• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARRËVESHJA E BRUKSELIT , JA PËRFITIMET E QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE SHTETIT

August 13, 2015 by dgreca

MINISTRIA PËR DIALOG: PËRFITIMET PËR QYTETARËT DHE SHTETIN NGA MARRËVESHJA E BRUKSELIT PËR NJOHJEN RECIPROKE TË SIGURIMEVE TË AUTOMJETEVE/
PRISHTINË, 13 Gusht 2015/ Ministria për Dialog njofton opinionin lidhur me përfitimet për qytetarët dhe shtetin nga Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.
Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve e njohur si Memorandum i Mirëkuptimit (MM) për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë është nënshkruar me 23 qershor në Bruksel, ku si palë lehtësuese dhe garantuese është nënshkruar nga Byroja Evropiane e Sigurimeve dhe Bashkimi Evropian. Kjo Marrëveshje ka hyrë në fuqi dje me datën 12 gusht 2015.
Marrëveshja në fjalë shënon një hap përpara drejtë normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rëndësia e kësaj marrëveshje është e shumëfishtë për qytetarët dhe shtetin dhe përfitimet janë si në vijim:
Përfitimet për qytetarët e Republikës së Kosovës
1. Qytetarët lirohen nga pagesa shtesë për sigurimin e automjetit (policën e sigurimeve) gjatë kalimit në Serbi.
2. Qytetarët tani kalojnë në Serbi me të njëjtin policë të sigurimeve të cilët e përdorin gjatë kalimit në Maqedoni.
3. Qytetarët duhet ti drejtohen kompanive të sigurimeve prej nga e kanë blerë policën e sigurimeve për Maqedoni, në mënyrë që të pajisen me formularin e ri të policës së sigurimeve, në të cilën shënohet që vlen edhe për Serbi. Ky shërbim bëhet pa pagesë nga ana e kompanive të sigurimeve. ( Shih formularin e bashkangjitur)
4. Lirimi nga pagesa shtesë për sigurimin e automjeteve gjatë kalimit në Serbi është i plotë. Kjo do të thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës NUK KANË NEVOJË MË TË BËJNË PAGESA SHTESË gjatë kalimit në Serbi. Prandaj qytetarët e Republikës se Kosovës për të hyrë në Serbi nuk do të paguajnë më në kufi sigurim për territorin e Serbisë, i cili ishte për 1 muaj – 105 €, ndërsa për 1 vit 600 €.
5. Prandaj, përftimet konkrete nga kjo marrëveshje janë se qytetarët nuk do shpenzojnë më 600 euro në vit ose 105euro në muaj për të blerë policën e sigurimeve për të hyrë në territorin e Serbisë.
6. Spekulimet mediale se qytetarët do të paguajnë 40 euro për sigurim të automjeteve gjatë kalimit në Serbi, nuk janë të vërteta. Sepse kjo shumë prej 40 eurosh është çmimi për një policë të sigurimeve për një automjet për periudhën një vjeçare, të cilën qytetarët e kanë blerë për të hyrë në Maqedoni dhe tani kjo policë e njëjtë do të vlejë edhe për të hyrë në Serbi.
7. Byroja Kosovare e Sigurimeve ka hapur dy pikat shitëse në pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak për herë të parë pas vitit 2011, gjë e cila është mundësuar në saje të kësaj Marrëveshje.

Përfitimet për shtetin e Kosovës

1. Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve (policave të sigurimeve) mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka një rëndësi të veçantë politike sepse shënon një hap përpara në vendosjen e marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë që është një standard evropian në rrugën e integrimit evropian për Kosovën.
2. Marrëveshja në fjalë nënkupton njohjen e policave të sigurimeve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, dhe bazohet në parimin e reciprocitetit, që ndër tjerash nënkupton se qytetarët e të dyja shteteve janë liruar nga pagesa shtesë dhe se mund të udhëtojnë me policat e sigurimeve të cilat i disponojnë për kalime jashtë shtetit.
3. Kjo marrëveshje është sidomos e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët janë liruar nga pagesa shtesë për sigurimin e automjeteve të tyre gjatë hyrjes në Kosovë, pagesë kjo që është subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për të liruar shqiptarët e Luginës nga kjo ngarkesë financiare. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës po ashtu lirohet nga kjo barrë e subvencionimit.
4. Roli i Byrosë evropiane të sigurimeve për ndërmjetësimin dhe garantimin e kësaj Marrëveshje ka hapur perspektiva të reja të bashkëpunimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Evropiane të Sigurimeve, dhe kjo do të ndihmojë edhe në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
5. Roli i Bankës Qendrore në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes në fjalë si rregullator në fushën e sigurimeve kufitare ka qenë qenësor duke dëshmuar seriozitetin e shtetit të Kosovës në marrjen e përgjegjësive shtetërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe lirisë së lëvizjes për ta.
Sqarim shtesë/
Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nuk trajton çështjen e targave të automjeteve por vetëm çështjen e njohjes e policave të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Çështja e targave/tabelave të automjeteve është pjesë e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur më 2 korrik 2011, me ç ‘rast pala serbe ka pranuar që të lejojë kalimin nëpër territorin e shtetit të saj vetëm të automjeteve me targat KS ndërsa edhe për kundër trysnisë tonë dhe të BE-së ende nuk i pranon targat e automjeteve me regjistrimet RKS dhe kjo për arsye të pastra politike edhe pse arsyetimi i palës serbe ka qenë se këtë nuk mund ta pranojnë për shkak se mund të jetë e ‘rrezikshme’ kalimi nëpër territorin e Serbisë me targat RKS. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes bazohet në parimin e reciprocitetit dhe ia njeh të drejtën palës tonë që automjeteve me targat të shtetit serb tu kërkohet që ti zëvendësojnë ato me targa ‘provuese’ por ne nuk e kemi zbatuar atë pikë që të dëshmojmë që jemi njëmend për lëvizje të lirë dhe të eliminojmë pengesa dhe pagesa shtesë sidomos për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Çështja e tabelave RKS, dhe tema tjera që janë pengesë e Lirisë së Lëvizjes për qytetaret dhe ngasësit e automjeteve të Kosovës, do të jetë temë diskutimi nga fillimi i shtatorit të këtij viti në Bruksel me kërkesën e Ministres për Dialog, Edita Tahiri. Është qëndrim i Qeverisë së Kosovës që tabelat provuese duhet të hiqen dhe tabelat RKS duhet të pranohen nga Serbia, në të kundërtën pala e Kosovës në një kohë të caktuar do të merr masa reciproke.
Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve dhe marrëveshja për lirinë e lëvizjes janë në ketë link http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,191

Filed Under: Komente Tagged With: e Brukselit, Ministria per Dialog, perfitimet nga marrveshja, sigurimi i automjeteve

Kosovë-Serbi, sigurimi i automjeteve zbatim nga 12 gushti

August 5, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Gusht 2015/ Marrëveshja Kosovë-Serbi për sigurimin e automjeteve nis zbatimin në 12 gusht.
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e mbajtur në Bruksel lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.
“Në këtë takim, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit pajtimi që më 12 gusht 2015 të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për sigurimin e automjeteve në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, bën të ditur njoftimi dërguar nga Brukseli i delegacionit kosovar.
“Gjatë këtij takimi, të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues. Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane”, thekson njoftimi.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.
“Kjo marrëveshje kontribuon për përmirësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve dhe është në pajtim me standardet evropiane për lëvizjen e lire”, u shpreh ajo.
Në orët e pasdites, përkatësisht në ora 17:00 delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Tahiri pritet të takohet me presidentin e Këshillit të Byrove Evropiane (KBE), Jean Zenners. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Këshillit të Byrove Evropiane, zbatimi i kritereve të KBE-së nga ana e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, dhe perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove.
Në mbrëmjen e 23 qershorit 2015 njoftohej se, në Bruksel, në margjina të takimit të raundit të 26-të kryeministror Kosovë-Serbi, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, është nënshkruar Marrëveshja për Sigurimet Kufitare të Automjeteve.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosove-Serbi, nga 12 gushti, sigurimi i automjeteve

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT