• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OBAMA PRITI RAMEN NE SHTEPINE E BARDHE

April 15, 2016 by dgreca

Obama theu protokollin për Ramën, e merr në Zyrën Ovale

​Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara me takimin me zv.presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Obama ka thyer protokollin dhe ka marrë kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqëron është fundi i një vizite historike jo thjesht për faktin se bëhet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe në fund të një serie takimesh të rëndësishme që kreu i ekzekutivit pati në Nju Jork dhe në Uashington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

Çështjet e sigurisë, për shkak se Shqipëria shikohet si një investim strategjik i Shteteve të Bashkuara, por edhe çështje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO-s në korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasur një qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çështje të tjera të rëndësishme siç janë investimet e mëdh a strategjike amerikane si TAP-i dhe çështje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në një moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë më parë këtu në CNN, e bëri të qartë që ky do të ishte një investim i gabuar i shtetasve amerikanë.

Rama takim me Obamën dhe Biden: Vlerësohet mësimi i fesë në shkollë

Shqipëria është duke marrë gjithnjë e më shumë një rol të rëndësishëm në rajon dhe kjo shihet me pozitivitet nga partnerët ndërkombëtar.

Këtë tha Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit me Presidentin Obama dhe Zv/Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, takim i cili zgjati rreth 50 minuta.

Kryeministri u shpreh për VOA se takimi zgjati më shumë se çfarë ishte parashikuar.

“Fjalët ishin të mira për vendin tonë. Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm në rajon dhe dinamika e politikës së jashtme ka sjellë një këndvështrim të ri të partnerëve karshi nesh”, theksoi Rama.

Ai bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë e ka pritur mirë implementimin e mësimit të fesë në shkollë.

“Bashkëjetesa fetare duhet promovuar. Ajo është thelb i një shoqërie moderne. Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe me entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për ti dhënë të rinjve, instrumentin e domosdoshëm për të mos rënë pre e propagandës esktremiste. Qendra rajonale kundër ekstremizmit do të ngrihet dhe ka marrë mbështetjen Amerikane dhe të USAID. Nuk është program që prek vetëm shkollat por ajo prek të gjitha sferat e jetës për të promovuar bashkëjetesën fetare”, tha Rama.

Ai shtoi se këtë bashkëjetesë fetare që ka vendi ynë, të rinjtë nuk duhet ta marrin si të mirëqënë, por duhet të “luftojnë” për ta mbajtur.

Duke folur për reformën në drejtësi, kryeministri Rama u shpreh se ajo duhet të ishte miratuar. “Praktikisht ajo është gati. Nuk dua të flas për opozitën në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, por kjo puna e mos votimit është pjesë e simulimeve që po bënë opozita.

Ka pasur shumë simulime, si ato të njerëzve kur nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport falso për të penguar proçesin. Sidoqotë reforma do të kalojë dhe jam besimplotë, që cila do pal ka kuptuar thelbin, se kush identifikohet si thelbi reformës dhe rëndësia që ajo ka për vendin”, vijoi Rama.

Kryeministri vendit, gjithashtu njoftoi se Zv/Presidenti Amerikan Biden do të pres në një vizitë zyrtare Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin, teksa në lidhje me vizitën e tij në SHBA, Rama bëri të ditur se takimi i radhës ishte me drejtues të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion. “Do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në. Kjo do të jetë një ndihmë e rëndësishme për të marrë në aspektin hetimor”, vlerësoi Kryeministri vendit./ATSH

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, priti Ramen, shtepia e bardhe

Shtëpia e Bardhë do publikojë planet për kontrollin e shitjes së armëve

January 5, 2016 by dgreca

Zoti Barack Obama përgatitet t’i japë dritën jeshile shtimit të kontrolleve për blerësit e armëve si pjesë e një serie masash që synojnë frenimin e dhunës së armëve. Këto plane, presidenti amerikan do t’i bëjë publike personalisht gjatë ditës së sotme, megjithë kundërshtimin e pritshëm të shumicës së ligjvënësve republikanë dhe kandidatëve republikanë për president. Të gjithë shitësit e armëve, si ata që kanë dyqane, ashtu dhe ata që veprojnë “online”, do të duhet të verifikojnë të dhënat e blerësve potencialë përpara se të realizojnë shitjen. Kundërshtia e parë e hapur erdhi nga kandidati presidencial Rand Paul, i cili e tha qartë se veprimet ekzekutive të Obamës do t’i luftojë me “mish e me shpirt”. Disa prej rivalëve të tij republikanë thanë dhe ata se “që në ditën e parë që do të shkelin në Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë ta fitojnë presidencën, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të fshijnë vendimet e Obamës. Fokusi i presidentit mbi dhunën me armë vjen pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në mbarë Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, duke përfshirë masakrën e muajit të kaluar në San Bernadino, ku humbën jetën 14 persona. Në mbarë Amerikën, kujton presidenti, të mbijetuarit e dhunës nga armët dhe ata që kanë humbur një fëmijë, një prind, ose një bashkëshort shënojnë përvjetorët e këtyre ngjarjeve të tmerrshme çdo ditë, por Kongresi ende nuk ka bërë asgjë për të parandaluar atë që u ka ndodhur atyre dhe familjeve të tjera. Njoftimi i masave ekzekutive vjen pas takimit që zhvilloi, siç pat paralajmëruar të hënën, me Prokuroren e Përgjithshme Loretta Lynch dhe drejtorin e FBI-së Jame Comey. Duke vepruar përmes urdhrave ekzekutivë, Presidentit nuk i nevojitet mbështetja e Kongresit të kontrolluar nga ligjvënës të Partisë Republikane, shumica e të cilëve i kundërshtojnë kufizimet ndaj armëmbajtjes. Megjithatë, mundësia që veprimet e tij të përballen me sfida ligjore nuk përjashtohet. Çështjen e kontrollit të armëve shefi i Shtëpisë së Bardhë do ta diskutojë në një takim me qytetarët të organizuar nga kanali televiziv CNN, ngjarje kjo që vjen disa ditë përpara se ai të mbajë fjalimin e fundit në një sesion të përbashkët të dy dhomave të Kongresit mbi gjendjen e vendit, më 12 janar. {SH.K}

Filed Under: Komente Tagged With: do publikojë planet për kontrollin, e shitjes, së armëve, shtepia e bardhe

Hillary Clinton, në “Shtëpinë e Bardhë” të Staten Island-it

September 17, 2015 by dgreca

“Shtëpia e Bardhë”, e Staten Island -it, është ish-shtëpia e gangsterit më të madh në Nju Jork Paul Castellano. Pronari i ri i saj është shqiptaro – amerikani Sal Rusi, i cili  të merkuren ishte  mikëpritës i mbledhjes së fondeve për Hillary Clinton /
STATEN ISLAND, NY – Gazeta kryesore e ishullit Staten Island në New York – “Staten Island Advance” shkruan në një raport të saj nga gazetaria Rachel Shapiro, shkruan :”Hillary Clinton – do të përmbushë ëndrrat e saj politike: “ajo do të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë”( sh.im. një aludim ky i gazetares me shtëpinë e Sal Rusit – e cila është e ndërtuar sipas stilit të Shtëpisë së Bardhë”).
Kjo shkruan gazeta ne fjale është “Shtëpia Bardhë”,  në Staten Island- shtëpi e famshme në lagjen e pasinikeve, ndërtuar dekada më parë në një kodër, ku ndodhen vilat e të pasurve – në Todt Hill – aty ku e ndërtoi këtë shtëpi, i ndjeri – shefi i Mafias italiane – ish kryegangësteri njujorkez, Paul Castellano.
Pikërisht, aty pronari aktual i kësaj shtëpie, Sal Rusi,( sh.im. shqiptaro amerikani me origjinë nga Dibra e Madhe) ka organizuar një koktejl privat politik – për mbledhje fondesh për shpresat e Demokratve në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.
Shtëpia 15.000 – square foot house, e njohur për kolonat e saj “mbretërore”, është e ndërtuar në një “brryl” të rrugës 177 Benedict Rd dhe do të jetë aty ku Clinton e bën debutimin e saj elektoral ne Staten Island në fushatën e saj presidenciale.
Ky event është vënë në programin e fushatës së mbledhjeve të fondeve nga vetë Hillari Clinton së bashku me drejtuesit e kësaj fushate shkruan gazeta “Staten Island Advance”, dhe shton se ”njerëz të nivelit të lartë për mbledhjen e fondeve që nuk dinë asgjë rreth Nju Jorkut, e lëre më ne Staten Island”, kan zgjedhur këtë shtëpi”, shkruan Shapiro.
   Gazeta shkruan se “sipas një burimi me njohuri të mira për mbledhjen e fondeve mendonë se “vendi – ( sh.im. “Shtëpia e Bardhë” në Staten Island – ish- shtëpia e një kryemafiozi i  ndjeri Paulo Castelano) me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.
   Rusi – nuk iu përgjigjë thirrjeve të shumta për koment, shkruan reporterja nga Ishulli Staten Island Rashel Shapiro, por të dhënat pronësore tregojnë se ai ka në pronësi shtëpinë që nga viti 2000. Ai zotëron një biznes të fuqishëm”Benjamin Maintenance”, kompania që mirëmban fasadat në rrokaqiejt e Manhattanit në Nju Jork.
   Ai ( Sal Rusi) e bleu shtëpinë e cila dikur ka qenë në pronësi më parë nga Castellano, bosi i familjes kriminale Gambino, i cili u vra nga një katërit i kreut të bandës“ four-man hit crew working” për John Gottin më 16 dhjetor, 1985.
Sipas të dhënave prona, në vlerën e tregut të shtëpive është aktualisht – 2,640,000
Gazeta Staten Island Advance – shkruan gjithashtu, se edhe thirrjet në zyrën fushatës së kandidates Hillary Clinton në zyrën e saj në Brooklyn nuk janë kthyer ( nuk i janë përgjigjur) .
Ftesa për festë, dërguar atyre që do të kontribojnë në këtë fushat  shkruan se :”Takimi me Clinton sot në Staten Island  “do të jetë një mundësi e madhe për të pranishmit për të dëgjuar diçka prej saj , në këtë shtëpi.”
Simbas gazetës  Staten Island Advance  çmimi për person përfshin edhe një foto me kandidaten për Presidente Hillary Clinton.
Shënim i im : Prej se kur Edi Rama – është zgjedhur Kryeministër, dy herë e ka qenë mysafirë në shtëpinë e Sal Rusit Staten Island NYC.
Vizitën e parë shoqëruar me një fotografi, e ka bërë publike  gazeta shqiptaro amerikane Illyria – ku në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – New York, më 28 shtator 2013, në darkën private, kan qenë present edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe disa biznesmen dibran dhe maqedonas.)  Kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork – në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusin si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA! -por…ende nuk është zyrtarizuar – mbasi pas shkarkimit po të asaj dite të Konusullit të Përgjithshëm Dritan Mishto – Shqipëria ende nuk ka zvendësues zyrtar në këtë detyrë (edhe pse ka nje te ngarkuar prane Misionit I D).

Filed Under: Komunitet Tagged With: fonde per Hillari Klnton, Sale Rusi, shtepia e bardhe, Staten Island

13 Republikanët në garë për në Shtëpinë e Bardhë – në 2016

January 4, 2015 by dgreca

“Kjo është fusha më e hapur e garës presidenciale – për zgjedhjet partiake Republikane – që ne kemi parë ndonjëherë,” tha një strateg GOP për revistën politike “The Hill” në Uashington./Nga Beqir SINA – New York/
WASHINGTON D.C.: Republikanët, në SHBA, thonë se lista e tyre e gjatë, me trembëdhjet “të fortit” e tyre, që janë duke menduar të nisin sfidën e garës brenda partisë së tyre – në zgjedhjet paraprake, për zgjedhjet presidenciale 2016, është e madhe dhe entuziaste. Në mesin e më të mirëve republikan, simbas medias amerikane, jan disa të zgjedhur nga grupet më të ndryshme në historinë e kohëve të fundit, sumë prej tyre pa një pararojë të qartë.
“Kjo është fusha më e hapur e garës presidenciale – për zgjedhjet partiake Republikane – që ne kemi parë ndonjëherë,” tha një strateg GOP për revistën politike “The Hill” në Uashington.Çka, do të thotë se kësaj radhe do të ketë një rrugë të vështirë nga të gjithë sfidantët, e cila parashikohet të dalë me një rezultat të ngushtë, në fitoren e tyre – prej çdo njerit prej kandidatëve. “Fitorja, në fillimore – kësaj rradhe thonë strategët republikan – do të varet nga ajo “se si ata gjatë fushatës fondmbledhse gjatë këtij viti(2015) do luftojnë për të siguruar paratë, mediat, dhe natyrisht votuesit, e tyre republikan nëpër shtete. Ngaqë, çdo njerit prej tyre, do të i duhet një fitore e hershme, e cila duhet të fillojë që nga “shtëpia” shtetit të tyre, e cila ka rëndësi në fillim të kësaj beteje”.
Revista politike – një nga mediat më prestigjoze dhe referuese në SHBA “The Hill” ka biseduar me strategët e secilit grup lobist- duke pyetur ata për garën republikane, për të gjetur cilësit dhe disa nga karakteristikat, e secilit prej 13 kandidatëve Republikan që aktualisht renditen si më poshtë, dhe janë më të përfolurit deri tani.
Grupi i ashtuquajtur i ” Tre më të fuqishmeve”:
Këta 3 kandidatë, mometalisht konsiderohen si më të “fuqishmit”, mbasi mendohet se do të jen brenda partisë me baza më të sigurta sidomos ato të donatorëve duke pasur potenciale të mira- për të kapërcyer “hendekun” konservatorë, që është pika më e fortë, deri tani për tu kapërcyer në radhët e republikanëve.
Senatori Rand Paul (Kenektikat)
Zoti Paul – megjithëse, nuk ka ka qenë në nivelin e duhur disa muaj më parë, por që nga atëherë, mendohet se ai është bërë i fortë, sidomos në lidhjet e tij me mediat. Ai, është për atë që presidenti i ardhshëm i SHBA – me veprimet ekzekutive për reformën e imigracionit, duhet të mos ndalet dhe të dijë se si të vendos.
Përveç kësaj Senatori Rand Paul – thuhet se ka të trashëguar infrastrukturën e fushatës së babait të tij, kur ai në mënyrë “agresive” e pat ndërtuar atë duke filluar qysh në shtëpinë e tij – nga Silicon Valley në Uashington.
Fushata e tij – gjithashtu mund të apelojë tek votuesit e rinj – të cilët kanë prirje demokratike në vitet e fundit. Ai ka shansin më të mirë, për të fituar zgjedhjet paraprake në Iowa, e cila do ta bënte atë të fuqishëm me një dalje të tij në krye të Republikanënve, dhe të padiskutueshëme për më pas.
Governatori Chris Christie i Nju Xhersit
Zoti Christie “Ka për të “ngulur” përsëri këmbëngulës dhe të kthimit të tij në një politikan republikan i “flaktë”” tha një strateg – duke shtuar se “Republikanët e duan dhe kan besim tek Chris Christie.”
Ai tashmë ka një veçori në fushatat Republikane, sidomos për mbledhjen e fondeve, duke filluar nga New Yorku dhe New Jersey, dhe ka shumë përkrahje nga suksesi i tij – si kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë, duke e rritur përkrahjen e tij – në shkallë kombëtare.
Por, simbas strategëve republikan – pra tyre që përgatisin fushatat, thuhet se Christie, do të duhet të përqëndrohet në një fitore në fillimore në shtetin e New Hampshire, pa humbur kohë, sepse, votuesit konservatorë në Iowa dhe Karolinën e Jugut – ka të ngjarë të mos ia japin atij votat dhe përkrahjen financiare.
Ish-Governatori i Floridës – Jeb Bush
Me emrin e mirë “ID” dhe me “një prurje” tjetër nga dinastia e famshme e Bush-ve, president, dhe me një qasje në linjat e thella politike dhe ngritjen e fondeve – nisur ato qysh prej orgjinës së familjes së tij, Bush, do mendohet se do të mbetet në krye, me shance të mëdha – për të dalë i besuari Republikanëve në fillimore, si ai do të jetë në 2016 në Shtëpinë e Bardhë. Mbasi, ai mendohet se mund të ketë sukses për të bindur republikanët, sidomos mbi fushën që ai ka drejtuar atë të governatorit.
“Ka shumë dallime mes politikbërjes së tij dhe vëllait të tij, George W. Bush kur ihste President, “ID” është më i dashur dhe më i pëlqyeshëm – në rradhët e Republikanëve,” tha një strateg republikan.
I ashtuquajturi :”Grupi Konservatorë”
Ish- Governatori i Arkanesas Mike Huckabee
Ky grup krysohet nga ish kandidati Maike Huckabee, sipas anlasitëve amerikan të zgjedhjeve partiake.”Nëse ai është në fushën e lojës(kandidatë), llogarit duhet bërë ndryshe krejtësisht,” tha një strateg. “Ai është në gjendje të tërheqë shuma të mëdha fondesh në mesin e të pasurve konservatorëve qysh në zgjedhjet paraprake.”
Mbasi ata mendojnë se kjo është një mbështetje e madhe, sepse Huckabee, gëzon një pasuri të mirë edhe vet por ka edhe një farë popullariteti tek republikanët. Por, vetëm në qoftë se ai është i prirur për të lënë prapa, ato mnagësit e mëparshme, thonë strategët, vetëm kështu, ai mund të bënte edhe më të mirën ngaqë ai e bëri në 2008, sepse vetëm kështu ai do të jetë në gjendje për të mbledhur më shumë para, mbasi tashmë ka një rrjet, dhe është një “mall i njohur” për Republikanët.
Në këtë mënyrë “Ai nuk mund të nënvlerësohet”, tha një tjetër strateg.
Senatori Ted Cruz nga Teksasi
Markë Cruz, i përket linjës partiake të konservatorizmit “fanatik”. Ai do të luajë kartën simbas strategëve republikan në fillim të fushatës në shtetet më kritike të votimit, të votimeve paraprake, siç quhen këtu disa shtete. Ai duket se gëzon mbështetjen – kur “kundërshtarët e tij përdorin në sulmet kundër tij, veçanërisht atë kur përpiqen ta portretizojnë atë si një ekstremist i “ekstremit të djathtë”.
Këto atribute ai do t’i shfrytëzojë mirë në se ai i përdor mbledhjen e fondeve – duke krijuar një pjesëmarrje të fortë për fushatat e tij – veçanërisht, në shtete si Iowa dhe Karolinën e Jugut, që njihen si më konservatoret republikane në SHBA.
Por, këtu ka një problem të madh – sepse teksa Huckabee, do të jet në garë, dhe strategët pyesin me të drejtë “në qoftë se ka aq fonde të mjaftueshëm në një “shtëpi” për të dy? në kampin Republikan.
Senatori Marco Rubio i Floridës
Shumica e republikanëve të intervistuar të pyetur për senatorin Rubio në nivelin e kandidatëve të fortë, brenda Partisë Republikane, e rrëzojnë atë nga kjo listë, për shkak se kandidatura e tij – simbas tyre është e varur nga ajo e ish Governatorit të Floridës Jeb Bush – mbasi emrat e tyre vijnë nga i njëjti shtetet Florida – si Republikan.
“Ata të dy kanë nevoja në mbivendosjen për mbledhjen e fondeve,” tha një tjetër strateg. “Ka donatorë nga ata të cilët japin për të dy Jeb dhe Rubio, por jo shumë nga ata të cilët japin para vetëm për Rubio.”
Megjithatë, republikanët kanë shpresa të mëdha për Rubio, tha një strateg tjetër pra për një “kandidat të gjeneratave” siç e quajti ai përzgjedhjen nga Republikanët, që mund t’a përdorin në zgjedhjet presidenciale 2016.
Governatori Scott Walker Wisconsin
Zoti Walker, ka një të kaluar të tij – të rinisë e cila paraqitet sikonservatore, në atë që mendohet se republikanët kan për ta mbështetur, atë sado pak . Kjo është një dukuri që mendojnë strategët republikan për të mbijetuar në rradhët e tyre, në gara të vështira si kjo për në Shtëpinë e Bardhë. E vetmja gjë e që është për t’a “zbrapsur” atë, është ajo që strategët thonë, se ai nuk është “një yll” apo ka karizmën për të “kalaruar në një fushë si kjo” të mbushur me njerëz e personalitete të mëdha Republikane.
Një mrekulli që mund të vijë nga Iowa Kështu është quajtur konkurrenca e fortë dhe rruga e ngushtë për çdo kandidatë, nëse ata do të jenë në gjendje të depërtojnë qysh në fillim në Iowa.

Goverantoi i Teksasit Rick Perry

“Në garën fillimore republikane të 2012,Goverantoi i Teksasit Rick Perry, vendosi për të kandiduar, dhe kishte një shumë 18 ose 19 milion dollar, në një llogari bankare të fushatës së tij – çka konisderohet një pikënisje,” tha një strateg.
Por, Perry, simbas tyre mund të ketë një shans të mirë të tij – për në Shtëpinë e Bardhë, në 2016, në se ai përfiton nga dobësit e të tjerëve brenda Republikanënve. Strategët republikan thonë se ai nuk është aq popullor sa Huckabee dhe aspak i zjarrtë si një konservator si Cruz.

Dr Ben Carson
Republikanët, thonë se ai nuk do të ketë ndonjë vend për të zgjuar ndonjë vëmendje të veçantë në rradhët e republikanënve. Ai nuk ka lënë ndonjë “respekt”, edhe kur ai provojë të hyjë në këtë listë partiake edhe në vitin 2012.
Simbas strategëve republikanë: “Ben Carson – është shumë interesantë”. “Ai është i rëndësishëm për diskutime … por është e sigurt se ai nuk do të fitojë, por, ai duhet të jetë në debate, sepse nxit debate brenda partisë Republikane”

Grupi i “të vegjëlve” Republikan

Governatori Mike Pence i Indianës

Në këtë grup bëjnë pjesë tre guverntaor dhe një Senator .Governatori Mike Pence i Indianës, është përcaktuar në këtë grup si “një konservator social me një rekord të fortë si guvernator. Nëse rradha i vjen një governatori konservator – që nuk është në drejtimin e duhur në këtë grupim republikanësh, ndoshta atëhere është Pence që e bën, atë më së miri – për President” tha një strateg.

Governatori Bobby Jindal Lousiana
Strategët republikan thonë Jindal, si ai ka një rekord të fortë në politikën republikane, por i mungon karizma për të bërë gjurmë në fushën republikane, si në rang shteti apo edhe këmbëtare.”Ai nuk është i preferuar i askujt dhe “rezervë” i të gjithëve,” tha një republikan.
Strategët kryesisht besojn se Jindal do të jetë një prani e madhe në fillim të fushatës, por thonë se ai është i mundshëm për një vend të Kabinetit në një administratë të mundshëme republikane.
Senatori Rob Portman nga Ohio
Senatori Republikan Portman ka një reputacion të mirë si një republikan i moderuar, e cila në karateristikat e garuesve nuk është domosdoshmërisht një atribut i mirë në procesin primar, për të fituar, çka i zvogëlon shancet qysh pa nisë gara.
Governatori John Kasich i Ohio
Guvernatori Kasich, me origjinë babën Chek dhe nënën kroate është jo shumë popullor për shkak të të qenit kongresmen në një nga shtetet më kritike të SHBA – Ohajos.
“Mirëpo ai mund të jet mjaft i mirë – mendojnë ekspertët e këtyr zgjedhjeve mbreda partisë se ai bën shumë për të qenë një zëvendëspresident,” tha një strateg.
“Kasich është ende në përgjithësi, politika e Ohajos, pak a shumë vendit ku politika i lihet qendrës – çka nuk vlen fare për të përfaqësur një President republikanë,” tha një tjetër strateg. “Por politikan si ai sjellin shumë në debatin e Republikanëve në garën brenda partisë së tyre.”

Filed Under: Analiza Tagged With: 13 republikanet, Beqir Sina, shtepia e bardhe

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT