Nga Shaban CAKOLLI/
Shqiptarët janë populli më i lashtë autoktonë në kontinentin europian,me një histori mijëra vjeçare të ngarkuara me luftëra, rrudhje kufinjësh,pushtime,përndjekje nga të cilat kanë përjetuar dhimbje dhe emigrime të një pas njëshme nëpër epoka,Për kundër këtyre përjetimeve të himbshme,shqiptarët kanë mbijetuar,duke trashëguar gjuhën e tyre amtare,duke
ruajtur doket dhe zakonet,art,kulturë e traditë kombëtare,të cilat ishin dhe mbetën bërthama e çështjes kombëtare.Shpërnguljet e para shqiptare janë shumë të lashta,për të cilat nuk na takon neve të shkruajmë,nga se për to është folur e shkruar nga historian shqiptar e botëror,shkrimtar e poet të shquar. Duhet pohuar me keqardheje emigrimet masive të shqiptarëve të kohës sonë,të cilat ndodhën për shkaqe të cilat i dijmë të gjithë ne,por edhe bota e gjërë.Kontigjenti më i ri i emigrantëve tanë,i përndjekur nga pushtuesi sllav,shtrirë nga shtresat intelektuale shqiptare,të cilët nuk pajtoheshin me politikën pushtuese sllave,në rrugën e tyre të detyrimit të braktisëjes së atdheut,ishin detyruar të marrin me vete edhe familjet, prej të cilëve kategoria më e dhimbshme ishin fëmijët,këta engjuj të pafajshëm,të cilët pa fajin e tyre u detyruan të jetojnë në një shtet të huaj,me një gjuhë,kulturë,e rreth të huaj. Për këtë kategori të dhimbshme,shoqëria jonë ka punuar shumë,filluar nga intelektual të rrethit,veprimtarë kombëtarë,prindër,e mësues.Po flasim në shkrimin tonë për mërgatën tonë shqiptare në Gjermani,ku gjindet një kontigjent i madh shqiptar me qindra-mijëra,ku mësuesit,prindërit e intelektualët tanë,të cilët duke vërejtur rrezikun që do të i kanosej fëmijëve tanë në mërgim,të cilët në atë gjendje mund të i gllabëronte asimilimi,nisën aktivitetet e tyre për mundësinë e hapjeve të paraleleve të shkollave shqipe me mësim plotësues. Falë aktivitetit
intenziv, me gatishmërinë e kuadrit tonë profesional arsimor,mirëkuptimin e organeve gjermane,organet arsimore të Kosovës,në Gjermani janë hapur shkolla shqipe me mësim plotësues në çdo land,qytet,pse jo edhe fshat,aty ku ka pasur vullnet,edhe nëse ka pasur vetëm dhjetë nxënës shqiptarë.Shkollat shqipe në Gjermani janë organizim i yni i fuqishëm në mbrojtëjen e rinisë sonë të mërguar,në funksion në çdo land gjerman,por arsimi është në kompetencë të pavarur të çdo landi,në rregullat e tyre juridike.Të zëmë në disa lande gjermane,mësuesit e shkollave shqipe i paguan Ministria e Arsimit gjerman,kurse në disa lande nuk ndajnë paga,por mësuesit tanë punën e tyre e zhvillojnë në baza vullnetare.Nëpër disa shkrime tonat kemi shkruar për shkollat tona shqipe nëpër disa lande:si NRW-së,e lande tjera,por duke i mbetur borgj disa shkollave shqipe mjaft aktive në Stuttgart të Gjermanisë.Aty kemi një mësuese shumë aktive,një veprimtare të përkushtuar kombëtare,një krijuese të dëshmuar,mësuese me pregaditëje të lartë profesionale,kjo është mëuesja jonë e rrespektuar Miradije Gashi.
Duke biseduar me mësuesen tonë Miradijen,ajo na njeh me punën e saj me fatosat tanë në mërgim atje,me kushtet e punës,përkushtimin e saj,pa anashkaluar edhe vështërsitë të cilat çfaqen nëpër kohë. Një mësuese me vullnet të madh,me pamje krenarie,gjatë bisedes me të nxjerrim kuptimin e plotë të tërë angazhimit,se Shkolla shqipe në mërgim është dashuria e atdheut.Duke biseduar me mësuesen e mirënjohur Miradije Gashi,ajo na thotë:Shkolla shqipe me mësim plotësues,si pjesë integrale e sistemit arsimor kombëtar ka qëllimet e veta. Ajo ka për objektiv që fëmijët tanë në mërgim të zotojnë sa më shumë shkrim-leximin në gjuhën shqipe,të kultivojnë letërsinë shqipe, të njohin historinëdhe gjeografinë etnike të vendit tanë, artin,kulturën dhe traditën kombëtare,të cilat ajo i sheh si faktorët kryesorë për ruajtjen e identitetit të fëmijëve tanë.Po ashtu angazhohemi të edukojmë nxënësit tanë të ndajnë respekt e mirënjohëje ndaj vendit mikpritës gjerman.Synojmë që me nxënësit tanë të ruajmë,mësojmë dhe përsosim gjuhën shqipe,shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me gojë dhe shkrim,thotë Miradije Gashi.Po ashtu synojmë të i nxisim fëmijët të lexojnë vepra letrare shqipe,dëgjimin e radio-televizioneve në gjuhën shqipe,leximin e revistave shqipe,ku fëmijët të kenë hapur një dritare të atdheut,nga e cila ruajnë në zemrat e tyre,zjarrin e dashurisë për atdhe.Zonja Miradije Gashi,na njofton se punon në shkollat shqipe të Shtuttgartit,si në H……., Jan realschule,dhe Schilerschule.Ajo ka gjithësejt shtatëdhjetë e dy nxënës në këto shkolla,dikur kishte më shumë.Shkollat shqipe mësimet e tyre i organizojnë në shkolla të veçanta,por edhe të përziera,unë punoj edhe me klasë të kombinuara,ku ka vështërsi më shumë,por këtë e bëjë me vullnet e përkushtim të madh të punës,thotë mikja Miradije.
Padyshim,edhe interesimi i fëmijëve është i madh,për dashurinë ndaj atdheut,donë të njohin aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptar për përparim,dhe kjo na gëzon pa masë,shprehet mësuesja Miradije.
Ne angazhohemi edhe të ndihmojmë në tejkalimin e pengesave,arritjen e sukseseve në shkollimin e rregullt në shkollat gjermane, kështu përvoja na ka mësuar,se nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimin në gjuhën shqipe,janë treguar shumë më të sukseshëm edhe në mësimet në shkollën e rregullt në gjuhën gjermane.Unë veç punës me nxënës kam edhe shumë obligime tjera në familje,por mundohem me tërë çenien të i arrijë të gjitha,pa lënë asnjëherë asgjë mangut në mësimin dhe edukimin e nxënësave tanë në gjuhen shqipe.
Jashta orarit mësimor,me nxënës punoj edhe në aktivitete të lira,me qëllim të kultivojmë të nxisim,zhvillojmë talentët në fushat e artit,letërsisë,muzikës,e forma tjera të shprehjes dhe krijimit artistik.Të arrijmë gjitha këto, duhet mund e sakrificë,megjithatë në mes tyre ndjejmë krenarinë shpirtërore e kombëtare,thotë mësuesja Miradije Gashi.Po ka punë,duhet kujdes, të gjitha punët bëhen sipas plan-programeve,thotë mësuesja,madje edhe aktivitetet e lira janë të përcaktuara sipas plan programit.Këto aktivitete janë të lloj-llojshme na thotë mësuesja, festat kombëtare,shkollore,kuiz diturive,programe sportive,takimet kulturore kombëtare,multikulturore.Në to duken dukshëm të arriturat e fëmijëve tanë në vullnetin e përkushtimin e tyre për kombëtaren,recitimet,këngët,vallet kombëtare,veshjet.Duhet punë me përkushtim,këtë e kemi dëshmuar përherë në këto aktivitete,na ka lënë mbresë interesimi i madh,i bashkatdhetarëve por edhe i qytetarëve gjerman që na ndjekin me interesim,kur demostrojmë vlerat tona kulturore kombëtare,ato japin një gjallëri e gëzim qoftë te ne
arsimtarët,bashkatdhetarët,janë shumë tërheqës të rinjët tanë me këto aktivitete,kjo na gëzon pa masë,kur shohim të rinjët tanë në mërgim të cilët me dashuri e interesim të madh ruajnë bërthamen kombëtare,thotë e buzëqeshur mësuesja Miradije.
Organizime të këtyre llojeve po bëjmë edhe këtë vit,jemi të ftuar edhe për shënimin e pavarësisë,tetë marsin,e shënimeve tjera,po pergatitim dhe organizimet po ecin mbarë thotë mësuesja.Këto organizime nuk i bëjmë me të gjithë nxënësit bashkarisht thotë mësuesja:Kemi hulumtuar prirëjet e talentëve të
rinjë dhe ato i bëjmë në grupe,ashtu sipas talentit të tyre,do të shkëlqejmë dhe do të zgjojmë kërshërinë e të pranishmëve,thotë krenare mësuesja e mirënjohur Miradije Gashi
Gjëra madhore dhe interesante që mësuam nga mësuesja,veprimtarja dhe krijuesja Miradije Gashi,për mësimin plotësues të shkollave shqipe në Shtuttgart,nuk do mundemi të i përmbledhim të gjitha në këtë reportazh të shkurtër,mbase me shkrimet tona do të dalim më tutje,pjesë,pjesë.Thënë drejt edhe ne u ndamë shumë të gëzuar dhe krenar me punën e shenjët,të arsimit kombëtarë,të cilën kaq me përkushtim e kryan,veprimtarja e devotshme kombëtare,mësuesja dhe krijuesja e kombit Miradije Gashi.