• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BE dhe SHBA përshëndesin zgjedhjet shqiptare

June 24, 2013 by dgreca

Proçesi i numërimit të përfundojë me shpejtësi e saktësi/

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Zyrtari amerikan tha se procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi, në mënyrë që të ripërforcojë vullnetin e popullit shqiptar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pati një ekip të zgjeruar vëzhguesish që ndoqën zgjedhjet në mbarë vendin.

Edhe Komisioneri per Zgjerim, Stefan Fule ka vleresar votimin e qete ne Shqiperi, duke kerkuar mbyllje te procesit ne te njejten linje.

“Mirëpresin votimin e qete ne Shqiperi, duhet perfunduar procesi ne përputhje me standardet nderkombetare per te ecur përpara drejt integrimit ne BE”- ka shkruar Fule ne profilin e tij ne Twitter.

Deklarates se tij, ai i ka bashkengjitur edhe raportin paraprak te misionit te OSBE/ODIHR-it ne vendin tone.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: BE dhe ShBA pershendesin, shqiptare, zgjedhjet

ZHITI – VISAR I LETËRSISË BASHKËKOHORE SHQIPTARE

March 25, 2013 by dgreca

Nga Eugjen Merlika/

“Jo të dish të bësh poezi pa jetën, por të sjellësh jetën me poezinë…”/

Visar Zhiti/

Kohët e fundit Shtëpia botuese italiane Diana – edizioni vuri në qarkullim një libër me poezi të shkrimtarit Visar Zhiti, të titulluar “Confessione senza altari” (Rrëfim pa asnjë altar). Vëllimi është përgatitur për botim nga studjuesi i njohur i gjuhës shqipe, ish  nxënës i të madhit Ernest Koliqi, Elio Miracco. Në libër poezitë jepen në origjinal dhe në përkthimin italisht të studjuesit të mësipërm. Vëllimi hapet me një parathënie të kritikut letrar të gazetës “Corriere della Sera”, Sebastiano Grasso, të titulluar “Soltanto poeta” (Vetëm poet). Pasohet nga një paraqitje e gjatë e shkrimtarit, veprës së tij dhe tematikës së poezive të vëllimit, e shkruar nga Dr.Miracco dhe e titulluar “La pena di vivere” (“Mundi i të jetuarit”). Vëllimi paraqet në fund të tij, si pasthënie, një shkrim të një tjetër kritiku italian, Giovanni Ruggiero me titullin “Zhiti e la letterattura bicefala” (“Zhiti dhe letërsia dykokëshe”). Ky vëllim është një sukses i mëtejshëm i poetit të mirënjohur shqiptar në Itali e në Evropë.

“Rrëfim pa asnjë altar” është një bisedë e gjatë e poetit me veten, në të cilën spikat prirja e njeriut për të vënë në pikpyetje gjithshka, të shkuarën dhe t’ardhmen, moralin dhe zgjedhjet e ndryshme në udhëkryqet e jetës, çastet sublime dhe ata të tmerrit, luftën e përherëshme mes dëshirave e mundësive, brishtësisë njerëzore e ëndrrave të parealizuara, gabimeve, fajeve, mëkateve, që janë elementë bashkudhëtarë të jetës njerëzore. Kjo bisedë vetmitare të cilën poeti e quan një “rrëfim në asnjë altar”, bashkon idealisht të gjithë njerëzit, zhduk dallimet në kombësitë, kulturat, besimet fetare e merr formën e një mbifeje që ka si shtylla mbajtëse dy koncepte të njohura – Liri e Drejtësi – që, për poetin, janë të vetmet që i shpëtojnë një bote mëkatesh e dyshimesh që nuk kursejnë as vetë diellin. Dhe ky kryen gabimin e përditshëm të perëndimit të tij, duke shkëmbyer jetën me vdekjen, natën me ditën, dritën me errësirën.

Poeti nis një rrugë të gjatë, një udhëtim që nuk njeh kufij kohorë e gjeografikë, por e gjen burimin e frymëzimit dhe arsyen e qënies në tokën e tij, në dukuritë e veçanta të saj, në një përvojë që bashkon fatin e saj me atë të birit vjershëtar. Poezitë e këtij libri janë ndalesa në pika të ndryshme të shtegtimit të fantazisë, që përshkon humnerat e pashembullta të një jete që ka zënë fill në një kohë të vështirë, në një Vend të trazuar nga ide vrastare që kanë kthyer njerëzit në hiena t’etura për gjak. Ky është  Atdheu, katër vargje të një fuqie madhore nga nis rrugëtimi : “Atdheu : jeton me të vdekurit dhe vdes mes të gjallëve,  ndonjëherë”.

Jeta dhe vdekja në vëndlindjen e poetit kanë humbur kuptimin e termave, janë kërleshur kaq shumë me njëra tjetrën, janë shkrirë në një qënie mitologjike, të llahtarëshme, që njëjtësohet me të dytën. Por nga ky atdhe kufomash ngrihet një zë që shkon kundër rrymës, që predikon dashurinë si shpëtimtare, dashurinë në kuptimin e gjërë të fjalës, atë që i kundërvihet botës së urrejtjes. Është zëri i brëndshëm i poetit që ushton edhe në kthetrat e qënies së llahtarëshme, që ndriçon edhe në errësirën më të kobshme, sepse për të “është e tmerrshme të gjesh kohë për urrejtjen”. Ai zë është linfa e jetës që rrjedh në damarët e tij, që i jep fuqinë për të dalë nga gërmadhat e për të shkuar përpara.

Visar Zhiti i përket atij brezi shqiptarësh që lindi dhe u rrit në diktaturën e cila mohoi çdo të drejtë njerëzore për shtetasit e saj. Atij vetë i u dhunua liria, u bë një nga viktimat e asaj vdekjeje të atdheut që, në shëmbjen e tij, rroposi gjithshka, të shkuarën dhe t’ardhmen, traditën dhe pritmërinë. Në këtë shkatërrim të përgjithshëm, në atë errësirë mbytëse, n’atë shkretëtirë asgjësuese vlerash e jetësh njerëzore, triumfon vetëm ëndrra e poetit, e ruajtur në thellësi të genit të qenies.

Udhëtimi i poetit mbi Pegasin e fantazisë e frymëzimit të saj kapërcen kohët e hapësirat. Ai kalon nga lashtësia e Egjyptit me sfinksat e tij të pazbërthyeshëm, simbole të mistereve të përjetëshme të krijesës njerëzore, tek arenat e gladiatorëve të Romës, me gjakun që thithet nga trupat e prerë të tyre prej “pleqve të shquar” e ndalet në legjendën e tiranit që luan shah mbi trupin e skllaves, diku në mbretëritë e Lindjes. Ai fluturim bashkon në një hark kohor të shkurtër, sa ç’është frymëzimi, përvojat shekullore të perandorive, qëndrat e pushteteve të mëdha, që poetit nuk i ngacmojnë zilinë për madhështinë e tyre, por krrupën për imoralitetin e tyre. Dhe historia vazhdon deri në ditët tona, të mbushura me terma të bukura që shoqëria bashkëkohore vazhdon të prodhojë me të tepër për të mbuluar, në një farë mënyre, mizorinë e lashtë të veshur me rroba të reja.

Në rrugëtimin e tij poetik që kalon nëpër qytetet e ndryshme t’Evropës, së zbuluar  mbas një jete të kaluar në kafazin e hekurt të dhunës e padijes së regjimit lirivrasës së Vendit të tij, poeti njëjtësohet me vlerat e qytetërimit, të cilat i ka kultivuar thellë në botën e tij të mbrendëshme, qëndrim për të cilin i ka takuar të paguajë një çmim shumë të lartë.

Poezitë e Visar Zhitit vërtiten në shumë boshte, interesat e tij janë të gjëra e të shumanëshme. Hyjnë në to kultura, në shfaqjet e saj të ndryshme, spikasin personazhe si kompozitori Wagner, si shkencëtari Giordano Bruno, ndihen si pika riferimi Shekspiri, Gëteja. Si formim poeti është prodim i leximeve të artit të madh, prandaj dhe poezia e tij ka frymëmarrje të gjërë, i shmanget provincializmit të mjedisit nga del, mbetet një pasuri që i kalon kufijtë e atdheut, kthehet në një dëshmi e mesazh të fuqishëm për popuj të tjerë, fillon të flasë e të kuptohet në gjuhë të tjera.

Në konceptimin 360° të botës e dukurive të saj gjejnë vënd në të dhe bimët dhe kafshët. Përbëjnë mjedisin që rrethon njeriun, simbas autorit qëndron shpesh më lart se ky i fundit, shfaq më pak hipokrizi e më shumë vlera.

“Njeriun sa pak e gjej tek njeriu

Prandaj u drejtohem pemëve

Mësoj nga heshtja plot me fruta….”

Është fillimi i një poezie që dëshmon besimin e autorit, jo më te të ngjajshmit e tij, por në natyrën e papërdhosur prej ligjeve të njerëzve. Në poezitë e këtij cikli gjejnë vënd lotët e kalit që përkulet para të burgosurit të vrarë nga roja në një kamp të punës së detyruar, një skenë e pakrahasueshme që nxjerr në pah  mizorinë njerëzore përballë fisnikërisë së kafshës, dallëndyshet që, me cicërimat dhe foletë e tyre, paralajmërojnë fundin e dimrit, xhirafat, më të hijshmet e botës së kafshëve. Ka një vjershë të thurur për kopshtin zoologjik të Tiranës që mbyllet me fjalët : “Me lirinë e gjallë të të gjithëve   Dhe un jam më i lirë.”

Nuk përballemi me një prirje të vonë romantike, as me një shfaqje të një mode që, në botën e sotme, gjen mjaft përkrahës. Është diçka më e thellë, ka në bazën e saj bindje të krijuara, si pasojë e të jetuarit në një rend gjërash, në të cilat të gjitha vlerat njerëzore janë asgjësuar, ku nuk shihet as hija më e zbehtë e një shoqërie që t’i afrohet sado pak dhe njerëzve të Neandertalit apo të Kromanjonit. Ky është burgu i regjimit enverist shqiptar, ku është mbyllur, në vitet më të mira të rinisë, poeti. Simbas akuzuesve të tij poeti Visar kishte shkruar poezi “hermetike” që “rrezikonin” pushtetin e popullit !?

Ajo botë e vogël në të cilën u lind e u rrit shkrimtari dhe ajo pjesa e saj më shprehëse e më përfaqësuese, në të cilën u mbyll forcërisht në një çast dramatik përcaktues të jetës, janë një realitet, përballë të cilit bota e kafshëve, xhungla me të gjitha veçoritë e rregullat e saj, ku zotëron ligji i më të fortit, mund të quhen modele morali për t’u marrë si shembull. Nëse rendi i vlerave është përmbysur në dobi të së keqes, nëse njerëzimi, në gjysmën e dytë të shekullit të atomit, polli përbindësha të pashembulltë, për nga mizoria e tyre, si komunizmi shqiptar, të mbijetuarit e atij proçesi historik kanë vetëm një detyrë : paditjen deri në imtësi t’atij sistemi, arkitektëve e zbatuesve të tij, si shprehje e një përvoje historike që meriton të mbyllet “në bodrumet e errëta të historisë”, siç shprehet autori.

Drama e brëndëshme e tij, ai proçes i gjatë shnjerëzimi që, me mjetet më të dhunëshme e më të pamoralëshme u ushtrua mbi të, ashtu sikurse mbi qindra e mijra bashkëvuajtës të tij për gjysëm shekulli është edhe boshti qëndror, filli drejtues i një veprimtarie letrare, që mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të një epoke të zezë, autorësia e së cilës i u ngarkua vetëm një njeriu. Ndërsa ajo shoqëri, në shumicën dërmuese të saj, edhe sot priret nga anashkalimi i përgjegjësive të përgjithëshme e të përveçme në tragjedinë më të madhe të kombit.

Poezitë që i kushtohen asaj periudhe të jetës, që lidhen me çastet e pafund të dhimbjeve, poshtërimeve, dhunës fizike e psikologjike, t’ushtruar në bazë të një strategjie të hartuar përsosmërisht në instanca të larta të krimit botëror, janë edhe pjesa më e qenësishme dhe më prekëse e vëllimit. Që nga “E shtuna e parë e arrestit” deri tek poezia e fundit e ciklit në këtë vëllim që titullohet me një pyetje “Ç’kohë është, e njeriut apo e skeletit të tij?”, lexuesit, si në një film të gjatë, i dalin parasysh skenat e një jete që e ka humbur edhe kuptimin e termit. Ajo vazhdimësi dukurish të jetës së qelisë apo të kampit, ato skena të mjedisit të jashtëm që rrethojnë në çdo çast përsiatjet e heshtura të poetit të prangosur, borërat e bardha që mbulojnë qetësisht të gjitha gjurmët, figura e një vajze mësuese që çdo ditë, larg telave të kampit, zgjon tek çdo banor i tij stimujt e jetës, mundi i përditshëm i punës së skllavit në minierë, vdekja që herë mbas here troket në derën e të burgosurvet, thesi i tyre në depo që mbetet simboli i së vetmes shenje të diçkaje të tyre, të privatësisë, mesazhi i një rrëkeje uji në qetësinë vdekëse të një vetmie në frontin e punës së galerisë, janë disa nga skenat e atij filmi rrënqethës që e bëjnë lexuesin bashkëjetues të fatit të autorit.

Por Visar Zhiti nuk është një fotograf i thjeshtë që filmon e shfaq çdo gjë që ndodh rreth tij, ai e shoqëron dëshminë e tij me bluarjen e mendimit, me përgjithësimin e tij, me padinë qytetare që e kthen atë në një tribun, jo vetëm të vetes, por të gjithë brezit të tij, kryesisht atij bashkëvuajtës.

Autori i “Rrëfim pa asnjë altar” është një poet i lindur. Ndoshta poezia e tij, për t’u kuptuar, në gjithë shtrirjen dhe thellësinë e saj, ka nevojë për një mundim të mëtejshëm. Por aty ku ai arrin maja të artit të tij janë ato rrjeshta që i kushtohen botës intime, në këtë vëllim e ndërthurur me tragjedinë e atdheut dhe me fatkeqësinë e vetë poetit. “Ditëlindja ime në qeli” është rrëfimi i një çasti të dhimshëm, një përsiatje e thellë e një gjëndjeje, në të cilën është përmbysur gjithshka, së bashku me vetë kuptimin e jetës, një vdekje klinike e autorit të cilit Zoti i dërgon si varkë shpëtimi talentin e tij, poezinë, (prostitutë dhe Shën Mëri) në vetminë e qelisë. Lexuesi normal i Evropës së sotme, ku futet dhe ai shqiptar, fatmirësisht i shkëputur nga yzengjitë e vlerësimit të artit të partisë, gjen në këtë lloj poezie një vërtetim të idesë se deri në ç’pikë njeriu krijon artin dhe, anasjelltas, deri ku arrin aftësia e këtij të fundit për të formuar vetë njeriun. Por asnjë prej këtyre lexuesve nuk mund të futet në shpirtin e vërtetë të krijimit poetik, në thelbin e gurit filozofal të saj, si ata njerëz që kanë patur fatkeqësinë të festojnë ditlindjet e tyre në vetminë e qelive t’akullta të hetuesive shqiptare…..

Në këtë kuadër, një vënd të veçantë në vëllim, zënë dy poezitë kushtuar prindërve, të titulluara “Perëndesha e mbrojtjes” dhe “Im atë i verbër”. Janë yjet më të ndritshëm të yllësisë poetike zhitiane, të denja për cilëndo firmë të poezisë botërore, dhe asaj më eprore. Nuk është thjesht dithirambi poetik i mirënjohjes për ata që e sollën në këtë jetë, është hymnizimi deri në ngazëllim i funksionit dhe rolit të gruas në jetën njerëzore, kryesisht në figurën e nënës, në të cilën ajo, sigurisht, meriton skeptrin e botës. Nuk po futem në ftillimin e imtë të këtyre perlave poetike shqiptare, nuk dua të prek, sado pak, shkëlqimin e tyre. Lexuesit i kumtoj me sinqeritet kënaqësinë e jashtzakonshme që kam provuar me leximin e tyre dhe mikut poet i shpreh falënderimin, besoj edhe n’emër të mijra bashkëvuajtësve, që ka ditur të përjetësojë, nëpërmjet vargjeve të tij, çastet tragjike të jetëve tona dhe flijimet sublime të nënave, grave e motrave tona, heroinat e vërteta  të qëndresës shqiptare në gjysëm shekullin më të zi të historisë së këtij populli.       

Diku më sipër vura në dukje se, në jetën e trazuar të shkrimtarit, triumfoi vetëm ëndrra e poetit. Analiza, qoftë edhe shkurt e përciptas si kjo e imja, e poezive të Visar  Zhitit, nuk mund të anashkalojë një nga përbërësit e saj më të rëndësishëm : ëndrrën. Ka një lidhje organike, në gjithë personalitetin e tij, mes prodhimtarisë letrare e motiveve shtytëse të brëndëshme të saj. Me gjithë praninë e elementëve racionalë poezia e autorit tonë i përket më shumë gjinisë emotive, botës së ndjenjave të holla e të fantazisë së ndezur që, ndonjëherë krijon figura e koncepte, vështirësisht të kapshme për lexuesin e thjeshtë. Ajo botë nuk do të mund të jetonte e t’ishte prodhuese pa elementin kryesor themelor të saj, ëndrrën.

Vetë poeti, në vargjet e tij, ka dëshirë t’a theksojë këtë shtytëse e nxitëse të gjithësisë krijuese të tij. Madje ëndrra është diçka më tepër, është përbërësja më e rëndësishme e vetë qënies krijuese : “Njihuni me skeletin tim – Jam unë pa ëndërrat e mija”. Për të ëndërra është gjithshka, sinonim i vetë jetës, i ngrohtësisë, i dritës, i shpresës. “Ëndrrën t’a zhvesh që të më mbetej guri i ngrohtë i jetës…” Lexuesi e ka të vështirë të përcaktojë nëse poeti është prodhim i ëndrrave të tij, apo ëndrrat e kthyera në poezi janë thelbi qenësor i vetë veprës së tij. Klithma e dëshpërimit, që del nga thellësia e shpirtit në çastin më dramatik të jetës së tij, n’atë të arrestimit, pasqyrohet në një varg të vjershës së shkruar n’atë rast : “ do të  rrëzohen ëndrrat “.

Është ky tmerri i shkrimtarit n’ata çaste, një gjë e pakuptueshme për vdekëtarë të thjeshtë n’ata kushte, por kjo është vlera e shtuar e artistit krijues, e cila i jep atij fuqinë, guximin dhe energjinë për të përballuar vite të tëra të një vegjetacioni në kufijtë e vdekjes. Ëndrra e shoqëroi e paprekur poetin në vështirësitë e panumurta të ditëve e netëve në minierat e Spaçit apo Qafë – Barit, në zonat e thella të nëntokës, ku ai mbushi e shtyu vagonat në dritën e një kandili, në temperatura të larta e në një ajër të ngarkuar me avuj uji e squfuri, në përplasjen me të ftohtit therës të maleve të Mirditës në dalje të galerisë. Ajo mbeti pasuria e vetme e tij në një mjedis ku i a kishin rrëmbyer të gjitha, ku ishte kthyer në një numur, i vlefshëm vetëm për të nxjerrë mineral, që shteti fuqiplotë i tiranëve do t’a përdorte për të mbajtur në këmbë “ekonominë” e tij të bunkerëve dhe të të paaftëve.

Në çastin kur makthi mbaron e poeti kthehet në jetën “normale”, ëndrra bëhet edhe më e rëndësishme, sepse do të jetë përsëri ajo që do t’a drejtojë ecjen e tij drejt objektivash të tjera, që për të janë ata të krijimtarisë artistike. Në këtë rast ajo merr funksionin e misionit që duhet të marrë përsipër “poeti i ëndrrave”, mbasi koha i ve mbi shpinë detyrën e përjetësimit letrar të një përvoje të hidhur, t’errët, tragjike, nëpër të cilën kaloi ai dhe shumë bashkatdhetarë të tij.

“ Do të marr prej dore ty ëndërr

Dhe do të shëtis zgjimeve të mija

                                                                   si një i çmëndur”

          Kjo është besojma e re e shkrimtarit, i vetëdijshëm se tashmë jeta e tij nuk i përket vetëm vetes apo familjes, i përket edhe një shoqërie që pret prej pendës së tij vepra që do të përjetësojnë bëmat e asaj epoke historike plot vdekje, dhimbje, mohim lirish e të drejtash, padrejtësi e dhunë të çdo forme. Vëllimi “Rrëfim në asnjë altar” i qëndron besnik këtij misioni të shkrimtarit. Vlerësimi që i bëhet nga kritika e një Vendi që mbahet si djepi i poezisë, është mjaft shpresëdhënëse.

Kritiku Ennio Grasso pohon në gazetën “La voce” (Zëri), të 29 janarit 2013, në lidhje me botimin e librit të Visar Zhitit  se “pa dyshim është ndër më të mëdhenjtë poetë evropianë në mënyrë absolute”, ndërsa kritiku Giovanni Ruggiero, në shtyllat e “Avvenire” (E ardhmja) shprehet : “Poeti konsiderohet në atdhe e jashtë tij, si zëri më i fuqishëm i gjithë poezisë bashkëkohore shqiptare…”  Më poshtë vazhdon : “Mesazhi poetik i Zhitit universalizohet dhe kalon kufijtë gjeografikë të dhimbjes shqiptare. Poeti është dëshmitar i vuajtjeve të njerëzimit, sepse këto i shkaktojnë më shumë dhimbje se çështja e tij vetiake.” Ndërsa studjuesi i njohur i botës shqiptare, Robert Elsie, e përkufizon kështu : “Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit janë pasqyra më e mirë e historisë së kombit të tij…”

Këta janë disa nga vlerësimet për shkrimtarin tonë. Përkthimi dhe botimi i veprave të tij në Evropë e më gjërë, njohja dhe përhapja e tyre sa më shumë n’opinionin publik e artdashës të botës, vlerësimi në rritje i meritave të tij në fushën e letrave, na bëjnë t’a shohim me optimizëm përfaqësimin e populliti tonë në fushën e kulturës botërore dhe shpresën që, në galerinë e kandidatëve për Çmimin Nobel për letërsinë, krahas I. Kadaresë të rrjeshtohet edhe emri i nderuar i Visar Zhitit.

Itali, Mars 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Eugjen Merlika, shqiptare, Zhiti-Visar i Letersise bashkekohore

PIKTORËT SHQIPTARO-AMERIKANË EKSPOZOJNË NË CHELSEA , NEW YORK

February 7, 2013 by dgreca

New York : Talentet e reja shqiptare hapin ekspozitë në “zemër” të Nju Jorkut/

Ekspozita paraqet : ‘Diversitetin dhe zhvillimin e këtij brezi të artistëve dhe ëndërrimtarëve të rinjë shqiptaro amerikanë”./

 NGA BEQIR SINA, New York/

CHELSEA – NEW YORK CITY : Hapja e kësaj ekspozite, para një numëri kaq të madh të talenteve të reja shqiptare në Shtetet e Bashkuara i ngjante një spektakli të vogël “America’s Got Talent”, i cili do të quhej “Albanian’s Got Talent”. Kjo ishte një nate thjesht dhe bukur, komuniteti shqiptarë i artistëve në SHBA, të cilët promovuan talentet e reja që ka në këtë komunitetet dhe i përkasin zhandërrve të ndryshme të artit.

Dhe, ana tjetër, është që me këtë rast vetë artistët tanë talentet e reja dhe ato me provojë, në mënyrë të ndërsjelltë arrijnë të njohen dhe të lidhen me njëri tjetrin që të kenë edhe mundësi të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin në të ardhmen e tyre.
Ekspozita e cila shoqëruar me një spektakël të vogël nga dy këngëtaret e talentuara të muzikës vendase – “Country Music”,  Dashuri dhe Jenevieve Egriu u çel nën kujdesin e Rrjetin i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane – APEN.

Në këtë ekspozitë morën pjesë dhjetra artëdashës, studentë, gazetar, dhe afaristë të komunitetit si edhe nga kompania shqiptare e pijeve energjitike “Black Eagle, Energy Drink” nga New Yorku.

Ndërkohë, që zgjedhja si pikë takimi e “kryqëndrës” së kulturës dhe artit shqiptarë në SHBA, “Fadil Berisha Studio” nuk është bërë pa qëllim, mbasi fotografi i famshëm shqiptarë Fadil Berisha është vetë një nga promovuesit e artit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, dhe vend-burimi ku kan preformuar ose kan dalë talente të mëdha shqiptare të cilat kan rezatuar edhe në skenat amerikane dhe botërore..

Këtë e pohoi edhe drjetuesia e këtij evenimenti Etrita Ibroci, në fillim të fjalës së saj kur theksoi se Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane – APEN (Albanian Professionals and Entrepreneurs Netëork). -ju mirëpret të gjithëve në këtë eveniment i cili ka për qëllim ; “njohjen etalenteve të mrekullueshme tëkomunitetit tonëdhe të krijimtarisësë tyre, pasionin dhe bukurin në jetën e artistëve tanë të talentuar në SHBA, që kan ardhur sontenëformën e njëpikture,këngë, dizajnveshje, skulpturë,apo fotoreportazhe.”
Më tej zonjusha Ibroci, duke treguar për organizatën e saj u shpreh se :”Si shumicaprej jushe dini, që organizata jonë APENështë një organizatëqë ofron njëplatformë përtë gjithëprofesionistëtdhe sipërmarrësitnërrjetin tonë, si dhetë bëjmë më shumë, që me anë të këtyre aktivitevevtë njohin njëri-tjetrin, dhe shpresojmë për tëbashkëpunuar dhe përtë ndihmuarnjëri-tjetrin. Çdo vitne kemingjarje të ndryshmeqë përfshijnë venimente të ndryshme nëfushatë tilla sifinancave, mjekësisë, dhe kohët e fundit kemiorganizuar edhenjëDitën Karrierës – Career Day që ka qenë një sukses i vërtet”.
Në këtë kontiunitet të këtyre veprimtarive, ajo vuri në pahë faktin se “Kjo ështëngjarja e dytëjonë qëAPEN i dedikohetArtit dhe artistëve shqiptarë duke bashkëpunuar me komunitetin e artistëve shqiptarë në Amerikë, dhene shpresojmë, shtoi ajo që tëvazhdojmë traditëndhe zgjerimin e rrjetitpër të gjithëartistët tanë në SHBA, Shqipëri, Kosovë viset shqiptare dhe diasporë”..
Për të treguar rëndësinë dhe kontributin e arttistit shqiptar Fadil Berisha, Ibroci nënvizojë se ajo nuk mund të linte pa parmendur që-“kjo ngjarje nukdo të kishte qenëe mundur pabujarinëdhe mbështetjen e vazhdueshmenga i famëshmi ynë, tha ajo FadilBerisha – dhe natyrishtë që edhe në emrin tuaj e falënderojmë përhapjene dyerve përstudio e tij nëkëtë ngjarje kulturore”.
Ajo veçoi nga kjo veprimtari dy talentet e mrekullueshme nga Buffalo – Neë York, dy vajzat e talentura të veprimtari të njohur të komunitetit tonë Eddie Egriu, Dashuri dheJenevieveEgriu, të cilat kanë konkuruar edhe në spektaklin e talenteve të reja amerikane, me dy këngë “Ditë e Natë” dhe këngën “I padukshëm”. Këngë që ato i kënduan me plot pasion duke marrë duartroktijet e të gjithë pjesëmarrësve.
Më pasë, zonjusha Ibroci përmendi edhe Designeren emodës BesaNeziriRugova-e cila është e diplomuar ngaShkollae DizajnitParsonnëNew York. “Ajoka linjë tësaj tëveshjevetë quajturBESE, tha Ibroci, duke shtuar se ajo dizanjon dhe e bënrroba të modës, por, ajo gjithashtu bën dheilustrime të fotografisë në fotoalbume të njohura amerikane”.

Lista e artistëve

Në këtë mbrëmje talentesh të reja artistësh shqiptarë në SHBA, marrin pjesë tha Ibroci 22 artistë shqiptaro amerikanë : HelidonGjergji.Giorgio Kolaj. EmilBakalli .AlkanNallbani. LulzimShtini .KlodianaAlia . ArtanShabani.ArdianIsufi .BekimZeqiri .Alfred MilotMirashi.ParlindPrelashi .VeneraKastrati.ArmandXhomo .ArbenSela .MajlindaHoxha .HeldiPema .OlsonLamaj .IrginSena .RilindKuqi . LukaHajdini . EmanuelGjoka .ElianoKalemi

Në emër të APEN ( Rrjetin i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane – APEN, foli kuratori i kësaj veprimtarie Alkan Nallbani, duke shprehur kënaqsinë e tij meqense iu dha rasti për të i njohur adhuruesit dhe talentet e reja me ekspozitën e dytë vjetore të artistëve shqiptarë në “zemër ” njërës prej lagjeve më të njohura të komunitetit të artistëve amerikanë – Chelsea”, u shpreh ai..

“Kjo ekspozitë vuri në pah Nallbani – është një Panoramë e përgjithëshme që na jep një paraqitje e shkurtër në diasporë të artistëve shqiptarë që punojnë në zonën metropolitane të New Yorkut dhe rreth botës. Megjithë ndonjë deklaratë kritike, ekspozita paraqet :’Diversitetin dhe zhvillimin e këtij brezi të artistëve dhe ëndërrimtarëve të rinjë shqiptaro amerikanë”.

Mbasi sipas tij shumë prej këtyre artistëve kan “përqafuar” dhe zgjedhur qytetin e New York, duke e parë këtë si një qendër të ekzistencës së tyre. Si një qytet ku ka kaluar e gjithë bota e artistëve të mëdhënjë, New Yorku kështu mbetet në thelbin e tyre krijuese, “karburanti” i krijimtarisë dhe frymëzim dhe ka shumë gjenerimin pjellor dhe të paparashikueshme, për talentet e reja që shpërthejnë nga ky qytet.

“Arti i tyre, në këtë ekspozitë tha kuratori i kësaj ekspozite Alkan Nallbani, pasqyron një eksplorim të thellë të identitetit dhe përfshirjes sociale të këtyre artistëve pjesmarrës. Edhe është i lidhur emocionalisht me atdheun, ky brez i ri i artistëve shqiptarë e shohin veten si pjesë të skenës së artit të madh global, me të gjithë kompleksitetin e saj dhe mundësinë mikpritëse, të New Yorkut me zërat e tyre individuale, duke u ofruar atyre jo vetëm mundësinë, e por edhe të drejtën për të marrë vendin e tyre, nesër edhe në skenën botërore.” përfundoi Alkan Nallbani.

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, ekspozojne, ne New York-Chelsea, piktoret, shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT