Ishte një betejë e vështirë që zjarrfikësit zhvilluan me flakët, por qe fare e pamundur që të shpëtohej Kisha e ndërtua me kontribute të komunitet më 1930. Në përleshje me flakët ëshët raportuar se janë plagosur gjashtë zjarrfikës.
Zjarrfikësit e Bostonit kanë luftuar me flakët që përfshinë një kishë ortodokse shqiptare në jug të qytetit. Shtëllungat e tymit që dilnin nga kisha mund të shiheshin deri në disa kilometra larg.
Pas betejës me zjarrin brenda ndërtesës, zjarrfikësit janë detyruar të dalin prej saj për shkak se tavani rrezikonte të shembej e shumë shpejt pasi kjo ndodhi vërtet, u rrëzuan edhe disa pjesë të brendshme të saj.
Zyrtarë të departamentit të zjarrfikësve u thanë gazetarëve në vendngjarje se flakët, me të gjitha gjasat, kanë nisur nga altari i kishës. Nuk dihet me siguri nëse shkak i tyre është bërë ndonjë qiri. Mbi arsyet e incidentit pritet të hedhë dritë hetimi i nisur nga autoritetet.
Mes zjarrfikësve ka pasur disa të lënduar lehtë, por nuk ka raporte për dëmtim të civilëve. Alarmi i zjarrit ka rënë 5 herë. Herën e fundit, për të kërkuar më shumë përforcime në ndihmë të zjarrfikësve të stërmunduar nga beteja e zgjatur me flakët, por edhe vapa e madhe.
Përfaqësuesit e kishës e përjashtojnë mundësinë e nisjes së flakëve nga qirinjtë e ndezur. Sipas tyre, qirinjtë ishin larguar nga pjesa e altarit pas meshës së të dielës ku morën pjesë rreth 150 vetë dhe atëhere askush nuk kishte hyrë më në godinë përveç rojes.
Ndërtesa është përdorur nga konkregacione prej 200 apo 300 vetësh që në vitin 1930, por si strukturë daton përpara kësaj date.