• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET, PROTESTE PAQSORE NE BRUKSEL

February 19, 2018 by dgreca

Protestë paqësore për Kosovën, më datën, 20/02/2018, Bruksel, në Place du Luxembourg në orën 13.00/

11BrusselBashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një inisiativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 EuroKomisionerëve të librit të tij  Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  1844-1999, do të mbahet nje protestë paqësore përpara Parlamentit evropian me këto kërkesa :

– Liberalizim të vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit;
– Njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të Pavarësisë së Kosovës;
– Kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian;
– Dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit përendimor (Shqipëria, Kosova, Bosnia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Sërbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.
PROTESTA:1 Terrori pushtus serbData : E martë 20/02/2018
Ora : 13.00 deri 14:30
Vendi : Place du Luxembourg në 1050 Bruksel

Filed Under: Emigracion Tagged With: Bruksel, proteste, shqiptaret

Shqiptarët duan të jenë pjesë e vendimmarrjes për emrin e ri

February 10, 2018 by dgreca

1 shqiptaret maqedoni1

Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, kanë shtuar zërat në mesin e shqiptarëve se edhe ata duan të jenë pjesë e mbylljes së këtij problemi, apo që zgjidhja e mundshme të reflektojë karakterin shumetnik të Maqedonisë.

Forumi i intelektualëve shqiptarë, vlerëson se çdo zgjidhje që mund arrihet, nuk do të jetë e vlefshme për shqiptarët nëse nuk pasqyron realitetin në Maqedoni, si shtet ku jetojnë dy bashkësi të mëdha etnike, maqedonasit shqiptarët.

“Pa një marrëveshje ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, çdo vendim, çdo emërtim i vendit do të jetë i pavlefshëm për arsye se praktika na ka mësuar që të mendojmë kështu. Në vitin 1991, shqiptarët nuk u përfillën as për Kushtetutën, as për flamurin, as për pavarësinë, e as për asgjë tjetër, prandaj ajo edhe e solli luftën e vitit 2001”.

“Pra, patjetër emri i Maqedonisë duhet të përfshijë realitetin pasi një emër ku përmenden vetëm maqedonasit dhe injorohen shqiptarët, unë besoj se do të jetë bazë për një situatë kofliktuoze në të ardhmen”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Shpëtim Pollozhani, një nga drejtuesit e Forumit Shqiptar, duke bërë të ditur se ky mekanizëm së shpejti do të dalë edhe më një propozim konkret për emrin e ri të Maqedonisë.

Pollozhani për këtë anashkalim të shqiptarëve, fajëson BDI-në, partinë politike shqiptare në qeveri, e cila, sipas tij, ka marrë rolin e të nënshtruarit në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev.

Bisedimet për çështjen e emrit deri më tani janë zhvilluar mes grupeve negociuese të të dy vendeve, ndërsa tani mes vet ministrave të Punëve të Jashtme, të cilët më pas për rrjedhën e bisedimeve apo qëndrimet e palës tjetër, do t’i informojnë drejtuesit më të lartë shtetërorë.

Në këto bisedime konsultuese përveç BDI-së, nuk merr pjesë opozita shqiptare, e cila gjithashtu ka reaguar për mospërfshirjen e saj, ndërsa ka bërë të ditur se do të kundërshtojë çdo zgjidhje që mund të jetë me ndonjë emërtim sllav.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët, jemi kundër tendencave për sllavizmin e emrit, ashtu siç e kemi thënë që jemi kundër emrit sllavo Maqedoni. Gjithashtu, jemi kundër propozimit që dëgjohet në qarqet diplomatike rreth idesë që të përdoren emra me përcaktim gjeografik të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase si “Gorna Makedonija”. Ne e kundërshtojmë këtë, sepse edhe kjo paraqet tendencë për sllavizëm dhe përvetësim të emirit”, deklaron Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në opozitë.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeveri, thonë se shqiptarët janë pjesë e zgjidhjes së kontestit dhe se emri i ri duhet të pasqyrojë realitetin. Por, Bujar Osmani zëvendëskryeministër për çështje evropiane, gjatë vizitës së fundit në Beograd ka deklaruar për mediet se për këtë parti më me rëndësi është që të gjendet një zgjidhje pasi kjo do të zhbllokonte procesin euro- integrues.

“Unë mendoj që shqiptarët janë shumë të interesuar se si do të quhet Maqedonia. Emri i Maqedonisë duhet të reflektojë realitetin demografik në vend dhe prandaj ne jemi pjesë e këtyre bisedimeve. Por, për ne është shumë me rëndësi të zgjidhet, të mbyllet kjo çështje, për shkak se po bllokon integrimin në NATO dhe për ne NATO-ja është si të jesh apo të mos jesh. Është çështje ekzistenciale për shtetin, është çështje ekzistenciale për popujt që jetojnë brenda, përfshi këtu edhe shqiptarët”, ka deklaruar Osmani.

Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se qeveria që ai drejton pranon një zgjidhje për emrin me përcaktim gjeografik, ndërsa si emra të mundshëm për zgjidhje përmenden Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia (Shkupi).

Bisedimet pritet të intensifikohen nga java e ardhshme, ndërsa Qeveria nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje deri nga fundi i marsit. Në rast të ngecjes së negociatave pritet përfshirja në to e diplomatëve të lartë perëndimorë.Zgjidhja e kontestit 25-vjeçar do të nënkuptonte edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe zhbllokimin e procesin të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Filed Under: Featured Tagged With: -GREQIA KËRCËNON SHQIPTARËT, e emiri, Greqi, macedoni, prese, shqiptaret

Haradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull!

January 27, 2018 by dgreca

4haradinaj hebrejtePRISHTINË, 26 JANAR 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se si çdo vend në botë, edhe në Kosovë kujtohet tragjedia e Luftës së Dytë Botërore, kujtohen dhimbjet e mëdha, fati i hebrenjve, viktimë e asaj lufte, pra kujtohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit.
“Në Kosovë te shqiptarët kemi ndjenjën e mirë se në atë kohë e kemi dhënë provimin si popull, por duke kujtuar tragjedinë e së kaluarës dërgojmë porositë që të gjithë të jemi vigjilentë që njerëzimit të mos i përsëriten kurrë tragjedi të tilla. Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi, i kemi tragjeditë e luftës 1998-1999 dhe jemi të ndjeshëm për këtë. Respekt për të gjithë ata që iu mor jeta në mënyrë të padrejtë në tragjeditë e së kaluarës”, ka thënë kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj, Holocaust, shqiptaret

Shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Francë

January 8, 2018 by dgreca

1 ZilanteFranca ka regjistruar numër rekord të kërkesave për azil në vitin 2017, bëri të ditur Zyra për Refugjatë e këtij vendi.Sipas saj, shqiptarët kanë kryesuar listën, pavarësisht shanseve shumë të vogla për marrjen e statusit të refugjatit, krahasuar me njerëzit nga vatrat e luftës, si Siria apo Afganistani.

“Kërkesat për azil janë rritur për 17 përqind, përkatësisht në 100,000, që është shifra më e lartë në së paku katër dekada”, tha Pascal Brice, kryesues i Zyrës franceze për Refugjatë.

“Ky nuk është fluks masiv dhe ne jemi në gjendje ta trajtojmë situatën”, tha Brice, transmeton Reuters.

Të dhënat e Zyrës për Refugjatë bëjnë të ditur se kërkesat për azil nga shqiptarët janë rritur për 66 përqind, krehasuar me vitin 2016, porse norma e pranimit ka qenë e ulët – vetëm 6.5 përqind.

Për krahasim, norma e pranimit ishte 95 përqind për sirianët, 85 përqind për afganët dhe 59 përqind për sudanezët.

Brice e quajti mbizotërimin e kërkesave të shqiptarëve “një fenomen ciklik”.

Filed Under: Kronike Tagged With: azilkerkuesit me te medhenj, France, shqiptaret

Shqiptarët dhe Zelanda e Re në ndërrimin e viteve

December 6, 2017 by dgreca

-Në Zelandë të Re,  manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët./
1 zelanda e re
-Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn./
-Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen,  lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, “përgojojnë” njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive./
Shkruan Sabit Abdyli/ Dielli/
Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka!
Në Zelandë të Re,  manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët. Organizohen koncerte maratonike me muzikë në ambiente të hapura. Sheshi i qytetit, rrugët, dyqanet stolisen me drita e “pemë”. Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka! Bëhen parakalime rrugëve kryesore në stilin e karnavaleve. Gra e burra të të gjitha grup moshave veshur me maska, në këmbë, në qerre kuajsh racash të ndryshme e mjete tjera transporti, banda muzikore me instrumente me të rëna e frymore, imitues kafshësh dhe  kloun parakalojnë rrugëve kryesore duke u ofruar  kënaqësi shikuesve të shumët.  Dyqanet gumëzhijnë nga  blerësit, që duken sikur bëjnë gara se kush po blen me shumë. Kulmi arrin natën e Krishtlindjeve /24 dhjetor/ për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Gjatë netëve të përmendura  tolerohet ahengu me këngë, muzikë e valle deri në orët e vonshme të natës edhe në apartamente. Si asnjëherë tjetër, fqinji toleron fqinjin për t’u argëtuar qoftë edhe në mënyrë paksa të shfrenuar.  Qytetarët me familjet e tyre dalin në plazhe dhe pika tjera turistike, me të cilat qyteti i Aucklandit dhe krejt Zelanda është e njohur, prej ku në orën fiks 24:00 shikojnë fishekzjarrët për 30 minuta, që e spërkasin qiellin me ngjyra gjithfarëshe dhe forma të ndryshme.  Të rinjtë për natën e ndërrimit të viteve  shkojnë në mënyrë të organizuar jashtë qytetit me makina, mjete lundruese, kurse ata që i kanë “xhepat e nxehtë” fluturojnë  me avion drejt ishujve afër Zelandës dhe shteteve tjera si: Australi, Tajlandë, Indonezi, Losë Anxhelos…  Shteti me i afërt me Zelandën është Australia, rreth 3 orë fluturim me avion.  Në muajin dhjetor – janar, si asnjëherë tjetër gjatë vitit, vijnë shume vizitorë nga katër anët e botës. Zelanda është joshëse për evropian, amerikan, aziatikë e të tjerë për bukuritë natyrore, lumenjtë, liqenet, valët e Paqësorit, ujëvarat, ujërat termal, pyjet, kodrat vullkanike, qetësinë, rregullin, plazhet, botën bimore tepër të pasur, peshkim të lirë, klimën, kulturat e ndryshme që bashkëjetojnë në harmoni të plotë, gjeografinë dhe historinë e  saj. Vijnë e kënaqen këtu adhuruesit e natyrës, valëve të detit, sporteve në ujë, rrëshqitje mbi valë, lundrim me jaht.., aeronautikës, peshkimit, ecjeve në natyrë,  ushqimit qind  për qind natyral, restoranteve të shumta, hipodromeve, kuajve të racës…  Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn. Në aktivitetet e përmendura  marrin pjesë edhe shqiptarët, të cilët  për pak kohë, /shumica prej tyre kanë ardh këtu në vitin 1999/ kanë arrit të adaptohen në mjedisin e ri.  Shqiptarët e ardhur, besohet të jenë diku 160 familje,  janë të vendosur në qytetin më të madh të Zelandës së Re, në Auckland.

Lindja e diellit në Zelandë të Re. Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn.

Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen,  lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, “përgojojnë” njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive.
Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Filed Under: Emigracion Tagged With: nderrimi i viteve, Sabit Abdyli, shqiptaret, Zelanda e Re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 27
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT