• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama- Vuçiç:Shqipëria e madhe s’është projeki ynë

May 27, 2015 by dgreca

*Kryeministri Rama: S’kam shpallur veto, dhe s’kam kërcënuar./
Shqipëria e madhe nuk është as projekti as vizioni dhe i Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i qartë që kryeministri Edi Rama mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.
Nga ana e tij Vuçiç këmbënguli se droni ishte organizuar politikisht dhe përmendi emrin e një shqiptari që sipas tij kishte ardhur nga Italia në Beograd 3- 4 ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.
Vuçiç në konference:” Incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor.
I di emrin. Është zoti Ismail. Kanë ardhur nga Italia tre ose katër ditë para mbajtjes së kësaj loje. Kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona.
Rama: “Nuk dua të kthehem tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve. Shqipëria e madhe nuk është as vision as projekt as program dhe nuk na ben përshtyjpje kur shfaqet qoftë dhe në formën e sic u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por kjo është çështje perceptimesh”
Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kosovën. Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet.
E them pa asnjë gajle Shqipëria e madhe është një ide të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë normale me të gjithë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe nuk ka projekt të Shqipërsisë së madhe mes nesh por vetëm projekti i bashkimit drejt BE-së.
Rama: S’kam shpallur veto, dhe s’kam kërcënuar./
Rama tha se nuk e kam kërcënuar Maqedoninë dhe nuk kam shpallur veto për anetaresimin e saj në NATO.
Edi Rama: “As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju me ndihmën e mendimtarëve dhe politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s e flasim në emër të NATO-s kur është fjala për të. Nuk është as kërcënim dhe as bllokim por vetëm qëndrim, mbrëmë morën me kqënaqësi vizitën e kryeministrit Gruevksi këtu një nga miqtë të gjithë kryministrat për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm”
Rama: Ajo qe ndodhi ne Kumanove, brishtesi e paqes se enderruar
Kryeministri Edi Rama në konferencë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç tha se ajo që ndodhi në Kumanovë ishtë një brishtësi e paqes të ëndërruar prej kohës në Ballkan.
Rama tha se mbështet integrimin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë dhe do ishte e papranueshme. Kreu i shtetit shqipta i kërkoi të gjitha vendeve që bëjnë thirrje për ndasi etnike të distancohen.
Edi Rama: Ngjarja në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e paqes të ëndërruar kaq gjatë në Ballkan dhe për Ballknin. Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të sajin dhe të shqiptarëve në Maqedoni integritetin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë.
Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues.
Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distanxohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për ballaknin e sotmë dhe të nesërm.

Filed Under: Rajon Tagged With: jo projekti yne, Rama-Vucic, shqiperia

PAVARESIA, KONFERENCA E LONDRES, DREDHITE E EUROPES

May 4, 2015 by dgreca

Lufta për shpalljen e Pavarësisë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, dredhitë dhe pranimi në OKB/
Nga Harallamb Kota-studiues/
-Në 5 nëntor 1912 Ismail Qemali së bashku me Luigj Gurakuqin, krijojnë “një komitet drejtonjës”, që të merrte në dorë qeverisjen e vendit/
– Në qarqet diplomatike të Vjenës, opinioni mbizotërues në kancelaritë e Fuqive të Mëdha, ishte në favor të një Shqipërie autonome/
– Në 15 gusht 1920, në Lushnjë u mbajt “Kongresi Kombëtar i Arsimit”, i cili përcaktoi fizionominë dhe frymën kombëtare të arsimit në shtetin e pavarur shqiptar/
– Pak muaj më vonë, Qeveria Delvina paraqiti kërkesën e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve/
– Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe tash e tutje ajo është e njohur si shtet sovran/
***
Atdhetarët shqiptar menjëherë pa humbur kohë, filluan të punonin për zgjedhjen e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Në datën 5 nëntor 1912 Ismail Qemali së bashku me Luigj Gurakuqin, në mbledhjen që organizuan me koloninë shqiptare në Bukuresht, vendosën të krijojnë “një komitet drejtonjës”, që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Sondazhet e bëra nga Ismail Qemali në qarqet diplomatike të Vjenës, vërtetonin se opinioni mbizotërues në kancelaritë e Fuqive të Mëdha, ishte në favor të një Shqipërie autonome. Grupi i atdhetarëve shqiptar i kryesuar nga Ismail Qemali, kërkonte të arrinte qëllimin maksimal, shpalljen e pavarësisë dhe zgjedhjen e një qeverie të përkohshme nga një kuvend kombëtar. Si vend i mbledhjes u caktua Vlora, për ku ishin drejtuar delegatët nga krahina të ndryshme të vendit.
Më 28 nëntor të motit 1912 në Vlorë, në rrethana të ndërlikuara kur kishte filluar lufta ballkanike dhe tokave shqiptare u kanosej rreziku i aneksimit nga monarkitë fqinje të Ballkanit, u mblodh Kuvendi Kombëtar i Vlorës. Shqiptarët sapo kishin përfunduar kryengritjen e e tyre të përgjithshme kundër sundimit osman, u vunë përsëri në lëvizje për të shpëtuar atdheun. Qysh në ditën e parë, të 37 delegatët zgjodhën kryetar Ismail Qemal Vlorën dhe në bazë të propozimit të tij, Kuvendi mori vendimin historik: “Shqipëria me sot të bahet më vehte, e lirë e mosvarme”. Në ballkonin e selisë së Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u ngrit flamuri kombëtar. Me shpalljen e pavarësisë Kuvendi Kombëtar i Vlorës kreu një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar, që kurorëzonte luftërat shekullore të tij për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Më 4 dhjetor Kuvendi i përbërë nga 63 veta, që përfaqësonin të gjitha trevat shqiptare prej Shkodrës, Rafshit të Dukagjinit e Kosovës, Dibrës. Ohrit, Strugës dhe Çamërisë, zgjodhi Qeverinë e Përkohshme të kryesuar nga Ismail Qemali me nënkryetar Nikoll Kaçorrin dhe anëtarë: Abdi Toptani, M.Derallën, Luigj Gurakuqin, Pandeli Çalen, Mehdi Frashëri, Lef Nosin, M.Libohovën e P.Pogën. Pleqësia e zgjedhur e kryesuar nga V.Agolli, do të ishte një “mëkëmbëse” e kuvendit, do të bashkëpunonte me Qeverinë e Përkohshme, do ta kontrollonte e do ta këshillonte atë kur të ishte nevoja. Të drejtën e rrëzimit të qeverisë e kishte vetëm Kuvendi Kombëtar. Në “Konferencën e Ambasadorëve në Londër”, që nisi më 17 dhjetor 1912, u vendos që të krijohej një “Shqipëri Autonome” (Principatë), nën sovranitetin e sulltanit, që vihej: “në garancinë e kontrollin ekskluziv të gjashtë fuqive” dhe të shpallej asnjanëse, gjë e cila shënonte një hap prapa me Kuvendin e Vlorës dhe vinte në kundërshtim të hapët me zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Në “Principatën Shqiptare” u përfshi vetëm gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahinat më pjellore, që ishin edhe vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aleatët e koalicionit ballkanik, filluan të grinden për të ndarë plaçkën e luftës. Për zgjidhjen e kësaj situate, Qeveria e Përkohshme caktoi një delegacion, që ta përfaqësonte në “Konferencën e Londrës”. Në mars të vitit 1913, shkoi në Londër Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali i shoqëruar nga Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi, i cili paraqiti pranë komisionit të Fuqive të Mëdha, kërkesat për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, të cilat ranë në veshin e shurdhët të diplomacisë europiane. Më 13 qershor 1913, filloi Lufta e II Ballkanike, e cila i ngjante luftës së çakejve për të shqyer një copë mish. Por Shqipërisë: “i qe trashur kocka” dhe nuk e gëlltisnin dot. Çakejtë i silleshin rrotull, e kafshonin anash, e gjakosnin dhe i nduknin pjesë nga trupi i saj. Lëngata shqiptare ishte më e dhimbshmja në kasaphanën njerëzore të asaj lufte që vazhdoi deri më 10 gusht 1913. Në krye të shtetit turk erdhi “triumvirati i turqve të rinj”, i lidhur ngushtë me Gjermaninë, me të cilën kishin përfunduar dhe një aleancë ushtarake.
Edhe për qeverisjen e “Principatës shqiptare”, “Fuqitë e Mëdha”, kishin caktuar Ëidin një princ gjerman, i cili mbërriti në Durrës në kryeqytetin e shqiptarëve, në 7 mars 1914. Atë ditë mbërriti në Durrës edhe Fan.S.Noli-kryepeshkopi i Durrësit, Tiranës,Elbasanit, i Gorës e i Shpatit,Primat dhe Egzark i Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i gjithë Shqipërisë. Selia e Kryepeshkopës u caktua Durrësi, ku do të ishte edhe Pallati Princëror. Pas tri ditësh, pikërisht në datën 10 mars 1914, Fan Noli mbajti të parën shërbesë fetare në gjuhën shqipe, në prani të qindra njerëzve nga të gjitha besimet, fillimisht në kishën Shën Spiridhoni dhe më pas në ambientet e pallatit mbretëror. Shërbesa fetare, ishte një manifestim patriotik i dyfishtë sepse: -meshohej për herë të parë në gjuhën shqipe dhe Noli me fjalën e tij që kishte peshë, krijoi mbështetje për Princ Ëidin, pasi ai donte që të njihej shteti shqiptar. Noli e mbylli fjalën e tij me thirrjen:-“Rroftë Shqipëria e lirë”.
Më 20 gusht 1914 filloi “Lufta I Botërore” dhe si pasojë e konfliktit të shteteve ndërluftuese, Pric Ëidi mbeti pa përkrahje dhe u largua nga Shqipëria. Pas Ëidit, në fillim të vitit 1915 u largua edhe kryepeshkop Fan.S. Noli, i cili me të mbërritur në Amerikë, u angazhua tërësisht për mbrojtjen politike të vendit të tij. Në Shqipërinë e pushtuar nga shtetet ndërluftuese, patriotët shqiptar, të mbështetur nga bashkatdhetarët e tyre në SHBA dhe aktivistët e federatës atdhetare “Vatra”, krijuan në vitin 1914, organizatën e parë politike shqiptare që u quajt “Partia Kombëtare”. Në të, hynë pa dallim moshe, civilë e ushtarakë, shumica të ardhur nga jashtë atdheut, si: Eshref Frashëri, Sotir Peci, Aqif pashë Elbasani, Ahmet Zogu,Rexhep Mitrovica, Faslli Frashëri, Kostaq (Koço)Kotta, Salih Butka,etj. Intelektualët e kësaj partie, zhvilluan një propaganda të fuqishme kundër qeverisë së Durrësit, duke e quajtur: “vegël pasive të imperializmës italiane”, demaskuan planet pushtuese të monarkive fqinje dhe në maj të vitit 1914, ndihmuan në dëbimin nga Durrësi të Esad pashë Toptanit. Në vitin 1915 kjo parti e zhvendosi qendrën e sajë nga Durrësi në Shkodër, ku gjatë luftës së parë botërore, rreth saj u grumbulluan shumë personalitete të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të cilët krijuan Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”. Në kapërcyellin e këtyre zhvillimeve, diaspora shqiptare në SHBA, mendonte që pas mbarimit të luftës, në Shqipëri duhej të organizohej edhe zhvillimi i jetës politike të “Shtetit të Pavarur Shqiptar”, sipas përvojës së shteteve më të zhvilluara të kohës dhe sidomos të SHBA. Intelektualët atdhetarë të mërguar atje, kishin formuar bindjen e plotë se pluralizmi ishte kusht dhe ndër faktorët përcaktues të progresit. Për këtë qëllim Sevasti e Kristaq Dako, më 27 gusht 1917 në Ëorçester Mass, krijuan partinë e parë politike shqiptare me emrin “Partia Politike Kombëtare Shqiptare”.Me nxitjen e saj në 28 shkurt 1918, nisi botimin gazeta “Albania”, e cila botoi lutjen drejtuar Presidentit të SHBA Ëudrov Ëilson dhe ambasadorëve të Britanisë së Madhe, të Francës dhe të Italisë në Ëashington, të cilëve u kërkohej të merrnin masat e duhura për të ndalur terrorin grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.
Në shtator 1918, nga “Partia Politike” lindi ideja e krijimit të një regjimenti vullnetarësh nga emigrantët shqiptarë në SHBA, për të shkuar në Shqipëri’ e për të luftuar përkrah vëllezërve të tyre, për çlirimin e vendit dhe për mbrojtjen e tërësisë e të integritetit tokësor të saj. Por pak muaj më vonë në 30 tetor 1918, përfundoi lufta e parë botërore dhe xhonturqit kapitulluan. Qeveria e re turke, nënshkroi kushtet e armëpushimit dhe pushoi praktikisht ekzistenca e Perandorisë Osmane.

ANËTARËSIMI NË LIDHJEN E KOMBEVE
Pas mbarimit të Luftës së Parë botërore, sapo filloi “Konferenca e Paqes” në Paris, më 18 janar 1919, “Partia Politike Kombëtare” e shqiptarëve me qendër në SHBA, caktoi Ismail Qemalin si përfaqësuesin e sajë, për të marë pjesë në “Konferencën e Paqes” në Paris. Por Ismail Qemali vdes papritur në rrethana tepër të dyshimta dhe në ënd të tij, ajo dërgoi në Paris’ Parashqevi Qiriazin, Mihal Gramenon dhe Nuredin Vlorën. Ndërkohë në Shqipëri në qytetin e Shkodrës, “Partia Kombëtare” shqiptare në fillim të vitit 1919, nën drejtimin e Sali Nivicës botoi gazetën “Populli”. Anëtarët e saj luanin një rol të rëndësishëm në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës, pasi akti i pavarësisë së Shqipërisë, i kurorëzuar në Kuvendin e Vlorës, drejtuar nga Burri i Madh i Kombit Shqiptar, patrioti dhe atdhetari i shquar Ismail Qemal Vlora, ishte vënë në rrezik. Në vitet e luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore, sovraniteti i shtetit shqiptar ishte cenuar rëndë dhe tërësia e territoreve të tij ishin vënë në rrezik
Për të rikonfirmuar edhe njëherë para fuqive të mëdha, ekzistencën e shtetit shqiptar, patriotët shqiptarë, në 21 janar të vitit 1920, thirrën në Lushnjë një mbledhje mbarëshqiptare, “Kongresin e Lushnjës”. Populli kishte zgjedhur delegatët e tij. Nga Gjirokastra ishte zgjedhur: Kasëm Radovickën, Kiço Koçi, Veli Hashorva, Shezai Çomo, Spiro J.Qarroqi, Ali Këlcyra, Rasim Babameto, Dervish Seid dhe Arshi Shehu. Nga Korça:Eshref Frashëri, Koço Kota, Shaban Blloshmi, Gjokë Dinika Gusho, Idhomen Kosturi, Sali Butka,Ferit Frashëri, Beqir Rusi. Vlora:Qazim Kokoshi, Ymer Radhima, Myqerem Hamzaraj,Dhimitër Qypi. Nga Berati:Sheh Ibrahim Karbunara, Llazar Bozo, Iliaz Vrioni, Bektash Cakrani, Llazar Goxhomani, Kamber Belishova, Spiro Papa, Hysein Nikolica. Nga Elbasani: Aqif pashë Elbasani, Kasem Sejdini, Filip Papajani, Adem Gjinishi, Qazim Dyrmishi, Asllan Shahini, Sali Çeka. Durrësi: Xhafar Ypi, Irfan Ohri, Shezivar Alltuni, Mytesim Këlliçi, Abdi Toptani. Rrexhep Jella. Shkodra: Xhemal Naibi, Mati Logoreci, Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Rrexhep Shala, Ejup Sabri. Dibra: Ahmet Zogu, Dine dema, Ramiz Daci, Dine Nasufi. Nga Malësia Gjakovës: Hasan Batusha, Xhemal beg Bushati dhe Nga Diaspora: Sotir Peci. Kongresi vendosi unanimisht të shpallë të shkarkuar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit, bashkë me të’ edhe delegacionin zyrtar të dërguar prej saj në “Konferencën e Paqes” dhe në vend të tij, caktoi një delegacion të ri’ të përbërë nga: Luigj Bumçi, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Kongresi mori në shqyrtim planet e “Konferencës së Paqes” të mbajtur në Paris në lidhje me Shqipërinë, duke i quajtur ato të papranueshme dhe u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër çdo mandati të huaj.
Mbledhja e kombit miratoi aktin kushtetues, ku sanksionohej sovraniteti plotë i shtetit shqiptar dhe kjo u shpreh me organet që ngriti:-Këshillin e Lartë me 4 anëtarë, që do përfaqësonte kolegjialisht kryetarin e shtetit shqiptar, derisa të përcaktohej përfundimisht forma e regjimit’ prej një asambleje kushtetuese, -Këshillin Kombëtar si parlament të parë me 37 anëtarë, -Qeverinë e re, të kryesuara nga Sulejman Delvina. Kongresi i Lushnjës caktoi Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Qeveria e Sulejman Delvinës u vendos në Tiranë më 11 shkurt 1920, duke ushtruar pushtetin në territorin e përgjysmuar të Shqipërisë, në hapësirat gjeografike të caktuara nga Fuqitë e Mëdha. Vlora, kryeqyteti i pavarësisë dhe i ngritjes së flamurit shqiptar të Skënderbeut, bashkë me rrethinat e sajë ishte e pushtuar nga ushtritë italiane. Në këto kushte, përfaqësuesit e krahinës të mbledhur në “Kuvendin e Barçallait” më 29 maj 1920, vendosën fillimin e luftës. Për organizimin e drejtimin e saj u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun dhe komisioni ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye. Pas një ultimatumi dërguar forcave ushtarake italiane dhe refuzimit të tij, lufta u zhvillua në mënyrë frontale. Forcat shqiptare që arinin deri në 4 mijë vetë, të përbëra nga vullnetarë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të mbështetura nga qeveria e Tiranës, u vunë përballë dy divizioneve italiane dhe i detyruan të tërhiqen në qytetin e Vlorës. Në kohën që shqiptarët luftonin për të çliruar Vlorën, Esat pashë Toptani organizonte turbullira në popull dhe sulmonte qeverinë shqiptare para shteteve perëndimore. Në këto kushte, patrioti Avni Rustemi më 13 qershor 1920, kreu në Paris vrasjen e Esat pashë Toptanit. Për këtë ngjarje, është shprehur edhe intelektuali e patrioti shqiptar Mustafa Kruja, i cili thotë: “Vrasja e Esadit, ishte i vetmi mjet për ta shpëtuar vendin prej kaosit të esadizmit”. Pas vrasjes së Esadit, shumë vullnetarë shqiptar shkuan të luftojnë në Koplik të Shkodrës, për të përballuar agresionin e armatosur jugosllav që nisi më 26 korrik 1920. Vullnetarët shqiptar prej 400 vetash qëndruan në bregun e Bunës, për t’iu kundërvënë një sulmi të mundshëm jugosllav. Ndërkohë, komiteti “Mbrojtja Kombëtare” organizoi sulmin frontal për marrjen e Vlorës. Pas shumë luftimesh ku mbeti i vrarë patrioti Selam Musai, në datën 2 gusht 1920 italianët u tërhoqën nga Vlora dhe lufta mbaroi. Fitorja e Luftës së Vlorës, krijoi kushtet e favorshme për të filluar në 13 gusht të atij viti “Luftën e Dibrës”, kundër reparteve serbo-malazeze, që kishin pushtuar tokat e krahinës së Dibrë,kishin hyrë thellë në tokat shqiptare duke iu afruan kryeqytetit . Krerët e luftës, nën drejtimin e E. Isufit të ndihmuar nga mijëra vullnetarë që iu përgjigjën thirrjes së qeverisë shqiptare, çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit të tërhiqen në kufirin e caktuar në vitin 1913. Pas tre luftërave, qeveria shqiptare mori kontrollin e plotë mbi të gjitha krahinat. Në 15 gusht 1920, në Lushnjë u mbajt “Kongresi Kombëtar i Arsimit”, i cili përcaktoi fizionominë dhe frymën kombëtare të arsimit në shtetin e pavarur shqiptar. Pak muaj më vonë, Qeveria Delvina paraqiti kërkesën e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Për këtë qëllim,në tetor 1920 u dërgua në Gjenevë Fan.S.Noli., i cili para nisjes deklaroi: “…me shpresën e zotit, do të kthehem në Tiranë, duke sjellë me vete edhe vendin e Shqipërisë në bashkësinë e përparuar e duke i siguruar asaj, një vend në atë tavolinë që i takon prej kohësh”. Pas mbarimit të punimeve Noli kthehet fitimtar dhe deklaron: “Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe tash e tutje ajo është e njohur si shtet sovran”.

Filed Under: Histori Tagged With: dredhite, Harrallamb Kota, Konferenca e ambasadoreve, shqiperia

Burime të luftëtarëve të huaj: Kosova, Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia

April 30, 2015 by dgreca

“Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak, veçanërisht kur merret parasysh proporcioni për kokë banori në raport me popullatën”, ka thënë Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.
Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.
“Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi. Individë të caktuar janë duke u radikalizuar dhe motivuar për të luftuar në Siri dhe Irak nga një numër faktorësh”.
“Stagnimi ekonomik dhe mungesa e opsioneve të punësimit janë faktorë.Gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe skepticizmi që qytetarët kanë në raport me qeveritë e tyre”, ka thënë në dëshminë e tij zoti Hoyt Brian Yee.
Ai ka rikujtuar se “vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke e marrë shumë seriozisht këtë kërcënim – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë miratuar tashmë ligjin që sanksionon luftëtarët e huaj dhe ata që i mbështesin këta luftëtarë”.
Diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “janë duke ofruar ndihmë thelbësore përmes këshillimeve teknike, trajnimeve në ndërtimin e kapaciteteve për rastet që ndërlidhen me terrorizmin dhe forcimin e bazës ligjore”.
“Madje, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar së fundmi një prokuror amerikan në ambasadën amerikane në Tiranë, në cilësinë e një Këshilltari Ligjor Kundër-terrorizmi, me përgjegjësi rajonale”, ka thënë zoti Hoyt Brian Yee, në seancën dëgjimore, të kryesuar nga kongresisti amerikan, Dana Rohrabacher.
Gjatë kësaj seance është folur për secilin vend të Ballkanit Perëndimor veç e veç, duke përmendur këtu sfidat dhe përparimet që këto vende kanë përmbushur.
Në rastin e Kosovës është përmendur edhe çështja e themelimit të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, duke e cilësuar si të rëndësishme këtë Gjykatë jo vetëmpër viktimat, por edhe për të ardhmen e Kosovës në tërësi.
Seancën e plotë dhe dëshmitë e pjesëmarrësve mund t’i lexoni këtu. (a.v.)

Filed Under: Analiza Tagged With: Bosnja, Burime të luftëtarëve, dhe Maqedonia, shqiperia, të huaj: Kosova

SHQIPERIA, NJE STREHE PER ATA QE VUAJN DHE PERNDIQEN

April 6, 2015 by dgreca

Besimtaret ortodokse shqiptare jane teper te shqetesuar me ngjarjet qe po ndodhin ne lindjen e mesme, ngjarje qe po masakrojne jete njerezish, vlera kulturore , prona dhe cdo gje tjeter. Si besimtare te paqes , dashurise dhe harmonise fetare dhe njerzore, kemi pergjegjesi dhe shqetesim. Kisha ortodokse pavarur kombetare shqiptare Shen Maria ne Elbasan mendon se ne shqiptaret mund te afrojne strehe shpirtrore per familjet qe perndiqen dhe po masakrohen ne Lindjen e Mesme pa dallim fetar, per cdo besimtar dhe jo besimtar qe predikon dhe kerkon te jetoje ne dashuri, paqe dhe mirqenie sipas parimeve fetare dhe demokracise njerzore.
Sigurisht nje strehe shpirtrore, ushqimore, fjetjeje dhe mbrojtje kerkon infrastrukture te ngritur nga shteti me mbeshtetje te fuqive perendimore.
Revolucioni i zi, anarkist dhe terrorist, i mbeshtetur ne metoda te dhunes, krimit, frikes, pasigurise, shkatrrimit, ka rritur kriminalitetin, vjedhjen dhe terrorin ne njerez krejtesisht te pafajshem.
Shohim perdite qe familje pa fund me femije te vegjel, braktisin shtepite, pronat, te afermit duke marre nje rruge drejt vdekjes, drejt urise ne qiell te hapur. Me te drejte theme se zoti na ka bekuar qe ne jemi jashte kesaj masakre, por, Ai na meson se duhet te kujdesemi per njeri tjetrin. Ne kemi vete probleme me varferine, strehimin dhe gjera te tjera por, kjo nuk na e largon shpirtin human dhe njerezor qe na karakterizon.
Ne jemi nje vend i vogel si territor dhe popullsi, kapacitete tona jane modeste qe duhet ti veme ne veprim me ndihmen e nderkombetareve. E kemi treguar nje shembull ne vitin 1999 me vellezerit tane te Kosoves. Shqiperia ka biznesmene te fuqishem dhe te mesem qe pekohesisht mund te afrojne strehe dhe ushqim per ata popuj qe sot ndodhen ne kurthin e vdekjes. Shteti shqiptar mund tja dale per nje gadishmeri modeste per tu bere shembull dhe vendeve gjigande te mesdheut dhe perendimit.
Njerzit po mbyten ne mesdhe ne emer te jetes dhe lirise. Vetem mund ti shohim? Grate dhe vajzat po perdhunohen dhe martohen me zor dhe ne, vetem mund ti shohim? Femijet po shfrytezohen per qellime terroriste, ne vetem mund ti shohim? Semundjet dhe urija po mbjell vdekje, ne vetem mund ti shohim? Shkatrrohen banese, prona, vlera kulturore, ne vetem mund ti shohim? Jo. Zoti u qofte prane ketyre njerezve. Te mos harrojme se zoti ka besimtaret e tije qe ne asnje menyre nuk duhet te rrine indiferente. Ne ne cdo meshe, lutemi per jetet e humbura ne agoni, frike dhe padrejtesi. Lutemi qe mendjet e nxeta, qe sot perdoren dhe politikisht te ndalin mendjen kriminale dhe te respektojne jeten e njerzve. Askush nuk ka te drejte te beje krim dhe cnderim ne emer te Zotit. Eshte spekullim skandaloz dhe semundje psikike e delirit egoist, qe i drejton keta anarshiste te ngjashem me nje revolucion te zi dhe vdekje prures.
Mungesa e dashurise, mungesa e respektit, mungesa e kushteve njerzore per jetese dhe sidomos mungesa e besimit te vertete sjell si pasoje, ligesi, injorance, dhune, krim, anti besim, anti dashuri, anti respekt, racizem dhe sidomos zhdukjen e njeriut human.
Ne lutemi qe Pashket Ortodokse se bashku me ngjalljen e Jezu Krishtit te jene dhe fillimi i nje paqe ne lindjen e mesme. Dhe ne kishen Shen Mari Elbasan, aty ku ndodhet dhe busti i kryepeshkopit te pare shqiptar im zot Fan Noli. Kryepeshkop i cili do te mbetet ylli polar i kishes ortodokse pavarur kombetare shqiptare, ne do te lutemi dhe per paqe ne lindjen e mesme.
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE
ATE NIKOLLA MARKU

Filed Under: Opinion Tagged With: AT Nikolla Marku, shqiperia, strehe

Ambasadori Mal Berisha: Shqipëria, i vetmi vend që mbrojti hebrenjtë nga nazistët

January 27, 2015 by dgreca

Në Ditën Ndërkombëtare të kujtesës së viktimave të holokaustit, është shfaqur në Londër filmi “BESA – The Promise”, kushtuar heroizmit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë kohës së Holokaustit.
Në aktivitetin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë Camden Town, i Londrës, Lazzaro Pietragnoli, ishin të ftuar dhe merrnin pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lirim Greiçevci.
Filmi u shfaq në një nga qendrat më të mëdha hebraike të njohur si Jewish Center 3. Në këtë mbrëmje u nënshkrua një deklaratë për mardhëniet ndërfetare në kushtet e sotme.
Ambasadori Mal Berisha mbajti një fjalim në të cilin dha një pamje të shkurtër të mënyrës se si shqiptarët i mbrojtën hebrejtë në atë kohë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
BESA – The Promise, është vetëm një nga shembujt e shumtë të fisnikërisë dhe virtytit shqiptar të cilët rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jo vetëm hebrejtë e Shqipërisë por edhe qindra tjerë të cilët e gjetën Shqipërinë si një vend që i mbrojti, i strehoi, i ushqeu dhe i përcolli siç e kërkon Kodi i Besës dhe Mikëpritjes Shqiptare.
“Shqipëria, – tha Ambasadori Berisha, – nuk është vendi që kishte më shumë hebrenj në Europe, por është i vetmi vend që nuk lejoi të binin në dorën e nazistëve asnjë hebre, qoftë vendas, qoftë i strehuar”.

Filed Under: Histori Tagged With: hebrenjtë nga nazistët, i vetmi vend që mbrojti, Mal Berisha, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT