• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A DO TA SILLNI GJERGJ GJON KASTRIOTIN-SKËNDERBEUN NË ATHINË?

January 20, 2018 by dgreca

1-busti-i-skenderbeut

Një Pyetje, ATJE dhe KËTU; shtetit shqiptar me institucione të plota dhe tubimeve shqiptare, të vegjël e të mëdhenj, në Athinë dhe më gjerë.

Në Korçë këto tri ditë të fundjavës së tretë të janarit 2018 vazhdojnë bisedimet shqiptaro-greke, vijim nga Kreta, për të “sheshuar” siç thonë, problemet midis dy vendeve fqinjë historikë.
Nuk dua të hyj mes fletëve të zverdhura të historisë që na lidh, e as të jap mendim për njërin apo tjetrin problem.
Dua të pyes:A është vënë në tryezën e bisedimeve një ngjarje e madhe historike që nuk ka pse të mos jetë e të “dy palëve”, e “shumë palëve”, “mbarë evropiane”, pse jo “botërore”, më thjesht “e tre kontinenteve”, 550 vjetori i vdekjes së Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut, shikuar në një mendim e veprimtari të përbashkët?
A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument këtij trimi që me shembullin e tij të madh u dha kurajë popujve nën pushtimin osman, i dha “barut të thatë” kryengritjes popullore greke në revolucionin që nis më 25 mars 1823 ?
Po japim hektarë tokë për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit”, pse të mos ketë një “VIT TË SKËNDERBEUT” për mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe për grekët që e duan atë si “hero të tyre” ?
Një pyetje që më ka mbet në gojë dhe vazhdoj e vazhdoj ta bëj pa marrë përgjigje as andej e as këndej, as nga shteti im, as nga shteti grek dhe as nga tubimet e shoqatave shqiptare, Federata në Athinë e “Nënë Tereza” në Selanik.
Vërtet a do të vijë, ose më thjesht të them, a do ta sjellin Gjergjin e Gjon Kastriotit, kordhëtarin e madh të shekullit të 15-të në një shesh me emrin “Skënderbeu” dhe me një shtatore mbi kalin e tij legjendar me shpatë drejtuar lindjes otomane, në Athinë?
Nuk e sollën në 600 vjetorin e lindjes përveçse nëpërmjet një sesioni përkujtimor organizuar nga një shoqatë shqiptare në emigracion.
Nuk e sollën as në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, të Shpalljes së Pavarësisë…
Tash është shansi i fundit, 550 vjetori i vdekjes së heroit legjendar që në krye të një populli të vogël në numër, për njëzet e pesë vjet i qëndroi si e sa askush në kontinentin evropian ushtrisë më të madhe të kohës, ushtri që ngadhënjente në Azi, Afrikë dhe Evropë duke dridhë edhe fëmijën në bark të nënës.
Tash ka një “VIT të SKËNDERBEUT”, vit që duhet të hapë krahët e të  fluturojë më fort e më lart se kurrë
Në Romë, Paris, Detroit, New York, Prishtinë, Dibër të Madhe, Shkup… Ai, shpatari i madh shqiptar, mendjendrituri i madh, që i tha ndal për më se një çerek shekulli urdisë më të madhe dhe të kobshme të mesjetës, Perandorisë Otomane, është i derdhur në bronc, përveçse në Athinë, përveçse tek fqinji ynë jugor bëmat e të cilit i dhanë jetë qëndresës dhe krahë Revolucionit Grek (1821-1828) për çlirimin nga rrjeta e hekurt otomane.
Tash, pas kaq vitesh betejë historianësh për origjinën e Gjergj Gjon Kastriotit, “përroi” i rrjedhës sllave e helene për origjinën e Kastriotëve mund të themi me bindje se është tharë. “Burimet” që e furnizonin atë nën emra “Georgij” e “Jorgjis” nuk rrjedhin më, përveçse tek ndokush që i ka marrë koka ujë.
Grekët… siç citon studiuesi kosovar, i ndjeri Shkëlzen Raça, në kumtimin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në historiografinë greke të shek. XIX” pjesë e librit të tij voluminoz “Gjurmime në historinë shqiptare” … “në botimin e gjashtë të “Historisë së kombit grek” të Paparigopullos, në përkujdesjen redaktoriale të historianit të njohur atëherë grek, Karolidhit, bëhet e pranueshme prejardhja shqiptare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.” (f.160)
Kristo Zharkalliu, një njohës dhe studiues i historisë dhe marrëdhënieve historike midis dy popujve në shkrimin polemizues “Disa sqarime, disa përgjigje” (Plus Gazeta Athina 13 janar 2012 f.14) thekson: “Grekët nuk e konsiderojnë Gjergj Kastriotin të tyre dhe le ta quajnë ”Jorjios” por megjithatë e nderojnë së tepërmi. Mjafton të themi, se në muzeun historik, në ish Parlamentin e vjetër grek, në hyrje të tij, në mure janë vendosur portretet e heronjve të Revolucionit. Portreti i parë dhe më i madh është ai i Gjergj Kastriotit, ku shënohet vetëm emri i tij pa asnjë shpjegim nacionalist”.
Që Gjergji i Gjon Kastriotit ishte dhe mbetet shqiptar kjo tashmë është e padiskutueshme. “Përrenjtë” dhe “burimet” e të kundrës janë tharë. E vetmja gjë që ende nuk është “tharë” janë “burimet” krahinore, “burime” të cilat sado që kërkohen sa në Dibër, në Mat, në Has përsëri rreth qendrës “gjeografike shqiptare”, rreth “zemrës” së trupit etnik shqiptar rrotullohen. Autori i këtyre radhëve, bazuar në historianin e madh skënderbegas Kristo Frashëri i cili siç thotë studiuesi dibran Murat Koltraka … “ është i vetmi, që veç të tjerave, ka shkelë me këmbë çdo pëllëmbe të territoreve të Çidhnës, që lidhen me Kastriotët”, në Toponiminë dibrane për origjinën e Kastriotëve nxjerrë në dritë nga studiuesit Hazis Ndreu, Ali Hoxha dhe të tjerë, në udhëtimet e tij një jetë të tërë atyre vendeve, në faktin se 18 nga 26 betejat e mëdha fitimtare të Gjergj Kastriotit u zhvilluan në Dibër, ka bindjen se Gjergji i Gjon Kastriotit ka lindur në Sinë të Dibrës, është rritur në Dibër për tu bërë më vonë trashëgimtar legjitim i hapësirës nga Maqedonia në Dibër, Krujë e Bregdet, hapësirë nën zotërimin e të atit, Gjon Dibranit siç e quan R. Voltarrano.
Nuk dua të zgjerohem më tej pasi këto i kam përmendur në një kumtim timin në Athinë në janar 2005 në sesionin jubilar organizuar me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit të Madh të Kombit Shqiptar. Çështja që shtroj dhe shtrohet është në se duhet të ngremë zërin tonë për hapjen e një sheshi dhe ngritjen e një përmendoreje për Gjergj Gjon Kastriotin në Athinë.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj në radhë të parë “Kërkesën me zë dhe me shkrim” të shtetit shqiptar dhe strukturave të tij zyrtare, në bisedime me shtetin grek dhe strukturave të tij zyrtare, për krijimin e një hapësire fizike për të hapur një shesh e për të vënë në qendër të tij përmendoren e Gjergj Gjon Kastriotit.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj, shoqatat, shoqëritë, lidhjet, federatat, tubimet me karakter krahinor e kombëtar shqiptar që të bëhen strumbullari i aksionit për ngritjen e sheshit dhe të përmendores me emrin Skënderbeu në Athinë si dhe të busteve e memorialëve të tjerë në Selanik apo vende të tjera ku dokumentohen bëmat e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj degët e partive politike shqiptare në Greqi, degët e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim etj., drejtuesve dhe asambleve të këtyre partive që në lidhjet e tyre me partitë politike homologe në Greqi të kërkojnë legjitimin e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë nëpërmjet hapjes së një sheshi dhe ngritjes të një monumenti, në emërtime rrugësh e institucionesh shoqërore e shtetërore.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj veprën e shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve të skenës e të ekranit, muzikantëve, piktorëve, skulptorëve, armatës së madhe të intelektualëve të të gjitha moshave që të bëjnë hapa vrapues për emërtimin e një sheshi dhe ngritjen e një monumenti për Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun në Athinë.
Veprimtaritë në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, VITIT TË SKËNDERBEUT, krahas të tjerave, t’i lidhin, mes të tjerash, me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun. Sesionet shkencore e përkujtimore duhet të përfshijnë tërë Greqinë, në stere e në ishuj.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj “një të katërtën” e popullit shqiptar që punojnë e jetojnë si emigrantë në Greqi, nënkuptoj të gjithë biznesmenët në Greqi, njerëz atdhetarë për të hapur e për të depozituar në një llogari publike bankare paksa nga kursimet e tyre për të bërë të mundur të gjitha shpenzimet për hapjen e sheshit dhe ngritjen e monumentit të Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë.
Kryebashkiakun e Tiranës Eron Velia,  që e shoh çdo ditë me lopatë në krah duke mbjellë pemë,  e mira e të mirave është që një ditë ta shoh në Athinë, të takohet me homologun e tij grek dhe së bashku të mbjellin një ulli, simbol i paqes dhe begatisë në një shesh në krah të monumentit të Skënderbeut.
E di që ekstreme nga segmenti i shoqërisë greke do ta kundërshtojnë ardhjen e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë ashtu siç di se ekstreme nga segmenti i shoqërisë shqiptare, e kanë quajtur Skënderbeun “tradhtarë të islamit”. Injorimi i tyre, shumëzimi me zero, përbën urën lidhëse evropiane për sot dhe për të ardhmen.
Së fundi një ftesë për dy kryetarët e dy tubimeve më të mëdha shqiptare në Greqi, Ermal Sulaj i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Arjan Cara, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë” në Selanik: Është koha që pikë të parë në programin e këtij viti të vini sjelljen e Skënderbeut mes emigrantëve, jo pak por një e treta e shqiptarëve në mërgim.

Abdurahim Ashiku

Athinë 19 janar 2018

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Skenderbeu ne Athine

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT