• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËRIA DREJT AUTORITARIZMIT

March 9, 2020 by dgreca

––  rezistenca e shqiptarëve kundër autoritarizmit duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve!-

– Paul Lendvai, njeri prej ekspertëve më të njohur të çështjeve shqiptare dhe ballkanike, e ka cilësuar kohët e fundit për gazetën Der Standard, Shqiperinë si një shtet i brishtë, ndërkohë që paralajmëron se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet marrë seriozisht.

Nga Frank Shkreli/

Gjithnjë e më shumë po dëgjohen zëra, brenda dhe jashtë Shqipërisë, se ai vend është duke rrëshqitur shpejt drejt autoritarizmit. Këta zëra ekspertësh, analistësh dhe organizatash vendase dhe ndërkombëtare të drejtave të njeriut, po shprehin shqetësimet e tyre tepër serioze mbi gjendjen  aktuale politike në vend: se Shqipëria nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama po shkon me hapa të shpejt drejt autoritarizmit. Ata nënvijzojnë përpjekjet dhe masat  e marra prej tij – de facto dhe de jure – për të kontrolluar të gjitha entet qeveritare dhe shtetërore të vendit, duke përfshir ekzekutivin, parlamentin, gjykatat, sistemin juridik në përgjithësi dhe pothuaj të gjitha bashkitë e vendit, dhe një pjesë të madhe të medias, duke e kërcnuar atë me ligje të reja të ashtuquatura antishpifje. Lufta që Kryeminstri Rama ka shpallur kundër zyrës së presidentin të vendit- i vetmi ent shtetëror që deri tani nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama dhe shumica e tij socialiste, duket se ka zgjuar shqiptarët nga gjumi, siç tregoi edhe manifestimi masiv i para disa ditëve në Tiranë. Ishte kjo një shprehje e qartë e shqiptarëve se mjaft është mjaft , një mesazh i fortë ky për kryeministrin Rama dhe shumicën e tij socialiste, se populli shqiptar është i gatshëm ti thotë STOP prirjeve autoritare dhe arrogancës së Kryeministrit Rama dhe diktaturës së tij të shumicës socialiste.

Paul Lendvai, njeri prej ekspertëve më të njohur të çështjeve shqiptare dhe ballkanike, e ka cilësuar kohët e fundit për gazetën Der Standard, Shqiperinë si një shtet i brishtë, ndërkohë që paralajmëron se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet marrë seriozisht. Tonet e herë pas hershme nacionaliste të Ramës shkruan ai, nuk duhet të merren me aq seriozitet dhe shton se, “Me shumë kujdes i duhet kushtuar asaj që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimit të hatashëm të karteleve të drogës në Shqipëri”.

 “Unë u përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar diktaturën më mizore në Evropë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës”, shkruan Lendvai dhe u drejtohet diplomatëve ndërkombëtarëve  në Tiranë me këtë thirrje: “Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra prirjeve autoritare duhet pa tjetër të gjejë mirëkuptimin, ndihmën dhe solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar para nja tri javësh Paul Lendvai, për gazetën austriake Der Standard.

Fatkeqsisht,  mbështetja dhe përkedhelja e autoritarëve dhe diktatorëve anë mbanë botës nga bota perëndimore nuk është diçka e re. Historia ka shënuar dyzina rastesh kur ndërkombëtarët, nëqoftse nuk kanë mbështetur haptazi diktatorë aktualë ose në formim e sipër, atëherë ata i kanë mbyllur sytë dhe veshët përball veprave të tyre, për interesa të ndryshme. 

Më kujtohet një thënje që i atribohet ish-presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thuhet të jetë shprehur për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kishin akorduar diktatorit të Nikaraguas,në atë kohë, Anastasio Somoza. “Somoza may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch”. Eshtë pak banale ta përkthej këtë thënje nga anglishtja por pak a shumë do të thotë: “Somoza mund të jetë një diktator, por ai është diktatori ynë”, një frazë kjo që edhe sot përdoret në raste kur është vështirë të justifikohet mbështetja e vendeve demokratike për diktatorë që abuzojnë me të drejtat bazë të qytetarëve të tyre. Sot kemi dyzina vende të tilla anë e mbanë botës, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Por kjo nuk duhej të ndodhte me Shqipërinë!

   Është e vërtetë se ndërkombtarët duhet të merren me qeverinë e zgjedhur në cilindo vend qoftë, përfshir Shqipërinë. Pasi pa njëfarë marrëdhënjeje normale midis dy palëve nuk mund të bëhet asnjë përparim. E kuptoj edhe balancin e interesave dypalëshe. Por ajo që nuk kuptoj është heshtja publike e ndërkombëtarëve në Tiranë karshi kapjes së institucioneve shqiptare nga një person e nga një parti politike – diçka që nuk përputhet fare as me interesat dypalëshe dhe as me vlerat e përbashkëta perëndimore që pretendojmë.

  Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimore për pothuaj një shekull tani kanë balancuar interesat e vendeve të tyre me respektin për vlerat perëndimore, respektin për të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë përfaqsuese, e tjera. Heshtja e ndërkombëtareve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të këtyre të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombtarisht, përfshir kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit — se në interesin e shqiptarëve, jo se jo!

   Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me Kryeministrin shqiptar, me qeverinë e tij dhe me të gjitha  entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Për ndryshe, përball kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perendimorë,me të drejtë, mund të bëjnë pyetjen: ku është suksesi në Shqipëri që është premtuar nga derdhja e fondeve marramendse këto 30-vjet post-komunizëm.

   Rezistenca e shqiptarëve sot ndaj prirjeve autoritare në vend, ka nevojë më shumë se kurrë, siç sugjeron edhe analisti evropian i çështjeve shqiptare, Paul Lendvai – për mirëkuptimin, ndihmën dhe solidaritin e diplomatëve ndërkombëtarë në Tiranë.
 Për ndryshe, në sytë e popullit shqiptar- që dita ditës po largohet masivisht nga vendlindja, si rezultat i kaosit politik – ju do të dukeni të pa aftë dhe të diskredituar.

Filed Under: Politike Tagged With: shqiperia

“Vatra” në mbrojtje të Shqipërisë gjatë dekadës së parë të regjimit komunist

February 25, 2020 by dgreca

Shkruan: Akademik Beqir Meta/*

Në momentet e para pas përfundimit të Luftës II Botërore, Federata Panshqiptare “Vatra” kishte marrëdhënie të mira me regjimin e ri komunist dhe shumë shpresa për një qeverisje të mirë prej tij.

Një nga arsyet kryesore ishte edhe angazhimi i saj për mbrojtjen e kufijve jugorë të Shqipërisë nga kërcënimi grek, por edhe imazhi që kishte krijuar për qeverinë komuniste si fituese e luftës kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Pas përfundimit të luftës, situata e acaruar e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë vazhdonte ta rriste shqetësimin e qarqeve politike të diasporës shqiptare. “Vatra” dhe Noli vijuan rrugën që kishin përcaktuar në prag të përfundimit të luftës. Në emër të kishave ortodokse shqiptare në Amerikë, ai u dërgoi një telegram kryetarëve të Tri Fuqive të Mëdha, në të cilin shprehej dëshira e kishave shqiptare, që Shqipëria të ftohej dhe të merrte pjesë në Konferencën e San Françiskos. Ai e cilësonte qeverinë e E. Hoxhës një forcë që kishte luftuar fort kundër fashistëve dhe një qeveri demokratike[1].

Në orientimin e “Vatrës” pro qeverisë së Tiranës ndikoi edhe pozicioni që po mbante organizata rivale “Shqipëria e Lirë”.  Pas një sërë mosmarrëveshjesh midis Komitetit Qendror dhe Këshillit të organizatës “Shqipëria e Lirë”, në mars të vitit 1945 përfaqësuesit e saj, në një mbledhje të përbashkët me përfaqësuesit e “Vatrës”, vendosën t’i jepnin përkrahje pa rezerva dhe pa kushte qeverisë së Tiranës. Disa ditë më vonë K.Çekrezi i propozoi E.Hoxhës ta lejonte të punonte pranë misionit amerikan që ky të njihte qeverinë e tij. Gjithashtu ai i sugjeroi qeverisë shqiptare që ta emëronte atë dhe F.Nolin si delegatë e përfaqësues të Shqipërisë në Konferencën e San Françiskos[2].

Në qëndrimin solidar të Nolit dhe të “Vatrës” ndaj qeverisë komuniste kanë ndikuar një sërë faktorësh, midis të cilëve nuk përjashtohet edhe simpatia e vjetër për komunistët, por faktori kryesor ka qenë synimi për ta forcuar pozitën e Shqipërisë në raport me lëvizjet dhe pretendimet greke.

Ky shqetësim ishte shkaku kryesor që drejtuesit e “Vatrës” të lobonin në Washington në favor të njohjes së qeverisë së E. Hoxhës. Kështu, në shkurt të vitit 1946, senatori i shtetit të Floridës, Claude Pepper paraqiti rezolutën që mbështeste aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës nga Greqia. Shqiptarët e Amerikës, të alarmuar për kufijtë e Shqipërisë, nën kryesinë e “Vatrës”, zhvilluan fushatën që u quajt “Për shpëtimin e Shqipërisë”[3], në të cilin u mblodhën 20.000 dollarë. U krijua “Komisioni për Mbrojtjen e Kufijve të Shqipërisë” nën drejtimin e Nolit, i cili mori pjesë edhe në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës. Shqiptarët e Amerikës zhvilluan më 3 mars 1946 edhe një miting tjetër të madh në Boston, në Kryekishën e Shën Gjergjit, ku protestuan kundër rezolutës së senatorit Pepper dhe kundër propagandës antishqiptare që po zhvillonte atëherë peshkopi P. Kotoko në Amerikë. Nga ky miting iu kërkua qeverisë amerikane që të pranonte në Amerikë një përfaqësi të qeverisë shqiptare, e cila do të luftonte propagandën greke[4].

Komisioni, nën kryesinë e Nolit, zhvilloi një aktivitet të dukshëm kundër propagandës greke në Amerikë, bëri një sërë ndërhyrjesh tek senatorët dhe personalitetet e tjera politike amerikane, për t’ua bërë të qartë se sa të pathemelta ishin pretendimet greke dhe se cilat ishin qëllimet e tyre të vërteta. Në emër të komisionit, Noli shkroi dhe memorandumin historik “Shqipëria që nga viti 1939”[5]. Komisioni u dërgoi një sërë thirrjesh tri Fuqive të Mëdha për pranimin e Shqipërisë në Konferencën e San Françiskos dhe për njohjen e qeverisë shqiptare.

Në këtë kohë, Noli takoi edhe përfaqësues të Fuqive të Mëdha si dhe 10 nga 11 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, të cilëve u foli për karakterin e pabazuar të pretendimeve greke dhe për pranimin e Shqipërisë në OKB[6].

Edhe K.Çekrezi, megjithëse kishte marrë një qëndrim kundër qeverisë së Tiranës, në gusht të vitit 1946, i propozoi asaj që të shkonte në Paris së bashku me delegacionin shqiptar për të influencuar pranë amerikanëve dhe britanikëve lidhur me pretendimet greke. Por përgjigja e Tiranës ishte negative. Atij i thanë se nuk kishin nevojë për shërbimet e tij[7].

Ndërsa diaspora shqiptare po përpiqej dhe po bënte demarshe kundrejt Fuqive Perëndimore, që të mbronte kufijtë e Shqipërisë nga synimet greke, marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me Aleatët Perëndimorë po ecnin në kah të kundërt. Noli bëri demarshe të shumta pranë qeverisë së E. Hoxhës që ajo të ndiqte një politikë më të moderuar ndaj Perëndimit, e sidomos kundrejt SHBA, në mënyrë që të mos komplikohej pozita ndërkombëtare e Shqipërisë, në një kohë kur Greqia po zhvillonte një fushatë intensive për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Në një telegram dërguar Hysni Kapos[8], ai kërkonte që të pranoheshin traktatet e përfunduara në periudhën para luftës, si një konditë e domosdoshme që do t’i hapte rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Ai e lidhte domosdoshmërinë urgjente të vendosjes së këtyre marrëdhënieve me dy faktorë: për të siguruar pranimin e Shqipërisë në OKB, i cili shihej si një domosdoshmëri absolute dhe; për të përballuar propagandën dhe përpjekjet intensive të Greqisë që synonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Në mesazhin dërguar E. Hoxhës, Noli sugjeronte “pranimin e menjëhershëm të traktateve, i cili do të sillte automatikisht njohjen amerikane, pranimin në OKB dhe do të na jepte mundësi neve të mbronim më me sukses integritetin territorial të Shqipërisë[9].

Gjatë muajve prill-maj 1946 dhe në vazhdim, kërkesat e Nolit për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA u bënë edhe më këmbëngulëse. Ai po përpiqej të shtynte E. Hoxhën ta shfrytëzonte periudhën dymujore që kishte mbetur nga zhvillimi i mbledhjes tjetër të Asamblesë së OKB, për të rregulluar marrëdhëniet me amerikanët dhe me britanikët, me qëllim që të fitonte përkrahjen e tyre[10], në situatën e ndërlikuar dhe të rrezikshme që kalonte Shqipëria, veçanërisht kur Konferenca e Paqes po afrohej dhe grekët dukej qartë se do të kërkonin prej saj aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Gjithashtu ai i kishte sugjeruar qeverisë shqiptare të ndiqte shembullin e Bullgarisë, e cila megjithëse nuk ishte njohur nga SHBA, kishte dërguar një mision diplomatik të sajin në Uashington. Në rast se vonohej njohja e Shqipërisë, ai sugjeronte që Tirana ta përdorte këtë precedent për të kërkuar viza për një mision të sajin, i cili do ta paraqiste çështjen shqiptare para OKB[11].

Përpjekjet e personaliteteve politike të diasporës shqiptare për të bindur udhëheqjen komuniste që të përmirësonte marrëdhëniet me SHBA vijuan gjatë viteve 1946-1947. Në një letër dërguar Koço Tashkos, Qerim Panariti, e konsideronte mospranimin e traktateve të vjetra midis SHBA e Shqipërisë, “një marrëzi të dorës së parë”[12].

Reagimi i qeverisë së E. Hoxhës ndaj këtyre kërkesave të diasporës shqiptare ishte negativ. K. Tashko e konsideronte letrën e lartpërmendur të Q. Panaritit si “krejt provokuese” dhe i propozonte E. Hoxhës që ky person medoemos të izolohej prej “Vatrës”[13]. Ndërsa vetë E. Hoxha i vlerësoi kërkesat e F. Nolit si një presion të amerikanëve, por në aparencë u përpoq ta qetësonte Nolin dhe Xhon Nasen, me anë të një letre të mbushur me hipokrizi[14]. Ai u shkruante atyre se qeveria e tij ushqente respekt për popullin dhe demokracinë e madhe amerikane dhe se kujdesi e dëshira e tij kishte qenë forcimi i marrëdhënieve të mira dhe i miqësisë me të gjithë Aleatët e Mëdhenj. Klimën e ftohtë, që ishte krijuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ai përpiqej ta paraqiste si një rezultat të qëndrimeve intrasigjente të SHBA lidhur me njohjen e traktateve të nënshkruara me Shqipërinë para luftës. Njohjen e tyre E. Hoxha e vlerësonte si një shkelje të sovranitetit të Shqipërisë dhe si një akt, që binte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Përmetit. Gjithashtu për ta bërë më të justifikueshëm këtë qëndrim të qeverisë së tij, ai e lidhte problemin e traktateve me propagandën që bëhej në SHBA në favor të pretendimeve greke kundrejt Shqipërisë së Jugut. Letra synonte të prekte ndjenjat e udhëheqësve të diasporës shqiptare të Amerikës, në pikën më të nxehtë: në vendosmërinë e tyre për të luftuar kundër pretendimeve greke.

Qeveria shqiptare u kap fort pas vendimit të gabuar dhe antishqiptar të komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit Amerikan, i cili miratoi rezolutën Pepper, për të diskredituar gjithë politikën e administratës amerikane në opinionin shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë, po kështu edhe në diasporën shqiptare të Amerikës[15]. Pikëpamjet e udhëheqësve të diasporës shqiptare të Amerikës për të kundërgoditur rezolutën progreke të Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit Amerikan dhe përgjithësisht, veprimet antishqiptare të diplomacisë greke në SHBA, ndryshonin nga qëndrimet zyrtare që kishte adaptuar udhëheqja komuniste. Ata kërkonin njohjen e traktateve dhe marrëveshjeve të vjetra shqiptaro-amerikane, si një hap deciziv për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA dhe kështu, të goditej politika greke, e cila po e shfrytëzonte acarimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane për qëllimet e saj aneksioniste. Tirana zyrtare nuk e vlerësonte këtë faktor, por vazhdonte ta mbështeste mbrojtjen e integritetit territorial të vendit në përkrahjen e B.Sovjetik dhe të Jugosllavisë. Megjithëkëtë qëndrimi i udhëheqjes shqiptare nuk i dekurajoi shqiptarët e Amerikës të organizonin fushatën e protestave kundër rezolutës Pepper dhe kundër politikës aneksioniste greke.

Në muajin gusht 1946, Noli insistoi përsëri, se nuk kishte më kuptim këmbëngulja e qeverisë shqiptare në mosnjohjen e traktateve me SHBA. Ai u përpoq të sjellë dhe një argument të ri në favor të kërkesës së tij. Ai shkruante se pranimi i Projekt-Traktatit të Paqes me Italinë nga Katër të Mëdhenjtë, anulonte dhe shmangte të gjitha traktatet që cenojnë pavarësinë politike dhe ekonomike të Shqipërisë. “Duke pasur parasysh situatën kritike unë kërkoj përmbysjen e menjëhershme të vendimeve të Përmetit në favor të SHBA”[16].

Gjatë viteve 1945-1946, përpjekjet e diasporës për të mbrojtur vendin nga pretendimet greke, u bënë duke i mbajtur marrëdhëniet përgjithësisht të mira me qeverinë shqiptare. Por ky qëndrim nuk u prit mirë nga administrata amerikane, për të cilën, veçanërisht pas vitit 1945, ishte bërë e qartë se çfarë përfaqësonte regjimi i E.Hoxhës. Pikërisht për këtë arsye qëndrimin e Nolit e kritikoi dhe miku i Shqipërisë, ish diplomati amerikan në Tiranë Charles C.Hart. Në një letër dërguar Xh. Nases ai theksonte se në tratativat me SHBA, Noli dhe “Vatra” po vepronin në drejtim të gabuar, pasi ata nuk e dinin mirë gjendjen e marrëdhënieve midis qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, dhe po vepronin në një terren të rrezikshëm. Hart sugjeronte që “aktiviteti dhe ndërhyrja pranë qeverisë amerikane të kufizohej vetëm në problemin e kufijve, sepse mosmarrëveshjet e tjera midis dy qeverive, janë delikate dhe të ngatërruara”[17].

Nga fundi i vitit 1946 në shtypin e “Vatrës” fillojnë të shfaqen edhe kritikat ndaj intrasigjencës së qeverisë shqiptare, e cila bëhej bashkëfajtore për marrëdhëniet jo të mira me SHBA[18]. Ndërkohë në korrespondencën me udhëheqjen komuniste, Noli dhe drejtuesit e tjerë të “Vatrës” vazhdonin të insistonin në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA.(Te plote e lexoni ne Gazeten dielli ne Print)


[1] Telegram i F.Nolit dërguar presidentit amerikan Rusvelt, Sekretarit të Shtetit të SHBA, kryeministrit britanik U.Çërçill dhe Stalinit, 3 mars 1945, në “Dielli”, 17 mars 1945.

[2] AMPJ, viti 1945, dos.61, Letër e K.Çekrezit për E.Hoxhën, Arlington, VA.8 prill 1945.

[3] AMPJ, viti 1949, dos.286, fl.93.

[4] “Dielli”, 13 mars 1946.

[5] B.Shtylla, Fan Noli siç e kam njohur…, f. 45.

[6] Po aty,  f.132.

[7]Po aty, f.76.

[8] AMPJ, viti 1946, dos.144, fl.122, Telegram i Nolit dërguar H.Kapos në Beograd, 22mars 1946.

[9] AMPJ, viti 1946, dos.144, fl.122, Telegram i Nolit dërguar H.Kapos në Beograd, 22mars 1946.

[10]AMPJ, viti 1946, dos.61, fl.28, Telegram i Nolit për E.Hoxhën, 19 maj 1946.

[11] AMPJ, viti 1946, dos.61, fl.28, Telegram i Nolit për E.Hoxhën, 25 mars 1946.

[12] AMPJ, viti 1946, dos.144, fl.112, Letër e Qerim Panaritit dërguar Koço Tashkos, 14 tetor 1946.

[13] AMPJ, viti 1946, dos.144, f.114, Letër e K.Tashkos dërguar E.Hoxhës, 27 dhjetor 1946.

[14] AMPJ, viti 1946, dos.61, Letër e E.Hoxhës dërguar F.Nolit dhe Xh.Nases.

[15] AMPJ, viti 1946, dos.61, Letër e E.Hoxhës dërguar F.Nolit dhe Xh.Nases.

[16] AMPJ, viti 1946, dos.61, Telegram i Nolit për E.Hoxhën, 10 gusht 1946.

[17] AMPJ, viti 1946, dos.61, Letër e Charles C.Hart për Dr.Nassen, 11 gusht 1946.

[18] Shqipëria dhe Anglia, “Dielli”, 23 tetor 1946.

Filed Under: Opinion Tagged With: Akademik Beqir Meta, regjimi komunist, shqiperia

VATRA DHE MBRETI ZOG KANË BËRË SHUMË PËR SHQIPËRINË

December 26, 2018 by dgreca

Revista diplomatike ndërkombëtare (1928) / Shoqata e fuqishme patriotike “Vatra” dhe Mbreti Zog I kanë dhënë kontribut të lartë për Shqipërinë/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor 2018/

1 Mbreti Dielli ok.JPG

Revista diplomatike ndërkombëtare “Ambassades et consulats” ka botuar, në muajin tetor të vitit 1928, një shkrim me titullin “Coup d’oeil sur l’Albanie – Vështrim mbi Shqipërinë” ku vihen në pah meritat e shoqatës patriotike “Vatra” dhe të mbretit Zog I në ndërtimin – zhvillimin e kombit tone, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vështrim mbi Shqipërinë

“Shqipëria, mund të themi, ishte truri dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Perandorisë Osmane. Është ky paradoks i cili konfirmon cilësitë e shquara të kësaj race : ky vend malor, i braktisur, pa komunikime, pa ndonjë prodhim, pa mjete për ekzistencën e vet, mobilizoi Turqinë perandorake me zyrtarët më të mirë, politikanët, gjeneralët më të guximshëm dhe elitën e trupave të saj. Rojet perandorake ishin ende të përbëra nga regjimentet shqiptare.
Vizirët më të njohur, gjeneralë dhe madje Sheikh-ul-Islam (patriarku suprem musliman), ishin shqiptarë.
Pasardhësit e emigrantëve shqiptarë për shekuj me radhë në vendet fqinje gjenden ende në të gjitha vendet e Ballkanit, veçanërisht në Greqi dhe Rumani, ku shumica i përkasin elitës së botës politike, intelektuale dhe ushtarake.
Në këto kushte ekzistence, shpirti kombëtar për pavarësi u zhvillua gjatë tridhjetë viteve të fundit. Një shoqatë e fuqishme patriotike “Vatra”, në të cilën u bashkuan të gjithë bejtë (fisnikëria feudale e vendit), ka kontribuar shumë në realizimin e aspiratave kombëtare me një përgatitje të qëndrueshme dhe metodike të terrenit. Luftërat ballkanike të vitit 1912 dhe Lufta e Madhe bënë pjesën tjetër.
Por në këtë vend të privuar nga gjithçka dhe të cilit, nga një ditë në tjetrën, iu dha pavarësia, gjithçka duhej të krijohej dhe të organizohej. Mbi të gjitha, ishte e domosdoshme të rivendosej një homogjenitet dhe një frymë mirëkuptimi midis myslimanëve dhe të krishterëve (katolikë dhe ortodoksë), të cilët ishin të ndarë sipas urdhrave dhe ndikimit të shefave feudalë të çdo rajoni ; ishte e nevojshme shtypja e klaneve personale dhe imponimi i frymës së disiplinës në të gjithë shtetin.
Kjo shpjegon revolucionet dhe grusht shtetet e njëpasnjëshme, dhe peripecitë e shumta që Shqipëria ka vuajtur deri në 1924 në politikën e saj të brendshme.
Veçanërisht që nga paraqitja aktive në jetën politike të vendit të mbretit Zog I, vendi ka përjetuar një periudhë paqeje, rendi dhe organizimi.
I lindur në vitin 1893, në Mat, i biri i Xhelal Pashë Matit, guvernator feudal dhe pothuajse trashëgimtar i këtij rajoni, ai studioi në Kostandinopojë. Gjatë luftërave ballkanike, ende shumë i ri, u kthye në Shqipëri dhe filloi të demonstronte aktivitetin e tij politik. Ishte ai që, në krye të armatës së tij, vrapoi në ndihmë të princ Wied-it, i rrethuar nga kryengritësit dhe e shpëtoi atë.
Gjatë Luftës së Madhe, ai u emërua kolonel nderi nga austriakët.
Në vitin 1919, i zgjedhur deputet i Matit, ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjes, i cili përpunoi statutin e parë të shtetit shqiptar. Që atëherë, deri në vitin 1924, ai mbarti me sukses postin e Ministrit të Brendshëm, të Presidentit të Këshillit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Pas një grushti shteti, iu desht të strehohej për disa muaj jashtë vendit. Por në dhjetor 1924 ai u kthye triumfues dhe i aklamuar nga populli, dhe në janar 1925 u shpall President i Republikës.
Nën administratën e tij, domosdoshmërisht disi autoritare, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat.
Ushtria e tij, e përbërë nga tri divizione, është e organizuar dhe pajisur me përmirësimet më të fundit. Ajo ka një flotë detare të shkëlqyer. Një xhandarmëri shumë e mirë është e organizuar nga oficerë anglezë, me gjeneralin Pearch si shef.
Të gjitha shërbimet administrative janë krijuar në mënyrë moderne dhe funksionojnë përsosmërisht. Shumë rrugë komunikimi lidhin të gjitha qendrat kryesore të vendit. Janë ndërtuar ura. Një shoqëri franceze ndërtoi urën e madhe metalike mbi Mat, e cila është ura më e madhe ekzistuese e varur në Ballkan. Është përfunduar amenaxhimi modern i portit të Durrësit. Shërbimi i rregullt ajror lidh Italinë me Shqipërinë dhe shërben qendrat kryesore të këtij vendi.
Çështja e fesë është zgjedhur përfundimisht me shpalljen e shtetit laik. Është martesa civile ajo që ka rëndësi, dhe tani muslimanët dhe të krishterët mund të martohen lirisht me njëri-tjetrin.
Kishat e ndryshme, katolike, ortodokse, muslimane, janë autonome dhe secila ka një kryepeshkop. Kodi penal italian dhe kodi civil zviceran janë miratuar.
Është duke u studiuar një projekt ndërtimi hekurudhor. Një linjë prej 175 kilometrash do të lidhë portin e Durrësit me kryeqytetin e Tiranës, Elbasanin, Kosturin pranë Korçës dhe do të përfundojë në Manastir për t’u lidhur me hekurudhat orientale.
Mësimdhënia është organizuar në një mënyrë moderne. Shkollat komunale funksionojnë kudo. Për arsimin e mesëm janë organizuar dy gjimnaze franko-shqiptare në Korçë dhe Gjirokastër. Njëzet e pesë mësues francezë janë të angazhuar në këto shkolla nga qeveria shqiptare.
Financat janë organizuar me kujdes të veçantë. Një Bankë Kombëtare është krijuar. Franga e arit është monedha e vendit. Tregtia me vendet e tjera po rritet gjithnjë e më shumë, veçanërisht importet, sepse Shqipëria, pa ndonjë industri, ka nevojë të importojë të gjitha llojet e mallrave të prodhuara.
Shqipëria ka burime të rëndësishme natyrore që janë në pritje të shfrytëzohen. Burime të rëndësishme të naftës tashmë shfrytëzohen nga katër kompani të huaja. Një kompani franceze operon në rajonin e Elbasanit, Anglo-Persian dhe Standard Oil, në rajonin Fierit të Shqipërisë qendrore, dhe Shoqëria e Hekurudhave italiane në rajonin e Vlorës. Nëntoka është shumë e pasur me minerale të ndryshme. Depozita të rëndësishme të bakrit ekzistojnë në rajonin e Pukës (në Shqipërinë veriore). Të gjitha këto pasuri janë në pritje të ndihmës se vendeve të jashtme që të vihen në vlerë.
Kjo punë gjigande organizimi dhe rinovimi është bërë kryesisht nga Mbreti Zog I dhe bashkëpunëtorët e tij të afërm.
Këtu duhet të gjejmë shpjegimin e unanimitetit të njerëzve që e ngritën atë në fronin e Shqipërisë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Mbreti Zog, shqiperia, Vatra

TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINË

November 19, 2018 by dgreca

1 elida3

Nga Elida Buçpapaj/

Të krahasosh Shqipërinë me Zvicrën! Je çmendur, do të thotë dikush! Ngjan krahasim absurd! Por le të urojmë që një ditë të bëhet realitet!

Duke nisur nga relievi alpin dhe natyra magjike gjen shumë ngjashmëri mes dy vendeve, shqiptarët dhe zviceranët janë popull alpin.

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas vizionit të Rilindasve!

Sami Frashëri thosh: “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë!”

Elena Gjika ose Dora D’Istra ka jetuar në Zvicër. Andon Zako Çajupi erdhi në Zvicër, ku kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit për drejtësi. Gjatë luftës së Parë Botërore, Mid’hat Frashëri jetoi për një kohë në Zvicër, Faik Konica po ashtu!

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas Rilindasve, por vizioni i Rilindasve ishte 180 gradë ndryshe me atë të diktaturës mizore gjysmë shekullore të Enver Hoxhës, që shtypi me dhunë çdo të drejtë njeriu, duke instaluar një sistem barbar izolues që do të shfaroste elitën, do të shtetëzonte pronën private, do të eleminonte tregun e lirë dhe inisitivën e individit.

Edhe tranzicioni 27 vjeçar është inerci e diktaturës larg ëndërrës Rilindase. Shteti nuk garanton sistemin, duke ia mohuar qytetarit shtetin e së drejtës dhe të mirat që rrjedhin prej tij, duke nisur prej pronës private deri tek energjia elektrike, uji, siguria, sistemi mjekësor dhe shteti social;

Edhe qytetari sipas proverbit “sipas kokës kapelën” përgjigjet në mënyrën e tij, duke mos paguar faturat edhe kur ka mundësi të paguajë, duke korruptuar policinë rrugore, kur shkel rregullat e qarkullimit apo punonjësin e administratës, për të fituar një vend pune, duke shitur votën për një copë bukë, duke mos ndihmuar atë që është në nevojë, duke mbajtur një qendrim armiqësor për vëllain, mikun apo komshiun që voton jo për partinë e tij dhe më thelbësorja duke qendruar indiferent ndaj mungesës të shtetit ligjor dhe diktaturës të varfërisë që e ka zhdukur nocionin e “një jete me dinjitet”.  Krejt ndryshe nga Zvicra referendare, që vendos përmes referendumeve, një instrument efikas i demokracisë direkte.

Në Shqipëri ka vjedhje në çdo sektor të jetës, nga shteti tek qytetari, por viktima mbetet qytetari. Shqipëria edhe sot e kësaj dite e ka problem furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm, por problemin më të madh e ka me informalitetin. Vjedhjen që i bëhet shtetit në bashkëpunim me shtetin. Thënë ndryshe shteti vjedh veten! Sipas statistikave, informaliteti në Shqipëri shkon nga 60-70 % dhe dihet risku që krijon ekonomia informale, gri apo e zezë, e cila gëlon kur nuk ekziston kultura e ndëshkimit. Sepse shteti nuk e ndëshkon deputetin apo ministrin e korruptuar që jep tendera duke mbushur xhepin e tij dhe duke e zbrazur arkën e shtetit. Në rastin konkret shteti është në krah të informalitetit. Atëherë ekonomia e vendit kthehet në ekonomi mafioze. Në këtë prag gjendet Shqipëria. Shumë ekspertë të fushës thonë se Shqipëria është shtet kuazi mafioz pa sistem drejtësie. Drejtësia vetë është nën Vetting por pa asnjë rezultat. Për të qenë optimistë, rezultat mund të quhet largimi i gati pjesës më të madhe të atyre që e kaluan këtë proces pasi kishin pasuri të pajustifikuar, dmth të krijuar nga vjedhja duke zhdrejtësuar.  I larguan por nuk i ndëshkuan për vjedhjen as viktimave të tyre nuk u dhanë drejtësinë ! Të mos harrojmë pastaj se drejtësia është produkt i elitës politike të këtyre 27 viteve tranzicion.

Në Ballkan janë arrestuar presidentë, kryeministra e ministra, ndërsa në Shqipëri politika funksionon si piramidë, politikanët mbajnë njëri-tjetrin paçka se shahen e urrehen! Po të hiqet një tullë, piramida shembet e gjitha!

Ndryshe në Zvicër, ku qytetari dhe shteti janë një binom i pandashëm, për të forcuar e ndihmuar njëri tjetrin, shteti garanton me detyrimet e veta dhe qytetari e mbron shtetin duke respektuar ligjin.

Konfederata Helvetike nuk është pjesë e BE, por, megjithatë, nga thelbi simbolizon Perëndimin, sepse i garanton të gjitha liritë e individit dhe krijon kushte optimale për liri tregu dhe një jetë me dinjitet.

Kush vjen në Zvicër për herë të parë dhe kërkon këshilla, një mik i mirë do t’i thotë, “kujdes me taksat dhe faturat”. Që do të thotë asnjë faturë apo taksë të mos mbetet pa paguar. Kur je në kërkim të një vendi pune, qofsh zviceran apo me leje qendrimi, përveç kompetencave, aftësive, CV dhe edukimit, punëmarrësi të kërkon që të jesh patjetër me “Leumund”- reputacion të pastër. Për këtë duhet të paraqitësh nga Departamenti Federal i Drejtësisë në Bernë një dokument – Excerpt from the swiss criminal record – Auszug der Strafregisterauszug – ku vërtetohet se je njeri i pastër, pa precedentë penalë. Që përkthehet, veç të tjerave, që t’i kesh kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Nëse kërkon banesë, qiradhënësi, veç të dhënave të të ardhurave, të kërkon po ashtu një dokument, lëshuar jo më larg se tre muaj, nga Betreibungsregisterauszug – the Debt Enforcement Office – Zyra e Përmbarimit ku vërtetohet se nuk ke borxhe ndaj shtetit apo enteve private.

Në Zvicër çdo qytetar është shumë i kujdesshëm të respektojë ligjin. Respektimi i ligjit është kulturë, është instikt i edukuar, është tipar i identitetit. Që fillon tek oraret punktuale të trenave, trameve dhe busëve që nuk i njohin vonesat tek klaksonët. Në Zvicër nuk dëgjon klaksonë veturash.  Në apartamente nuk dëgjon ahengje, muzikë me volum të lartë, sepse shqetëson fqinjët. Kush ka jetuar në Shqipëri, e di se aty ka qenë kulturë që plehrat të hidheshin nga dritaret. Nëse dikush e bën këtë shkelje në Zvicër paguan gjobë, por nëse nuk paguan taksat, ke kryer krim për të cilin dënohesh sipas shkallës. Edhe nëse nuk paguan faturat, ke kryer krim dhe problemet janë të pafundme. Pra në Zvicër nuk ka qytetarë apo biznese që nuk paguajnë energjinë, ujin, ngrohjen apo detyrimet. Kush nuk paguan, penalizohet. Sipas ligjeve të Zvicrës, faturat duhet të likuidohen përgjithësisht brenda afatit mujor. Nëse nuk paguhen, të vijnë tre Mahnung-e – kujtesa, e para pa gjobë plus, e dyta dhe e treta me gjoba në rritje dhe nëse nuk i likuidon edhe pas këtyre tre paralajmërimeve, atëherë të çojnë direkt në Betreibungsamt, autoriteti kantonal i zbatimit të ligjit për ndjekjen penale të borxhliut. Për borxhliun atëherë nisin hallet. Nëse je në kërkim të shtetësisë dhe ke borxhe të palikuiduara, harroje atë punë, nuk e merr shtetësinë, sepse nuk je qytetar i denjë.

Siç e thashë që në krye, shteti ligjor kërkon respektimin e ligjeve, por, së pari, ia garanton qytetarit liritë dhe kushtet për të jetuar. Në këtë kontekst, Zvicra është një nga vendet model në rrang botëror për t’u marrë si shembull, ku shteti i së drejtës funksionon si sahati Omega, ku ka liri tregu, shtyp të lirë, ku korrupsioni është një fenomen që luftohet dhe, sipas Transparency International (TI), Zvicra është gjithmonë në top vendet e para, ndryshe nga ndërsa Shqipëria e Kosova që ndajnë vendet nga fundi.Po ashtu sistemi i shëndetësisë është njëri nga më të mirët në botë. Me pagesë natyrisht, por shtetasi ka mundësi të paguajë me rrogën që merr. Kur s’ka, ia plotëson shteti social.

Edhe në periudhat e krizave për Europën dhe botën, papunësia në Zvicër nuk i kaloi 3% dhe shteti është gjithmonë në kërkim të mënyrave për ta ulur edhe më tepër këtë nivel, duke hapur tregje pune, duke krijuar siguri për investime dhe mundësi kualifikimi sidomos për rininë. Në Zvicër biznesit i krijohen kushte optimale për të investuar, ndërkohë shteti, përmes ligjit, i shpall luftë informalitetit.

Në Zvicër po ashtu funksionon shteti social, për të papunët dhe sidomos për shtresat vulnerabile. Zvicra nuk ka varfëri apo drama sociale si ato të Shqipërisë, ku mjerimi migjenian bashkë me mungesën e shtetit ligjor mbetet diktatura më e egër e shoqërisë. Pra Zvicra i krijon të gjitha mundësitë që qytetari të mos bëhet shkelës ligji, por kush e shkel ligjin, ndëshkohet pa dallim.

Në Shqipëri është një hendek i madh mes shtetit dhe qytetarit, sepse shteti nuk ia garanton liritë elementare, sikur janë siguria, tregu i lirë, mundësia për punësim, ndërsa qytetari ose reagon duke u konformuar përmes anëtarësimit nëpër parti, ose ul kokën kur është i varfër, ose ikën kur e sheh se nuk i bihet murit me kokë dhe nuk ka nga t’ja mbajë sepse askush nuk i jep zgjidhje.

Rrugëzgjidhja do të qe kur qytetari të luftojë për të drejtat e tij deri sa t’i fitojë, për të vendosur një raport loyal dashurie mes shtetit të së drejtës dhe qytetarit.

Në fund po ju sjell një sentence të Graham Green-it që ka jetuar dhe prehet këtu në Zvicër. Sepse mund të mësojmë prej saj nëse duam. E kam përdorur edhe në një intervistën time, por ia vlen të përsëritet.

Graham Green thoshte se “Zviceranët kanë dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin, ata kanë 500 vite demokraci dhe paqe dhe e dini se çfarë prodhojnë? Orën me ku-ku!!”.

Humor tipik anglez. Sepse ajo që kanë krijuar zviceranët është 500 vite demokraci dhe paqe. Por unë ju ftoj le ta aplikojmë këtë deduksion të Green-it në raport me veten tonë, le të fillojmë duke thënë se ne shqiptarët kemi dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin… Humor tipik anglez edhe ky!

Deri tani nuk jemi dëshmuar se duhemi, përkundrazi, pasi diktatura u ngrit mbi themelet e urrejtjes. Prandaj duhet rrëzuar diktatura me themele e mbetje. E të nisi era e dashurisë ndërshqiptarë! Që të duhemi tash e mbas me dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin për 500 apo 5000 vjet sikur zviceranët!

E atëherë Shqipëria do të jetë bërë “Zvicra e Ballkanit”!

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Elida Buçpapaj, Krahasim, shqiperia, Zvicra

Integrimi ne Evrope dhe problemi i kufijve natyror te Shqiperise

July 15, 2018 by dgreca

Zemergjersia e Europes ndaj Shqiperise- Me 1913, beri qe: 1.Serbia u zgjerua me 34, 000.00km2 me nje popullsi prej 1,4 milion shqiptare.1 Harta-e-Shqipërisë-etnike

2; Mali i Zi u zgjerua me nje siperfaqe prej 7000 km2 dhe nje popullsi shqiptare prej 240,000 banore.Maqedonia u zgjerua me 9,700km2 dhe nje popullsi shqiptare prej 500.000 banore.Greqise i dhane nje siperfaqe prej 10,974km2 duke nartizuar nje popullsi prej 500,000 banore duke ushtruar karshi tyre nje genocid te pa shembullt nga shovinistet Greke…/

Telo-Velaj

Nga Prof. Dr. Telo VELAJ/

Kohet e fundit ne Shqiperi po  behet nje zallamahi e madhe rreth problemit te mundesise se integrimit te Shqiperisse ne familjen Evropiane.  Cdo vend ka te drejt te kerkoj te intgrohet ne Evrope, por eshte Keshilli I Evropes ai qe gjykon ne se nje vend qe kerkon i ploteson kriteret apo jo. Pranimi sforcuar duke i bere shantazhe Evropes jane te neveritshme dhe  te trasheguara nga e kaluara komuniste e hidhur e Shqierise. Mund te beje shantazhe sa te doje Rama dhe njeriu i tij besnik Rruci , por Evropa I shikon me neveri ddhe perbuzje. Evropen nuk e genjen dhe mashtron Edi Rama duke bredhur si uku ne Mars neper zyrat personaliteteve Evropiane si Macron, Merkel etj. etj. se ata e njohin realitetin e hidhur te Shqiperise.                                                                                                                                                     Se pari. ne krye te Partise Socialiste vazhdojne te qendrojne figurat e njohura te komunizmit si Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa, Ditmir Bushati djali i komunistit ekstremist persekutor i shume njezeve etj. etj.

Se dyti , gjendja ekonomike dhe infrastruktura vecanrisht ne fshatin shqiptare, qe perben shumicen e vendit, eshte ne nivel te mjerushem dhe te pa imagjinushem.

Se treti, drejtesia sot eshte nen komanden e Edi Rames , gje do te thote se nuk ka drejtesi. Vetingu eshte komplet I deshtuar. Duhet te behet vetingu per te gjithe politikanet dyke filluar  nga maja e piramides deri ne nivelet me te luta. Ddhe vetingu diuhet te shoqerohet me sekuestrimin e paurive te vjedhura bga keta horra qe kane pire gjakun e popullit.Si mund te qendroj Ilir Meta president I vendit kur gjithe opinion publik eshte si nje mafioz dhe hajdut I permasave nderkombetare.

Opozita ne Shqiperi trajtohet si grup armiqesor dhe etiketohet me nje gjuhe ofenduese nga kryeministri I vendit qe qendron ne nje nivek alabaku ordiner. Keshilli I Evrropes mos te mnyll syte dhe veshet para ketyre qendrimeve monstruoze te Rames me gjithe suites se servilave te tij. Liria e shtypit po thujse eshte shndrruar ne zero. Gazetat kane frike te botojne artikuj kritik per qeverine dhe ne menyre te vecant per Edi Ramen qe eshte shndrruar ne nje sulltan te vertet.

Miqesia dhe perzemersia e Rames karshi  Erdoganit, qe eshte nje persekutor I madh I popullit turk duke futur ne burgje mijra njerze intelektual te shquar me akuza te rreme per te ashtuquajtur grusht shteti, nuk shikohet mire nga Evropa. Edi Rama bene loje te dyfisht dhe do te mashtroj Evropen. Turqta e Erdogenit po pushton Shqiperine.

Por para integgrimit ne Evrope , Evropa duhet te ndreq dabimet fatale qe ka bere karshi Shqiperise duke I ndare ate ne pese shtete te ndryshme: Shqiperi. Mal te Zi, Kosove. Maqedoni dhe Greqi Kjo  grabitje e truajve etnik shqipetare eshte bere nga EVROPA, Ku ka vend ne bote qe nje kombe te ndahet ne pese shtete te ndryshmei? Gjermani mbas luftes se dyte boterore u da ne dy shtete dhe kjo padrejtesi itin u rregullua. Perse te mos rregullohet dhe problemi I kombit Shqiprtare? Profkat e frikes se krijimit te udallenjt. Shqiperia vuante nqtperise se madhe jane disa pallavra qe i hane budallenjjte.Kate te shtete te ndryshme jaane kulmi pa drejtesise. Parimi eshte qe cdo komb te kete shtetin vet.                                                                                                                                                       Por le te shikojme se si Shqiperi eshte coptuar ne disa she tete dhe kDeriush jane ata qe nbajne kete pergjegjsi te rendehistorikembi kuriz.

Deri ne vitin 1912, megjithese e shtypur nga sundimi dhe genocidi 500 vjecar i Turqise, kishte nje siperfaqe prrej 116 mije kilometera katror. Njekohesisht jemi i vetmi vend ne bote  qe kufizohemi nga toket tona te gllaberuar nga shtet Evropiane

Serbet, Malazezet dhe Greket u pushtuan nga Perandoria Osmane, Shqiperia do te qendronte e

pamposhtur deri ne fund te shekullit 15te .Mbas shekullit te 15te kryengitjet e shqipetareve ishin te vazhdueshme gje qe e detyroi perandori Osmane ta ndante vendin tone ne kater vilalejete, qe dhe ato u ndane ne Sanxhak dhe Sanxhaket u ndane ne kaza, te gjithe keto njesi administrative sundoheshin nga 4 pashallare Turq:                                                                                                                           1- Vilajeti I Janines, me mje siperfaqe prej 17.900km2

2 .Vilajeti I Shkodres me nje siperfaqe prej 10.000km2

  1. Vilajeti I Manatirit me siperfaqe 28.500km2
  2. Vilajeti Kosoves, me siperfaqe 32.000km2

Pazarlleqet e fuqtve te medha Evropiane (Angli,Gjermani etj.) do te ligjeroheshin ne Kongresin e Berlinit me 1878, ku u vendos qe Shqiperia etnike te zvogelohej thuajse ne kufij e sotem te Shqiperise londineze.

Perpjekjet e parrioteve te shquar shqiptare dhe organizimi i tyre i persosur i arritur ne lidhjenje Sne shqipetare te Prizrenit po ne vitqare te siga synimet grrabn 1878 beri qe te bllokoheshin keto vendime famekeqe.Ne kete kohe gjithe te dhenat bashkekohore deshmojne per nje Shqiperi prej 86.000km.

Planet aneksioniste te Serbise, Mali te Zi dhee Greqise kundrejt Shqiperise qe kishun per qellim coptimin e Shqiperise  dhe krijimin e nje politike armiqesore ndaj nje populli heroik qe kishun bere nje luftte te vazhdueshme kunder perandorise Osmane. Ne kete kohe perandoria Turke, mbas sundimit 500 vjecar ne Shqiperi, ishte ne prag te falimentimit dhe armiqet e Shqiperise Sebo medhenjte dhe sghtete e tjera fqinje donin asgjesimin e vendite tone.

Ne  kete kohe patriotet Shqipetare me ne krye Ismail Qemalin, duke kuptuar rreezikun e madh qe  kanoste atdheut , u mbloodhen ne Vlore dhe me 28 Netor 1912 shpallen pamvaresine e Shqiperise. Qeveria e Vlores perfaqesonte gjithe trevat e Shqiperise etnike  si Shqiperine, Kosoven, Ulqinin, Camerine, Tetoven , Kumanoven. Kjo perbente nje fitore te medha per gjithe kombin Shqipetare dhe duhej te nbrohej nga synimet grabiyqare te shteve fqinje dhe fuqive te medha Evropiane.

Ajo hapi nje epoke te re te luftrave dhe perpjekjev te popullit Sshqipetareper te rujtue teresine territoriale dhe pamvaresine e shteti te ri Shqipetare.

Pas kesaj do te vinte konferenca famekeqe e ambasadoreve ne vitin 1913 grabiti trojet shqipetare si me  poshte :

1.Serbia u zgjerua me 34, 000.00km2me nje popullsi prej 1,4 milion shqipetare.

2; Mali I Zi u zgjerua me nje siperfaqe prej 7000 km2 dhe nje popullsi shqiptare prej 240,000 banore.Maqedonia u zgjerua me 9,700km2 dhe nje popullsi shqiptare prej 500.000 banore.Greqise I dhane nje siperfaqe prej 10,974km2 duke nartizuar nje popullsi prej 500,000 banore duke ushtruar karshi tyre nje genocid te pa shembullt nga shovinistet Grek, te cilit I deportuan shqipetare te kesaj krahine me force ne Turqi dhe ne vende te tjera te botes. Sot kjo toke autoktone shqiptare banohet nga Grek. Kjo eshte kul Shqiperine ne shqiperine duke e mi I genocidit te kumder popullsise se kesaj krahine.

Me 1915 u rishfaqenn serish fantazmat grabitqare Greko-sllave . te cilat kerkonin nepermjet fuqive te medha Europiane. ta cungonin Shqiperine duke e lene vetem me 13.000km2. Ne saj te resistences se popullit heroik shqipetare ky plan deshtoi plotesisht.Me vone , ne vitin 1919, ne koferencen e paqes ne Paarise , u perseriten keto kerkesa shoviniste kunder shqiperise. Por nje ze I fuqishem nga pertej oqeanit, zeri I njeriut te shquar te mbare botes, zeri I Presidentit Amerikan Willson e ndaloi kete maskarad te perbindshme kunder popullit shqipetare.

Per te krijuar nje ide per luftrat e pergjakshme qe ka bee poplli shqiptar per mbrojtjen e tokes amtare u shkaterruan me shume se 600 qendra banimi te banuar nga shqiptaret. Gjate luftes se pare boterore 1914-1918 u vtane disa mijra shqipetare si dhe u shperngulen me dhune nga vatra e tyre me mijra shqiptar ne Turqi dhe ne vende te tjera. Ne vitet 1919-1939 u debuan nga trojet antare rreth 300,000 njjerze. Nje genocid I papare eshte ushtruar kundrejt popullsise se Kosoves nga ana e Serbeve sllavo-medhenj, te cilet prune ne Kosove rreth 165.000 kolone serb dhe per te e rreth 1,2milion kosovar,cilet u shpernulen ne Turqi dhe ne vende te tjera, Prandaf Erdogan thote Kosova eshte Turqi. Ptandaj “ kryrministri’ naten eshte me Erdoganin dhe diten ben be e rrufe se eshte nje perkrahes I Evropes. Kjo eshte nje absurditet  I madh: O me Evropen o me Erdoganin.

Keto jane padrejtesi e medha qe shtet e Evropes I kae bere Shqiperise. Dhe sot Kombi Shqipetare I sakatuar nga keto padrejtesi vazhdon te jetoj I ndare ne 5 shtete: Shqiperi, Kosove, Maqedoni , Mali i Zi dhe Greqi. A  mund te behet integrimi ne Evrope I nje kombi te sakatuar? A e pranon Evropa nje kombe te ndare ne 5 shtete te integrohet ne komunitet cope-cope?

Turqia e mbajti nen nje roberi me shume se 5 shekuj duke ushtruar nje genocide te papare. Shqtperi ne bertham te Evropes ishte ne erresre te plote dhe nuk kishte asnje lloj maredhenie me Evropen te se ciles I perkiste. Turqia ka borxhe te medha kunderejt shqiperise jo vetem per genocidin qe ka ushtruar kunder popullit shqipetare por dhe prapmbetjen e madhe te mjerushme qe e ka lene vendin tone.

Pra me pak fjale Evropa coptoi shqiperine kurse Turqia e la ne erresiren e mdhe msjetare. Turqia me forcen e armeve I sshndrroi shqipetaret ne myslymman kur ata kishin fene e tyre. Pashai Turk Trgut Pasha thoshte “ Te vrasim sa me shume ktishter shqipetare, qe te zhduket raca  e paster shqipetare dhe te sjellim me  vone aty koloni Otomane prt te kthyer ne Turqi githe Arberine”.

Me mbarimin e luftes se dyte boterore lindi nje fare shprese per zgjidhjen e problemeve te me lartnme me triumfin e rendit komunist qe pretendonte per te drejjten e vete-vendosjes se kombeve, per liri barazim dhe vllazeru midis kombeve. Por kjo nje genjeshterr e madhe mbasi klika e Enver Hoxhes e mbestetur nga Tito dhe Sralini e legalizuan ndarjen e shqiperise ne copa-copa me pretendimin absurd se rendi socialist me kalimin e viteve do ti zgjdhte keto padrejtesi. Biles Tito u perpoq qe te aneksonte shqiperin brenda Jugasllavise si republike e saj e shtate.

Rasti me tipike ishte genocidi i pashembullt qe beri Milloshevici kunder popullsise se Kosoves gjate vitit 1999, Torturat me te medha dhe te pashembullta qe u bene kunder popullsise se Kosoves u ndpqeem me indeferentizem nga Evropa.Nen hunden e saj po behrshin veprime makabre kunder popullsise se Kosoves, me qellim ckombatorizmin e aj dhe popullimit nga kolonet serbo-medhenj.Vetem nderhyrja ushtarae e Shteteve te Bashkuara re Amerikes I dha fund kesaj situate dhe solli si rezultat pamvaresine e Kosoves. Kjo gje deshmon me se miri se vetem SHBA eshte shtet me I fuqishem I botes dhe qe ka interes per te gjithe boten dhe eshte shpetimtari I popujve qe vuajne nga shtypja e klikave gjakepireseve te tipit Milloshevic.

Tashti problemi: A duhet te behet integrimi ne Evrope para bashkimit te te gjithe trojeve shiptare nne nje shtet te vetem? Ky bashkim mund te behet ne formen e kantoneve si e ka Zvicera dhe te administrahet sipas shembullit te saj. Ideja qe qarkullon e frikes se krijimit te Shiperise se madhe eshte sa e neveritshme dhe po aq arniqesore. Ky bashkim eshte qe te vendosen ne vend padrrejtesite qe fuqite  Europiane I kane bere Shqiperise dhe nuk krijon Shqiperine e madhe por Shqiperine etnike, me kufijt e saj natyror si I ka pasur  ne shekuj.

Eshte e qart  se pari eshte domosdoshmeri  te zgjidhet problemi I kufijeve natyror te Kombit shqipetare  duke restauruar nje shtet qe te perfaqesoj gjithe kombin shqipetare. Kete duhet ta rregulloj Evropa e cila shkaktoi kete padrejtesi per me shume se nje shekull.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: integrali Europian, Prof. Telo VELAJ, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT