LISTAT SHQIPTARE NË MAL TË ZI ME 2 DEPUTETË-
Shqiptarët në Mal të Zi nuk mundën që të realizonin bashkimin e plotë paraelektoral, por u paraqitën me 2 lista. Në pritshmëri, listat shqiptare pritet të përfaqësohen me dy deputetë në Parlament, nga një që kishin mandatin e kaluar, ndërkohë që rol kyç është konsideruar se do të luaj në formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi koalicioni “E zeza në të bardhë”, që udhëhiqet nga politikani shqiptar Dritan Abazoviç, një grupim ky që mbështet opozitën pro serbe e pro ruse, që duket se do të ketë gjasa të formojë Qeverinë e re. PDS e Gjukanoviçit pas 30 vjetësh e sheh veten humbse për shkak se nuk ka shumicën dhe nuk ka hapsira për koalicione. Ajo fitoi 35.05 për qind të votave, e kthyer në mandate; 30 mandate, ndërsa koalicioni proserb ka marrë 32.55 për qind të votave ose 27 mandate, por asnjëra nuk ka fituar shumicën e e 81 vendeve te Parlamentit, për të formuar e vetme qeverinë.
Këto zgjedhje më shumë se gjithçka ishin sfidë për Perëndimin.
Synimi I shqiptareve per te fituar edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë as vendin e dytë,ata kane siguruar vetem 469 vota, DPS 776 vota, Social Demokratët 500, boshnjaket 242.
Pyetja është:Fituan apo humbën shqiptarët në Mal të Zi? Le ta leme pyetjen retorike, pa pergjigje.
Opozita, që ka shanset për të formuar qeverinë, ka shfryrë shumë antishqiptarizëm në fushatë, – pas saj është Kisha, e cila ishte fitusja reale e ketyre zgjedhjeve.