• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Noel Malcolm nderohet nga Mbretëresha Elizabeth e II-të me titullin “Sir”

January 2, 2014 by dgreca

Përgatiti: Jeni Myftari/

Gazetat Britanike The Times dhe The Daily Telegraph të datës 31 Janar 2013 kanë publikuar listën e personave të nderuar, nga Madhëria e Saj Elizabeta e II-të, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me tituj të ndryshëm për merita të veçanta në shërbim të shoqërisë. Në këtë listë është edhe emri i Dr. Noel Robert Malcolm, studiues dhe historian britanik,  i njohur jo vetëm në Britani por edhe në mediat dhe qarqet akademike shqiptare.

Dr. Noel Malcolm është lauruar me titullin Knights Bachelor (Kt), një rank ky që daton në shekullin e 13-të gjatë mbretërimit të Henrit të III-të dhe që është pjesë e sistemit të nderimeve në Britani, dhe që nga dita e sotme mban titullin “Sir. Noel Robert Malcolm”. Ky është një titull që i ipet vetëm meshkujve, të cilët bëhen kalorës nga monarku por jo si anëtarë të “Urdhërit të Kavalerisë”.

The Times bën të ditur se i ipet titulli Knights Bachelor për shërbime politike dhe publike, Dr. Noel Robet Malcolm, Hulumtues i Lartë në Kolegjin All Souls, në Universitetin e Oksfordit, për shërbime në Studime Akademike, Gazetari dhe Histori Evropiane.

Dr. Malcolm u bë i njohur për publikun shqiptar, më 1998 kur botoi librin historik “Kosovo-a Short History”-“Kosova-Një Histori e Shkurtër”, një libër ky me vlera të padiskutueshme për historinë shqiptare dhe që u mirëprit gjerësisht nga publiku mbarëkombëtar por, që u përball me kritika të shumta, të paargumentuara shkencërisht, nga qarqet ruse dhe serbe.

Dr. Malcolm ka kryer studimet për Histori në Peterhouse, Kembrixh, gjatë viteve 1974-78. Ai ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave (PhD) në filozofi në Trinity College në Kembrixh dhe ka qenë Bashkëpunëtor dhe Ligjërues në Gonville and Caius College, në Kembrixh nga1981 deri më 1988.

Si gazetar, ai ka patur rubrikën e tij politike, në revistën The Spectator, gjatë viteve 1987-1991 dhe më pas ka qenë redaktor i jashtëm më 1991-92. Po kështu ka patur rubrikën e tij politike në gazetën The Daily Telegraph gjatë viteve 1992-95.

Dr. Malcolm është nderuar me çmimin Thomas Edwin Utley, për Gazetari Politike më 1991.

Ai është Bashkëpunëtor i Lartë Shkencor që nga 2002, në All-Souls College, Oksford, ku dhe jeton e punon ende.

Ndërmjet aktiviteteve të tjera të shumta Dr. Malcolm është dhe anëtar i Shoqatës Mbretërore (Britanike) të Letërsisë (FRSL) që nga 1997, anëtar nderi i së cilës ka qenë edhe rilindasi shqiptar Pashko Vasa në fund të shek të 19-të.

Po kështu Dr. Malcolm është bërë anëtar i Akademisë Britanike me 2001, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që nga viti 2010 është Anëtar Nderi i Peterhouse, Kembrixh  dhe më 2011 Anëtar Nderi i Trinity College, Kembrixh.

Përveç nderimeve dhe çmimeve të tjera të shumta, Dr. Noel Malcolm është lauruar me medalje nga Akademia Britanike në shenjë mirënjohje për punën e tij titanike në përgatitjen dhe përktimin, nga Latinishtja në Anglisht, të librit “Thomas Hobbes Leviathan” botuar nga Oxford University Press, 2012. Libri është botuar në tre vëllime dhe ka 1832 faqe.

Dr. Malcolm në vazhdimësi ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të pashëmbullt për historinë dhe në ndihmë të shqiptarëve. Ai është Kryetar i Shoqatës Anglo-Shqiptare në Londër, të themeluar nga Aubrej Herbert (ish-anëtar i Parlamentit Britanik), më 1912 dhe është anëtar i Bordit Akademik të Qendrës për Studime Shqiptare, Londër.

Ai është dekoruar nga i ndjeri Presidenti Ibrahim Rugova me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit dhe nga is-Presidenti Alfred Moisiu me Medaljen e Artë për Merita.

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: "Sir" nga Mbreteresha Eleizabeth II, Noel Malcolm

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT