• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKELEN TЁ DREJTAT E NJERIUT, POR NE HESHTIM

October 8, 2018 by dgreca

Nga Pierluigi Battista-   “Corriere della Sera”/

1-eugjen-merlika

 

 Pёrktheu: Eugjen Merlika/

            Do tё duhej tё protestonim pёr dёnimin me burgim tё pёrjetshёm tё gjashtё shkrimtarёve dhe gazetarёve, nё pёrfundim tё njё proçesi-farsё nё Turqi. Por nuk e bёjmё, nuk na leverdis, nuk ka aq rёndёsi pёr ne.  Ndjeshmёria jonё kundrejt mbrojtjes sё tё drejtave njerёzore ёshtё mekur deri nё zhdukje, e gёlltitur nga rregullat,  hipokrizitё dhe cinizmi I realizmit politik.

Qeveritё evropiane duhet t’a mbajnё mirё me Erdoganin, i paguar pa asnjё kursim pёr tё mbajtur tё mёrguarit nga Siria e, sigurisht, nuk mund tё tronditen nga padia dramatike e njё tё pёrndjekuri tё regjimit turk, Ahmet Altan, tё shprehur nё librin “Nuk do tё shoh mё botёn”, tё botuar nё Itali nga Solferino. Dhjetra mijra nёpunёs shtetёrorё janё hequr nga puna me pretekstin e njё pjesёmarrjeje tё hamendёsuar nё grushtin e shtetit tё dёshtuar tё viti 2016. Por tё gjithё neve bёjmё sikur nuk ka ndodhur asgjё, institucionet evropiane, tё munguara e tё mbyllura nё njё plogёshti qё do tё duhej tё bёnte tё turpёrohej njё Evropё, qё vetёquhet e çimentuar nё mbrojtjen e vlerave tё padiskutueshme, dhe njё opinion publik, tashmё i narkotizuar mbi dhunimet e lirisё politike mё fillestare nё Vendet shumё pranё nesh. Madje pothuajse lёshojmё njё psherёtimё lehtёsimi kur gjykatat egjyptiane, qole tё diktaturёs “laike”, shpёrndajnё dёnime kapitale si shi pёrfaqёsuesve tё Vёllezёrve myslimanё. Jemi edhe tё gatshёm tё mёnjanojmё çёshtjen Regeni pёr tё mbajtur marrёdhёnie tё mira me Kairon: a nuk ёshtё Egjypti njё ledh nё luftёn kundёr fanatizmit tё errёt islamik? Po masakruesi i popullit sirian, Asadi, i pёrkrahur nga Putini, a nuk ёshtё “e keqja mё e vogёl” pёr t’a lёnё tё qetё nё luftёn kundёr Isis? A duhet tё prekemi pёr fatin tragjik tё popullit kurd, tё treguar nё kёto faqe nga Lorenzo Cremonesi, i cili pikёrisht nё luftёn kundёr Shtetit islamik ishte nё rradhёn e parё? Nё logjikёn e hekurt tё realizmit politik a mos duhet vallё tё kundrojmё nderimin e njё ndjenje tё vjetёruar siç ёshtё mirёnjohja?

Jemi pёrkeqёsuar. Tё gjithё: tё djathtё e tё majtё, sovranistё e demokratё, klasё drejtuese e popull, pa dallim. Tё gjithё tё bashkuar nё parimin e vetёm tё cilin e respektojmё me tё vёrtetё: qetёsinё tonё. Kasaphana siriane, pasojat e sё cilёs na lёpinё deri sa na bёnё tё humbasim gjumin dhe kontrollin, na ka kthyer nё tё pandjeshёm ndaj masakrёs sё tё drejtave njerёzore, tё ecjes sё pakundёrshtuar tё diktaturave tё egra, me tё cilat duam tё ruajmё marrёdhёnie tё qёndrueshme e “tё qeta” mos ndёrhyrjeje tё ndёrsjelltё. Kohёt e “ndёrhyrjes njerёzore”? Janё arkivuar. Insitucionet ndёrkombёtare vidhosen nё pafuqinё e tyre mё prekёse. Kombet e Bashkuara, robe tё satrapёve e tiranёve, caktojnё nё komisionet e tyre pёr tё drejtat njerёzore pёrfaqёsues regjimesh qё, me tё drejtat njerёzore, kryejnё njё masakёr sistematike. Na bёjnё pёrshtypje pamjet e torturave qё kryhen nё qendrat libike tё grumbullimit tё mёrgimtarёve, por OKB nuk bёn asgjё qё ato fёlligёshtira tё mos ndodhin mё. Evropa as qё flet: tё vetmet fjalё tё thёna nga komisaria evropiane pёr çёshtjet e jashtёme, Federica Mogherini, janё tё frymёzuara nga ideja e saj e ngulur kundёr-izraeliane dhe nga mbrojtja e teokracisё iraniane, ku gratё, njёlloj siç ndodh nё Arabinё Saudite, janё tё pёrndjekura e tё dёnuara nё njё gjendje tё detyrueshme nёnёshtrimi dhe shtypjeje. Mёsojmё tani, se n’Irakun e çliruar nga vrasёsit e Isis-it, gratё qё guxojnё tё pёrcjellin foto tё tyre tё lira nё Instagram kёrcёnohen dhe vriten, por ne nuk jemi nё gjendje as tё na bёjnё pёrshtypje mё lajme tё tilla.

Tё drejtat e njeriut tё shkelura nuk njohin gjeografinё. Pёrsёriten tё njёjta edhe nё kontekste tё tjera, siç mbetet e njёjtё edhe mospёrfillja e jonё. Mbas padisё bujare tё Papёs Françesku kemi harruar fatin e Rohingjave, popullsia myslimane e masakruar nga ushtria e Aung San Suu Kyi, nё mёnyrё tё pabesueshme e dekoruar me mё tё pamerituarin Nobel pёr paqen. Ende sot mbetet i veçuar guximi i Angela Merkel qё sfidoi zёmёrimin e Pekinit, duke i shtrёnguar dorёn Dalai Lamёs, pёrfaqёsues i njё populli, atij tibetan, ende i shtypur nё heshtjen e botёs. Vlera universale e tё drejtave njerёzore, gjithёnjё nё qendёr tё fjalimeve zyrtare, ёshtё nxjerrё jashtё nga rendi i ditёs i qeverive dhe nga zemra e opinioneve publike. Edhe njёherё pёrndjekjet e Erdoganit do tё mbeten tё pandёshkuara, e vetmja siguri, tepёr e trishtueshme.

“Corriere della Sera”, 4 tetor 2018     E pёrktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, heshtim, Shkelen te drejtat e njeriut

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT