• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deshmi ne Kongresin Amerikan per identitetin e shqiptareve ortodokse ne Maqedoni

October 17, 2013 by dgreca

Branko Manojlovski do të dëshmojë në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit shqiptarëve ortodoks në Maqedoni/

Nga Skënder KARAÇICA/

Branko Manojlovski në takimin e sotëm në Muzeun Holokaust në Çikago ka shtruar një varg çështjes që kanë të bëjnë me popullin e ndaluar shqiptar ortodoks në Maqedoni.Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare,ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse,jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës,të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks.Shqiptarët ortodoks,ka thënë Branko Manojlovski,jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi,bënë që bashkombasit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike.

Duke dëgjuar diskutimin e Manojlovskit,drejtoresha e Muzeut Holokaust Noreen B.Brand,theksoi se historia e popullit shqiptar ka shumë pikëtakime të dhimbshme me popullin hebrej.Ndërsa për këtë problem të anatemuar të shqiptrëve ortodoks në Maqedoni,e ka marrë fjalën Dan Shure,i cili theksoi se në bashkëpunim me SHSHA-në do të organizojmë që Branko Manojlovski të dëshmojë në Kongresin Amerikan në Uashington për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

Ndërkaq,përfaqësuesit e SHSHA-së theksuan se për avansimin e problemit shqiptar ortodoks do duhej të merren më seriozisht deputet sshqiptarë të të gjitha subjekteve politike dhe të BDI-së në kaulicion me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski,për të vënë në jetë të drejtën me ligjet kushtetuese në Maqedoni për njohjen e identitetit të anatemuar për këto 72 vjet të regjimeve kundër popullit shqiptar ortodoks në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme,thuhet në këtë kumtesë që doli nga takimi i sotëm në Muzeun Holokaust në Çikago.


Filed Under: Featured Tagged With: deshmi ne kongresin amerikan, maqedoni, shqiptaret ortodokse, Skender Karacica

Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë!

August 1, 2013 by dgreca

“Të besohet në atë që thotë populli: gjaku nuk bëhet ujë. Dritë e tij verbon çmendurinë e gëlltitësve të hapësirës sonë…”Ali Podrimja”./
Nga Fahri Xharra/
Ne foto: Martiret e parë të KRISHTERIMIT OTRHODOX ILIR, FLORUSI  dhe LAURUSI….

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi (jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij) më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik”, rrëfehet Manojlovski, ortodoksi i parë shqiptar i Maqedonisë (IRMJ) që pati guximin të deklarohet dhe përfundimisht t`a pohon origjinën e tij të vërtetë.
Po ku qëndron e vërteta e këtyre shqiptarëve ortodoks në Maqedoni?
Ata, janë hala aty, frymojnë aty, por me një frikë të madhe të ç’faqin thelbin e tyre kombëtar. Izolimet e mëdha iu vinin që në kohën e Turqisë. Ata duhej te veçoheshin, për të ruajtur identitetin e tyre fetar. Atyre iu duhej të fshiheshin, sepse si ortodoks e kishin më të lehtë të mbijetonin.
Pas pushtimit serb në vitin 1913, familjeve shqiptare iu imponua mbiemri me prapashtesën –viq. S`kishin mundësi e shans tjetër ose me –ski, ose me –iq apo –viq.
“Nënat tona nuk dinin asnjë fjalë maqedonisht.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”-
rrëfehet Branko Manojlovski nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të rrethit të Gostivarit në “Koha “ të Shkupit.
Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Po këta të sotit?
Janë edhe shumë shqiptarë tjerë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë.
Prof. Skënder Karaçica për asimilimin dhe përkatësinë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e jep me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, thekson Karaçica.
Duhet përmendur intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i cili duke i ra grusht propagandës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptar, Kemi një gjak dhe një farë… Nona që na rriti n’gji, Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhën e vet mohuet! Dhe serbishten zut të msoni: “Vake take” të na thoni.
Shqiptarët ortodoksë që nuk janë pak, sot ata janë mbi 15% të popullatës së Maqedonisë,atyre nëna iu ka folur shqip,gjyshërit e gjyshet iu flitnin shqip. Por vorbulla historike e kërkonte shlyerjen e tyre herë nga e majta e herë nga e djathta. Ishte furtunë e madhe kur, kurrkush nuk guxonte te fliste, e as të çfaqte përkatësinë kombëtare.
Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bëj të veten, dhe të thuhet e vërteta dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën. Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.
Edhe Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodokse shqiptare. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë historinë tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre ortodokse shqiptare.
Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.
Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.

__________________
Thuaje të pa shkruarën,shkruaj të pa thënën!

 

 

Filed Under: Analiza, Kulture Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret ortodokse, te Maqedonise

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT