohet  nga medja: nuk ishte një urretje mes njerëzve, ishte një revoltë ndaj instituicioneve dhe padrejtësisë, ishte një reagim ndaj dhunës policore, që ka vrarë dhe akoma vret “pa gjyq”. Personalisht nuk më pëlqejnë turmat, sepse aty nuk ka logjikë dhe mendim, aty ka vetëm pasion dhe shpërthim.Turmat përherë kanë qënë “kërcënim” për çdo shoqëri njerëzore, sepse turma për mua nuk mendon, por mesazhi i saj duhet marrë seriozisht.

Kjo është një krizë që e kanë “gatuar”  edhe ata kongresmenë dhe senatorë, që si dikur në “plenumet e Enverit” kanë duartrokitur dhe “bythëlëpirë” gënjeshtrën dhe mashtrimin e “të madhit” në pushtet vetëm e vetëm për të  mbetur senatorë e kongresmenë. Çfarë  virulence mëkatare paska pushteti!

            Ishte një e keqe e pritshme që u gatua në çdo cep të Amerikës, ku fabrikimi i  gënjështrës dhe  tallja me të vërtetën, ku jehona e “pëshpërimave” u kthye në “modë republikane”, ku ironia ndaj kundërsharit politik, e ktheu fjalën në”pushkë e barut” dhe tallja me fatkeqët dhe të pafatët u bë “benzinë” e protestave, dhe zemërimi u kthye në “tornedo”politike. Tashmë realiteti  duhet përballuar. Në fillim ishin demokratët që “duartrokisnin” ose heshtnin ndaj protestuesve të dhunshëm duke rezonuar me ta, e tashmë  u bënë  ithtarët  e ideve republikane më “më katolikë se Papa”  me  dhunumin e shtëpisë së popullit  më 6 Janar 2021, duke shënuar njollën e zezë në demokracinë  amerikane.

            Amerika e trembur nga vetvetja, Amerika e trembur nga liria e vet, Amerika e trembur nga armët e veta dhe qytetarët e vet, po përjeton momente historike që do të jenë “referenca” të demokracisë. Por Amerika nuk bie lehtë, sepse ajo akoma beson tek liria e vet, edhe pse tani po paguan “koston” e kësaj lirije. Shumica e qytetarëve amerikanë  akoma besojnë tek Amerika dhe  Kushtetuta  e tyre që është “më e shkurtra” në botë, por më jetëgjata. Ajo nuk do bjerë, ajo nuk mund të digjet e shkrumboset si  godinat që ngre dhe shkatërron njeriu, sepse ajo është  në ADN-në e çdo  amerikani të vërtetë…

            Shpirtvegjlit dhe armiqtë e demokracisë amerikane ëndërrojnë një vetshkatërrim të Amerikës. Me sy e veshë presin “fundin e perandorisë”, por nuk ka për të ndodhur. Kjo është e vetmja “pernandori” e ndërtuar nga njeriu i lirë, nga njeriu që  merr rreziqe në emër të së mirës, nga njerëz që kanë populluar këtë kontinent nga gjithë vendet dhe kombet  e botës, duke nënshkruar një kontratë të vetme: Kontratë me Kushtetutën e  SHBA. Ndaj sot, në këto kohë të një”Pandemie politike”, por edhe  pandemisë reale të Covid 19, që ka rrëmbyer  400 mijë jetë amerikane dhe  mbi 2 milionë në krejt globin, Amerika i ka sytë tek vetja. Ajo nuk pret dikë ta shpëtojë nga “sëmundja” e vet, ajo është gati të përballet me të keqen e vet, jo duke thirrur për ndihmë “trupat e OKB-së”, por duke thirur qytetarët e vet  dhe ushtarët e vet.Kjo është edhe filozofia e madhe e lirisë amerikane: dili zot i punëve të tua!

            Populli amerikan është një popull i armatosur, por jo “popull ushtar”. Kjo  e bën secilin të ndihet sa i sigurt aq edhe i kërcënuar nëse  shkel tjetrin, “kufirin privat”. Kur mendon se çdo kush ka armën  e vet ose arsenal të tërë, kur mendon se kjo është një e drejtë kushtetuese po aq e rëndësishmë sa “Liria e fjalës”, nëse nuk e njeh jetën amerikane, të ngjall një tmerr dhe frikë, por në të përditshmen tonë është një “ballancim” kushtetues. Frika më e madhe amerikane është frika ndaj pushtetit dhe qeverisjes. Të jesh skeptik ndaj pushtetmbajtësve, nuk është gjë e keqe.Ndaj shumica dëshirojnë sa më pak qeveri dhe rregulla e më shumë liri dhe vetrregullim. Kjo është arsyeja që  institucionet qeveritare marrin seriozisht çdo kërcënim dhe mesazh dhune, sepse  e dinë se Amerika është vërtet një “fuçi baruti” siç thuhet në Shqipëri, ndaj i ruhen një “ballkanizimi”  amerikan. Në këtë kuptim termi “luftë civile” varet si një çengel në çdo mendje dhe nuk e do asnjë amerikan normal, ndaj nuk do të ndodhë kurrë.

            Çdo shoqëri njerëzore, kalon krizat e veta, sepse edhe  shoqëritë në  tërësi funksionojnë si një qënie e gjallë ku  ka ditë të bukura dhe ditë të hidhura. Amerika po jeton “momente shtrati” që do të ngrihet më e shëndetshme pasi di të vetëkurohet dhe vetëkorigjohet. Ajo nuk është perfekte, por një shoqëri që duke u dhënë qytetarëve lirinë e vet, synon përditë më të mirën e mundshme duke iu dhënë shansin qytetarëve të zgjedhin edhe pse në këtë proces ndodhin  edhe “mutacione politike” që duhet operacion i dhimbshëm t’i kurosh. Kriza që përjeton Amerika dëshmoi se ajo ka ende “këllqe” të forta, përmes lirisë së vet ajo ka “çimentuar” një pavarësi pushtetesh, ka ndërtuar institucione që nuk i nënshtrohen “unit” të pushtetshëm apo  diktatit të rrugës. Përmes kësaj krize Amerika “mori shënim” gabimet e veta do t’i rikthehet me një shembull të madh botës se si të mos i nënshtrohesh dhunës dhe kaosit të brendshëm. 

            Asgjë nuk do të ndodhë më 20 Janar 2021. Ceremonia do të zhvillohet e qetë, gati si seancat  e kongresit me “dyer të mbyllura” dhe kështu do mbyllet një “kapitul dëshpërues” dhe Amerika do vijojë të besojë tek demokracia  dhe liria e vet…Presidenti i zgjedhur do rikthehet tek Shtëpia e Bardhë, jo si 12 vjet më parë si “hija” e Presidentit, por si  President autentik dhe “kryeqeraxhi” i  Zyrës Ovale, me  shpirt dhe botë të bardhë. A nuk është e bardha  simbol i paqes?

            Amerika  pret në heshtje, por jo pa ankth. Ky janar i acartë i vitit 2021, do mbahet mend në  shekuj. Acar, kërcënime, frikë dhe shpresë. A thua ky vend po kapërdin “pilulën”  vetëhelmuese? Jo!  Është thjesht iluzion i dhimbshëm. Amerika ka lindur prej lëngimit mërgimtar  dhe “kurbaneve” të shumta,  për të mos vdekur kurrë. Ajo duket se sapo është zgjuar nga një “ëndërr tmerri”dhe po “shtriqet” rimbledh forcat dhe energjitë krijuese, duke  i treguar “muskujt” vetvetes. A nuk jetojmë për vete, pastaj për të tjerët ?! .

Minneapolis, SHBA

18 JANAR  2021

Filed Under: Opinion Tagged With: Liria Amerikane, Shefqet Meko, Shtetrrethimi

JU RRËFEJ NJË FUAT TJETËR…

February 26, 2016 by dgreca

-Meditime dhe përsiatje në 70 vjetorin e flokëbardhit të Sinicës/

Nga Shefqet Meko/ Minnesota- SHBA/

Gazetari dhe kiniasti, Fuat Memelli, festoi 70 vjetorin e ditlindjes së vet. Në një mjedis të ngrohtë  shqiptaro-familjar në Boston, familja, miq, shokë, ish kolegë dhe  sinicarë, u mblodhën  për të ndarë momente gëzimi dhe urimi. Në një atmosferë elektrizuese nga “elektronet” Memelli: Gledis,Elton dhe Rezarta, në atë sallë dukej se  kishin “zbritur” 70 vjetët e një burri- baba, bashkëshort, koleg, gazetar, krijues, kineast dhe redaktor, organizator komuniteti profesionistësh dhe shok i shokëve. Sinicari Fuat Ohran Memelli,  sikur është ulur   “këmbëkryq” në 70 “godinat-vite” të jetës së vet  dhe thinjat e bardha të shpupurisura pak, të kujtojnë pendët e pulëbardhave që fluturojnë dhe fluturojnë… I dehur nga gëzimi i miqve të shumtë që e rrethojnë, ky  djali i vetëm i xha Ohranit të Sinicës së Devollit, duket sikur në majë të një 70 katshi thotë:”Nuk ka gjë më të bukur se jeta e mbushur me dashuri , shëndet dhe trashëgimi…”

Ky njeri 70 vjeçar, në një moment ndihet po aq fëmijë sa një 7 vjeçar. Duke qeshur, merr fizarmonikën dhe këndon “për zeshkanen”  në ditlindjen e vet, që për koincidencë e ka më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit. Këngët korçare, tingëllojnë  bukur dhe dhimbshëm në  të ftohtin e hidhur të shkurtit në Boston.

Ndërsa je pjesë e një gëzimi familjar,  ku sheh brezat dorë për dore  dhe të ardhur  nga shtete dhe kontinente të ndryshëm, kur sheh peshkopin sinicar Ilia  Ketri (lindur e rritur në SHBA me një shqipe të pastër) të ulur  thjesht midis mysafirëve, kur takon Prof. Niko Ketrin dhe bashkëshorten e  vet, Suzanën, kur shtrëngon dorën me krijuesin pogradecar, Istref Haxhillari, apo studiuesin  dhe autorin, Thanas J.Gjika, kur troket gotën e rakisë me agronomët nga Gjirokastra, Konstadin Mosko e Grigor Çaro, apo kur  mëson se  Petrit Duka  nga Elbasani  i sapo-zbarkuar në Amerikë, ka punuar 40 vjet me të njëjtën ndërmarrje në Elbasan dhe  është “baxhua më i mirë i Fuatit”, përpiqesh të shkosh përtej këtij momenti bashkues dhe të kërkosh diçka më tepër: çfarë i sjell këta njerëz në një festë të tillë? Cila është ajo fuqi bashkuese e shqiptarëve, që bëjnë  rrugë e rrugë për të qënë bashkë? Është thjesht “sebepi Fuat”? Janë 70 vitet e jetë së vet, apo diçka tjetër?

Më duket  se në këtë rast, është diçka  përtej një ditlindje. Besoj se bashkime të tilla të shqiptarëve, janë një himn  për jetën dhe gëzimin familjar.Janë një “kultizim” i të qënit bashkë të familjes, fëmijëve, nënës, babës, kurshqve të tashëm dhe atyre të nesërm, që vijnë të gëzohen së toku. Bashkime të tilla, janë festë e jetës, përkëdhelje e ndjenjës njerëzore, shpalosje vlerash dhe gumëzhitje në shpirtin që nuk ngopet me dashuri  për njeriun dhe jetën. Në kësi rastesh, njerëzit që vijnë prej diku, sërish bashkohen këtu. Jo rastësisht sinicarët në këtë takim  ishin “pakicë dominuese” sepse duket se të lindurit në këtë fshat, e kanë të vështirë të harrojnë njëri-tjetrin, edhe pse nuk mendojnë apo gjykojnë njësoj. Sinicarët, kanë një brumë  miqësor, të gatuar herë në xhami dhe herë në kishë, por gjithsesi të “pjekur” në një të njëjtin diell. Është ky tharm, që njerëzit e këtij fshati, të përfaqësojnë një fenomen interesant,  si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë.

Jo vetëm në vjersha,libra,filma dokumentarë ( ai ka disa çmime ndërkombëtarë për filmat e tij dokumentarë),veprimtari të shumta me Shoqatën e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë, Shoqatën “Devolli”, Klubin “Miqtë e Dritëroit” etj, por, thellë thellë, në themelet e “godinës 70 katëshe”, është vendlindja, Sinica, si një ëndër e bardhë rinie dhe pasrinie, si një fluturim frymëzues që i ndjell rininë dhe fëmijërinë, duke e bërë të ndihet i tillë edhe pas 7 dekadash.

“Gërmoj” në  mendjen time dhe sjell disa koincidenca shumë interesante që lidhen me sinicarët: gati 12 vjet më parë, në Shqipëri bashkë  shqipataro-amerikanin Vladimir Cicani, përfunduam në një takim të sinicarëve në ish SHQUP-in e atëhershëm,  ku sinicarët e Tiranës, organizonin një takim shumë kuptimplotë. Por nuk  ka vetëm kaq: Vangjel Damo një  veteriner i sukseshëm dhe pasionant i librave dhe ortodoksizmit shqiptar, që jeton në Çikago, më ka bërë një vizitë familajre në Mineapolis, sikurse edhe vetë Fuat Memelli ka bërë të njëjtën gjë, duke qënë për  vizitë tek  unë “ikanaku” në Minnesota , pa harruar pritje-përcjelljet e Fuatit në takimet gjurmëlënëse të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë në Tiranë, apo edhe  shoqërimet e ngrohta  me sinicarin Vladimir Cicani në Las Vegas.

Pra, a e kuptoni se si një flokëbardhë 70 vjeçar në Boston,  mund të mbledhë  më shumë njerëz në një ditlindje, se në një “protestë të PD-së” në Tiranë? E thjeshtë:  këto janë bashkime në emër të jetës, gëzimit të së ardhmes. Ndaj kjo ditlindje më fut më tepër në mendime për jetën time dhe jetën tënde, dëshirat e mia dhe të tuat, për ëndrrat që jetuam dhe ato që harruam, për  hallet e mia dhe të tua, për atë që bëmë dhe nuk bëmë dot mirë, për atë që ëndërruam dhe nuk e shijuam kurrë dhe për atë shije të hidhur që na kanë lënë të tjerët… Ja pse  ketu shoh  një Fuat ndryshe. Një Fuat që sërish bashkon njerëz  dhe ndan mendime. Një Fuat që e sheh jetën ndryshe mbas “furtunave”  të paparashkuara që ka kaluar në Tiranë.  Mukadesi, nëna e katër fëmijve,  bën një vetpohim  ngazëllues në ditlindjen e burrit të vet:” Burri për mua?! Nuk është vetëm ai që të puth e përkëdhel. Ai është shpresa dhe fuqia e një gruaje, siguria dhe mbështetja, burimi dhe ngazëllimi i ndjenjave,  besimi që nuk thuhet kurrë, kurajo që të ndjek ngado. Burri është shpirti , krenaria dhe pamposhtmëria  e një gruaje. Ky ka qënë Fuati për mua ….” Maka Memelli (Mukadesi)  është pjesë-trimëria e Fuatit. Ajo me shumë mundime i ka qëndruar sfidës në Shqipëri duke rritur dhe edukuar 4 fëmijë, kur Fuatit i duhej të shkonte me shërbime poshtë e lart Shqipërisë. Ja dhe një arsye tjetër pse  ky “glorifikim”  i një ditlindje,  ka të bëjë me glorifikimin real të familjes së bashkuar për ta bërballuar jetën, duke u dhënë fëmijve shanset dhe lirinë që meritojnë.

Në “universin” 70 vjeçar të Fuat Memellit, ke aq shumë për të thënë dhe prap nuk i ke thënë të gjitha, sepse Fuati ka bërë aq shumë , për këdo dhe kudo. Nga Sinica ku lindi, deri në Boston ku jeton tani , rruga e Fuatit është sa e bukur, aq edhe e mundimëshme, sa me këngë , aq edhe me lot, sa me arritje, aq edhe me dëshpërime. Sinicari duket sikur udhëton  duke belbëzuar vargjet e bukura të Dritëro Agollit:” Devoll, Devoll”.Bashkëdevolliu i Agollit, është një mik i madh ditlindjesh. Jo rastësisht me atë kam festuar 40 vjetorin tim në Kopenhagen të Danimarkës , në vitin 1999,ku ishim në një kongres gazetarësh.

Jo rastësisht ai ka qënë për 12 vjet në krye të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë dhe ka festuar ditë shënuara për kolegë, si 60 vjetorin e Xhevdet Bashllarit, ditëudhëtimin e Fiqri Shahinllarit në Amerikë, përcjelljet e shumta të miqve e kolegëve, etj. Fuati , së bashku me operatorin Fatos Loli, i ra cep më cep Shqipërisë, intervistoi, gërmoi me penë dhe kamera, jetën dhe biznesin e fermerëve shqiptarë, u tregoi të tjerëve histori të pafundme të jetës dhe përpjekjeve për të jetuar më mirë. Me kamer dhe laps, sinicari i Devollit, ka shënuar kështu edhe hapat e jetës së vet.

Sot Fuati dhe Maka jetojnë në Boston, falë  sakrificave dhe tejvshëtirmit të vajzës se madhe Gledis Memelli, që krenarisht për Fuatin dhe Makën, ka një pozicion të rëndësishëm në një nga bankat më të mëdha të Amerikës. Po aq krenarë ata janë dhe për vajzën tjetër Rezartën, djalin e madh në Kanada,  Eltonin dhe djalin tjetër, Erjonin, punonjës ky i fundit në një bankë në Shqipëri.

Duke “shfletuar” kujtesën, 17 vjet më parë, mbaj mend se e ftova për një kafe Fuat Memellin  në “klubin e nëndheshëm” të Ministrisë së Bujqësisë.  Me atë zënë e ulët, por me sy të turbulluar, më thoshte: “Shefqet, po me ik djali në   Kanada në një  festival ndërkombëtar si balerin që është, por ka marrë një vendim të mos kthehet…”. Duke kundruar shqetësimin e Fuatit, iu përgjigja: “Po ky është një  vendim për t’u përgëzuar Fuat, edhe pse nuk do jetë i lehtë. Do shpëtojë e ardhmja e fëmijës. Mos ia bëj ters”. Po, pa mbaruar fjalën  Fuati  dukej se kishte merak të madh për të shprehur.”Jo, bre, unë nuk dua të iki. I dua fëmijët bashkë. I dua në Shqipëri, por po m’i merr në qafë gruaja. Ajo ia ka mbushur mendjen të mos kthehet.Po më këputet shpirti”- më thoshte Fuati dhe dy pika loti  i ranë në filxhan të kafesë.  Ishte dhimbja dhe dashuria e një babai, që i do të gjithë fëmijët bashkë dhe nuk e di ç’mund të sjellë një ikje e bardhë. Miqësisht u përpoqa ta qetësoja tronditjen e pafajshme.”Do dalë për hajër Fuat. Edhe unë në rrugë për të ikur jam, por ndryshe, me llotari…”-  i thashë .

Nuk mund të mos  kujtosh  këto   momente të jetës, ndërsa shikon se  çfarë transformimi ka marrë jeta e një njeriu, që si gazetar, 6 vjet në  TVSH e më pas në “ombrellën” e Ministrisë së Bujqësië. Ndaj kur sheh  fuqinë dhe fytyrëçeljen që të jep liria, kupton më mirë se sa përdhunuese ka qënë jeta jonë në Shqipëri. “Të përdhunuar nga tanët”- kështu do të përmblidhja  mbjetesën tonë mes fisit tonë. Vetëm një moment: kur ne festonim 20  vjetorin e gazetës “Studenti i bujqësisë” në vitin 1988, unë  gjeta në arkivat a gazetës fakte që kryeradaktori i parë i kësaj gazete, ishte Fuat Memelli, dhe nuk  ngurrova ta konfirmoja. Madje deri në atë kohë unë nuk e njihja fare si person. Por a e dini se sa “luftë” u bë në atë kohë nga”kolegët” e Fuatit për ta  “korrigjuar” të vërtetën? E pa imagjinueshme  fuqia e fallsifikatorëve ! Por unë besnikërisht mbrojta  të vërtetën e gjetur në arkiva reale dhe nuk “retushova” asgjë  gati 30 vjet më parë. Ndaj ndihem pjesë  e kësaj feste për Fuatin tonë. Unë  e di se  ky njeri, po të kishte këtë hapësirë lirie në rininë e vet, do të ishte ndryshe, do ishte një Fuat shumë më ndryshe.

Ja pse liria që fituam me “kokëkrisurit studentë” të dhjetorit, është e pallogaritshme.  Ja pse kjo ditlindje është sërish një  “himn”  i jetës, shëndetit, gëzimit, familjes. Unë  jam ndjerë krenar  kur shihja atë “tornedo” dashurie mes fëmijve të Fuatit për  babain e vet, dhe atë respekt për shokët e miqtë tij. “Kjo është magjia shqiptare” isha gati të klithja nga momenti i jetuar. Sepse nuk ka si dashuria e  prindërve për fëmijët e tyre. Veçmas prindërit shqiptarë janë “vetflijues”të pashembullt për fëmijët e vet. Ndërkohë, postkomunizmi, ka demonstruar sa e sa ribashkime magjike të  prindërve me  fëmijët në Amerikë. Janë sa e sa vetëm kolegë gazetarë që fëmijët i kanë “peshkuar” drejt Amerikës si: Fiqiri Shanihllari, Andon Dede, Pandeli Shehu, Petro Lati, Petro Topuzi, etj. Ndaj këta shembuj janë preludi i dashurisë për familjen…

Fuat Memelli, është  tashmë qytetar amerikan. Ai  kontribuon  me mundësinë  vet që në Boston  të ruajë mëvehtësinë kulturore shqiptare. Ndaj edhe në ditlindjen e vet, ai  i këndoi jetës me fizarmonikën e vet. Fuati tashmë nuk ka ndroje si dikur, sepse ai tani është Fuat Memelli 70 vjeçar. Bashkë me Makën, jetojnë paqësisht jetën e tyre. Fëmijve, si prindër modernë, u kanë dhënë lirinë e jetës së vet.  Secili prej tyre jeton veçmas, duke prosperuar suksesshëm, por duke mos harruar kurrë prindërit.

Në ditlindjen e Fuatit, si  “elektrone”  të ndritëshme,  Gledisi, Rezi dhe Toni,  rrezatonin magjinë e dashurisë të fëmijve për  babain dhe nënën e vet. Ajo ishte edhe “kurora” e  më e bukur e këtij bashkimi. Fuati është një optimist i heshtur dhe këngëtar dashurie, sërish mer “dekoratën” e lavdisë familjare “vulosur” nga gruaja dhe katër fëmijët e tij. E ç’i duhet tjetër dekoratë këtij burri, kur gjithë familja “voton” unanimisht:”Faleminderit baba i shkëlqyer!”

Çdo fjalë tjetër, është e tepërt. Natyrisht, duke pasur akoma një “elektron” në Tiranë, Fuati mezi pret të kthehet dhe të  bëjë një “70 vjetor të dytë” aty, edhe pse nuk ka konsesusin e “opozitës” së tij të dashur, Mukadesit. Ajo  i thotë gjithmonë: “Jo”,  Fuati përherë  përgjigjet :”Po”. Mos mbetsh kurrë pa “opozitë” Fuat Memelli!

Në këtë ditlindje, të gjithë e urojnë Fuatin:” Edhe 100 miku ynë!” ”Faleminderit, por unë dua 101” përgjigjet duke qeshur flokëbardhi i Sinicës.

Shkurt, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: fuatin tjeter(Memeli), Ju rrefej, Shefqet Meko

TË QËMTOSH HISTORINË TËNDE

January 4, 2016 by dgreca

-Botim dinjitoz i Muharrem Xhydollarit (Hudënishti) për vendlindjen. “Hudënishti në rrjedhat e historisë”. Një “guidë” për historianët tanë-/
Nga Shefqet Meko-Minneapoli/
Vitin e kaluar, bashkëpogradecari Muharrem Xhydollari (Hudënishti) më mori në telefon, dhe më tha se sapo kishte botuar një nga librat e tij më të dashur: Histori për vendlindjen. Me atë pasion shpërthyes përmes telefonit, që vetëm Muharremi di ta dëftejë, më premtoi se një kopje e veantë do të nisej në Minneapolis. Për aq sa më tregoi miku i bisedave në telefon, dukej se ishte një punë akumuluese, dhe jo fantazi, ishte kërkim, fakte, memorie,arkiva, të vërteta, ngjarje, njerëz, fise dhe degëzime fisesh në vite e vite… Dhe mezi prita të “takohesha” me një botë të jetuar dhe të panjohur. Libri erdhi. Që në kopertinë: tërheqës dhe joshës. Por më befasuese dy fjalët dedikuese të autorit: “Shefqetit, Shefqetit, dhe vetëm Shefqet Mekos…” Autori. Natyrisht jo pa emocion mirëprita këtë dhuratë.Unë e kam takuar vetëm një herë krejt shkarazi Muharrem Xhydallarin, kur entuziastë siç ishim të gjithë, hidhinim hapat e lirisë, pas dikataturës së deklaruar komuniste. Ai erdhi si një lloj “vetëtime” aty në sheshin “Skënderbej” pranë Muzeumit Kombëtar. “E ke nga Pogradeci, është pogradecar…” më tha gazetari Bashkim Koçi. Por Muharremi i sapodalë nga errësira e Spaçit, iku si një erë e fortë, që nuk munda të shpopisja më tej. Ishte i zënë, por ngeli ai moment në kujtesën time, si çast pritjeje që një ditë do vinte ndryshe…
Ndërsa më tingëllonte zëri i Muharremit “Njatjeta pogradecar”, mu kujtuan vitet 70 kur unë sapo kisha filluar vitin e parë në shkollën e mesme veterinare, që sapo ishte hapur në Pogradec. (Dhe po aq shpejt u mbyll). Unë e kisha parë Muharremin e ri të lëvizte plot energji nëpër rrugët e Pogradecit dhe në gjimnaz apo bibliotekë të qytetit. Për atë kohë atë e quanin “kokëkrisur” sepse fliste “kundër sistemit”. Unë nuk isha aq trim sa ta takoja e t’i thosha ndonjë fjalë, por thellë meje ngeli diçka që nuk harrohej. Energjia e tij shpërthyese, ndërsa lëvizte rrugëve të qytetit tim të dashur, Pogradec.Natyrisht, ai “pagoi” me vite rinie atë “energji të pa kontrolluar”, duke “investuar” pak edhe për mua, edhe për ty, edhe për shumë të tjerë… Ky njeri i “arshivuar” në memorin time, befas më telefonon në Amerikë dukë më bërë surprizën më të këndëshme telefonike në këtë botë të përtej Atllantikut. E dhe pse çdo gjë ishtë e thënë në efir, ai kishte mbetur energjik si në vitet ’70-të… Qysh atëherë mbetëm miq në distancë, që na afrojnë librat dhe bisedat për Shqipërinë e dashur. Librin e tij të parë “Mbi honin e Ferrit” për koincidencë e kam lexuar dukë fluturuar gati 4 vite më parë nga Minneapolis në Londër, Paris dhe Stamboll. Unë akoma nuk shpjegohem pse nuk munda të shkruaja diçka për librin e parë, por duket se duke qënë lexuar në fluturim edhe koha fuluroi, ndaj ky është shansi i dytë që nuk po e le të ikë. Sepse kjo është histori e një fashti, që ngjan dhe nuk ngjan me fashin tim, por mbi të gjitha është aq e detajuar, aq e vërtetë në fakte, analiza, rrëfenjëza , arshiva…dhe aq e ftohtë në gjykim, saqë thua : “Vërtet e ka shkruar nga një njeri që ka i ka mbijetuar Spaçit?”. Po. Është shkruar nga Muharrem Xhudollari , i cili iltërsisht thotë: “…mendoj se me këtë libër, kam dhënë një shkëndijë ndriçuese, zjarrin e së cilës shpresoj ta ndezin brezat e ardhshëm.Jam përpjekur që librin për fashtin tim, të ketë hije te mbahet në shtëpinë e bashkefashtarëve të mi, pse jo edhe të atyre të huajve që kurioziteti, jeta aventureske po turisike, do ti shtynte drejt prekjes së këtij realiteti..” Modest, i saktë, tejshikues në kohë – këto janë tiparë të autorit që në radhët e para të librit.
Muharremi Xhydollari nuk është një njëri që i friket përkatësisë së vet. Ai e thotë me gërma të mëdha se “është bir i një fashti”. Është tipi im, që nuk frikem nga jam apo nga emri që kam. Sot realiteti shqiptar përpiqet të injorojë vlerat që sjellin njerëzit inteletkualë që rastësisht kanë lindur në fshat. Duke qënë se shumë qytetarë janë varfëruar në ide, dhe duke pasur shumë politikanë katundarë në koncepte, madje dhe emrandryshuar, ka përpjekje që në mënyrë diskreminuese, të përdoren epitete fyese dhe aspak qytatetare ndaj njerëzve të mirë që rasti i ka lindur në fshat. Në fakt një djall mund të lindë kudo edhe në fshat, edhe në qytet… Djalli është djall dhe djaj në Tiranë ka plot…
Ajo që dua të them është se fshatbanuesit, janë njerëz të mirë që e dinë si nxirret buka e gojës dhe se si manaxhohen familja dhe jeta. Dhe libri i zotit Xhydollari vjen si një testament brezash: ” Shqiptarë, njihni veten tuaj”. Çdo histori dhe çdo qytetërim fillon diku dhe shkon tutje. Nëse pretendon të mohosh identitetin tënd, nuk mund të ëndërrosh apo ndërtosh të ardhmen. Këtë përpiqet të thotë libri në fjalë, i cili është një histori fshati detajësisht e shkruar dhe përshkruar thuajse “shikon” nje film në 3D. Muharrem Xhydollari e fillon me historinë e liqenit të Ohrit, flet për Enkelejtë etj… dhe për të vijuar në detaje me Hudënishtin, vendlindjen e vet, kur flitet për heronjtë, fiset, luftrat, paqet dhe dasmat, për kryepleqtë dhe kryetarët e kooperativës,për dëshmorët dhe të dënuarit e fshatit, për vizita të rangjeve të larta të politikanëve të kohës, për lulet e fshatit(Kaçet, aguliçet,lulekuqet) dhe instrumentat popullore, për fyellin, gajden, lojrat argëtuese, për lumenjtë dhe përrenjtë, për luadhet dhe puset e fshatit, për sinoret me Mëmëlishtin, Rodokalin apo Mokrën, për zogjtë cicërues, bilbilat dhe qyqet,për cironkat dhe ngjalat në liqen… Asgjë nuk i ka shpëtuar syrit të autorit, që tmerrësisht i dashuruar pas së vërtetës dhe memoroies së vet, dhe fakteve treguese, di të “qëndisë” një histori lokale, që është realitet me të gjitha dimensionet e veta. Dhe si askush tjetër më parë, në librin “Hundënishti në rrjedhat e historisë” Muharrem Xhydollari boton edhe pemët gjenealogjike të familjeve në këtë fshat. farë investim i mençur për vendlindjen, çfarë punë në dukje e thjeshtë, por tejet kohëkushtueshme dhe e vyear. Çfarë tejndriçim i së shkuarës, për t’i dhënë kuptim të sotmes dhe së ardhmes. Me këtë “kapak” të librit të tij, me mençurinë e vet, Xhydollari nënkupton diçka më të thellë: Po ju politikanë që keni zaptuar parlament e qeveri, a keni një “pemë” të tillë si unë që duke gërmuar në rrënjët e bashkëfshatarëve të mi tregoj një përkatësi? Po ju, “gërrues” të shpirtit të një populli, a e dini nga vini? A keni një “pemë gjenealogjike” që të dimë se kush jeni a nga rridhni?
Let të jemi realistë dhe të saktë në gjykim dhe vlerësim: Hundënishti është një fshat i zaknoshëm i rrethit të Pogradecit. Ai nuk është as Voskopoja, as Rozafa, as Berati, dhe as Butrinti …ku koha dhe historia “arshivojnë” identitetin e një kombi. Hudënishti, është një fshat buzëliqenor, ku një bashkësi njerëzish, kanë ndërtuar jetën e tyre prej shekujsh. Të ardhur prej diku, apo të lindur aty, të dhënë pas peshkimit apo pas punëve në bujqësi, të dhënë pas tregëtisë apo në vajtje-ardhje kurbeti, hundënishtarët kanë jetëshkrimin e tyre si komunitet. Është meritë e autorit, që këtë fshat të zakonshëm, e vëzhgon imtësisht nga brenda, qëmton fakte interesante dhe i interpreton fenomenet shoqërore përmes të cilave ka mbijetuar vendlindja e autorit. Parë në këtë kontest, libri nga një “histori fshati” në dukje, kthehet në një bumerang në kërkim të së vërtetës, që fundja, let ta themi shpesh në nivel kombëtar, është një “kakofoni kafenesh”, një mishmash fjalësh dhe gënjeshtrash të përgënjeshtruara…(!!!) Me guxim Xhydollari thotë: Pa njohur saktësisht të shkuarën, nuk ndërton dot të ardhmen.
Me një mendje të “akullt”, por gjykim të mprehtë,autori tregon dhe analizon qetësisht se kush është vindlindja e tij, si përballoi pushtimin osman dhe si kontriboi për pavarësinë, si aktivisht ka qënë pjesë e furtunave të paspavarësisë, se si e priti mbretërinë dhe si mori pjesë në qeverisjën e përgjegjshme të vendit, si mori pjesë ne luftë kundër pushtuesve dhe si u keqpërdor kontributi patriotik, si mbijetoi në komunizëm dhe çfarë i solli paskomunizmi…Duket se nuk mban “anë” dhe as lëndon kënd. Autori rrëfen qetësisht çfarë ka ndodhur në Hundënisht. “Në Hundënisht e deshëm mbretin, që s’na lidhte asgjë në fis e gjak, sepse pamë të ndërtohej shtet”, pohon autori pa ekuivoke. Është një galeri e gjallë personazhesh reale, që “udhëtojnë” në mendjen e autorit dhe bëhen “miq” në memorien tënde, ndërsa lexon zellshëm një jetëshkrim fshati… Ata janë njerëz që kanë jetën dhe kontributin e vet në këtë komunitet dhe më tej si Muharrem Hudenishti, Nevruz Xhydo, Banush Aliaj , përmendën dhe analizohen kontributet e Aqf Pash Elbasanit, Selam Blloshmit, Ismet Dërdusha,Seit Zagroçani, Kapedan Kajo Babjenit, Themistokli Gërmenji, Nafus Xhydo… Etj etj.. (Pa harruar të përmendë emër më emër edhe luftatrë vullnetarë nga fshati që kontribuan dhe luftuan për çështjën kombëtare).
Autori, duke qënë një admirues i flaktë e çdo pune të mirë të bërë për vendlindjen, nuk harron të përmendë secilin, dukë bërë librin e tij një “Enciklopedi” të kontributeve në Hudënisht dhe më gjërë.

Libri i Muharrem Xhydollarit (Hundënishti) është një “tornedo” në arkivat e kujtesës së një fshati, dhe si i tillë nuk lihet detaj mënjanë, nuk lihet fakt i injoruar duke filluar nga lufta antisomane deri tek dëshmorët e Pojskës, ai nuk rresht së treguari, nuk rresht së analizuari, nuk “fshin” nga kujtesa askënd, duke filluar nga shekkuli i XX deri edhe drejtues të kooperatives bujqësore. Muharremi i thekur pas të vërtetës, dëshiron të tregojë atë në mënyrë pasionante, pa humbur aspak kontekstin e pozitives. Natyrisht të “zbërthesh” këtë memorie komplekse të Xhydollairt, do të duhet të shkruar një libër të dytë, por le të sjallim disa detaje interesante që e sjellin këtë fshat në një kahshikim shumë të gjërë të jetës dhe patriotizmit shqiptar. Aty gjen të ndodhura që nuk janë treguar më parë, ose qëllimisht janë pluhurosur në arkiva. I tillë është një fakt tejet mgacmues,siç tregon autori për një kuvend të Podgories, ku janë mbledhur 3 mijë pjesëmarrës si përfaqsues të 140 fshatrave më 7 maj 1919, duke nënshkruar një dokument për Konferencën e Paqes në Paris , duke kërkuar të drejtat kombëtare. Autori citon këtë dokument të nënshkruar edhe nga hundënishtari Humarrem Hudënishti: ” Në këtë mbledhje kemi treguar edhe njëherë mejtimin tënë që nuk duam kurrsesi t’i shtohemi Sërbisë, se jemi e duam të mbetemi Shqipëtarë! Se nuk do thyhen kurrë ato lidhje që na bashkojnë me Atdhenë..” Autori nënvizon në këtë proces atdhetarie, rolin e madh të patriotit Pandeli Evangjeli, që përcolli mesazhin në fjalë drejt Lidhjes së Kombeve, duke mbajtur lidhje me të madhin Fan Noli, i cili më 17 Dhjetor 1920 konfirmoi lajmin e fitores.Pra del qartë se brenda fshati, vijnë protagonistë të një lëvizje të madhe siç ishte lëvizja kombëtare gjithëshqiptare, e cila duhet pranuar ishte përpjekja më titanike dhe rezultatdhënëse e shqiptarëve atdhedashës për të mos lejuar të zhbëhej Shqipëria.
Po ashtu, është gjithëtregues fakti që kur Shqipëria veriore rrezikohej nga sulmet malazeze, nga ky fshat kanë luftuar shkuar të luftojnë në mbrojtje të territoreve shqiptare 5 djelmosha, nga të cilët tre prej tyre ranë dëshmorë: Ahmet Xhydo, Sulejamn Tarollari (Sulka i parë) dhe Sejat Xhydo… (Gegë e toskë, të gjithë bashkë). Po aq rrëngjethës është fakti, që bashkëfshatarët nderojnë këtë akt dhe dëshmorët duke udhëtuar nga Hudënishti në Malsinë e Madhe, në vendprehjen e eshtrave të tyre, duke vendosur lule e nderuar aktin flijues për Atdhe. Autori përmend me emra këta udhëtarë të largët që nderojnë dëshmorët në vitet 1920. Natyrisht, të plugosh në një vendprehjë dëshmorësh, të një çështje kaq kombëtare , është një mëkat që vetëm ata që e bënë e kanë mbi qafë dhe përtej varrit. Por, të jëmi realistë, komunizmi ishte i pamëshirshëm kur hiqte “vizat e kuqe”…
Duke shleftuar fletë më fletë librin në fjalë, shokohesh kur mëson gjëra interesante, që të kujtojnë anën tjetër të Durontinës së Kadaresë, kur autori rrëfen se një nga djemtë e Hudënishtit, Refat Ismail Dokollari, solli për herë të parë në këtë fshat “nuse nga Stambolli”. Apo kur autori di të të rrëfejë se kush e solli për herë të parë në fshatin e vet klarinetën, këtë vegël muzikore aq popullore në këto anë. Ishte Shefki Xhafer Yzellari… Po kaq interesante janë edhe detaje te tjera ku tregon se si erdhën nga Stambolli tryezat e rakisë apo sofrat e pritjes, komletet e finxhaneve, apo kush ishte nusja e parë në fshat të martohej e para pa duvak etj etj…
Jo pa domethënie janë edhe fate të tilla kur autori tregon se në fillim të shekullit të XX fshati kishte 235 frymë, dhe ishte shumë produktiv në prodhimet bujqësore e blektorale duke shënuar që për çdo frymë të kishte 19 bagëti të imta dhe dy lopë… Ku mund të ishte sot Hudënishti, apo vetë Shqipëria, nëse fryma e lirë e sipërmarrjes private nuk do ishte cunguar e privuar, duke përfunduar tek “tufëzat” famëhidhura?
Mund të vijohet me sa e sa detaje të tjera të librit, të cilat jo vetëm janë një sjellje e re, por në çdo gërmë tejet të verteta. Pa dyshim autori është një “arkivë” intelektuale jo vetëm e fshatit që e lindi, por edhe në një rreze-radar gati pa kufi, por me ekspertizë të konfirmuar për zonën e Pogradecit, Gorën, Oparin, Mokrën deri në Ohër e Strugë. Ai vëzhgon historinë e fshatit të vet në një këndshikim aktiv ,kur tregon se si Starovë e Trebinjë, në Podgorie dhe Dërdushë, në Korçë deri dhe në Paris, hudënishtarët kanë qënë aktivë dhe pjesë jo vetëm në jetë e krushqi, por mbi të gjitha në atë që ne e quajmë: Atdhedashje. Heronjtë e zonës “flenë” në mendjen e autorit, për ta lënë atë pa gjumë. Ai tregon bëmat e tyre një më një, datë më datë e vend më vend. Kështu flet për Kuvendin e Zboqit, për atë të Podgories, për inlfuencën franceze në Korçë, për trimat e Gorë-Oparit… Admirueshëm flet për kontribute të burrave kapedanë si Kajo Babjeni, Ismail Dërdusha, Shahin Matraku,Sali Butka, Muharrem Xhydollari, Xhelo Selca, Jonuz Zemblaku, Muharrem Sovjani, apo ideatorë e gjithëkombëtarë si Themistokli Gërmenji, Çerçiz Topulli, etj.
Autori tregon për ato gjëra që njeh mirë, dhe gjykon për fenomene komplekse që kanë influencuar në jetën e bashkëfshatarëve të vet. Ai tregon me emra se kush e pësoi nga fashizmi, nazizmi dhe komunizmi. Kush u internua dhe kush u pushkatua. Çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte intrigë. Në analizën e pasçlirimit, autori duket se nuk ka në dorë “penelin e zi”, por majën e mprehtë të penës, edhe pse më dhimbshëm se kushdo jetoi “Ferrin e Spaçit”. Kjo e bën autorin të veçantë në gjykimin e vet dhe më tepër se realist. Duke qënë se kemi bashkëjetuar ato kohë dhe është shkruar aq shumë, unë do ta përshkruaja kështu gjykimin e Muharremit: “Me këmbë në tokë”.
Ai nuk ka frikë të thotë atë që është bërë mirë, dhe atë që solli dhimbje dhe mjerim.
Me librin që Muharrem Xhydollari ju ofron së pari bashkëvendlindsave të vet, por dhe një auditori lexuesish më të gjërë, ka hedhur një “blok diturish” në hapësirën e paditurisë sonë. Ky është libër që kur e lexon, kthehesh dhe thua: “Këtë gjë nuk e kam ditur, le ta rilexoj prap”. Kështu më ndodhi edhe mua ndërsa gjeta në rradhët e autorit çezmat e fshatit tim, që ne i quajmë “Çezma e Sanxhakut” por që autori e thërret këtu “Çezma e Pretushës”, ku sipas rrëfimit në libër dha frymë patrioti Ismail Dërdusha.
Ky libër të fut në mendime. Kur lexon qartësisht se sa shumë “mall cilësor” ka në çdo fletë të librit,kur gjen të përshkruara talentalisht nga Muharrmi, sa e sa rite, zakone, tradita, dasma, gjëra të jetës së përditshmë që i ke jetuar edhe vetë, pyet veten: Si i di kaq mirë autori? Po unë ç’mund të bëj për fshatin tim?
Secili ka përgjigjen e vet, por mendimi im i parë që më ka trokitur në mendje ndërsa kam shfletuar librin e zotit Xhydollari ka qënë ky: Po historianët tanë, ç’mund të mësojnë nga ky libër?
Unë e di që tregjet shqiptare janë mbushur me më shumë libra, se sa lexues, por ky libër bën një ndryshim të madh: qëmton të vërteta historike. E vendos çdo të vërtetë në kohën e vet. Ky libër nuk ka “verbim” faktesh, ky libër flet me fakte dhe detaje, që të mahnitin.
Dhe për hir të së vërtetës, është fati i banorëve të Hudënishtit, që të kenë një punëmadh e qëmtues të vëmendshëm si Muharremi, që ka mbledhur një më një, mijra e mijra të thëna, fakte, rrëfimë, personazhe, drama dhe suksese të një bashkësie njerëzish që ndajnë të njëjtat fate në jetë, që ecin në të njëjtat rrugë dhe përshëndesin çdo ditë njëri-tjetrin, që shohin çdo ditë rrezëllimin e deillit mbi “liqerin pa kufi” , që janë janë trashëgimtarë të personazheve të këtij libri-histori, dhe kanë një dhuartë të tillë nga bashkëfshatari i tyre Muharrem Xhydollari (Hudënishti).
Ky është një libër që do të shfletohet sot dhe nesër, sepse brenda lëndës që ofron, ka shumë gjëra që duhet “ripërtypur”, që duhen riparë, jo vetëm duke filluar nga ato varre dëshmoresh të rënë në veri, që janë zhdukur, por edhe për të gërmuar më tej se cili ishte investimi intelktual në fshat i studenëve të parë të këtij fshati Besim Xhudollari dhe Nuri Xhydo… Çfarë ndodhi më “rrjetat e peshkut “, apo ku është tani “eshka” e Hudënishtit dhe çmund të bëhet me të?… Sot Hudënishti është një fshat, nesër do jetë një lagje-fatlume e Metropolit Pogradec. Ndaj duhet parë për nesër, duhet parë tej viteve 2050, kur ne do kemi ikur mbase, por një e ardhme e paqtë dhe e begatë do të ndrisë me siguri, buzë atij liqeni që na ka mahnitur të gjithëve me kristalësinë e pashoqe, ndërsa kemi udhëtuar nga maja e Qafë-Plloçës, apo topkthesa e Qafë-Thanës. Kjo befasi mbetet më e bukura për këdo që do ketë fat to udhëtojë në ato anë… Ështa fati i Hudënishtit të jetë në “kërthizë” të kësaj bukurie natyrore e ti thonë çdo ditë “Mirëmëngjes” valëve të liqenit. Ndaj ky fat “thërret” edhe për përgjegjësi të reja.Nuk mund të këtë një platformë më të mirë për të ringritur Muzeun e Fshatit Hudënisht, nëse ora ime nuk ka ngelur pas. Në vendlindjen time Muzeu i parë dhe i fundit është ngritur nga mësuesi dhe intelektuali Edip Mullaj në vitet ’70. Kuptohet ishte plot ngjyra dhe limite politike, por ishte muzeum fshati… Kjo krijesë e mekullueshme u zhduk. Unë nuk besoj së në vendlindjen time Pretushë, ka një vullnet për të ringritur muzeum.Njerëzit kanë halle të tjera. Por Hudënishti ka një paltformë perfekte dhe të gatshme. Ky liber meriton të “përkthehet” në muze, sepse është një muze e gjallë e memories së një fshati, që mençurisht është derdhur në gërma-fakte.
Të marrësh përsipër të flasësh për një libër, nuk është punë e lehtë. Por për hir të së vërtetës, në shkrime të tilla përpiqesh të thuash gjithshka, dhe prap ke lënë thuajse gjithshka pa thënë. Ndaj, lexojeni këtë libër, që së paku shenimet e mia të harrohen, dhe ju hidhni tuajat.
Unë hapur admiroj këtë punë intelektuale. A jam “xheloz”? Sigurisht, por xheloz që nuk isha i pari.
I pari mbetet autori i shumëvuajtur, por dhe fateplot, Muharrem Xhydollari (Hudënishti), shqiptaro-amerikani që jeton në lindje të vendbanimit tim, dhe unë në perëndim qytetit të tij.

Shefqet Meko
Minneapoli, SHBA
01/03/2016

Filed Under: ESSE Tagged With: HISTORINË TËNDE, Shefqet Meko, TË QËMTOSH

NUK KA FESTË NË MINESOTA!…

February 19, 2013 by dgreca

E shkruar me 17 Shkurt: Duke  medituar në 5-vjetorin e  Ditëpavarësisë së Kosovës/

NGA SHEFQET MEKO/
5 vjet më parë, përjetuam një dalldisjë gëzimi për lajmin e madh se Kosova do të shpallte pavarësinë. Telefonata, urime, njoftime, organizimi i festës. Bejtush  Nomanoviç,  do të ishte organizatori i komunitetit kosovar për të bërë një “Ditlindje të madhe”! Në  verilindje të  qytetit, një sallë e madhe me flamuj dhe këngë. Një prijte tradicionale kosovare, duarshtrëgim, urime, respekt dhe këngë pambarim.Kishte miq të shumtë, ish-ushtarë amerikanë në Kosovë, familje, studentë… Isha i pranishëm në këtë  Ditëpavarësie bashkë me Elton Mykerezin dhe Plarent Ymerin. Ishte ditë e ftohtë shkurti 2008!
Sot 17 Shkurt 2013! Heshtje në Minesota. Shqiptarët e Kosovës nuk festojnë.  Shqiptarët e  Shpipërisë vëzhgojnë  trishtueshëm bishtat e finxhanit të kafesë diku në një kafene, a thua është ditëmorti apo ditëfeste… Unë  pas një mbrëmje debati me Ridvanin dhe Uljanin, kërkoj ta festoj  “online”. Një bisedë surprizë me  poeten Lida  Buçpapaj që jeton në Zvicër bashkë me poetin dhe  analistin letrar  Skënder Buçpapaj. Mesazhet vijnë si fjollëza bore nga Zvicëra në Minesota. Lida në mënyrë të virtutshme do të më kërkonte shpjegime  “Pse e kisha bllokuar miqësinë e saj në  Feisbuk” ndërkohë që ishim miq dhe kushërinj.  I shpjegova se llogaria ishte  deaktivizuar me dëshirën time, për të fituar pak qetësi dhe privaci. Në ato munita “erdhi” mes nesh poeti  lirik Vehbi  Skëndri, shpirti i tij krijues lasgushian, legjitimiteti letrar që ai la pas si poet dhe intelektual… “Shkruaj, miku im, nuk kemi çbëjmë, veç të shkruajmë…Nuk na deshën dhe u detyruam të iknim…” shkruante  Lida me “gërma bore”  nga larg…
Edhe këtu është ditë e akullt. Intervista e Kadaresë  që aq bukur përshkruan të shkuarën tonë tragjike, sikur shkrin akullin e ditës. Ndërkohë  shoh festën në Kosovë, parakalimet ushtarake, flamujt e pikturuara në trupin “Njuborn” (ende nuk janë bërë 100), kureshtjen e njerëzve. Duket se edhe aty është ftohtë.  Dhe pyes: Pse  u shpall kjo pavarësi në shkurt? Pse jo në mars? Pse jo në maj? Pse në shkurtin e bishtë? Nuk ishte diçka e beftë, por e zgjedhur me kujdes. Ditë shkurti, ditë kallkani… Mbase për të na dhënë kohë të medojmë paksa, netëve të gjata të dimrit, të meditojmë me vetveten dhe të relfekotjmë, përpara se të tregojmë përrallat e “Një mijë e një netëve”…
Kadareja nga Parisi flet për madhështinë e mbijetesës sonë kombëtare. Ai sjell një tjetër dëshmi dridhëruese nga shekulli i II, ku një autor latin sipas Kadaresë shkruante: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”  Dhe  pyetjes trishtuese të gazetarit,  shkrimtari  ynë i përgjigjet: “Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda”!
Në këtë kontekst të fatit të vendlinjdes dhe vendbanimit, amerikanët kanë një shprehje   domethënëse: “Nuk mund ta zgjedh vendin ku linda, por mund të zgjedh vendin ku dua të jetoj”. Unë dhe Kadareja, (falë fatit për mua personalisht)  në mënyre të përpiktë bëmë të njëtën gjë: Ikëm nga  Shqipëria. Jo vetë unë, jo vetëm Kadare, por sa e sa të tjerë me emër dhe reputacion. Unë jam një ikanak i vogël e natyrisht Kadareja është një “dritëikje” e shekullit të kaluar. Ai është një  dritëkombi që na mban gjallë, por ne nuk e kuptojmë dot…Ai flet akoma dhe na bën t’i rikthehemi frazave dhe mesazheve. Kjo na bën mirë. është shenjë e mirë… Por nuk mjafton një Kadare. Secili duhet të jetë një Kadare … Ndaj  me kokulje shkruaj në këtë të djelë shkurti. Shkruaj se dua të them diçka nga brenda: “Kombin e bëjmë të gjithë. Për të duhet të luftojnë të gjithë në “llogoret” që na ka dhënë rastësia, sikurse rastësisht jemi shqiptarë…”(Ju lutem mos më sulmoni )… Vetëm kur të gjithë do të ndihemi të nderuar dhe respektuar, vetëm kur të gjithë vemë një “tullë” në godinën e kombit, “kollonat e betonta” si Fishta, Frashërit, Konica, Noli,Camaj, Kadare, Qose etj. etj. mbeten të pacënueshmë nga çdo lloj tajfuni ballanik…
Sot nuk festohet në Minesota. Shqiptarët e Kosovës duken “të ngopur” me  Kosovën, me shtetin e saj, me “luftën” brenda vetes… Shqiptarët e Shqipërisë çoroditen  përmes  mediave vizive, ku kërcejnë ide të çmendura nga një kanal televiziv tek tjetri. Ka humbur e verteta në Shqipëri. Vendi ynë mbetet “..i ngatërruar dhe korruptuar…” siç nënvizon Kadare, ndërsa ne të gjithë shfryjmë ndaj njëri tjetrit përmes ekraneve të qelqtë. Erozioni i gënjeshtrës na ka rrethuar si dikur rrethimet e Krujës dhe Shkodrës…Gënjeshtra, gënjeshtra… E pandershmja, e pa ndershmja. Intriga dhe sajimi pragmatist! Ky gërrim  i së vërtetës brenda sojit tonë , kjo luftë  pa rregulla, pa “semaforë”, arkaike, kërkëllimat e  “shpatave” të pushtetmbajtësve në dy shtetet  e një kombi, duket se janë mallkimet tona të shekullit…

Mendoj për Kosovën në këtë përvjetor ditëpavarësie.  Mendoj për ata që ranë dhe u përgjakën. Për dhunën shfarosëse sërbe, dhe  qëndresën kosovare…Kam pirë kafe një natë më parë me një “ushtar të UÇK”…Ai nuk kishte qejf të festonte…  “Duan të na quajnë komb kosovar (!!!)…Ne nuk luftuam për këtë.Jo. Dikush do të na xhveshi nga kombësia shqiptare… Ndaj nuk ja ndjej kësaj feste që ju më uroni…Nuk dua të festoj”… Ky 30 vjeçar në Minesota, që nuk do t’i përmendet emri, ishte 16-17 vjeçar kur jetonte kohën e luftës tragjike në Kosovë…
Në Prishtinë festohet…Festa duket e ndritshme, por e ardhmja disi e mjegullt, fluide. Na mungon një platformë vlerash dhe principesh. Na mungon një  dëshirë gjithëshqiptare, për të mbrojtur të vërtetat tona. Ndaj duke bërë “gjullurdi” festash,harrojmë të përcjellim mesazhe.  Më vijnë në mendje vitet 80, kur “irridetnizmi  shqiptar” ishte etiketuar si rreziku i kohës në ish-Jugosllavi…Në ato vite nuk kishte gjë më domethënëse se sa deklaratat zyrtare të Tiranës për Kosovën.  Unë nuk besoj se  janë fashitur këto memorje dridhëruese në kujtesën e kombit. Ja pra, nëse duhet të themi diçka pozitive për të shkuarën, unë them se janë ato artikuj redaksionlë të “Zërit të popullit”  në vitet 80-të ku qartësisht mbrohej identiteti dhe autenciteti shqiptar i popullsisë së Kosovës. Qofsha i gabuar. Ne shqiptarët harrojmë shpesh dhe shumë shpejt…
Nuk mjafton  vetëm kujtesa e shkrimatrit tonë. Duhet të gjithë t’i bashkohemi të vërtetës dhe të dimë të frymëzohemi prej të vërtetës dhe ngadhnjimit të paraardhësve tanë mbi luftën shfarosëse që na impunuan fqinjët dhe  tejfqinjët. Në shekullin e kaluar,  gazetari dhe intelektuali Kostë Çekrezi, do të botonte në Amerikë  librin “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”, ku si në një film të shpejtë, do të na tregonte të shkuarën dhe të tashmën tonë aq të ngjashme me njëra tjetrën. Studiuesi Amerikan Charles D. Hazen, duke komentuar rreth këtij botimi do të shkruante se
“…kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalojse të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve të drejpërdrejtë, nga mendja dhe zemra e nje vendasi…” Këtu rezonon edhe Kadare kur flet për të shkuarnë tonë dramatike. Po e ardhmja? Kush na e ka në dorë të ardhmen? Kush duhet ta rivajëzojë të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë? Ku janë ,mendimtarët shqiptarë? Ku janë hulumtimet e konferencat shkencore të debateve  dhe provave  historike? Festat janë  fasadë dhe ditë lumturie për politikanët, popullit i duhet e ardhme frymëzuese. Ne sapo bëmë një festë të  Pavarësisë shqiptare vjet, ku mungoi një simpozium historik…Vetëm pompozitet euforik. Po kjo “bebe” 5 vjeçare, mos vallë qorrazi ndjek “Gjyshen 100 vjeçare”? Kjo është trishtuese! Euforia është verbim i së ardhmes. Politikanët  janë kthyer në “skllavopronarë” të ëndrrave tona. Duhet një platformë e “çeliktë” e vlerave tona, që të mund të ecim përpara… Nëse mbetemi në vorbulla  deklaratash, ne jemi të destinuar të vuajmë për një kohë të gjatë…
Sot është një  5 vjetor i   kijimit të  shtetit më të ri në Ballkan. Akadamikët tanë  duket se duartrokasin diku politikanët.
Flet Kadareja! Në Minesota nuk ka festë!…

SHEFQET MEKO
Mineapolis, 17 SHKURT, 2013

Filed Under: Featured Tagged With: nuk festohet ne minesota, Shefqet Meko

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT