Vështrim/
Nga Skënder MULLIQI/
U kthye mbrapa treni ruso- serb më do udhëtarë që Zoti e di qka ishte puna e tyre sigurisht njerëz të sherbimeve sekrete , të cilët morën një aventurë ndoshta më shumë mediatike e që do ta tregoi koha . Kjo aventurë e Serbisë dhe e Rusisë nuk është asgjë e re për shqiptarët e Kosovës. Tashmë jemi mësuar që shumë vite më provokimet serbe në veri për destabilizimin e Kosovës. Edhe në disa shkrime në kohën e fundit e kam theksuar faktin e ofenzivës politike të Putinit dhe Vuqiqit në Ballkan . Të gjitha provokimet tjera për mua kan qenë shumë më të rrezikshme se provokimi i fundit më tren i mbular më ikonografinë e cetnikizmit serbë në pushtet. Nese vërtetë ka pasur diqka serioze në gjithë këtë lojë të re serbo -ruso , ishte më duket mua vëtem një matje e impulsit së pari të Amerikës e cila në krye më Obamën shumë i lëshoj pe hegjemonizmit rusomadh në Lindje të Mesme(Siri) dhe i lëshoi pe më rastin e aneksimit të Krimës dhe të Gjeorgjisë. Kur në krye të Amerikës po vjen i pa parashikuari në politikë, Donald Tramp, sigurisht së rusët të cilët po mundohen që ta bëjnë Trampin ashtu të thëm mik më zor, me duket së veq u ka hy frika në palc. Trenin serbë e ndali nese dojmë të bëhemi serioz në politikë bashkësia ndërkombëtare duke mos e lejuar edhe njëherë tjetër talljen ruso- serbe në shpinë të BE-së dhe Amerikës. Ishte bërë mjaftë më më matje të pulsit të shteteve të BE-së dhe Amerikës nga aventurat e parreshtura të diktatorit, Vlladimir Putin dhe Serbisë ne veri. NATO dhe BE sigurisht së nuk janë tiger prej kartoni që të frikësohen nga nje aventurë më tren të qetnikut Vuqiq . Të lejohet një aventurë e tillë e serbëve të pa besë vështirë të mendohet . Kjo aventurë ishte tepër sipërfaqësore për politikën serioze botërore. Sido që të jetë çdo respekt për mobilizim të foracave të rendit të Kosovës . Gjithë ai investim i bërë në Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare nuk lejohet të vihet në pëshore më trena të tillë të vizatuar me ikonografi shoveniste serbe. Si duket ne shqiptarëve më shumë na udhëheqin emocionet së sa bërja politikës serioze dhe pragmatike . Secili nga udhëheqësit shtetëror do të vrapojnë që këtë sukses tia atribuojnë në një mënyrë ose tjetër vetit, e që në fakt është krejt ndryshe. NATO ishte aty dhe nuk kishte asnjë rrezik që treni qesharak serb të futët në Kosovë . Presidenti i PDK dhe LDK –së, Hashim Thaqi doli më deklaratë së treni nuk bënë të lejohet të futën në Kosovë. Unë e thëm së sa për Thaqin treni nuk do të ishte ndalur . Në qershor të vitit 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, 100 forca speciale serbe ishin futur në veri të Mitrovicës . Forcat tona policore në kufi u kthyen më një polic të vrarë dhe u kthyen më bisht nën shalë. Puna e ndalimit të trenit është punë ekskluzive nese thirremi ne organe, e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme , dmth punë e Qeverisë së Kosovës , e jo kompetencë e kryetarit . Thaçi me duket mua e shfrytëzoi rastin per të bërë më shumë fushatë elektorale karshi PDK-së në krizë të thellë. Duket ashiqare së ky koalicion është lëkundur shumë më ngjarjet jo të mira politike që ndodhën në kohën e fundit, dhe më krizën e pafundshme ekonomike .Ndalimi i trenit serbë mund të shikohet edhe nga ky kënd ,për tia shpëtuar sado pak fytyrën faktori ndërkombëtar kësaj qeverie të kolapsuar .Deklarata e kryeministrit serb, Aleksandar Vuqiq së “shqiptarët mos të provojnë më i sulmuar më armë serbët në Kosovë dhe Metohi , sepse Serbia këtë gjë nuk do ta lejon” , është deklaratë provokuese , kur dihet së veprimet e pushtetit të Beogradit zyrtar janë duke e rrezikuar të ardhmën e minoritetit serbë në Kosovë. Dhe, së provokime për luftë gjithnjë po vijnë nga Beogradi zyrtarë i cili nuk po e pranon realitetin e krijuar pas luftës . Sa më parë që shovenisti Vuqiq e pranon pavarësinë e Kosovës aq më mirë do të jetë për minoritetin serbë. Ku jemi të planet gjeostrategjike dhe gjeopolitike ne botë , edhe stacionimi i forcave ushtarake amerikane në Poloni e ka domethënjën e caktuar në këtë kohë të krizës globale …Nuk do të lejohet një destabilizim i ri apo aventurë ushtarake e re si duket nga Amerika në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo u nënkuptua edhe nga deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavi më rastin prononcimit të tij lidhur më trenin ruso -serb…