• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skandali i ‘Panama papers’, Prokuroria Shqiptare: Po bashkëpunojmë me institucionet e tjera

April 5, 2016 by dgreca

Kush është GFI Albania që kontrollon monopolin e markimit të naftës?/

Prokuroria shqiptare po bashkëpunon me institucionet e tjera në lidhje me  informacionet që vjinë nga mediat botërore që edhe segmente të jetës shqiptare që janë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale, informon zyrtarisht organi hetimor.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera ligjzbatuese konsiston në qartësimin e situatës mbi përfshirjen e mundshme në çështjen “Panama Papers” të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që operojnë në tregun financiar shqiptar”.

Deri tani mes 11 milionë dokumenteve të zbuluara nga “dosja Panama”  janë 2 kompani nga Shqipëria, 3 përfitues dhe 22 aksionerë.Publike është bërë vetëm emri kompanisë që ka marrë markimin e naftës në Shqipëri, GFI.

“Panama Papers” – Skandali i parajsës fiskale, GFI Albania, kompania shqiptare që fshehu pasurinë/

GFI Technologies është një nga kompanitë shqiptare që figuron në megaskandalin e publikuar nga mediat ndërkomëbtare, ku liderë shtetesh, biznesmenë, sportitë dhe artistë kanë shmangur taksat dhe kanë pastruar para nëpërmjet firmës juridike panameze Mossack Fonseca.Kompania është regjistruar në Karaibe në ishullin Anguilla në maj të 2013 me qëllim investimin në sipërmarrjet shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave shqiptari Ismail Mulati (në media përflitet si Ismail Mulleti), një avokat izraelit Assaf Halkin dhe një firmë kanadeze me emrin Global Fluids International janë pronarë të kompanisë.

GFI Albania, kompani e specializuar në shënimin dhe monitorimin e hidrokarbureve, ndali punën e saj në Shqipëri më 10 dhjetor të 2015 për shkak të dështimit të autoritetit kontraktues në këtë rast Ministria e Financave për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale.

Gjithsesi Halkin në raport është i lidhur ngushtë me një tjetër avokat të profilit të lartë në Izrael me emrin Dov Weisglass, i cili ka qenë edhe shefi i zyrës së kryeministrit Ariel Sharon.

Assaf Halkin rezulton partneri i tij në biznes, dhe së bashku kanë regjistruar katër kompani nëpërmjet kompanisë ligjore panameze.

Weisglass ishte pronar i vetëm një prej këtyre kompanive, Talaville Global, e cila është regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë në maj të vitit 2012. Qëllimi i deklaruar i kësaj kompanie , sipas formularit të regjistrimit të kompanisë, është promovimi i marrëveshjeve të pasurive të patundshme në Evropën Lindore.

Shtatë muaj më vonë, të gjithë aksionet e Talaville global ishin lënë si kolateral për një kredi në banken Raiffeisen me qendër në Vjenë. Në përgjigje të një hetimi nga agjensia e lajmeve izraelite Haaretz,Weisglass dhe Halkin shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e një kredie nga banka për të investuar në pronat evropiane.

Ata shtuan se veprimtaria e kompanisë është raportuar në organet tatimore në Izrael dhe taksat e kërkuara nga ky shtet janë paguar. Në megaskanalin që ka tronditur të gjithë botën, vendi ynë bën pjesë me 2 kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë.

Kush është GFI Albania që kontrollon monopolin e markimit të naftës?/

Kompania që ka marrë markimin e naftës në Shqipëri është një bashkim i përkohshëm i shoqërive “Global Fluids International” dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G. Bashkimi i Kompanive u bë më 7 dhjetor të vitit 2010 dhe synimi ishte marrja e koncesionit.Disa muaj më vonë, pra më 24 gusht, Këshilli i Ministrave i dha lejen kompanisë për kryerjen e shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë, teksa autoriteti kontraktues ishte Ministria e Financave.

Kompania mori në atë kohë bonus 6% të pikëve për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pa-kërkuar), i shoqërisë “Global Fluids International”, SA (GFI), për dhënien me koncesion të këtij shërbimi.

Megjithatë, kontrata përfundimtare nga qeveria shqiptare u miratua më 13 mars të vitit 2013. Marrëveshja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Shoqërive te Hidrokarbureve, kërkesë e cila u hodh poshtë.

Në një raport të mëvonshëm, Autoriteti i Konkurrencës bënte me dije se për nënshkrimin e marrëveshjes së koncesionit nuk ishte marrë më parë opinioni i këtij institucioni.

GFI Albania do të merrte në fakt eksluzivitetin e markimit të karburanteve, çka do të thotë se në vend nuk do të vepronte asnjë kompani tjetër dhe rasti ishte monopol i pastër.

Në vendimin e vet nr. 359, datë 04.05.2015, Autoriteti i Konkurrencës vendosi që t’i rekomandonte kompanisë zbatimin me përpikëri të marrëveshjen si dhe “brenda një kohe të përshtatshme të realizojë analizën e plotë ex-post të rezultateve gjatë fazës së parë të monitorimit deri në fund të vitit 2014”.

GFI Albania është themeluar si kompani koncesionare për të zbatuar projektin kombëtar të Markimit të karburanteve dhe të Naftës Bruto, projekt në të cilin do të punësohen rreth 100 punonjës.

Teknologjia e projektit është e bazuar në sistemin Petromark, të zhvilluar nga Global Fluids International (GFI Petromark), një nga kompanitë lider në botë në sistemet e markimit të hidrokarbureve.

Petromark është një sistem markimi dhe identifikimi modern, i sofistikuar dhe plotësisht i integruar. Kompania ndërkombëtare GFI Petromark është krijuar në vitin 2001 dhe është e tëra në pronësi të Eurocontrol Technics Group Inc, një kompani kanadeze e regjistruar në bursën e Sipërmarrjeve në Toronto.

Në faqen e saj në internet, kompania shqiptare nuk bën me dije kush është pronari/ët e saj, por vetëm administratorët. Një prej këtyre administratorëve është nga Izraeli, gjeneral në pension i forcave speciale. Uzyel Ben Itzhak, i cili është gjithashtu një nga themeluesit e kompanisë Global Fluids International në vitin 2001 dhe Administrator i GFI Albania.

Filed Under: Komente Tagged With: Prokuroria Shqiptare, Skandali i ‘Panama papers’

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT